{"id":38018,"date":"2024-09-06T07:25:54","date_gmt":"2024-09-06T05:25:54","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38018"},"modified":"2024-09-06T07:27:09","modified_gmt":"2024-09-06T05:27:09","slug":"lamtumire-koleg-i-dashur-nderroi-jete-dhe-gazetari-i-zerit-te-amerikes-astrit-lulushi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38018","title":{"rendered":"LAMTUMIR\u00cb KOLEG I DASHUR &#8211; ND\u00cbRROI JET\u00cb DHE GAZETARI I Z\u00cbRIT T\u00cb AMERIK\u00cbS ASTRIT LULUSHI"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"697\" height=\"661\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_20240906_072424.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_20240906_072424.jpg 697w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_20240906_072424-300x285.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 697px) 100vw, 697px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\">Astrit Lulushi<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>                                                                      <\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>4 Shtatori m\u00eb solli nj\u00eb lajm t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mua dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njohur dhe kan\u00eb pasur privilegjin t\u00eb punonin me Astrit<br>Lulushin. Lajmin e zi ma p\u00ebrcolli i v\u00ebllai i Astritit, Albert Lulushi, gjithashtu nj\u00eb koleg imi i familjes s\u00eb nderuar Lulushi: \u201cWanted to send a brief message about Astrit. He passed away this morning. Thank you for being an important part of his life.\u201d Astrit Lulushi e humbi betej\u00ebn e fundit nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb veshke q\u00eb e kishte ndjekur me koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e vjet\u00ebr nd\u00ebr ne shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jemi, me shprehjen se \u201cT\u00eb gjith\u00eb jemi bijat dhe t\u00eb bijt e vdekjes.\u201d E verteta e idht\u00eb \u00ebsht\u00eb se kjo th\u00ebnje \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e ftoht\u00eb n\u00eb \u00e7do rast vdekjeje, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb k\u00ebsaj humbjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb &#8212; si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kalimi n\u00eb amshim, mengjesin e 4 Shtatorit, 2024, t\u00eb kolegut ton\u00eb Astrit Lulushi. Kjo shprehje nuk i teri as lot\u00ebt e derdhura nga familjar\u00ebt dhe t\u00eb dashurit e tij, miq e koleg\u00eb. As nuk zvog\u00eblojn\u00eb aspak dhimbjet p\u00ebr humbjen e nj\u00eb kolegu t\u00eb dashur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njohur si tep\u00ebr t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr familjen e tij, p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqip, ku ka punuar p\u00ebr 30-vite dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata me t\u00eb cil\u00ebt ishte n\u00eb kontakt sa ishte gjall\u00eb. Astrit Lulushi ka lindur n\u00eb vitin 1953 n\u00eb Tiran\u00eb. Ai u arratis nga regjimi komunist Bolshevik sllavo-komunist n\u00eb vitin 1985 dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb filloi pun\u00eb tek &#8220;Z\u00ebri i Amerik\u00ebs&#8221;, ku e ndjente veten shum\u00eb t\u00eb privilegjuar, nd\u00ebrsa familja e tij iu bashkua disa vite m\u00eb von\u00eb, pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n\n\n\n<p>Vdekja \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb ngjarje e kobshme dhe n\u00eb rastin e Astritit, disi e parakoh\u00ebshme, pasi e mori n\u00eb mosh\u00ebn 71-vje\u00e7are. Por, pasi ky, p\u00ebrfundimisht, \u00ebsht\u00eb fati i t\u00eb gjith\u00eb ne \u2013 s\u2019i ikim dot, por me lutje e pranojm\u00eb si di\u00e7ka q\u00eb i dor\u00ebzohemi, duam, s\u2019duam. &nbsp;Nd\u00ebrkaq, n\u00eb raste t\u00eb tilla, ato q\u00eb na mbeten, jan\u00eb kujtimet dhe trash\u00ebgimia len\u00eb pas &#8212; jan\u00eb ato kujtime nga e kaluara q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb shkuarjen n\u00eb amshim, ndoshta pak m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, sot e kujtoj Astrit Lulushin si koleg t\u00eb nderuar dhe t\u00eb respektuar nga t\u00eb gjith\u00eb bashkpuntor\u00ebt e tij, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb kemi punuar bashk n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs \u2013 megjithse nuk ishim n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb p\u00ebrditshme pune. Astriti ka filluar pun\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbimin shqip t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb vitin 1985, pothuaj menjiher\u00eb pasi ishte arratisur nga Shqip\u00ebria komuniste. E kujtoj si nj\u00eb gazetar me p\u00ebrvoj\u00eb, si producent i p\u00ebrpik\u00ebt i Sh\u00ebrbimit shqip p\u00ebr programet e radios dhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb televizionit. Por edhe si fol\u00ebs, p\u00ebrkthyes, gazetar e shkrimtar. Ishte shum\u00eb i dashur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb pun\u00ebsimit, tek VOA-shqip, Astrit Lulushi trajtonte lloj-lloj temash e subjektesh p\u00ebr transmetim, p\u00ebrfshir shkenc\u00eb dhe mjek\u00ebsi. Ishte i njohur dhe shum\u00eb i respektuar edhe n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, pasi ka sh\u00ebrbyer shpesh si korrespondent i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, duke mbuluar zhvillimet e komunitetit dhe duke intervistuar personalitetet e dalluara shqiptaro-amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas 30-viteve pun\u00eb, Astriti kishte vendosur t\u00eb dilte n\u00eb pension nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs 5-vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2019. Me at\u00eb rast, Drejtoresha e at\u00ebhershme e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Amanda Bennet i dor\u00ebzoi Astrit Lulushit dekorat\u00ebn, \u201c\u00c7mimi i Karrier\u00ebs\u201d, p\u00ebr arritjet e tija profesionale. Me at\u00eb rast Astriti u drejtoi, nga nj\u00eb studio e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, fjal\u00ebt e fundit si gazetar i k\u00ebtij enti t\u00eb madh amerikan lajmesh, d\u00ebgjuesve dhe shikuesve t\u00eb VOA-s shqip:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSot \u00ebsht\u00eb dita ime e fundit si punonj\u00ebs i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs. Pas 30-vjet pun\u00eb tani erdhi koha p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension. Njeriu ik\u00eb nga vendlindja dhe vjen n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar liri dhe mir\u00ebqenje. K\u00ebtu, un\u00eb i gjeta t\u00eb dyja. Gjithashtu ndjehem i privilegjuar q\u00eb m\u2019u dha mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb nj\u00eb agjenci si Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, q\u00eb z\u00eb vendin e nderit mes vendeve t\u00eb lira. Largohem i p\u00ebrmbushur dhe i nderuar q\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin tuaj \u2013 ju d\u00ebgjues dhe shikues t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb programeve t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs. Ju falemnderit!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ishin k\u00ebto fjal\u00ebt e Astritit n\u00eb dit\u00ebn e pensionimit drejtuar d\u00ebgjuesve dhe shikuesve t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs. Por duken mjaft t\u00eb p\u00ebrshtatshme k\u00ebto fjal\u00eb edhe sot q\u00eb kolegu yn\u00eb i dashur, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb prej k\u00ebsaj bote: \u201cN\u00eb Amerik\u00eb gjeta lirin\u00eb dhe mir\u00ebqenjen\u201d &#8212; \u201cLargohem i p\u00ebrmbushur dhe i nderuar\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai, si nj\u00eb fal\u00ebnderim ndaj Amerik\u00ebs q\u00eb e ka strehuar, ashtu si edhe shum\u00eb prej nesh q\u00eb kemi gjetur strehim dhe liri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar \u2013t\u00eb arratisur nga an\u00eb e mban\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe ne q\u00eb e kemi njohur e punuar me Astritin gjat\u00eb dekadave \u2013 ndon\u00ebse t\u00eb pik\u00eblluar p\u00ebr humbjen e tij &#8212; ndihemi t\u00eb p\u00ebmbushur dhe t\u00eb nderuar q\u00eb e kemi njohur. Ai do vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb me ne \u2013 nep\u00ebrmjet trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe nj\u00eb publicistike me gjall\u00ebri mahnit\u00ebse q\u00eb ka len\u00eb pas: t\u00eb pak\u00ebn mbi nj\u00eb dyzin\u00eb librash t\u00eb botuar dhe qindra e qindra artikuj. Por, shkuarja n\u00eb amshim e Astritit gjithsesi do t\u00eb varf\u00ebroj\u00eb gazetarin\u00eb dhe let\u00ebrsin\u00eb shqipe jo vet\u00ebm n\u00eb diaspor\u00eb por edhe an\u00eb e mban trojeve shqiptare ku ai ishte pothuaj i pranish\u00ebm, vazhdimisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Por megjithk\u00ebt\u00eb, zbrastia e tij do t\u00eb ndjehet shum\u00eb, sidomos n\u00eb rrethin e tij familjar, n\u00eb radh\u00ebt e koleg\u00ebve t\u00eb tij gazetar\u00eb dhe n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, pjes\u00eb e t\u00eb cilit ishte p\u00ebr pothuaj 50-vjet, si gazetar i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs dhe si publicist pas daljes n\u00eb pension. Familjes s\u00eb ngusht, pik\u00ebspari bashkshortes Lilian\u00ebs, familjar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Atdhe \u2013 u shprehi ngush\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb sinqerta dhe p\u00ebrdhimtimet e mia m\u00eb t\u00eb thella \u2013 me nderim e respekt \u2013 duke u p\u00ebrkulur para kujtimit t\u00eb paharruesh\u00ebm t\u00eb Astritit.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Astrit Lulushi Nga Frank Shkreli 4 Shtatori m\u00eb solli nj\u00eb lajm t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mua dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njohur dhe kan\u00eb pasur privilegjin t\u00eb punonin me AstritLulushin. Lajmin e zi ma p\u00ebrcolli i v\u00ebllai i Astritit, Albert Lulushi, gjithashtu nj\u00eb koleg imi i familjes s\u00eb nderuar Lulushi: \u201cWanted to send [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38021,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-38018","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38018"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38018\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38024,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38018\/revisions\/38024"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/38021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}