{"id":36977,"date":"2024-04-12T08:18:27","date_gmt":"2024-04-12T06:18:27","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36977"},"modified":"2024-04-12T08:20:37","modified_gmt":"2024-04-12T06:20:37","slug":"masakra-e-tivarit-regjia-per-shfarosjen-e-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36977","title":{"rendered":"Masakra e Tivarit \u2013 regjia p\u00ebr shfarosjen e shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"426\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/pjesmaresit-konferenca-shkencore-masakra-tivarit.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/pjesmaresit-konferenca-shkencore-masakra-tivarit.png 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/pjesmaresit-konferenca-shkencore-masakra-tivarit-300x200.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Konferenc\u00ebs shkencore, t\u00eb Monopoli i Duhanit n\u00eb Tivar (31.3.2013)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>(Me rastin e 75-vjetorit 1945-2020)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nd\u00ebr ngjarjet tragjike t\u00eb popullit shqiptar q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb Masakra e Tivarit e cila ka ndodhur me 1 prill 1945. N\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr t\u00eb realizuar nga nj\u00ebsit\u00eb ushtarake t\u00eb Jugosllavis\u00eb aty jan\u00eb likuiduar nj\u00eb num\u00ebr i madh shqiptar\u00ebsh nga Kosova, me p\u00ebrmasat e gjenocidit, t\u00eb cil\u00ebt ishin mobilizuar p\u00ebr t\u00eb ndjekur okupator\u00ebt gjerman\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. Mobilizimi i tyre n\u00eb Kosov\u00eb ka pasur nj\u00eb prapavi t\u00eb caktuar politike&nbsp; sepse si qellim kishte spastrimin e Kosov\u00ebs nga shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb realizuar n\u00eb praktik\u00eb &nbsp;pushtetin ushtarak i cili ishte vendosur &nbsp;nga data 8 shkurt 1945, duke b\u00ebr\u00eb riokupimin e Kosov\u00ebs, pa p\u00ebrfillur parimet e Kart\u00ebs s\u00eb Atlantikut, me pasoja p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb vitet vijuese.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dr.Nail Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me 1 prill u b\u00ebn\u00eb 75- vite(1945-2020) nga Masakra e Tivarit, ku u likuiduan n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb mizore shqiptar\u00ebt nga Kosova. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave del se ky num\u00ebr shkon&nbsp; minimalisht&nbsp; nga 1560 shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa sipas disa p\u00ebrllogaritjeve arrin\u00eb &nbsp;deri n\u00eb 3764 persona. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt&nbsp; t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb mobilizuar si regrut\u00eb ne aradhat partizane p\u00ebr t\u00eb ndjekur armikun p\u00ebrfundimisht nga territori i ish-Jugosllavis\u00eb.Por, edhe pas sht\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vjet\u00ebve kjo tragjedi ende nuk \u00ebsht\u00eb ndri\u00e7uar nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sistemit komunist marrja me nj\u00eb ngjarje t\u00eb till\u00eb ishte e pa preferueshme dhe me pasoja p\u00ebr autor\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse ne popull dihej p\u00ebr ket\u00eb tragjedi dhe p\u00ebrshperitej p\u00ebr numrin e t\u00eb vrar\u00ebve, sakt\u00ebsisht pak kush dinte t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta, sepse arkivat p\u00ebr shqiptar\u00ebt ishin n\u00ebn embargo, madje dokument\u00ebt &nbsp;gjegj\u00ebse ka mund\u00ebsi q\u00eb jan\u00eb zhdukur nga ato t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb realizuar ket\u00eb masak\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>D\u00ebshmi autentike e atyre q\u00eb p\u00ebrjetuan masakren<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por, vet\u00ebm pas d\u00ebshtimit t\u00eb sistemit monist dhe vendosjes s\u00eb pluralizmit nga viti 1990, opinioni i gj\u00ebr\u00eb&nbsp; filloi t\u00eb njihej m\u00eb ne detaje p\u00ebr ket\u00eb masak\u00ebr, e ate duke iu falenderuar d\u00ebshmitar\u00ebve autentik t\u00eb cil\u00ebt kishin shp\u00ebtuar nga kjo kasaphane tipike naziste e b\u00ebr\u00eb nga pjes\u00ebtar\u00ebt e aradhave partizane jugosllave gjoja \u201cnacional-\u00e7lirimtare\u201d. Dhe jan\u00eb k\u00ebto individ t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrjetuan personalisht ket\u00eb masak\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kujtimet e tyre p\u00ebr ket\u00eb kalvar t\u00eb shqiptar\u00ebve nga mobilizimi i tyre n\u00eb Kosov\u00eb dhe rrug\u00ebtimi ne relacionin Prizren-Kuk\u00ebs-Shkod\u00ebr-Tivar.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr ta b\u00ebn pjes\u00eb edhe Azem Hajdini-Xani i cili opinionit i ka dhuruar librin \u201c<strong><em>Tragjedia e Tivarit<\/em><\/strong>\u201d, botuar n\u00eb Shtutgard n\u00eb Gjermani n\u00eb vitin 1990, dhe m\u00eb pas ribotuar n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 1998. Po ashtu ky autor ka botuar edhe nj\u00eb botim tjet\u00ebr me titull \u201d<strong><em>Masakra e Tivarit<\/em><\/strong>\u201d-Memoare, Prishtin\u00eb 1998, duke prezentuar d\u00ebshmi autentike t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbetur gjall\u00eb. Edhe pse ne nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb botuar edhe disa studime nga autor t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr ket\u00eb masak\u00ebr(M.Pirraku. U.Butka etj.), botimi i k\u00ebtyre materialeve nga autori i cili e ka p\u00ebrjetuar drejt\u00ebp\u00ebdrejt ket\u00eb masak\u00ebr p\u00ebr momentin sh\u00ebrben si l\u00ebnd\u00eb&nbsp; baz\u00eb dhe e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb trajtuar ket\u00eb tragjedi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga komunistet ne prag t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, sepse arkivat ende jan\u00eb t\u00eb mbyllura p\u00ebr hulumtuesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nisja nga Prizreni&nbsp; p\u00ebr n\u00eb Tivar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb plot\u00ebsimin e Armat\u00ebs IV t\u00eb Jugosllavis\u00eb, p\u00ebr n\u00eb Frontin VP t\u00eb bregdetit t\u00eb Adriatikut ne saje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara del se ne mars dhe prill t\u00eb vitit 1945, u deportuan 22.017 luft\u00ebtar\u00eb shqiptar\u00eb nga Kosova. Ata jan\u00eb deportuar ne formacione ushtarake t\u00eb cilat quhen eshalone qe gjat\u00eb muajve mars-prill 1945 nga Prizreni p\u00ebr n\u00eb Tivar gjithsejt ishin gjasht\u00eb eshalone t\u00eb tilla. K\u00ebshtu n\u00eb mars jan\u00eb deportuar tre eshalone; eshaloni i par\u00eb, me 3.700 luft\u00ebtar\u00eb, niset nga Prizreni m\u00eb 24.3.1945 dhe arrin n\u00eb Tivar m\u00eb 29.3.1945; eshaloni i dyt\u00eb, m\u00eb 4.700 luft\u00ebtar\u00eb, niset nga Prizreni m\u00eb 26.3.1945 dhe arrin\u00eb n\u00eb Tivar m\u00eb 31.3.1945 dhe eshaloni i tret\u00eb me 2.700 luft\u00ebtar\u00eb shqiptar\u00eb, niset nga Prizreni me 27.3.1945 dhe arrin n\u00eb Tivar m\u00eb 1 prill 1945. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb muajit prill jan\u00eb deportuar edhe tre eshalone t\u00eb tjera: eshaloni i par\u00eb me 1.506 luft\u00ebtar\u00eb niset nga Prizreni m\u00eb 19 prill 1945, eshaloni i dyt\u00eb me 2.601 luft\u00ebtar\u00eb niset nga Prizreni m\u00eb 20 prill 1945 dhe eshaloni i tret\u00eb me 1.216 luft\u00ebtar\u00eb niset nga Prizreni m\u00eb 24 prill 1945.Nd\u00ebrsa m\u00eb pas nga Prizreni niset nj\u00eb eshalon i ve\u00e7ant\u00eb me 5.323 luft\u00ebtar\u00eb shqiptar, nga Maqedonia ne dit\u00ebt e para t\u00eb prillit t\u00eb vitit 1945.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pse po largoheshin luft\u00ebtar\u00ebt nga Kosova<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh se operacionet luftarake kund\u00ebr nazistave gjerman\u00eb ne Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kishin marr\u00eb fund nga fundi i viti 1944 me t\u00eb drejt b\u00ebh\u00ebt pyetja se pse i deportuan luft\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb nga Kosova. P\u00ebrgjigja ishte e qart\u00eb sepse planifikohej nj\u00eb hakmarrje ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr humbjen qe kishin p\u00ebrjetuar formacionet ushtarake t\u00eb partizan\u00ebve jugosllav\u00eb ne luft\u00ebn ndaj luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Shaban Polluzh\u00ebs. Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr si qellim ishte largimi nga Kosova i atyre luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb rezistenc\u00eb p\u00ebr vendosjen e pushtetit&nbsp; ushtarak serb, gjegj\u00ebsisht ripushtimin serb t\u00eb Kosov\u00ebs, ne saje t\u00eb vendimeve t\u00eb m\u00eb vonshme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb mobilizuarit &nbsp;iu ngjanin rob\u00ebrve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tubuarit nga an\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs kishin premtime se do t\u00eb deportoheshin me statusin e luft\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndjekur armikun ne vijen e frontit n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Adriaktikut(Ist\u00ebr-Slloveni), nga momenti i par\u00eb n\u00eb Prizren u verejt se do t\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht ndryshe.N\u00ebse deri aty ata ishin t\u00eb armatosur dhe t\u00eb p\u00ebrcjellur me oficer\u00eb shqiptar\u00eb, m\u00eb tu nisur nga Prizreni p\u00ebrcjelljen e moren oficeret serbo-malazez, nd\u00ebrsa&nbsp; po ashtu u detyruan p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar armet me pretekst se rruga \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe do t\u00eb lodheni pa nevoj\u00eb, pra, ata u nisen nga Prizreni t\u00eb paarmatosur, t\u00eb pa ushqyer, t\u00eb lodhur, t\u00eb paveshur, dhe ne kushte higjenike t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Ishte ky eshaloni i dyt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur nga Prizreni&nbsp; m\u00eb 26 mars, ku pjes\u00ebtar\u00ebt e tij&nbsp; do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb gjenocid t\u00eb pa par\u00eb ne qytetin e Tivarit t\u00eb Ri.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb rrug\u00ebs atyre iu ndalohej dalja nga kolona qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb uj\u00eb apo kryer nevoja fiziologjike. Kush kishte guxim t\u00eb vepronte ndryshe e p\u00ebsonte me jeten, sepse pushkatohej n\u00eb vend. Nga nj\u00eb sjellje e till\u00eb e oficer\u00ebve p\u00ebrcjelles t\u00eb cil\u00ebt vrisnin kur kishin d\u00ebshir\u00eb e flisnin fyerjet m\u00eb vulgare ndaj shqiptar\u00ebve tash t\u00eb gjith\u00eb e kishin t\u00eb qart\u00eb se nuk jan\u00eb m\u00eb luft\u00ebtar\u00eb por iu ngjanin rob\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs. Dhe nga nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb dramatike gjat\u00eb rrug\u00ebs deri ne Shkod\u00ebr numri i t\u00eb vrar\u00ebve kishte arritur deri n\u00eb 800 luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb gjuajtur n\u00eb lumin Dri, Bun\u00eb etj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pamjet e Tivarit paralejm\u00ebronin masakren<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00eb arritur n\u00eb Tivarin e Ri \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb moblizim i madh i popullat\u00ebs vendore ku me ta ishin s\u00eb bashku edhe nj\u00ebsit\u00eb ushtarake t\u00eb Brigad\u00ebs s\u00eb Dhjet\u00eb Malazeze, t\u00eb armatosur ne \u00e7do aspekt, athua se jan\u00eb duke pritur nj\u00ebsit\u00eb&nbsp; e armikut. U pa qart\u00eb komploti dhe gracka e pregatitur, por ata&nbsp; prisnin vet\u00ebm shkasin.Ne qend\u00ebr t\u00eb Tivarit t\u00eb Ri pasi i kan\u00eb udh\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb pushuar ne af\u00ebrsi t\u00eb tyre ishte nj\u00eb krua, ku shqiptar\u00ebt shprehen k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb uj\u00eb, por oficeret reaguan ashper duke mos iu mund\u00ebsuar dhe fyer ata ne aspektin nacional, duke vrar\u00eb tre shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa nga plumbat e tyre kishin vrar\u00eb \u201cgjoja\u201d nj\u00eb ushtar\u00eb malazias. Ky ishte nj\u00eb tjet\u00ebr pretekst p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb shqiptar\u00eb, andaj p\u00ebr ket\u00eb \u201cvep\u00ebr \u201c e cila nuk ishte b\u00ebr\u00eb nga shqiptar\u00ebt ata pushkatuan 100 ushtar\u00eb shqiptar\u00eb, sikurse nazistat\u00ebt gjerman\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Nga kjo e papritur shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb vetdijsh\u00ebm se nj\u00eb tragjedi e till\u00eb&nbsp; nuk do t\u00eb p\u00ebrfudnoj m\u00eb kaq, sepse ishin t\u00eb rrethuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nd\u00ebrtesa e Monopolit t\u00eb Duhanit ferri i shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ata m\u00eb pas ne kolon\u00eb i detyruan t\u00eb ecin dhe i vendosen ne objektin e Monopolit t\u00eb Duhanit n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb portit.Ishte kjo nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tre kat\u00ebshe, ku i detyruan t\u00eb hyjn\u00eb brenda nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt u vendosen n\u00eb oborr, pra t\u00eb gjith\u00eb grumbull e jo ne kolon\u00eb, sepse k\u00ebshtu mund\u00ebsia p\u00ebr ti shfarosur ishte m\u00eb e madhe. Dhe nuk ka vonuar shum\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt si brenda ne nd\u00ebrtes\u00eb e ne oborr \u00ebsht\u00eb qitur me t\u00eb gjitha mjetet luftarake rreh dy or\u00eb dhe ne oborr dhe shesh&nbsp; ku ishin rreth 3000 veta nuk mbeti nj\u00ebri i gjall\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, sepse u b\u00eb kasaphan\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe kudo u b\u00eb lum\u00eb gjaku. E t\u00ebr\u00eb kjo masak\u00ebr ka zgjatur rreth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb duke filluar n\u00eb ora 14 t\u00eb dat\u00ebs 1 prill 1945. Pat\u00ebn fat t\u00eb shpetojn\u00eb vet\u00ebm ata qe ishin ne katin e lart\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, dhe disa nga eshaloni i par\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr momentin ishin n\u00eb Tivarin e Vjet\u00ebr. Por, tragjedia nderpritet duke iu falenderuar nj\u00eb automobili i cili brenda kishte disa v\u00ebzhgues amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb gjas\u00eb kishin d\u00ebgjuar t\u00eb sht\u00ebnat e arm\u00ebve dhe kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vendin e ngjarj\u00ebs.Por, kriminelet&nbsp; iu dol\u00ebn p\u00ebrpara dhe i binden t\u00eb largoheshin&nbsp; dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Ulqin.Pra, nga frika se do t\u00eb zbulohet krimi, ata u detyruan ta nderpresin ploj\u00ebn. Ishte kjo nj\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb disa luft\u00ebtar\u00eb kosovar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj masakre, edhe pse qellimi i forcave shfaros\u00ebse t\u00eb partizan\u00ebve jugosllav\u00eb ishte p\u00ebr ti vrar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr&nbsp; t\u00eb mos pasur d\u00ebshmitar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mungojn\u00eb varret e t\u00eb masakruarve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me pas u mobilizuan t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt si pleq, gra, t\u00eb rinj, pun\u00ebtor e ushtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar oborrin p\u00ebr t\u00eb humbur gjurmet e k\u00ebsaj vepre mizore. Me kamion kan\u00eb ngarkuar t\u00eb vrar\u00ebt dhe t\u00eb plagosurir p\u00ebr ti deportuar ne varreza t\u00eb ndryshme kolektive. Madje ne ket\u00eb transport kan\u00eb angazhuar edhe ata shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbetur gjall\u00eb.Ende nuk dihet se ku jan\u00eb bartur kufomat dhe varrosur ata. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr disa vende si ne Tivarin e Vjet\u00ebr, Tugjemil, Zalef dhe ne nj\u00eb shpell\u00eb ne malin e Vollujic\u00ebs pran\u00eb detit. Por, nuk ka dilem\u00eb se pjesen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre e kan\u00eb gjuajtur n\u00eb det.<\/p>\n\n\n\n<p>B\u00ebh\u00ebt pyetja sa jan\u00eb vrar\u00eb ne k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr, e sa kan\u00eb mbetur gjall\u00eb.Pasi nuk ka t\u00eb dh\u00ebna arkivore, andaj&nbsp; i vetmi burim \u00ebsht\u00eb A.Hajdini-Xani i cili thot se t\u00eb gjall\u00eb kemi mbetur 810 individ, nd\u00ebrsa nga Kosova jan\u00eb nisur 4700 luft\u00ebtar\u00eb, nga del se gjat\u00eb rrug\u00ebs dhe ne ket\u00eb masak\u00ebr jan\u00eb vrar\u00eb e zhdukur 3.890 shqiptar\u00eb t\u00eb Eshalonit t\u00eb dyt\u00eb dhe 420 t\u00eb Eshalonit t\u00eb par\u00eb, pra gjithsej 4310 individ kan\u00eb humbur jet\u00ebn, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mbesin p\u00ebr hulumtime..<\/p>\n\n\n\n<p>Ne k\u00ebt\u00eb regji shfaros\u00ebse ka pasur raste qe individ t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb dhe t\u00eb ikin ne drejtime t\u00eb ndryshme, por edhe aty n\u00ebse jan\u00eb zbuluar jan\u00eb likuidur, sepse t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb cil\u00ebsuar si armiq, nga pushteti ushtarak. Ka raste t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb kosovar\u00ebt jan\u00eb strehuar e mbajtur nga familje shqiptare duke iu shpetuar jet\u00ebn, si ne Tivar, An\u00eb t\u00eb Malit dhe Kraj\u00eb, ku p\u00ebr raste t\u00eb tilla egzistojn\u00eb d\u00ebshmi autentike.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"426\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Objekti-monopoli-tivarit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-25303\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Objekti-monopoli-tivarit.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Objekti-monopoli-tivarit-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><figcaption class=\"wp-element-caption\">Objekti i Monopolit t\u00eb Duhanit n\u00eb Tivar-vendi i masakr\u00ebs t\u00eb 1prillit 1945!<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Tragjedia e cila u hesht p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00eb p\u00ebrfunduar lufta dhe kthimi i luft\u00ebtar\u00ebve kosovar\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, kjo ngjarje mori dhen\u00eb, por ishte me pasoja n\u00ebse k\u00ebrkohej e v\u00ebrteta pse ndodhi ajo. Madje ata t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrjetuan ishin t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00ebse&nbsp; debatojn\u00eb ne lidhje mbi ket\u00eb ngjarje e jo m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb ndri\u00e7ohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe si p\u00ebr ironi t\u00eb fatit pas k\u00ebsaj masakre&nbsp; ajo u hesht nga ato t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb flasin dhe ta informojn\u00eb opinionin e gj\u00ebr\u00eb p\u00ebr ket\u00eb gjenocid t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga partizan\u00ebt jugosllav\u00eb, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga ana&nbsp; e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, ndodhi q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr te mos flasin kaudrat shqiptare qoft\u00eb nga Kosova apo nga Shqip\u00ebria por p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb t\u00eb deklarohet A. Rankoviqi n\u00eb Kongresin Themelues t\u00eb PKS m\u00eb 8-12 maj 1945 i cili ne mes tjerash ka th\u00ebn\u00eb se \u201dudh\u00ebheqesit e eshalonit e nxiten revolt\u00ebn midis shqiptar\u00ebve\u201d, duke planifikuar t\u00eb vrisnin \u201c 40 shqiptar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb luftar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb\u201d, duke vazhduar se \u201cudh\u00ebheqesit tan\u00eb&nbsp; hap\u00ebn zjarr dhe i vran\u00eb 300 shqiptar\u00eb\u201d. Nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e till\u00eb&nbsp; edhe pse e minimizuar shum\u00eb her\u00eb d\u00ebshmon se &nbsp;nj\u00eb masak\u00ebr e till\u00eb ka egzistuar dhe \u00ebsht\u00eb realizuar nga forcat partizane jugosllave, q\u00eb ishin t\u00eb Brigad\u00ebs s\u00eb Dhjet\u00eb Malazeze, duke mbetur informata e vetme zyrtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Por edhe pse nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb ne rrug\u00eb institucionale p\u00ebr t\u00eb prezantuar dhe hulumtuar&nbsp; t\u00eb vertet\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Azem Hajdini si pjes\u00ebmarr\u00ebs i k\u00ebsaj masakre nga viti 1966 e m\u00eb pas \u00e7do gj\u00eb mbeti vet\u00ebm ne nism\u00eb sepse pushtetit jugosllav t\u00eb koh\u00ebs nuk i ka interesuar e vert\u00ebta p\u00ebr ket\u00eb tragjedi sepse&nbsp; ishin vet\u00eb serbo-malazez\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt&nbsp; ishin skenaristet dhe regjisor\u00ebt e k\u00ebsaj maskare e cila ishte m\u00eb e madhja n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ne Evrop\u00ebn Juglindore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrgjegj\u00ebsia e udh\u00ebheqjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse kan\u00eb kaluar 75 vite nga masakra e Tivarit, deri m\u00eb tash nuk kemi pasur rast t\u00eb lexojm\u00eb&nbsp; di\u00e7ka konkrete ne lidhje mbi ket\u00eb tragjedi nga strukturat qeveritare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Madje kjo tragjedi nga ana e tyre \u00ebsht\u00eb heshtur, duke mos u sh\u00ebnuar as ne kalendarin e ngjarjeve historike sepse ata jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb. Sepse si te lejohet q\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb&nbsp; nep\u00ebr territorin e Shqip\u00ebris\u00eb eshalone t\u00eb t\u00ebra qytetar\u00ebsh kosovar\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjellur nga ushtarak\u00ebt serbo-malazez gjoja p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb ne ndjekjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb armikut n\u00eb Ist\u00ebr e Slloveni, kur Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kishte marrur fund.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se ishte ky nj\u00eb veprim monstruoz dhe antikomb\u00ebtar i udh\u00ebheqjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs e cila ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi &nbsp;p\u00ebr masakren e Tivarit. Por, n\u00ebse analizojm\u00eb rrethanat e koh\u00ebs q\u00eb m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb njoftuar opinioni i gj\u00ebr\u00eb, as q\u00eb \u00ebsht\u00eb pritur di\u00e7ka konkrete nga udh\u00ebheqja e Shqip\u00ebris\u00eb, ose me konkretisht nga ajo e PKSH, sepse k\u00ebta ishin si filial\u00eb e komunist\u00ebve jugosllav\u00eb, dhe ishin t\u00eb indoktrinuar nga ideologjia komuniste&nbsp; si rrall\u00eb kush ne Evrop\u00ebn Juglindore. Sepse nga ajo koh\u00eb e deri n\u00eb vitin 1948 me jugosllavet kan\u00eb punuar s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb eliminuar armiqet ideologjik\u00eb, ku egzistojn\u00eb d\u00ebshmi&nbsp; t\u00eb pakontestueshme sepse&nbsp; individ\u00eb te ndrysh\u00ebm shqiptar\u00eb jan\u00eb arrestuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe iu jan\u00eb dor\u00ebzuar jugosllav\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfunduar m\u00eb pasoja tragjike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tivari 1945 sikurse Srebrenica 1995<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se Masakra e Tivarit e vitit 1945 \u00ebsht\u00eb pothuaj identike me masakren e Srebrenic\u00ebs n\u00eb vitin 1995 e b\u00ebr\u00eb nga forcat ushtarake serbe ndaj rreth 8000&nbsp; boshnjak\u00ebve. Por, k\u00ebtu egziton vet\u00ebm nj\u00eb dallim sepse krimi n\u00eb Tivar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa pranin\u00eb e forcave nd\u00ebrkomb\u00ebtare nd\u00ebrsa n\u00eb Srebrenic\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ne prani t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt ishin gjoja me mision p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ket\u00eb popullat\u00eb. Nj\u00eb rast i till\u00eb analogjik ka edhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn tjet\u00ebr sepse viktimat e Tivarit, &nbsp;edhe sot jan\u00eb pa varre t\u00eb identifikuara, nd\u00ebrsa ata t\u00eb Srebrenic\u00ebs jan\u00eb identifikuar, sepse jan\u00eb gjetur &nbsp;n\u00eb varrezat kolektive, m\u00eb \u00e7\u2019rast \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rivarrimi i tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pllaka p\u00ebrkujtimore e cila mungon<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ka ardhur koha qe ne lidhje mbi masakren e Tivarit t\u00eb formohet nj\u00eb komision i ve\u00e7ant\u00eb pran\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb takim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi.Nuk ka dilem\u00eb se ngjarja tragjike e vitit 1945 nuk mund ta ngarkoj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi pushtetin aktual n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por angazhimi ne drejtim t\u00eb ndri\u00e7imit t\u00eb k\u00ebsaj masakre do t\u00eb ishte ne favor te pushtetit aktual ne rrethana t\u00eb reja shoq\u00ebrore e politike.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse kan\u00eb kaluar 75 vjet&nbsp; nga kjo masak\u00ebr ende&nbsp; nuk ka t\u00eb dh\u00ebna ne lidhje mbi varr\u00ebt e t\u00eb masakruarve, andaj &nbsp;\u00ebsht\u00eb obligim moral dhe civilizues q\u00eb ne vendin ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb masakra t\u00eb ngrihet nj\u00eb memorial apo t\u00eb vendoset nj\u00eb pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore ne tre gjuh\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohtuar opinionin e gj\u00ebr\u00eb mbi ket\u00eb ngjarje tragjike ne&nbsp; vitin 1945 q\u00eb ka ndodhur n\u00eb qytetin e Tivarit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar 75-vite nga data e 1 prilit 1945, kur u masakruan shqiptar\u00ebt nga Kosova, nga ana e strukturave ushtarake jugosllave t\u00eb koh\u00ebs, realizuar sipas nj\u00eb skenari me qellime shfaros\u00ebse ndaj shqiptar\u00ebve nga Kosova, ajo masak\u00ebr&nbsp; ia kalon&nbsp;<em>\u201cNat\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Bartolomeut\u201d<\/em>&nbsp;t\u00eb Parisit t\u00eb vitit 1573, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sinonim p\u00ebr vrasjet masive t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve ideologjik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi n\u00eb koh\u00ebn e monizmit nuk \u00ebsht\u00eb guxuar t\u00eb flitet as&nbsp; t\u00eb shkruhet se pasojat ishin t\u00eb m\u00ebdha. \u00c7do informat\u00eb ishte n\u00eb heshtje, sepse politika komuniste e koh\u00ebs si mision kishte eliminimin e krimeve duke mos i publikuar ato, por&nbsp; e v\u00ebrteta nuk ka mundur t\u00eb heshtet.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm pas r\u00ebnies s\u00eb monizmit, t\u00eb mbijetuarit por edhe disa studiues kan\u00eb filluar t\u00eb shkruajn\u00eb artikuj e botime t\u00eb ve\u00e7anta, e po ashtu jan\u00eb p\u00ebrgatitur edhe emisione televizive. Esht\u00eb fatkeq\u00ebsi q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr nuk ka asnj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb librat e shkollave fillore, t\u00eb mesme e universitare, sidomos nga l\u00ebnda e historis\u00eb, dukuri e cila nuk mund t\u00eb arsyetoh\u00ebt m\u00eb asgj\u00eb..<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me ket\u00eb ngjarje tragjike&nbsp;<em>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Shqiptar\u00ebve&nbsp;<\/em>n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb Ulqin, m\u00eb 30-31mars t\u00eb vitit 2013, ka organizuar Konferenc\u00ebn shkencore&nbsp;<em>\u201dMasakra e Tivarit-1945\u201d,<\/em>&nbsp;me pjes\u00ebmarrje t\u00eb studiuesve&nbsp; nga Kosova, Shqip\u00ebria e Mali i Zi. Pas prezantimit t\u00eb kumtesave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje(t\u00eb cilat ende nuk jan\u00eb botuar) &nbsp;pjes\u00ebmarr\u00ebsit m\u00eb pas &nbsp;kan\u00eb shkuar e vizituar vendin e krimit t\u00eb Monopoli i Duhanit(31 mars). Ishte ky takimi i par\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e nj\u00eb subjekti t\u00eb shqiptar\u00ebve&nbsp; ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe ish t\u00eb mbijetuar e k\u00ebsaj masakre nga Kosova, duke d\u00ebshmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autentike p\u00ebrjetimet e k\u00ebsaj tragjedie.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vendin e ngjarj\u00ebs, &nbsp;duhet b\u00ebr\u00eb \u00e7mos q\u00eb n\u00eb ket\u00eb vend t\u00eb ngrihet nj\u00eb memorial i shkruar ne tre gjuh\u00eb kushtuar k\u00ebsaj ngjarje tragjike. Nj\u00eb memorial i till\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb monument i kujtes\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, tashm\u00ebn dhe t\u00eb ardhm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb njohtuar opinionin e gj\u00ebr\u00eb mbi ket\u00eb masak\u00ebr q\u00eb ka ndodhur n\u00eb qytetin e Tivarit. N\u00eb rrethana t\u00eb reja kur tash Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur i takon qeveris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb inicoj\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb me pushtetin n\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj ka adhur koha q\u00eb historia t\u00eb rishkruhet dhe t\u00eb thuhet e v\u00ebrteta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi, duke eliminuar qasjen ideologjike e pranishme edhe n\u00eb dit\u00ebt tona. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb obligim profesional&nbsp; t\u00eb hulumtohen arkivat sekrete t\u00eb UDB-\u00ebs jugosllave, p\u00ebr&nbsp; t\u00eb hequr &nbsp;hipotekat nga e kaluara ideologjike, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb faktografis\u00eb shkencore si kudo n\u00eb bot\u00ebn demokratike.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Prill \u00a02020)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ky opinion \u00ebsht\u00eb botuar  prill, 2020. Botohet me rastin e 79-vjetorit t\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Konferenc\u00ebs shkencore, t\u00eb Monopoli i Duhanit n\u00eb Tivar (31.3.2013) (Me rastin e 75-vjetorit 1945-2020) Nd\u00ebr ngjarjet tragjike t\u00eb popullit shqiptar q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb Masakra e Tivarit e cila ka ndodhur me 1 prill 1945. N\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr t\u00eb realizuar nga nj\u00ebsit\u00eb ushtarake t\u00eb Jugosllavis\u00eb aty jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25302,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-36977","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36977"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36977\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36980,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36977\/revisions\/36980"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25302"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}