{"id":36962,"date":"2024-04-10T07:54:36","date_gmt":"2024-04-10T05:54:36","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36962"},"modified":"2024-04-12T07:55:45","modified_gmt":"2024-04-12T05:55:45","slug":"at-zef-pllumi-thirrje-intelektualeve-shqiptare-bashkoni-fuqite-mendore-per-te-miren-e-perbashket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36962","title":{"rendered":"AT ZEF PLLUMI THIRRJE INTELEKTUAL\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u2013\u00a0BASHKONI FUQIT\u00cb MENDORE P\u00cbR T\u00cb MIR\u00cbN E P\u00cbRBASHK\u00cbT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"299\" height=\"346\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/At-Zef-pllumbi.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/At-Zef-pllumbi.jpg 299w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/At-Zef-pllumbi-259x300.jpg 259w\" sizes=\"auto, (max-width: 299px) 100vw, 299px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>At Zef Pllumi,\u00a0Nga \u201cArmik i Popullit\u201d n\u00eb \u201cNderi i Kombit\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga Frank Shkreli<\/em><a href=\"https:\/\/plus.google.com\/share?url=https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-at-zef-pllumi-krenaria-e-shkrelit-dhe-nderi-i-kombit\/\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nep\u00ebrmjet korrespondetit P\u00ebllumb Sulo n\u00eb Shkod\u00ebr njoftoi se dit\u00ebn e hen\u00eb u mbajt n\u00eb Lezh\u00eb edicioni i 8-t\u00eb i \u00e7mimeve t\u00eb konkursit mbar\u00ebkomb\u00ebtar p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, \u201cAt Zef Pllumi\u201d. VOA shqip transmetoi se k\u00ebt\u00eb vit konkursi n\u00eb Lezh\u00eb p\u00ebrkoi me 100 vjetorin e lindjes s\u00eb fran\u00e7eskanit At Zef Pllumi, autorit t\u00eb librit, kryevepra e tij, \u201cRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d, m\u00eb e njohura nd\u00ebr veprat dhe shkrimet e shumta t\u00eb At Zefit. At Zef Pllumi lindi m\u00eb 7 prill 1924 n\u00eb Malin e Rencit n\u00eb Sh\u00ebngjin t\u00eb Lezh\u00eb n\u00eb nj\u00eb familje me origjin\u00eb nga Shkreli i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe N\u00eb konkurs u paraqit\u00ebn veprat e 28 shkrimtar\u00ebve dhe intelektual\u00ebve n\u00eb kategori t\u00eb ndryshme, sipas Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 dihet, At Zef Pllumi \u2013 si edhe shum\u00eb bashkv\u00ebllezer nd\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e klerit katolik\u00eb shqiptar \u2013 ka kaluar nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica. Prandaj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me vend q\u00eb At Zef Pllumi kujtohet n\u00eb k\u00ebso rastesh e p\u00ebrvjetor\u00ebsh. Ai ishte dhe mbetet nd\u00ebrgjegja e Kombit q\u00eb edhe sot \u2013 nep\u00ebrmjet veprave dhe shkrimeve t\u00eb tija l\u00ebn\u00eb pas &#8212; flet dhe d\u00ebshmon p\u00ebr krimet e diktatur\u00ebs sllavo-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri kund\u00ebr popullit t\u00eb vet p\u00ebr pothuaj gjys\u00ebm shekulli. Ai gjithnj\u00eb flet me bindje e fakte, me kujtes\u00eb, largpam\u00ebsi dhe k\u00ebshilla p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>I pyetur me nj\u00eb rast se \u00e7far\u00eb k\u00ebshillash i jepte popullit shqiptar, At Zef Pllumi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: &nbsp;E porosis p\u00ebr tri gj\u00ebra, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur fran\u00e7eskani shqiptar: \u201cT\u00eb ken\u00eb f\u00e9, kurr t\u00eb mos e braktisin fen\u00eb; t\u00eb ken\u00eb shpres\u00eb; e mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb ken\u00eb dashuni\u2026Kjo asht\u00eb porosia e kjo asht\u00eb p\u00ebrshndetja p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin shqiptar\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur frati shqiptar, para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb.&nbsp; \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb thirrje aktuale e At Zef Pllumit p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat e shqiptar\u00ebve \u2013 dashuria p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin!&nbsp; \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb thirrje q\u00eb At Zef Pllumi e b\u00ebnte, vazhdimisht, sa ishte gjall\u00eb dhe nj\u00eb mesazh drejtuar bashk-kombasve t\u00eb vet, e q\u00eb ai e ka theksuar, vazhdimisht, pothuaj n\u00eb t\u00eb gjitha veprat, shkrimet, deklaratat dhe intervistat, q\u00eb prej lirimit t\u00eb tij nga burgjet dhe kampet e regjimit diktatorial komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, me 4 N\u00ebntor, 1989. &nbsp;\u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb mesazh q\u00eb ai e ka theksuar shpesh duke d\u00ebshmuar t\u00eb kaluar\u00ebn e hidh\u00ebt, por gjithmon\u00eb duke shikuar nga e ardhmja e Kombit shqiptar \u2013 mesazhe e thirrje q\u00eb ai u ka b\u00ebr\u00eb shpesh, sidomos, intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb \u2013 q\u00eb pas periudh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb err\u00ebt t\u00eb komunizmit, t\u00eb bashkojn\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, \u201c<strong>Jo vet\u00ebm fuqit\u00eb e veta mendore, por edhe zemrat p\u00ebr at\u00eb idealin e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb, sot p\u00ebr sot, asht\u00eb vet\u00ebm Progresi i Kombit\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, n\u00eb muajin Maj t\u00eb vitit 1993, \u00ebsht\u00eb promovuar ribotimi i numrit t\u00eb par\u00eb i revist\u00ebs s\u00eb famshme t\u00eb para luft\u00ebs t\u00eb fran\u00e7eskan\u00ebve shqiptar\u00eb, \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d.&nbsp; N\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb rastit n\u00eb Kuvendin Fran\u00e7eskan ku merrnin pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh, t\u00eb rinj e t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb k\u00ebsaj reviste t\u00eb famshme, p\u00ebrshfir\u00eb studiues t\u00eb kultur\u00ebs, artist\u00eb, gazetar\u00eb, intelektual\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme, botues dhe t\u00eb tjer\u00eb, At Zef Pllumi, p\u00ebrsh\u00ebndeti ribotimin e revist\u00ebs s\u00eb famshme shqiptare, Hylli i Drit\u00ebs.&nbsp; Duke shikuar nga e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb post-komuniste dhe e Kombit shqiptar &#8212; n\u00eb tradit\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb patriotike dhe atdhetare t\u00eb fran\u00e7eskan\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj Kombit dhe kultur\u00ebs shqiptare, At Zef Pllumi iu drejtua intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb me k\u00ebt\u00eb porosi p\u00ebr klas\u00ebn intelektuale shqiptare, e cila fatkeq\u00ebsisht mbetet edhe sot e k\u00ebsaj dite pa u realizuar. Nuk e di n\u00ebse intelektual\u00ebt nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mbledhur n\u00eb Lezh\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebn e hen\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb edicionin e 8-t\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konkursit mbar\u00ebkomb\u00ebtar p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, \u201cAt Zef Pllumi\u201d, menduan fare p\u00ebr porosin\u00eb e At Zef Pllumit drejtuar intelektual\u00ebve t\u00eb Kombit shqiptar, m\u00eb 1993, q\u00eb intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb bashkojn\u00eb jo vet\u00ebm fuqit\u00eb e veta mendore, por edhe zem\u00ebrat p\u00ebr at\u00eb ideal t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb sot p\u00ebr sot, asht\u00eb vet\u00ebm Progresi i Kombit, sipas porosis\u00eb s\u00eb At Pllumit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMiq t\u00eb nderuem, fal\u00eb m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Zotit ia mb\u00ebrritem k\u00ebsaj dite. Nata q\u00eb kaluem qe e gjat\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb. Liria q\u00eb u fitue duhet t\u00eb bije edhe drit\u00ebn\u201d filloi At Zef Pllumi fjal\u00ebn drejtuar intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb mbledhur aty dhe vazhdoi: \u201cSot po jepet rasti, p\u00ebrs\u00ebri mbas sa vitesh q\u00eb bashk\u00ebpuntor\u00ebt e \u201cHyllit t\u00eb Drit\u00ebs\u201d t\u00eb japin kontributin e vet n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare me aq drit\u00eb sa mund t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nji yll\u00eb. Por, nd\u00ebrkaq urojm\u00eb q\u00eb kultura shqiptare nes\u00ebr t\u00eb ndris\u00eb si diell\u201d, ka shtuar ai, duke n\u00ebnvizuar optimizmin e tij p\u00ebr t\u00eb ardhmen. \u201cE ky diell jo vet\u00ebm do t\u00eb ndris\u00eb, por edhe do t\u00eb ngroh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullin, n\u00eb qoft\u00eb se intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb me i<\/p>\n\n\n\n<p>bashkue, jo vet\u00ebm fuqit\u00eb e veta mendore, por edhe zem\u00ebrat p\u00ebr at\u00eb ideal t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb sot p\u00ebr sot asht\u00eb vet\u00ebm, \u201cProgresi i Kombit\u201d- \u00ebsht\u00eb shprehur frati i Mal\u00ebsis\u00eb dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u201cKy progres duhet t\u00eb jet\u00eb i gjithansh\u00ebm, jo vet\u00ebm ekonomik \u2013 po ma tep\u00ebr mendor, shoq\u00ebnor dhe kulturor\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb At Zefi theksoi se, \u201cMendoj se duhet t\u2019u kujtoj intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb se sado shkenc\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb, sado dije dhe erudicion q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapin, kurr\u00eb nuk do t\u00eb mb\u00ebrijm\u00eb n\u00eb at\u00eb nivel kulturor q\u00eb na duhet \u2013 po nuk pat\u00ebm dashnin\u00eb p\u00ebr njani tjetrin. N\u00eb rast se mungon dashunia\u201d, ka theksuar At Zefi. \u201cN\u00eb at\u00eb rast, duhet t\u00eb kemi&nbsp;<strong>mir\u00ebkuptim<\/strong>. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se edhe ky do t\u00eb mungoj\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u2019i referohemi virtytit t\u00eb&nbsp;<strong>toleranc\u00ebs.&nbsp;<\/strong>Po mungoi edhe ky virtyt, at\u00ebher\u00eb jemi&nbsp;<strong>xhahil\u00eb<\/strong>.&nbsp;<strong>Xhahill\u00ebku<\/strong>&nbsp;asht\u00eb shkat\u00ebrrimi i Kombit. N\u00eb qoft\u00eb se nuk respektohen mendimet e njani tjetrit, don me than\u00eb se nuk respektohet njeriu. Po nuk u respektua njeriu, e drejta dhe liria e mendimit \u2013 praktikisht mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk duem as Kombin, as Atdheun\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur At Zef Pllumi. Ai ka p\u00ebrfunduar fjal\u00ebn e tij t\u00eb shkurt\u00ebr me at\u00eb rast duke u b\u00ebr\u00eb thirrje intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb \u2013 q\u00eb nga tubimi n\u00eb Kuvendin e Fran\u00e7eskan\u00ebve, n\u00eb maj t\u00eb vitit 1993, nj\u00eb Kuvend q\u00eb sipas tij p\u00ebrfaq\u00ebson shum\u00eb rryma t\u00eb mendimit t\u00eb lir\u00eb shqiptar t\u00eb \u2013 \u201cMarrin shembull konkret p\u00ebr at\u00eb&nbsp;<strong>bashk\u00ebpunim t\u00eb inteligjenc\u00ebs shqiptare<\/strong>, q\u00eb duhet t\u2019i prij\u00eb k\u00ebtij populli fatkeq, p\u00ebr me ec\u00eb p\u00ebrpara me ngulm n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb&nbsp;<strong>Progresit Komb\u00ebtar.<\/strong>\u201d (At Zef Pllumi, Hylli i Drit\u00ebs 2-3, Tiran\u00eb, 1993). Porosia e At Zef Pllumit n\u00eb 100-vjetorin e lindjes s\u00eb tij q\u00eb i drejtohet edhe sot &nbsp;klas\u00ebs intelektuale t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr bashkpunim, mir\u00ebkuptim dhe toleranc\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb m\u00eb aktuale se kurr\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb thirrje q\u00eb intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb si grup \u2013 gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur deri tani, p\u00ebr fat t\u00eb keq \u2013 t\u00eb bashkojn\u00eb fuqit\u00eb mendore e intelektuale, me mendje e zem\u00ebr t\u00eb punojn\u00eb dhe t[ veprojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, ashtuq\u00eb t\u00eb jen\u00eb edhe shembull i politik\u00ebs, duke l\u00ebshuar sadopak drit\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb tranzicionit politik drejt\u00eb p\u00ebrparimit t\u00eb Kombit shqiptar. Konfliktet dhe grindjet n\u00eb jet\u00ebn politike, shoq\u00ebrore dhe intelektuale nd\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk durohen m\u00eb. Ato po e \u00e7ojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt drejt\u00eb nj\u00eb gremine t\u00eb pafund, si shtet dhe si komb. \u201cShamjet dhe fyemjet nuk i p\u00ebrmban asnji kod njer\u00ebzor: jan\u00eb arma e t\u00eb mundurit, e atij q\u00eb nuk ia del me an\u00eb t\u00eb logjik\u00ebs t\u00eb p\u00ebrqafoj\u00eb fitoren: shamja e fyemja jan\u00eb dhun\u00eb!\u201d, na porosit At Zef Pllumi n\u00eb 100-vjetorin e lindjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>At Zef Pllumi,\u00a0Nga \u201cArmik i Popullit\u201d n\u00eb \u201cNderi i Kombit\u201d Nga Frank Shkreli Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nep\u00ebrmjet korrespondetit P\u00ebllumb Sulo n\u00eb Shkod\u00ebr njoftoi se dit\u00ebn e hen\u00eb u mbajt n\u00eb Lezh\u00eb edicioni i 8-t\u00eb i \u00e7mimeve t\u00eb konkursit mbar\u00ebkomb\u00ebtar p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, \u201cAt Zef Pllumi\u201d. VOA shqip transmetoi se k\u00ebt\u00eb vit konkursi n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36965,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-36962","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36962","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36962"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36962\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36966,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36962\/revisions\/36966"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36965"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}