{"id":37721,"date":"2024-07-20T11:32:02","date_gmt":"2024-07-20T09:32:02","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37721"},"modified":"2024-07-20T11:32:50","modified_gmt":"2024-07-20T09:32:50","slug":"dy-te-medheje-per-nje-te-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37721","title":{"rendered":"DY T\u00cb M\u00cbDHEJ\u00cb P\u00cbR NJ\u00cb T\u00cb MADH"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"160\" height=\"230\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/dritero-agolli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Agolli e Koliqi p\u00ebr Azem Shkrelin<\/p>\n\n\n\n<p><em>P\u00ebrzgjodhi Frank Shkreli<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Azem Shkrel\u00ed lindi m\u00eb 1938 n\u00eb Rugov\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb vendlindje, nd\u00ebrsa n\u00eb Prishtin\u00eb ai vazhdoi shkoll\u00ebn e mesme p\u00ebr t\u00eb vazhduar fakultetin Filozofik, deg\u00ebn e gjuh\u00ebs dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. P\u00ebr shum\u00eb vjet ai ka qen\u00eb kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, drejtor i Teatrit Krahinor n\u00eb Prishtin\u00eb dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka botuar k\u00ebto vepra n\u00eb poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrug\u00ebve (1963), E di nj\u00eb fial\u00eb prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pag\u00ebzimi i fjal\u00ebs (1981), Nata e papagajve (1990), Lirik\u00eb me shi (1994), Zogj dhe gur\u00eb (1997). N\u00eb proz\u00eb: Karvani i bardh\u00eb (1961), Syt\u00eb e Ev\u00ebs (1975), Muri p\u00ebrfundi shqipes Shtat\u00eb nga ata, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezit\u00eb e tij jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja. &nbsp;N\u00eb fund t\u00eb viteve 1950, do t\u00eb shfaqet brezi i \u201ct\u00eb n\u00ebnt\u00ebve\u201d i prir\u00eb nga Azem Shkreli, i cili vendosi kulme poetike n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, \u00ebsht\u00eb shprehur, shkrimtari Ali Aliu.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cAzem Shkreli ishte nga shkrimtar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb njoha nga af\u00ebr. Nga ai kisha lexuar poezi dhe kisha d\u00ebgjuar t\u00eb m\u00eb tregonte ndonj\u00ebri, se jeton n\u00eb Prishtin\u00eb nj\u00eb poet me emrin Azem Shkreli, se ka nj\u00eb pamje t\u00eb till\u00eb dhe se flet k\u00ebshtu apo ashtu dhe kaq. Por kur shkova p\u00ebr her\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e 1972-s\u00eb p\u00ebr Dit\u00ebt e Poezis\u00eb q\u00eb organizoheshin n\u00eb Gjakov\u00eb e takova edhe Azemin mes grupit t\u00eb shquar t\u00eb poet\u00ebve t\u00eb asaj ane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillim m\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje l\u00ebvizjet e tij t\u00eb p\u00ebrhershme si veriu. Ai ulej pak n\u00eb tryez\u00eb dhe papritur ngrihej, shkonte t\u00eb takonte ndonj\u00ebrin, kthehej p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar pak\u00ebz n\u00eb tryez\u00eb dhe ikte p\u00ebrs\u00ebri,se dikush e priste n\u00eb ndonj\u00eb an\u00eb. Por edhe kur rrinte n\u00eb tryez\u00eb, shpesh hesht\u00ebte me sy t\u00eb p\u00ebrhumbur diku dhe dukej sikur nuk d\u00ebgjonte asgj\u00eb nga \u00e7\u2019flitej. Vet\u00ebm kur fjala vinte tek poezia dhe tek arti n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe kur ndizej ndonj\u00eb polemik\u00eb, syt\u00eb e tij dilnin nga p\u00ebrhumbja duke shkrep\u00ebtir\u00eb, shikonte me kok\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb dhe pastaj hidhej p\u00ebr t\u00eb pohuar apo mohuar ndonj\u00eb mendim. At\u00ebher\u00eb harronte t\u00eb l\u00ebvizte nga tryeza dhe b\u00ebhej nj\u00eb bashk\u00ebbisefues i mir\u00eb. Megjithat\u00eb ai nuk fliste shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ishte p\u00ebrshtypja ime e par\u00eb n\u00eb takimet e fillimit me Azem Shkrelin. N\u00eb ato takimet poetike t\u00eb Gjakov\u00ebs , ku lexonim nga nj\u00eb vjersh\u00eb poet\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs , un\u00eb lexova disa vargje kushtuar n\u00ebn\u00ebs sime, q\u00eb fillonin: N\u00ebna ime , e bukura Hatixh\u00e9, M\u00eb e bukura nga gjith\u00eb fshatarkat, Atje n\u00eb minder mbi nj\u00eb dyshem\u00e9, M\u00eb polli mua kur u kthye nga arat. Azem Shkreli gjith\u00eb ato dit\u00eb q\u00eb q\u00ebndrova n\u00eb Prishtin\u00eb, sa m\u00eb takonte, e b\u00ebnte z\u00ebrin si timin, m\u00eb imitonte dhe p\u00ebrs\u00ebriste: -Drit\u00ebro! -H\u00eb, Azem?-p\u00ebrgjegjesha un\u00eb. Dhe ai q\u00ebndronte para meje, duke m\u00eb imituar n\u00eb recitim dhe duke p\u00ebrs\u00ebritur vargjet: N\u00ebna ime, e bukura Hatixh\u00e9, M\u00eb e bukura nga gjith\u00eb fshatarkat\u2026 Pastaj qeshte dhe tundte kok\u00ebn: -E, Drit\u00ebro, n\u00ebna ime e bukura Hatixh\u00e9? Edhe ti boll i bukur ke dal\u00eb! Kaluan vitet dhe ne u b\u00ebm\u00eb miq. Sa her\u00eb q\u00eb vinte n\u00eb Tiran\u00eb, kur ishte drejtor i Teatrit t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb drejtor i Kosova Filmit, ne takoheshim her\u00eb n\u00eb Hotel Dajti dhe her\u00eb n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve, takoheshim edhe me Beharen, t\u00eb shoqen e tij, nj\u00eb grua e dashur, e k\u00ebndshme n\u00eb kuvendime , e pashme dhe atdhetare.<\/p>\n\n\n\n<p>Por m\u00eb von\u00eb, pas l\u00ebvizjeve p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb fillimin e viteve 80-t\u00eb, dhe pas mbylljes s\u00eb kufinjve, rrall\u00eb takoheshim. Vet\u00ebm n\u00eb vitet 90-t\u00eb, filluan p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb vinin n\u00eb Tiran\u00eb poet\u00ebt e Kosov\u00ebs, si zogj shtegtar\u00eb, t\u00eb vinin nga vendet e tjera t\u00eb Evrop\u00ebs, nga Gjermania, Zvicra apo Austria. Ne k\u00ebtej po nuk mund t\u00eb l\u00ebviznim p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ato arsye q\u00eb p\u00ebrmenda. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 1992, pas Mbr\u00ebmjeve Poetike t\u00eb Strug\u00ebs, un\u00eb dhe gruaja ime Sadija, mor\u00ebm guximin dhe shkuam n\u00eb Prishtin\u00eb, duke e kaluar kufirin me Maqedonin\u00eb s\u00eb fshehurazi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Prishtin\u00eb ne fjet\u00ebm at\u00eb nat\u00eb gushti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e mikut ton\u00eb t\u00eb dashur, Ali Aliut, q\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb shoqen e tij Merza, grua fisnike dhe e palodhur p\u00ebr mysafir\u00ebt, na prit\u00ebn ngroht\u00eb dhe mir\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen dol\u00ebm n\u00ebp\u00ebr Prishtin\u00eb, e cila nuk e kishte at\u00eb g\u00ebzimin e nj\u00ebzet vjet\u00ebve t\u00eb shkuar , por dukej sikur ishte mbuluar nga nj\u00eb hije e r\u00ebnd\u00eb si teneqe, hije e pushtimit t\u00eb eg\u00ebr s\u00ebrb. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb hije si teneqe ne u takuam me Rexhep Qosen, me Ibrahim Rugov\u00ebn, Adem Dema\u00e7in e t\u00eb tjer\u00eb. Mes tyre takuam edhe Azem Shkrelin. Ai na tha se gruan e kishte t\u00eb s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga veshkat dhe ne vum\u00eb re nj\u00eb trishtim n\u00eb syt\u00eb e tij. Por Azemi ishte i \u00e7uditsh\u00ebm! Na ftoi p\u00ebr drek\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, edhe se Beharen e kishte t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. N\u00eb sht\u00ebpi ne e gjet\u00ebm Beharen duke punuar p\u00ebr tryez\u00ebn e mysafir\u00ebve. Kishte nj\u00eb fytyr\u00eb gati gri, fytyr\u00eb prej t\u00eb s\u00ebmuri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por s\u00ebmundjen mundohej ta vinte posht\u00eb me pun\u00ebn. U p\u00ebrqafuam dhe u ul\u00ebm bashk\u00eb me Ali Aliun, q\u00eb ishte me ne. Pastaj erdhi edhe Ibrahim Rugova dhe nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nuk m\u00eb kujtohet. U ul edhe Beharja n\u00eb tryez\u00eb dhe ne shijuam gjell\u00ebt e saj t\u00eb mira. Azemi, n\u00eb fillim i heshtur, u gjall\u00ebrua. Duke pir\u00eb ne filluam t\u00eb flisnim p\u00ebr politik\u00ebn, dhe vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb, p\u00ebr gjendjen n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr rrug\u00ebn e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr genocidin s\u00ebrb n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr problemet e Lidhjes Demokratike e me radh\u00eb. Azemi, i menduar, donte t\u2019ia ndryshonte drejtimin bised\u00ebs: -E po, si nuk fol\u00ebm p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb! tha ai dhe psher\u00ebtiu. -Kur gj\u00ebmojn\u00eb topat, hesht muza!- p\u00ebrs\u00ebrita un\u00eb nj\u00eb shprehje latine. V\u00ebrtet\u00eb, Azemin e shqet\u00ebsonte let\u00ebrsia: si do ecte ajo n\u00eb kushtet e reja t\u00eb ndryshimeve demokratike pas r\u00ebnies s\u00eb sistemit t\u00eb socializmit totalitar, cilat do t\u00eb ishin raportet mes shkrimtar\u00ebve dhe \u00e7far\u00eb lidhje do t\u00eb kishin shkrimtar\u00ebt e Shqip\u00ebrive k\u00ebtej dhe andej Drinit.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto shqet\u00ebsime ai i kishte t\u00eb sinqerta, pasi ishte nj\u00eb shkrimtar i v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb poet i shquar me nj\u00eb origjinalitet t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ea poet modern i nj\u00eb natyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb poezin\u00eb e ti shkrihet fryma komb\u00ebtare me frym\u00ebn evropiane me nj\u00eb harmoni t\u00eb natyrshme, duke krijuar nj\u00eb variacion t\u00eb lakmuesh\u00ebm n\u00eb artin poetik. Vargjet e tij jan\u00eb metrik\u00eb dhe ametrik\u00eb, t\u00eb matur e t\u00eb lir\u00eb, po gjithmon\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar me muzikalitetin poetik. N\u00eb to ndjehet shqet\u00ebsimi p\u00ebr koh\u00ebn dhe njeriun, kombin dhe lirin\u00eb. N\u00eb gjith\u00eb poezin\u00eb e Azem Shkrelit mbizot\u00ebrojn\u00eb zogjt\u00eb dhe guri. K\u00ebto jan\u00eb dy simbole apo metafora t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs dhe \u00ebndrr\u00ebs ka k\u00ebto dy metafora. K\u00ebt\u00eb e tregon edhe titulli\u201dZogj dhe gur\u00eb\u201d. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr e kam lexuar n\u00eb dor\u00ebshkrim para nja dy muajve se t\u00eb vdiste Azemi. Ai erdhi n\u00eb sht\u00ebpi tek un\u00eb, si gjithmon\u00eb kur ndodhej n\u00eb Tiran\u00eb, dhe ma dha dor\u00ebshkrimin n\u00eb gjysma letrash. -Ky \u00ebsht\u00eb libri im i fundit-tha ai. -Jo i fundit, por i gjasht\u00ebmb\u00ebdhjeti! thash\u00eb un\u00eb duke qeshur. -Fjala q\u00eb vjen! tha ai i skuqur pak\u00ebz. Un\u00eb pastaj e pyeta p\u00ebr Ali Podrimjen se \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte, biseduam p\u00ebr Fahredin Gung\u00ebn dhe e kujtuam me dhimbje p\u00ebr vdekjen e tij t\u00eb papritur.<\/p>\n\n\n\n<p>Fol\u0113m p\u00ebr Din Mehmetin dhe p\u00ebr poezin\u00eb e tij, q\u00eb un\u00eb e \u00e7moj shum\u00eb, e me radh\u0113. Pastaj kujtuam ato shtat\u00eb-tet\u00eb dit\u00eb t\u00eb vitit 1992, kur ai bashk\u00eb me Ali Podrimjen banuan n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. N\u00eb ato dit\u00eb mbr\u00ebmjeve polemizonim p\u00ebr partit\u00eb e majta dhe t\u00eb djathta n\u00eb Shqip\u00ebri. Un\u00eb mbroja t\u00eb majt\u00ebn , ata anonin nga e djathta. Kur polemika ndizej. Azemi ngrihej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me kok\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb dhe me duart n\u00eb xhepa, nd\u00ebrsa Aliu shtrihej n\u00eb kanape me krahun n\u00ebn qaf\u00eb. Heshtnim p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast dhe pastaj fillonim e lexonim vjersha. Ata kishin qen\u00eb n\u00eb Vlor\u0113 dhe kishin shkruar vargje me motive nga ai qytet dhe nga deti. E, Azem? Poezia nuk na zem\u00ebron si politika!-thosha un\u00eb. Po t\u00eb mos ishte poezia, do t\u00eb kishim ngr\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, si\u00e7 ke th\u00ebn\u00eb ti nj\u00ebher\u00eb! kujtonte Azemi nj\u00eb th\u00ebnien time t\u00eb vjet\u00ebr diku n\u00eb ndonj\u00eb tryez\u00eb. Pas disa dit\u00ebve nga \u00e7asti q\u00eb ma la dor\u00ebshkrimin \u201cZogj dhe gur\u00eb\u201d, erdhi dhe e mori, doemos t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me lavd\u00ebrimet e mia t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta. Kur hyri n\u00eb sht\u00ebpi ai ishte skuqur dhe merrte frym\u00eb me zor. \u2013 Jan\u00eb t\u00eb larta k\u00ebto shkall\u00ebt tuaja!- i tha ai Sadijes. Dhe k\u00ebto ishin fjal\u00ebt e fundit q\u00eb d\u00ebgjova prej tij\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShkreli z\u00eb vend n\u00eb krye t\u00eb poezis\u00eb aktuale shqiptare. Krahas cil\u00ebsis\u00eb, poezia e Shkrelit sh\u00ebnoi kthes\u00eb n\u00eb rrjedhat e poezis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb me pesh\u00eb, solli nj\u00eb ndjesi t\u00eb re, t\u00eb mpreht\u00eb ndaj gjuh\u00ebs, ndaj fjal\u00ebs. K\u00ebshtu, ajo i hapi rrug\u00eb bindsh\u00ebm poezis\u00eb s\u00eb viteve pes\u00ebdhjet\u00eb, t\u00eb ngarkuar me patosin e euforis\u00eb kolektive.<\/p>\n\n\n\n<p>Poezia e tij, sh\u00ebnoi kthes\u00ebn e par\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, duke e \u00e7liruar unin lirik intim nga ai kolektlv, duke skalitur n\u00eb t\u00eb tem\u00ebn e dashuris\u00eb p\u00ebr vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e tradit\u00ebs dhe t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb, dashurin\u00eb p\u00ebr vash\u00ebn, lirik\u00ebn peizazhiste, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, p\u00ebrpos q\u00eb p\u00ebrputhej me ardhjen e talentit t\u00eb fuqish\u00ebm, sh\u00ebnonte nj\u00ebkoh\u00ebsisht kthes\u00ebn e par\u00eb drejt hapjes dhe modernizimit t\u00eb poez\u00eds\u00eb shqipe t\u00eb Pasluft\u00ebs. Shkreli u ngj\u00edt natyrsh\u00ebm n\u00eb kulmet e poezis\u00eb s\u00eb sotme shqiptare dhe k\u00ebt\u00eb vend ai e konsolidoi dhe e p\u00ebrforcoi nga nj\u00ebra vep\u00ebr poetike n\u00eb tjetr\u00ebn, deri n\u00eb at\u00eb t\u00eb fundit, q\u00eb e la dor\u00ebshkrim \u201cZogj dhe gur\u00eb\u201d, botuar m\u00eb 1997.<\/p>\n\n\n\n<p>Vdiq n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1997\u201d, p\u00ebrfundon artikulli i Drit\u00ebro Agollit, n\u00eb kujtim t\u00eb takimeve me Poetin dhe shkrimtarin e njohur nga Shkreli i Rugov\u00ebs, Azem Shkrelin \u2013 shkrim i plot\u00eb i Agollit, botuar gjat\u00eb viteve n\u00eb disa gazeta e portale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKroje t\u00eb reja n\u00eb Parnaz Shqiptar\u201d, ishte shkrimi i Ernest Koliqi, n\u00eb t\u00eb cilin vler\u00ebsonte shkrimtar\u00ebt dhe poet\u00ebt e rinj\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1957, n\u00eb numrin e par\u00eb t\u00eb revist\u00ebs s\u00eb tij, Sh\u00ebjzat. Nj\u00eb nd\u00ebr ata poet\u00eb e shkrimtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs radhitej edhe Azem Shkreli \u2013 bazuar n\u00eb nj\u00eb antologji (Shk\u00ebndijat e para\u201d &#8212; Sht\u00ebpia Botuese, \u201cMustafa Bakija\u201d, Prishtin\u00eb, 1956). \u201cK\u00ebtyne djelmve ndjellamir\u00eb i buzqesh\u00eb prej s\u2019largu Lavdija e majeve t\u00eb Parnazit edhe i josh\u00eb me i u ngjitun termal rrmoreve t\u00eb thepisuna p\u00ebr me shijue, n\u00eb kaltherit\u00eb e heshtuna pran\u00eb qiellit,&nbsp; shugurimin e saj t\u00eb hyjnuesh\u00ebm e&nbsp; hyjnues.&nbsp; K\u00ebta i ngjiten malit t\u00eb Z\u00e0nave, heshtja e t\u00eb cilit vlon me gurgullime gurrash harmonioze, nga&nbsp; ana e andejme, e na p\u00ebrpiqemi me i hypun n\u2019an\u00eb t\u00eb k\u00ebndejshme,&nbsp; por,n\u00eb&nbsp; kreshten vetmitare, t\u00eb ruejtun nga Ora e amshueme e Fisit, na pret&nbsp; e nj\u00e0jta lavdi.\u201d. &nbsp;&nbsp;P\u00ebr Koliqin nj\u00ebri prej k\u00ebtyre \u201cdjem\u00ebve ndjellamir\u00eb q\u00eb buzqeshin prej s\u2019largu\u201d me poezin\u00eb dhe shkrimet e tyre, ishte sipas mendimit t\u00eb tij edhe Azem Shkreli.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"480\" height=\"640\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-25808\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>\u00a0Ernest Koliqi<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb pelqen shum\u00eb Azem Shkreli. Tringullon nji not\u00eb trishtimi n\u00eb poezin\u00eb e tij, por e shkrime n\u00eb melodi t\u00eb thjesht\u00eb e dep\u00ebrtuese q\u00eb ther\u00eb e ledhaton n\u00eb t\u00eb nj\u00e0jtin hov. E thur\u00eb me natyr\u00ebshm\u00ebni vargun e vet q\u00eb dridhet si g\u00ebm plym me lule t\u2019\u00ebrsh\u00ebme n\u00eb frym\u00eb t\u00eb flladeve ma t\u00eb holla t\u00eb melankonis\u00eb. Kishim me dashtun t\u00eb riprodhojm\u00eb k\u00ebtu dy vjershat q\u00eb bartin emnin e tij n\u2019antologjin\u00eb q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb, por tyranija e vendit&nbsp; na shtr\u00ebngon t\u00eb k\u00ebnaqemi vetem me dy citate t\u00eb shkurta. Vjersha, \u201cNan\u00ebs\u201d, fillon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb prek\u00ebshme:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSisen prej goje ma hoqe, nan\u00eb, pa u ngi,<\/p>\n\n\n\n<p>E m\u2019l\u00e9 tue q\u00e0;<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe, si t\u00eb vdissha nan\u00eb, s\u2019me dhe ma t\u00eb pi,<\/p>\n\n\n\n<p>as erdhe me m\u00eb pa\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebnkuptohet n\u00eb gjymsaterr q\u00eb i a shton shortin k\u00ebtij shfrim i nji dram\u00eb familjare?&nbsp; Ndoshta nji divorc me randim vuejtjesh mbi fm\u00ecn\u00eb e mitun&nbsp;&nbsp; e t\u00eb pafaj?&nbsp; Rritet djali e plaket n\u00eb deshir t\u00eb s\u2019am\u00ebs prej s\u00eb cil\u00ebs zakoni i rreb\u00ebt e ndau p\u00ebr s\u00eb gjalli.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPor&#8230; Pr\u00ebhnin t\u2019and, nan\u00eb, gjithmon\u00eb mall e pata<\/p>\n\n\n\n<p>E motet nd\u00e8r veti po ndrrohen;<\/p>\n\n\n\n<p>Andrrat e mija, nan\u00eb, q\u00ebnkan andrra t\u00eb gjata,<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe, qe,&nbsp; rrudhat e ballit po m\u2019shtohen.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe tjetra k\u00ebtu, rrjedh me l\u00ebvizje plot hir, vler\u00ebsonte Koliqi poetin e ri nga Shkreli i Rugov\u00ebs, Azem Shkrelin:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cK\u00ebtu linda dhe k\u00ebtu do t\u2019mbes<\/p>\n\n\n\n<p>E t\u00eb vdes.<\/p>\n\n\n\n<p>Se ky mur,<\/p>\n\n\n\n<p>kjo vot\u00ebr me gur\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>E ky prak<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb t\u2019lam me gjak t\u00eb t\u2019parve mij<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb luftuen,<\/p>\n\n\n\n<p>Qendruen,<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe ran\u00eb p\u00ebr liri &#8212;<\/p>\n\n\n\n<p>E liri s\u2019pan\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb poezi t\u00eb Azem Shkrelit, p\u00ebrfundon Ernest Koliqi shkrimin \u201cKroje t\u00eb reja n\u00eb Parnaz Shqiptar\u201d, botuar n\u00eb revist\u00ebn e tij \u201cSh\u00ebjzat\u201d &#8212; n\u00eb numrin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj reviste t\u00eb fam\u00ebshme &#8212; Gusht, 1957, duke iu uruar shkrimtar\u00ebve dhe poet\u00ebnve shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, duke thirrur lutjen e Zotit q\u00eb mbi ta t\u00eb vegoj\u00eb fati i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata, n\u00eb ve\u00e7anti, si dhe p\u00ebr letrat shqipe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishin k\u00ebto dy vler\u00ebsime t\u00eb Poetit t\u00eb Shkrelit t\u00eb Rugov\u00ebs \u2013 Azem Shkrelit \u2013 nga dy t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb letrave shqipe, Drit\u00ebro Agolli dhe Ernest Koliqi \u2013 nj\u00ebri nga jugu dhe tjetri nga veriu i trojeve shqiptare &#8212; me vler\u00ebsimet e tyre p\u00ebr nj\u00eb poet dhe shkrimtar nga Dardania \u2013 Agolli pas vdekjes s\u00eb poetit Azem Shkreli n\u00eb vitin 1977 dhe Koliqi me vler\u00ebsimin e tij n\u00eb vitin 1957 \u2013 n\u00eb fillim veprimtaris\u00eb Azem Shkrelir, nj\u00ebrit prej \u201cdjem\u00ebve ndjellamir\u00eb q\u00eb buzqeshin prej s\u2019largu\u201d \u2013 lind e rrit\u00eb n\u00eb trojet e Dradanis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agolli e Koliqi p\u00ebr Azem Shkrelin P\u00ebrzgjodhi Frank Shkreli &nbsp;Azem Shkrel\u00ed lindi m\u00eb 1938 n\u00eb Rugov\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb vendlindje, nd\u00ebrsa n\u00eb Prishtin\u00eb ai vazhdoi shkoll\u00ebn e mesme p\u00ebr t\u00eb vazhduar fakultetin Filozofik, deg\u00ebn e gjuh\u00ebs dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. P\u00ebr shum\u00eb vjet ai ka qen\u00eb kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12607,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3444,625],"class_list":["post-37721","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-dritero-agolli","tag-ernest-koliqi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37721"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37724,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37721\/revisions\/37724"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}