{"id":36950,"date":"2024-04-06T09:42:13","date_gmt":"2024-04-06T07:42:13","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36950"},"modified":"2024-04-08T09:43:02","modified_gmt":"2024-04-08T07:43:02","slug":"kryengritja-anti-osmane-e-malesise-se-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36950","title":{"rendered":"KRYENGRITJA ANTI-OSMANE E MAL\u00cbSIS\u00cb S\u00cb MADHE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><em>Gjergj Fishta: \u201cM\u00ebsyn Turku me furi, e pret Mal\u00ebsia me trim\u00ebri\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>6 Prill, 1911<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas lajmeve t\u00eb fundit, m\u00ebsohet se Presidenti i Republik\u00ebs, Z. Bajram Begaj po viziton Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar, me pranin\u00eb e tij si figura p\u00ebrbashkuese Kombit, kujtimin e \u2013 Kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe \u2013 k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb madhe historike, q\u00eb sipas historian\u00ebve, p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia historike, ka ndryshuar p\u00ebrgjithmon\u00eb historin\u00eb dhe ka sh\u00ebnuar p\u00ebr shekuj me germa ari, kujtimin e k\u00ebtyre burrave dhe burrneshave mal\u00ebsore, q\u00eb me trim\u00ebrin\u00eb dhe guximin e tyre, pas pes\u00eb shekujsh rob\u00ebrie otomane, shpalos\u00ebn Flamurin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeu, n\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Mal\u00ebsi sh\u00ebnohet p\u00ebrvjetori i kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, (6 Prill, 1911), ose Kryengritjes s\u00eb Ded Gjo Lulit, si\u00e7 njihet ndryshe. Kjo kryengritje e mal\u00ebsoreve kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, perve\u00e7 se \u00e7oi n\u00eb ngritjen e par\u00eb t\u00eb flamurit kombetar n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, c\u2019prej koh\u00ebs se Gjergj Kastriotit, sipas historian\u00ebve, ka nj\u00eb rend\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen e rilindjes komb\u00ebtare shqiptare. Sipas tyre, veprimtarit\u00eb kryengrit\u00ebse dhe luft\u00ebrat e mal\u00ebsoreve t\u00ebrhoq\u00ebn, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, v\u00ebmendjen e shteteve evropiane si edhe t\u00eb opinonit publik t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb, mbi ato q\u00eb po ndodhnin n\u00eb Mal\u00ebsi dhe n\u00eb trojet shqiptare. L\u00ebvizja e kryesuar nga prijsi i Malesis\u00eb s\u00eb Madhe, Ded Gjon Luli dallohet nga l\u00ebvizje t\u00eb tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri, pik\u00ebrisht, nga jehona e amdhe q\u00eb b\u00ebri lufta e mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb ato vite, an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs. Nd\u00ebrsa, kryengrit\u00ebsve t\u00eb Hotit, Grud\u00ebs, Kelmendit, Kastratit e Shkrelit iu bashkuan edhe shum\u00eb p\u00ebrfaqsues patriot\u00eb nga krahina t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe trojeve shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb merit\u00eb e kryengritjes s\u00eb Malesise s\u00eb Madhe fakti se kjo l\u00ebvizje nuk ishte e lokalizuar, por kishte qellime mbar\u00ebkombetare, gj\u00eb q\u00eb gjeti ndihmen dhe p\u00ebrkrahjen edhe t\u00eb Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, t\u00eb cil\u00ebt me patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, duke par\u00eb luft\u00ebn serioze t\u00eb Mal\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, shkuan n\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Podgoric\u00eb, ku p\u00ebrpiluan Memorandumin p\u00ebr t\u2019ua d\u00ebrguar fuqive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb asaj kohe, p\u00ebrfshir Perandorin\u00eb osmane, e q\u00eb p\u00ebrmbante, nd\u00ebr te tjera, k\u00ebrkesat e Shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri, me administrat\u00eb, gjuh\u00eb e buxhet t\u00eb vetin. Por, edhe q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb drejtohej nga nj\u00eb guvernator shqiptar. Memorandumi n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb t\u00eb vertet\u00eb, ishte nj\u00eb pasqyrim, jo vet\u00ebm i k\u00ebrkesave t\u00eb Mal\u00ebsorve, por edhe i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. N\u00ebnshkrimi i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb shpallura e n\u00eb Memorandum i ben\u00eb kryengritsit Malesor\u00eb t\u2019i paraqiteshin bot\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme si p\u00ebrfaqsues edhe t\u00eb k\u00ebrkesave por edhe t\u00eb aspiratave t\u00eb mbar\u00eb Kombit shqiptar p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, pas pes\u00eb shekuj rob\u00ebri. Lufta p\u00ebr liri e Mal\u00ebsor\u00ebve, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe ngritja e flamurit te Skenderbeut ne De\u00e7iq q\u00eb pasoi, ishte simbol i vellaz\u00ebrimit t\u00eb kombit shqiptar rreth nj\u00eb Flamuri t\u00eb vet\u00ebm dhe tregoi se Shqiptaret kishin nj\u00eb Atdhe t\u00eb vet\u00ebm e t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb d\u00ebshironte liri dhe drit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dalur nga err\u00ebsira shekullore e rob\u00ebris\u00eb osmane. Si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebtyre ngjarjeve n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, gazetat an\u00eb mban\u00eb Evrop\u00ebs, ndoshta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, shkruanin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb entitet, jo m\u00eb si nj\u00eb fraz\u00eb e zbraz\u00ebt gjeografike, por flisnin p\u00ebr nj\u00eb popull q\u00eb ishte n\u00eb prak t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb \u00e7lirimit nga zgjedha shekullore e pushtimit rob\u00ebrues turk. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Kryengritja e Mal\u00ebsorve, n\u00eb krye me Ded Gjo\u2019 Lulin, frym\u00ebzoi edhe kryengritjet e tjera anti-osmane n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, ose vilajeteve t\u00eb asaj kohe, duke \u00e7uar, m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me 28 n\u00ebntor, 1912. Kjo, fal\u00eb sakrificave dhe derdhjes s\u00eb gjakut t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve si Ded Gjo Luli me Mal\u00ebsor\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt luftuan dhe vdiq\u00ebn p\u00ebr idealin e shenjt\u00eb t\u00eb liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb drejtave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e tyre shekullore.<\/p>\n\n\n\n<p>Mal\u00ebsor\u00ebt e vitit 1911 dhe prij\u00ebsi i tyre u b\u00ebn\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare dhe platform\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr liri. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ata ishin vijues t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb tyre shekullore p\u00ebr rezistenc\u00eb ndaj okupatorit! Kur ekzistenca e k\u00ebtij kombi t\u00eb lasht\u00eb ishte n\u00eb rrezik nga pesha e pushtimit t\u00eb gjat\u00eb por edhe nga konjukturat politike t\u00eb koh\u00ebs, n\u00ebn shembullin e heronjve antik\u00eb t\u00eb atyre trojeve, n\u00eb sken\u00ebn e p\u00ebrgjakshme t\u00eb Ballkanit, n\u00eb Malin De\u00e7i\u00e7, ngjitet Ded\u00eb Gjo Luli si fuqi shpirt\u00ebrore, patriotike e pse jo edhe ushtarake e nj\u00eb populli q\u00eb do t\u2019i thonte lamtumir\u00eb s\u00eb keqes 5-shekullore otomane, nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me pushk\u00ebn e q\u00ebndres\u00ebs dhe me emblem\u00ebn e identitetit shqiptar, me Flamurin kuq e zi n\u00eb dor\u00eb, ai do t\u2019i p\u00ebrcillte shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs mbar\u00eb, porosin\u00eb e Gjergj Kastriotit &#8212; Sk\u00ebnderbeut se kjo tok\u00eb ka zot, se kjo tok\u00eb ka mal\u00ebsor\u00eb, se k\u00ebto troje kan\u00eb identitet komb\u00ebtar: shqiptar\u00eb dje, shqiptar\u00eb sot, shqiptar\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Ded\u00eb Gjo Luli ngjitmas me fatin historic t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb eci n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, rrug\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund e \u00e7uan at\u00eb dhe mal\u00ebsor\u00ebt e tij drejt Bratil\u00ebs s\u00eb De\u00e7iqit, maj\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>nga e cila shihej horizonti i Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo ishte rruga e atdhedashuris\u00eb, rruga e cila e \u00e7oi, eventualisht dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq, drejt nj\u00eb vdekjeje prej martiri q\u00eb pushtuesit e trojeve shqiptare ia kurdis\u00ebn n\u00eb vitin 1915, at\u00ebhere kur vendi p\u00ebrs\u00ebri ishte pran\u00eb nj\u00eb gremine tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb panteonin e Atdheut, aty ku p\u00ebrjet\u00ebsia dhe mir\u00ebnjohja e brezave b\u00ebhen nj\u00eb, burrat e sojit t\u00eb Ded\u00eb Gjo Lulit jan\u00eb pushk\u00eb t\u00eb ngrehuna t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si\u00e7 do t\u2019i quante Ismail Qemali asokohe, por edhe modele p\u00ebr \u00e7do bir shqiptari! Rojtar i p\u00ebrjetsh\u00ebm i fateve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbetet ai. Kryengritja q\u00eb filloi m\u00eb 24 Mars t\u00eb vitit 1911, e q\u00eb kulmoi me ngritjen e Falmurit shqiptar me 6 prill, 1911, e ndezi flak\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, flak\u00eb q\u00eb nuk u shua, kryengritje pas kryengritjeje, deri n\u00eb shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb me 28 n\u00ebntor 1912. Shtiz\u00eb e atij flamuri ishte Ded\u00eb Gjo Luli!<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb merit\u00eb tjet\u00ebr e k\u00ebtyre burrave n\u00eb krye me Ded Gjon Lulin, \u00ebsht\u00eb se kryengrit\u00ebsit mal\u00ebsor\u00eb i erdh\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb Kombit n\u00eb \u00e7astin kur mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt e ndar\u00eb dhe e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, e harruar nga bota per\u00ebndimore, e lakmuar dhe e pushtuar nga armiqt\u00eb shekullor\u00eb t\u00eb tij. Ded\u00eb Gjon Luli me mal\u00ebsor\u00ebt e tij i erdh\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb tok\u00ebs arb\u00ebrore, at\u00ebher\u00eb kur dukej se shpresat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi po zhdukeshin dhe kur fqinj\u00ebt; lakmues t\u00eb tokave shqiptare, n\u00ebp\u00ebr kancelarit\u00eb e Evrop\u00ebs, b\u00ebrtisnin duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishte komb shqiptar. Mal\u00ebsor\u00ebt e vitit 1911, jo vet\u00ebm q\u00eb u b\u00ebn\u00eb simboli i Rilindjes Komb\u00ebtare, por ata ishin edhe dall\u00ebndyshet, q\u00eb paralajm\u00ebruan Pavar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. Ata ishin lajm\u00ebtar\u00ebt e kombit, q\u00eb njoftuan Evrop\u00ebn dhe bot\u00ebn se toka e Gjergj Kastriotit, m\u00eb n\u00eb fund, kishte zot.<\/p>\n\n\n\n<p>Memorandumi dhe kryengritja e mal\u00ebsor\u00ebve, mund t\u00eb konsiderohet edhe fillimi si fillimi i p\u00ebrpjekjeje, q\u00eb sot do ta quanim, \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtarizim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare\u201d, q\u00eb pasqyronte d\u00ebshir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, pa dallim, p\u00ebr bashkim, p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta shekullore. Ishte pra nj\u00eb mesazh i fuqish\u00ebm p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb, por edhe p\u00ebr sot, se shqiptari d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, zot i fatit t\u00eb vet, pa nd\u00ebrhyrje dhe influenca nga jasht\u00eb, n\u00eb paqe e siguri me fqinj\u00ebt, si pjes\u00eb e familjes s\u00eb madhe evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb bot\u00ebn aktuale shqiptare t\u00eb korrupcionit e konflikteve politike, koncesioneve ekonomike, publiko-private, t\u00eb interesave t\u00eb shum\u00eb llojshme personale e partiake, p\u00ebrfshir\u00eb interesat dhe influencat e huaja q\u00eb nuk prajn\u00eb kurr\u00eb s\u00eb vepruari kund\u00ebr interesave shqiptare, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb kujtohet me k\u00ebt\u00eb rast se kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe ngritja e Flamurit n\u00eb De\u00e7iq me 6 prill, 1911, u b\u00eb thjesht p\u00ebr ideale t\u00eb larta komb\u00ebtare dhe jo p\u00ebr interesa personale as partiake. Kryengritja e<\/p>\n\n\n\n<p>mal\u00ebsor\u00ebve nuk ishte nj\u00eb nd\u00ebrmarrje p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme personale, krahinore, fetare ose ideologjike, por ishte nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr jet\u00eb a vdekje, p\u00ebr mbijetes\u00ebn e identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, pavar\u00ebsin\u00eb dhe lirin\u00eb e kombit shqiptar. Si e till\u00eb, kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe q\u00eb sh\u00ebnohohet sot kishte q\u00ebllime dhe objektiva t\u00eb interesit mbar\u00eb-komb\u00ebtar p\u00ebr ruajtjen e identitetit dhe t\u00eb vlerave, vetive e karakteristikave q\u00eb kan\u00eb dalluar gjithmon\u00eb shqiptar\u00ebt nga t\u00eb gjith\u00eb popujt e tjer\u00eb: dashuria p\u00ebr Atdheun, nderi, besa dhe burr\u00ebria shqiptare!<\/p>\n\n\n\n<p>Me shpres\u00eb p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira e t\u00eb bukura p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt: G\u00ebzuar 6 Prillin, Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe mbar\u00eb Kombit shqiptar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjergj Fishta: \u201cM\u00ebsyn Turku me furi, e pret Mal\u00ebsia me trim\u00ebri\u201d 6 Prill, 1911 Frank Shkreli Sipas lajmeve t\u00eb fundit, m\u00ebsohet se Presidenti i Republik\u00ebs, Z. Bajram Begaj po viziton Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar, me pranin\u00eb e tij si figura p\u00ebrbashkuese Kombit, kujtimin e \u2013 Kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe \u2013 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-36950","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36950","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36950"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36950\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36953,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36950\/revisions\/36953"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}