{"id":37426,"date":"2024-06-07T12:23:27","date_gmt":"2024-06-07T10:23:27","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37426"},"modified":"2024-06-08T09:08:04","modified_gmt":"2024-06-08T07:08:04","slug":"thirrje-per-njohjen-e-rolit-te-ernest-koliqit-neperhapjen-e-arsimimit-kombetar-1941-1944","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37426","title":{"rendered":"THIRRJE P\u00cbR NJOHJEN E ROLIT T\u00cb ERNEST KOLIQIT N\u00cbP\u00cbRHAPJEN E ARSIMIMIT KOMB\u00cbTAR (1941-1944)"},"content":{"rendered":"\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"557\" height=\"419\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Biblioteka-ernest-koliqi-prishtine.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Biblioteka ernest koliqi ne prishtine\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Biblioteka-ernest-koliqi-prishtine.jpg 557w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Biblioteka-ernest-koliqi-prishtine-300x226.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 557px) 100vw, 557px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Ilustrim<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>THIRRJE P\u00cbR NJOHJEN E ROLIT T\u00cb ERNEST KOLIQIT N\u00cbP\u00cbRHAPJEN E ARSIMIMIT KOMB\u00cbTAR (1941-1944) AN\u00cb E MBAN\u00cb \u00a0TROJEVE T\u00cb ROB\u00cbRUARA SHQIPTARE<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb \u00e7uar deri n\u00eb fund amanetin e tij p\u00ebr t\u00eb mos harruar shkrimtar\u00ebt e p\u00ebrjashtuar nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, gjat\u00eb viteve, un\u00eb jam munduar me nj\u00eb num\u00ebr shkrimesh modeste (kush jam un\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr Ernest Koliqin?) p\u00ebr veprimtarin\u00eb intelektuale, letrare e politike, por sidomos, p\u00ebr rolin historik dhe heroik komb\u00ebtar t\u00eb Ernest Koliqit n\u00eb p\u00ebrhapjen e shkollave shqip n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavin\u00eb (1941-1944<em>)-<\/em> <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/suplement\/frank-shkreli-amaneti-i-koliqit-per-shkollen-shqipe\/\">Frank Shkreli: Amaneti i Koliqit p\u00ebr Shkoll\u00ebn Shqipe | Gazeta Telegraf<\/a> &#8212;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-amanetin-e-mban-toka-gezuar-ditelindjen-prof-ernest-koliqi\/\">Frank Shkreli: Amanetin e mban toka- g\u00ebzuar dit\u00eblindjen Prof. Ernest Koliqi | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-amanetin-e-mban-toka-gezuar-ditelindjen-prof-ernest-koliqi\/\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr rolin me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare t\u00eb Ernest Koliqit n\u00eb p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs shqipe dhe kultur\u00ebs shqiptare, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ai ishte Minist\u00ebr i Arsimit (1941-1944) kan\u00eb shkruar shum\u00eb bashkohas t\u00eb tij. &nbsp;Roli i tij komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb dokumentuar. Ministria e Arsimit n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ai kryesonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pat d\u00ebrguar rreth 200 m\u00ebsues e m\u00ebsuese, inspektor\u00eb e drejtor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund\u00ebn t\u00eb hapnin nj\u00eb num\u00ebr shkollash fillore, t\u00eb mesme dhe gjimnaz n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe shp\u00ebrndarje bursash p\u00ebr student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00ebn drejtimin personal t\u00eb Ernest Koliqit, an\u00eb e mban\u00eb trojeve SHQIPTARE n\u00ebn ish-Jugosllavi, n\u00eb Kosov\u00eb, Tetov\u00eb, Dib\u00ebr t\u00eb Madhe, t\u00eb krahinave bregdetare me Ulqinin e deri n\u00eb \u00c7am\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke u nisur nga besimi i tij si\u00e7 ka shkruar m\u00eb von\u00eb Koliqi, me fjal\u00ebn Shqiptar, ai n\u00ebnkuptonte, \u201cNjeriun bashkombtar t\u00eb Shqipnis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, e p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krejtsisht t\u00eb qart\u00eb, edhe at\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi e t\u00eb Maqedonis\u00eb. Th\u00ebrrasim, \u201cArbresh\u201d, v\u00ebllaznit fisnor t\u00eb Italis\u00eb e t\u00eb Greqis\u00eb e t\u00eb Zar\u00ebs; p\u00ebrdorim skajin Arbnuer \u2013 nga Arbri \u2013 tue p\u00ebrfshi n\u00eb t\u00eb, mbar\u00eb gjinden e gjakut ton\u00eb, dmth, Arbresh\u00eb e Shqiptar\u00eb bashk\u00eb\u201d, sipas tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Askush me mendje t\u00eb sh\u00ebndosh nuk mund t\u00eb mohoj\u00eb rolin e Ernest Koliqit \u2013 megjith pik\u00ebpamjet ideologjike komuniste, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq, mbizotorojn\u00eb ende &#8212; n\u00eb organizimin dhe drejtimin e tij t\u00eb shkollave shqipe nga viti 1941 e deri n\u00eb 1944 n\u00eb Kosov\u00eb e m\u00ebtej. Nuk mund t\u00eb mohohet as trash\u00ebgimia e tij n\u00eb zhvillimet e m\u00ebtejshme historike dhe p\u00ebrparimet n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e arsimit e t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare an\u00eb e mban\u00eb trojeve, por edhe n\u00eb zhvillimet politike dhe ushtarake q\u00eb \u00e7uan m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e duksh\u00ebm t\u00eb drejtave t\u00eb mohuara shqiptar\u00ebve gjat\u00eb dekadave.&nbsp; Jam i besimit se shum\u00eb prej nesh q\u00eb e kemi origjin\u00ebn nga ato an\u00eb, po t\u00eb mos ishte p\u00ebr rolin e Ernest Koliqit n\u00eb p\u00ebrhapjen e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe kultur\u00ebs shqiptare \u2013 as shqip nuk do t\u00eb flisnim sot, as nuk do ta konsideronim veten bashkombas&#8211;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-mirenjohje-per-mesuesit-e-shkolles-se-pare-ne-gjuhen-amtare-shqipe-ne-rrethin-e-ulqinit\/\"><\/a> <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-mirenjohje-per-mesuesit-e-shkolles-se-pare-ne-gjuhen-amtare-shqipe-ne-rrethin-e-ulqinit\/\">Frank Shkreli: Mir\u00ebnjohje p\u00ebr m\u00ebsuesit e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn amtare shqipe n\u00eb rrethin e Ulqinit | Gazeta Telegraf<\/a>&nbsp; Megjith\u00eb kontributet e tija t\u00eb shumta Ernest Koliqi \u00ebsht\u00eb luftuar dhe vazhdon t\u00eb luftohet nga mendjet djall\u00ebzore majtiste-komuniste anti-shqiptare p\u00ebr bashkpunimin me regjimin e mb\u00ebshtetur nga fashizmi italian n\u00eb Shqip\u00ebri. Kritik\u00ebt maniak\u00eb modern\u00eb t\u00eb indoktrinuar me ideologjin\u00eb komuniste mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb kritikojn\u00eb, t\u00eb shajn\u00eb dhe t\u00eb shpifin kund\u00ebr vepr\u00ebs s\u00eb Ernest Koliqit. P\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebshtu u ka ndodhur dhe u ndodh n\u00eb histori njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhej si Koliqi, por p\u00ebr fatin e bardh\u00eb t\u00eb Kombit, veprat dhe kontributi i Koliqit kan\u00eb len\u00eb pas gjurm\u00ebt t\u00eb pashlyeshme dhe ndjenjat e thella q\u00eb ruhen nd\u00ebr brezat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb trevave tjera shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavi.<\/p>\n\n\n\n<p>Tahir Zajmi&nbsp;i lindur n\u00eb Gjakov\u00eb,&nbsp;(<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/1897\">1897<\/a>&#8211;<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/1971\">1971<\/a>) aktivist politik n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb periudh\u00ebn e mesluft\u00ebrave bot\u00ebrore dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i kontributeve t\u00eb Koliqit p\u00ebr hapjen e shkollave shqipe n\u00eb Kosov\u00eb, ka shkruar (m\u00eb 1963) se, \u201cFitim i madh p\u00ebr Kosov\u00ebn ka qen\u00eb hapja dhe funksionimi i shkollave shqipe\u2026t\u00eb cilat me rit\u00ebm t\u00eb shpejt dhe t\u00eb pandalsh\u00ebm i falin Kombit pioner\u00eb t\u00eb ri q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb garancia m\u00eb e sh\u00ebndosh dhe uzdaja e s\u00eb ardhmes s\u00eb atdheut.\u201d &nbsp;Duke shtuar se, \u201cMerita kryesore e k\u00ebsaj veprimtarie patriotike e qeveris\u00eb shqiptare, pa dyshim, i p\u00ebrket Ministrit t\u00eb Arsimit t\u00eb asaj kohe, Profesor Ernest Koliqit, i cili me vullnetin dhe me shpirtin prej nji idealisti nuk kurseu energjit\u00eb e tija as mjetet shtetnore q\u00eb kishte n\u00eb dispozicion\u2026e sot p\u00ebr fatin e bardh\u00eb t\u00eb Kombit \u00ebsht\u00eb formuar atje nj\u00eb rini dinamike n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb aktivitetit kombtar e shtet\u00ebror e cila po p\u00ebrgatit\u00eb dhe po forcohet p\u00ebr t\u00eb lumnue fatin e vendit n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, ka shkruar Tahir Zaimi nga Gjakova, sa i p\u00ebrket kontributit t\u00eb Ernest Koliqit p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb duke shtuar se ka shum\u00eb arsye q\u00eb, \u201cErnest Koliqi z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb nalt\u00eb nd\u00ebr z\u00ebmrat e dashamir\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e nj\u00ebherit&nbsp; edhe n\u00eb historin\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr nalt\u00ebsimin kulturor t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb bashkohas tjet\u00ebr i Koliqit (Lok Limthi-lexo Tahir Kolgjini) n\u00eb nj\u00eb shkrim me rastin e 60-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Koliqit, shprehet se, \u201cKoliqi, me p\u00ebrpjekje t\u00eb pa prera e pati fatin e bardh\u00eb p\u00ebr t\u00eb zen\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb posa\u00e7\u00ebm midis atyre burrave t\u00eb vlefsh\u00ebm q\u00eb ia dedikuan veten Kombit nep\u00ebrmjet gjuh\u00ebs. E p\u00ebrnjimend, sh\u00ebrbimi q\u00eb i b\u00ebhet nj\u00eb kombi nep\u00ebrmjet gjuh\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryesori. Gjuha \u00ebsht\u00eb shpata. Gjuha \u00ebsht\u00eb arma. Gjuha \u00ebsht\u00eb zemra. Gjuha \u00ebsht\u00eb shfaqja e gjall\u00ebnis\u00eb, e ma n\u00eb fund gjuha \u00ebsht\u00eb vet\u00eb jeta dhe vet Kombi. Pa gjuh\u00eb s\u2019ka Komb. Kush ka humbur gjuh\u00ebn ka humbur vetveten. \u00cbsht\u00eb fikun p\u00ebrgjithmon\u00eb. Sot, veprat e Koliqit e kan\u00eb dhen\u00eb pem\u00ebn e vet t\u00eb shijshme dhe u flasin brezave, p\u00ebrsa t\u00eb jet\u00eb jeta. Pra, i lumi ai p\u00ebr \u00e7ka ka punuar. E t\u00eb lumt\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb ndjekur k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. Pik\u00ebrisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u201cZot\u00ebnia i nji Kombi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb i sh\u00ebrben atij. Njerzit shkojn\u00eb e vin\u00eb, veprat e tyre q\u00ebndrojn\u00eb\u201d, ka shkruar Tahir Kolgjini me pseudonimin Lok Limthi.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, p\u00ebr k\u00ebto dhe shum\u00eb arsye t\u00eb tjera edhe un\u00eb po i bashkohem thirrjes q\u00eb b\u00ebn\u00eb muajin e kaluar, me rastin e dit\u00eblindjes s\u00eb Koliqit, dy intelektual\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Ambasadori Flamur Gashi me nj\u00eb shkrim n\u00eb gazet\u00ebn Dielli t\u00eb Vatr\u00ebs &#8212;<a href=\"https:\/\/gazetadielli.com\/ernest-koliqi\/\">Ernest Koliqi \u2013 Dielli | The Sun (gazetadielli.com)<\/a> dhe Ahmet Qeriqi, Drejtor i Radios Kosova e Lir\u00eb &#8212;<a href=\"https:\/\/www.radiokosovaelire.com\/ernest-koliqi-1903-1975-atdhetari-qe-hapi-200-shkolla-shqipe-ne-kosoven-e-roberuar\/\">Ernest Koliqi (1903 \u2013 1975) atdhetari q\u00eb hapi 200 shkolla shqipe n\u00eb Kosov\u00ebn e rob\u00ebruar &#8211; Radio Kosova e Lir\u00eb (radiokosovaelire.com)<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Flamur Gashi, Drejtor Menaxhues i Televizionit \u201cA2 CNN\u201d n\u00eb Kosov\u00eb, gazetar dhe ish-diplomat me p\u00ebrvoj\u00eb dhe nj\u00eb figur\u00eb e njohur n\u00eb fush\u00ebn e gazetaris\u00eb s\u00eb shkruar dhe radio-televizive n\u00eb Shqip\u00ebri, b\u00ebn thirrje q\u00eb, <strong>\u201cN\u00eb \u00e7do qytet t\u00eb Dardanis\u00eb, Maqedonis\u00eb, n\u00eb Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb, Bujanoc, n\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe kudo ku ka dhe jetojn\u00eb shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb meritore t\u00eb ket\u00eb shkolla, rrug\u00eb, sheshe dhe shtatore me emrin e themeluesit dhe p\u00ebrhap\u00ebsit t\u00eb arsimimit komb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebto an\u00eb. Si \u00e7do dat\u00eb t\u00eb lindjes s\u00eb tij, n\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb kujtojm\u00eb at\u00eb q\u00eb mund\u00ebsoi hapjen e shkollave shqipe n\u00eb Dardani dhe n\u00eb trojet e tjera etnike shqiptare, t\u00eb mbetura jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vitit 1912: Ministrin e Arsimit Ernest KOLIQI\u201d, ka shkruar nd\u00ebr t\u00eb tjera Flamur Gashi. (Shkrimi i plot\u00eb mund t\u00eb lexohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb link:<\/strong> <a href=\"https:\/\/gazetadielli.com\/ernest-koliqi\/\">Ernest Koliqi \u2013 Dielli | The Sun (gazetadielli.com)<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, dit\u00eblindjen e Ernest Koliqit, muajin q\u00eb kaloi, e sh\u00ebnoi edhe Profesor Ahmet Qeriqi, Drejtor i Radios Kosova e Lir\u00eb, me shkrimin \u201cErnest Koliqi (1903 \u2013 1975) atdhetari q\u00eb hapi 200 shkolla shqipe n\u00eb Kosov\u00ebn e rob\u00ebruar&nbsp; &#8212;<a href=\"https:\/\/www.radiokosovaelire.com\/ernest-koliqi-1903-1975-atdhetari-qe-hapi-200-shkolla-shqipe-ne-kosoven-e-roberuar\/\">Ernest Koliqi (1903 \u2013 1975) atdhetari q\u00eb hapi 200 shkolla shqipe n\u00eb Kosov\u00ebn e rob\u00ebruar &#8211; Radio Kosova e Lir\u00eb (radiokosovaelire.com)<\/a> &#8212; Profesor Ahmet Qeriqi, Drejtor i Radios Kosova e Lir\u00eb. publicist, shkrimtar e p\u00ebrkthyes shkruan se, \u201cErnest Koliqi ka qen\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr personalitetet e njohura t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Nj\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb arsimimit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitin 1941, kur forcat italo-shqiptare kishin dep\u00ebrtuar n\u00eb vendin ton\u00eb dhe kishin d\u00ebbuar forcat ushtarake e policore t\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb fam\u00ebkeqe jugosllave, e cila gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sundimit nga viti 1913 e deri n\u00eb vitin 1941 nuk kishte lejuar asnj\u00eb shkoll\u00eb shqipe por as edhe nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ata shqiptar\u00eb&nbsp;q\u00eb m\u00ebsonin ilegalisht gjuh\u00ebn e tyre, ndiqeshin e d\u00ebnoheshin nga regjimi deri m\u00eb 20 vjet burg.&nbsp;D\u00ebrgimi n\u00eb Kosov\u00eb i m\u00eb shum\u00eb se 200 m\u00ebsuesve, hapja&nbsp;p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e qindra shkollave shqipe n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni e Mal t\u00eb Zi, ishte dhurata m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u2019i jepej nj\u00eb kombi t\u00eb ndar\u00eb padrejt\u00ebsisht dhe t\u00eb persekutuar mizorisht vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij komb\u00ebtare e fetare<strong>.<\/strong>&nbsp; Pavar\u00ebsisht se Koliqi i mbeti besnik Italis\u00eb, nuk mund t\u00eb thuhet se ka qen\u00eb besnik i fashizmit, me faktin se ai gjat\u00eb asaj kohe ka ndihmuar, aq sa ka pasur mund\u00ebsi edhe intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt regjimi i trajtonte si armiq. Pas \u00e7lirimit nga Italia, Koliqi u anatemua si bashk\u00ebpun\u00ebtor i regjimit italo-shqiptar dhe vepra e tij nuk u vler\u00ebsua. Megjithat\u00eb, Koliqi me pun\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij, me kontributin q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, kultur\u00ebs, albanologjis\u00eb, sidomos hapjes s\u00eb shkollave shqipe n\u00eb Kosov\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut madhor, q\u00eb nuk e zbeh aspak p\u00ebrkat\u00ebsia e tij partiake n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar. <strong>Koliqi meriton ta ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmendore n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prizrenit apo t\u00eb&nbsp;Prishtin\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb thirrja q\u00eb b\u00ebn Profesor Ahmet Qeriqi p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmendore n\u00eb nder dhe n\u00eb kujtim t\u00eb Ernest Koliqit p\u00ebr \u201cdhurat\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb mund t\u2019i jepej nj\u00eb kombi\u2026\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e di n\u00ebse thirrja e dy intelektualve shqiptar\u00eb-dardan\u00eb do p\u00ebrfillet nga ndokush dhe si rrejdhim vepra e madhe e Koliqit t\u00eb shkoj\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb deri tani, n\u00eb harres\u00eb, si e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve e dikush tjet\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredin\u00eb p\u00ebr kontributin e pa\u00e7muesh\u00ebm t\u00eb tij p\u00ebr hapjen e shkollave shqipe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare dikur\u00eb. &nbsp;Por ka r\u00ebnd\u00ebsi vet-k\u00ebnaq\u00ebsia e Ernest Koliqit i cili ishte i vetdijsh\u00ebm p\u00ebr suksesin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb viteve 1941-1944 dhe efektin afatgjat\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kombit. &nbsp;P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb lexoni nj\u00eb artikull t\u00eb tij t\u00eb gjat\u00eb titulluar, \u201cKroje t\u00eb reja n\u00eb Parnasin Shqiptar\u201d, botuar n\u00eb Revist\u00ebn Shejzat (nr 1 Gusht, 1957), p\u00ebr t\u00eb par\u00eb krenarin\u00eb dhe pasionin e tij t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt p\u00ebr zhvillimet arsimore, gjuh\u00ebsore e kulturore n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet e 1950-ve e m\u00eb von\u00eb. Aty, Koliqi shkruan Mbi librin \u201cShk\u00ebndijat e para\u201d, botuar n\u00eb Prishtin\u00eb me 1956, nj\u00eb antologji, q\u00eb i kishte ren\u00eb atij n\u00eb dor\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb papritmas, nd\u00ebrsa shkruante:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKallzoj t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb n\u2019at lib\u00ebr gjeta nji bal\u00e7\u00ebm ngushullimesh shperblyese. \u2018Bane t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb d\u00e9t se e gj\u00ebn n\u00eb kryp\u00eb\u2019, thot\u00eb nji fjal\u00eb e motsh\u00ebme. E kjo lloj krype, kur gjindet papritmas, i jep shije t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jet\u00ebs. T\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb, ve\u00e7, k\u00ebt\u00eb anthologji e lexova tue i ndrydh\u00eb trokllitjet e z\u00ebmr\u00ebs dhe tue mpreh\u00eb fuqin\u00eb gjikuese t\u00eb mendjes. S\u2019po mund t\u00eb rrij\u00eb pa ua paraqitun lexuesave dashamir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj s\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmeje k\u00ebta shkrimtar\u00eb t\u00eb rij q\u00eb mugulluen n\u00eb pjes\u00ebn e Jugoslavis\u00eb ku shqipja \u00e0sht\u00eb gjuh\u00eb arntare. Ah, lumni e smirueme me q\u00ebn\u00eb poet djaloshar!&nbsp; K\u00ebtyne djelm ndjellamir\u00eb i buzqesh\u00eb prej s\u2019largu Lavdija e majave t\u00eb Parnasit edhe i josh\u00eb me iu ngjitun termal rrmoreve t\u00eb thepisuna p\u00ebr me shijue n\u00eb kaltherit\u00eb e heshtuna pran\u00eb qiellit, shugurimin e saj t\u00eb hyjnuesh\u00ebm e hyjnues. K\u00ebta i ngjiten malit t\u00eb&nbsp; Z\u00e0nave, heshtija e t\u00eb cilit vlon me gurgullime gurrash harmonioze, nga&nbsp; ana e andejme, e na p\u00ebrpiqemi me i hypun n\u2019an\u00eb t\u00eb k\u00ebndejshme por n\u00eb kresht\u00ebn vetmitare, t\u00eb ruejtun nga Ora e amshueme e Fisit, na pret e nj\u00e0jta lavdi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Shihet qart\u00eb nga ky paragraf i nj\u00eb shkrimi m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb vitit 1957 se Ernest Koliqi \u2013 megjith\u00eb, \u201ckresht\u00ebn vetmitare\u201d, izolimin dhe p\u00ebrjashtimin zyrtar deri n\u00eb dit\u00ebt esotpme &#8212; ka shkuar n\u00eb at\u00eb jet\u00eb i k\u00ebnaqur p\u00ebr pun\u00ebn e tij me hapjen e shkollave shqipe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb vitet 1941-1944. Dhe rrjedhimisht, i k\u00ebnaqur dhe i shp\u00ebrblyer me arritjet e \u201cdjelmve ndjellamir\u00eb\u201d, poet\u00eb e shkrimtar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve sot u buzqesh\u00eb prej s\u2019largu, Lavdija e majave t\u00eb Parnasit. &nbsp;Duan e s\u2019duan kritik\u00ebt dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij fanatik\u00eb sot &#8212; edhe Ernest Koliqin e pret \u201cOra e amshueme e Fisit\u201d me t\u00eb nj\u00ebjtat Lavdi t\u00eb Majave t\u00eb Parnasit \u2013 me ose pa p\u00ebrmendore t\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb dhe trojet tjera shqiptare.&nbsp; Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes zot\u00ebrinjt\u00eb Ahmet Qeriqin dhe Flamur Gashin p\u00ebr nism\u00ebn e tyre fisnike dhe patriotike, duke uruar q\u00eb edhe intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb ndershm\u00ebri intelektuale dhe patriotike e t\u2019i bashkohen k\u00ebsaj iniciative n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ilustrim THIRRJE P\u00cbR NJOHJEN E ROLIT T\u00cb ERNEST KOLIQIT N\u00cbP\u00cbRHAPJEN E ARSIMIMIT KOMB\u00cbTAR (1941-1944) AN\u00cb E MBAN\u00cb \u00a0TROJEVE T\u00cb ROB\u00cbRUARA SHQIPTARE Nga Frank Shkreli P\u00ebr t\u00eb \u00e7uar deri n\u00eb fund amanetin e tij p\u00ebr t\u00eb mos harruar shkrimtar\u00ebt e p\u00ebrjashtuar nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, gjat\u00eb viteve, un\u00eb jam munduar me nj\u00eb num\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32270,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[625],"class_list":["post-37426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-ernest-koliqi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37426"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37426\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37438,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37426\/revisions\/37438"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}