{"id":36822,"date":"2024-03-21T11:45:04","date_gmt":"2024-03-21T10:45:04","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36822"},"modified":"2024-03-21T11:45:29","modified_gmt":"2024-03-21T10:45:29","slug":"marredheniet-e-reja-globale-gjeopolitike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36822","title":{"rendered":"MARR\u00cbDH\u00cbNIET E REJA GLOBALE GJEOPOLITIKE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nik\u00eb Gashaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sot, marr\u00ebdh\u00ebniet e reja globale gjeopolotike jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb ashtuquejtur \u201cbot\u00ebn e re\u201d. Shkasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb agresioni ushtarak rus n\u00eb Ukrain\u00eb. Me kryerjen e agresionit, me p\u00ebrmbajtje sakt\u00ebsisht si\u00e7 p\u00ebrcaktohet nga Rezoluta 3314 e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb nga viti 1974, Presidenti i Rusis\u00eb Vladimir Putin shkeli t\u00eb drejtat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kart\u00ebn e OKB-s\u00eb dhe parimet themelore t\u00eb siguris\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Helsinki, m\u00eb 1975. N\u00eb \u201cbot\u00ebn e re\u201d, e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare e deritashme n\u00eb shum\u00eb raste nuk zbatohet, por at\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb rregullat e diktateve politike e p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs ushtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspert\u00ebt e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregojn\u00eb se pushtimi rus i Ukrain\u00ebs ishte i p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe gjer\u00ebsisht. Agresioni rus( Operacioni special ushtarak) synon mohimin ose heqjen e sovranitetit t\u00eb Ukrain\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shtrirje e strategjis\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme sovjetike t\u00eb sovranitetit t\u00eb kufizuar, e cila ishte justifikimi p\u00ebr nd\u00ebrhyrje(intervenim) n\u00eb Hungari, \u00c7ekosllovaki apo Afganistan.<\/p>\n\n\n\n<p>Procesi i krijimit t\u00eb rendit t\u00eb ri filloi me fjalimin e presidentit rus, Putinit n\u00eb Konferen\u00ebn e 43-t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Minhen, n\u00eb shkurt 2007, ku ai kritikoi Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe NATO-n, duke th\u00ebn\u00eb se si Rusia e percepton zgjerimin e NATO-s si k\u00ebrc\u00ebnim. Dy vite m\u00eb von\u00eb, me rastin e drejtimit t\u00eb kombit, Putini tha se r\u00ebnia e ish-Bashkimit Sovjetik ishte \u201ckatastrofa m\u00eb e madhe gjeopolitike e shekullit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Opercionalizmi i q\u00ebndrimeve ruse doli n\u00eb pah me nd\u00ebrhyrjen ushtarake n\u00eb Gjeorgji n\u00eb vitin 2008. Procesi vazhdon me kriz\u00ebn ukrainase, siriane dhe p\u00ebrs\u00ebri i ukrain\u00ebs, homogjenizimin dhe forcimin e brendsh\u00ebm t\u00eb Rusis\u00eb, por edhe me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u201cveprimesh sekrete\u201d, p\u00ebr t\u00eb eliminuar disident\u00ebt rus\u00eb dhe kritik\u00ebt e regjimit si n\u00eb Rusi ashtu edhe n\u00eb territorin e Per\u00ebndimit. Ajo ka qen\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e aft\u00ebsive ruse, por dhe nj\u00eb prov\u00eb e reagimeve per\u00ebndimore.<\/p>\n\n\n\n<p>Sukseset ruse, reagimet e buta per\u00ebndimore dhe dep\u00ebrshkall\u00ebzimi ushtarak i siguris\u00eb u kuptua nga Rusia si dob\u00ebsi e SHBA-s\u00eb dhe NATO-s, gj\u00eb q\u00eb i inkurajoi m\u00eb tej veprimet ekspansioniste dhe agresive ruse. Marr\u00ebdh\u00ebniet amerikano-ruse kan\u00eb kaluar nga bashk\u00ebpunimi dhe partneriteti i kufizuar n\u00eb konfrontim, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb \u201cluft\u00ebn e ftoht\u00eb\u201d. Kriza e ukrain\u00ebs q\u00ebndron, n\u00eb mes t\u00eb aspiratave t\u00eb ukrain\u00ebs drejt integrimit euroatlantik dhe p\u00ebrpjekjeve ruse p\u00ebr t\u00eb mohuar shtetin dhe kombin ukrainas. Pasi pjes\u00eb t\u00eb territorit ukrainas u shk\u00ebput\u00ebn n\u00eb vitin 2014. dhe pavar\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, u aneksuan n\u00eb Federat\u00ebn Ruse(Krim) ose u p\u00ebrjashtuan nga mbik\u00ebqyrja e pushtetit qendror n\u00eb Kiev( rajonet Donetsk dhe Lugansk), Ukraina, m\u00eb 24 dhjetor 2014, hoqi dor\u00eb nga statusi neutral i vendit, i cili e lejon at\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO. Mir\u00ebpo, kjo nxiti zem\u00ebrimin e Mosk\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Presidenti Vladimir Putin, miratoi nj\u00eb doktrin\u00eb t\u00eb re ushtarake n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn NATO u caktuar si k\u00ebrc\u00ebnim themelor p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit<strong>. <\/strong>N\u00eb shkurt 2015,amerikan\u00ebt iu p\u00ebrgjigj\u00ebn rus\u00ebve. Rusia p\u00ebr shkak t\u00eb rolit t\u00eb saj n\u00eb kriz\u00ebn ukrainase, \u00ebsht\u00eb etiketuar si shkel\u00ebse e siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe si rrjedhim nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr lidershipin amerikan. M\u00eb tutje, kah fundi i vitit 2015, Rusia u p\u00ebrgjegj dhe vuri n\u00eb dukje p\u00ebrkeq\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve ruse me Amerik\u00ebn, duke e akuzuar at\u00eb se po p\u00ebrpiqet t\u00eb minoj\u00eb Rusin\u00eb me presione politike, ekonomike, ushtarake dhe informative, nd\u00ebrsa zgjerimin e NATO-s e vler\u00ebson si k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e pranishme narrativa ruse p\u00ebr shkak t\u00eb zgjerimit t\u00eb NATO-s dhe t\u00eb mosrespektimit t\u00eb interesave ruse t\u00eb siguris\u00eb, si dhe t\u00eb mospranimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb Rusis\u00eb si nj\u00eb fuqi bot\u00ebrore e rikthyer me interesa t\u00eb saja n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn globale nga Per\u00ebndimi. Mir\u00ebpo, mund t\u00eb konstatohet se nga t\u00eb gjitha atributet e fuqis\u00eb, &nbsp;politike, ekonomike, ideologjike, ushtarake, &nbsp;Rusia zot\u00ebron&nbsp; vet\u00ebm t\u00eb fundit- ushtarake.<\/p>\n\n\n\n<p>Rezultat dyvje\u00e7ar i luft\u00ebs d\u00ebshmon se agresioni rus i bazuar n\u00eb \u201cblitzkrieg\u201d nuk dha rezultate t\u00eb parapara. &nbsp;Andaj,&nbsp; strategjia luftarake e Putinit p\u00ebr kryerjen e aksioneve t\u00eb shpejta sulmuese, don\u00eb me th\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb rrufeshme me qellim t\u00eb thyerjes s\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb armikut p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb u treguar e pasuksesshme. Andaj, zhvillimi i saj n\u00eb t\u00eb ardhmen nuk \u00ebsht\u00eb premtues. Dhe tani nuk dihet rrug\u00ebdalja nga kjo luft\u00eb. Meqen\u00ebse, Vladimir Putini v\u00ebshtir\u00eb do t\u00eb pajtohet me dal\u00eb nga kjo luft\u00eb si&nbsp; humb\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7\u00ebshtja e s\u00eb ardhmes s\u00eb tij si lider i popullit t\u00eb tij dhe Rusis\u00eb do t\u00eb ishte e pasigurt. Andaj, nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb teje e rrezikshme, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ai do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb fituesi.&nbsp; P\u00ebrdorimi i arsenalit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm ushtarak rus \u00ebsht\u00eb varianti m\u00eb i sigurt. Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb&nbsp;&nbsp;&nbsp; parashihet mund\u00ebsia&nbsp; e miratimit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb paqes nd\u00ebrmjet Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt. M\u00eb n\u00eb fund, ndoshta orekset&nbsp; luftarake t\u00eb Putinit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha&nbsp; dhe m\u00eb t\u00eb gjera se n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti amerikan Joe Biden vuri n\u00eb dukje n\u00eb dhjetorin 2023. rrezikun q\u00eb Rusia mund t\u00eb sulmoj\u00eb ndonj\u00eb nga an\u00ebtaret e NATO-s, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb, eventualisht Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore. Pastaj, Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb Suedeze Micael Biden u b\u00ebri thirrje bashk\u00ebqytetar\u00ebve&nbsp; q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u201dpsiqike\u201d t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr luft\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kontekstin global, tendenca e Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore si nj\u00eb subjekt i fuqish\u00ebm me respektimin e interesave t\u00eb saja nga per\u00ebndimi dominues. Agresioni kund\u00ebr Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim strategjik me t\u00eb cilin Vladimir Putin, pas vitesh t\u00eb mosrespektimit, i tregoi bot\u00ebs se ai duhet t\u00eb respektohet, ai tregoi se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cn\u00eb em\u00ebr t\u00eb respektimit\u201d dhe deri ku ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb shkoj\u00eb&#8230;.. K\u00ebto jan\u00eb arsyet e pushtimit rus.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 njoftojn\u00eb mediat n\u00eb rajon, presidenti amerikan Binden tha s\u00eb fundmi se po krijohet nj\u00eb rend i ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs duhet t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol prij\u00ebs n\u00eb t\u00eb. Mir\u00ebpo, sikur duket Fuqit\u00eb tjera globale Kina dhe Rusia nuk pajtohen me k\u00ebt\u00eb, por as ato rajonale(India, Turqia, Irani e ashtuquajtura bota arabe) kan\u00eb interesat e tyre specifike.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashkimi Evropian, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebmon p\u00ebr t\u00ebra \u00e7\u00ebshtje unik, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb forcoj\u00eb aleanc\u00ebn euroatlantike. N\u00eb ve\u00e7anti, agresioni rus ndaj Ukrain\u00ebs pati nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb forcimin e unitetit t\u00eb BE-s\u00eb. Vihet re se kryeministri i Hungaris\u00eb, Viktor Orban, po i sjell\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti probleme unitetit t\u00eb BE-s\u00eb. Po ashtu n\u00eb disa vende evropiane \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm dhe forcimi i s\u00eb djatht\u00ebs politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndikimi i Rusis\u00eb, Turqis\u00eb dhe Kin\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb vendet e Ballkanit Perendimor. &nbsp;Agresioni kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe eksporti i pritsh\u00ebm i ndikimit rus n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore e kthen shpejt BE-n\u00eb dhe SHBA-n\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e parandalimit t\u00eb destabilitetit dhe ruajtjes s\u00eb stabilitetit.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, p\u00ebr dallim nga bota bipolare e luft\u00ebs s\u00eb ftoft\u00eb t\u00eb s\u00eb kalueres, bota moderne \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkosisht unipolare, interpolare, multipolare dhe e nd\u00ebrvarur, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje politike, ekonomike dhe t\u00eb siguris\u00eb, gjithnj\u00eb m\u00eb e komplekse, m\u00eb shum\u00eb e lidhur dhe gjithnj\u00eb m\u00eb e diskuteshme. K\u00ebto do t\u00eb ishin konturet e rendit t\u00eb ri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nik\u00eb Gashaj Sot, marr\u00ebdh\u00ebniet e reja globale gjeopolotike jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb ashtuquejtur \u201cbot\u00ebn e re\u201d. Shkasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb agresioni ushtarak rus n\u00eb Ukrain\u00eb. Me kryerjen e agresionit, me p\u00ebrmbajtje sakt\u00ebsisht si\u00e7 p\u00ebrcaktohet nga Rezoluta 3314 e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb nga viti 1974, Presidenti i Rusis\u00eb Vladimir [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-36822","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36822","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36822"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36822\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36825,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36822\/revisions\/36825"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36822"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36822"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36822"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}