{"id":36826,"date":"2024-03-21T11:00:00","date_gmt":"2024-03-21T10:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36826"},"modified":"2024-03-21T11:48:08","modified_gmt":"2024-03-21T10:48:08","slug":"rinia-shqiptare-ne-mergim-revista-e-harruar-e-viteve-70","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36826","title":{"rendered":"&#8220;RINIA SHQIPTARE N\u00cb M\u00cbRGIM&#8221;,\u00a0REVISTA E HARRUAR E VITEVE &#8217;70"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"298\" height=\"225\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Idriz-lamaj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Idriz Lamaj*<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Publicistika e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb thesar i \u00e7muar p\u00ebr analizimin e zhvillimeve historike t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb atdheun etnik dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb&nbsp;t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve shqiptaro-amerikan n\u00eb ShBA. Q\u00eb nga fillimi i shekullit t\u00eb kaluar deri m\u00eb sot, m\u00ebrgimtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend botuan me dhjetra gazeta e revista t\u00eb ndryshme. Veprimtar\u00ebt e k\u00ebsaj fushe ishin intelektual\u00eb idealist t\u00eb cil\u00ebt botuan gazeta e revista me mundin dhe shpenzimet e tyre dhe t\u00eb pak miq\u00ebve&nbsp;e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kishin. Me kalimin e koh\u00ebs zhduken gjurm\u00ebt e botimeve t\u00eb tyre, me p\u00ebrjashtim t\u00eb gazet\u00ebs &#8220;Dielli&#8221;, q\u00eb botohet prej&nbsp;102 vitesh. Dy dekadat e fundit, si shkak i zhvillimeve historike n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri, botohen n\u00eb&nbsp;New York&nbsp;gazetat &#8220;Illyria&#8221; dhe &#8220;Bota Sot&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;70-t\u00eb Fran Shkreli filloi botimin e revist\u00ebs&#8221;Rinija Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim&#8221;. Dalja e k\u00ebsaj reviste n\u00eb qarkullim fillon n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ndryshimesh t\u00eb dukshme politike komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Marrdh\u00ebniet midis Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs n\u00eb vitet 70-t\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb&nbsp; kulturore, soll\u00ebn dhe forcimin e fushat\u00ebs politike t\u00eb komunizmit kund\u00ebr nacionalizmit shqiptar n\u00eb m\u00ebrgim. Propoganda politike e regjimit komunist t\u00eb&nbsp;Tiran\u00ebs ndikoi thell\u00eb n\u00eb rinin\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb mjetet e iniformimit t\u00eb Kosov\u00ebs (n\u00eb gazeta e revista) filloi nj\u00eb lloj fushat\u00eb e dukshme politike-ideologjike kund\u00ebr m\u00ebrgat\u00ebs nacionaliste shqiptare, kund\u00ebr klerit katolik shqiptar, dhe kund\u00ebr &#8220;imperializmit amerikan&#8221;. Kishte dhe intelektual\u00eb e m\u00ebrgimtar\u00eb, t\u00eb pjekur nga mosha, ish t\u00eb persekutuar politik\u00eb, t\u00eb vuajtur n\u00eb kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyruar dhe burgjet e regjimit komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, zbut\u00ebn q\u00ebndrimin e tyre kund\u00ebr komunizmit. Ndikimi i propagand\u00ebs komuniste n\u00eb m\u00ebrgim shikohet n\u00eb shkrimet e tyre, ku her\u00eb pas here, b\u00ebjn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr &#8220;p\u00ebrparimet e m\u00ebdha n\u00eb fush\u00ebn e arsimit dhe t\u00eb ekonomis\u00eb&#8221; n\u00eb Shqip\u00ebri.N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs n\u00eb Vietnam dhe t\u00ebrheqja e forcave amerikane nga ai vend turbulloi mendjet e shum\u00eb qarqeve universitare amerikane, sidomos t\u00eb profesor\u00ebve dhe student\u00ebve, duke paraqitur komunizmin si nj\u00eb lloj&nbsp;ideologje jo t\u00eb keqe.&nbsp;&nbsp; N\u00eb at\u00eb dekad\u00eb l\u00ebkundjesh t\u00eb thella politike komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Fran Shkreli (n\u00eb mosh\u00ebn 22-vje\u00e7are) filloi botimin e revist\u00ebs &#8220;Rinia Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim&#8221;. N\u00eb janar 1972, doli n\u00eb New York numri i par\u00eb i saj duke filluar me k\u00ebt\u00eb editorial:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8221; Tue bisedue me njanin para disa kohe, m&#8217;thot\u00eb:Kur njeriu jeton i lir\u00eb, i g\u00ebzon t\u00eb drejtat me shkrue, me u shpreh dhe me mendue lirisht, asht m\u00ebkat q\u00eb mos me \u00e7fryt\u00ebzue k\u00ebt\u00eb liri, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb Kombit dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare. I trimnuem prej disa t\u00eb rinjve, dhe i m\u00ebbshtetun n\u00eb bashk\u00ebpunimin e tyne, po ia fillojm\u00eb me shtyp\u00eb k\u00ebt\u00eb organ t\u00eb ri, t\u00eb cilit ia dham\u00eb titullin, \u201cRinija Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim&#8221;.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pse rinia jon\u00eb mos me e pas\u00eb organin e vet, ku do t\u00eb \u00e7faqshin mendimet e tyne ashtu si mendojn\u00eb ata, lirisht pa i udhnue dikush tjet\u00ebr,sigurisht tue shique&nbsp;pun\u00ebn e t\u00eb vjet\u00ebrve, tue pranue \u00e7ka asht e mir\u00eb dhe e suksesshme tue u largue atyne q\u00eb munden me damtue? Asht e nevojshme pra q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p>E dijm\u00eb se ndokush ndoshta, ka me u bind\u00eb, s&#8217;kan\u00eb me marr\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb seriozisht, kan\u00eb me na quejt\u00eb t&#8217;pa aft\u00eb p\u00ebr k\u00ebte nd\u00ebrmarrje. Na i dijm\u00eb mund\u00ebsit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb tona. Nuk jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha por jan\u00eb t\u00eb mjaftushme. Edhe na do t&#8217;bajm\u00eb \u00e7mos q\u00eb me ndej n\u00eb rrethin ton\u00eb. E pranojm\u00eb kritik\u00ebn, por ajo duhet me qen\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb, me karakter nd\u00ebrtues dhe q\u00ebllime t\u00eb mira.Iu lutem lexuesve ton\u00eb, e kryesisht atyne q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje nga penda, me na dhan\u00eb direktiva, udh\u00ebzime, me na ndihmue n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ashtje. Si tham\u00eb ma nalt me karakter nd\u00ebrtues, gjith\u00ebmon\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura. E dijm\u00eb se \u00e7do fillim asht i \u00ebvshtir\u00eb, por na besojm\u00eb me ndihmes\u00ebn e Zotit,&nbsp;n\u00eb fuqit\u00eb tona dhe n\u00eb vullntin e popullit. Na nuk jemi kah e bajm\u00eb k\u00ebt as me i qit\u00eb za vedit, as me ul\u00eb ose mposht&#8217; veprimin e ndokujt deri tash. Jo! P\u00ebrkundrazi, jemi mir\u00ebnjoft\u00ebsa dhe e \u00e7mojm\u00eb veprimtarin\u00eb e tyne. Pra, mos na keqkuptoni, por na ndihmoni! (&#8220;Bisedime shoqnore&#8221;, R. SH. M. Faqe 1, nr. 1). N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr (f 3), botuesi sjell shkrimin me titull &#8220;Shqipnija Etnike&#8221;, ku midis t\u00eb tjerash shkruan:&nbsp; &#8220;Ndeshja vigane e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, tue nd\u00ebrrue aty k\u00ebtu hart\u00ebn e Evrop\u00ebs, e ma ve\u00e7an\u00ebrisht hart\u00ebn e Ballkanit, ka ringjall\u00eb edhe nji her\u00eb \u00e7ashtjen e pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kombeve, si t\u00eb m\u00ebdhaja si t\u00eb vogla, e \u00e7ashtjen e kufij\u00ebve t\u00eb tyne; \u00e7ashtje e rand\u00ebsishme e delikate nga t\u00eb cilat mvaret ajo ardhm\u00ebni lirie,&nbsp;drejt\u00ebsie e paqeje, e cila asht\u00eb d\u00ebshira ma e flak\u00ebt e mbar\u00eb gjinis\u00eb njer\u00ebzore.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas k\u00ebtij artikulli \u00e7ashtja e pavar\u00ebsis\u00eb dhe e kufijve nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje drejtpeshimi politik, por edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje morale e juridike. Dhe,&nbsp;&#8220;problemi kryesor p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr atdhen\u00eb ton\u00eb asht: Shqipnija e cila k\u00ebrkon rim\u00ebkambjen e pavar\u00ebsis\u00eb politike brenda kufijve etnik t\u00eb saj. Shqipnija e cila k\u00ebrkon \u00c7am\u00ebrin\u00eb, Manastirin e rrethet e tij, Kosov\u00ebn, Tivarin, Ulqinin, Plav\u00ebn, Gucin\u00eb, Tregun e Ri dhe Shkupin me rrethe; Shqipnija e ka me tag\u00ebr k\u00ebt\u00eb pamvar\u00ebsi e mbi t\u00eb gjitha k\u00ebto vende.&#8221;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull t\u00eb ngjeshur shkruhet se k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura mbi argumentet m\u00eb t\u00eb forta, m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha dhe m\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme. N\u00eb fund, kritikon ashp\u00ebr regjimin komunist t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin shkruan se&#8221;. flet para Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb drejtat e popullit t\u00eb madh kinez si ma p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb drejtat e popullit t\u00eb madh rus, nd\u00ebrsa \u00e7ashtjen e Kosov\u00ebs se z\u00eb n&#8217;goj\u00eb sepse at\u00eb ua ka fal\u00eb sllav\u00ebve.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsi i revist\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dokumentuar pazarll\u00ebkun politik t\u00eb hierarkis\u00eb politike t\u00eb komunist\u00ebve shqiptar\u00eb dhe sjelljen e tyre n\u00eb pushtet nga serbo-malazez\u00ebt, shkruan:&#8221; Po biem disa pjes\u00eb letrash q\u00eb Enveri me shok\u00eb kan\u00eb sh\u00ebndrrue me &#8220;miqt\u00eb\u201d e tyne jugosllav. Enver Hoxha n\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrgue Titos, me 23 shtator 1944, p\u00ebrpos tjerash shkruan: &#8220;Vija e drejt\u00eb dhe e kjart\u00eb e Partis\u00eb Komuniste heroike t\u00eb Jugosllavis\u00eb nuk ka qen\u00eb p\u00ebr ne vet\u00ebm drit\u00eb, e cila ndri\u00e7on rrug\u00ebn ton\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje e fort\u00eb. Dy partit\u00eb tona kan\u00eb vu n\u00eb themel vllaznimin e t&#8217;dy popujve ton\u00eb. Partia e jon\u00eb ndihet e fuqishme sepse bri saj asht Partia e madhe e Jugosllavis\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i saj i urt\u00eb Mareshalli Tito.<\/p>\n\n\n\n<p>Enveri i shkruen Mugosh\u00ebs, t\u00eb cilit nuk ka mund t&#8217;i zbuloj\u00eb dot as emrin e v\u00ebrtet\u00eb, derisa Dushani u kthye n\u00eb Jugosllavi p\u00ebr gjith\u00ebmon\u00eb. Prej k\u00ebsaj shifet se sa besnik kan\u00eb qen\u00eb Enveri me shok\u00eb p\u00ebr serbomadhin Dushan, sa q\u00eb as emnin e v\u00ebrtet\u00eb nuk ua ka kallxue; ata njohnin me em\u00ebn Dushanin si Sal\u00eb. Enveri i shkruen Aliut(Miladin Popoviqi, sh\u00ebn IL) qenkesh ma i fort\u00eb se ne. Do t\u00eb fillojm\u00eb nji kurs t\u00eb vog\u00ebl bi\u00e7im konferencash me k\u00ebto tema: Lufta imperialiste e par\u00eb dhe e dyta-luft\u00eb e drejt\u00eb dhe padrejt\u00eb&#8221;. Luft\u00eb e drejt\u00eb dhe e pa drejt\u00eb , fakt q\u00eb asht realizue mbi popullin shqiptar tash ma se 25 vjet; padrejt\u00ebsia asht p\u00ebrdor\u00eb dhe p\u00ebrdoret edhe tash n\u00eb Shqipni. Asht e nevojshme dhe e drejt\u00eb q\u00eb dikur regjimi komunist t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb.&#8221;(R.SH. M. N.3, fq 2-3)&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb kryeartikull t\u00eb gjat\u00eb redaksional ai sjell edhe paragrafe letrash t\u00eb Hysni Kapos, Ko\u00e7i Xoxes dhe servil\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb serbo-malazez\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt i soll\u00ebn n\u00eb pushtet n\u00eb saj\u00eb t\u00eb luft\u00ebs civile v\u00ebllavras\u00ebse q\u00eb krijuan n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur Kosov\u00ebn dhe territoret e tjera n\u00ebn thundr\u00ebn e tyre pushtuese dhe popullin shqiptar t\u00eb izoluar, t\u00eb poshtruar, t\u00eb shtypur dhe t\u00eb varf\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb numrat 2 dhe 3, Shkreli sjell n\u00eb revist\u00ebn e tij reagime t\u00eb ashpra kund\u00ebr gazetar\u00ebve Ali Sutaj, Jusuf Ferizi dhe Ragip Beqaj. Ata kishin filluar nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr emigracionit shqiptar dhe veprimtaris\u00eb t\u00eb Klerit Katolik n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Rilindja&#8221; t\u00eb Prishtin\u00ebs. Shkrimete tyre nuk ishin gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se imitim i shtypit komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po t\u00eb lexohen ato shkrime jan\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr t&#8217;i hyr\u00eb n\u00eb qejf regjimit komunist t\u00eb Tiran\u00ebs sepse kishte filluar komunikimi i fort\u00eb Prishtin\u00eb-Tiran\u00eb, kurse qarqeve shtet\u00ebrore jugosllave, polemika t\u00eb tilla kund\u00ebr m\u00ebrgimtar\u00ebve iu p\u00eblqenin sepse n\u00eb ato shkrime luftoheshin p\u00ebrpjekjet e shqiptar\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb Kosov\u00ebs dhe goditeshin figura t\u00eb shquara t\u00eb nacionalizmit. Nd\u00ebrsa, sa i p\u00ebrket Klerit Katolik, politika sllavo-komuniste e ka pasur gjith\u00ebmon\u00eb hal\u00eb n\u00eb sy.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtu duhet shquar fakti se edhe gazetar\u00ebt e Rilindjes t\u00eb akredituar pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb shkruan her\u00eb pas here kund\u00ebr veprimtaris\u00eb s\u00eb emigracionit shqiptar n\u00eb SHBA dhe kund\u00ebr qeveris\u00eb amerikane, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb edhe si shtet imperialist.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb secilin num\u00ebr t\u00eb revist\u00ebs z. Shkreli i kund\u00ebrvihet propagand\u00ebs t\u00eb gazetar\u00ebve komunist\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashembullt. Ai mbron nacionalizmin shqiptar n\u00eb m\u00ebrgim me forc\u00ebn e argumenteve t\u00eb forta historike, duke e quajt\u00eb luft\u00ebn &#8220;nacionalclirimtare&#8221; m\u00eb tep\u00ebr si luft\u00eb v\u00ebllavras\u00ebse dhe pushtimi se sa si luft\u00eb antifashiste.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkreli, n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb re, p\u00ebrve\u00e7 studimeve n\u00eb Universitet, shkruan, zgjedh l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr botim, redakton, daktilografon, p\u00ebrkthen, faqos, shp\u00ebrndan revist\u00ebn, mban korrespondenc\u00eb me lexuesit e saj dhe me personalitete te pen\u00ebs. N\u00eb numrin 3 t\u00eb revist\u00ebs botohen k\u00ebto dy letra:<\/p>\n\n\n\n<p>Prof. Ernest Koliqi i shkruan:<\/p>\n\n\n\n<p>I dashtun Fran, \u201cM\u00eb kan\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb si letra e jote ashtu edhe Nr. 1 i periodikut &#8220;Rinija Shqyptare n\u00eb M\u00ebrgim&#8221;. G\u00ebzohem pik\u00eb ma s\u00eb pari qe je mir\u00eb, qe p\u00ebrpiqesh t\u00eb ndjekish studimet e, n\u00eb fund, p\u00ebr botimin kushtue mas\u00ebs s\u00eb re qe larg prej atdheut ka shum\u00eb nevoj\u00eb t&#8217;ushqehet me shkrime t\u00eb sh\u00ebndoshta shqipe.. t\u00eb lumt\u00eb! Asht nji filles\u00eb plot premtime. Mbaj mend ve\u00e7, fjal\u00ebn e mo\u00e7me:&#8221;Trimi i mir\u00eb me shok\u00eb shum\u00eb!&#8221; Avit moshatar\u00eb sa ma shum\u00eb qe mundesh. N&#8217;asht se kjo fletore tremujore do t\u00eb merret edhe me let\u00ebrsi, mos harro auktor\u00eb q\u00eb regjimi komunist i Tiran\u00ebs ka p\u00ebrjashtu nga historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Kam pas\u00eb pun\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebt e fundit, prandaj vonova me t&#8217;u p\u00ebrgjigj\u00eb\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb fala t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, Ernest Koliqi<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, Prof. Rexhep Krasniqi i shkruan:&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>I dashtun z.Shkreli &#8212; Sot kam marr\u00eb letr\u00ebn e juej, dhe megjith\u00eb q\u00eb jam I nxanun me pun\u00eb t\u00eb tjera, po iu p\u00ebrgjigjem menjiher\u00eb. Mjerisht deri m\u00eb sot nuk kam pas\u00eb rast me u takue me ju, por dy gjana m\u00eb kan\u00eb ra n\u00eb sy n\u00eb lidhje me ju. Spari q\u00eb ju punoni, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, vazhdoni m\u00ebsimet shkollore, dhe tue qen\u00eb se jeni n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re,<\/p>\n\n\n\n<p>kam shpres\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb me koh\u00eb dhe me sakrifica, ma n\u00eb fund, do t\u00eb jeni n\u00eb gjendje me i p\u00ebrfundue k\u00ebto m\u00ebsime, dhe k\u00ebshtu, me hy n\u00eb radh\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>pak\u00ebt t\u00eb k\u00ebsaj kategorie n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. I kam lexue rishtas edhe dy numrat e s\u00eb p\u00ebrkohshmes \u201cRinija Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim&#8221;. Secili fillim asht i v\u00ebshtir\u00eb, por nga p\u00ebrmbajtja e artikujve q\u00eb keni botue m\u00eb duket se jeni n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb q\u00eb p\u00ebrputhet me moton e juej &#8220;Lux et Veritas&#8221; dhe t\u00eb shpresojm\u00eb se, me koh\u00eb,&nbsp;broshura e juej ka me u ba nji p\u00ebrmbledhje e fuqive t\u00eb reja t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb virtuteve t\u00eb kom\u00ebbsis\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrparimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju falem nder\u00ebs p\u00ebr fjal\u00ebt e mira q\u00eb shprehni ndaj Komitetit &#8220;Shqip\u00ebria e Lir\u00eb&#8221; dhe pun\u00ebs q\u00eb ky komitet ka ba dhe mundohet me ba n\u00eb p\u00ebrkrahjen e \u00e7ashtjeve&nbsp;t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, dhe atyne q\u00eb jan\u00eb robnuem nga regjimi totalitar n\u00eb atdhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Me kaq ju d\u00ebshiroj sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb dhe pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, ashtu edhe Pashk\u00ebt p\u00ebr shum\u00eb vjet e me t\u00eb mira. Mbetem me nderime&nbsp; &#8211; &nbsp;Dr. Rexhep Krasniqi<\/p>\n\n\n\n<p>Letrat e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebr z.Shkreli ishin mb\u00ebshtetje e madhe morale dhe vler\u00ebsim i pun\u00ebs s\u00eb tij. Numri i kat\u00ebrt i revist\u00ebs, krahasimisht me numrat e m\u00ebprash\u00ebm, duket m\u00eb i pasur. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb shkrimi t\u00eb preksh\u00ebm dhe dokumentar t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb revist\u00ebs z. Ndoc Vulaj mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e Ndre Mjed\u00ebs, z. Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>shkruan edhe lidhur me zhvillimet politike n\u00eb SHBA dhe zgjedhjen e presidentit Nikson n\u00eb mandatin 1972-1976. Aty (fq 7) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb anglisht drejtuar&nbsp;Kolegjit Lehman me rastin e zgjedhjeve presidenciale me titull&#8221;More than ever&#8221;, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn z. Shkreli i p\u00ebrgjigjet revist\u00ebs s\u00eb Kolegjit &#8220;Meridian&#8221; e cila kishte shprehur keqardhje p\u00ebr rezultatin e zgjedhjeve n\u00eb favor t\u00eb presidentit Nikson,t\u00eb ashtuqujturit sindrom vietnamez. Shkreli i p\u00ebrgjigjet:&#8221;T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb, ose t\u00eb gjith\u00eb duhet ta dijm\u00eb se komunizmi \u00ebsht\u00eb rrezik i madh p\u00ebr bot\u00ebn e lir\u00eb. Nd\u00ebrlikimi amerikan n\u00eb Vietnam nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb garanci p\u00ebr liri&nbsp;e vetvendosje t\u00eb popullit vietnamez dhe shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha kombet e tjera q\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn terroriste t\u00eb komunizmit t\u00eb t\u00eb gjitha atyre kombeve&#8221;.(R.SH.M, Nr. 4 fq. 9)<\/p>\n\n\n\n<p>Bashk\u00ebpun\u00ebtor serioz dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i gjith\u00ebansh\u00ebm irevist\u00ebs \u00ebsht\u00eb Ndoc Vulaj, pen\u00eb e mpreht\u00eb e koh\u00ebs dhe studiues i fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb kultur\u00ebs ton\u00eb kom\u00ebbtare. Nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor tjet\u00ebr i revist\u00ebs ishte dhe Gjeto Sinishtaj. Ai e pasuroi revist\u00ebn me poezi, ku shpreheshin ndjenjat p\u00ebr atdheun etnik dhe jeta plot dhimbje n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n\n\n\n<p>Revista &#8220;Rinija Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim&#8221; (R SH M) z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb publicistik\u00ebn e emigracionit antikomunist shqiptar. Kjo \u00ebsht\u00eb revista e par\u00eb themeluar dhe&nbsp;drejtuar nga nj\u00eb student, i cili b\u00ebn p\u00ebrpjekje serioze p\u00ebr t\u00eb bashkuar, organizuar dhe ngrit\u00eb z\u00ebrin e rinis\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi tjet\u00ebr e k\u00ebsaj reviste \u00ebsht\u00eb orientimi politik dhe historik. R.SH. M b\u00ebn\u00eb luft\u00eb pa kompromis kund\u00ebr ideologjis\u00eb komuniste n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe n\u00eb ve\u00e7anti, kund\u00ebr regjimit kmunist n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fletore diskretitohet komunizmi n\u00eb t\u00eb gjitha fushat.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb faqet e revist\u00ebs R. SH.M jan\u00eb ribotuar shum\u00eb artikuj anglisht t\u00eb Fran Shkrelit t\u00eb botuara n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Meridian&#8221;, q\u00eb aso kohe e botonte universiteti&nbsp;ku ai kryente studimet. Po t\u00eb lexohen me kujdes k\u00ebta artikuj shihet se z. Shkreli mban t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim. Ai polemizohet ashp\u00ebr me profesor\u00ebt liberal\u00eb amerikan\u00eb duke sjell\u00eb edhe emrat e disa prej tyre, t\u00eb cil\u00ebt &#8220;predikonin&#8221; dhe e konsideronin komunizmin si nj\u00eb gj\u00eb jo t\u00eb keqe, por si l\u00ebvizje pun\u00ebtor\u00ebsh, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkreli mban nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb fort\u00eb konservator lidhur me k\u00ebto pik\u00ebpamje dhe zat\u00ebn q\u00eb prej asaj kohe e deri m\u00eb sot ai nuk ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb voglin ndryshim ose l\u00ebshim&nbsp;n\u00eb pik\u00ebpamjet e tij.&nbsp; Tet\u00eb numra t\u00eb revist\u00ebs dol\u00ebn n\u00eb qarkullim, pastaj (m\u00eb 1974) z. Shkreli pun\u00ebsohet n\u00eb seksionin Shqip t\u00eb &#8220;Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs&#8221;. Punoi n\u00eb Washington m\u00eb shum\u00eb se tri dekada, derisa doli n\u00eb pension. Nga pun\u00ebtori ri, ai arriti t\u00eb drejtoi Sh\u00ebrbimin Shqiptar dhe Sh\u00ebrbime t\u00eb tjera, p\u00ebrfshi at\u00eb Sovjetik.<\/p>\n\n\n\n<p>Fran Shkreli edhe sot n\u00eb shkrimet e tij mbetet ai q\u00eb ishte; njeri i brumosur me idealet e larta nacionaliste, studiues dhe analist i paisur me kultur\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Kushedi sa sh\u00ebrbime i b\u00ebri Frani vendit t\u00eb vet gjat\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Washington!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Idriz Lamaj &#8211;Studiues, analist dhe ish-gazetar i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Idriz Lamaj* &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Publicistika e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb thesar i \u00e7muar p\u00ebr analizimin e zhvillimeve historike t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb atdheun etnik dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb&nbsp;t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve shqiptaro-amerikan n\u00eb ShBA. Q\u00eb nga fillimi i shekullit t\u00eb kaluar deri m\u00eb sot, m\u00ebrgimtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend botuan me dhjetra gazeta e revista t\u00eb ndryshme. Veprimtar\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36829,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36826","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36826","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36826"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36826\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36830,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36826\/revisions\/36830"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36826"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36826"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36826"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}