{"id":36817,"date":"2024-03-21T11:43:33","date_gmt":"2024-03-21T10:43:33","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36817"},"modified":"2024-03-21T11:43:49","modified_gmt":"2024-03-21T10:43:49","slug":"imzot-vincenc-prenushi-deshmi-drite-ne-erresiren-e-dhunes-komunisto-bolshevike-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36817","title":{"rendered":"IMZOT VIN\u00c7ENC PRENUSHI: D\u00cbSHMI DRITE N\u00cb ERR\u00cbSIR\u00cbN\u00a0E DHUN\u00cbS KOMUNISTO-BOLSHEVIKE SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"248\" height=\"357\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMZOT-VINCENC-PRENUSHI.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMZOT-VINCENC-PRENUSHI.jpg 248w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMZOT-VINCENC-PRENUSHI-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 248px) 100vw, 248px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>19 Marsi sh\u00ebnon dit\u00ebn q\u00eb Kisha Katolike universale p\u0451rkujton fest\u0451n liturgjike kishtare t\u0451 Ipeshkvit martir shqiptar t\u00eb Lum, Imzot Vin\u00e7enc Prennushit, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e vdekjes s\u00eb tij n\u00eb burg si martir i Kish\u00ebs Katolike dhe i Kombit Shqiptar,&nbsp;n\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist,&nbsp;m\u00eb 19 mars 1949, n\u00ebn tortura t\u00eb regjimit diktatorial bolshevik komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. P\u00ebr lexuesit q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb interesuar n\u00eb an\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj dite, <a href=\"https:\/\/www.vaticannews.va\/sq\/bota\/news\/2024-03\/festa-liturgjike-e-te-lumit-imzot-vincenc-prennushi-martir.html\"><\/a>&nbsp;mund t\u00eb lexojn\u00eb shkrimin, &nbsp;me k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb portalin e Radio Vatikanit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe <a href=\"https:\/\/www.vaticannews.va\/sq\/bota\/news\/2024-03\/festa-liturgjike-e-te-lumit-imzot-vincenc-prennushi-martir.html\">Festa e t\u0451 Lumit Imzot Vin\u00e7enc Prennushi, martir &#8211; Vatican News<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb vdekjes un\u00eb d\u00ebshiroj q\u00eb, shkurtimisht, t\u00eb ndaj me lexuesit e sot\u00ebm disa kujtime t\u00eb shkrimtarit dhe poetit, t\u00eb ndjerit Profesor Arshi Pipa, i cili e ka cil\u00ebsuar Imzot Vin\u00e7enc Prenushin si \u201cSimboli i t\u00eb s\u00eb kaluemes s\u00eb Shqip\u00ebnis\u00eb me t\u00eb cilin ne mburremi\u201d!&nbsp; Kujtimet e tija p\u00ebr Prenushin jan\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs kur ai vet ishte i burgosur me Ipeshkvin martir t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare n\u00eb Mars t\u00eb vitit 1949, kur prelati i lart\u00eb i Kish\u00ebs Shqiptare vdiq n\u00eb burgun e Durr\u00ebsit, n\u00ebn torturat m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore q\u00eb mund t\u00eb imagjinoheshin, at\u00ebher\u00eb dhe sot, i akuzuar si \u201carmik i popullit.\u201d &nbsp;Profesor Pipa rr\u00ebfen nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb ka pasur me Prenushin gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs prelati i lart\u00eb kishtar i kishte folur p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb tij me Enver Hoxh\u00ebn, i ftuar, qellimisht, nga diktatori p\u00ebr t\u2019i imponuar Imzot Prenushit pik\u00ebpamjet komuniste t\u00eb tija ndaj fes\u00eb.&nbsp; Ndon\u00ebse Enveri nuk kishte mundur ta bindte, ka kujtuar n\u00eb esen\u00eb e tij Prof Arshi Pipa, Vin\u00e7enc Prenushi, si p\u00ebrfundim, p\u00ebrfunduar n\u00eb burg, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Enver Hoxha kishte mbajtur nj\u00eb fjalim t\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr ipeshkvit katolik. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb &nbsp;esen\u00eb, \u201cKujtime mbi Vin\u00e7enc Prendushin\u201d, botuar n\u00eb \u201cFlije Atdheut\u201d, Profesori Arshi Pipa ka kujtuar dit\u00ebt n\u00eb burgun e regjimit komunist n\u00eb Durr\u00ebs me mikun dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsin e tij, me atdhetarin dhe njeriun e kultur\u00ebs shqiptare dhe me martirin e Kish\u00ebs Katolike, nd\u00ebrsa ka rr\u00ebfyer se si me duart e tija ia kishte \u201cmbyllur syt\u00eb, syt\u00eb e lodhur e t\u00eb shterur\u201d, kur dha shpirt nga torturat \u00e7njerzore, Imzot&nbsp; Prenushi &#8212; klerikut t\u00eb lart\u00eb katolik shqiptar, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe t\u00eb shkrimtarit, poetit, p\u00ebrkthyesit, publicistit dhe nj\u00eb studiuesi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Gjat\u00eb viteve n\u00eb burg pas ardhjes s\u00eb komunizmit n\u00eb pushtet, si kund\u00ebrshtar i regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Prof. Arshi Pipa kujtonte se ishte njoftuar dhe kishte lidhje dhe miq\u00ebsi t\u00eb ngushta me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb klerit katolik shqiptar, bashk\u00ebvuajt\u00ebs me \u2019ta, n\u00eb birucat e tmerrshme t\u00eb burgjeve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs \u2013 aty ku t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kund\u00ebrshtonin regjimin komunist vuajt\u00ebn \u201cmundimet e territ\u201d , shkruante ai\u2013 p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebr ta edhe Ipeshkvin Vin\u00e7enc Prenushin. P\u00ebr Prenushin, Profesor Arshi Pipa shprehte admirimin e tij duke shkruar se, p\u00ebrve\u00e7 se ai pasqyronte shum\u00eb vlera dhe virtyte, \u201c<em>Ishte i but\u00eb n\u00eb shpirt, e i paqt\u00eb, thell\u00eb i devot\u00e7\u00ebm, i kushtuem kryek\u00ebput misionit t\u00eb vet kishtar, n\u00eb kuadrin e t\u00eb cilit dinte me pajtue \u2013 me nj\u00eb urt\u00ebsi t\u00eb bindshme \u2013 dashunin\u00eb e vet p\u00ebr Atdheun dhe shijen e tij p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb<\/em>.\u201d \u00a0Profesori i nderuar, Arshi\u00a0Pipa e ka cil\u00ebsuar Vin\u00e7enc Prenushin si nj\u00eb njeri t\u00eb cilin nuk e interesonte aspak politika, nd\u00ebrsa ishte gjithmon\u00eb i buz\u00ebqeshur n\u00eb t\u00eb folur, zem\u00ebrgjer\u00eb n\u00eb gjykime, i qet\u00eb e i sigurt n\u00eb q\u00ebndrimet e tija t\u00eb patundura.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<em>Albanologu Robert Elsie e rendit Vin\u00e7enc Prenushin, pas At Gjergj Fisht\u00ebs dhe Dom Ndre Mjed\u00ebs, si nj\u00ebrin prej shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe m\u00eb t\u00eb respektuar t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare.\u00a0 I njohur dhe shum\u00eb i respektuar n\u00eb koh\u00ebn e tij, si nga t\u00eb krishter\u00ebt ashtu edhe nga mysliman\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e quanin Imzot Prenushin \u201cmelek\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cengj\u00ebll\u201d, p\u00ebr respektin q\u00eb ai g\u00ebzonte n\u00eb mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb koh\u00ebn kur jetoi, ka kujtuar Imzot Prenushin,\u00a0 albanologu gjerman Robert Elsie<\/em>.\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb esen\u00eb klasike, \u201cKujtime mbi Vin\u00e7enc Prendushin\u201d, Arshi Pipa v\u00eb n\u00eb dukje jo vet\u00ebm vuajtjet dhe mundimet n\u00eb duart e regjimit komunist. por ka ven\u00eb n\u00eb dukje edhe vlerat komb\u00ebtare, njer\u00ebzore, kishtare dhe letrare t\u00eb Vin\u00e7enc Prenushit, duke theksuar se, \u201c<em>Dinjiteti kishtar i Vin\u00e7enc Prenushit, i kombinuem me vler\u00ebn e tij letrare dhe i kqyrun n\u00ebn prizm\u00ebn e patriotizm\u00ebs shqiptare, i jep f\u00ebtyr\u00ebs s\u00eb tij nji rand\u00ebsi madhore n\u00eb radh\u00ebt e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kombit<\/em>.\u201d &nbsp; Pipa ka shkruar se si udh\u00ebheq\u00ebs i lart\u00eb i Kish\u00ebs Katolike dhe si nj\u00ebri prej p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb dalluar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb komb\u00ebtare, \u201c<em>Imzot Prenushi nuk do ta kishte t\u00eb gjat\u00eb me komunizmin, i cili asht\u00eb, n\u00eb t\u00eb njajt\u00ebn koh\u00eb, jo vet\u00ebm kund\u00ebr fes\u00eb, por edhe komb\u00ebsis\u00eb<\/em>.\u201d&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>I burgosur, i rrahur e i torturuar, \u201c<em>Lidhur kamb\u00ebsh e duarsh<\/em>\u201d, i \u201c<em>varun e i munduem<\/em>\u201d n\u00eb burgun e Durr\u00ebsit, shkruan Profesor Arshi Pipa p\u00ebr mikun dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsin e tij Ipeshkvin Vin\u00e7enc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve sot n\u00ebse mund t\u00eb: \u201c<em>P\u00ebrfytyroni tash k\u00ebt\u00eb njeri, nji burr gjashtdhet\u00eb e pes\u00ebvje\u00e7ar, nji prelat t\u00eb nalt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs, nji nga fort t\u00eb rrall\u00ebt shkrimtar\u00eb t\u00eb Rilindjes ende t\u00eb mbetun gjall\u00eb, p\u00ebrfytyronje t\u00eb varun asisoj n\u00eb nji nevojtore t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Sigurimit\u201d<\/em>.\u00cbsht\u00eb ky p\u00ebrfytyrim, t\u00eb cilin Profesor Arshi Pipa kishte gjith\u00eb jet\u00ebn e tij para vetes s\u00eb tij. \u00a0Ishte ky p\u00ebrfytyrim e t\u00eb tjer\u00eb si ky, q\u00eb e b\u00ebnte at\u00eb t\u00eb papajtuesh\u00ebm me komunizmin t\u00eb cilin e luftoi me t\u00eb gjitha energjit\u00eb e tija. \u00a0Ai p\u00ebrfytyronte mikun e tij t\u00eb rrahur e t\u00eb munduar, t\u00eb varur n\u00eb nj\u00eb nevojtore t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Sigurimit, Ipeshkvin Vin\u00e7enc Prenushin, t\u00eb cilit i referohet: \u201c<em>K\u00ebtij simboli t\u00eb s\u00eb kaluemes s\u00eb Shqipnis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn na mburremi, k\u00ebtij njeriu i cili rr\u00ebmbehet me dhun\u00eb nga sht\u00ebpia e p\u00ebrvunjt\u00eb e nji katundi, ku kalonte dit\u00ebt e mbrame t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet, bashk\u00eb me Zotin dhe me librat dhe ndryhet n\u00eb burgje dhe torturohet\u201d,<\/em>\u00a0megjith\u00ebse Imzot Prenushi vuante nga zemra dhe astma.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesor Arshi Pipa p\u00ebrfundon rr\u00ebfimin e tij prej poeti, p\u00ebr vuajtjet dhe mundimet dhe p\u00ebr koh\u00ebn e kaluar me Imzot Vin\u00e7enc Prenushin n\u00eb burgun e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs, duke p\u00ebrshkruar dit\u00ebt e fundit me t\u00eb, ndarjen nga kjo jet\u00eb t\u00eb prelatit katolik shqiptar, 70-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb: &nbsp;&nbsp;\u201c<em>At\u00eb nat\u00eb kishte zjarr n\u00eb vat\u00ebr. Kur ia mbylla syt\u00eb, syt\u00eb e lodhur e t\u00eb shterur, q\u00eb aq shum\u00eb kishin vuajtur p\u00ebr drit\u00eb, m\u2019u duk se pash\u00eb n\u00eb fytyr\u00ebn e tij t\u00eb hajth\u00ebt, t\u00eb shkrir\u00eb, t\u00eb paqt\u00eb, mbas aq shum\u00eb mundimesh, nji ndri\u00e7im jo t\u00eb zakonsh\u00ebm. &nbsp;Ndofta mua m\u00eb bajshin syt\u00eb e p\u00ebrlotur, ndofta nuk ishte ve\u00e7se nj\u00eb reflex i flak\u00ebrimeve t\u00eb kuqrremta t\u00eb zjarmit t\u00eb votr\u00ebs, ngujue nd\u00ebr rrudhat e thella t\u00eb ballit t\u00eb gjan\u00eb, nd\u00ebr zgavrrat e faqeve dhe nd\u00ebr gropzat e syve. &nbsp;Por, ndofta ishte di\u00e7ka tjet\u00ebr.&nbsp; Shpirti q\u00eb n\u00eb grahmat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj kur dhimbja t\u00eb praj\u00eb, t\u00eb pushoj\u00eb si ujt prej lymit q\u00eb e pat trazuar.&nbsp;&nbsp;Njeriu mund t\u00eb mos besoj\u00eb n\u00eb pavdeksin\u00eb e shpirtit. Por asht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me pranue se gjith\u00e7ka mbaron me trupin, kur v\u00ebrejm\u00eb se si njerzit vdesin p\u00ebr ideale\u201d,<\/em>&nbsp;ka shkruar Profesor Arshi Pipa n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebr nat\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga kjo jet\u00eb Imzot Vin\u00e7enc Prenushi, at\u00eb nat\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb 19 Marsit, 1949 \u2013 75-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli 19 Marsi sh\u00ebnon dit\u00ebn q\u00eb Kisha Katolike universale p\u0451rkujton fest\u0451n liturgjike kishtare t\u0451 Ipeshkvit martir shqiptar t\u00eb Lum, Imzot Vin\u00e7enc Prennushit, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e vdekjes s\u00eb tij n\u00eb burg si martir i Kish\u00ebs Katolike dhe i Kombit Shqiptar,&nbsp;n\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist,&nbsp;m\u00eb 19 mars 1949, n\u00ebn tortura t\u00eb regjimit diktatorial bolshevik komunist [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36820,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-36817","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36817"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36817\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36821,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36817\/revisions\/36821"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36820"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}