{"id":38105,"date":"2024-10-10T18:53:49","date_gmt":"2024-10-10T16:53:49","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38105"},"modified":"2024-10-10T18:53:49","modified_gmt":"2024-10-10T16:53:49","slug":"simon-filipaj-misionar-i-fese-dhe-identitetit-kombetar-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38105","title":{"rendered":"SIMON FILIPAJ-MISIONAR I FES\u00cb DHE IDENTITETIT KOMB\u00cbTAR SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"343\" height=\"404\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Dom-Simon-Filipaj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Dom-Simon-Filipaj.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Dom-Simon-Filipaj-255x300.jpg 255w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>(M\u00eb rastin e\u00a0 25-vjetorit t\u00eb vdekj\u00ebs)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dom Simon Filipaj(1925-1999)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Organizimi i sh\u00ebnimit t\u00eb&nbsp; p\u00ebrvjetor\u00ebve p\u00ebr personalitete t\u00eb ndryshme, paraqet moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nderimi dhe reflektimi p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tyre. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ky takim q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me 25-vjetorin e vdekj\u00ebs se imzot Simon Filipaj(1925-1999), klerikut&nbsp; dhe p\u00ebrkthyesit t\u00eb nderuar t\u00eb literatur\u00ebs liturgjike, d\u00ebshmon p\u00ebrkushtimin nga kisha katolike, famullia e Sh\u00ebn Gjergjit dhe Arkipeshkvia e Tivarit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb personalitet t\u00eb nderuar me p\u00ebrmasa fetare e komb\u00ebtare.&nbsp; Dom Simon Filipaj&nbsp; kudo ku ka jetuar e vepruar ka l\u00ebn\u00eb \u00ebm\u00ebr t\u00eb nderuar, andaj kujtohet me respekt&nbsp; nga qytetar\u00ebt, besimtar\u00ebt, studiuesit dhe intelektual\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor&nbsp; do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb prezantoj&nbsp; disa momente t\u00eb bashk\u00ebpunimit me intelektual\u00ebt n\u00eb Ulqin e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr opinionin e gjer\u00eb&nbsp; p\u00ebr t\u00eb kuptuar veprimtarin\u00eb e tij jet\u00ebsore&nbsp; n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fes\u00eb dhe t\u00eb identitetit komb\u00ebtar shqiptar, duke mbetur model p\u00ebr koh\u00ebn kur jetoi dhe veproi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Prezantimi&nbsp; para opinionit vendas<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarje e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr qytetin e Ulqinit paraqet data e 20 marsit 1992, sepse&nbsp; nga&nbsp; OJQ \u201c<em>Art Club<\/em>\u201d, \u00ebsht\u00eb organizuar takimi me dom Simon Filipaj. Dhe nuk ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe sepse kjo ishte hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb klerik i nderuar, p\u00ebrkthyes e krijues&nbsp; i prezantohet publikut vendas. Pas veprimtaris\u00eb kushtuar&nbsp; jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb hafiz Ali Ulqinakut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur me 15.2.1992, ishte kjo mbr\u00ebmja&nbsp; e dyt\u00eb kushtuar figurave t\u00eb anatemuara&nbsp; dhe t\u00eb panjohura p\u00ebr opinionin e gjer\u00eb.<br>Veprimtaria \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb sall\u00ebn e madhe t\u00eb KK t\u00eb Ulqinit me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb madhe te t\u00eb pranishm\u00ebve. Por nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uditur nj\u00eb pjes\u00ebmarrje e till\u00eb sepse p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb qytetar\u00ebt e Ulqinit dhe t\u00eb rrethin\u00ebs kishin rastin t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt &nbsp;imzot dom Simon Filipaj n\u00eb lidhje mbi veprimtarin\u00eb e tij jet\u00ebsore, krijuese dhe liturgjike.<br>Por me ket\u00eb rast duhet t\u00eb p\u00ebrkujtoj opinionin e gjer\u00eb, se gjat\u00eb vitit 1991 dom Simoni ishte i semur\u00eb dhe ka qen\u00eb shtruar disa muaj n\u00eb spitalin e Cetin\u00ebs. Duke marr\u00eb parasysh se ai e kishte p\u00ebrkthyer Bibl\u00ebn n\u00eb shqip por n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave ende ishte e pabotuar n\u00eb shqip, kishte arsye q\u00eb t\u00eb ishte i shqet\u00ebsuar dhe nga spitali i shkruante dr. dom Lush Gjergjit n\u00eb Kosov\u00eb <em>\u201d\u2026 luteni t\u00eb b\u00ebni \u00e7mos botimin e Mesharit dhe t\u00eb Bibl\u00ebs. Mos lejoni <\/em>t\u00eb shkoj n\u00eb dhe pa i pas\u00eb par\u00eb\u201d(28.2.1992). Por po ashtu Lush Gjergjit i len\u00eb edhe porosin\u00eb se&nbsp;<em>\u201c\u2026 n\u00ebse vdes para botimit t\u00eb Bibl\u00ebs, at\u00ebher\u00eb kopjen e par\u00eb ma bie te varri im\u201d<\/em><em>.<\/em> Nd\u00ebrsa Lush Gjergji i p\u00ebrgjigjet se&nbsp;<em>\u201c\u2026ne Bibl\u00ebn nuk e botojm\u00eb p\u00ebr varre, por p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb. Ajo do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmendorja m\u00eb e lavdishme e jotja, e kish\u00ebs son\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb popullin shqiptar\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shp\u00ebrblimi Vjetor i Art Club-it p\u00ebr vitin 1992<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga viti 1991, <em>\u201cArt Club-i<\/em>\u201d, filloj p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb \u00e7mimin vjetor p\u00ebr t\u00eb arriturat n\u00eb fush\u00ebn e shkenc\u00ebs, artit dhe t\u00eb kultur\u00ebs. Ishte kjo nj\u00eb nism\u00eb fisnike p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar pun\u00ebn profesionale dhe pasionin e krijuesve t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme. P\u00ebr vitin 1992, u formua Komisioni i shoqat\u00ebs p\u00ebr ndarj\u00ebn e Shp\u00ebrblimit vjetor me kryetar t\u00eb ndjerin prof.Bajram Rexha. Pas vler\u00ebsimit t\u00eb kandidaturave t\u00eb ndryshme komisioni n\u00eb unanimitet vendosi q\u00eb shp\u00ebrblimi vjetor p\u00ebr vitin 1992 ti jepet dom Simon Filipaj p\u00ebr veprimtarin\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrkthimeve liturgjike n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe kontributin e dh\u00ebn\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb simpoziumin shkencor<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke d\u00ebshiruar q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb me rastin e 440-vjetorit t\u00eb botimit t\u00eb librit t\u00eb par\u00eb shqip \u201cArt Club-i\u201d organizoj simpoziumin me titull&nbsp;<em>\u201cMeshari i Gjon Buzukut-Monument i Kultur\u00ebs Shqiptare (1555-1995)\u201d<\/em>&nbsp;me 19-20 maj 1995 n\u00eb Ulqin.<br>N\u00eb k\u00ebt\u00eb simpozium ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe dom Simon Filipaj me kumtes\u00ebn me titull&nbsp;<em>\u201dMeshari-doracak kulti-v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrkthyesit dhe t\u00eb shtjellimit kritik<\/em>&nbsp;\u201c. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kumtes\u00eb profesionale nga aspekti i p\u00ebrkthimit n\u00eb fillim na paraqet raportet tona shoq\u00ebrore n\u00eb t\u00eb kalur\u00ebn dhe tash ku duhet cituar n\u00eb mes tjerash&nbsp; se<em>\u201c\u2026fati i mir\u00eb historik p\u00ebr ne ka vijuar t\u00eb na bej leqe e dredha, her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e her\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, k\u00ebshtu qe n\u00ebse s\u2018kemi marr\u00eb vet\u00eb n\u00eb thua, t\u00eb tjer\u00ebt na e kan\u00eb qitur cungun e rr\u00ebzimit nd\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, n\u00ebse na ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb qet\u00ebsi i huaji, na ka marr\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb qaf\u00ebs i veti\u201d<\/em>(1995).<br>Nuk ka dilem\u00eb s\u00eb k\u00ebto vler\u00ebsime&nbsp; jan\u00eb aktuale &nbsp;edhe sot n\u00eb mesin ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Takimi komemorativ p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Lajmi i vdekjes s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs me 6 shtator 1997, jehoi n\u00eb t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mbar\u00ebkomb\u00ebtare. Andaj duke \u00e7muar lart veprimtarin\u00eb e saj humanitare an\u00eb e k\u00ebnd bot\u00ebs, edhe ne n\u00eb Ulqin vendos\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb nj\u00eb takim komemorativ.<br>Organizimi i takimit u b\u00eb nga \u201cArt Club-i\u201d ku fillimisht kemi vendosur nj\u00eb shpallje n\u00eb hyrje t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit. Takimi u mbajt n\u00eb sall\u00ebn e madhe t\u00eb KK t\u00eb Ulqinit me 9 shtator 1997. Pa hezitim fjal\u00ebn e rastit kemi vendosur q\u00eb ta mbaj dom Simon Filipaj, si meshtari me autoritativ n\u00eb ket\u00eb mjedis, i cili k\u00ebt\u00eb propozim e pranoj m\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. Ishte ky nj\u00eb organizim shum\u00eb dom\u00ebth\u00ebn\u00ebs sepse mblodhi num\u00ebr t\u00eb konsideruar pjes\u00ebmarr\u00ebsish, duke d\u00ebshmuar se ajo \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, pa marr\u00eb parasysh p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb konfesionale. Duhet cekur se m\u00eb at\u00eb rast nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit u mir\u00ebprit propozimi q\u00eb nj\u00eb shesh apo rrug\u00eb n\u00eb qytetin e Ulqinit t\u00eb mbaj\u00eb emrin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrsh\u00ebndetje me rastin e sh\u00ebnimit jubilar t\u00eb LSHP<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Botimi i librit t\u00eb prof.Riza Rexh\u00ebs&nbsp;<em>\u201cUlqini n\u00eb vitet e Lidhj\u00ebs Shqiptare t\u00eb Prizrenit 1878-1881\u201d<\/em>, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb edicionit t\u00eb Art Club-it n\u00eb vitin 1998, paraqiste rast t\u00eb volitsh\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebnimin e k\u00ebsaj ngjarjeje madhore nga historia e popullit ton\u00eb. Andaj, me rastin e p\u00ebrurimit t\u00eb k\u00ebtij libri vendosem t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solemne k\u00ebte jubile pra 120-vjetorin e themelimit t\u00eb Lidhj\u00ebs Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Veprimtaria u mbajt n\u00eb Ulqin n\u00eb hotelin Albatros me 11.12.1998. Nj\u00eb dit\u00eb para s\u00eb t\u00eb mbahet kjo veprimtari n\u00eb sh\u00ebnj respekti vendosa q\u00eb t\u00eb ftoj edhe dom Simon Filipaj, ku n\u00eb biseden telefonike q\u00eb kam pasur me t\u00eb ne mes tjerash i tregova qellimin e k\u00ebsaj thirrjeje, duke e ftuar q\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ket\u00eb veprimtari e cila ishte e para e k\u00ebtij lloji q\u00eb organizohet n\u00eb qytetin e Ulqinit. Ai u g\u00ebzu shum\u00eb p\u00ebr ftes\u00ebn dhe p\u00ebr ket\u00eb veprimtari ku n\u00eb mes tjerash tha se m\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi do t\u00eb isha me ju, por jam i s\u00ebmur\u00eb dhe gjindem n\u00eb shtrat, andaj e kam t\u00eb pamundur t\u00eb vi. Pasi u falend\u00ebru p\u00ebr ftes\u00ebn, porositi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ket\u00eb takim. Dhe un\u00eb ket\u00eb mesazh iu p\u00ebrcolla t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn m\u00eb duartrokitje. Cekim se dom Simon Filipaj &nbsp;vdiq me 1 shtator 1999 dhe \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb vendlindje(Kllez\u00ebn Posht\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sh\u00ebnohet 75-vjetori i lindjes dhe seminari&nbsp; shkencor<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me 1 maj 2000, Shoqatat \u201d<em>Art Club<\/em>\u201d dhe \u201c<em>Dom Gjon Buzuku\u201d<\/em>&nbsp;organizuan nj\u00eb manifestim p\u00ebrkujtimor me rastin e 75-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb dom simon Filipaj. Salla e objektit \u201c<em>Hollegro<\/em>\u201d n\u00eb Ulqin, ishte e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb pranuar t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit. Ishte kjo nj\u00eb mbr\u00ebmje akademike, ku p\u00ebrve\u00e7 referuesve si Riza Rexha, Nail Draga, Ismail Doda, Haxhi Shabani, Luigj Shkreli etj., u prezantuan edhe pika t\u00eb ve\u00e7anta muzikore t\u00eb organizuara enkas p\u00ebr ket\u00eb veprimtari nga kori i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. Materialet e prezantuara nga kjo veprimtari jan\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn <em>LEMBA nr.3-4\/2000<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke vler\u00ebsuar lart veprimtarin\u00eb klerikale e kulturore t\u00eb dom Simon Filipaj, me rastin e dhjet\u00eb vjetorit t\u00eb botimit t\u00eb Bibl\u00ebs n\u00eb shqip(1994), &nbsp;n\u00eb organizim t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 24 maj 2004, \u00ebsht\u00eb mbajtur Seminari shkencor me titull&nbsp;<em>\u201dBibla shqip dhe&nbsp; tradita\u201d.<\/em>&nbsp; N\u00eb seminar 13 studiuesit nga Shqip\u00ebria, Kosova, Mali i Zi, Zvicra &nbsp;dhe Italia, kan\u00eb trajtuar vlerat e p\u00ebrgjithshme gjuh\u00ebsore e kulturore &nbsp;n\u00eb p\u00ebrkthimin e Bibl\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Konferenc\u00eb shkencore, filmi dokumentar dhe dekorimi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa me rastin e 10-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 11 n\u00ebntor 2009, n\u00eb organizim t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Studimeve Albanologjike&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; u mbajt Konferenca shkencore&nbsp;<em>\u201cFilipaj dhe Bibla shqip\u201d<\/em>&nbsp;ku jan\u00eb prezantuar 11 kumtesa nga studiues nga Shqip\u00ebria, Kosova, Mali I Zi dhe Italia, t\u00eb cilat jan\u00eb botuar n\u00eb v\u00ebllimin \u201c<em>Bibla shqip dhe Filipaj<\/em>\u201d, (Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti Filozofik dhe Teologjik, EB\u201dGjergj Fishta\u201d, Lezh\u00eb, 2010).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2002 nj\u00eb grup intelektual\u00ebsh nga Ulqini dhe rrethina themeloi Shoqat\u00ebn&nbsp;<em>\u201cDom Simon Filipaj\u201d<\/em>&nbsp;me seli n\u00eb Ulqin, e cila kishte ven\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb dhe p\u00ebrhap\u00eb veprimtarin\u00eb e tij. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2003 kjo shoqat\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Shoqat\u00ebn&nbsp;<em>\u201cDom Gjon Buzuku\u201d<\/em>&nbsp;realizoi filmin dokumentar \u201c<em>Dorarti Goj\u00ebmb\u00ebl<\/em>&nbsp;\u201d kushtuar jet\u00ebs dhe vepres s\u00eb dom Simon Filipaj ideuar dhe realizuar nga dom Nik\u00eb Ukgjini.<br>Poashtu duhet cekur edhe dekorimin e tij nga ana e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb z.Alfred Moisiu me Dekretin nr.2458 t\u00eb dat\u00ebs 8.6.2004 ku dekorohet me medaljen \u201c<em>Naim Frash\u00ebri i art\u00eb<\/em>\u201d(pas vdekjes).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shtatorja n\u00eb Sh\u00ebn Gjergj dhe em\u00ebrtimi I rrug\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nderim t\u00eb figures s\u00eb tij, bashk\u00ebkombasit tan\u00eb n\u00eb Nju Jork nga komuna e Ulqinit, n\u00eb vitin 2005, kan\u00eb themeluar <em>Fondacionin&nbsp;\u201cDom Simon Filipaj<\/em>\u201d, nd\u00ebrsa p\u00ebr ta p\u00ebrjet\u00ebsuar emrin e tij, &nbsp;me rastin e 15-vjetorit t\u00eb vdekj\u00ebs, ata&nbsp; kan\u00eb mbledhur 36.000 dollar\u00eb, dhe kan\u00eb ngritur shtator\u00ebn&nbsp; e tij, me 2 shtator 2014, vep\u00ebr e skulptorit Kreshnik Gjika, n\u00eb oborrin e famullis\u00eb s\u00eb &nbsp;Sh\u00ebn Gjergjit, aty ku ka p\u00ebrkthyer Bibl\u00ebn n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne nderim t\u00eb emrit dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb vitin 2015,&nbsp; n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb <em>K\u00ebshillit p\u00ebr dh\u00ebnien e propozimeve&nbsp; p\u00ebr&nbsp; em\u00ebrtimin e rrug\u00ebve, shesheve dhe institucioneve n\u00eb komun\u00ebn e Ulqinit,<\/em> kam propozuar qe t\u00eb b\u00ebh\u00ebt zhvendosja e emrit t\u00eb tij nga nj\u00eb rrug\u00eb periferike(sipas vendimit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit n\u00eb vitin 2002) t\u00eb rruga kryesore nga Ulqini p\u00ebr n\u00eb Tivar, nga pompa e vjet\u00ebr e benzin\u00ebs e&nbsp; deri t\u00eb Bratica t\u00eb em\u00ebrtohet me emrin Simon Filipaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb mbledhjen e Kuvendit komunal t\u00eb Ulqinit me 20.7.2015.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu duhet cekur se me rastin e 20-vjetorit t\u00eb vdekj\u00ebs s\u00eb tij&nbsp; me 21 shtator 2019, organizuar&nbsp; famullia e Sh\u00ebn Gjergjit u mbajt&nbsp; nj\u00eb takim p\u00ebrkujtimor, duke vler\u00ebsuar lart\u00eb jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e dom Simon Filipajt, si klerik, p\u00ebrkthyes e krijues n\u00eb favor t\u00eb fes\u00eb dhe t\u00eb identitetit kombetar shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs, nuk ka dilem\u00eb se nuk ka q\u00ebn\u00eb e leht\u00eb me qen\u00eb klerik me dinjitet n\u00eb sistemin monist, sepse atyre iu ka penguar&nbsp; predikimi fetar t\u00eb qytetar\u00ebt&nbsp; nga kleriket me autoritet, e i till\u00eb ishte dom Simon Filipaj. Nd\u00ebrsa t\u00eb jetuarit dhe vepruarit fillimisht n\u00eb Triesh(Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe) dhe n\u00eb Sh\u00ebn Gjergj n\u00eb breg t\u00eb Bun\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb zon\u00ebn kufitare, ishte sfid\u00eb p\u00ebr \u00e7do individ\u00eb, ku Simon Filipaj q\u00ebndroi vertikalisht duke sfiduar rrethanat e koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht qendrimi i tij si klerik, p\u00ebrkthyes e krijues \u00ebsht\u00eb nderuar vazhdimisht n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb dhe pas vdekj\u00ebs. Edhe ky organizim e kjo pj\u00ebsmarrje n\u00eb 25-vjetorin e vdekj\u00ebs&nbsp; s\u00eb tij e d\u00ebshmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Fjala e mbajtur me rastin e 25-vjetorit t\u00eb vdekj\u00ebs s\u00eb dom Simon Filipaj,&nbsp; n\u00eb Sh\u00ebn Gjergj me 31 gusht 2024)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(M\u00eb rastin e\u00a0 25-vjetorit t\u00eb vdekj\u00ebs) Dom Simon Filipaj(1925-1999) Organizimi i sh\u00ebnimit t\u00eb&nbsp; p\u00ebrvjetor\u00ebve p\u00ebr personalitete t\u00eb ndryshme, paraqet moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nderimi dhe reflektimi p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tyre. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ky takim q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me 25-vjetorin e vdekj\u00ebs se imzot Simon Filipaj(1925-1999), klerikut&nbsp; dhe p\u00ebrkthyesit t\u00eb nderuar t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23969,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-38105","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38105"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38105\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38108,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38105\/revisions\/38108"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}