{"id":37557,"date":"2024-06-28T07:23:00","date_gmt":"2024-06-28T05:23:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37557"},"modified":"2024-06-28T09:25:09","modified_gmt":"2024-06-28T07:25:09","slug":"105-vjetori-i-konferences-se-paqes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37557","title":{"rendered":"105-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQ\u00cbS"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"343\" height=\"350\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0WILSONI, FISHTA, NOLI DHE AKTUALITETI POLITIK N\u00cb SHQIP\u00cbRI<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ky vit sh\u00ebnon 105-vjetorin e Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes q\u00eb filloi n\u00eb Paris n\u00eb janar t\u00eb vitit 1919 dhe q\u00eb kulmoi me n\u00ebnshkrimin e Traktatit t\u00eb Versaj\u00ebs, m\u00eb 28 qershor, 1919. Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore kishte marr\u00eb fund n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1918, por p\u00ebrfundoi zyrtarisht me n\u00ebnshkrimin e Traktatit t\u00eb Parisit qershorin e vitit 1919.<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb dy arsye q\u00eb shqiptar\u00ebt duhet ta kujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor: Nj\u00eb, \u00ebsht\u00eb roli i presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Woodrow Wilsonit, si p\u00ebrfundim i takimit t\u00eb Fan Nolit me ish-presidentin amerikan, para se Wilsoni t\u00eb nisej p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris dhe arsyeja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja e delegacionit shqiptar n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebn.&nbsp; Ky 105-vjetor sh\u00ebnon fjalimin historik t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs mbi t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta autoktone &#8212; nj\u00eb fjalim ky, q\u00eb deri m\u00eb sot, as Evropa as bota nuk kan\u00eb d\u00ebgjuar nj\u00eb fjalim t\u00eb till\u00eb mbi \u201cShqiptar\u00ebt dhe t\u00eb Drejtat e tyre\u201d, nga asnj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues tjet\u00ebr shqiptar \u2013 as n\u00eb nivel komb\u00ebtar as n\u00eb ndonj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 gjat\u00eb 105-viteve t\u00eb kaluara.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNj\u00eb z\u00eb do t\u00eb kem n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes dhe at\u00eb z\u00eb do ta p\u00ebrdor n\u00eb mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d &nbsp;Presidenti Wilson ishte i pari president i Shteteve t\u00eb Bashkuara, i cili n\u00eb politik\u00ebn e jashtme amerikane t\u00eb koh\u00ebs, ka theksuar rolin nd\u00ebrkomb\u00ebtar si mjet p\u00ebr krijimin e nj\u00eb rregulli t\u00eb ri bot\u00ebror, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte shpallur hyrjen e Amerik\u00ebs n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje \u2013 sipas tij \u2013 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, \u201ct\u00eb sigurt p\u00ebr demokracin\u00eb\u201d.&nbsp; Nd\u00ebrhyrja amerikane b\u00ebri q\u00eb lufta t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb favor t\u00eb aleat\u00ebve dhe janarin e vitit 1918. Administrata e Wilsonit i paraqiti Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, objektivat amerikane t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, duke njoftuar, \u201c14 Pikat\u201d. &nbsp;N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej k\u00ebtyre pikave, me mbarimin e luft\u00ebs do t\u00eb krijohej Lidhja e Kombeve, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, t\u00eb gjitha kombet \u2013 t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vogla \u2013 do t\u00eb g\u00ebzonin garanci t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb politike dhe integritetin territorial t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Fan Noli ishte takuar me Presidentin Wilson, para se presidenti amerikan t\u00eb shkonte n\u00eb Paris p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes. Noli ishte i bindur se Shqip\u00ebria, n\u00eb personin e Wilsonit, kishte nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb fort\u00eb. N\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb vitit 1918 botuar n\u00eb gazet\u00ebn Dielli, me titull, \u201cBorxhi q\u00eb Shqip\u00ebria i ka Amerik\u00ebs\u201d, Peshkop Noli shpreh bindjen e tij se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb p\u00ebrkrahnin pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Duke shprehur besimin se Amerika do t\u00eb dilte fituese dhe se fitorja e Amerik\u00ebs, sipas Nolit, do t\u00eb ishte edhe nj\u00eb triumf p\u00ebr demokracin\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Noli p\u00ebr takimin e tij me Wilsonin: \u201cUn\u00eb kam pasur nderin t\u00eb takoj k\u00ebt\u00eb nj\u00ebri t\u00eb madh, me nj\u00eb rast historik.\u201d&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ishte i patundur n\u00eb besimin e tij se kushtet e paqes do t\u00eb vendoseshin, sipas Nolit, nga \u201cNj\u00eb arbit\u00ebr i bot\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, d.m.th., nga presidenti Woodrow Wilson\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Noli, duke theksuar: \u201cKushtet e tija njihen mir\u00eb prej t\u00eb gjith\u00ebve\u2026 q\u00eb secili popull duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb zgjedh\u00eb vet\u00eb sovranitetin n\u00ebn t\u00eb cilin d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb\u201d. &nbsp;N\u00eb shkrimet e tija, Noli ka rr\u00ebfyer se Presidenti Wilson kishte ftuar me nj\u00eb rast, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb grupeve etnike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Nolin si<\/p>\n\n\n\n<p>p\u00ebrfaq\u00ebsues i komunitetit shqiptaro-amerikan, p\u00ebr t\u2019u takuar me presidentin Wilson n\u00eb Mount Vernon, jo larg kryeqytetit amerikan.&nbsp; Duke u kthyer nga Mount Vernon p\u00ebr n\u00eb Washington, Noli kujton se, iu afrua presidentit Wilson p\u00ebr t\u2019i folur p\u00ebr hallet e Kombit shqiptar duke i b\u00ebr\u00eb apel Wilsonit q\u00eb, t\u00eb \u201cshp\u00ebtoj\u00eb nj\u00eb rac\u00eb heroike por t\u00eb pa-mbrojtur\u201d. Sipas Peshkop Nolit, Presidenti amerikan Wilson u p\u00ebrgjigj pa hezitim: \u201cUn\u00eb do t\u00eb kem nj\u00eb z\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes dhe at\u00eb z\u00eb do ta p\u00ebrdor n\u00eb mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d &nbsp;Sot e dijm\u00eb se ashtu edhe ndodhi, megjith\u00ebse k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe territorit t\u00eb saj, nga fqinj\u00ebt grabitqar\u00eb, nuk pushuan as pas Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjendja politike n\u00eb Shqip\u00ebri pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore ishte tep\u00ebr e paqart\u00eb. Fqinj\u00ebt e saj, serb\u00ebt, grek\u00ebt dhe italian\u00ebt mezi prisnin t\u00eb ndanin copa-copa, mes tyre, Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik\u00eb t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha evropiane kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ndahej duke i dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj, Jugosllavis\u00eb, Italis\u00eb dhe Greqis\u00eb.&nbsp; Kjo marr\u00ebveshje u arrit pa i pyetur shqiptar\u00ebt dhe pa marr\u00eb parasysh d\u00ebshirat e Shqiptar\u00ebve, por dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kryenegociatorit diplomatik amerikan n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb. Por nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, Kongresi i Lushnj\u00ebs, n\u00eb Janar t\u00eb vitit 1920, vendosm\u00ebrisht hodhi posht\u00eb marr\u00ebveshjen e armiqve t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb midis tyre Shqip\u00ebrin\u00eb, copa copa, sikur t\u00eb ishte pla\u00e7k\u00eb, nd\u00ebrsa u paralajm\u00ebruan fqinj\u00ebt dhe Evropa se shqiptar\u00ebt do t\u00eb luftonin n\u00eb mbrojtje t\u00eb integritetit territorial t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb atmosfer\u00eb pasigurie p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt,&nbsp;n\u00eb Mars t\u00eb vitit 1920, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara Wilson nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb bllokuar zbatimin e marr\u00ebveshjes anti-shqiptare t\u00eb Parisit dhe menj\u00ebher\u00eb vendosi t\u00eb pranonte p\u00ebrfaq\u00ebsuesin diplomatik shqiptar n\u00eb Washington, duke afirmuar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mb\u00ebshtetjen e Amerik\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa, nga fundi i atij viti, Lidhja e Kombeve njohu sovranitetin territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke e pranuar at\u00eb si an\u00ebtare t\u00eb plot\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs bot\u00ebrore, megjith\u00ebse fatkeq\u00ebsisht me kufij t\u00eb cunguar e t\u00eb sakatuar.&nbsp; Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 105-vjetor t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Paqes n\u00eb Paris, me 28 qershor, 1919 &#8212; megjith\u00ebse ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb &#8212; t\u00eb kujtojm\u00eb rolin e Woodrow Wilsonit, k\u00ebtij burr\u00ebshtetasi t\u00eb madh amerikan, z\u00ebri i t\u00eb cilit, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit ishte vendimtar p\u00ebr ruajtjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por jo vet\u00ebm.&nbsp; T\u00eb kujtojm\u00eb, gjithashtu edhe Fan Nolin, p\u00ebr kontributin e tij, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb edhe vet, \u201cP\u00ebr kauz\u00ebn njer\u00ebzore dhe qytet\u00ebrimin bot\u00ebror, me aq\u00eb sa kemi mund\u00ebsi.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Gazetari, shkrimtari dhe historiani Ilir Ikonomi n\u00eb librin e tij t\u00eb fundit, \u201cFan Noli Apostulli, V\u00ebllimi i Par\u00eb\u201d, shkruan, se para se Wilsoni t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb Paris, me 4 dhjetor, 1918, Arkimandrit Fan Noli me prift\u00ebrinjt e tjer\u00eb ortodoks\u00eb shqiptar\u00eb u mblodh\u00ebn n\u00eb Boston dhe hartuan nj\u00eb memorandum ku, sipas Ikonomit, argumentonin se pse Shqip\u00ebria duhej t\u00eb ishte shtet i pavarur, me q\u00ebllim \u201cq\u00eb t\u00eb hidheshin posht\u00eb pretendimet e epirot\u00ebve se t\u00eb krishter\u00ebt ortodoks\u00eb shqiptar\u00eb duan bashkim me Greqin\u00eb.\u201d&nbsp; (Ilir Ikonomi, Fan Noli, Apostulli, V\u00ebllimi i Par\u00eb, faqe 353). \u201cShqiptar\u00ebt thuhej n\u00eb Memorandum nuk pretendojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb aq t\u00eb p\u00ebrparuar e t\u00eb rafinuar sa kombet per\u00ebndimore t\u00eb Evrop\u00ebs, por ata me t\u00eb drejt\u00eb nuk durojn\u00eb asnj\u00eb insinuat\u00eb se q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb posht\u00eb se \u00e7do komb tjet\u00ebr ballkanik\u2026Kleri katolik n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga dy kryepeshkop\u00eb, kat\u00ebr peshkop\u00eb dhe mbi 300 prift\u00ebrinj\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shkolluari n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin\u2026shqiptar\u00ebt n\u00eb m\u00eb pak se 30 vjet dhe n\u00eb rrethanat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira e kan\u00eb kultivuar gjuh\u00ebn e tyre dhe kan\u00eb nxjerr\u00eb poet\u00eb e shrimtar\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, si At Gjergj Fishta, Andon Zako dhe Faik bej Konica, me t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t\u00eb krahasohet dot asnj\u00eb autor modern i Ballkanit\u201d.&nbsp; (Ilir Ikonomi, Fan Noli, Apostulli, V\u00ebllimi i Par\u00eb, faqe 353).<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb kujtojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast pra edhe At Gjergj Fisht\u00ebn, i cili si an\u00ebtar i delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit, 105-vjet m\u00eb par\u00eb mbajti fjalimin historik \u2013 para p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb disa vendeve m\u00eb armiq\u00ebsore t\u00eb koh\u00ebs ndaj interesave shqiptare \u2014 q\u00eb mbetet sot e k\u00ebsaj dite si nd\u00ebr fjalimet &#8212; n\u00eb mos fjalimi m\u00eb klasik n\u00eb oratorin\u00eb shqiptare mbi, \u201cShqiptar\u00ebt dhe t\u00eb Drejtat e tyre\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb ironik fakti se 105-vjet pas Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Paris, kur Shqip\u00ebris\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnoheshin rreziqe t\u00eb shumta nga armiqt\u00eb e jasht\u00ebm \u2013 sot rreziku m\u00eb serioz q\u00eb i kanoset Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar edhe Gjergj Fishta \u2013 \u00ebsht\u00eb dhe mbetet edhe&nbsp; mbi tre dekada post-komuniz\u00ebm zyrtar &#8212; \u201cRreziku i P\u00ebrmbrendsh\u00ebm\u201d, megjith\u00ebse, ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e Fisht\u00ebs: \u201cSot Shqypnia ka nji qeveri t\u00eb vet\u00ebn, ka nji parlament t\u00eb vetin, ka nji ushtri, nji financ\u00eb, e ma tep\u00ebr, ka nji vij\u00eb kufijsh t\u00eb njoftme ligjsisht prej Fuqive t\u00eb qytetnueme: t\u00eb tana sende k\u00ebto qi na d\u00ebshmojn\u00eb se Shqypnia asht\u00eb e lir\u00eb dhe e pamvarun\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb ironik fakti se 105-vjet pas Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Paris, kur Shqip\u00ebris\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnoheshin rreziqe t\u00eb shumta nga armiqt\u00eb e jasht\u00ebm \u2013 sot rreziku m\u00eb serioz q\u00eb i kanoset Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar edhe Gjergj Fishta \u2013 \u00ebsht\u00eb dhe mbetet edhe&nbsp; mbi tre dekada post-komuniz\u00ebm zyrtar &#8212; \u201cRreziku i P\u00ebrmbrendsh\u00ebm\u201d, megjith\u00ebse, ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e Fisht\u00ebs: \u201cSot Shqypnia ka nji qeveri t\u00eb vet\u00ebn, ka nji parlament t\u00eb vetin, ka nji ushtri, nji financ\u00eb, e ma tep\u00ebr, ka nji vij\u00eb kufijsh t\u00eb njoftme ligjsisht prej Fuqive t\u00eb qytetnueme: t\u00eb tana sende k\u00ebto qi na d\u00ebshmojn\u00eb se Shqypnia asht\u00eb e lir\u00eb dhe e pamvarun\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe sot, kur kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb sigurt, fal\u00eb aleancave nd\u00ebrkomb\u00ebtare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb anatar\u00ebsimi n\u00eb NATO dhe n\u00eb organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, rreziku m\u00eb i madh ndaj interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, vazhdon t\u00eb jet\u00eb, \u201crreziku i p\u00ebrbrendsh\u00ebm\u201d, si pasoj\u00eb e konflikteve t\u00eb brendshme aktuale politike, p\u00ebr t\u00eb cilin ka paralajm\u00ebruar dikur At Gjergj Fishta, e q\u00eb ting\u00ebllon aq aktual edhe sot. Ndon\u00ebse dikur ishin fuqit\u00eb armike ato q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin interesat komb\u00ebtare e territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sipas Gjergj Fisht\u00ebs, jan\u00eb vet shqiptar\u00ebt, pik\u00ebrisht, ata q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezikun m\u00eb t\u00eb madh ndaj interesave afat-shkurta dhe afatgjata t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0\u00a0\u00a0WILSONI, FISHTA, NOLI DHE AKTUALITETI POLITIK N\u00cb SHQIP\u00cbRI \u00a0\u00a0Nga Frank Shkreli &nbsp;Ky vit sh\u00ebnon 105-vjetorin e Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes q\u00eb filloi n\u00eb Paris n\u00eb janar t\u00eb vitit 1919 dhe q\u00eb kulmoi me n\u00ebnshkrimin e Traktatit t\u00eb Versaj\u00ebs, m\u00eb 28 qershor, 1919. Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore kishte marr\u00eb fund n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1918, por p\u00ebrfundoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-37557","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37557","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37557"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37557\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37560,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37557\/revisions\/37560"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}