{"id":37469,"date":"2024-06-13T13:18:00","date_gmt":"2024-06-13T11:18:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37469"},"modified":"2024-06-13T13:22:48","modified_gmt":"2024-06-13T11:22:48","slug":"pse-shqiptaret-sjane-te-bashkuar-si-duhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37469","title":{"rendered":"Pse shqiptar\u00ebt (s)\u2019jan\u00eb t\u00eb bashkuar si duhet?"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"627\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti-215x300.jpg 215w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Shkruan: Esat Mehmeti<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Paq\u00ebndrueshmeria politike \u00ebsht\u00eb arsyeja e ngecjes s\u00eb proceseve demokratike n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb jeta q\u00eb i ndan njer\u00ebzit, por \u00ebsht\u00eb inati, urrejtja, xhelozia, egoizmi, \u00ebsht\u00eb mungesa e respektit ndaj nj\u00ebri-tjetrit q\u00eb krijon ndarje.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi,shoq\u00ebria jon\u00eb s\u2019ka qen\u00eb kurr\u00eb kaq e polarizuar sa sot.Jemi t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka.Jemi t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb edhe p\u00ebr gj\u00ebra tejet t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme. Jemi t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e q\u00ebndrimit q\u00eb duhet mbajtur ndaj pushtetit dhe p\u00ebr pushtet. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb ne shqiptar\u00ebt jemi t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte, por prapambetja ekonomike e diktatura e eg\u00ebr n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe tranzicioni i pakontrolluar mir\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vrrag\u00eb t\u00eb pashlyera, por l\u00eb t\u2019i l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb ato, apo ndoshta na p\u00eblqen t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, sepse k\u00ebshtu sundojm\u00eb leht\u00ebsisht dhe pa u trazuar fare.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt, si \u00e7do popull tjet\u00ebr i bot\u00ebs, i ka t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e veta. Posedojm\u00eb vese pozitive dhe negative, kemi uljet dhe ngritjet historike dhe t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme.Por, shqiptar\u00ebt si komb nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ndar\u00eb, t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe t\u00eb armiq\u00ebsuar nj\u00ebri me tjetrin, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb jemi edhe t\u00eb bashkuar, t\u00eb miq\u00ebsuar e t\u00eb solidarizuar mes veti. Kjo do t\u00eb thot\u00eb; se nuk ka ndarje absolute, por as bashkim absolut.Marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshqiptare nuk zhvillohen vet\u00ebm n\u00eb rrafshin bardh\u00eb e zi, ato zhvillohen edhe n\u00eb rrafshin shum\u00ebngjyresh dhe shum\u00eb dimensional.Kjo do t\u00eb thot\u00eb; s\u00eb gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb relative, e mira dhe e keqja, e v\u00ebrteta dhe g\u00ebnjeshtra, k\u00ebta ecin paralel dhe jan\u00eb t\u00eb pandashme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, por n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb jan\u00eb edhe t\u00eb bashkuar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb \u00e7do popull ekzistojn\u00eb dhe veprojn\u00eb ideologji t\u00eb ndryshme. K\u00ebtu nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim as populli yn\u00eb. Ideologjit\u00eb jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojshme, andaj ekziston pluralizmi i ideve, i mendimeve, i pik\u00ebpamjeve. Rreshtimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb disa ideologji nuk \u00ebsht\u00eb tragjedi, por nj\u00eb fenomen i natyrsh\u00ebm.Mir\u00ebpo, ferkimet politike, polemikat e ashp\u00ebra, ofendimet reciproke, gara e eg\u00ebr p\u00ebr pushtet, lufta klasore e t\u00eb tjera veprime t\u00eb panevojshme si k\u00ebto, d\u00ebmtojn\u00eb imazhin ton\u00eb komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Lufta ideologjike nd\u00ebrmjet individ\u00ebve, apo partia me parti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe komb\u00ebtare, andaj mendoj se nuk na b\u00ebn nder politika shterp\u00eb, por na duhet ideologjia me platform\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt politike dhe strategji komb\u00ebtare, me synim e vizion t\u00eb qart\u00eb komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt i ndan edhe karrierizmi. Persona e politikan\u00eb t\u00eb caktuar jan\u00eb t\u00eb ngarkuar me egoiz\u00ebm t\u00eb thell\u00eb, e t\u00eb pangopur me pushtet e p\u00ebr pushtet, sa q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje ta d\u00ebmtojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb ruajtjes s\u00eb privilegjeve t\u00eb tyre dhe pozit\u00ebs politike.Karrierizmi dhe egoizmi i tepruar shkaktojn\u00eb d\u00ebme t\u00eb pariparueshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtj\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne, shqiptar\u00ebve, na ndan edhe mostoleranca, inati, kok\u00ebfort\u00ebsia, urrejtja ndaj nj\u00ebri-tjetrit. Ne, nga natyra jemi pak si shum\u00eb temperament, nxehemi e hidh\u00ebrohemi shpejt, por ftohemi dhe pajtohemi shum\u00eb ngadal\u00eb. Shpeshher\u00eb s\u2019jemi tolerant ndaj nj\u00ebri-tjetrit dhe ngulim k\u00ebmb\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk kemi t\u00eb drejt, edhe at\u00ebher\u00eb kur argumentet dhe faktet nuk jan\u00eb n\u00eb an\u00ebn e ton\u00eb.Shpesh duam t\u00eb ecim p\u00ebrpara me bot\u00ebn e civilizuar, por kok\u00ebn e kthejm\u00eb prapa, duke marr\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, qofshin ato edhe gj\u00ebra t\u00eb tejkaluara e t\u00eb vdekura. Nuk jemi t\u00eb sinqert\u00eb sa duhet me nj\u00ebri-tjetrin dhe nuk m\u00ebsojm\u00eb sa duhet nga gabimet tona.<\/p>\n\n\n\n<p>Lufta dhe urrejtja midis individ\u00ebve, partive politike dhe lider\u00ebve partiak\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkaku kryesor pse sot shqiptar\u00ebt si komb jan\u00eb aq t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe aq t\u00eb ndar\u00eb! Kjo \u00ebsht\u00eb plaga m\u00eb e madhe, pra, ndarja lokaliste, fisnore, klanore dhe krahinore.K\u00ebt\u00eb plag\u00eb e kemi mjerisht trashegim!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb duhet pranuar; se nuk ka popull n\u00eb bot\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt t\u00eb krijohen br\u00ebnda nat\u00ebs sikur q\u00eb ndodh\u00eb me ne. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nuk po l\u00ebm\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb ka vizion t\u00eb qart\u00eb politik e komb\u00ebtar, e q\u00eb duhet vler\u00ebsuan, por k\u00ebta i \u201cvrasim\u201d ideologjikish e mandej politikisht dhe i shpallim tradh\u00ebtar ! N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, lider\u00ebt tan\u00eb me nj\u00eb vizion t\u00eb lart\u00eb politik, shpesh llogariten si tradhtar sepse k\u00ebta\u201cpengojn\u00eb\u201d realizimin e projekteve politike e atyre q\u00eb merren si \u201cshpetimtar \u201c t\u00eb kombit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, t\u00eb tilla jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe forcat politike n\u00eb gjith\u00eb rrafshin komb\u00ebtar. P\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq, k\u00ebta nuk po l\u00ebvizim nga udh\u00ebkryqi dhe me gjas\u00eb do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb nj\u00ebkahshe-qorre.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb unifikojn\u00eb faktorin politik shqiptar kudo ndodhen, si ; n\u00eb Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs e \u00c7am\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Mjafton t\u00eb p\u00ebrcjellim ekranet televizive t\u00eb skenave politike, qoft\u00eb n\u00eb kuvend apo deklarata mediatike t\u00eb disa nga\u201dpolitikan\u00ebt\u201d, k\u00ebta, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb japin imazhin e keq, k\u00ebta jan\u00eb edhe tep\u00ebr t\u00eb neveritsh\u00ebm.Politikan\u00ebt tan\u00eb,duke mos arritur t\u00eb merren vesh mes veti, shpesh edhe dalin t\u00eb humbur. Megjithat\u00eb, shqiptar\u00ebt historikisht kan\u00eb pasur munges\u00eb t\u00eb lider\u00ebve q\u00eb shohin pak m\u00eb larg, andaj vendi i tyre i preferuar apo streha e fundit ka qen\u00eb udh\u00ebkryqi, shpesh edhe duke i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur vlerat komb\u00ebtare.Kosova dhe Serbia vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb tem\u00eb diskutimi n\u00eb instancat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke mbetur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb diplomacis\u00eb globale,nd\u00ebrsa \u201cmiqt\u00eb \u201ctan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb na \u201cduan shum\u00eb\u201d, na hypin dhe na shalojn\u00eb sa her\u00eb q\u00eb ata duan, apo duke na th\u00ebn\u00eb \u201cktheje ti kurrizin q\u00eb un\u00eb t\u00eb ve \u00e7mimin\u201d, shpesh t\u00eb ndihmuar edhe nga politika zyrtare e Shqip\u00ebris\u00eb. Andaj, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb hubesh me dinjitet, se sa t\u00eb fitosh me pazare.Problemet nuk kalojn\u00eb duke ulur kok\u00ebn, por duhet t\u00eb p\u00ebrballesh me to.Duhet nj\u00eb reflektim m\u00eb i plot\u00eb, nj\u00eb qasje tjet\u00ebr politike.Shpesh thuhet se i ka kaluar koha patriotizmit, jo, duhet formuar e ruajtur identitetin ton\u00eb. T\u00eb shkundim pluhurin nga harresa jon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <strong>Shqiptaret duhet t\u00eb bashkohen<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt duhet ta luftojn\u00eb lokalizmin krahinor dhe at\u00eb fisnor.Duhet ta kund\u00ebrshtojn\u00eb politik\u00ebn parcialiste q\u00eb zhvillojn\u00eb disa parti n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, n\u00eb Maqedoni, Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, Mal\u00ebsi e Ulqin. Sepse politika parcialiste \u00ebsht\u00eb politik\u00eb ndar\u00ebse dhe thell\u00ebsisht antikomb\u00ebtare.T\u00eb gjitha politikat dhe teorit\u00eb t\u00eb tjera \u00e7ojn\u00eb n\u00eb ndarje t\u00eb trojeve etnike shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt i ndajn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, por mbi t\u00eb gjitha na bashkon gjaku dhe gjuha. Na bashkojn\u00eb rrenj\u00ebt, etnogjeneza e p\u00ebrbashk\u00ebt.Na bashkon Flamuri Komb\u00ebtar. Na bashkon atdheu i p\u00ebrbashket- emri shqiptar.Na&nbsp; bashkojn\u00eb gjenet e nj\u00ebjta dhe formimi ideologjik e shpirt\u00ebror.Na bashkon besa dhe burr\u00ebria, na bashkon arti dhe kultura e lasht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Besa dhe burr\u00ebria e ve\u00e7ojn\u00eb kombin ton\u00eb nga komb\u00ebt t\u00eb tjera.K\u00ebto jan\u00eb karakteristikat dalluese t\u00eb karakterit t\u00eb shqiptarit.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, p\u00ebrve\u00e7 gjakut e gjuh\u00ebs, bes\u00ebs e burr\u00ebris\u00eb, artit e kultur\u00ebs, shqiptar\u00ebt mbi t\u00eb gjitha i bashkon atdheu i tyr\u00eb i shenjt\u00eb.\u00a0\/Publikuar n\u00eb \u201c Koh\u00ebn javore \u201c qershor 2024\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Esat Mehmeti Paq\u00ebndrueshmeria politike \u00ebsht\u00eb arsyeja e ngecjes s\u00eb proceseve demokratike n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb jeta q\u00eb i ndan njer\u00ebzit, por \u00ebsht\u00eb inati, urrejtja, xhelozia, egoizmi, \u00ebsht\u00eb mungesa e respektit ndaj nj\u00ebri-tjetrit q\u00eb krijon ndarje. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi,shoq\u00ebria jon\u00eb s\u2019ka qen\u00eb kurr\u00eb kaq e polarizuar sa sot.Jemi t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka.Jemi t\u00eb ndar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17100,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-37469","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37469"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37469\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37473,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37469\/revisions\/37473"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17100"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}