{"id":38101,"date":"2024-10-11T18:50:16","date_gmt":"2024-10-11T16:50:16","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38101"},"modified":"2024-10-10T18:51:57","modified_gmt":"2024-10-10T16:51:57","slug":"kardinali-shqiptar-ernest-simoni-martir-i-gjalle-i-diktatures-komuniste-viziton-shtetet-e-bashkuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38101","title":{"rendered":"KARDINALI SHQIPTAR ERNEST SIMONI \u2013 \u201cMARTIR I GJALL\u00cb\u201d I DIKTATUR\u00cbS KOMUNISTE VIZITON SHTETET E BASHKUARA"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Kardinali Ernest Simoni (Troshani) &#8212; i cili vuajti burgimin, persekutimin dhe k\u00ebrc\u00ebnimet me vdekje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 28 vjet gjat\u00eb regjimit sllavo-komunist n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; ishte i pranish\u00ebm t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb kish\u00ebn katolike shqiptaro-amerikane, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, n\u00eb Nju Jork. Kardinali shqiptar, ndon\u00ebse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shkuar 95-vje\u00e7are, celebroi dy mesh\u00eb n\u00eb kish\u00ebn shqiptare dhe u prit nga qindra besismtar\u00eb q\u00eb kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb takuar \u201cmatirin e gjall\u00eb\u201d dhe d\u00ebshmitarin e vuajtjeve dhe persekutimeve t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Eminenca e tij, Kardinal Simoni u prit me nderime nga famullitari i kish\u00ebs \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, Dom Pjet\u00ebr Popaj nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur nga shum\u00eb besimtar\u00eb q\u00eb kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb takuar klerikun e lart\u00eb shqiptar, i cili edhe sot, sipas Papa Fran\u00e7eskut, \u00ebsht\u00eb simbol i vuajtjeve t\u00eb burgjeve komuniste, &#8220;vazhdon t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb dhe t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn, pa u shkurajuar&#8221;.&nbsp; Pas celebrimit t\u00eb dy mesh\u00ebve n\u00eb kish\u00ebn e par\u00eb katolike shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr nderim t\u00eb vizitorit t\u00eb lart\u00eb, u shtrua nj\u00eb drek\u00eb nga Keshilli i kish\u00ebs n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza t\u00eb Kish\u00ebs Zoja e Shkodr\u00ebs, &nbsp;n\u00eb Nju Jork. &nbsp;Kardinali Ernest Simoni shprehu k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e takimit me komunitetin katolik shqiptar n\u00eb Nju Jork, duke bekuar m\u00eb n\u00eb fund, besimtar\u00ebt e mbledhur aty, t\u00eb cil\u00ebt i uruan atij dit\u00eblindjen me nj\u00eb tort\u00eb t\u00eb rastit dhe me urimin &#8212; \u201cZoti e bekoft Kardinalin ton\u00eb\u201d &#8212; n\u00eb prag t\u00eb 96-vjetorit t\u00eb lindjes &#8212; vizitorit t\u00eb lart\u00eb nga Evropa dhe d\u00ebshmitarit t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb vuajtjeve dhe persekuitmeve t\u00eb klerik\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm nga regjimi komunist sllavo-aziatik i Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Para se t\u00eb shkonte p\u00ebr vizit\u00eb dhe sh\u00ebrbime fetare n\u00eb kish\u00ebn Zoja e Shkodr\u00ebs n\u00eb Nju Jork, Kardinal Ernest Simoni ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e ndarjes s\u00eb diplomave student\u00ebve t\u00eb Universitetit Saint Leo, nj\u00eb kolegj i urdh\u00ebrit jezuit n\u00eb qytetin Tampa t\u00eb shtetit Florida. Para t\u00eb diplomuarve t\u00eb k\u00ebtij universiteti, Kardinali shqiptar mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb rastit dhe ofroi bekimin p\u00ebr t\u00eb diplomuarit. Kardinali Simoni vizitoi edhe qytete t\u00eb tjera si Jacksonville t\u00eb Florid\u00ebs p\u00ebr tu takuar me bashkatdhetar\u00ebt e vet.&nbsp; \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e mrekullueshme q\u00eb Kardinal Simoni, ndon\u00ebse n\u00eb prag t\u00eb 96-vjetorit t\u00eb lindjes \u00ebsht\u00eb aq aktiv dhe si\u00e7 duket mir\u00eb me sh\u00ebndet sa q\u00eb mund t\u00eb udhtoj\u00eb p\u00ebrtej oqeanit, madje edhe n\u00eb Amerik\u00ebn e larg\u00ebt dhe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme fetare e shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar pothuaj 35-vjet nga lirimi i tij nga burgjet komuniste, emri i Ernest Simon (Troshanit) nuk njihej aq shum\u00eb, sidomos nga brezi i ri i shqiptaro-amerikan\u00ebve, por ndoshta as n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb rrethi t\u00eb ngusht, ndoshta. E nd\u00ebrkombtarisht, ai nuk njihej fare, deri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2014, kur Papa Fran\u00e7esku vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb, vizita e tij e par\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Evrop\u00ebs, si udh\u00ebheq\u00ebs i Kish\u00ebs Katolike Universale. Gjat\u00eb asaj vizite, Papa Fran\u00e7esku takoi, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb vuajt\u00ebs t\u00eb komunizmit edhe Dom Ernest Simonin, nga i cili d\u00ebgjoi me shum\u00eb v\u00ebmendje d\u00ebshmin\u00eb e tij t\u00eb vuajtjeve n\u00ebn regjimin komunist \u2013 nd\u00ebrsa, me lot\u00eb n\u00eb sy, e cil\u00ebsoi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Dom Ernest Simonin, si \u201cmartir dhe shenjt\u00eb i gjall\u00eb\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Dy vjet pas vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, Papa Fran\u00e7esku i ka dhen\u00eb Dom Ernest Simonit titullin kardinal duke e ngritur at\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Katolike. Ernest Simoni (Troshani) e ka then\u00eb shpesh her\u00eb se em\u00ebrimin kardinal nga Papa Fran\u00e7esku e konsideron si nj\u00eb nderim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb martir\u00ebt dhe katolik\u00ebt e p\u00ebrndjekur n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, me ligj t\u00eb vet-shpallur ateiste, kund\u00ebr Zotit. I till\u00eb ishte edhe emrimi i kardinalit t\u00eb par\u00eb shqiptar n\u00eb histori nga Papa Gjon Pali II, n\u00eb vitin 1994, klerikun e njohur por shum\u00eb t\u00eb vuajtur, Mikel Koliqi (1902-1997), bashk-qytetari i Ernest Simonit nga Shkodra edhe ai, i burgosur p\u00ebr 31 vite t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb burgjet komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Papa Fran\u00e7esku, ashtu si edhe Papa Gjon Pali i II nuk kan\u00eb munguar kurr\u00eb s\u00eb p\u00ebrmenduri vuajtjet dhe krimet e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri kund\u00ebr nj\u00eb populli t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb zen\u00eb rob n\u00eb vendin e vet. Ashtu ndodhi edhe n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti (shkurt 2024) q\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb audience publike n\u00eb Vatikan p\u00ebr vizitor\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs fetar\u00eb nga mbar\u00eb bota, nd\u00ebrsa ka folur p\u00ebr martir\u00ebt e fes\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Papa Fran\u00e7esku p\u00ebrmendi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant Kardinalin shqiptar Ernest Simonin i cili ishte aty i pranish\u00ebm, duke then\u00eb se edhe sot ka shum\u00eb martir\u00eb t\u00eb persekutuar t\u00eb fes\u00eb e t\u00eb ardheut, n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn duke p\u00ebrmendur rastin e Ernest Simonit: \u201cM\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nj\u00eb martir t\u00eb gjall\u00eb. Ai, si meshtar, p\u00ebrjetoi 28 vjet burg, n\u00eb burgun komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ndoshta persekutimi m\u00eb mizor, m\u00eb mizor\u201d, n\u00ebnvijoi Papa Fran\u00e7esku. Sot kardinali shqiptar, \u201cvazhdon t\u00eb jap\u00eb d\u00ebshmi\u2026Tani, \u00ebsht\u00eb 95 vje\u00e7 e vazhdon t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn, pa u shkurajuar. I dashur v\u00eblla, t\u00eb fal\u00ebnderoj p\u00ebr d\u00ebshmin\u00eb t\u00ebnde. Faleminderit!\u201d, i \u00ebsht\u00eb drejtuar Papa kardinalit shqiptar, Ernest Simonit, para nj\u00eb audience t\u00eb vizitor\u00ebve nga mbar\u00eb bota, shkurtin q\u00eb kaloi n\u00eb Vatikan nd\u00ebrsa ka folur para nj\u00eb audience nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr vuajtjet e klerik\u00ebve por edhe p\u00ebr persekutimet si rradh\u00eb kund n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb \u201cburgun m\u00eb mizor\u201d komunist n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim dhe pa p\u00ebrjashtim.<\/p>\n\n\n\n<p>Kan\u00eb kaluar pothuaj 35-vjet nga shembja e Murit t\u00eb Berlinit dhe nga koha kur bota Per\u00ebndimore demokratike festonte fitoren mbi komunizmin ateist, duke harruar shpejt krimet kund\u00ebr njerzimit q\u00eb ajo ideologji solli mbi mbar\u00eb bot\u00ebn shekullin e kaluar e q\u00eb n\u00eb disa vende t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komunizmit, krimet dhe vuajtjet e atyre q\u00eb nuk pajtohen me t\u00eb, edhe sot. Prandaj me t\u00eb drejt\u00eb, disa analist\u00eb dhe komentues, por edhe ente dhe organizata shoq\u00ebrore, kan\u00eb arsye t\u00eb shqet\u00ebsohen se shum\u00eb persona dhe regjime n\u00eb vendet ish-komuniste \u2013 me kalimin e koh\u00ebs &#8212; po i harrojn\u00eb shum\u00eb shpejt t\u00eb k\u00ebqiat dhe krimet e komunizmit ndaj personave t\u00eb pafajsh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kardinali shqiptar Ernest Simoni. Jo vet\u00ebm q\u00eb shoq\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjiithsi, por si\u00e7 duket as shteti e qeverit\u00eb \u201cpost-komuniste\u201d nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste. N\u00eb nivel zyrtar n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nuk duan t\u00eb merren aspak me krimet, vuajtjet dhe persekutimet m\u00eb mizore t\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri ndaj personave si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kardinal Ernest Simoni. Por, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe shum\u00eb m\u00eb keq, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, n\u00eb Shqip\u00ebri vihen re p\u00ebrpjekje aktive zyrtare dhe mb\u00ebshtetje n\u00eb heshtje t\u00eb asaj q\u00eb Kisha Katolike shqiptare ka cil\u00ebsuar si p\u00ebrjet\u00ebsim i komunizmit dhe i simboleve t\u00eb tij n\u00eb at\u00eb vend, duke k\u00ebrkuar nga ana e saj si ent fetar, d\u00ebnimin e \u201capologjis\u00eb s\u00eb komunizmit\u201d. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-kerkohet-denimi-i-krimit-te-apologjise-te-komunizmit-ne-shqiperi\/#:~:text=Nga%20Frank%20Shkreli%20*%20Ish-Drejtor%20i%20VOA-s%20p%C3%ABr%20Euro-Azin%C3%AB*%20N%C3%AB\">Frank Shkreli: K\u00ebrkohet d\u00ebnimi i \u201cKrimit t\u00eb Apologjis\u00eb\u201d t\u00eb Komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash t\u00eb ashtuquajturit \u201ctranzicion\u201d politik &#8212; autoritetet zyrtare n\u00eb Tiran\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb njohin dhe t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb krimet m\u00eb mizore e barbare t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Heshtja e vazhdueshme dhe refuzimi i klas\u00ebs politike shqiptare &#8212; pozit\u00eb dhe opozit\u00eb &#8212; p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn kriminale komuniste n\u00eb vend dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar krimet e komunizmit, ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb pjesa tjet\u00ebr e Evrop\u00ebs ish-komuniste \u2013 megjith\u00eb kund\u00ebrshtimet e tyre politike, t\u00eb pak\u00ebn n\u00eb sip\u00ebrfaqe &#8212; duket se \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb dy partit\u00eb kryzesore politike n\u00eb Shqip\u00ebri bien dakort me nj\u00ebra tjetr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Por q\u00ebndrimet zyrtare &#8212; pozit\u00eb dhe opozit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; p\u00ebr t\u00eb mos u marr\u00eb, zyrtarisht, me krimet e komunizmit m\u00eb mizor n\u00eb Evrop\u00eb e ndoshta n\u00eb bot\u00eb, nuk ndalon t\u00eb tjer\u00ebt e sidomos viktimat e pafajshme q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar vet krimet e sllavo-komunizmit aziatik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kardinali Ernest Simoni, t\u2019i tregojn\u00eb, jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebve, por t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb edhe para bot\u00ebs mbar\u00eb krimet e regjimit komunist prej pothuaj gjys\u00ebm shekulli n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Zbulimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe nevoja p\u00ebr t\u2019a d\u00ebshmuar at\u00eb para bot\u00ebs, detyron sot nj\u00eb klerik katolik shqiptar \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kardinali Ernest Simoni, q\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 25 vite me radh\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb detyrueshme n\u00eb tunelet e errta t\u00eb minier\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it dhe m\u00eb pas, n\u00eb kanalizimet e Shkodr\u00ebs \u2013 q\u00eb n\u00eb prag t\u00eb 96-vjetorit lindjes s\u00eb tij \u2013 t\u00eb udhtoj\u00eb matan\u00eb oqeanit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar dhe p\u00ebr t\u00eb treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e krimeve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Zoti t&#8217;i fal\u00eb sh\u00ebndet Kardinal Ernest Simonit q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb misionin e tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs historike dhe Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 e kam then\u00eb shum\u00eb her\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, po e pr\u00ebsiris edhe nj\u00ebher\u00eb, se pa d\u00ebnimin zyrtar t\u00eb krimeve t\u00eb komunizmit dhe pa distancimin serioz t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, aktualiteti politik dhe zhvillimet n\u00eb vend po tregojn\u00eb, se rrug\u00ebtimi euro-atlantik i Shqip\u00ebris\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb, historikisht t\u00eb gabuar, por p\u00ebr fat t\u00eb keq, ai rrug\u00ebtim nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb as i sigurt\u00eb dhe as i besuesh\u00ebm nga vet shqiptar\u00ebt, por as nga miqt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Kardinali Ernest Simoni (Troshani) &#8212; i cili vuajti burgimin, persekutimin dhe k\u00ebrc\u00ebnimet me vdekje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 28 vjet gjat\u00eb regjimit sllavo-komunist n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; ishte i pranish\u00ebm t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb kish\u00ebn katolike shqiptaro-amerikane, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, n\u00eb Nju Jork. Kardinali shqiptar, ndon\u00ebse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shkuar 95-vje\u00e7are, celebroi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-38101","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38101","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38101"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38101\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38104,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38101\/revisions\/38104"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38101"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38101"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38101"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}