{"id":38162,"date":"2024-10-25T14:25:53","date_gmt":"2024-10-25T12:25:53","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38162"},"modified":"2024-10-25T14:26:09","modified_gmt":"2024-10-25T12:26:09","slug":"regjistrimi-i-popullsise-ne-mal-te-zi-reflekton-mungesen-e-vetedies-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38162","title":{"rendered":"Regjistrimi i popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi reflekton munges\u00ebn e vet\u00ebdies komb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"298\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/regjistrimi-popullsise.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/regjistrimi-popullsise.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/regjistrimi-popullsise-300x140.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb MONSTAT-i (Drejtoria p\u00ebr Statistik\u00eb e Malit t\u00eb Zi) shpalli rrezultatet e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, i krzer n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023<\/strong><strong>. <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Q\u00ebllimi i regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb sigurimi i sh\u00ebnimeve p\u00ebr numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe shtrirjen territoriale t\u00eb popullsis\u00eb, p\u00ebrgatitjen arsimore, rrjedhat e migracionit, gjendjen social-ekonomike e k\u00ebtu n\u00eb Mal t\u00eb Zi edhe t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb nacionale, fetare e gjuh\u00ebsore, n\u00eb nivel shtet\u00ebror, komunal dhe t\u00eb vendbanim\u00ebve. Regjistrimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb form\u00ebn tradicionale, me metod\u00ebn e intervist\u00ebs. Duhet shtuar se sipa metodologjis\u00eb p\u00ebr organizimin dhe zbatimin e regjistrimit qytetari nuk ka qen\u00eb i obliguar t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb pyetjet mbi p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb nacionale, fetare dhe gjuh\u00ebs amtare. K\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar 4,87% t\u00eb popullsis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb nacionale dhe etnike, 3,99% p\u00ebr gjuh\u00ebn amtare nd\u00ebrsa 2,61% p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare. <\/strong>P\u00ebrve\u00e7 autoriteteve shtet\u00ebrore, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave do t\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrdorin edhe hulumtuesit, mediat, akademia, e organizatat joqeveritare dhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr p\u00ebrpilim t\u00eb raporteve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Regjistrimi ishte m\u00eb shum\u00eb politik\u00eb se sa numrim real i banor\u00ebve<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebnimet statistikore t\u00eb dala nga regjistrimi i vitit 2023, si edhe t\u00eb \u00e7do regjistrimi, ndihmojn\u00eb n\u00eb orientimin e politikave dhe sh\u00ebrbimeve p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve, e nga nj\u00ebher\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn edhe p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb pasoja negative p\u00ebr territorin apo komunitetin e caktuar. Prandaj, sidomos p\u00ebr pakicat regjistrimi i popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se numrim sepse ato shpeshher\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr veprim, vendimmarrje e bashk\u00ebrendim t\u00eb halleve qytetare.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke analizuar rrethanat politike t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zbatimit t\u00eb regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb, shtyrjen e afatit, p\u00ebrzierjen e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe me ndikim n\u00eb shprehjen e lir\u00eb t\u00eb identitetit komb\u00ebtar dhe gjuh\u00ebsor, presionet e ndryshme ndaj pakicave me ndikim direkt n\u00eb deklarimin dallues nd\u00ebrmjet kombit dhe gjuh\u00ebs amtare, mund t\u00eb konstatojm\u00eb se ky regjistrim i popullsis\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb politik se sa real, pra ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dom\u00ebth\u00ebnja dhe vlera apsulute e numrit. &nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Rrezultate zhg\u00ebnjyese p\u00ebr shqiptar\u00ebt<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Rezultatet e regjistrimit p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb kuptimin e perspektiv\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij komuniteti komb\u00ebtar jan\u00eb zhgenjyese, ose jan\u00eb aq t\u00eb mira sa ia kemi b\u00ebr\u00eb hyzmetin!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas rezultateve t\u00eb regjistrimit n\u00eb Mal t\u00eb Zi jetojn\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 30.978 shqiptar\u00eb ose 4,97% t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb. N\u00eb krahasim me regjistrimin e vitit 2011 numri i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr 12 vjet \u00ebsht\u00eb rritur vet\u00ebm p\u00ebr 539 shqiptar\u00eb &#8211; 0,06%., ose 45 banor\u00eb n\u00eb vit! Pa analizuar arsyet e k\u00ebsaj gjendjeje d\u00ebshpruese, sepse mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb t\u00eb tilla, mund t\u00eb themi se \u201c\u00e7ka kemi mbjell\u00eb kemi korr\u00eb\u201d! Ky regjistrim nxjerr\u00eb edhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr d\u00ebshprues p\u00ebr shqiptar\u00ebt. &nbsp;N\u00eb Mal t\u00eb Zi jetojn\u00eb 32.725 (5,25%) qytetar\u00eb gjuha amtare e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb gjuha shqipe, pra 1.747 qytetar\u00eb flasin shqip nd\u00ebrsa komb\u00ebtarisht deklarohen joshqiptar. Ky rezultat \u00ebsht\u00eb minimalisht m\u00eb i favorsh\u00ebm numerikisht s\u00eb n\u00eb vitin 2011 kur 2.232 qytetar\u00eb, pra 485 m\u00eb shum\u00eb, deklaruan se gjuh\u00ebn amtare e kan\u00eb gjuh\u00ebn shqipe por nuk na ishin t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare. P\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebr\u00ebt qesharake, p\u00ebrbuzje nd\u00ebrsa p\u00ebr shqiptar\u00ebt mjerim n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Por kur ne shqiptar\u00ebt&nbsp; d\u00ebshirojm\u00eb ta ngushllojm\u00eb apo arsyetojm\u00eb sadopak veten at\u00ebher\u00eb arsyen e k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb politika asimiluese malazeze dhe presioneve t\u00eb ndryshme ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto troje n\u00eb 146 vitet e kaluara n\u00ebn sundimin e tyre. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb arsyeja e vetme. Duhet t\u00eb pranojm\u00eb se asaj pjese t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare i mungon nd\u00ebrgjegjia dhe vet\u00ebdia komb\u00ebtare ashtu si k\u00ebto cil\u00ebsi i mugojn\u00eb edhe intelegjenc\u00ebs dhe politik\u00ebs shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Munges\u00eb e nd\u00ebrgjegj\u00ebs dhe vet\u00ebdies komb\u00ebtare<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Sa u p\u00ebrket komunave gjendja m\u00eb e favorshme paraqitet n\u00eb Ulqin ku shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 73,53% t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb, pra kemi nj\u00eb rritje t\u00eb prej 1002 ose p\u00ebr 7,11% n\u00eb krahasim me 2011. N\u00eb komun\u00ebn e Tivarit 1919 banor\u00eb jan\u00eb deklaruar si shqiptar ose 596 m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2011, n\u00eb komun\u00ebn e Tuzit 8119 ose 62,55 % jan\u00eb deklaruar shqiptar\u00eb, n\u00eb komun\u00ebn e Plav\u00ebs 853 ose 9,43% jan\u00eb deklaruar shqiptar, n\u00eb komun\u00ebn e Gucis\u00eb 1352 ose 34,38% dhe n\u00eb Rozhaj\u00eb 1176 ose 5,07%, pra 18 shqiptar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2011. Nd\u00ebrkaq, gjuh\u00ebn shqipe e flasin: n\u00eb Ulqin 15233 banor\u00eb, 74,28% ose 155 m\u00eb shum\u00eb se banor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb deklaruar me komb\u00ebsi q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb e q\u00eb paraqet nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim prrej 1,02% n\u00eb krahasim me 2011,&nbsp; n\u00eb Tivar 2030 ose 111 m\u00eb shum\u00eb se q\u00eb jan\u00eb deklaruar shqiptar\u00eb, n\u00eb Guci &nbsp;1343 ose vet\u00ebm 9 banor\u00eb gjuh\u00ebn amtare e kan\u00eb shqipen por nuk e konsiderojn\u00eb vete\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb Plav\u00eb kemi nj\u00eb rast t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm sepse 95 qytetar\u00eb q\u00eb jan\u00eb deklaruar si shqiptar\u00eb gjuha e tyre amtare nuk \u00ebsht\u00eb gjuha shqipe, n\u00eb Rozhaj\u00eb jan\u00eb 1176 shqiptar\u00eb por gjuh\u00ebn shqipe si gjuh\u00eb amtare e kan\u00eb vet\u00ebm 1006 ose 170 &nbsp;banor\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb por gjuha e tyre amtare nuk \u00ebsht\u00eb gjuha shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebnimet e prezentuara tregojn\u00eb se edhe pas 146 viteve, nj\u00eb num\u00ebr i caktuar i shqiptar\u00ebve (839) kan\u00eb dilemma me p\u00ebrkat\u00ebsin e tyre komb\u00ebtare. Gjuha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr elementet kryesore t\u00eb kombit \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e patolerueshme t\u00eb jesh p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb kombi nd\u00ebrsa gjuha amtare t\u00eb jet\u00eb e ndryshme nga komb\u00ebsia.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke kuptuar t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb t\u00eb hidhur n\u00ebn sundimin e Malit t\u00eb Zi, presionet e ushtruara q\u00eb reflektohen n\u00eb frik\u00eb, lakmin\u00eb p\u00ebr privilegjet e ofruara e \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnda ndalimi i arsimimit n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, mendoj se sigurisht kan\u00eb luajtur rrol negative n\u00eb koshienc\u00ebn, nd\u00ebrgjegj\u00ebn dhe vet\u00ebdien komb\u00ebtare, por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk arsyetohet deklarimi dallues nd\u00ebrmjet kombit dhe gjuh\u00ebs amtare sidomos pas vitit 1990. Mungesa e nd\u00ebrgjegj\u00ebs dhe vedij\u00ebs komb\u00ebtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, s\u00eb pari e sistemit politik shtet\u00ebror dhe s\u00eb dyti e intelegjenc\u00ebs, partive politike shqiptare dhe K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb shfryt\u00ebzuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb iu ofron politike p\u00ebr senzibilizimin apo edukimin komb\u00ebtar t\u00eb asaj popullate q\u00eb akoma nuk e ka t\u00eb qart\u00eb nocionin komb dhe komb\u00ebsi, pra s\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithate \u00e7do gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e zez\u00eb. Numri i banor\u00ebve q\u00eb nuk dallojn\u00eb kombin dhe gjuh\u00ebn amtare n\u00eb disa komuna \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnje. N\u00eb komun\u00ebn e Ulqinit 155 qytetar jan\u00eb shprehur se gjuha e tyre amtare \u00ebsht\u00eb gjuha shqipe nd\u00ebrsa me komb\u00ebsi nuk jan\u00eb shqiptar\u00eb, por ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebr 121 m\u00eb i vog\u00ebl se n\u00eb vitin 2011, e t\u00eb nj\u00ebjtin trend e kemi edhe n\u00eb komun\u00ebn e Tivarit ku n\u00eb &nbsp;&nbsp;krahasim me vitin 2011, 122 qytetar\u00eb m\u00eb pak kan\u00eb dekluarur ndryshe komb\u00ebsin\u00eb e ndryshe gjuh\u00ebn amtare. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjistrim, sidomos n\u00eb komun\u00ebn e Plav\u00ebs, Gucis\u00eb, Rozhaj\u00ebs dhe Tuzit kemi nj\u00eb dukuri t\u00eb re sepse numri i banor\u00ebve &nbsp;q\u00eb gjuh\u00ebn shqipe e kan\u00eb gjuh\u00eb amtare \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se i banor\u00ebve q\u00eb jan\u00eb deklarur &nbsp;se me komb\u00ebsi jan\u00eb shqiptar\u00eb, pra jan\u00eb shqiptar\u00eb por gjuha e tyre \u00ebsht\u00eb boshnjakishtja, malazezishtja apo ndonj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr. Dy skaje apo fenomene diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta dhe t\u00eb pakuptimta t\u00eb cilat duhet analizuar dhe studiuar<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet shpresuar se nga sh\u00ebnimet e paraqitura politika shqiptare, institucionet, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar dhe intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb do t\u00eb nxjerrin m\u00ebsimin e duhur dhe do t\u00eb angazhoh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ngritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebs dhe vet\u00ebdies komb\u00ebtare t\u00eb munguar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hajrullah Hajdari Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb MONSTAT-i (Drejtoria p\u00ebr Statistik\u00eb e Malit t\u00eb Zi) shpalli rrezultatet e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, i krzer n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023. Q\u00ebllimi i regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb sigurimi i sh\u00ebnimeve p\u00ebr numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe shtrirjen territoriale t\u00eb popullsis\u00eb, p\u00ebrgatitjen arsimore, rrjedhat e migracionit, gjendjen social-ekonomike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29672,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-38162","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38162"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38162\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38165,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38162\/revisions\/38165"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29672"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}