{"id":37474,"date":"2024-06-15T10:12:31","date_gmt":"2024-06-15T08:12:31","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37474"},"modified":"2024-06-15T10:13:04","modified_gmt":"2024-06-15T08:13:04","slug":"aleksander-xhuvani-per-at-gjergj-fishten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37474","title":{"rendered":"ALEKSAND\u00cbR XHUVANI P\u00cbR AT GJERGJ FISHT\u00cbN"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; &nbsp;Aleksand\u00ebr Xhuvani \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb revist\u00ebs Shejzat (IV-1960), me rastin e 80-vjetorit t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim, si arsimtari m\u00eb i vjet\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb i vjetri em\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb brezi arsimtar\u00ebsh t\u00eb Kombit. N\u00eb at\u00eb shkrim kushtuar veteranit t\u00eb arsimit shqip thuhet se emri i Xhuvanit \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht me historin\u00eb e arsimimit shqip, q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 1909, madje edhe para se t\u00eb b\u00ebhej Shqip\u00ebria e pavarur &#8212; kur hapi dyert\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Shkolla Normale e Elbasanit. Fillimisht, Xhuvani zhvilloi aty veprimtarin\u00eb e tij n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Luigj Gurakuqit dhe pastaj p\u00ebr 20-vjet\u00eb si drejtues dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i shqipes dhe pedagogjis\u00eb. Aleksand\u00ebr Xhuvani ka dh\u00ebn\u00eb gjithashtu nj\u00eb kontribut t\u00eb vyer edhe n\u00eb fush\u00ebn e publicistik\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs me artikuj e subjekte t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme, botuar, fillimisht, n\u00eb revist\u00ebn \u201cAlbania\u201d t\u00eb Konic\u00ebs dhe n\u00eb revista t\u00eb tjera t\u00eb koh\u00ebs, brenda dhe jasht\u00eb Atdheut. Ka bashkpunuar edhe n\u00eb inspektoriatin e lart\u00eb t\u00eb arsimit gjat\u00eb viteve 1940-44, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se edhe ai duhet t\u00eb ket\u00eb influencuar p\u00ebrhapjen e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb trojet shqiptare, n\u00eb bashkpunim me Ministrin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Arsimit t\u00eb Shqup\u00ebris\u00eb, Ernest Koliqin me shok\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e mia, tashti n\u00eb pension, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar sa m\u00eb shum\u00eb mbi personalitetet historike shqiptare q\u00eb kan\u00eb len\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare, isha duke lexuar p\u00ebr Aleksand\u00ebr Xhuvanin &#8212; p\u00eb t\u00eb cilin dija pak ose aspak, duke qen\u00eb jasht\u00eb atdheut p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli. &nbsp;K\u00ebshtu, hasa n\u00eb nj\u00eb fjalim q\u00eb Aleksand\u00ebr Xhuvani kishte mbajtur&nbsp; me rastin e shkuarjes n\u00eb amshim t\u00eb At Gjergj Fisht\u00eb, mbajtur n\u00eb ceremonin\u00eb e varrimit n\u00eb Shkod\u00ebr, nj\u00eb fjalim nd\u00ebr m\u00eb prek\u00ebsit q\u00eb kam lexuar dhe q\u00eb tregon jo vet\u00ebm se \u00e7\u2019mendonte Aleksand\u00ebr Xhuvani p\u00ebr vepr\u00ebn e At Gjergj Fisht\u00ebs, por fjal\u00ebt e tija pasqyrojn\u00eb edhe faktin se kush ishte v\u00ebrtet\u00eb Xhuvani vet dhe cilat ishin mendimet e tija p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kombit dhe p\u00ebr vlerat e kontributet e personaliteteve m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Kombit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb At Gjergj Fishta: t\u00eb zhdukura, t\u00eb p\u00ebrjashtuara dhe t\u00eb distancuara e t\u00eb anashkaluara. Veprat e tyre t\u00eb shkelura e t\u00eb harruara e t\u00eb p\u00ebrbuzura plot urrejtje, zyrtarisht, nga regjimi komunist p\u00ebr pothuaj gjys\u00ebm shekulli, por edhe sot nga \u201cShqip\u00ebria demokratike\u201d, gjoja \u201cpost-komuniste\u201d! &nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-at-gjergj-fishta-dhe-akademia-e-shkencave-e-shqiperise-nje-hap-perpara-dy-mbrapa\/\">Frank Shkreli: At Gjergj Fishta dhe Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara, dy mbrapa | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, ujku mund t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrruar qimen por jo veset\u2026Profesor Arshi Pipa:&nbsp;<em>\u201cFishta u sakrifikua pik\u00ebrisht si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi madhor i vlerave komb\u00ebtare\u201d. Profesor Pipa \u00ebsht\u00eb shprehur, se ajo q\u00eb e dallon patriotizmin e At Gjergj Fisht\u00ebs nga t\u00eb tjer\u00ebt \u00ebsht\u00eb, \u201cKarakteri militant, luftarak, i patriotizmit\u201d, t\u00eb tij. T\u00eb tjer\u00ebt, sipas Arshi Pip\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb mbrojtur, nd\u00ebrsa Fishta ka mbrojtur dhe ka sulmuar. \u201cAi ka sulmuar t\u00eb gjith\u00eb ata persona ose shtete t\u00eb vogla, ose fuqi t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb Lindjes e t\u00eb Per\u00ebndimit, t\u00eb Krishtit ose t\u00eb Muhametit, q\u00eb kan\u00eb synuar rob\u00ebrimin, pushtimin, cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ata q\u00eb kan\u00eb c\u00ebnuar tagrin e popullit shqiptar, ata q\u00eb kan\u00eb fyer dinjitetin dhe krenarin\u00eb komb\u00ebtare\u201d, ka shkruar Profesor Arshi Pipa p\u00ebr patriotizmin e Fisht\u00ebs. Ndoshta \u00ebsht\u00eb na\u00efve, e pamundur dhe e pa shpres\u00eb q\u00eb t\u00eb presim nga ata q\u00eb ende sot mbrojn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; pik\u00ebrisht, nga k\u00ebta t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb c\u00ebnuar tagrin e popullit shqiptar dhe fyejn\u00eb dinjitetin dhe krenarin\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb t\u00eb nderojn\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebn <\/em>Fisht\u00ebs, megjith\u00ebse \u201cnji far i math drit\u00ebdhan\u00ebs q\u00eb ka ndri\u00e7ue mendjen e djelm\u00ebnis\u00eb s\u2019on\u00eb, si nji Ungjill shk\u00ebndimath morali, ka zbut\u00eb e ka edukue zemr\u00ebn e saj\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr Fisht\u00ebn, Aleksand\u00ebr Xhuvani, arsimtari m\u00eb i vjet\u00ebr i brezave, Aleksand\u00ebr Xhuvani. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ky fjalim i Aleksand\u00ebr Xhuvanit, m\u00eb duket mua, se hyn\u00eb nd\u00ebr fjalimet m\u00eb klasike p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia dhe p\u00ebr nga frym\u00ebzimi, ndoshta jo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb brezin e indoktrinuar me ideologjin\u00eb sllavo-komuniste. Por, sigurisht, p\u00ebr brezin aktual dhe p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb do e dashurojn\u00eb Atdheun si\u00e7 e dashuronte Fishta dhe t\u00eb respektojn\u00eb at\u00eb si\u00e7 e respektonte dhe e nderonte Aleksand\u00ebr Xhuvani dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, bashk-kohas t\u00eb tij.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk jam un\u00eb, o burra, i prem\u00eb sot q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb thuri imne p\u00ebr vepr\u00ebn lavdimadhe t\u00eb At Fisht\u00ebs. \u00c2sht historija q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb zbukurue faqet e saj me emnin z\u00e2math t\u00eb tij; \u00e2sht let\u00ebrsija e jon\u00eb q\u00eb do t\u00eb mburret p\u00ebr veprat e tij grat-plota e t\u00eb pavdeksh\u00ebme; jan\u00eb Zanat e malevet t\u2019ona, q\u00eb ai ua p\u00ebrcillte vallet me lahut\u00ebn e tij, q\u00eb kan\u00eb me k\u00ebndue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, vepr\u00ebn e kangatorit z\u00e2-amb\u00ebl t\u00eb tyne; \u00e2sht djelm\u00ebnija shqiptare q\u00eb ka p\u00ebr t\u2019u-ushqye e p\u00ebr t\u2019u-vadit\u00eb me man\u00ebn hyjnore t\u00eb tij; s\u00eb mramit \u00e2sht Shqipnija mbar\u00eb, Geg\u00eb e Tosk\u00eb, malsi e qyteta, q\u00eb do t\u00eb kujtojn\u00eb, deri sa t\u00eb ndris\u00eb e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb saj, q\u00eb e deshi, e lavdoi dhe e nderoi p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>(<a href=\"https:\/\/elbasani.org\/aleksander-xhuvani-ne-varrimin-e-at-gjergj-fishtes\/\">Aleksand\u00ebr Xhuvani n\u00eb Varrimin e At Gjergj Fisht\u00ebs &#8211; Elbasani<\/a>)&nbsp; &#8212; Ja gjykoni vet fjalimin e plot\u00eb t\u00eb Aleksand\u00ebr Xhuvanit mbajtur n\u00eb ceremonin\u00eb e varrimit t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr, 31 Dhjtor, 1940:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cZotnij t\u00eb ndersh\u00ebm:<\/p>\n\n\n\n<p>Si vet\u00ebtim\u00eb u-perhap an\u2019e kand t\u00eb Shqipnis\u00eb lajmi i idh\u00ebt i vdekjes s\u00eb poetit t\u2019on\u00eb komb\u00ebtar At Fisht\u00ebs dhe e mahnitun mbetet sot mbar\u00eb bota shqiptare, tue kujtue emnin z\u00e2madh t\u2019auktorit t\u00eb Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis\u00eb, q\u00eb ka k\u00ebndue, si dikur Omeri, burrnin\u2019e bes\u00ebn e fisit t\u2019on\u00eb, q\u00eb ka ndez\u00eb zemrat e Shqiptar\u00ebvet, si dikur Tirteu i vjet\u00ebrsis\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>E me t\u00eb drejt\u00eb i kan\u00eb than\u00eb Fisht\u00ebs Tirteu i Shqipnis\u00eb, se sikurse ai me elegjit\u2019 e tij ndezi zemrat e Spartan\u00ebvet p\u00ebr luft\u00eb, njasht\u00fb edhe epopeja e Lahut\u00ebs, odet edhe elegjit\u2019e Mrizit t\u00eb Zanavet e t\u00eb poezivet t\u00eb tjera kan\u00eb mbjell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb djelmnis\u00eb s\u2019on\u00eb dashunin e pamas\u00eb p\u00ebr truellin e t\u00eb par\u00ebvet dhe p\u00ebr gjuh\u00ebn amtare. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nji k\u00ebto dy ideale, atdhedasht\u00ebnija dhe ruejtja e gjuh\u00ebs si drit\u00ebn e synit, lavrimi e p\u00ebrparimi i saj kan\u00eb qen\u00eb polat, rreth s\u00eb cil\u00ebvet shtrihej gjith\u00eb vepra e \u00e7mueshme e Fisht\u00ebs. E s\u2019ka kush tjet\u00ebr ve\u00e7 neve arsimtar\u00ebvet q\u00eb kemi pas\u00eb e kemi nd\u00ebp\u00ebr duer edhe ua kemi m\u00ebsue nxan\u00ebsvet poezit\u2019e tij, q\u00eb e \u00e7mon m\u00e2 mir\u00eb vepr\u00ebn z\u00e2madhe t\u00eb Fisht\u00ebs, e cila si nji far i math drit\u00ebdhan\u00ebs ka ndri\u00e7ue mendjen e djelm\u00ebnis\u00eb s\u2019on\u00eb, si nji Ungjill shk\u00ebndimath morali ka zbut\u00eb e ka edukue zemr\u00ebn e saj. &nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka qen\u00eb pra Fishta p\u00ebr ne vet\u00ebm nji poet komb\u00ebtar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nji edukator i rinis\u00eb s\u2019on\u00eb. Nuk kan\u00eb m\u00ebsue e shijue nxan\u00ebsit e shkollavet t\u2019ona vet\u00ebm artin e tij poetik, bukurin\u2019e harmonin\u2019e vargut, rrjedhshmnin\u2019e dlirsin\u2019e stilit e t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb \u00e2sht nji thesar i pashterun frazeologjije e leksikologjije t\u00eb kulluet, por kan\u00eb thith\u00eb prej vepr\u00ebs s\u00eb tij, si nji nektar t\u00eb hyjnuesh\u00ebm t\u00eb blet\u00ebs attike, idealet m\u00e2 t\u00eb nalta t\u00eb njer\u00ebzimit: urtin\u00eb, burrnin\u00eb, bes\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb e dashunin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn, t\u00eb bukurit, t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk jam un\u00eb, o burra, i prem\u00eb sot q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb thuri imne p\u00ebr vepr\u00ebn lavdimadhe t\u00eb At Fisht\u00ebs. \u00c2sht historija q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb zbukurue faqet e saj me emnin z\u00e2math t\u00eb tij; \u00e2sht let\u00ebrsija e jon\u00eb q\u00eb do t\u00eb mburret p\u00ebr veprat e tij grat-plota e t\u00eb pavdeksh\u00ebme; jan\u00eb Zanat e malevet t\u2019ona, q\u00eb ai ua p\u00ebrcillte vallet me lahut\u00ebn e tij, q\u00eb kan\u00eb me k\u00ebndue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, vepr\u00ebn e kangatorit z\u00e2-amb\u00ebl t\u00eb tyne; \u00e2sht djelm\u00ebnija shqiptare q\u00eb ka p\u00ebr t\u2019u-ushqye e p\u00ebr t\u2019u-vadit\u00eb me man\u00ebn hyjnore t\u00eb tij; s\u00eb mramit \u00e2sht Shqipnija mbar\u00eb, Geg\u00eb e Tosk\u00eb, malsi e qyteta, q\u00eb do t\u00eb kujtojn\u00eb, deri sa t\u00eb ndris\u00eb e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb saj, q\u00eb e deshi, e lavdoi dhe e nderoi p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Na t\u00eb gjith\u00eb lavdimtar\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij, shok\u00eb e nxan\u00ebs t\u00eb tij, t\u00eb pik\u00eblluem e t\u00eb mall\u00ebngjyem thell\u00eb, kah kujtojm\u00eb veprat e tij, fjal\u00ebt e amb\u00ebla e plot atdhedasht\u00ebni e k\u00ebshillat e tij, le t\u2019i lutemi Fuqimadhit Per\u00ebndi, q\u00eb t\u2019i caktoj\u00eb pran\u00eb fronit nji vend t\u00eb merituesh\u00ebm, si n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe, prej kah t\u00eb vijoj\u00eb me i lut\u00eb p\u00ebr lumnin e Shqipnis\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>(Shkod\u00ebr, 31 dhjetor 1940, Aleksand\u00ebr Xhuvani). &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"530\" height=\"299\" src=\"\" alt=\"il-funerale-del-francescano-e-poeta-albanese-Padre-Gjergj-Fishta-31-dicembre-1940-a-Scutar\">Nga ceremonia e varrimit t\u00eb fran\u00e7eskanit shqiptar dhe poetit t\u00eb Kombit, At Gjergj Fishta, 31, Dhjetor, 1940 \u2013 Dit\u00ebn kur ka mbajtur fjalimin e m\u00eb sip\u00ebrm, Aleksand\u00ebr Xhuvani.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb e them, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb st\u00ebrgjatur t\u00eb ashtuquajturit \u201ctranzion\u201d n\u00eb vendnumro, prej m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash nga shembja e Murit t\u00eb Berlinit, se k\u00ebshtjella e vlerave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e tronditur n\u00eb themel nga trash\u00ebgimia e diktatur\u00ebs komuniste. Si rrjedhim i far\u00ebs s\u00eb atij regjimi n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta vendimarrse t\u00eb shtetit e t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, \u00e7do dit\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb disfatash komb\u00ebtare, sa q\u00eb sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, Kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00ebsuesin e madh t\u00eb dashuris\u00eb p\u00eb Zotin dhe p\u00ebr Kombin: At Gjergj Fisht\u00ebn, q\u00eb Aleksand\u00ebr Xhuvani e kishte cil\u00ebsuar, \u201cnji far i math drit\u00ebdhan\u00ebs q\u00eb ka ndri\u00e7ue mendjen e djelm\u00ebnis\u00eb s\u2019on\u00eb\u201d, sipas Xhuvanit.<\/p>\n\n\n\n<p>Xhuvani kishte t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb parashikimin e tij. Ja nj\u00eb pjes\u00ebtar i asaj \u201cdjelm\u00ebnie\u201d shqiptare t\u00eb k\u00ebsaj breznie t\u00eb pas shembjes s\u00eb komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb na jep shpres\u00eb \u2013 shpresojm\u00eb t\u00eb ndri\u00e7uar nga mendja dhe zemra prej veprave dhe kontributeve historike t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs &#8212; Edison Selmani, student i talentuar i artit dhe skulptur\u00ebs n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve n\u00eb Tiran\u00eb.&nbsp; Ai ka p\u00ebrzgjedhur t\u00eb realizoj\u00eb, pik\u00ebrisht, shtatoren e Gjergj Fisht\u00ebs, si tem\u00eb diplome, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim e sip\u00ebr dhe q\u00eb sipas portalit t\u00eb skulptorit t\u00eb ri shqiptar, pritet q\u00eb shtatorja e At Gjergj Fisht\u00ebs t\u00eb inaugurohet s\u00eb shpejti n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;&nbsp; &nbsp;Aleksand\u00ebr Xhuvani \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb revist\u00ebs Shejzat (IV-1960), me rastin e 80-vjetorit t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim, si arsimtari m\u00eb i vjet\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb i vjetri em\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb brezi arsimtar\u00ebsh t\u00eb Kombit. N\u00eb at\u00eb shkrim kushtuar veteranit t\u00eb arsimit shqip thuhet se emri i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-37474","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37474","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37474"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37474\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37477,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37474\/revisions\/37477"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37474"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37474"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37474"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}