{"id":37640,"date":"2024-07-08T18:12:01","date_gmt":"2024-07-08T16:12:01","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37640"},"modified":"2024-07-09T10:08:49","modified_gmt":"2024-07-09T08:08:49","slug":"profesor-ruzhdi-ushaku-filologu-i-vecuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37640","title":{"rendered":"PROFESOR RUZHDI USHAKU, FILOLOGU I VE\u00c7UAR"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"440\" height=\"265\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/ruzhdi-ushaku.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/ruzhdi-ushaku.jpg 440w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/ruzhdi-ushaku-300x181.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 440px) 100vw, 440px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Shkruan: Begzad Baliu***<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb jet\u00ebn krijuese t\u00eb studiuesve nuk ndodh shpesh t\u00eb jen\u00eb g\u00ebrshetuar pashmangsh\u00ebm fati historik i trungut familjar dhe bota k\u00ebrkimore e shkencore e tij. Fati i Profesor Ruzhdi Ushakut, paraqet nj\u00eb bot\u00eb sa t\u00eb pasur aq edhe komplekse t\u00eb k\u00ebtij rind\u00ebrtimi historik dhe k\u00ebrkues.<\/p>\n\n\n\n<p>Lexoni biografin\u00eb e tij familjare dhe biografin\u00eb e tij formuese, shikoni gjeografin\u00eb historike t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb familjes s\u00eb tij dhe gjeografin\u00eb <a><\/a>bashk\u00ebkohore t\u00eb formimit shkencor t\u00eb tij. Bot\u00ebn mesdhetare t\u00eb endjes s\u00eb familjes s\u00eb tij (Greqi, Turqi e trojet shqiptare) dhe kultur\u00ebn mesdhetare t\u00eb njohjes e t\u00eb studimit t\u00eb tij; p\u00ebrq\u00ebndrimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb familjes s\u00eb tij n\u00eb portat per\u00ebndimore t\u00eb Ballkanit dhe formimin e tij n\u00eb shkollat per\u00ebndimore t\u00eb dijes europiane. Madje insistimin tfillues e kulmues t\u00eb sintetizimit t\u00eb krejt bot\u00ebs shpirt\u00ebrore e materiale t\u00eb Ulqinit, e t\u00eb popullit t\u00eb tij n\u00eb vepr\u00ebn shkencore t\u00eb p\u00ebrmasave albanologjike, ballkanologjike e europiane.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesor Ruzhdi Ushaku lindi n\u00eb Ulqin m\u00eb 1 maj 1938. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb Ulqin (1953), normalen n\u00eb Prishtin\u00eb (1957), nd\u00ebrsa Deg\u00ebn e Romanistik\u00ebs t\u00eb Fakultetit Filozofik t\u00eb Sarajev\u00ebs. Studimet e larta moderne fr\u00ebnge i mbaroi n\u00eb Paris (1963). N\u00eb vitin 1964 diplomoi n\u00eb Gjuh\u00eb e let\u00ebrsi fr\u00ebnge n\u00eb Prishtin\u00eb. Studimet pasuniversitare i kreu n\u00eb Deg\u00ebn e Romanistik\u00ebs t\u00eb Fakultetit t\u00eb Filologjis\u00eb t\u00eb Beogradit (1972) ku edhe u doktorua m\u00eb 1979. \u00cbsht\u00eb autor i veprave K\u00ebrkime filologjike (Prishtin\u00eb, Rilindja, 1981), Hipoteti\u010dne re\u00e8enice sa SI u savremenom francuskom jeziku knji\u017eevnih tekstova Prishtin\u00eb, Fakulteti Filozofik, 1983), Paralele t\u00eb ligj\u00ebrimit poetik, Prishtin\u00eb, Rilindja, 1986, si dhe monografin\u00eb Ulqini n\u00eb gjurm\u00ebt e shekuve, Ulqin, Art Club, 1991, Hulumtime etnolonguistike, Fakulteti i Filologjis\u00eb, Prishtin\u00eb, 2004 . Ishte titullar i gjuh\u00ebs fr\u00ebnge n\u00eb Fakultetin Filologjik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Jeton e punon n\u00eb Prishtin\u00eb. Sikur kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re edhe m\u00eb par\u00eb njoh\u00ebsit e vepr\u00ebs s\u00eb tij shkencore dhe arsimore: \u201cprej studimeve t\u00eb tij dallohen ve\u00e7an\u00ebrisht ato nga fusha e sintaks\u00ebs fr\u00ebnge, pjes\u00ebrisht edhe asaj krahasuese fr\u00ebnge-shqiptare, nga fusha kontrastive e teksteve poetike dhe t\u00eb fushave t\u00eb tjera gjuh\u00ebsore. Nga fusha e studimeve filologjike-gjuh\u00ebsore krahasuese dallohen ato me tema e motive detare, mitike shqiptare-ballkanike e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>I nxitur prej kujtes\u00ebs historike t\u00eb fatit t\u00eb familjes s\u00eb tij, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr shum\u00eb shekuj ka qen\u00eb fati i popullit shqiptar, Profesor Ruzhdi Ushaku do t\u00eb kujdeset q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb dhe do t\u00eb studioj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht historin\u00eb komb\u00ebtare, gjuh\u00ebt klasike dhe bashk\u00ebkohore q\u00eb krijojn\u00eb shtratin e civilizimit bashk\u00ebkohor t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb sotme, gjuh\u00ebt bashk\u00ebkohore q\u00eb rrezatojn\u00eb dijen e sotme etj.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim jet\u00ebsor Profesor Ruzhdi Ushaku ka m\u00ebsuar dhe ka plot\u00ebsuar e madje kontribuar n\u00eb kultur\u00ebn komb\u00ebtare, n\u00eb kultur\u00ebn ballkanike, n\u00eb kultur\u00ebn mesdhetare, n\u00eb kultur\u00ebn franceze, n\u00eb kultur\u00ebn europiane, n\u00eb kultur\u00ebn mesjetare e t\u00eb antikitetit, duke i par\u00eb ato jo vet\u00ebm me syrin e shkenc\u00ebtarit, por edhe t\u00eb eseistit, letrarit e polemistit.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkimet e tij jet\u00ebgjata, duke i par\u00eb \u00e7\u00ebshtjet me metodat m\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb shkollave europiane, duke i studiuar ato n\u00eb aspektin diakronik e sinkronik, me metodat krahasuese e p\u00ebrqas\u00ebse, Profesor Ruzhdi Ushaku ka krijuar aureolen e filologut dhe brenda gjirit t\u00eb saj etnolinguistin e sintezave serioze, leksikologun e p\u00ebrkushtuar, terminologun e pazakonsh\u00ebm, morfologun e sintaksologun e merituar, etimologun e semasiologun e kujdessh\u00ebm, onomasticientin (toponimimistin e antroponimistin) e vler\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn albanologjike, ballkanologjike e europiane.<\/p>\n\n\n\n<p>*<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb biografin\u00eb e nj\u00eb studiuesi jo nj\u00ebher\u00eb ndodh t\u00eb ndah\u00ebn rrug\u00ebt e formimit shkencor: referenca profesionale dhe p\u00ebrkushtimi i k\u00ebrkimit. Profesor Ruzhdi Ushaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i p\u00ebrkryer i k\u00ebtij g\u00ebrshetimi. I specializuar n\u00eb sintaks\u00ebn krahasuese t\u00eb gjuh\u00ebs fr\u00ebnge, ai n\u00eb parim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb purolinguist q\u00eb n\u00eb rrethet shkencore \u00ebsht\u00eb identifikuar si romanist, por i p\u00ebrkushtuar pas k\u00ebrkimeve t\u00eb shtresave kulturore, p\u00ebrkimeve nd\u00ebrgjuh\u00ebsore e historike n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn kryesisht mesdhetare, profesor Ruzhdi Ushaku p\u00ebrtej formimit linguistik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sinonim i filologut, pa kontributin e t\u00eb cilit nuk mund t\u00eb shkruhet historia e filologjis\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe historia e albanologjis\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n\n\n\n<p>*<\/p>\n\n\n\n<p>Duke hulumtuar dhe studiuar n\u00eb disa nga institucionet universitare e shkencore t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe bot\u00ebs frankofone n\u00eb ve\u00e7anti, Profesor Ruzhdi Ushaku ka p\u00ebrvet\u00ebsuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht metodat dhe modelet m\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb koh\u00ebs, prandaj \u00ebsht\u00eb e kuptueshme pse, pas studimeve komparative, fillimisht mes fr\u00ebngjishtes e gjuh\u00ebve t\u00eb tjera, ai me koh\u00eb gjuh\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb, kultur\u00ebn dhe historin\u00eb shqiptare i b\u00ebri pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebrkimeve, pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrkimeve dhe madje p\u00ebrfundime t\u00eb domosdoshme me interes jo vet\u00ebm p\u00ebr albanologjin\u00eb, por edhe p\u00ebr ballkanistik\u00ebn e kultur\u00ebn mesdhetare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb biografin\u00eb e tij shkencore Profesor Ruzhdi Ushaku, shenja referenciale (shkencore, metodologjike dhe madje morale) t\u00eb arritjeve t\u00eb tij i ka theksuar jo nj\u00ebher\u00eb: romanist\u00ebt Vlado Drashkoviq e R. L. Wagner, si dhe albanolog\u00ebt Eqrem \u00c7abej, Mahir Domi e Idriz Ajeti. Rezultat i k\u00ebtij formimi profesional dhe i k\u00ebrkimit jet\u00ebsor jan\u00eb nj\u00eb varg studimesh me karakter monografik dhe disa monografi, temat e t\u00eb cilave jan\u00eb shtruar me metod\u00ebn kryesisht interdisiplinare dhe krahasuese me gjuh\u00eb dhe kultura t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse n\u00eb shtres\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebrkimeve me metod\u00ebn interdisiplinare kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend disiplinat e kodifikuara si fonetika historike, gramatika historike, e leksikologjia me semantik\u00eb, t\u00eb cilat nj\u00ebkoh\u00ebsisht identifikohen me p\u00ebrmas\u00ebn e k\u00ebrkimit t\u00eb nj\u00eb linguisti, n\u00eb kontekstet t\u00eb temave t\u00eb trajtuara n\u00eb vazhdim \u00ebsht\u00eb investuar dija e tij prej njoh\u00ebsi t\u00eb problemeve m\u00eb t\u00eb gjera t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb gojore e folklorike t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu madje edhe mitet e arkeologjin\u00eb, n\u00eb gjirin krahasues t\u00eb kulturave dhe gjuh\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit, Mesdheut e m\u00eb gjer\u00eb. Le t\u00eb kujtojm\u00eb k\u00ebtu vet\u00ebm p\u00ebrpjekjen e tij prej gjurmuesi t\u00eb pasionuar e p\u00ebrimtuesi t\u00eb kujdesh\u00ebm q\u00eb me durim dhe guxim t\u00eb hap\u00eb tem\u00ebn e autoktonis\u00eb bregdetare t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe at\u00eb ta nd\u00ebrtoj\u00eb jo vet\u00ebm mbi leksikun autokton t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb breg t\u00eb detit, po mbi p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit arkaik\u00eb t\u00eb p\u00ebrrallave, tregimeve, ritualeve, proverbave dhe shprehjeve me motive detare shqiptare, si kategori etnolinguistike t\u00eb jet\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe materiale t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>I k\u00ebsaj natyre, pra i karakterit multidisiplinar dhe rind\u00ebrtuas \u00ebsht\u00eb studimi p\u00ebr emrin rrasht\u00eb t\u00eb shqipes dhe testa t\u00eb latinishtes, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb dalluar g\u00ebrshetimi etimologjik e semantik; studimi i p\u00ebrdalluar n\u00eb gjuh\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb fush\u00ebn krahasuese p\u00ebr togfjal\u00ebshin Burri i Dheut, ku g\u00ebrshetohen aspektet e studimit gramatikor, sintaksor dhe leksiko-semantik, antropolinguistik, psikolinguistik, gjithnj\u00eb n\u00eb planin krahasues me kulturat m\u00eb t\u00eb lashta t\u00eb Ballkanit dhe m\u00eb gjer\u00eb; studimi monografik p\u00ebr Bindin ilir, zotin e uj\u00ebrave, nj\u00eb studim i mb\u00ebshtetur n\u00eb materialin epigrafik, folklorik, mitik-religjioz, gjuh\u00ebsor, gjithnj\u00eb n\u00eb aspektin krahasues me kulturat gjegj\u00ebse t\u00eb Ballkanit dhe ato t\u00eb Mesdheut.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb studimet filologjike t\u00eb Profesor Ruzhdi Ushakut, fusha e onomastik\u00ebs z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Duke sjell\u00eb rezulatet e tij nga k\u00ebrkimet arkivore, duke krijuar regjistra personal t\u00eb terrenit, duke rimarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb hidronimet, antroponimet e toponimet e hap\u00ebsir\u00ebs historike ilire etj., autori yn\u00eb ka sjell\u00eb rezultate t\u00eb reja, e rishikime t\u00eb reja t\u00eb qasjes n\u00eb metodologjin\u00eb e studimit. Sigurisht p\u00ebr shkak se k\u00ebrkimet dhe rezulatet e k\u00ebsaj fushe k\u00ebrkojn\u00eb nga autori n\u00ebnshtrimin e nj\u00eb hulumtimi afatgjat\u00eb dhe durimin e pasionin e studiuesit, p\u00ebr shkak se k\u00ebrkimet e k\u00ebsaj natyre i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb diskutimi kolegial e institucional, Profesor Ruzhdi Ushaku, shum\u00eb nga punimet e p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim i ka paraqitur dhe lexuar kryesisht n\u00eb tubimet e shumta shkencore me karakter vendor dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb vend dhe bot\u00eb, duke i botuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb revistat ose botimet e ve\u00e7anta.<\/p>\n\n\n\n<p>Me emrin dhe vepr\u00ebn e tij lidhen shum\u00eb studime, recensione, referenca, ese dhe madje intervista, t\u00eb cilat i kan\u00eb shkruar studiues t\u00eb shumt\u00eb, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb edhe publicist\u00eb, studiues e profesor\u00eb t\u00eb shquar universitar: Idriz Ajeti, Vlado Drashkviq e dr. Pera Polovina, Abdullah Karjagdiu, Basri \u00c7apriqi, Sim\u00eb Gjon Dobreci, Jahja Dran\u00e7olli, Christian Duhamel, Elsie Robert, Gjok\u00eb Gjonaj, Shefkije Islamaj, David Luka, Vladimir Osipov, Mihailo Popovi\u0107, Ali Salaj, Moikom Zeqo, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me metod\u00ebn, gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe sidomos durimin e k\u00ebrkimit Profesor Ruzhdi Ushaku rradhitet nd\u00ebr ata filolog\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me metodat m\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb k\u00ebrkimit kan\u00eb prekur epok\u00ebn homerike t\u00eb gjuh\u00ebs, tradit\u00ebs, historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare. Sigurisht kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse vepr\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb vazhdim\u00ebsi i jan\u00eb referuar studiuesit nga radh\u00ebt e shkenc\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj. (Pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb studimi m\u00eb t\u00eb hapur)<\/p>\n\n\n\n<p>***Marr\u00eb nga faqja e autorit n\u00eb facebook<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Begzad Baliu*** N\u00eb jet\u00ebn krijuese t\u00eb studiuesve nuk ndodh shpesh t\u00eb jen\u00eb g\u00ebrshetuar pashmangsh\u00ebm fati historik i trungut familjar dhe bota k\u00ebrkimore e shkencore e tij. Fati i Profesor Ruzhdi Ushakut, paraqet nj\u00eb bot\u00eb sa t\u00eb pasur aq edhe komplekse t\u00eb k\u00ebtij rind\u00ebrtimi historik dhe k\u00ebrkues. Lexoni biografin\u00eb e tij familjare dhe biografin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13359,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3443,365],"class_list":["post-37640","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-begzad-baliu","tag-ruzhdi-ushaku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37640"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37640\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37652,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37640\/revisions\/37652"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13359"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}