{"id":37929,"date":"2024-08-25T09:46:17","date_gmt":"2024-08-25T07:46:17","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37929"},"modified":"2024-08-25T09:46:37","modified_gmt":"2024-08-25T07:46:37","slug":"servilizmi-te-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37929","title":{"rendered":"SERVILIZMI TE SHQIPTAR\u00cbT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"448\" height=\"441\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>\u00a0Nga Qani Osmani<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Servil\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz me karakter t\u00eb ul\u00ebt dhe vlera t\u00eb vogla njer\u00ebzore. Jeta e tyre e zbraz\u00ebt shpirt\u00ebrore dhe dob\u00ebsimi i karekterit normalisht\u00eb q\u00eb ato i largon nga rruga e drejt\u00ebsis\u00eb dhe e ndershm\u00ebris\u00eb, sepse ata n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim nuk hezitojn\u00eb t\u00eb shkelin dhe shkat\u00ebrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paskrupullt fatet individuale dhe familjare njer\u00ebzore t\u00eb atyre q\u00eb guxojn\u00eb t\u2019u dalin p\u00ebrpara, me \u00e7ka edhe marrin rrug\u00ebn e gabuar dhe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb pandersh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt njer\u00ebzimi dhe shoq\u00ebria pse jo edhe drejt\u00ebsia e Zotit, her\u00ebt apo von\u00eb do t\u2019i gjykoj\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn e zgjedhur.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Servilizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri q\u00eb ka ekzistuear n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe po p\u00ebrhapet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Servil\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb caktuar jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ulen deri n\u00eb pik\u00ebn e fundit, duke mos pasur respekt as p\u00ebr veten, duke zhdukur \u00e7do lloj mendimi t\u00eb ndrysh\u00ebm-nga ai i atyre q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre\u201d adhurohet\u201d, duke u kthyer k\u00ebshtu n\u00eb \u201ckuk\u00eblla\u201d me t\u00eb cil\u00ebt zbaviten t\u00eb fuqishmit apo edhe t\u00eb zgjuarit.<\/p>\n\n\n\n<p>Fjala servil ka nj\u00eb origjin\u00eb nga shoq\u00ebria skllavopronare, kur skllavi trajtohej si kafsh\u00eb q\u00eb fliste. N\u00eb fakt p\u00ebr skllavopronarin, skllavi ishte nj\u00eb veg\u00ebl e gjall\u00eb e pun\u00ebs, ishte rob, n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Pa k\u00ebta skllev\u00ebr q\u00eb i jan\u00eb n\u00ebnshtruar leht\u00ebsisht, pa k\u00ebto rob\u00ebr apo puthador, nuk ka jetuar asnj\u00eb rend shoq\u00ebror, me gjas\u00eb nuk po mund t\u00eb mbijetoi as shoq\u00ebria jon\u00eb n\u00eb tranzicion.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00eb se e sigurt\u00eb se fjala skllav e antik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e barasvlefshme me fjal\u00ebn servil t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb. Pasi skllavi i antik\u00ebs \u00ebsht\u00eb ushqyer aq sa i \u00ebsht\u00eb dashur skllavopronarit p\u00ebr t\u2019ia krijuar mbivler\u00ebn, servili i sot\u00ebm paguet goxha mir\u00eb, ndon\u00ebse tek ne edhe mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrjashtime. Po e them\u00eb k\u00ebt\u00eb, se edhe sot ka mjaft\u00eb skllav modern q\u00eb krenohen duke lavd\u00ebruar deri n\u00eb qiell, sundimtarin e tij, edhe pse mund t\u00eb mos e ket\u00eb ushqimin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr familjen e tij n\u00eb sofr\u00ebn e varf\u00ebr. Sigurisht q\u00eb, shoq\u00ebria edhe n\u00eb antik\u00eb, dhe edhe sot i ka dhe i ka pasur njer\u00ebzit e vet me integritet personal t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb jan\u00eb dal\u00eb e dalin n\u00eb ball\u00eb t\u00eb fortunave. Kundrejt t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb vuajn\u00eb nga kompleksi i inferiotetit dhe parap\u00eblqejn\u00eb q\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb deportojn\u00eb me an\u00eb t\u00eb l\u00ebvdatave dhe lajkave ndaj atyre prej t\u00eb cil\u00ebve varen drejtp\u00ebrdrejt, si n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme shoq\u00ebrore ashtu edhe institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto tipare krahasuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt edhe e definojn\u00eb karakterin individual njer\u00ebzor, nd\u00ebrmjet \u201catyre\u201d q\u00eb zgjedhin t\u00eb haperojn\u00eb p\u00ebrpara pa u p\u00ebrkulur dhe krenar drejt sfidave t\u00eb jet\u00ebs, e cila normalisht se i sprovon p\u00ebrdit\u00eb me shum\u00eb pengesa, por q\u00eb ia dalin vazhdimisht m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt ndaj Zotit dhe njer\u00ebzve t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, dhe t\u00eb \u201catyre\u201d q\u00eb e zgjedhin rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebve nuk u pengon edhe t\u00eb p\u00ebrkulen, t\u00eb servilosen, pa kursyer l\u00ebvdata p\u00ebr shefat dhe padron\u00ebt e tyre, sa her\u00eb q\u00eb kjo t\u2019u k\u00ebrkohet, por q\u00eb n\u00eb fund p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb posht\u00ebruar shpirt\u00ebrisht, sepse kan\u00eb zgjedhur jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe pa gjemba dhe q\u00eb frik\u00ebsohen nga pasiguria financiare dhe nga sprovat dhe sfidat e p\u00ebrditshme jet\u00ebsore, q\u00eb fundja edhe duhet ta forcoj\u00eb karakterin individual t\u00eb nj\u00eb personi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Servilizmi politik\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme normalisht q\u00eb secilit individi i ka ndodhur t\u00eb ballafaqohet me sprova t\u00eb tilla, qoft\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs dhe sidomos n\u00eb politik\u00eb. Prandaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mod\u00eb dhe si duket k\u00ebshtu ka qen\u00eb gjithmon\u00eb q\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit e institucioneve dhe nga ana tjet\u00ebr kryetar\u00ebt e partive politike dhe oligark\u00ebt partiak t\u00eb parap\u00eblqejn\u00eb dhe t\u00eb afrojn\u00eb rreth vetes njer\u00ebz q\u00eb dikur n\u00eb ushtri me p\u00ebrbuzje i quanin \u201cp\u00ebrfitues (grebator\u00eb)\u201d, apo q\u00eb tash i quajm\u00eb \u201cPuthador\u00eb, Sahanl\u00ebpir\u00ebs\u201d dhe \u201c\u00c7antabajt\u00ebs\u201d, sepse kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ta rruga m\u00eb leht\u00eb dhe pa gjemba dhe kthesa t\u00eb rrezikshme n\u00eb rrug\u00ebtimin gjegj\u00ebsisht n\u00eb karrier\u00ebn e tyre politike.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb e p\u00ebrfitojn\u00eb servil\u00ebt me mjeshtri \u201cp\u00ebrfituesi\u201d t\u00eb cil\u00ebve nuk u pengon t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb fytyr\u00ebn, t\u00eb p\u00ebrfolin dhe shpifin p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb rrezikojn\u00eb dhe t\u00eb marrin n\u00eb qaf\u00eb ata q\u00eb ua \u201cturbullojn\u00eb ujin\u201ddhe \u201cprishin gjumin\u201d shefave t\u00eb tyre, dhe duke i lart\u00ebsuar ata n\u00eb piedestalin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, si njer\u00ebz t\u00eb pafituesh\u00ebm dhe t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Servil\u00ebt si t\u00eb till\u00eb jan\u00eb shumic\u00eb si votues individual, ata edhe mund p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb fitojn\u00eb n\u00eb zgjedhje, por fitorja e v\u00ebrtet\u00eb normalisht se do t\u00eb mungoj\u00eb, sepse atyre nuk iu intereson t\u00eb fitoj\u00eb \u201cE mira e p\u00ebrgjithshme\u201d, por vet\u00ebm e \u201cmira personale\u201d, dhe me k\u00ebt\u00eb zgjedhje Ne si shoq\u00ebri dhe komb do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb \u201cHaperojm\u00eb n\u00eb vend\u201d, duke u marr\u00eb me vetveten pra me nj\u00ebri tjetrin individualisht, dhe duke mos pasur aspirata t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshimin n\u00eb rrafshin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00ebse secili individ do ta b\u00ebnte pun\u00ebn e vet me p\u00ebrkushtim dhe ndershm\u00ebri, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb ekzistonte \u201ce keqja\u201d, dhe t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb lumtur me zgjedhjen e \u201crrug\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d. K\u00ebsisoj nuk do t\u00eb mungonin edhe rezultatet dhe mir\u00ebqenja e p\u00ebrgjithshme shoq\u00ebrore, por p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, normalisht se udh\u00ebheq\u00ebsit do t\u2019i p\u00ebrzgjidhnin \u201cushtar\u00ebt e tyre m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, ashtu si\u00e7 trajneri q\u00eb i zgjedh lojtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrur fitore n\u00eb fush\u00ebn sportive.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e duhur doemos se duhet ndryshuar kriter\u00ebt dhe niveli i p\u00ebrgatitjes profisionale t\u00eb pretendent\u00ebve p\u00ebr funkcione publike, sepse servilist\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar me ballafaqimin me sprovat dhe sfidat jet\u00ebsore, por vet\u00ebm me ikjen prej tyre dhe strehimin n\u00ebn \u201chijen e Ombrell\u00ebs s\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb pushtetit\u201d. Konkluzivisht, po k\u00ebta t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt jan\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb nuhasin me koh\u00eb se \u201combrella \u00ebsht\u00eb shpuar dhe nuk i mbron m\u00eb\u201d, dhe t\u00eb par\u00ebt do t\u00eb v\u00ebrsulen me shigjetat e tyre t\u00eb lajkave dhe l\u00ebvdatave p\u00ebr t\u00eb gjetur vend nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt n\u00eb ombrell\u00ebn e pushtetit t\u00eb ri, dhe do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb k\u00ebtij me po aq devotshm\u00ebri dhe servilizim, sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb specializuar dhe t\u00eb paarritsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Servilizmi intelektual<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Servilizmi \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e pash\u00ebrueshme dhe kronike e shqiptar\u00ebve. Pa dashur ta personalizoj analiz\u00ebn e m\u00ebposhtme, servil\u00ebt dallojn\u00eb p\u00ebr nga niveli intelektual. Sa m\u00eb i ngritur t\u00eb jet\u00eb servili, serviliteti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm dhe m\u00eb i sofistikuar (m\u00eb elegant dhe m\u00eb i paduksh\u00ebm nga t\u00eb tjer\u00ebt), kurse sa m\u00eb injorant t\u00eb jet\u00eb servili kalon n\u00eb banalitet dhe b\u00ebhet i dalluesh\u00ebm nga t\u00eb tjer\u00ebt!<\/p>\n\n\n\n<p>Servil\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb partive politike jan\u00eb militant\u00ebt dhe injorant\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebnaqen me gj\u00ebra t\u00eb vogla, mjafton nj\u00eb foto e b\u00ebr\u00eb me liderin partiak p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar sa t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij! Servilizmi i militant\u00ebve dhe injorant\u00ebve morbid nuk \u00ebsht\u00eb aspak i rreziksh\u00ebm, sa \u00ebsht\u00eb servilizmi i intelektual\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb ngritur n\u00eb aspektin arsimor.Servilizimi apo rreshtimi i intelektual\u00ebve n\u00eb an\u00ebn e partive politike \u00ebsht\u00eb duke e d\u00ebmtuar seriozisht t\u00eb ardhm\u00ebn e vendit. Hyrja e intelektual\u00ebve n\u00ebn tutel\u00ebn e partive t\u00eb caktuara politike dhe n\u00ebn komand\u00ebn e lider\u00ebve shtet\u00ebror dhe partiak e b\u00ebn akoma m\u00eb t\u00eb pashpres\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Intelektuali i mir\u00ebfillt nuk q\u00ebndron indiferent ndaj zhvillimeve politike dhe shoq\u00ebrore, por e mban\u00eb an\u00ebn e popullit e jo t\u00eb nj\u00eb partie politike.Nj\u00eb njeri q\u00eb i thot\u00eb vetes intelektual dhe atdhetar q\u00eb sot rrin\u00eb indiferent ndaj zhvillimeve politike n\u00eb vend, le t\u2019i thot\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb vetes, por n\u00eb realitet nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin q\u00eb e pretendon.Merreni me mend \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte sikur t\u00eb t\u00ebrhiqeshin t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebt, siq jan\u00eb strukur nj\u00eb pjes\u00eb e intelektual\u00ebve t\u00eb profilit t\u00eb \u201clart\u00eb\u201d n\u00eb mesin e injorant\u00ebve partiak!<\/p>\n\n\n\n<p>Me siguri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk do t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb fjal\u00eb ndryshime pozitive as p\u00ebr zgjedhje demokratike, as p\u00ebr zhvillim ekonomik dhe mir\u00ebq\u00ebnje qytetare, por do t\u00eb fashiteshim t\u00eb gjith\u00eb deri n\u00eb tjet\u00ebrsim komb\u00ebtar e njer\u00ebzor nga qeverisjet e pap\u00ebrgjegjshme dhe antivlerat e ricikluara nga nj\u00ebra parti n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndoshta, neve q\u00eb jemi aktiv dhe t\u00eb pandalsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrballje me dukurit\u00eb negative dhe prap\u00ebsit\u00eb e koh\u00ebs n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po kalojm\u00eb, intelektual\u00ebt e servilizuar t\u00eb kalibrit t\u00eb \u201clart\u00eb\u201d na konsiderojn\u00eb t\u00eb \u00e7\u2019mendur! U mbet\u00ebt qytetar\u00ebve t\u00eb vendit, q\u00eb ta vler\u00ebsojn\u00eb kontributin e s\u00eb cilit prej nesh, por edhe servilizmin dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebn e intelektual\u00ebve interesgjinj. Paraja mund ta shk\u00ebrdhej\u00eb intelektualitetin e servil\u00ebve, por jo edhe t\u00eb intelektual\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr mision interesin e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb ardhmen e shtetit t\u00eb tyre t\u00eb lir\u00eb dhe demokratik<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrethanat e reja t\u00eb krijuara n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme shqiptare, populli ka nevoj\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr unifikimin e trurit komb\u00ebtar, t\u00eb intelektual\u00ebve, t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb ditur dhe t\u00eb atdhetar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb vendin nga pushtimi i antivlerave, dukurive t\u00eb shumta negative; korrupsioni, krimi i organizuar, prostitucioni politik, nepotizmi, egoizmi dhe imoraliteti njer\u00ebzor p\u00ebr ta shp\u00ebtuar vendin nga zhveshja e vlerave tradicionale, zakoneve popullore dhe identiteti komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundimisht, pa marr\u00eb parasysh epilogun e palakmuesh\u00ebm t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb \u201cintegritet personal\u201d, t\u00eb atyre q\u00eb zgjedhin t\u00eb mos b\u00ebhen hyzmeqar\u00eb, por t\u00eb ecin p\u00ebrpara me forcat e tyre, ata jan\u00eb gjithmon\u00eb fitimtar\u00eb t\u00eb padiskutuesh\u00ebm n\u00eb hap\u00ebrimin e tyre gjegj\u00ebsisht n\u00eb fush\u00ebbetej\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, krenar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb zgjedhur rrug\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vepra t\u00eb mira n\u00eb jet\u00eb, edhe at\u00ebher\u00eb kur kjo u kthehet me t\u00eb keq, sepse jan\u00eb t\u00eb vendosur dhe t\u00eb pal\u00ebkund\u00ebr n\u00eb besimin se rruga e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e shtruar me gj\u00ebmba, por n\u00eb fund shp\u00ebrblehet, mbasi drejt\u00ebsia vonon por nuk harron.  (Koha Javore)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Qani Osmani Servil\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz me karakter t\u00eb ul\u00ebt dhe vlera t\u00eb vogla njer\u00ebzore. Jeta e tyre e zbraz\u00ebt shpirt\u00ebrore dhe dob\u00ebsimi i karekterit normalisht\u00eb q\u00eb ato i largon nga rruga e drejt\u00ebsis\u00eb dhe e ndershm\u00ebris\u00eb, sepse ata n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim nuk hezitojn\u00eb t\u00eb shkelin dhe shkat\u00ebrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paskrupullt fatet individuale dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[122],"class_list":["post-37929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-qani-osmani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37929"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37929\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37932,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37929\/revisions\/37932"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}