{"id":37524,"date":"2024-06-25T15:34:26","date_gmt":"2024-06-25T13:34:26","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37524"},"modified":"2024-06-25T15:48:13","modified_gmt":"2024-06-25T13:48:13","slug":"kishes-katolike-shqiptare-i-shtohen-edhe-dy-martire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37524","title":{"rendered":"KISH\u00cbS KATOLIKE SHQIPTARE I SHTOHEN EDHE DY MARTIR\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<p>KISH\u00cbS KATOLIKE SHQIPTARE I SHTOHEN EDHE DY MARTIR\u00cb: DOM GJON GAZULLI I VARUR NGA REGJIMI I AHMET ZOGUT DHE LUIGJ PALAJ I VRAR\u00cb NGA USHTRIA MALAZEZE<br><\/p>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"508\" height=\"286\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Vrasja-gjon-gazulli-ne-shesh-shkodres.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Vrasja-gjon-gazulli-ne-shesh-shkodres.jpg 508w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Vrasja-gjon-gazulli-ne-shesh-shkodres-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 508px) 100vw, 508px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Papa Fran\u00e7esku shpall dy martir\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, nj\u00ebri nga Shqip\u00ebria e tjetri nga Kosova. Lajmi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb, zyrtarisht, nga Vatikani dhe u transmetua nga Radio Vatikani n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u njoftua edhe nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare n\u00eb Shkod\u00ebr. K\u00ebshtuq\u00eb, shkoi n\u00eb 40 numri i t\u00eb shpallurve martir\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjithsi. Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj (Paliq) Palaj, sipas k\u00ebtij njoftimi, jan\u00eb drejt Lumnimit, \u201cmartir\u00eb, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb fes\u00eb, mbrojt\u00ebs t\u00eb t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut e t\u00eb popullit, shembuj dashurie, sh\u00ebrbimi e guximi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas burimeve t\u00eb Vatikanit, t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, ky lajm u prit mir\u00eb an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, me g\u00ebzim dhe mir\u00ebnjohje ndaj Papa Fran\u00e7eskut i cili autorizoi dhe miratoi dekretet e nevojshme p\u00ebr Lumnimin e dy martir\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs e t\u00eb Kombit shqiptar: At\u00eb Luigj Palaj i munduar dhe i torturuar, tmersisht, dhe m\u00eb n\u00eb fund i vrar\u00eb nga forcat barbare serbo-malazeze n\u00eb Gjakov\u00eb. Dhe Dom Gjon Gazulli, i vrar\u00eb nga regjimi i Ahmet Zogut, n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Reagimet ndaj k\u00ebtij njoftimi ishin t\u00eb shpejta: Kryeipeshkvi metropolit i Shkod\u00ebr-Pultit, imzot Angelo Massafra, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radio, se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebr \u00c1t Luigj (Paliqin) Palaj apo \u00c1t Luzin si\u00e7 e th\u00ebrrisnin t\u00eb gjith\u00eb bashkohasit e tij, fran\u00e7eskan i Urdhrit t\u00eb Fret\u00ebrve t\u00eb Vegj\u00ebl, martirizuar nga sllav\u00ebt ortodoks\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr Dom Gjon Gazullin, meshtar dioqezan, martirizuar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb koh\u00ebn e Ahmet Zogut. T\u00eb dy, t\u00eb mir\u00ebnjohur e tejet t\u00eb dashur nga besimtar\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha trevave, q\u00eb i konsiderojn\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, u luten e madje, u njohin edhe mrekulli &#8211;ka n\u00ebnvijuar Kryeipeshkvi i Shkod\u00ebr-Pultit &#8212; ndodhur me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e tyre pran\u00eb Zotit. Nj\u00ebri i vrar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e tjetri n\u00eb Shqip\u00ebri! \u201cPopulli i Zotit, q\u00eb jeton n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt, \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb fest\u00eb dhe fal\u00ebnderon Hyjin p\u00ebr dhurat\u00ebn e dy meshtar\u00ebve, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb Ungjillit t\u00eb Krishtit dhe atdhetar\u00eb t\u00eb flakt\u00eb\u201d. Brenda vitit, pritet ceremonia e shpalljes s\u00eb Lumnimit t\u00eb tyre, ka pohuar p\u00ebr redaksin\u00eb shqipe t\u00eb Radio Vatikanit, Vatican News, Imzot Angelo Massafra.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/At-Luigj-Palaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"268\" height=\"335\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/At-Luigj-Palaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-37531\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/At-Luigj-Palaj.jpg 268w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/At-Luigj-Palaj-240x300.jpg 240w\" sizes=\"auto, (max-width: 268px) 100vw, 268px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>At Luigj Palaj \u2013 I vrar\u00eb nga serbo-malazez\u00ebt n\u00eb Gjakov\u00eb &#8212; \u00c1t Luigji u kap e u d\u00ebrgua n\u00eb burgun e Gjakov\u00ebs. Serbo-Malazez\u00ebt i kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb mohonte fen\u00eb dhe identitetin komb\u00ebtar. Pasi nuk pranoi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ata e rrah\u00ebn dhe e d\u00ebrmuan me shkopinj, e p\u00ebshtyn\u00eb, e fyen, pastaj e nxor\u00ebn para nj\u00eb gjykate, q\u00eb e ngarkoi me shpifje. S\u00eb fundi, e vran\u00eb m\u0451 7 mars 1913 n\u00eb Gjakov\u00eb. \u201cBarbar\u00ebt\u2026e mbyt\u00ebn\u201d: At Gjergj Fishta do i kushtone poem\u00ebn vrasjes s\u00eb tij barbare,<br><br><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/poema-gjergj-fishta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"89\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/poema-gjergj-fishta.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-37537\" style=\"width:771px;height:auto\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p>Pak histori p\u00ebr lexuesit nga burime t\u00eb besueshme kishtare mbi k\u00ebta dy martir\u00eb, heronj\u00eb t\u00eb fes\u00eb dhe t\u00eb Kombit &#8212; p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ndoshta lexuesit nuk dijn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta &#8212; por t\u00eb shpallur si t\u00eb till\u00eb nga Papa Fran\u00e7esku m\u00eb 20 qershor, 2024. \u00c1t Luigj Palaj i p\u00ebrkiste Urdh\u00ebrit t\u00eb Fret\u00ebrve t\u00eb Vegj\u00ebl &#8212; i arrestuar, rrahur, torturuar dhe vrar\u00eb nga ushtar\u00ebt barbar\u00eb serbo-malazez\u00eb, sepse luftoi kund\u00ebr abuzimeve ndaj popullsis\u00eb shqiptare dhe i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrven\u00eb fushat\u00ebs zyrtare serbo-malazeze q\u00eb detyronte katolik\u00ebt dhe mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb nd\u00ebrronin fet\u00eb e tyre e t\u00eb b\u00ebheshin ortodoks\u00eb. Luigj Palaj ka lindur n\u00eb Janjev\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 20 shkurt 1877. \u00cbsht\u00eb rritur n\u00eb nj\u00eb familje fetare. Vet\u00eb Luigji k\u00ebrkoi t\u00eb pranohej n\u00eb seminarin e Urdhrit t\u00eb Fret\u00ebrve t\u00eb vegj\u00ebl, n\u00eb Cortemaggiore t\u00eb Italis\u00eb, ku n\u00eb vitin 1901 shugurohet meshtar. Ai qe d\u00ebrguar t\u00eb kryente sh\u00ebrbimin e tij fetar n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb 1907 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Rektor i Kuvendit Fran\u00e7eskan n\u00eb Gjakov\u00eb. Nd\u00ebrsa m\u00eb 1912, b\u00ebhet bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb famullin\u00eb e Pej\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb at\u00eb territor, i cili pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike, ishte pushtuar nga malazez\u00ebt, aleat\u00eb t\u00eb serb\u00ebve. \u00c1t Luigj Palaj ka mbrojtur si katolik\u00ebt ashtu edhe mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb nga p\u00ebrpjekjet sllave t\u00eb \u00e7kombtarizimit, duke mb\u00ebshtetur t\u00eb dy pal\u00ebt dhe duke i nxitur ata q\u00eb t&#8217;u q\u00ebndrojn\u00eb besnik\u00eb besimeve t\u00eb tyre fetare dhe identitetit komb\u00ebtar. Megjithse i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr rreziqet me t\u00eb cilat p\u00ebrballej, At Luigj Palaj q\u00ebndron n\u00eb postin e tij dhe vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb sh\u00ebrbimin meshtarak, duke i q\u00ebndruar besnik misionit t\u00eb tij fetar e atdhetar. Si p\u00ebrfundim, autoritetet malazeze kan\u00eb dhan\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb fran\u00e7eskani shqiptar, At Luigj Palaj t\u00eb arrestohej m\u00eb 4 mars 1913. I hedhur n\u00eb burg, fran\u00e7eskani \u00ebsht\u00eb rrahur dhe torturuar deri m\u00eb 7 mars, kur para se t&#8217;i n\u00ebnshtrohej gjyqit, i zhveshur nga rrobet e rregulltarit, u vra mizorisht nga ushtar\u00ebt serbo-malazez\u00eb. Sot, i shpallur martir i fes\u00eb dhe i Atdheut nga Papa Fran\u00e7esku n\u00eb Vatikan.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Dom-Gjon-Gazulli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"276\" height=\"346\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Dom-Gjon-Gazulli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-37533\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Dom-Gjon-Gazulli.jpg 276w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Dom-Gjon-Gazulli-239x300.jpg 239w\" sizes=\"auto, (max-width: 276px) 100vw, 276px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>Meshtar i guximsh\u00ebm &#8212; Dom Gjon Gazulli \u00ebsht\u00eb varur nga Ahmet Zogu, pasi ishte kund\u00ebrshtar i marr\u00ebveshjes s\u00eb Zogut me serb\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin, \u201cbashkim personal t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, gjithashtu bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb besueshme kishtare, Gjon Gazulli (nj\u00eb em\u00ebr ky i njohur i familjes Gazulli, brez pas brezi, n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb \u00e7\u2019prej koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit -Skenderbe), ishte me origjin\u00eb nga nj\u00eb fshat i vog\u00ebl af\u00ebr Shkodr\u00ebs &#8212; nga Daj\u00e7i i Zadrim\u00ebs &#8212; n\u00eb Shqip\u00ebri. Lindur m\u00eb 26 mars 1893, ai \u00ebsht\u00eb shuguruar meshtar dioqezan n\u00eb vitin 1919. Ka sh\u00ebrbyer si famullitar n\u00eb Gjad\u00ebr, n\u00eb Qelez t\u00eb Puk\u00ebs dhe n\u00eb Koman. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, kudo q\u00eb shkonte fitonte dashurin\u00eb e popullsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs i ofronte ndihm\u00eb dhe inkurajim, p\u00ebrball\u00eb problemeve t\u00eb shumta t\u00eb jetes\u00ebs. Pasi hapi nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb famulli p\u00ebr m\u00ebsimin e fes\u00eb katolike, mbahej n\u00ebn kontroll nga qeveria p\u00ebr gjoja veprimtarin\u00eb e pengimit t\u00eb arsimimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb mysliman\u00ebve dhe t\u00eb krishter\u00ebve. Autoritetet politike e shikonin me dyshim, p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb fort\u00eb nd\u00ebr vendasit dhe te famullitar\u00ebt e tjer\u00eb, n\u00eb nivelin moral dhe fetar. Nd\u00ebrsa n\u00eb aat\u00eb koh\u00eb, shum\u00eb meshtar\u00eb largoheshin nga Shqip\u00ebria, duke mos iu n\u00ebnshtruar regjimit t\u00eb vendosur nga presidenti i Republik\u00ebs Ahmet Zogu, Dom Gazulli kishte vendosur t\u00eb q\u00ebndronte me popullin e vet, q\u00eb i ishte besuar. Por m\u00eb n\u00eb fund, ai arrestohet m\u00eb 28 dhjetor 1926 dhe i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb gjyqi t\u00eb rrem\u00eb, q\u00eb e d\u00ebnon me akuza t\u00eb pabaza, sipas burimeve kishtare dhe t\u00eb tjera. \u201cU var nga Ahmet Zogu, pasi kishte kund\u00ebrshtuar marr\u00ebveshjen e tij me serb\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin, \u201cbashkim personal t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb\u201d, ishte nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera akuza. U d\u00ebnua me vdekje ai q\u00eb hapi shkoll\u00ebn e par\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier djem-vajza, mysliman\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb. Deputeti i opozit\u00ebs kund\u00ebr Zogut, u akuzua se kishte organizuar kryengritjen e kishte shp\u00ebrndar\u00eb arm\u00eb n\u00ebp\u00ebr male e madje se gjoja kishte prer\u00eb telin e telefonit, lexohet n\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr fatin e keq t\u00eb tij!? Dom Gjon Gazulli \u00ebsht\u00eb varur n\u00eb nj\u00eb shesh n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 5 mars 1927.<\/p>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"508\" height=\"286\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Vrasja-gjon-gazulli-ne-shesh-shkodres.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Vrasja-gjon-gazulli-ne-shesh-shkodres.jpg 508w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Vrasja-gjon-gazulli-ne-shesh-shkodres-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 508px) 100vw, 508px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><em>Foto nga Radio Vatikani \u2013 Dom Gjon Gazulli i d\u00ebnuar nga Ahmet Zogu \u2013 vdekje me varje n\u00eb nj\u00eb shesh t\u00eb Shkodr\u00ebs, 5 Mars, 1927 \u2013 sot i shpallur martir i fes\u00eb dhe i Atdheut nga Papa Fran\u00e7esku n\u00eb Vatikan \u2013 20 qershor, 2024.<\/em><\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>        <\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Dom Gjon Gazulli nga Shqip\u00ebria i vrar\u00eb nga regjimi i Ahmet Zogut n\u00eb vitin 1927 n\u00eb Shkod\u00ebr dhe At Luigj Palaj nga Kosova i vrar\u00eb nga regjimi serbo-malazez n\u00eb vitin 1913 n\u00eb Gjakov\u00eb, p\u00ebrfaquesues t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare t\u00eb vuajtur e t\u00eb p\u00ebrbuzur n\u00eb ato troje &#8212; u shpall\u00ebn martir\u00eb e t\u00eb lum\u00eb nga Papa Fran\u00e7esku disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 nj\u00eb g\u00ebzim i madh p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. K\u00ebta dy t\u00eb lum\u00eb i bashkohen k\u00ebshtu 38 martir\u00ebve t\u00eb lum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Katolike &#8212; t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb torturuar nga regjimi barbar gjys\u00ebm shekullor komunist i Enver Hoxh\u00ebs &#8212; e t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shpallur t\u00eb till\u00eb n\u00eb vitin 2016 nga Vatikani.<\/p>\n\n\n\n<p>Me vrasjen e tyre barbare, k\u00ebta t\u00eb lum\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb kap\u00ebrcyer tanim\u00eb kufijt komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb trojeve shqiptare dhe jan\u00eb tashti p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb jo vet\u00ebm Kish\u00ebn Katolike universale por edhe vlerat universale t\u00eb mbar\u00eb njerzimit. Me sakrific\u00ebn e tyre sublime ata jan\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne se si mbrohet nderi, liria, feja dhe identiteti komb\u00ebtar p\u00ebrball\u00eb barbar\u00ebve dhe diktator\u00ebve. Shembulli i tyre do t\u00eb mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr breznit\u00eb e ardh\u00ebshme t\u00eb shqiptar\u00ebve, por jo vet\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb luftuar duke dhene\u00eb edhe jet\u00ebn p\u00ebr ideale dhe vlerat njerzore e komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, shpallja e k\u00ebtyre dy martirve shqiptar\u00eb t\u00eb lum\u00eb nga Papa Fran\u00e7esku, na bind\u00eb se megjith\u00eb kalimin e koh\u00ebs &#8211;heret ose von\u00eb, e v\u00ebrteta, e mira dhe e drejta, gjithmon\u00eb, do t\u00eb triumfojn\u00eb mbi t\u00eb keq\u00ebn, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KISH\u00cbS KATOLIKE SHQIPTARE I SHTOHEN EDHE DY MARTIR\u00cb: DOM GJON GAZULLI I VARUR NGA REGJIMI I AHMET ZOGUT DHE LUIGJ PALAJ I VRAR\u00cb NGA USHTRIA MALAZEZE Nga Frank Shkreli Papa Fran\u00e7esku shpall dy martir\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, nj\u00ebri nga Shqip\u00ebria e tjetri nga Kosova. Lajmi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb, zyrtarisht, nga Vatikani dhe u transmetua nga Radio [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37534,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-37524","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37524","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37524"}],"version-history":[{"count":8,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37524\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37541,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37524\/revisions\/37541"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}