{"id":37971,"date":"2024-08-30T16:54:31","date_gmt":"2024-08-30T14:54:31","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37971"},"modified":"2024-08-30T16:54:44","modified_gmt":"2024-08-30T14:54:44","slug":"dashuria-per-njeri-tjetrin-dhe-progresi-i-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37971","title":{"rendered":"DASHURIA P\u00cbR NJ\u00cbRI TJETRIN DHE PROGRESI I KOMBIT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"299\" height=\"346\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/At-Zef-pllumbi.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/At-Zef-pllumbi.jpg 299w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/At-Zef-pllumbi-259x300.jpg 259w\" sizes=\"auto, (max-width: 299px) 100vw, 299px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong><em>POROSIA E AT ZEF PLLUMIT N\u00cb 100-VJETORIN E LINDJES DREJTUAR\u00a0INTELEKTUAL\u00cbVE DHE KLAS\u00cbS POLITIKE SHQIPTARE:<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>At Zef Pllumi \u2013 si edhe shum\u00eb bashkv\u00ebllezer t\u00eb tij fran\u00e7eskan\u00eb, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e klerit katolik shqiptar \u2013 ka kaluar nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica. Prandaj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me vend q\u00eb At Zef Pllumi kujtohet n\u00eb k\u00ebso rastesh e p\u00ebrvjetor\u00ebsh, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb 100-vjetori i lindjes: 28 Gusht, 1924. &nbsp;Ai ishte dhe mbetet nd\u00ebrgjegja e Kombit q\u00eb edhe sot nep\u00ebrmjet veprave, shkrimeve dhe intervistave t\u00eb tija, l\u00ebn\u00eb pas flet dhe d\u00ebshmon gjithnj\u00eb p\u00ebr krimet e diktatur\u00ebs sllavo-komuniste t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri kund\u00ebr popullit t\u00eb vet, p\u00ebr pothuaj gjys\u00ebm shekulli. At Zef Pllumi, n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, flet me bindje e fakte t\u00eb p\u00ebrjetuara, n\u00eb kujtes\u00eb, me largpam\u00ebsi dhe porosit me k\u00ebshilla p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/gazetadielli.com\/do-te-ishte-sot-100-vjec\/\"><\/a>I pyetur me nj\u00eb rast se \u00e7far\u00eb porosish\u00eb ka p\u00ebr Kombin shqiptar, At Zef Pllumi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur, e porosis p\u00ebr tri gj\u00ebra: \u201cT\u00eb ken\u00eb f\u00e9, kurr t\u00eb mos e braktisin fen\u00eb; t\u00eb ken\u00eb shpres\u00eb; e mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb ken\u00eb dashuni\u2026Kjo asht\u00eb porosia e kjo asht\u00eb p\u00ebrshndetja p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin shqiptar\u201d, ka then\u00eb ai para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb thirrje e At Zef Pllumit p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat e shqiptar\u00ebve \u2013 dashuria p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin!&nbsp; \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb thirrje q\u00eb At Zef Pllumi e b\u00ebnte, vazhdimisht, sa ishte gjall\u00eb dhe nj\u00eb porosi drejtuar bashk-kombasve t\u00eb vet,q\u00eb ai e ka theksuar, pothuaj n\u00eb t\u00eb gjitha veprat, shkrimet, deklaratat dhe intervistat, \u00e7\u2019prej prej lirimit t\u00eb tij nga burgjet dhe kampet e regjimit diktatorial komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, me 4 N\u00ebntor, 1989. &nbsp;\u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb mesazh q\u00eb ai e ka theksuar shpesh edhe duke d\u00ebshmuar t\u00eb kaluar\u00ebn e hidh\u00ebt, por gjithmon\u00eb duke shikuar nga e ardhmja e Kombit shqiptar \u2013 mesazhe e thirrje q\u00eb ai u ka b\u00ebr\u00eb shpesh, sidomos, intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb &#8212; q\u00eb pas periudh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb err\u00ebt t\u00eb komunizmit &#8212; t\u00eb bashkojn\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, \u201cJo vet\u00ebm fuqit\u00eb e veta mendore, por edhe zemrat p\u00ebr at\u00eb idealin e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb, sot p\u00ebr sot, asht\u00eb vet\u00ebm Progresi i Kombit\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, \u00ebsht\u00eb promovuar ribotimi i numrit t\u00eb par\u00eb i revist\u00ebs s\u00eb famshme t\u00eb fran\u00e7eskan\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb para luft\u00ebs, \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d Maj t\u00eb vitit 1993. &nbsp; N\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb rastit n\u00eb Kuvendin Fran\u00e7eskan n\u00eb Shkod\u00ebr ku merrnin pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh, t\u00eb rinj e t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb k\u00ebsaj reviste t\u00eb famshme, p\u00ebrshfir\u00eb studiues t\u00eb kultur\u00ebs, artist\u00eb, gazetar\u00eb, intelektual\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme, botues e t\u00eb tjer\u00eb, At Zef Pllumi, p\u00ebrsh\u00ebndeti ribotimin e revist\u00ebs s\u00eb famshme shqiptare, Hylli i Drit\u00ebs duke iu drejtuar intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb kudo, me k\u00ebt\u00eb porosi p\u00ebr klas\u00ebn intelektuale shqiptare:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMiq t\u00eb nderuem, fal\u00eb m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Zotit ia mb\u00ebrritem k\u00ebsaj dite. Nata q\u00eb kaluem qe e gjat\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb. Liria q\u00eb u fitue duhet t\u00eb bie edhe drit\u00ebn. Sot po jepet rasti, p\u00ebrs\u00ebri, mbas sa vitesh q\u00eb bashk\u00ebpuntor\u00ebt e \u201cHyllit t\u00eb Drit\u00ebs\u201d t\u00eb japin kontributin e vet n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare me aq drit\u00eb sa mund t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nji yll\u00eb. Por, nd\u00ebrkaq urojm\u00eb q\u00eb kultura shqiptare nes\u00ebr t\u00eb ndris\u00eb si diell\u201d, ka shtuar ai, duke n\u00ebnvizuar optimizmin e tij p\u00ebr t\u00eb ardhmen, q\u00eb \u201cky diell, jo vet\u00ebm, do t\u00eb ndris\u00eb, por edhe do t\u00eb ngroh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullin, n\u00eb qoft\u00eb se intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb me i bashkue, jo vet\u00ebm fuqit\u00eb e veta mendore, por edhe zemrat p\u00ebr at\u00eb idealin e p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb sot p\u00ebr sot asht\u00eb vet\u00ebm, P\u00ebrparimi i Kombit, \u00ebsht\u00eb shprehur frati i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cKy progres duhet t\u00eb jet\u00eb i gjithansh\u00ebm, jo vet\u00ebm ekonomik \u2013 po ma tep\u00ebr mendor, shoq\u00ebnor dhe kulturor. Mendoj se duhet t\u2019u kujtoj intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb se sado shkenc\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb, sado dije dhe erudicion q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapin, kurr\u00eb nuk do t\u00eb mb\u00ebrijm\u00eb n\u00eb at\u00eb nivel kulturor q\u00eb na duhej t\u00eb jemi \u2013 po nuk pat\u00ebm dashunin\u00eb p\u00ebr njani tjetrin. N\u00eb rast se mungon dashunia\u201d, ka theksuar At Zefi, at\u00ebher\u00eb, \u201cN\u00eb at\u00eb rast, duhet t\u00eb kemi&nbsp;mir\u00ebkuptim. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se edhe ky do t\u00eb mungoj\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u2019i referohemi virtytit t\u00eb&nbsp;toleranc\u00ebs.&nbsp; Po mungoi edhe ky virtyt, at\u00ebher\u00eb jemi&nbsp;xhahil\u00eb.&nbsp; Xhahil-ll\u00ebku&nbsp;asht\u00eb shkat\u00ebrrimi i Kombit. N\u00eb qoft\u00eb se nuk respektohen mendimet e njani tjetrit, don me than\u00eb se nuk respektohet njeriu. Po nuk u respektua njeriu, e drejta dhe liria e mendimit, praktikisht, ne mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk duam as Kombin, as Atdheun\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur At Zef Pllumi. Ai ka p\u00ebrfunduar fjal\u00ebn e tij t\u00eb shkurt\u00ebr me at\u00eb rast duke u b\u00ebr\u00eb thirrje intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb n\u00eb bashkpunim me nj\u00ebri tjetrin, pjes\u00ebtar\u00ebt e inteligjenc\u00ebs shqiptare, \u201cduhet t\u2019i prijn\u00eb k\u00ebtij populli fatkeq, p\u00ebr me ec\u00eb p\u00ebrpara me ngulm n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb&nbsp;Progresit Komb\u00ebtar.\u201d (At Zef Pllumi, Hylli i Drit\u00ebs 2-3, Tiran\u00eb, 1993).<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, pyetjes gjat\u00eb nj\u00eb interviste, vite m\u00eb par\u00eb, me Radion e Vatikanit shqip, se \u00e7\u2019mendonte ai p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare e p\u00ebr politikan\u00ebt, Zef Pllumi iu p\u00ebrgjegj k\u00ebshtu: \u201cKjo \u00e2sht\u00eb e meta m\u00e2 e madhe&nbsp;e historis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij populli. Na jemi shpall shtet n\u00eb vedi, pa i pas\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ta drejtojn\u00eb, se zakonisht shtetet i drejton politika, popujt i drejtojn\u00eb njer\u00ebzit e politik\u00ebs; jan\u00eb ata q\u00eb e japin drejtimin, porse njer\u00ebzit e politk\u00ebs jan\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitun, ose duhet t\u00eb jen\u00eb k\u00ebshtu. Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqipni asht\u00eb krijue mendimi feudal se ai q\u00eb ka politik\u00ebn, ka gjith\u00e7kafen n\u00eb dor\u00eb, se politika asht burim fitimi. Shqiptari end\u00e8 s\u2019e ka kuptue se politika asht sh\u00ebrbim, e jo fitim. Vet\u00ebm kur t\u00eb vijn\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb me e kuptue se politika asht sh\u00ebrbim, at\u00ebher\u00eb, po, mund t\u00eb shpresojm\u00eb&#8230;\u201d, ka then\u00eb p\u00ebr Radio Vatikanin, At Zef Pllumi &#8212; ky d\u00ebshmitar i paepur i Zotit dhe i Kombit, i cili ka len\u00eb&nbsp;faqe t\u00eb bardh\u00eb e t\u00eb mrekullueshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb fes\u00eb, Kombit, t\u00eb shpres\u00ebs e t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptare, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb s\u00eb keq\u00ebs komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>Thirrjet dhe porosit\u00eb e At Zef Pllumit, ndon\u00ebse jan\u00eb shqiptuar vite e dekada m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb tep\u00ebr aktuale edhe sot n\u00eb 100-vjetorin e lindjes s\u00eb tij, kur t\u00eb merret parsysh se 35 vjet\u00eb pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, jo vet\u00ebm klasa politike shqiptare vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ndar\u00eb dhe e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, por fatkeq\u00ebsisht, as klasa intelektuale shqiptare sot nuk \u00ebsht\u00eb e bashkuar me mendje e zem\u00ebr rreth idealit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb \u201cProgresit t\u00eb Kombit\u201d, nj\u00eb ide p\u00ebr t\u00eb cilin ka b\u00ebr\u00eb thirrje At Zef Pllumi \u2013 Krenaria e Shkrelit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, s\u00eb paku, le t\u00eb kujtojm\u00eb porosin\u00eb e Zef Pllumit, p\u00ebr t\u00eb punuar drejt Progresit t\u00eb Kombit &#8212; ashtuq\u00eb intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb dhe klasa politike shqiptare, sipas mund\u00ebsis\u00eb, si individ\u00eb dhe si grup, t\u00eb p\u00ebrhapin aq drit\u00eb sa mund t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb edhe nj\u00eb yll, n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb e t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb progresit komb\u00ebtar dhe t\u00eb dashuris\u00eb ndaj nj\u00ebri tjetrit.&nbsp; Kjo \u00ebsht\u00eb porosia e tij edhe p\u00ebr mbar\u00eb Kombin shqiptar n\u00eb 100-vjetorin e lindjes s\u00eb tij!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>POROSIA E AT ZEF PLLUMIT N\u00cb 100-VJETORIN E LINDJES DREJTUAR\u00a0INTELEKTUAL\u00cbVE DHE KLAS\u00cbS POLITIKE SHQIPTARE: \u00a0Nga Frank Shkreli At Zef Pllumi \u2013 si edhe shum\u00eb bashkv\u00ebllezer t\u00eb tij fran\u00e7eskan\u00eb, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e klerit katolik shqiptar \u2013 ka kaluar nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica. Prandaj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me vend q\u00eb At [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36965,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-37971","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37971"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37971\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37974,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37971\/revisions\/37974"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36965"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}