{"id":36981,"date":"2024-04-14T08:22:54","date_gmt":"2024-04-14T06:22:54","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36981"},"modified":"2024-04-14T08:27:35","modified_gmt":"2024-04-14T06:27:35","slug":"nato-dhe-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36981","title":{"rendered":"NATO DHE KOSOVA"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>\u00a0<strong>NIK\u00cb GASHAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb procesin e r\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, Serbia e ka pushtuar Kosov\u00ebn n\u00eb vitin 1912, edhe pse Kushtetuta e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb ndryshimi i kufijve t\u00eb miratohej n\u00eb Asamblen\u00eb kushtetuese, ajo nuk e b\u00ebri nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe as aneksimi nuk u legalizua me traktate nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Vet\u00ebm mbret\u00ebria SKS-s\u00eb(ose Jugosllavia) i p\u00ebrfshinte ligj\u00ebrisht banor\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb mesin e qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Partia komuniste e Jugosllavis\u00eb, e cila udh\u00ebhoqi kryengritjen gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, parashikoi vet\u00ebvendosjen e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1943. Duke marr\u00eb parasysh historin\u00eb e m\u00ebparshme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe perb\u00ebrjen kryesisht shqiptare t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb saj, nuk ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikohej se cili do t\u00eb ishte rezultati i vendimit p\u00ebr vet\u00ebvendosje.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo, kjo u braktis p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr m\u00eb leht\u00eb popullsin\u00eb serbe n\u00eb vet\u00eb Serbin\u00eb n\u00eb an\u00ebn e l\u00ebvizjes partizane t\u00eb Titos. Kosova u b\u00eb&nbsp; rajon autonom brenda Serbis\u00eb. Amendamentet e fundit t\u00eb viteve 1960 n\u00eb Kushtetut\u00ebn e RSFJ-s\u00eb p\u00ebrcaktuan p\u00ebr Kosov\u00ebn sovranitetin par\u00ebsor t\u00eb krahin\u00ebs, e cila me Kushtetut\u00eb u p\u00ebrcaktua si nj\u00eb entitet, i cili nj\u00ebkosisht ishte pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e republik\u00ebs federale t\u00eb Serbis\u00eb dhe drejtperdrejt dhe kryesisht pjes\u00eb perb\u00ebr\u00ebse e federat\u00ebs jugosllave. Kushtetuta e RSFJ-s\u00eb e vitit 1974, pranonte shprehimisht se federat\u00ebn jugosllave e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb popujt\u00eb dhe komb\u00ebsit\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i takoshin kategoris\u00eb s\u00eb komb\u00ebsive. Kushtetuta e Jugosllavis\u00eb e vitit 1974. konfirmoi statusin e Kosov\u00ebs si territor, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Serbis\u00eb, por edhe nj\u00ebsi e plot\u00eb e federat\u00ebs jugosllave, dhe e perfaq\u00ebsuar n\u00eb organet federale pa nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Serbis\u00eb. Mir\u00ebpo, autonomia e till\u00eb e Kosov\u00ebs u heq me dhun\u00eb nga pushteti politik i Millosheviqit n\u00eb vitin 1989. Don\u00eb me th\u00ebn\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jokushtetuese me grusht shteti.<\/p>\n\n\n\n<p>Diskriminimi ndaj popullat\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb konstante n\u00eb Kosov\u00eb. Ai shpesh ka qen\u00eb i percjellur me krime, p\u00ebrndjekje dhe d\u00ebbime t\u00eb detyruara me qellim t\u00eb zbatimit t\u00eb programit t\u00eb nacionalizmit serbomadh. Pastrimi etnik i Kosov\u00ebs nga shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar edhe m\u00eb heret \u2013 qysh n\u00eb vitet 1877-1878, me vendim t\u00eb Beogradit, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nga lugina e Morav\u00ebs jan\u00eb d\u00ebbuar. Nd\u00ebrsa, n\u00eb periudh\u00ebn 1918-1941, nga Kosova jan\u00eb d\u00ebbuar n\u00eb bot\u00ebn e jashtme: 90.000-150.000 shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pesekutimi i shqiptar\u00ebve nga UDB-ja n\u00eb koh\u00ebn e konfliktit me p\u00ebrkrah\u00ebsit e Kominformit i \u00e7oi n\u00eb emigrim 100.000 shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga Kosova. Mizoria ndaj shqiptar\u00ebve dhe d\u00ebbimi nga territori nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i koh\u00ebve t\u00eb fundit. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb dhe t\u00eb dh\u00ebnat e Leon Trockit, i cili ishte korrespodent rus nga luft\u00ebrat ballkanike dhe socialisti serb, Dimitrije Tucoviq, si dhe Komisioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i d\u00ebrguar n\u00eb terren nga Carnegie Endowment(fondacioni) n\u00eb vitin 1914.<\/p>\n\n\n\n<p>Vrasja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb filloi n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh kah fundi i viteve tet\u00ebdhjet\u00eb kur nj\u00ebsit\u00eb e forta t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave hyn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Edhe para nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s, n\u00eb vitin e fundit, llogaritet se nga Kosova jan\u00eb d\u00ebbuar rreth 200.000 shqiptar\u00eb dhe rreth 2.000 konsiderohen se e kan\u00eb humbur jet\u00ebn. Prandaj, persekutimi i shqiptar\u00ebve ishte i planifikuar m\u00eb heret, dhe nuk ishte pasoj\u00eb e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s. Po t\u00eb mos ishte nderhyrja ushtarake e NATO-s, spastrimi etnik i Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7do rast do t\u00eb kishte vazhduar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket situat\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitin 1989. autonomia e Kosov\u00ebs u hoq me dhun\u00eb dhe k\u00ebshtu u nxorr\u00ebn ligje dhe u fut\u00ebn politika q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin shkelje t\u00eb Konvent\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Ndalimin dhe D\u00ebnimin e Krimeve t\u00eb Aparteidit nga viti 1975. N\u00eb Kosov\u00eb u nxjerr\u00eb legjislacioni&nbsp;&nbsp;&nbsp; q\u00eb kufizonte disponimin e tok\u00ebs n\u00eb baza nacionale. Shqiptar\u00ebt i largoshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive nga vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs \u2013 n\u00eb miniera, kompani, institucione sh\u00ebndet\u00ebsore, kulturore dhe arsimore.&nbsp; M\u00ebsimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe hiqet n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Protest\u00ebt paq\u00ebsore u ndaluan brutalisht, jo pak njer\u00ebz humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb burgje, gjat\u00eb sh\u00ebrbimit ushtarak dhe gjat\u00eb k\u00ebrkimeve p\u00ebr arm\u00eb nga torturat dhe personat e arrestuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri te Marr\u00ebveshja e Dejtonit n\u00eb fund t\u00eb vitit 1995, rezistenca ndaj aparteidit b\u00ebhej me mjete paq\u00ebsore dhe me rezistenc\u00eb pasive. Q\u00eb nga viti 1996, organizohet Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs(U\u00c7K). N\u00eb vitin 1998. pati konflikte m\u00eb t\u00eb gjera nd\u00ebrmjet policis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb dhe Ushtris\u00eb jugosllave me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilat u kryen krime masive mbi civil\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkelja e Konvent\u00ebs s\u00eb Aparteidit dhe shkelja e r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kosov\u00eb e justifikuan veprimin e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit n\u00eb vitin 1989, p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund asaj situat\u00eb, sepse edhe at\u00ebher\u00eb ishte\u201ck\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paq\u00ebn\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Rezolut\u00ebn 1199 t\u00eb 23 shtatorit 1998, K\u00ebshilli i Sigurimit konstatoi se 230,000 njer\u00ebz duhej t\u00eb largoheshin nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, nga t\u00eb cil\u00ebt 50.000 civil\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb pastreh\u00eb dhe pa ushqim(n\u00eb male dhe pyje). Ndodh vala e par\u00eb e refugjat\u00ebve drejt vendeve fqinj\u00eb. Po ashtu n\u00eb disa fshatra ka masak\u00ebr ndaj civil\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe gra, ve\u00e7anarisht n\u00eb fshatin Re\u00e7ak,ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb 45 civil\u00eb shqiptar\u00eb, mes tyre gra dhe femij\u00eb. Kjo masak\u00ebr ishte nj\u00eb moment ky\u00e7 p\u00ebr vendimin e forcave t\u00eb NATO-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb nd\u00ebrhyrje ajrore kund\u00ebr RFJ.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebkosisht me fillimin e aksionit t\u00eb NATO-s me 24 mars 1999, i cili zgjati p\u00ebr shtat\u00eb jav\u00eb, filluan masakrat e civil\u00ebve dhe d\u00ebbimi i popull\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb papar\u00eb: rreth nj\u00eb milon refugjat\u00eb u larguan n\u00eb Shqip\u00ebri, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb. Aksioni ishte i planifikuar paraprakisht dhe u zbatua sipas planit. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e banor\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs u d\u00ebbuan nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Shum\u00eb fshat\u00ebra u dogj\u00ebn deri n\u00eb themel. Andaj, duhet t\u00eb konstatohet se aksioni i NATO-s nuk \u00e7oi n\u00eb eksodus, por eksodi masiv ishte planifikuar m\u00eb par\u00eb, dhe i pari ishte planifikuar nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Prandaj, \u00ebsht\u00eb e sigurt se fushata ajrore e NATO-s plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha kushtet e nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje kolektive humanitare dhe se, si veprim i armatosur i nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ishte i justifikuar n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrgjithshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb lidhje me t\u00eb, disa ekspert\u00eb theksojn\u00eb se gjat\u00eb fushat\u00ebs ajrore pati dhe viktima t\u00eb pad\u00ebshirura civile, por ato nuk mund t\u00eb shmangeshin. K\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb disa objekte q\u00eb mund t\u00eb dyshohej se paraqesin \u201cq\u00ebllim ushtarak\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Tony Blaire, q\u00ebllimi i nd\u00ebrhyrjes \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim :\u201dNe&nbsp; hyjm\u00eb n\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arin e ri, n\u00eb t\u00eb cilin diktator\u00ebt duhet&nbsp; ta din\u00eb se nuk mund t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb pa u d\u00ebnuar n\u00eb rastin e spastrimit etnik ose represionit t\u00eb popullit t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konflik\u00ebt, ne nuk jemi duke luftuar p\u00ebr territor, por p\u00ebr vlera\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebnkryetari i at\u00ebhersh\u00ebm i Qeveris\u00eb federale jugosllave, Vuk Drashkoviq, deklaroi, se sikur t\u00eb ishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshja e paq\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn nga ana jugosllave t\u00eb cil\u00ebn e afruan p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e fuqive t\u00eb m\u00ebdha bot\u00ebrore n\u00eb takimin n\u00eb Rambuje-Paris, me siguri nuk ishte ardhur deri te bombardimi i NATO-s n\u00eb RF t\u00eb Jugosllavis\u00eb, por Millosheviqi e refuzoj p\u00ebr ta n\u00ebnshkruar nj\u00eb Marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb. M\u00eb tej Drashkoviqi thot\u00eb: \u201cSe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb terror i papar\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe se ai nuk e dinte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb: \u201cSe civil\u00ebt shqiptar\u00eb po vriten dhe kufomat d\u00ebrgohen fshehurazi n\u00eb Serbi dhe varrosen fshehurazi n\u00eb poligonet e policis\u00eb n\u00eb Beograd, dhe n\u00eb lumenj dhe liqenj, nga forcat policore dhe ushtarake serbe\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Zharko Koraq, profesor i fakultetit filozofik t\u00eb Beogradit n\u00eb pension dhe n\u00ebnkryetar i dikursh\u00ebm i Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, thot\u00eb: \u201eSerbia praktikisht i aboloi-fali t\u00eb gjith\u00eb kriminel\u00ebt e saj t\u00eb luft\u00ebs duke p\u00ebrfshi dhe ata q\u00eb kan\u00eb kryer krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb. Mbi krimet e luft\u00ebs t\u00eb policis\u00eb dhe ushtris\u00eb serbe gjat\u00eb viteve 1998. dhe 1999. mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, pothuaj se nuk flitet n\u00eb opinionin serb\u00eb. P\u00ebrkundrazi, qeveritar\u00ebt e serbis\u00eb i mohojn\u00eb krimet t\u00eb cilat i ka b\u00ebr\u00eb ushtria dhe policia serbe mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. Retorika e Millosheviqit e p\u00ebrdorur pas bombardimit t\u00eb NATO-s \u00ebsht\u00eb identike me retorik\u00ebn e sotme t\u00eb regjimit politik n\u00eb Serbi\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201eMund t\u00eb thuhet se Qeveria aktuale n\u00eb Serbi p\u00ebrfaq\u00ebson rivendosjen e regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit. K\u00ebta jan\u00eb kryesisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz q\u00eb ishin n\u00eb pushtet gjat\u00eb bombardimeve n\u00eb vitin 1999. Vu\u00e7iqi ishte Minist\u00ebr i Informacionit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Regjimi aktual n\u00eb Serbi, ndryshe nga Millosheviqi, shmang p\u00ebrballjen e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrpiqet t\u00eb balancoj\u00eb mes Per\u00ebndimit dhe Lindjes\u201c, thot\u00eb Erik Gordi, profesor i t\u00eb drejtave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Lond\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, me rastin e 25 vjetorit t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb RF t\u00eb Jugosllavis\u00eb, gjenerali n\u00eb pension i ushtris\u00eb amerikane, Vesli Klark, i cili ishte kreu i forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb vitin 1999, deklaroi: \u201c Jam krenar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb NATO ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar fushat\u00ebn e spastrimit etnik t\u00eb drejtuar kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. Kurr nuk do ta harroj kur isha me Presidentin Sllobodan Millosheviq, n\u00eb n\u00ebntor 1999, ne n\u00ebnshkruam marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare p\u00ebr t\u00ebrfeqjen e forcave serbe nga Kosova, t\u00eb cil\u00ebn OKB-ja n\u00eb rezolut\u00ebn e saj e k\u00ebrkoi t\u00ebrheqjen.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti Millosheviq m\u00eb tha: \u201c Ne dim\u00eb t\u2019i zgjidhim problemet me shqiptar\u00ebt, e kemi b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb\u201d. Une e pyeta \u2013 Si e zgjidhni, dhe ai u p\u00ebrgjigj: \u201cNe i vrasim ata t\u00eb gjith\u00eb\u201d. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr koment, se strategjia politike&nbsp; serbomadhe, nacionaliste-shoviniste gjat\u00eb historis\u00eb kundra shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e njohur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0NIK\u00cb GASHAJ N\u00eb procesin e r\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, Serbia e ka pushtuar Kosov\u00ebn n\u00eb vitin 1912, edhe pse Kushtetuta e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb ndryshimi i kufijve t\u00eb miratohej n\u00eb Asamblen\u00eb kushtetuese, ajo nuk e b\u00ebri nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe as aneksimi nuk u legalizua me traktate nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Vet\u00ebm mbret\u00ebria SKS-s\u00eb(ose Jugosllavia) [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1105,569,1180],"class_list":["post-36981","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-kosova","tag-nato","tag-nik-gashaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36981"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36981\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36985,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36981\/revisions\/36985"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}