N\u00eb p\u00ebrvjetorin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Mjed\u00ebs, 1 Gusht, 1937 \u00a0<\/em><\/p>\n\n\n\n
Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n
Dom Ndr\u00e9 Mjedja, prifti katolik jezuit, teolog, shkrimtar, gjuh\u00ebtar, deputet i Parlamentit shqiptar dhe poeti lirik i shquar Kombit shqiptar, ka nd\u00ebrruar jet\u0451 si sot, m\u00eb 1 gusht 1937.<\/p>\n\n\n\n
Injac Zamputi, (Shkod\u00ebr 1910 – Tivoli, Itali 1998) shkrimtar, historian, studiues, eseist, p\u00ebrkthyes dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori i vjet\u00ebr i Dom Ndre Mjed\u00ebs, ka sh\u00ebnuar n\u00eb kujtimet e tija se Mjeda \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si m\u00ebsues n\u00eb Kolegj\u00ebn Saveriane t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb qershorin e vitit 1933, kur ai (Zamputti) ishte sekretar i Kolegj\u00ebs Saveriane. Zamputi ka kujtuar n\u00eb shkrimet e tija nj\u00eb d\u00ebshmi interesante se si Profesori Dom Ndre Mjeda interesohej, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e dalluar, t\u00eb cil\u00ebt kishin shfaqur shk\u00ebndija t\u00eb talentit poetik, por jo vet\u00ebm, gjat\u00eb shkollimit t\u00eb tyre. Nj\u00eb prej k\u00ebtyre nx\u00ebn\u00ebsve ka qen\u00eb Mons Dr. Zef Oroshi (1912-1989), mik dhe ish-udh\u00ebheq\u00ebs i komunitetit katolik shqiptaro-amerikan, i nderuar dhe i respektuar nga mbar\u00eb komuniteti shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, pa dallim feje a krahine.<\/p>\n\n\n\n
Monsinjor Zef Oroshi fliste shpesh, me mir\u00ebnjohje dhe me respekt t\u00eb madh, p\u00ebr m\u00ebsuesit e tij, sidmos p\u00ebr Dom Ndre Mjed\u00ebn por edhe p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn. Shpesh edhe shkruante mbi kujtimet e tija p\u00ebr ta n\u00eb gazetat dhe revistat e diaspor\u00ebs anti-komuniste shqiptare t\u00eb asaj kohe n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb nj\u00eb shkrim p\u00ebrkujtimor botuar n\u00eb revist\u00ebn Jeta Katolike Shqiptare, (tetor-dhjetor, 1977), organ i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, Drejtor P\u00ebrgjegj\u00ebs i t\u00eb cil\u00ebs ishte ai vet, Dr. Zef Oroshi ka kujtuar m\u00ebsuesin e tij Dom Ndre Mjed\u00ebn, me rastin e 40-vjetorit t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim. Duke shkruar p\u00ebr talentet e ndre Mjed\u00ebs, Dom Zef Oroshi ka shkruar se mendjeholl\u00ebsia e Mjed\u00ebs s\u00eb ri i ka shtyr\u00eb t\u00eb par\u00ebt e (urdh\u00ebrit jezuit) q\u00eb ta d\u00ebrgonin at\u00eb t\u00eb studionte n\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Evrop\u00ebs, si n\u00eb Austri, Itali, Gjermani, Franc\u00eb e Poloni, ku p\u00ebrve\u00e7 se kreu studimet e larta p\u00ebr filozofi e teologji me, \u201csuma cum laude\u201d, Ndre Mjeda, \u201cpasuroi mendjen e squet t\u00eb tij me gjuh\u00ebt dhe me let\u00ebrsit\u00eb e k\u00ebtyne vendeve, por edhe njohuri mbi klasik\u00ebt, q\u00eb ai aq fort i dashuronte\u201d, ka shkruar Mons Zef Oroshi, p\u00ebr ish-m\u00ebsuesin e tij, Dom Ndre Mjed\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n\n\n\n
Megjith\u00ebse, nd\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb mirat mendore e jet\u00ebsore q\u00eb i ofronte atij bota per\u00ebndimore e qytet\u00ebruar dhe e lir\u00eb, Mjeda: \u201cKurr\u00eb nuk harroi vendin e vet, Shqip\u00ebrin\u00eb. Asaj i k\u00ebndoi, me plot afshin e zemr\u00ebs me poezit\u00eb e rinis\u00eb s\u00eb vet, botuar n\u00eb \u201cJuvenilia\u201d, \u201csende rinie\u201d \u2013 kur Atdheu gj\u00ebndej ende n\u00ebn thundr\u00ebn e aziatik\u00ebve\u201d, ka v\u00ebrejtur Dr Zef Oroshi n\u00eb shkrimin e tij n\u00eb vitin 1977, me rastin e 40-vjetorit t\u00eb kalimit n\u00eb amshim s\u00eb Dom Ndre Mjed\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n\n\n\n
Kur \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, vazhdon kujtimet e tija, Dom Zef Oroshi, Ndre Mjeda ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00eb dhe let\u00ebrsi shqipe n\u00eb kolegjin e famsh\u00ebm Saverjane t\u00eb Shkodr\u00ebs. Si meshtar ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb disa famulli t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb mbi-Shkodr\u00ebs, duke p\u00ebrfunduar n\u00eb Kuk\u00ebl. Ndre Mjeda ishte themeluesi i Shoq\u00ebris\u00eb Letrare \u201cAgimi\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Kongresin e Manastirit ka luajtur nj\u00eb rol ky\u00e7, nd\u00ebrsa ishte nd\u00ebr krongresist\u00eb m\u00eb aktiv\u00eb, ka shkruar Dr Zef Oroshi. \u201cPor \u00e7ka e ban emnin e Ndre Mjed\u00ebs t\u00eb pavdeksh\u00ebm\u201d, n\u00ebnvijon Dr, Zef Oroshi, \u201cAsht\u00eb pena e tij si poet, mjesht\u00ebr klasik i vjersh\u00ebrimit shqip, si prozator dhe sidomos si gramatolog, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb thell\u00ebt q\u00eb ka pasur Shqip\u00ebria p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb. Studimet dhe hulumtimet e tija n\u00eb \u00e7\u00ebshtje gramatikore t\u00eb shqipes kan\u00eb qen\u00eb vendimtare\u201d, thekson nd\u00ebr t\u00eb tjera, Dom Zefi, duke cekur veprimtarin\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb letrare t\u00eb Dom Mjed\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebrve\u00e7se shkrimtar dhe poet mjesht\u00ebr, Dr. Zef Oroshi e cil\u00ebson ish-m\u00ebsuesin e tij Ndre Mjed\u00ebn edhe si, \u201cudh\u00ebheq\u00ebsin e paharruar t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmendur, \u2018Kolegja Saverjane\u2019, drejtuar nga Jezuit\u00ebt e Shkodr\u00ebs  por duke e cil\u00ebsuar Mjed\u00ebn edhe si nj\u00ebrin prej Rilindasve m\u00eb t\u00eb flak\u00ebt dhe m\u00eb t\u00eb hershmit e Kombit Shqiptar. Qe zgjedh\u00eb edhe deputet i Shkodr\u00ebs, pothuajse kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tij\u201d, ka shkruar Dr. Oroshi.<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n\n\n\n
Dom Zefi sh\u00ebnon n\u00eb artikullin e tij \u2013 nj\u00eb fakt interesant nga veprimtaria e Mjed\u00ebs, q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb as me gjuh\u00ebn, as me let\u00ebrsin\u00eb, nd\u00ebrsa shkruan se: \u201cP\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hov bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebrparimtare, Dom Ndre Mjeda qe i pari q\u00eb solli plorin e \u00e7elikt n\u00eb Shqip\u00ebni\u201d.<\/p>\n\n\n\n
Dom Zef Oroshi vazhdon rr\u00ebfimin e tij p\u00ebr Dom Ndre Mjed\u00ebn  duke shtuar se Mjed\u00ebs i ka takuar t\u00eb jetonte gjat\u00eb n\u00eb dhena t\u00eb huaja dhe zemra i shkrumbohej p\u00ebr Atdheun e larg\u00ebt e t\u00eb rob\u00ebruar. Mallin p\u00ebr Atdhe ai e skaliti, qysh i ri n\u00eb \u201cJuvenilia\u201d, duke filluar me, \u201cVaji i Bylbylit\u201d, botuar q\u00eb n\u00eb vitin 1887 dhe me \u201cAndrra e Jet\u00ebs\u201d, ku ai k\u00ebndon jet\u00ebn e fshatarit e t\u00eb mal\u00ebsorit shqiptar, ka shkruar Dr. Zef Oroshi, p\u00ebr veprat e m\u00ebsuesit t\u00eb tij. Duke vazhduar se me sonetat klasik\u00eb, \u201cLissus\u201d dhe \u201cScodra\u201d (Lezha e Shkodra) ku, p\u00ebrmes historis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb t\u00eb ktyre dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme, \u201clumnit\u00eb historike dhe legjendat e paraardh\u00ebsve ilir\u00eb, me mbret\u00ebrit, Bardhylin e Agronin dhe me mbret\u00ebresh\u00ebn Teuta.\u201d<\/p>\n\n\n\n
Monsinjor Dr Zef Oroshi vler\u00ebson, n\u00eb artikullin e tij t\u00eb botuar n\u00eb revisten Jeta Katolike Shqiptare n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1977, me rastin e 40-vjetorit t\u00eb kalimit n\u00eb amshim t\u00eb poetit, se, me k\u00ebto vepra, megjith\u00ebse t\u00eb shkurta, Mjeda nalt\u00ebsohet si poeti m\u00eb klasik nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt shqiptar\u00eb\u2026por megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, ai Nan\u00ebn Shqipni e ka gjithmon\u00eb para sysh, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb drejtuar rinin\u00eb e asaj kohe, kah, \u201cudha e atdhedashunis\u00eb s\u00eb \u00e7ilt\u00ebrt, si\u00e7 kan\u00eb veprue gjithmon\u00eb, p\u00ebr vendin e tyre, njer\u00ebzit e m\u00ebdhej\u201d, ka shkruar Dom Oroshi.<\/p>\n\n\n\n
Dom Zef Oroshi \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb vazhdim, se e ndjen veten t\u00eb nderuar dhe t\u00eb privilegjuar q\u00eb ka pas\u00eb p\u00ebr m\u00ebsues, k\u00ebt\u00eb mjesht\u00ebr z\u00ebmadh t\u00eb gjuh\u00ebs son\u00eb, si dhe p\u00ebr ndikimin e tij, p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj Gjuh\u00ebs Shqipe.  \u201cDom Ndre Mjeda ishte personalitet i p\u00ebrsosur n\u00eb ndenje e sjellje. N\u00eb klas\u00ebn e tij mund t\u00eb ndihej miza tue fluturue. Kur na lexonte ndonji pjes\u00eb artistike klasike ose bashkohore, sidomos poezi me art t\u00eb lart\u00eb, skuqej n\u00eb fytyr\u00eb, aq fort e ndjente shijen e artit\u2026Megjith\u00ebse nuk ishte i idh\u00ebt me kurrk\u00ebnd, pak ose aspak i qeshej fytyra e tij e gjan\u00eb me musteqe t\u00eb trasha e t\u00eb dendura, e kryetullac, trup i lidhur me nalt\u00ebsi mesatare. Ishte kritik i pam\u00ebshirsh\u00ebm n\u00eb pik\u00ebpamjen e artit t\u00eb shkrimit, por gjithmon\u00eb me dinjitet e arsye, pa p\u00ebrulur k\u00ebnd, kurr\u00eb.\u201d thrkson Oroshi n\u00eb shkrimin e tij n\u00eb kujtim t\u00eb m\u00ebsuesit t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n
Dom Zef Oroshi e ka mbyllur shkrimin n\u00eb kujtim t\u00eb m\u00ebsuesit t\u00eb tij t\u00eb nderuar duke hedhur hipotez\u00ebn se para se t\u00eb vdiste, p\u00ebrflitej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, se Dom Ndre Mjeda, i ndikuar nga shkrimtari latin Virgjili, mund t\u00eb ket\u00eb djegur dor\u00ebshkrimet e tija t\u00eb shumta.<\/p>\n\n\n\n
\u201cNdon\u00ebse pushon n\u00eb amshim, ai gjithnj\u00eb flet.\u201d  (Defunctus Adhuc Loquitur\u201d.<\/p>\n\n\n\n
Dom Zef Oroshi kujton se Dom Ndre Mjeda nd\u00ebrroi jet\u00eb papritmas n\u00eb gushtin e ver\u00ebs s\u00eb viti 1937. N\u00eb varrimin e tij, radh\u00ebt e gjata t\u00eb student\u00ebve t\u00eb tij shkodran\u00eb dhe mbar\u00eb qyteti i Shkodr\u00ebs soll[n n\u00eb supet e krah\u00ebve t\u00eb tyre arkivolin e tij neper t\u00eb gjitha rrug\u00ebt kryesore t\u00eb qytetit, para se t\u00eb vendosej n\u00eb pushimin e fundit, n\u00eb Aramaj. \u201cMjeda vdiq, por shkolla e tij mbetet e pavdekshme\u201d, ka p\u00ebrfunduar kujtimin e tij Monsinjor Dr. Dom Zef Oroshi n\u00eb artikullin e revist\u00ebs — Jeta Katolike Shqiptare, (tetor-dhjetor, 1977), organ i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane \u2013 kushtuar Dom Ndre Mjed\u00ebs, m\u00ebsuesit t\u00eb tij t\u00eb paharruesh\u00ebm teologut, shkrimtarit, gjuh\u00ebtarit, deputetit e poetit shqiptar, q\u00eb ka nd\u00ebrruar jet\u0451 si sot, m\u00eb 1 gusht 1937.<\/p>\n\n\n\n
Frank Shkreli <\/p>\n\n\n\n
—————————————————————————<\/p>\n\n\n\n
Ndre Mjeda<\/p>\n\n\n\n
Liria<\/p>\n\n\n\n
O shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n’ato maja;
mbi bjesh’ t’thepisuna e n’ograja,
ku del gurra e gj\u00ebmon p\u00ebrmallsh\u00ebm kroni?
A keni ndie ndikund, kah fluturoni
nd\u00ebr shkrepa, me ushtue kang\u00ebn e saj?
A keni ndie nji kang\u00eb t\u00eb patravaj\u00eb?
O shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni!
“Lirim, lirim!” — b\u00ebrtet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dh\u00e9 q\u00eb na shkel kamba,
a ve\u00e7 t’mjerin e mblon anemban’ robnia?
Flutro shqipe, flutro kah \u00e7elet lama,
sielliu maleve p\u00ebrreth q\u00eb ka Shqipnia,
e v\u00ebshtroje ku i del lirimit ama.
Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash q\u00eb mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim m\u00ebnia.
E kqyre: Nd\u00ebr male po p\u00ebrhapet shk\u00ebndija
e lirimit t’Atdheut; fshehtas sh\u00ebtiti
kasoll’ p\u00ebr kasoll’ rreth buneve e soditi
frym\u00eb t\u00eb re tue zbrazun p\u00ebr gjithkah, hija
<\/p>\n\n\n\n
e Skanderbegut. Q\u00eb nd\u00ebr djepa rritin
nanat e Hotit djelm\u00ebnin’ ushtore
e idhnim n’armikun n\u00ebp\u00ebr gji iu qitin.
E nalt, nd\u00ebr maja, bukuri mbretnore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
N\u00eb p\u00ebrvjetorin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Mjed\u00ebs, 1 Gusht, 1937 \u00a0 Nga Frank Shkreli Dom Ndr\u00e9 Mjedja, prifti katolik jezuit, teolog, shkrimtar, gjuh\u00ebtar, deputet i Parlamentit shqiptar dhe poeti lirik i shquar Kombit shqiptar, ka nd\u00ebrruar jet\u0451 si sot, m\u00eb 1 gusht 1937. Injac Zamputi, (Shkod\u00ebr 1910 – Tivoli, Itali 1998) shkrimtar, historian, studiues, […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5127,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-37855","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37855"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37855\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37858,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37855\/revisions\/37858"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}