{"id":36931,"date":"2024-04-04T09:58:30","date_gmt":"2024-04-04T07:58:30","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36931"},"modified":"2024-04-04T11:45:58","modified_gmt":"2024-04-04T09:45:58","slug":"bashkejetesa-politike-e-shqiptareve-me-malazezet-vasalitet-i-pakuptimte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36931","title":{"rendered":"Bashk\u00ebjetesa politike e shqiptar\u00ebve me malazez\u00ebt &#8211; vasalitet i pakuptimt\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"198\" height=\"238\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Hajrullah Hajdari\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Hajrullah Hajdari<\/p>\n\n\n\n<p>Fuqia politike e faktorit vendimmarr\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit politik, deri n\u00eb vitin 2020, \u00ebsht\u00eb varur nga shkalla e bashk\u00ebpunimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Socialiste (DPS-i) me partit\u00eb politike simotra t\u00eb saj dhe partive politike t\u00eb pakicave komb\u00ebtare, pra edhe t\u00eb partive politike shqiptare. K\u00ebtu duhet theksuar se bashk\u00ebpunimi i partive politike shqiptare p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb qeveri e aq m\u00eb pak p\u00ebr bashk\u00ebrenditjen e problem\u00ebve dhe k\u00ebrkesave ky\u00e7e t\u00eb qenies shqiptare nuk ka qen\u00eb n\u00eb nivelin e duhur, nga nj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me vullnetin e votuasve t\u00eb tyre. Mungesa e nj\u00eb platforme politike komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb sigurisht nj\u00eb mang\u00ebsi e theksuar e faktorit shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 15 vjet ekzistenc\u00eb nuk arriti t\u2019u sjell\u00eb shqiptar\u00ebve nj\u00eb dokument gjithp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr qenien shqiptare k\u00ebtu n\u00eb Mal t\u00eb Zi, pozit\u00ebn e tyre politko-juridike, kulturore, arsimore dhe sociale.K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk arriti dot t\u00eb v\u00ebndoset mbi interesat vetiake t\u00eb partive politike e rrjedhimisht t\u00eb individeve t\u00eb caktuar t\u00eb partive p\u00ebrkat\u00ebse. Mungesa e k\u00ebtij dokumenti dhe dominimi i atyre partiake, shpesh\u00ebher\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim ditor, pa bashk\u00ebveprim e bashk\u00ebr\u00ebnditje p\u00ebr q\u00ebllimet dhe k\u00ebrkesat thelb\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve, padyshim ka ndikuar q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit institucional i shqiptar\u00ebve t\u00eb limitohet n\u00eb kornizat e nj\u00eb vasaliteti v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pakuptimt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Shqiptar\u00ebt n\u00eb qeveri, jo p\u00ebr hir t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs politike<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>N\u00ebse pjes\u00ebmarrja e partive politike shqiptare n\u00eb qeveri mendohet si nevoj\u00eb e bashk\u00ebjetes\u00ebs politike t\u00eb shqiptar\u00ebve me malazez\u00ebt, si parakusht p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb thuhet se DPS-i dhe lideri Millo Gjukanoviq ia kan\u00eb arritur q\u00ebllimit, nd\u00ebrsa partit\u00eb shqiptare jo! Pozita politke dhe juridike e shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavi ka qen\u00eb e ndikuar nga politika dhe si rrjedhoj\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb qytetare dhe kolektive jan\u00eb shkelur pam\u00ebshirsh\u00ebm vazhdimisht. Edhe pse sipas Preambul\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi t\u00eb vitit 2007, shqiptar\u00ebt jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb barabart\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tjr\u00eb t\u00eb popujve dhe pakicave komb\u00ebtare q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb disa aspekte t\u00eb jet\u00ebs kulturore-ekonomike pozita e tyre politico-juridike sh\u00ebnoi degradim.Ulqini dhe viset tjera shqiptare edhe sot e k\u00ebsaj dite jan\u00eb vendet m\u00eb pak ekonomikisht t\u00eb zhvilluara. T\u00eb gjitha qytetet, edhe m\u00eb t\u00eb vogla se Ulqini, e kishin sht\u00ebpin\u00eb e kultur\u00ebs, Ulqini deri n\u00eb vitin 2005 nuk e kishte. Pothuajse t\u00eb gjitha qytetet n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb pallatet sportive dhe stadiumin e qytetit, Ulqini jo! Nuk ka qytet bregdetar n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb nuk e ka marin\u00ebn e vet, nder\u00ebsa p\u00ebr Ulqinin kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebr deri tash e paarritur. M\u00ebsimi n\u00eb disa fshatrat shqiptare vazhdon edhe sot e k\u00ebsaj dite t\u00eb zhvillohet n\u00eb gjuh\u00ebn joamtare, nd\u00ebrsa plan-programet m\u00ebsimore pa m\u00ebdyshje mund t\u00eb thuhet se jan\u00eb n\u00ebn nivelin e periudh\u00ebs komuniste. N\u00eb komuniz\u00ebm flamuri komb\u00ebtar shqiptar valonte edhe n\u00eb nd\u00ebrtesat e organeve shtet\u00ebrore \u2013 gjyq\u00ebsi, polici etj, sot var\u00ebt nga d\u00ebshira e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb organit, pra nuk apo v\u00ebshtir\u00eb zbatohet. E drejta kushtetuese p\u00ebr administrat\u00ebn dygjuh\u00ebsore dhe rrjedhimisht e drejta e marrjes n\u00eb pytje, shqyrtimi n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore apo administrative si dhe dh\u00ebnia e vendimeve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nuk aplikohet.&nbsp; Nga sa cek\u00ebm m\u00eb lart \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se shteti i Malit t\u00eb Zi ndoqi ndaj shqiptar\u00ebve po at\u00eb politik\u00eb restrictive, repressive dhe diskriminuese si n\u00eb komuniz\u00ebm, pra nuk tregoi kurrfar\u00eb gatishm\u00ebrie p\u00ebr korigjimin e padrejt\u00ebsive t\u00eb kaluara, me fjal\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb komuniz\u00ebm shqiptar\u00ebt ishin popull i shtypur nd\u00ebrsa n\u00eb demokraci u shnd\u00ebrruan n\u00eb popull t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Shqiptar\u00ebt pjes\u00eb e qeveris\u00eb, por jo sa p\u00ebr sy e faqe<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Ndryshimet politike pas zgjedhjeve parlamentare n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2020, nuk soll\u00ebn asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Duke p\u00ebrcjellur aktivitetet politike t\u00eb fitues\u00ebve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrmendura dhe retorik\u00ebn shoveniste t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik, shqiptar\u00ebt as q\u00eb mund t\u00eb pritnin di\u00e7ka pozitive n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb tyre juridike. Partit\u00eb politike shqiptare duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb, por jo sa p\u00ebr sy e faqe. E vetmja e mir\u00eb e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb qeveri, s\u00ebpaku deri m\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb se kemi pasur nj\u00eb kryeminist\u00ebr e disa ministra shqiptar\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb rritur numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve shqiptar\u00eb n\u00eb organet shtet\u00ebrore. P\u00ebrndryshe s\u2019ka ndryshuar asgj\u00eb. T\u00eb gjitha ato q\u00eb cek\u00ebm m\u00eb lart, barazia e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb para organ\u00ebve gjyq\u00ebsore, administrative, p\u00ebrdorimi i flamurit komb\u00ebtar n\u00eb organet shtet\u00ebrore n\u00eb vendet e banuara me shumic\u00eb shqiptare, zhvillimi i ngecur ekonomik dhe mungesat e p\u00ebrmendura t\u00eb infrastruktur\u00ebs komunale vazhdon t\u00eb mbet\u00ebn \u00ebnd\u00ebrr p\u00ebr shqiptar\u00ebt edhe pse pjes\u00ebmarrja e ekonomis\u00eb n\u00eb trojet e banuara me shqiptar n\u00eb krijimin e t\u00eb ardhurave buxhetore \u00ebsht\u00eb e konsiderueshme.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Partit\u00eb politike shqiptare pa asnj\u00eb analiz\u00eb profesionale financiare<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Sa \u00ebsht\u00eb masa e kontributeve, tatimeve e taksave t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb paguar shqiptar\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve? Deri me sot nuk kemi ndonj\u00eb analiz\u00eb profesioane?! Sa nga k\u00ebto pagesa e kontribute jan\u00eb kthyer si investime n\u00eb vendet e banuara me shqiptar\u00eb, po ashtu nuk kemi ndonj\u00eb analiz\u00eb profesionale?! Sikurse shteti t\u00eb tregonte interesin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr trajtimin e barabart\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve (n\u00eb aspektin kulturor, arsimor, komb\u00ebtar e sidomos ekonomik), me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, s\u00eb paku n\u00eb mas\u00ebn e kontributit t\u00eb tyre n\u00eb krijimin e t\u00eb ardhurave buxhetore, Ulqini dhe vendet tjera shqiptare, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sot nuk do t\u00eb ishin vende m\u00eb pak t\u00eb zhvilluara! Analizat &nbsp;financiarem me profesionaliz\u00ebm e p\u00ebrkushtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb&nbsp; duhet t\u00eb kthehen n\u00eb argumente t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb parlament e qeveri, e t\u00eb cil\u00ebt me vendosm\u00ebri duhet t\u2019i&nbsp; drejtojn\u00eb k\u00ebrkesat drejt atyre organ\u00ebve q\u00eb vendosin p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit. P\u00ebrndryshe, n\u00ebse argumentet e dala nga analizat financiare nuk shkojn\u00eb n\u00eb vendin e duhur, e humbin efektin dhe q\u00ebllimin, nder\u00ebsa n\u00ebse shkojn\u00eb n\u00eb veshin e shurdh\u00ebr, si deri me tani, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit shqiptar\u00eb duhet t\u00eb luajn\u00eb me letr\u00ebn e presionit t\u00eb vazhduesh\u00ebm duke p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet demokratike deri n\u00eb braktisjen e t\u00eb gjitha pozitave udh\u00ebheq\u00ebse. K\u00ebmb\u00ebngulja e secilit dhe t\u00eb gjith\u00ebve s\u00eb bashku duhet t\u00eb jet\u00eb detyr\u00eb dhe obligim i \u00e7do p\u00ebrfaq\u00ebsuesi shqiptar. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb qeveri p\u00ebr efekt t\u00eb politik\u00ebs nuk duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00ebllim par\u00ebsor ose i vet\u00ebm i ministrave, z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsministrave apo deputet\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Qeveria aktuale po ndihmon\u00eb Kish\u00ebn Ortodokse Serbe t\u00eb shlyej gjurm\u00ebt e kultur\u00ebs shqiptare<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Tanim\u00eb e kemi t\u00eb ditur se shum\u00eb \u00e7ka n\u00eb aspektin zhvillimor mvaret nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt, sepse t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb menduar e po mendojn\u00eb, pozit\u00eb apo opozit\u00eb, nj\u00ebsoj si n\u00eb komuniz\u00ebm. Nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm num\u00ebr, madje edhe m\u00eb pak. T\u00eb gjitha strukturat politike, OJQ-t\u00eb e kush do tjet\u00ebr n\u00eb drejtim t\u00eb realizimit dhe fuqizimit t\u00eb k\u00ebrkesave tona komb\u00ebtare dhe ekonomike duhet t\u00eb jen\u00eb unike dhe t\u00eb p\u00ebrkrahen nga t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb shkap\u00ebrderdhur nuk kemi shans.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria aktuale, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe shqiptar\u00ebt, nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shenj\u00eb se ndaj shqiptar\u00ebve do t\u00eb sillet ndryshe. Vazhdon zaptimi i ujdhesave n\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs, kisha n\u00eb Rumi vazhdon t\u00eb muroset e p\u00ebrforcohet gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr. Organet shtet\u00ebrore n\u00eb sitaret e tyre vazhdojn\u00eb t\u2019i ruajn\u00eb vendimet p\u00ebr sh\u00ebmbjen e tyre dhe kthimit n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme.Para ca dit\u00ebsh oponent\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Muriq disa her\u00eb tentuan&nbsp; t\u00eb debllokojn\u00eb molin e k\u00ebtij fshati vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb transportuar matrial nd\u00ebrtimor p\u00ebr devastimin e goricave dhe objekteve sakrale t\u00eb nd\u00ebrtuara pa leje nd\u00ebrtimi, e t\u00eb cil\u00ebt me veprimin e tyre joprofessional po i shlyejn\u00eb gjurm\u00ebt e kultur\u00ebs shqiptare. Pushteti \u00ebsht\u00eb i njoftuar por nuk reagon ashti si nuk merr asnj\u00eb hap p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve t\u00eb veta q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me prishjen e tyre. A ka apsurditet m\u00eb t\u00eb madh se shteti t\u00eb hesht\u00eb ndaj vendimeve t\u00eb veta e t\u00eb lejoj\u00eb paligjshm\u00ebrin\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr b\u00ebjn\u00eb hallakam\u00eb p\u00ebr forcimin e shtetit ligjor dhe rrug\u00ebs s\u00eb tyre drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Probleme t\u00eb tilla ka kudo n\u00eb viset shqiptare si n\u00eb Shas apo Martinaj t\u00eb Gucis\u00eb.&nbsp; Zgjohuni shqiptar\u00eb, sepse n\u00eb BE do t\u00eb kemi vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb kemi \u00e7uar atje!<\/p>\n\n\n\n<p>Me angazhimin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb strukturave politike, nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb ne shqiptar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveri dhe popullin sllav\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi t\u00eb jem\u00eb vet\u00ebm num\u00ebr dhe shqiptim i interesave t\u00eb bllokut proserb n\u00eb qeverin\u00eb aktuale dhe Kish\u00ebn Ortodokse Serbe. Tentativat p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm num\u00ebr e tregon edhe hulumtimi i CEDEM-it realizuar dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, sipas t\u00eb cilit Koalicioni p\u00ebr t\u00eb Ardhm\u00ebn e Malit t\u00eb Zi (Fronti Demokratik) sh\u00ebnon rritje p\u00ebr 2,3%.&nbsp; Nd\u00ebrkaq, s\u00eb paku n\u00eb sh\u00ebnimet e publikuara, nuk ka sh\u00ebnime p\u00ebr mbeshtetjen e partive politike shqiptare dhe as t\u00eb lider\u00ebt e tyre, mbase nuk u intereson fare! Pa q\u00ebllim apo t\u00eb painteresuar?! Sidoqoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paravesh i mir\u00eb me dom\u00ebth\u00ebnie serioze, ndaj duhet t\u00eb reflektojm\u00eb, \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb interesin e politik\u00ebs proserbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb shqiptar\u00ebt most \u00eb ngrisin z\u00ebrin, mbase, mendojn\u00eb ata, k\u00ebnaq\u00ebn me ndonj\u00eb post ministror!<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>\u00c7\u00ebshtja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi duhet zgjidhur me kushtetut\u00eb<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Duke analizuar historin\u00eb politike pas viteve t\u00eb n\u00ebntdhjeta, jo vet\u00ebm n\u00eb Mal t\u00eb Zi, mendoi se \u00ebsht\u00eb koha e duhur p\u00ebr riorganizimin e faktorit politik shqiptar n\u00eb Malin e Zi dhe e krijimit t\u00eb nj\u00eb fronti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt veprues. Shqiptar\u00ebt dhe malazez\u00ebt n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tri dekada n\u00eb pluraliz\u00ebm duhet t\u00eb ken\u00eb kaluar faz\u00ebn e p\u00ebrshtatjes ndaj nj\u00ebri-tjetrit. Tani duhen veprime konkrete. Shqiptar\u00ebt mbase kan\u00eb pritur mjaft. Ministria p\u00ebr popujt pakic\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb rrezultatet e duhura, ndaj shqiptar\u00ebt tani duhet ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi duhet zgjidhur me Kushtetut\u00ebn e vendit. P\u00ebrndryshe do t\u00eb presim edhe shum\u00eb sepse padrejt\u00ebsit\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve nuk jan\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb rastit. Ata jan\u00eb p\u00ebrpunuar si proiekte dhe jan\u00eb shnd\u00ebruar n\u00eb projekte shtet\u00ebrore. Prandaj nj\u00eb platform\u00eb politike komb\u00ebtare e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se e nevojshme,<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb gjendjen e tanishme ekonomike t\u00eb popullsis\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb trojet shqiptare kundrejt\u00eb mund\u00ebsive zhvillimore dhe kontributit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb krijimin e t\u00eb ardhurave buxhetore t\u00eb shtetit n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se vazhdimi i bashk\u00ebjet\u00ebs\u00ebs politike t\u00eb shqiptar\u00ebve me mlazez\u00ebt (n\u00ebnkupto: partit\u00eb politike) nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Malin e Zi, p\u00ebrkundrazi d\u00ebmton aspiratat e tyre p\u00ebr nj\u00eb zhvillim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb ekonomik, arsimor e kulturor.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shkall\u00ebn e zhvillimit ekonomik t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve shoq\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vazhdimi i bashk\u00ebjet\u00ebs\u00ebs politike t\u00eb partive politike shqiptare dhe atyre malazezez, n\u00eb nivel dhe dinamik\u00eb si gjer m\u00eb tani, v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb e pakumtimt\u00eb. \/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Fuqia politike e faktorit vendimmarr\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit politik, deri n\u00eb vitin 2020, \u00ebsht\u00eb varur nga shkalla e bashk\u00ebpunimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Socialiste (DPS-i) me partit\u00eb politike simotra t\u00eb saj dhe partive politike t\u00eb pakicave komb\u00ebtare, pra edhe t\u00eb partive politike shqiptare. K\u00ebtu duhet theksuar se bashk\u00ebpunimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[512],"class_list":["post-36931","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-hajrullah-hajdari"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36931"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36931\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36940,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36931\/revisions\/36940"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}