{"id":37542,"date":"2024-06-28T09:05:56","date_gmt":"2024-06-28T07:05:56","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37542"},"modified":"2024-06-28T09:09:13","modified_gmt":"2024-06-28T07:09:13","slug":"hasan-dani-mustafaj-u-vra-me-trathti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37542","title":{"rendered":"HASAN DANI MUSTAFAJ U VRA ME TRATHTI"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"367\" height=\"467\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Hasan-dani-mustafaj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Hasan-dani-mustafaj.jpg 367w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Hasan-dani-mustafaj-236x300.jpg 236w\" sizes=\"auto, (max-width: 367px) 100vw, 367px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong><em>HASAN DANI MUSTAFAJ (1919 \u2013 1947)<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>LUFTONTE P\u00cbR BASHKIMIN KOMB\u00cbTAR<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb prag t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, pozita e shqiptar\u00ebve kudo n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb jugosllave e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ishte p\u00ebrkeq\u00ebsuar shum\u00eb. N\u00eb zgjedhjet shtet\u00ebrore t\u00eb vitit 1935 dhe 1938 n\u00eb listat zgjedhore nuk figuronte asnj\u00eb shqiptar\u00eb, madje as n\u00eb krye t\u00eb komisioneve zgjedhore ne vendbanime me popullsi shqiptare nuk kishte asnj\u00eb shqiptar\u00eb, edhe pse shumica e popullsis\u00eb nuk e njihte gjuh\u00ebn sllave. Situata nuk ishte m\u00eb e mir\u00eb as n\u00eb pushtetin lokal. K\u00ebshtu p\u00ebrshembull n\u00eb Kraj\u00eb, me popullsi 100% shqiptare, n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb vitin 1933 kryetar i komun\u00ebs u zgjodh Gjorgje Nikeziq. Shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nuk kishte, nx\u00ebn\u00ebsit nuk m\u00ebsonin p\u00ebr historin\u00eb e kultur\u00ebn shqiptare, k\u00ebshtu q\u00eb ekzistenca e qenies shqiptare u vu n\u00eb pik\u00ebpyetje. E gjith\u00eb kjo kishte p\u00ebr q\u00ebllim shp\u00ebrnguljen n\u00eb mas\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe shkomb\u00ebtarizimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrkund\u00ebr ekzistenc\u00ebs s\u00eb kufirit politik shtet\u00ebror jet\u00ebn e tyre e kishin t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me Shkodr\u00ebn. Me kapitullimin e Mbret\u00ebris\u00eb jugosllave m\u00eb 6 prill 1941, vendet shqiptare n\u00ebn pushtimin e saj\u00eb, u ndan\u00eb n\u00eb tri zona pushtuese.Vendet shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi i takuan zon\u00ebs pushtuese italiane. Bashkimi i vendeve shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi me Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt ishte nj\u00eb ndjenj\u00eb e fuqishme g\u00ebzimi e k\u00ebnaq\u00ebsie shpirt\u00ebrore e cila ngjallte shpres\u00eb p\u00ebr shk\u00ebputjen p\u00ebrfundimtare nga torturat dha pabarazia q\u00eb kishin p\u00ebrjetur af\u00ebr 60 vite me radh\u00eb n\u00ebn okupimin sllav\u00eb. Nd\u00ebr shqiptar\u00ebt ishte krijuar bindja \u201cle t\u00eb vij\u00eb edhe dreqi i mallkuar, do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb s\u00eb k\u00ebshtu\u201d, prandaj bashkimi me Shqip\u00ebrin\u00eb konsiderohej si \u00e7lirim komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ishte krijuar nj\u00eb organizat\u00eb nacionaliste me emrin \u201cL\u00ebvizja Komb\u00ebtare e Rezistenc\u00ebs\u201d &nbsp;q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb quhet \u201cBalli Komb\u00ebtar\u201d. Objektivat e para t\u00eb Ballit u vendos\u00ebn n\u00eb vitin 1942, n\u00eb nj\u00eb program prej 10 pikash, i njohur si Dekalogu. Krijimi i k\u00ebsaj organizate nacionaliste u p\u00ebrhap\u00eb edhe ne vendet e banuara me shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Shum\u00eb t\u00eb rinj nga k\u00ebto troje e p\u00eblqyen programin e k\u00ebsaj organizate. Programi, nd\u00ebt t\u00eb tjera p\u00ebrcaktonte se an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj organizate do t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri ku do t\u00eb mbret\u00ebrojn\u00eb liria e fjal\u00ebs dhe mendimit; me kombet dhe shtetet fqinje t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore, mir\u00ebpo lypset t\u00eb jet\u00eb e themeluar mbi respektin e t\u00eb drejtave t\u00eb dy pal\u00ebve. Nisur nga k\u00ebto parime shum\u00eb t\u00eb rinj iu bashkangjit\u00ebn k\u00ebtij programi. Nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb e parqfuan k\u00ebt\u00eb program ishte i riu nga Ftjani i Kraj\u00ebs Hasan Dani i fisit Mustafaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Hasan Dani lindi n\u00eb vitin 1919 n\u00eb Ftjan. Nuk kreu ndonj\u00eb shkoll\u00eb sepse n\u00eb vendlindjen e tij nuk kishte shkoll\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.Ai shpesh shkonte n\u00eb Shkod\u00ebr, madje edhe punonte kur gjente pun\u00eb. Kjo i mund\u00ebsoi ati q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmes njer\u00ebzve me t\u00eb cil\u00ebt punonte e takohej t\u00eb njihej me \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Duke u njohur me politik\u00ebn komb\u00ebtare dhe rrjedhat e saj, ai gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr e deshifroi politik\u00ebn diskriminuese t\u00eb pushtetit jugosllav ndaj shqiptar\u00ebve. Ftjani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat i vog\u00ebl por i shquar p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb men\u00e7ur &nbsp;e atdhetar\u00eb t\u00eb njohur. N\u00eb Ftjan, gjat\u00eb luft\u00ebs, vinin e shkonin komunist\u00eb e nacionalist\u00eb (ballista). \u00c7\u00ebshtja komb\u00ebtare ishte b\u00ebr\u00eb preokupim. M\u00eb 16 gusht 1941, u mbajt\u00eb n\u00eb Ljare nj\u00eb Kuvend me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Tivarit, Kraj\u00ebs, Ljares e Shestanit, ku u k\u00ebrkua bashkimi me \u00e7do kusht me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00ebnshkrues i k\u00ebsaj k\u00ebrkese ishte edhe Omer Sela i fisit Mujaj nga Ftjani, i cili m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebh\u00ebt bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht me Hasan Danin. Nd\u00ebrkoh\u00eb u formua \u201cKomiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Ulqinit\u201d, \u201cKomiteti i Zon\u00ebs Neutrale t\u00eb Shestanit\u201d, nd\u00ebrsa m\u00eb 10 prill 1942, popullsia e Tivarit, Ljare e Shestanit i d\u00ebrgaun deputetit Mustafa Merlika Kruja nj\u00eb memotrandum me t\u00eb cilin k\u00ebrkohej autoriteteve t\u00eb shtetit rishikimin e vij\u00ebs kufitare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me ata t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb mbetur n\u00eb Mal t\u00eb Zi me atdheun shiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Hasan Dani kishte vendosur kontakte n\u00eb Shkod\u00ebr me shum\u00eb atdhetar e nj\u00eb dit\u00eb ishte takuar me patriotin e komandantin e xhandarm\u00ebris\u00eb Hasan Isufin. Ai q\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb i kishte propozuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebh\u00ebt pjes\u00eb e xhandarm\u00ebris\u00eb, por fillimisht hezitoi, sepse k\u00ebt\u00eb duhej t\u00eb bisedonte me familjen e tij. Hasani tash m\u00eb i kishte t\u00eb qarta d\u00ebshir\u00ebn dhe k\u00ebrkesat e popullit shqiptar\u00eb n\u00eb Kraj\u00eb, t\u00eb shprehura publikisht m\u00eb 16 gusht 1941 dhe 10 prill 1942. Kjo e motivoi q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb propozimin e Hasan Isufit dhe n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1942 pranoi propozimin e tij, por k\u00ebrkoi nga ai q\u00eb t\u00eb jet\u00eb xhandar n\u00eb vendin e tij, n\u00eb Kraj\u00eb apo An\u00eb t\u00eb Malit, sepse nuk d\u00ebshironte t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb vrasje e eliminime t\u00eb cil\u00ebs do an\u00eb qoft\u00eb. Hasani vinte n\u00eb Kraj\u00eb por shumic\u00ebn e sh\u00ebrbimit e kaloj n\u00eb Goran\u00eb, ku ruante rendin dhe qet\u00ebsin\u00eb, publike, pra nuk kishte asnj\u00eb detyr\u00eb politike apo udh\u00ebheq\u00ebse. Hasani mbante lidhje me Kraj\u00ebn &nbsp;e ve\u00e7an\u00ebrisht me Taip e Omer Selen n\u00eb Ftjan dhe Isen Amerin Tafaj n\u00eb Bobosht. N\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit kontaktonte dhe bashk\u00ebpunonte me Shaban Ram\u00ebn, Kasem e Omer Vu\u00e7iqin, Dul e Brahim Rexh\u00ebn, Dul Kok\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb.N\u00eb Ulqin takohej me Ram\u00eb Kraj\u00ebn (me prejardhje nga Ftjani), Halil Kraj\u00ebn, Mus\u00eb Dabin, Jenus Ze\u00e7eviqin, Ded\u00eb Deliqin, e Halil Canin.<\/p>\n\n\n\n<p>Hasan Dani ishte i shquar p\u00ebr trim\u00ebri, syri nuk i b\u00ebnte \u00e7ep thonin bashk\u00ebpuntor\u00ebt e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye me rastin e mbajtjes s\u00eb Kongresit p\u00ebr Mbrojtjen e Kufijvet\u00eb t\u00eb tokave shqiptare n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb, m\u00eb 11 qershor 1944,&nbsp; ai u caktua si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr rendin e qet\u00ebsin\u00eb dhe mbar\u00ebvajtjen e Kongresit. K\u00ebtu m\u00eb p\u00ebr p\u00ebrse af\u00ebrmi u njoht me Cafo Begun, t\u00eb cilit do ti qendroj\u00eb af\u00ebr deri n\u00eb dit\u00ebn e vdekjes.N\u00eb vjeshta e vitit 1944 forcat partizane po p\u00ebrparonin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb n\u00ebntor hyn\u00eb n\u00eb Ulqin. OZN-a filloi p\u00ebrndjekjet e atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Pa gjyq pushkatuan 5 ulqinak\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve ishte edhe Hafiz Hasan Llunji, k\u00ebshtu q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e rezistenc\u00ebs komb\u00ebtare u detyruan t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb ilegalitet. Hasan Isufi m\u00eb 25 shkurt 1945 ekzekutohet pa gjyq, \u00e7ka e b\u00ebri m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb veprimin n\u00eb ilegalitet t\u00eb nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb. Milicia Popullore e Jugosllavis\u00eb, e ndihmuar nga OZN-a dhe UDB-a vazhdonte te torturonte t\u00eb af\u00ebrmit dhe patriot\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb ndihmonin me strehim dhe ushqim, por ata q\u00ebndruan fort dhe nuk dhan\u00eb asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr vendndodhjen e tyre. Fshehja ishte b\u00ebr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, mungonte buka, rrobat e shum\u00eb sende t\u00eb tjera. N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1947, n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e nj\u00eb nate me shi t\u00eb shumt\u00eb, n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb se Junus Zek\u00ebs n\u00eb Pistull\u00eb, trokit\u00ebn 8 pjestar\u00eb t\u00eb grupit patriot n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve Jenusi kishte njohur Ded\u00eb Deliqin, Hasan Danin e Cafo Alibegun. Pasi i pajisi me buk\u00eb e sende t\u00eb tjera u larguan p\u00ebr t\u2019u strehuar n\u00eb nj\u00eb pyll n\u00eb mes Pistull\u00ebs dhe Kollomz\u00ebs. Para se t\u00eb iknin e porositen q\u00eb t\u2019ju nis\u00eb nj\u00eb berber\u00eb nga Ulqini p\u00ebr ti qeth e rregulluar fizikun e tyre. Junusi iu d\u00ebrgoi berberin Smajl Abazoviqin. Ai qethi por nuk e lejuan p\u00ebr tri dit\u00eb t\u00eb largohej nga vendstrehimi, sepse kishin frik\u00eb se mund t\u00eb zbuloheshin. Kur u siguruan se ai nuk do t\u00eb flas\u00eb dhe se rruga ishte e hapur e l\u00ebshuan. Mir\u00ebpo fati e deshi q\u00eb Smajli po sa kishte dal\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7on p\u00ebr Ulqin t\u00eb takoj\u00eb nj\u00eb banor\u00eb t\u00eb Kollomz\u00ebs i cili e torturoj dhe e dor\u00ebzoj Milicis\u00eb popullore. Pas torturave t\u00eb p\u00ebrjetuara Smajli iu tregoi vend ndodhjen e k\u00ebtyre patriot\u00ebve shqiptar\u00eb. Forcat e shumta partizane i rrethuan dhe u b\u00ebn\u00eb thirje t\u00eb dor\u00ebzohen.T\u00eb rrethuar u gjet\u00ebn Cafo Begu, Hasan Dani, Gjon Ded\u00eb Gjoni me djal\u00eb, Haki Spuzha, Halil Cani e ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Vendos\u00ebn mos t\u00eb dor\u00ebzohen. Partizan\u00ebt hap\u00ebn zjarr\u00eb t\u00eb par\u00ebt. M\u00eb s\u00eb nj\u00eb or\u00eb zgjat\u00ebn t\u00eb sht\u00ebnat nga t\u00eb dy an\u00ebt.Hasani me shok\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb \u00e7ajn\u00eb rrethimin&nbsp; e krijuan mund\u00ebsin\u00eb e shp\u00ebtimit.&nbsp; U gjet\u00ebn p\u00ebrseri t\u00eb lir\u00eb, por n\u00eb moment Cafit i bie n\u00eb mend se kishin harrur \u00e7ant\u00ebn me dokumente t\u00eb shumta t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebse bien n\u00eb dor\u00eb t\u00eb partizan\u00ebve do t\u00eb p\u00ebsonin shum\u00eb qytetar\u00eb shqiptar\u00eb. Hasan Dani vendosi t\u00eb kthej t\u00eb marr\u00eb \u00e7ant\u00ebn me dokumente edhe pse t\u00eb gjith\u00eb e thrisnin t\u00eb kthehej, por ai si nj\u00eb luan i v\u00ebrtet\u00eb e trim i pamposhtur vendosi t\u00eb vazhdonte. Siduket partizan\u00ebt e kishin hetuar dhe posa Hasani iu afrue \u00e7ant\u00ebs partizan\u00ebt l\u00ebshuan mbi trupin e tij nj\u00eb bresh\u00ebri plumbash t\u00eb cil\u00ebt e lan\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend. Po at\u00eb dit\u00eb partizan\u00ebt e vendos\u00ebn trupin e Hasanit mbi kal\u00eb dhe e hodh\u00ebn t\u00eb Suka e Gjekos n\u00eb Kodra, n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb kripore dhe qytet. Tri dit\u00eb e lan\u00eb n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs ( disa mendojn\u00eb se e kan\u00eb vjerr\u00eb p\u00ebr deg\u00eb t\u00eb fikut) p\u00ebr t\u2019a par\u00eb njer\u00ebzit e p\u00ebr ta p\u00ebshtyr\u00eb kalimtar\u00ebt k\u00ebt\u00eb armik e trath\u00ebtar t\u00eb popullit! Q\u00ebllimi i tyre ishte q\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mbjellin frik\u00ebn dhe t\u2019i binden ideologjis\u00eb komuniste q\u00eb po instalohej. Pas tri dit\u00ebve e gropos\u00ebn n\u00eb vendin ku qendroi tri dit\u00eb i vdekur mbi tok\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb familjar\u00ebve q\u00eb ata t\u00eb kryejn\u00eb ceromonin e varrimit. Pas 25 viteve, n\u00eb vitin 1972, v\u00ebllau i Hasanit, Osmani b\u00ebri rrivorimin e trupit t\u00eb tij n\u00eb varrezat e Pinjeshit. Posa UDB-a m\u00ebsoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim e thiri Osmanin dhe e detyroi t\u2019i rrezoj\u00eb kufijt e varrit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb emri i Hasanit mos t\u00eb shihet. Kufijt e varrit u rikthyen n\u00eb vend pas vitit 1990. Osmani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim u gjobit me burg me koh\u00ebzgjatje 2 muaj.&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 theksuam Hasani nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb krim ndaj popullit malazez\u00eb e shqiptar\u00eb e as ndaj pushtetit q\u00eb po instalohej. Ai u pushkatua vet\u00ebm se kishte vepruar n\u00eb interes t\u00eb inegritetit, liris\u00eb dhe bashkimit t\u00eb popullit shqiptar\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe k\u00ebt\u00eb me t\u00eb vetmen arsye q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb lirohemi nga torturat dhe diskriminimi komb\u00ebtar q\u00eb pa nd\u00ebrprerje iu b\u00eb nga pushteti jugosllav\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;I p\u00ebrjetsh\u00ebm qoft\u00eb kujtimi p\u00ebr ty Hasan Dani dhe vepr\u00ebn t\u00ebnde atdhetare.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;P\u00ebr veprimtarin\u00eb e k\u00ebtij atdhetari ekzistojn\u00eb shum\u00eb pak dokumente an\u00ebsore, prandaj u detyrova q\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim ta kombinoj\u00eb me rrefimin e pasardhs\u00ebve t\u00eb familjes t\u00eb Hasan Danit.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>HASAN DANI MUSTAFAJ (1919 \u2013 1947) LUFTONTE P\u00cbR BASHKIMIN KOMB\u00cbTAR Nga Hajrullah Hajdari N\u00eb prag t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, pozita e shqiptar\u00ebve kudo n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb jugosllave e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ishte p\u00ebrkeq\u00ebsuar shum\u00eb. N\u00eb zgjedhjet shtet\u00ebrore t\u00eb vitit 1935 dhe 1938 n\u00eb listat zgjedhore nuk figuronte asnj\u00eb shqiptar\u00eb, madje as n\u00eb krye [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37545,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[512,3440],"class_list":["post-37542","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete","tag-hajrullah-hajdari","tag-hasan-dani-mustafaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37542"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37542\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37546,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37542\/revisions\/37546"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}