{"id":37870,"date":"2024-08-10T16:44:00","date_gmt":"2024-08-10T14:44:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37870"},"modified":"2024-08-10T15:46:24","modified_gmt":"2024-08-10T13:46:24","slug":"muhammed-yunus-kreu-i-ri-i-qeverise-se-perkohshme-te-bangladeshit-dhe-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37870","title":{"rendered":"MUHAMMED YUNUS KREU I RI I QEVERIS\u00cb S\u00cb P\u00cbRKOHSHME T\u00cb BANGLADESHIT DHE SHQIPTAR\u00cbT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"535\" height=\"357\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/Mohammed-Yunus.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/Mohammed-Yunus.jpg 535w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/Mohammed-Yunus-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 535px) 100vw, 535px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>\u201cBankieri i t\u00eb varf\u00ebrve\u201d, Profesor Mohammed Yunus, laureat i \u00e7mimit Nobel t\u00eb Paqes p\u00ebr vitin 2006, duke folur n\u00eb dark\u00ebn gala t\u00eb organizuar nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan, pasi iu dor\u00ebzua \u201c\u00c7mimi p\u00ebr Arritje Jet\u00ebsore\u201d, me 17 shtator, 2013 n\u00eb Nju Jork<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli*<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/frankshkreli-2-2-1-2-1-1ffffffffffffff.jpg\"><\/a>Mediat bot\u00ebrore njoftojn\u00eb se Profesori Mohammed Yunus, laureat i \u00e7mimit Nobel t\u00eb Paq\u00ebs p\u00ebr vitin 2006, arrijti n\u00eb Bangladesh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin si udh\u00ebheq\u00ebs i p\u00ebrkohsh\u00ebm i atij vendi.&nbsp; Z. Yunus, n\u00eb mosh\u00ebn 84-vje\u00e7are, arrijti n\u00eb vendin e tij, vet\u00ebm disa dit\u00eb pasi Kryeministrja Sheikh Hasina \u2013 gruaja q\u00eb ka qeverisur Bangladeshin me nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb hekurt autoritare p\u00ebr 15 vjet \u2013 u detyrua t\u00eb hiqte dor\u00eb nga detyra e saj dhe t\u00eb largohej nga vendi pas prtoestave m\u00eb m\u00ebdha popullore q\u00eb k\u00ebrkonin largimin e saj. &nbsp;Ajo u detyrua t\u00eb jepte dor\u00ebheqje nga detyra e Kryeministres pas protestave t\u00eb forta kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb saj. Protestat shpesh t\u00eb dhunshme, t\u00eb udh\u00ebhequra nga student\u00ebt \u2013 prej t\u00eb cilave mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb qindra protestues &#8212; u ashp\u00ebrsuan, p\u00ebr fat t\u00eb keq, dita dit\u00ebs p\u00ebrball refuzimit t\u00eb Kryeministres Hasina t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb prej k\u00ebrkesave kryesore t\u00eb protestave t\u00eb udh\u00ebhequra nga student\u00ebt ishte q\u00eb Profesori Yunus, fitues i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paqe (2006) t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme \u2013 me shpres\u00ebn se i ashtuquajturi \u201cbankieri i t\u00eb varf\u00ebrve\u201d, do t\u00eb rivendos demokracin\u00eb n\u00eb Bangladesh pas disa viteve t\u00eb nj\u00eb regjimi autokrat n\u00eb at\u00eb vend.&nbsp; Sipas lajmeve n\u00eb mediat bot\u00ebrore, vendimi p\u00ebr t\u00eb emruar Profesorin Yunus n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pas nj\u00eb takimi konsultimesh midis Presidentit t\u00eb vendit, Mohammad Shahabuddin, udh\u00ebheqsve ushtarak\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb student\u00ebve protestues kund\u00ebr regjimit t\u00eb kryeministres s\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb mbi zhvillimet e fundit dramatike politike n\u00eb vendin e tij, Profesori Yunus p\u00ebrsh\u00ebndeti \u201cStudent\u00ebt trima t\u00eb cil\u00ebt dol\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur Dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Fitores\u201d, dhe fal\u00ebnderoi \u201cpopullin q\u00eb i dha atyre mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb\u201d. \u201cLe ta p\u00ebrdorim\u201d, shtoi ai, \u201cfitoren ton\u00eb t\u00eb re\u201d nd\u00ebrsa u b\u00ebri thirrje t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb \u201cp\u00ebrmbahen nga \u00e7do lloj dhune\u201d. &nbsp;Ai ftoi t\u00eb gjitha partit\u00eb politike por dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk merren me politik\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qet\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb historin\u00eb e vendit t\u00eb tij. \u201cKy \u00ebsht\u00eb vendi yn\u00eb i bukur, q\u00eb ofron shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shk\u00eblqyeshme. Ne duhet ta mbrojm\u00eb dhe ta bejm\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne dhe p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera udh\u00ebheqsi i em\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb qeverisur p\u00ebrkohsisht vendin dhe p\u00ebr t\u00eb organizuar zgjedhje te reja.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesorit Yunus, i njohur an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs si \u201cBankieri i t\u00eb varf\u00ebrve\u201d, iu dha \u00c7mimi Nobel p\u00ebr Paqe n\u00eb vitin 2006, pik\u00ebrisht, p\u00ebr ndihm\u00ebn &#8212; q\u00eb nep\u00ebrmjet bank\u00ebs s\u00eb tij Grameen Bank, t\u00eb cil\u00ebn ai e themeloi n\u00eb vitin 1983 &#8212; u jepte miliona njer\u00ebzve mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb dilnin nga varf\u00ebria, e t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrdornin bankat e zakonta p\u00ebr marrje kredish\u00eb. &nbsp;Ishte, pik\u00ebrisht, ky program mikro-financimesh, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr femrat, q\u00eb frym\u00ebzoi projekte t\u00eb ndryshme mikrofinancimesh n\u00eb dyzina vendesh n\u00eb bot\u00eb \u2013- e q\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen dhe eventualisht edhe mb\u00ebshtetje nga shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs bot\u00ebror\u00eb, gjat\u00eb viteve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rregull, mund t\u00eb thot\u00eb dikush, por \u00e7far\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me shqiptar\u00ebt ky bankier i t\u00eb varf\u00ebrve, fitues i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr paqe, me origjin\u00eb nga Bangladeshi? &nbsp;Ishte Janari i vitit 2013. Profesori Yunus, si fitues i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr paqe, fal\u00eb ideve t\u00eb tija t\u00eb kredive mikro p\u00ebr shtresat e varf\u00ebra t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, konsiderohej si nj\u00eb prej 100-personaliteteve m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb vitin 2011, qeveria shqiptare i kishte b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb atij t\u00eb vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nga af\u00ebr se si po zbatohej n\u00eb praktik\u00eb teoria e tij e ndihm\u00ebs teknike p\u00ebr hapjen e bizneseve shoq\u00ebrore p\u00ebr shtresat m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb atij vendi.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk di, pasi nuk e kam ndjekur zbatimin e k\u00ebtij programi gjat\u00eb viteve n\u00eb Shqip\u00ebri, por m\u00eb kujtohet se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb krye me organizat\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr nja dy dekada n\u00eb Washington \u2013 K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) &#8212; e mb\u00ebshteti iden\u00eb e projekteve n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mikrofinancimeve t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb themeluar nga Profesor Yunus. Mos gabofsha, sikur kjo nism\u00eb ka filluar t\u00eb zbatohej n\u00eb prill t\u00eb vitit t\u00eb vitit 2011-12, kur, aktualisht, nis\u00ebn t\u00eb mb\u00ebshteteshin dhe t\u00eb hapeshin t\u00eb ashtuquajturat bizneset e para sociale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb inkurajuar vazhdimin e k\u00ebtij programi n\u00eb Shqip\u00ebri, por jo vet\u00ebm, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) kishte vendosur t\u00eb ftoj\u00eb Profesorin Yunus q\u00eb t\u00eb takohej me p\u00ebrfaqsuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan, duke i akorduar atij, \u201c\u00c7mimin P\u00ebr Arritje Jet\u00ebsore\u201d, n\u00eb dark\u00ebn vjetore gala, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2013. Ashtu si\u00e7 ishte tradit\u00eb \u00e7do vit, NAAC kishte ftuar n\u00eb at\u00eb dark\u00eb udh\u00ebheqsit politik\u00eb nga t\u00eb gjitha trevat shqiptare, t\u00eb ardhur n\u00eb Nju York p\u00ebr mbledhjen vjetore t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara.&nbsp; Mor\u00ebn pjes\u00eb Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, Kryeministri i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, Kryetari i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, Z\u00ebvend\u00ebs kryeministri i Maqedonis\u00eb, Musa Xhaferi, kryebashkiakja e Tetov\u00ebs, Teuta Arifi dhe kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Preshev\u00ebs, Ragmi Mustafa, mnd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00eb nat\u00eb, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan nderoi me \u00e7mime Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Sekretarin Amerikan t\u00eb Shtetit, Philip Reeker dhe nobelistin e paq\u00ebs, Muhammad Yunus, si persona q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb favor t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb ndodhen. &nbsp;Me at\u00eb rast, Mohammed Yunus, foli para qindra shqiptaro-amerikan\u00ebve duke shpjeguar programin e tij bankar nep\u00ebrmjet shembujve konkret\u00eb se si funksionon programi i tij p\u00ebr kredi t\u00eb vogla, p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit. &nbsp;Profesori Yunus para audienc\u00ebs n\u00eb dark\u00ebn e NAAC-ut qe shprehur optimist p\u00ebr interesimin \u2013 sidomos nga t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj biznesi shoq\u00ebror duke shtuar se, fillimisht kishte v\u00ebrejtur nj\u00eb entuiziaz\u00ebm shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk mund t\u00eb vler\u00ebsoj programin dhe projektet e zhvilluara n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb viteve nga Banka e Profesorit Yunus Mohammad &#8212; pasi si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb, nuk e kam ndjekur &#8212; por e dij se ai vet ishte shum\u00eb i interesuar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nd\u00ebrsa komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb krye me organizat\u00ebn K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) ishte serioz n\u00eb mb\u00ebshtetjen e projekteve mikrofinanciare t\u00eb tij q\u00eb ai kishte n\u00eb plan p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq, kjo ishte lidhja e udh\u00ebheqsit t\u00eb ri t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Bangladeshit me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt \u2013 nep\u00ebrmjet komunitetit shqiptaro-amerikan,&nbsp; kryesuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC). \u00cbsht\u00eb gjithashtu e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet n\u00ebse em\u00ebrimi tij n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Bangadeshit \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb ose jo p\u00ebr t\u00eb personalisht dhe p\u00ebr vendin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb politike. \u00c7mimi Nobel p\u00ebr Paqe q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dhen\u00eb atij p\u00ebr pun\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e mikrofinanc\u00ebs, nuk besoj se i garanton atij ose vendit t\u00eb tij sukses n\u00eb fush\u00ebn politike.&nbsp; Por ajo q\u00eb un\u00eb besoj \u00ebsht\u00eb se edhe n\u00eb nj\u00eb vend, megjith\u00eb problemet e m\u00ebdha politike, korrupsionit dhe varf\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe me t\u00eb cilat p\u00ebrballet nj\u00eb shtet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Bangladeshi \u2013 gjithmon\u00eb ka mund\u00ebsi dhe shpres\u00eb p\u00ebr ndryshime pozitive. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb protestuesit bangadeshas, t\u00eb udh\u00ebhequr nga student\u00ebt, nep\u00ebrmjet protestash k\u00ebrkuan kthimin n\u00eb atdhe t\u00eb Profesor Yunus Mohammed n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimet e nevojshme politike dhe ekonomike, nep\u00ebrmjet zgjedhjeve t\u00eb lira dhe drejta.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli* &#8211;*Autori ka sh\u00ebrbyer si Drejtor Ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cBankieri i t\u00eb varf\u00ebrve\u201d, Profesor Mohammed Yunus, laureat i \u00e7mimit Nobel t\u00eb Paqes p\u00ebr vitin 2006, duke folur n\u00eb dark\u00ebn gala t\u00eb organizuar nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan, pasi iu dor\u00ebzua \u201c\u00c7mimi p\u00ebr Arritje Jet\u00ebsore\u201d, me 17 shtator, 2013 n\u00eb Nju Jork Nga Frank Shkreli* &nbsp;Mediat bot\u00ebrore njoftojn\u00eb se Profesori Mohammed Yunus, laureat i \u00e7mimit Nobel [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37873,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-37870","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37870"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37870\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37876,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37870\/revisions\/37876"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}