{"id":37901,"date":"2024-08-21T10:41:51","date_gmt":"2024-08-21T08:41:51","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37901"},"modified":"2024-08-21T10:45:31","modified_gmt":"2024-08-21T08:45:31","slug":"nje-rast-i-humbur-nje-deshtim-trashanik-historik-permasash-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37901","title":{"rendered":"NJ\u00cb RAST I HUMBUR \u2013 NJ\u00cb D\u00cbSHTIM TRASHANIK HISTORIK, P\u00cbRMASASH KOMB\u00cbTARE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"328\" height=\"397\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/Jozef-Strauss.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/Jozef-Strauss.jpg 328w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/Jozef-Strauss-248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 328px) 100vw, 328px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Jozef Strauss<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb 40-vjetorin e vizit\u00ebs s\u00eb Jozef Strauss, ish-politikanit gjermano-per\u00ebndimor n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb stalinisto-komuniste, Gusht, 1984<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte kulmi i luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb. Themelimi i l\u00ebvizjes s\u00eb puntor\u00ebve polak\u00eb, Solidarnoshq, sh\u00ebrbeu si nj\u00eb shembull p\u00ebr p\u00ebrhapjen e ideve anti-komuniste, p\u00ebr tu ndjekur an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs Lindore\/Qendrore, duke dob\u00ebsuar k\u00ebshtu, seriozisht, regjimet komuniste, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u00e7oi n\u00eb revolucionet e vitit 1989 dhe n\u00eb shembjen e Murit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb tensionesh politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 pik\u00ebrisht n\u00eb Gusht, t\u00eb vitit 1984 \u2013 kur diktatori stalinist i Shqip\u00ebris\u00eb, Enver Hoxha ishte ende i gjall\u00eb \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb politikani gjermano-per\u00ebndimor, Jozef Strauss, kishte vendosur t\u00eb vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb \u2013 duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu i pari udh\u00ebheq\u00ebs i lart\u00eb politik per\u00ebndimor, q\u00eb vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb e vet-izoluar, t\u00eb mbyllur nga bota, sidomos, nga ajo per\u00ebndimore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb kujtohet, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, se gazetat m\u00eb t\u00eb njohura amerikane, si Nju Jork Tajms, Christian Science Monitor, Washington Post, nd\u00ebr t\u00eb tjera, hamendsonin se Jozef Straussi po vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur rrug\u00ebn p\u00ebr vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Gjermanis\u00eb Per\u00ebndimore. &nbsp;Kjo, sepse, Jozef Straussi, para se t\u00eb vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1984, ai kishte b\u00ebr\u00eb disa vizita, si p\u00ebrfaqsues i qeveris\u00eb s\u00eb Bonit, n\u00eb Gjermanin\u00eb lindore komuniste, n\u00eb \u00c7ekosllovaki, n\u00eb Poloni dhe n\u00eb Rumani, si pjes\u00eb e ost-politik\u00ebs gjermane.<\/p>\n\n\n\n<p>Por qeveria e Bonit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i pat hedhur posht ato spekullime n\u00eb media duke shkruar se Straussi gj\u00ebndej n\u00eb Shqip\u00ebri si vizitor privat dhe se nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonte, zyrtarisht, qeverin\u00eb dhe shtetin gjermano-per\u00ebndimor n\u00eb at\u00eb vizit\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Por nga ana tjet\u00ebr, gazetat e asaj kohe njoftonin se gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb, Jozef Straussi ishte takuar me Z\u00ebvend\u00ebs-Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe an\u00ebtarin e Byros\u00eb Politike, Manush Myftiun, duke shtuar k\u00ebshtu shpresat e analist\u00ebve se vizita e zyrtarit t\u00eb lart\u00eb politik i krahut t\u00eb djatht gjerman n\u00eb bastionin stalinist n\u00eb Evrop\u00eb \u2013 ishte di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb vizit\u00eb e rendomt\u00eb prej turisti.&nbsp; Ata e interpretonin at\u00eb vizit\u00eb si ndoshta sh\u00ebnja e par\u00eb e fillimit t\u00eb nj\u00eb ndryshimi t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme izolacioniste t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, cilat do qofshin qen\u00eb synimet e vizit\u00ebs s\u00eb Jozef Straussit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste gushtin e vitit 1984 \u2013 nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb thuhej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, se ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb konsultime edhe me Washingtonin zyrtar \u2013 ajo d\u00ebshtoi keqas, p\u00ebr fatin e sh\u00ebmtuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, sidomos duke marr\u00eb parasysh\u00eb, p\u00ebrfitimet ekonomike dhe politike q\u00eb mund t\u00eb rezultonin prej saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke refuzuar t\u00eb n\u00ebnshkruante nj\u00eb traktat paqeje midis dy vendeve, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund Luft\u00ebs s\u00eb II bot\u00ebrore, regjimi komunist i Shqip\u00ebris\u00eb ishte m\u00eb i interesuar q\u00eb t\u00eb siguronte \u201creparime lufte\u201d nga Gjermania dhe jo n\u00eb marr\u00ebdhnie afatgjata, para se t\u00eb lidhte marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Bonin, megjith\u00ebse ato u rivendos\u00ebn n\u00eb vitin 1987. &nbsp;U humb rasti! Ishte tep\u00ebr von\u00eb p\u00ebr regjimin e vetmuar stalinist t\u00eb bot\u00ebs komuniste, t\u00eb p\u00ebrfitonte nga vizita duke humbur k\u00ebshtu \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb influencuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive, zhvillimin e ngjarjeve n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. &nbsp;Regjimi diktatorial komunist shqiptar ishte m\u00eb i interesuar t\u00eb ruante n\u00eb vazhdim\u00ebsi \u201cpast\u00ebrtin\u00eb\u201d e ideologjis\u00eb staliniste, anti-per\u00ebndimore dhe sidomos frym\u00ebn anti-amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>Vizita e Straussit ishte nj\u00eb katastrof\u00eb. &nbsp;A u kujtohet kur regjimi komunist shqiptar Jozef Straussin e \u00e7oi n\u00eb kalan\u00eb e Gjirokastr\u00ebs p\u00ebr t\u2019i treguar Z. &nbsp;Strauss \u201carritjen e madhe heroike ushtarake\u201d t\u00eb forcave komuniste t\u00eb kapjes s\u00eb nj\u00eb aeroplani amerikan q\u00eb thuhej se kishte shkelur hap\u00ebsir\u00ebn ajrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? Nd\u00ebrsa n\u00eb agjend\u00ebn e vizit\u00ebs s\u00eb Straussit kishin futur edhe nj\u00eb ndales\u00eb t\u00eb tij n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e lindjes s\u00eb \u201cudh\u00ebheqsit t\u00eb lavdish\u00ebm\u201d, anti-perendimor, Enver Hoxh\u00ebs. Merreni me mend!<\/p>\n\n\n\n<p>Rrethanat n\u00eb Evrop\u00eb \u00e7uan, eventualisht, n\u00eb hapjen e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj Per\u00ebndimit, por kjo nuk ishte nj\u00eb prioritet aq me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ta. Ata donin \u201creparimet ekonomike\u201d nga Gjermania q\u00eb t\u00eb nxirrnin ekonomin\u00eb shqiptare nga humnera n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishin hedhur p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli politikash d\u00ebshtuese ekonomike staliniste. Zhvillimet politike t\u00eb ndryshimit t\u00eb madh historik n\u00eb Evrop\u00eb kishin hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pa k\u00ebthes\u00eb &#8212; drejt\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb. Ashtuq\u00eb, n\u00eb vitet para shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, as nuk pyeste kush p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, sepse pritej q\u00eb \u2013 heret ose von\u00eb &#8212; edhe Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste do ta merrte furtuna e ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha anti-komuniste, an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs, q\u00eb pasuan shembjen e Murit t\u00eb Berlinit. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 40-vjetor t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Jozef Straussit n\u00eb Shqip\u00ebri, vazhdoj t\u00eb jem i mendimit se vizita e Jozef Straussit atje, nga pik\u00ebpmaja gjermane, ishte pjes\u00eb e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs\u201dost-politik\u00eb\u201d, hapje drejt\u00eb lindjes, nga ana e Gjermanis\u00eb Perendimore dhe n\u00eb konsultim me aleat\u00ebt. Ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse pashallar\u00ebt e kuq t\u00eb Tiran\u00ebs ishin gati t\u00eb kthenin syt\u00eb nga Per\u00ebndimi demokratik. Por, Shqip\u00ebria staliniste n\u00eb ar\u00eb koh\u00eb, nuk kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira as me vendet komuniste t\u00eb koh\u00ebs, lere m\u00eb me vendet kapitaliste per\u00ebndimore, k\u00ebshtuq\u00eb vizita e Jozef Straussit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1984 ishte destinuar t\u00eb d\u00ebshtone, qellimisht \u2013 me synim e vullnet t\u00eb mbrapsht t\u00eb regjimit diktatorial komunist t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare t\u00eb atyre viteve. A thua nuk e dinin zyrtar\u00ebt komunist\u00eb shqiptar\u00eb se kush ishte Jozef Straussi \u2013 njeriu i cili sh\u00ebndrroi Bavarin\u00eb nga nj\u00eb shtet agrar n\u00eb nj\u00ebrin prej qendrave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha industriale dhe n\u00eb nj\u00eb prej krahinave m\u00eb t\u00eb pasura n\u00eb Gjermani dhe ndoshta n\u00eb bot\u00eb?! Natyrisht e dinin, por nuk d\u00ebshironin t\u00eb p\u00ebrfitonin, sepse me nj\u00eb hapje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndj Perendimit, ata do humbisnin shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, q\u00ebllimi i Tiran\u00ebs zyrtare komuniste q\u00eb lejoi vizit\u00ebn e Straussit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk ishte asgj\u00eb tjet\u00ebr dhe nuk kishte asnj\u00eb q\u00ebllim vullnet mir\u00eb nga regjimi komunist i Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7se ta p\u00ebrdorte at\u00eb vizit\u00eb si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mjelur taksapaguesit gjerman\u00eb, duke k\u00ebrkuar shuma absurde riparimesh t\u00eb luft\u00ebs. Straussi dhe gjerman\u00ebt e kuptuan mir\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe vizita e tij d\u00ebshtoi, vet\u00ebm e vet\u00ebm, sepse regjimi komunist n\u00eb Shqip\u00ebri nuk deshi q\u00eb ajo vizit\u00eb t\u00eb \u00e7onte p\u00ebrpara lidhjet midis dy vendeve, as drejt\u00eb hapjes ndaj Perendimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Si rrjedhim,duhet t\u00eb konstatojm\u00eb se, at\u00ebher\u00eb dhe sot, ajo vizit\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se nj\u00eb rast i humbur, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb para tij &#8212; dhe nj\u00eb gabim trashanik historik permasash komb\u00ebtare q\u00eb nuk mund t\u2019i falet regjimit komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme as apologjet\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb atij regjimi, disa prej t\u00eb cil\u00ebve ende mund t\u00eb gjejn\u00eb arsye t\u00eb justifikojn\u00eb trajtimin absurd komunist t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Jozef Straussit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1984. &nbsp;Jozef Straussi erdhi e pa Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ndihmuar t\u00eb hapej drejt\u00eb Perendimit \u2013 por Shqip\u00ebria, humbi shum\u00eb dhe nuk p\u00ebrfitoi asgj\u00eb nga ajo vizit\u00eb. Ky nuk ishte faji i Straussit, por i pashallar\u00ebve t\u00eb kuq t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt donin q\u00eb me parat e taksapaguesve gjerman\u00eb, t\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb shp\u00ebtonin ekonomin\u00eb e shkat\u00ebrruar t\u00eb vendit dhe t\u00eb ruanin sistemin e tyre kriminal komunist \u2013 t\u00eb bindur \u201cn\u00eb forcat e veta\u201d dhe n\u00eb \u201crrug\u00ebn revolucionare\u201d t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb socializmit dhe t\u00eb idealeve komuniste. &nbsp;Nuk ka se si t\u00eb ishte ndryshe p\u00ebrfundimi i vizit\u00ebs s\u00eb Jozef Straussit n\u00eb Shqip\u00ebri 40-vjet m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb gjerman, t\u00eb cilin Enver Hoxha e kishte cil\u00ebsuar si \u201cp\u00ebrkrah\u00ebsin m\u00eb t\u00eb vendosur t\u00eb nazizmit hitlerian e nj\u00eb nga militarist\u00ebt m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr gjerman\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnieve aktuale por edhe mar\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb t\u00eb ardhmen, midis Kombit shqiptar dhe atij gjerman, kjo vizit\u00eb e 40-vjetve m\u00eb par\u00eb e Jozef Straussit \u2013duhet t\u00eb kujtohet sot p\u00ebr meritat historike q\u00eb ka dhe p\u00ebr ato q\u00eb mund t\u00eb ishin. &nbsp;P\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tija personale vullnet mira dhe d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb vendit t\u00eb tij &#8212; Gjermanis\u00eb &#8212; q\u00eb t\u00eb ndihmonin Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kombin shqiptar\u2013 n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej periudhave m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb saj\u00eb politike dhe ekonomike \u2013 me synimin q\u00eb t\u00eb dilte nga vet-izolimi, t\u00eb fillonte hapjen drejt\u00eb Perendimit dhe distancimit t\u00eb Kombit shqiptar nga ideologjia diktatoriale shtypse sllavo-aziatike, gjys\u00ebm shekullore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jozef Strauss N\u00eb 40-vjetorin e vizit\u00ebs s\u00eb Jozef Strauss, ish-politikanit gjermano-per\u00ebndimor n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb stalinisto-komuniste, Gusht, 1984 Nga Frank Shkreli Ishte kulmi i luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb. Themelimi i l\u00ebvizjes s\u00eb puntor\u00ebve polak\u00eb, Solidarnoshq, sh\u00ebrbeu si nj\u00eb shembull p\u00ebr p\u00ebrhapjen e ideve anti-komuniste, p\u00ebr tu ndjekur an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs Lindore\/Qendrore, duke dob\u00ebsuar k\u00ebshtu, seriozisht, regjimet komuniste, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37904,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-37901","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37901"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37901\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37905,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37901\/revisions\/37905"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37904"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}