{"id":37140,"date":"2024-05-14T08:57:38","date_gmt":"2024-05-14T06:57:38","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37140"},"modified":"2024-05-14T08:58:11","modified_gmt":"2024-05-14T06:58:11","slug":"udha-e-dijes-neper-cakorr","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=37140","title":{"rendered":"\u201cUdha e dijes\u201d n\u00ebp\u00ebr \u00c7akorr"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"198\" height=\"238\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\" alt=\"Hajrullah Hajdari\" class=\"wp-image-34279\"\/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>Nga <strong>Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore sapo kishte p\u00ebrfunduar. Filloi hapja e shkollave kat\u00ebrklas\u00ebshe e pastaj edhe atyre shtat\u00eb e tet\u00ebkls\u00ebshe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Shpresat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb etur p\u00ebr arsimim n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, thuajse po b\u00ebheshin realitet. Por, mungonin m\u00ebsuesit e kualifikuar, mungonin librat e literatura n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Dituria e devijuar \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme se padituria<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Shkolla t\u00eb mesme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nuk kishte. Ekzistonte shkolla normale n\u00eb Nikshiq, por n\u00eb gjuh\u00ebn sllave. Atje nx\u00ebn\u00ebsit nuk do t\u00eb m\u00ebsonin let\u00ebrsin\u00eb apo historin\u00eb shqipe, p\u00ebr identitetin komb\u00ebtar shqiptar as q\u00eb mund t\u00eb mendohej. Baballar\u00ebt tan\u00eb kishin d\u00ebgjuar t\u00eb thoshin: \u201cKujdes nga dituria e devijuar sepse ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme se padituria\u201d! Pra, nx\u00ebn\u00ebsit ton\u00eb patjet\u00ebr duhej t\u00eb shkolloheshin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, sepse synimi i edukimit \u00ebsht\u00eb avancimi i dituris\u00eb dhe p\u00ebrhapja&nbsp;e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e dinin prind\u00ebrit tan\u00eb dhe e dinin se kjo arrihet n\u00ebse m\u00ebsojm\u00eb dhe edukohemi shqip. E ku tjet\u00ebr ve\u00e7se n\u00eb Kosov\u00eb. Kosova ishte larg, udha ishte e gjat\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb terrenit t\u00eb saj t\u00eb ashp\u00ebr. Edhe shpenzimet financiare nuk ishin t\u00eb vogla, por prindit tan\u00eb e dinin se investimi n\u00eb dituri paguan interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Viti 1948 \u00ebsht\u00eb vit historik p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi. At\u00eb vit mor\u00ebn udh\u00ebn e dijes nx\u00ebn\u00ebsit e par\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u2019u shkolluar n\u00eb Kosov\u00eb. Udh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb ishte sakrific\u00eb dhe lodhje. Ekzistonte vet\u00ebm nj\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn fillimisht e mbante \u201cTara\u201d nga Cetina e m\u00eb von\u00eb edhe \u201cKosovotrans\u201d-i. Autobusi nga Podgorica nisej her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, k\u00ebshtu q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit nga Ulqini, Ana e Malit apo Kraja nj\u00eb nat\u00eb duhej t\u00eb kalonin n\u00eb bujtin\u00ebn e Leposav\u00ebs n\u00eb Titograd. Nisja ishte her\u00ebt ne mengjes, nd\u00ebrsa udh\u00ebtar\u00eb ishin kryesisht nx\u00ebn\u00ebsit nga trojet shqiptare t\u00eb Malit t\u00eb Zi q\u00eb m\u00ebsimet i ndiqnin shqip n\u00eb Kosov\u00eb. Duhej kaluar Treshnjeviku malor. Rruga ishte e ngusht\u00eb, me kthesa t\u00eb shumta, t\u00ebposhta e p\u00ebrpjetje t\u00eb panum\u00ebrta dhe e paasfaltuar, pluhuri i rrug\u00ebs hynte n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb autobusit q\u00eb shpeshher\u00eb pengonte frym\u00ebmarrjen e udhtareve.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>\u201cUdha e dijes\u201d kalonte n\u00ebp\u00ebr \u00c7akorr<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Kur mb\u00ebrrihej n\u00eb Murin\u00eb udh\u00ebtar\u00ebt mendonin se e v\u00ebshtira kaloi. Kosova tani m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb larg se 25 km. Por v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e udh\u00ebtimit fillonin posa fillonte ngjitje p\u00ebrjet\u00eb malit t\u00eb \u00c7akorrit. E v\u00ebshtir\u00eb ishte sidomos pjesa nga Velika deri n\u00eb maje t\u00eb \u00c7akorrit. Rrruga gjarp\u00ebrore q\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebr shpatet e k\u00ebtij mali, me kthesa t\u00eb shpeshta sa nga nj\u00ebh\u00ebr\u00eb mendohej se autobusi po p\u00ebrmbyset drejt\u00eb gremin\u00ebs, mundonte organizmin pothuajse t\u00eb \u00e7do udh\u00ebtari. Konduktori levizte pa pushim n\u00ebp\u00ebr autobus duke shp\u00ebrdar\u00eb qese letre p\u00ebr t\u2019i ndihmuar sadopak udh\u00ebtar\u00ebt. Rastiste q\u00eb udh\u00ebtari nuk durohej, t\u00eb gjith\u00eb ushqimin e kthente n\u00eb dyshemen\u00eb e autobusit, por ndodhte qe qesja e mbushur t\u00eb shpraz\u00ebt n\u00eb dysheme apo edhe sedile t\u00eb autobusit. Krijohej nj\u00eb arom\u00eb e pak\u00ebndshme, pothuajse e padurueshme. Autobusi l\u00ebvizte, nuk kishte t\u00eb ndalur pa mberrijtur n\u00eb maje t\u00eb \u00c7akorrit. Mb\u00ebrrijtja n\u00eb \u00c7akorr ishte k\u00ebnaq\u00ebsi, lart\u00ebsia mbidetare 1859 m, ajri ishte i past\u00ebr pushonim, nginj\u00ebshim m\u00eb frym\u00eb, pinim \u00e7aj mali. Shlodh\u00ebshim dhe ishim t\u00eb lumtur sepse tani m\u00eb ishim n\u00eb Kosov\u00eb. Ashtu e denim at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur autobusi l\u00ebshohej teposht\u00eb malit n\u00ebp\u00ebr gryk\u00ebn magjepse t\u00eb Rugov\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr Bjelluh\u00eb e Kuqisht\u00eb mb\u00ebrrihej n\u00eb Pej\u00eb. Rruga \u00c7akorr-Pej\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb vet\u00ebm 39 km, por udh\u00ebtimi zgjiste jo m\u00eb pak se 90 min. Kur mb\u00ebrrinim t\u00eb \u201cKroi pes\u00eb\u201d, si\u00e7 quhej at\u00ebher\u00eb, b\u00ebnim nj\u00eb pushim t\u00eb shkurt\u00ebr, ishim t\u00eb g\u00ebzuar, organizmat ishin qet\u00ebsuar e nga nj\u00ebher\u00eb ia merrnim edhe k\u00ebng\u00ebs.Udh\u00ebtimit pas m\u00eb shum\u00eb se tet\u00eb or\u00eb po i vinte fundi, po arrinim n\u00eb distinacionin e caktuar. Ishim t\u00eb lodhur e t\u00eb rraskapitur, por posa ul\u00ebshim n\u00eb bankat e shkoll\u00ebsjo lodhja z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsohej me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar shqip. Shum\u00eb nga ne e dinim se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kthehemi n\u00eb vendlindje p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin ton\u00eb sado t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr arsimin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipre dhe ruajtjen e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye lodhja e rraskapitja nga udh\u00ebtimi n\u00ebp\u00ebr malin e \u00c7akorrit nuk na shqet\u00ebsonte shum\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i dhash vet\u00ebs t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb rrug\u00ebn e \u00c7akorrit ta cil\u00ebsoj si \u201cudh\u00eb t\u00eb dij\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, pothuajse 60 vite pasi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shkela n\u00eb dheun e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dije e njohuri p\u00ebr kombin ton\u00eb, vizitova Gryk\u00ebn e Rugov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kujtuar sadopak ato udh\u00ebtime t\u00eb v\u00ebshtira. Doja t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb \u00c7akorr, por s\u2019arrita dot! Rruga p\u00ebrve\u00e7se ishte asfaltuar nuk kishte ndryshuar, ishte po ashtu e ngusht\u00eb, me kthesa t\u00eb shumta\u2026. Udh\u00ebtimin tim e fillova nga Peja. Posa po e l\u00ebshoja Pej\u00ebn u ballafaqova me barikadat e vendosura nga &nbsp;KFOR-i dhe muret e larta rrethuese t\u00eb Patriarkan\u00eb se Pej\u00ebs. I p\u00ebrgjante nj\u00eb fortifikate t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. At\u00ebbot\u00eb kur ne udh\u00ebtonim k\u00ebsaj rruge, Patriarkana nuk ishte e rrethuar, nuk e ruante kush, zaten as nuk u rrezikua kurr nga askush! Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb pasur zakon q\u00eb objektet e kultit mos t\u2019i d\u00ebmtojn\u00eb, por t\u2019i ruajn\u00eb, por \u00e7e do kur KFOR-i Italian, e di apo s\u2019e di, b\u00ebn\u00eb pun\u00ebn e vet p\u00ebr politik\u00ebn e imponuar! <strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Vaz<\/strong>hdova deri n\u00eb Kuqisht\u00eb, asaj rruge t\u00eb ngusht\u00eb gjarp\u00ebrore sikur do here m\u00eb par\u00eb, dhe pak m\u00eb tej, por m\u00eb kot. \u00c7akorri tani m\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nder\u00ebsa kufiri shtet\u00ebror Kosov\u00eb-Mali i Zi \u00ebsht\u00eb disa kilometra n\u00ebn maj\u00ebn e \u00c7akorrit, madje edhe n\u00ebn Bjeluh\u00eb! Gjith\u00ebsesi m\u00ebtej nuk shkohej pasi pik\u00eb kalimi, as n\u00eb vendin q\u00eb e dinim ne, e as aty ku politika e v\u00ebndosi kufirin, nuk kishte. N\u00eb t\u00eb kthyer u ndalaova t\u00eb \u201cKrojet pes\u00eb\u201d, sepse aty autobusi ndalohej edhe at\u00ebher\u00eb, kur udh\u00ebtonim \u201cudh\u00ebs s\u00eb dijes\u201d. Tani, p\u00ebr rrolin q\u00eb kishin luajtur gjat\u00eb historis\u00eb q\u00eb nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri t\u00eb U\u00c7K-ja, i quanin \u201cKrojet e D\u00ebshmorve t\u00eb Kombit\u201d. Pllaka p\u00ebrkujtimore e vendosur mbi k\u00ebto kroje me emrat e patriot\u00ebve shqiptar\u00eb si Zhuj Selmani, Bal Alia, Dem\u00eb Isufi, Ker Sadria, Sak Fazlia, Jashar Haxha e Emrush Miftari dhe atyre t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb Besnik, Selman, Ramush e Xhavit Laj\u00e7i si dhe Asllan e Faton Nik\u00e7i e Rifat Shala q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, e zbukuronte kompleksin e kroj\u00ebve, nd\u00ebrsa ujit i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shije t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, shijen dhe ngjyr\u00ebn e liris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Pejsazhet mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse t\u00eb Rugov\u00ebs, vler\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb komb\u00ebtare\u00a0<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Udh\u00ebtimi n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u201cudh\u00ebs s\u00eb dijes\u201d (sepse pjes\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje politike se kaloja dot) m\u00eb d\u00ebshproi p\u00ebr faktin e ndryshimeve q\u00eb kishin ndodhur (vendosja e kufirit aty ku ne nuk e dinim, rrethimi dhe barikadat e Patriarkan\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs). Megjathate, procesi i harres\u00ebs (inhibacioni retroaktiv) nuk ka ndikuar aq shum\u00eb n\u00eb nivelin e kujtes\u00ebs time p\u00ebr \u201cudh\u00ebn e dijes\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u k\u00ebnaqa p\u00ebr t\u00eb gjitha ato \u00e7ka sot kjo udh\u00eb i ofron \u00e7do shqiptari e \u00e7do vizitori tjet\u00ebr pa dallim p\u00ebrkat\u00ebsie komb\u00ebtare apo fetare.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, bukurit\u00eb e Kanionit apo Gryk\u00ebs s\u00eb Rugov\u00ebs, pejsazhet mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse t\u00eb saj me uj\u00ebvara e burime uji, del si nj\u00ebra nga grykat m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb Evrop\u00eb. Lumbardhi, q\u00eb kalon p\u00ebrmes gryk\u00ebs dhe ujvara n\u00eb kilometrin e gjasht\u00eb t\u00eb kasaj rruge e shum\u00eb \u00e7ka tjet\u00ebr i japin nj\u00eb freski e bukuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Duhet ve\u00e7uar nj\u00eb ur\u00eb harkore q\u00eb lidh gryk\u00ebn nga t\u00eb dyja an\u00ebt, para s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmb me nj\u00eb vizatim t\u00eb nj\u00eb atleti, q\u00eb mendohet t\u00eb jet\u00eb nga periudha pellazge. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb mira dhe vlera q\u00eb Zoti ia ka dh\u00ebn\u00eb Rugov\u00ebs duhet valorizuar, sepse mund\u00ebsojn\u00eb zhvillim t\u00eb shpejt\u00eb e t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb turizmit dhe ngritjes s\u00eb mir\u00ebqenj\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb rajonit t\u00eb Rugov\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti e Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.Ajo \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb komb\u00ebtare.&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e \u201cudh\u00ebs s\u00eb dij\u00ebs\u201d p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb Gryk\u00ebs s\u00eb Rugov\u00ebs nuk kishte as nj\u00eb object turistik apo hotelijer. V\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Kuqisht\u00eb ishte nj\u00eb bufe e vog\u00ebl e cila vizitohej shum\u00eb pak nga shqiptar\u00ebt, ajo m\u00eb shum\u00eb ishte baz\u00eb e \u201cRankoviqist\u00ebve e sh\u00ebrb\u00ebtorve tjer\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb jugosllave. Sot, resortet e ngritura turistike n\u00eb Bog\u00eb dhe Shkrel, por edhe n\u00eb pjes\u00ebt tjera t\u00eb Rugov\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta, aty njeriu pushon i patrazuar, aty njeriu ndihet i lir\u00eb. Shijimi i bukurive natyrore t\u00eb Gryk\u00ebs s\u00eb Rugov\u00ebs dhe pushimi n\u00eb objektet e nd\u00ebrtuara aty \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb p\u00ebr \u00e7do t\u00eb interesuar, s\u2019ka m\u00eb UDB-ash!. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb ndihem krenar sikur jam\u00eb krenar q\u00eb isha nj\u00ebri nd\u00ebr ata q\u00eb kalova dhe p\u00ebrjetova \u201cudh\u00ebn e dijes\u201d.<\/p>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"399\" height=\"695\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Rruga-e-dijes-neper-cakorr.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Rruga-e-dijes-neper-cakorr.jpg 399w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Rruga-e-dijes-neper-cakorr-172x300.jpg 172w\" sizes=\"auto, (max-width: 399px) 100vw, 399px\" \/><\/figure>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore sapo kishte p\u00ebrfunduar. Filloi hapja e shkollave kat\u00ebrklas\u00ebshe e pastaj edhe atyre shtat\u00eb e tet\u00ebkls\u00ebshe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Shpresat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb etur p\u00ebr arsimim n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, thuajse po b\u00ebheshin realitet. Por, mungonin m\u00ebsuesit e kualifikuar, mungonin librat e literatura n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37143,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[512],"class_list":["post-37140","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-hajrullah-hajdari"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37140"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37140\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37144,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37140\/revisions\/37144"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37143"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}