{"id":36800,"date":"2024-03-17T07:38:52","date_gmt":"2024-03-17T06:38:52","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36800"},"modified":"2024-03-17T07:42:55","modified_gmt":"2024-03-17T06:42:55","slug":"kush-e-vrau-ymer-prizrenin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36800","title":{"rendered":"KUSH E VRAU YMER PRIZRENIN?"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"180\" height=\"239\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/ymer-prizreni.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga <strong>Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>ULQINAK\u00cbT E STREHUAN, NUK E VRAN\u00cb\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/strong>\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Vler\u00ebsimi i figurave m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb kombit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb obligim i \u00e7do intelektuali, studiuesi apo i cilitdo qoft\u00eb, q\u00eb me pun\u00ebn e tij hulumtuese mund t\u00eb kontriboj\u00eb n\u00eb zbardhjen e fakteve t\u00eb reja, ndri\u00e7imin e t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb kontributin atdhetar\u00eb e p\u00ebr t\u00eb&nbsp; spikatur e ruajtur vlerat jo vet\u00ebm personale por edhe t\u00eb indentitetit komb\u00ebtar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e njohur nj\u00eb nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb shndritshme &nbsp;t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, strategu dhe kryetari i saj, Myderriz Haxhi Ymer Drini \u2013 Prizreni fundin e jet\u00ebs s\u00eb tij e kaloi n\u00eb Ulqin. Pse zgjodhi Ulqinin p\u00ebr t\u2019u fsheur nga ndjekja e Dervish Pash\u00ebs e p\u00ebr t\u00eb kaluar jet\u00ebn aty, si dhe vrasja e tij mizore nga dora e armikut, mbase p\u00ebr dik\u00eb nuk jan\u00eb ndri\u00e7uar sa duhet dhe mbesin sot e k\u00ebsaj dite enigm\u00eb! Megjithat\u00eb, historiografia shqiptare n\u00ebp\u00ebrmjet botimeve t\u00eb ndryshme dhe organizimit t\u00eb Konferencave shkencore, n\u00eb Tiran\u00eb Konferenca Komb\u00ebtare e Studimeve p\u00ebr Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit m\u00eb 1979, n\u00eb Prishtin\u00eb Konferenca Shkencore e 100-vjetorit t\u00eb t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, 1981 si dhe Sesionit shkencor \u201cYmer Prizreni, Personalitet i shquar i L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare\u201d, mbajtur n\u00eb Ulqin (25-26 maj 2002), n\u00ebp\u00ebrmjet dokumenteve arkivore apo kujtesave e d\u00ebshmive historike kan\u00eb ndri\u00e7uar sadopak arsyen e ardhjes s\u00eb tij&nbsp; n\u00eb Ulqin &nbsp;dhe vrasjen e &nbsp;tij mizore, po n\u00eb Ulqin.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Fjala e folur publikisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Promovimi i librave t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, organizimi i mbr\u00ebmjeve autoriale me studius t\u00eb ndrysh\u00ebm shqiptar\u00eb apo sh\u00ebnimi i datave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme historike t\u00eb popullit shqiptar, e ka begatuar jet\u00ebn kulturore n\u00eb Ulqin. Paraqitja apo leximi i kumtesave n\u00eb k\u00ebto evenimente \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e secilit nga referueesit. Mund t\u00eb ndodhin gafa, l\u00ebshime apo edhe gabime esenciale q\u00eb mund t\u00eb ndryshojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht nj\u00eb mendim t\u00eb aprovuar nga historiografia e t\u00eb mish\u00ebruar n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetarit. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebrzore t\u00eb gabosh, por p\u00ebrmir\u00ebsimi duhet t\u00eb b\u00ebh\u00ebt. N\u00eb promovimin e nj\u00eb libri n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Kultur\u00eb n\u00eb Ulqin, nj\u00eb studiues nga Kosova duke folur p\u00ebr likuidimin e disa udh\u00ebheqsve shqiptar\u00eb, t\u00eb vrar\u00eb nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt, nd\u00ebr t\u00eb tjera tha:\u201d Ymer Prizreni u vra n\u00eb Ulqin, kush e vrau? Shqiptar\u00ebt pra!\u201d Me siguri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gaf\u00eb, l\u00ebshim i tij sepse nuk dua t\u00eb besoj se nuk ka njohuri mbi mik\u00ebpritjen dhe respektin q\u00eb i b\u00ebn\u00eb ulqinak\u00ebt k\u00ebtij zot\u00ebrie t\u00eb kombit shqiptar!&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e pash t\u00eb nevojshme q\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb rikujtoi lexuesit dhe opinionin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr ardhjen, q\u00ebndrimin dhe vdekjen e Ymer Prizrenit n\u00eb Ulqin e jo p\u00ebr veprimtarin\u00eb dhe kontributin e tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare sepse konsideroj se ajo \u00ebsht\u00eb bot\u00ebrisht e njohur.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Dervish Pasha n\u00eb fund t\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 1881 nisi nj\u00eb ofanziv\u00eb t\u00eb madhe kund\u00ebr kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb p\u00ebrfundimisht m\u00eb 23 prill 1881 n\u00eb Prizren..Q\u00ebllimi i Dervish Pash\u00ebs nuk ishte vet\u00ebm shtypja e kryengrit\u00ebsve, por edhe shtypja e ides\u00eb automoste p\u00ebr bashkimin e vilajeteve shqiptare e sidomos pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre. Pas k\u00ebtyre rrezultat\u00ebve t\u00eb Dervish Pash\u00ebs ekzistimi i m\u00ebtutjesh\u00ebm i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit ishte i pamundur dhe p\u00ebrkoh\u00ebsisht u shp\u00ebrnda. Porta filloi arrestimin dhe internimin e udh\u00ebheq\u00ebsve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Lidhjes. Dervish Pasha i thiri udh\u00ebheq\u00ebsit e Lidhjes t\u00eb vinin n\u00eb Prizren p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje, por&nbsp; Ymer Prizreni nuk mund t\u00eb pranonte marr\u00ebveshje me turkun, armikun e tij t\u00eb papajtuesh\u00ebm dhe k\u00ebshtu vendosi t\u00eb arratisej.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Ardhja, vendosja dhe qendrimi i Ymer Prizrenit n\u00eb Ulqin<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>M\u00eb 23 prill kur Dervish Pasha hyri n\u00eb Prizren Ymer Prizreni ndodhej n\u00eb Gjakov\u00eb. Itinerari i ndjekur nga Ymer Prizreni p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Shkod\u00ebr e pastaj n\u00eb Ulqin \u00ebsht\u00eb i njohur edhe pse ka disa mosp\u00ebrputhje t\u00eb vogla. Ai ndoqi nj\u00eb rrug\u00eb pak m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb sepse nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb kap\u00ebrcente Drinin me not ose me rr\u00ebshiq pasi ishte i past\u00ebrvitur. Nga Gjakova kaloi n\u00eb Bytiq dhe pastaj ndoqi rrug\u00ebn Ura e Vezirit-Sh\u00ebnmri-Qaf\u00eb Mali-Kabash (Puk\u00eb)-Qerret-Gomsiqe-Vau i Dej\u00ebs-Shkod\u00ebr. N\u00eb Shkod\u00ebr u vendos n\u00eb familjen e Jusuf Efendi Golemit, veprimtar n\u00eb z\u00eb i Lidhjes dhe kryetar i Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs.N\u00eb Shkod\u00ebr ndejti 6 net\u00eb. Sipas Lipihut ai ndoqi an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb lumit Buna dhe diku pran\u00eb derdhjes n\u00eb det u drejtue p\u00ebr n\u00eb Ulqin. Ka mendime se Ymer Prizreni kaloi p\u00ebrmes Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs por duke qen\u00eb s\u00eb n\u00eb fshatrat e Kraj\u00ebs n\u00eb Arbnesh dhe Ostros kishte shum\u00eb ushtar\u00eb turq kjo do t\u00eb ishte e rrezikshme dhe e pa mundur. Sidoqoft\u00eb, dihet se Ymer Prizreni mb\u00ebrrijti n\u00eb Ulqin me 6\/18 maj 1881. Ymeri u vendos n\u00eb familjene e Sali Efendis, te njeriu i cili me rastin e mbrojtjes s\u00eb Ulqinit, n\u00eb n\u00ebntor 1880, kishte&nbsp; l\u00ebshuat Fetfan\u00eb: \u201cAi q\u00eb vdes p\u00ebr Vatanin, bie shehit\u201d. Kush ia mund\u00ebsoi kalimin nga Shkodra n\u00eb Ulqin nuk kemi sh\u00ebnime t\u00eb sakta. Mendimi seJusuf Golemi, duke shfryt\u00ebzuar poziten e tij si kryetar bashkie dhe ndoshta kishte krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie me autoritetet malazeze nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i besuesh\u00ebm. Kjo p\u00ebr ar\u00ebsye se nga dokumentet arkivore t\u00eb Cetin\u00ebs nr. 900(2), m\u00ebsojm\u00eb se guvernatori i Ulqinit Simo Popoviq nuk kishte pasur njohuri p\u00ebr ardhjen e Ymer Prizrenit n\u00eb Ulqin.N\u00eb telegramin d\u00ebrguar ministrit Masho V\u00ebrbices ai thekson se n\u00eb Ulqin ka ardhur Hoxha i madh i Prizrenit dhe \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb hoxha yn\u00eb Sali Efendia (Hylja) i cili sot s\u00eb bashku ka qen\u00eb t\u00eb un\u00eb p\u00ebr ta paraqitur. Edhe pse mund t\u00eb mendohet se ai mund t\u00eb ket\u00eb q\u00ebllime t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb, thekson Sima Popoviqi, se ai k\u00ebtu nuk mund t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb \u00e7ka un\u00eb nuk do ta marr vesh m\u00ebnjiher\u00eb, pra ai do t\u00eb p\u00ebrcillej nga pushteti malazez. Ardhjene e Ymer prizrenit n\u00eb Ulqin, Mali i Zi e \u201cruajti\u201d si fsheht\u00ebsi diplomatike p\u00ebr shum\u00eb dit\u00eb, duke shpresuar se edhe personalitete tjera udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit do t\u00eb vinin n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Kjo mund t\u00eb v\u00ebrtetohet edhe nga sshkresa t\u00eb cil\u00ebn Masho V\u00ebrbica ia d\u00ebrgoi guvernatorit t\u00eb Ulqinit Sima Popoviqit m\u00eb 7\/ 19 maj 1881 (dok. arkivor 1097) n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhet: \u201cThojini se lirisht mund t\u00eb lajm\u00ebroj Abdyl begun dhe shoq\u00ebrin\u00eb e tyre q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku do t\u00eb gjejn\u00eb mikpritje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt\u201d. Pse Mali i Zi interesohej aq shum\u00eb p\u00ebr vendosjen e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Lidhjes Shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt, sipas Xhafer Belegut \u201cvet\u00ebm para disa muajve si kryetar i Qendr\u00ebs (Ymer&nbsp; Prizreni) pat dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr me e mbrojt\u00eb (nga malazez\u00ebt) me \u00e7do sakrific\u00eb (Ulqinin)\u201d. &nbsp;Sipas disa burimeve k\u00ebto udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Lidhjes shqiptare do t\u00eb sh\u00ebrbenin pengje p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb pa trazuar t\u00eb popullit serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe malazez\u00ebve n\u00eb Vrrak\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe do t\u00eb ishin kontribut p\u00ebr nj\u00eb qet\u00ebsi n\u00eb kufirin nd\u00ebrkomb\u00ebtar shqiptaro-shqiptar, nga ku Mali i Zi, \u00ebsht\u00eb &nbsp;zgjeruar me toka shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Xhafer Belegut Ymer Prizreni me rastin e arratisjes kishte marr\u00eb me vete shum\u00eb dokumente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb mund t\u00eb ishin me interes p\u00ebr Port\u00ebn, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha dhe Malin e Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas kalimit t\u00eb Sali Efendi Hylja n\u00eb Shkod\u00ebr, Ymer Prizreni banoi kryesisht n\u00eb lokalet e Mehqem\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb Xhamis\u00eb t\u00eb Namezgjahit. Ymeri shkonte shum\u00eb shpesh n\u00eb sht\u00ebpin e Molla Beqirit n\u00eb M\u00ebhall\u00eb t\u00eb Re, ku kishte dhom\u00ebn e fjetjes. Her\u00eb pas here shkonte edhe n\u00eb sht\u00ebpin e Tahir Mollabeqirit. Por, sipas publicistit Ali Llunji p\u00ebr jet\u00ebn e Ymer Prizrenit jan\u00eb kujdesur t\u00eb gjitha familjet e pasura dor\u00ebholla t\u00eb Ulqinit, sepse t\u00eb gjith\u00eb ishin mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar shk\u00ebputjen e Ulqinit nga t\u00ebr\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb. Dihet se Myderrizi Haxhi Ymeru u fal n\u00eb Xhamin\u00eb e Namazjahit. N\u00eb at\u00eb xhami u trajtua si imam nderi dhe p\u00ebr \u00e7do t\u00eb premte mbante vaisin apo K\u00ebshill\u00ebn e s\u00eb Premtes.Kjo flet\u00eb qart\u00eb sa e vler\u00ebsonin ulqinak\u00ebt Ymer Prizrenin, ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebruar p\u00ebr prezenc\u00ebn e tij n\u00eb Ulqin. Ai ka kontribuar n\u00eb ruajtjen e shpirtit shqiptar n\u00eb Ulqin, ka qen\u00eb njeriu m\u00eb i rrespektur, m\u00eb i nd\u00ebruari e m\u00eb i adhuruari q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ka njohur Ulqini shqiptar den baba den.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Vrasja e Ymer Prizrenit, nga dora e armikut, jo nga shqiptar\u00ebt<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb, n\u00eb terrin e nat\u00ebs, sapo kthehej nga namazi i jacis\u00eb, Ymer Prizreni u godit p\u00ebr vdekje para der\u00ebs ku banonte (N\u00eb Mehqeme). Sipas t\u00eb gjitha gjasava dorasi e mori arkivin komplet t\u00eb Ymer Prizrenit dhe kujt ia dor\u00ebzoi nuk ka t\u00eb dh\u00ebna. Ymeri, pas atentatatit k\u00ebrkoi t\u2019a \u00e7onin n\u00eb shtepin\u00eb e Molla Beqirit, sepse aty ndihej m\u00eb i sigurt\u00eb. Aty jetoi edhe disa dit\u00eb. E la amanet q\u00eb t\u00eb varrosej n\u00eb\u00eb varr\u00ebzat familjare t\u00eb Mollabeqir\u00ebve. Ymer Prizreni dha shpirt m\u00eb 12 qershor 1886 dhe u varros n\u00eb varrezat familjare t\u00eb Mollabeqor\u00ebve n\u00eb Ulqin.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsuar sadopak shkakun e vdekjes t\u00eb Ymer Prizrenit, m\u00eb 11-16 prill 1978, antropologu hungarez, Janosh Nemeshker me ekipin e tij, kreu hulumtimin antropologjik dhe rikonstruimin e personalitetit t\u00eb Ymer Prizrenit.Eksperti ligjor dr. Fadil Batalli, pasi iu prezantua matriali i J.Nemeshkerit konstatoi: \u201cThyerja e unaz\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt dhe t\u00eb pest\u00eb lumbale dhe d\u00ebmtimi i dh\u00ebmb\u00ebve n\u00eb nofull\u00ebn e ep\u00ebrme n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb, jana shkaktuar para vdekjes me veprime mekanike me mjet t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb r\u00ebnd\u00eb (topitur)\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nga dokumentet relevante arkivore, studimeve p\u00ebrkat\u00ebse dhe d\u00ebshmive t\u00eb dh\u00ebna nga familjar\u00ebt e Mollabeqir\u00ebve, mund t\u00eb konstatohet se vdekja e Ymer Prizrenit ishte si pasoj\u00eb e rrahjes p\u00ebr vdekje.<\/p>\n\n\n\n<p>Ymer Prizreni me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb nuk i thirri udh\u00ebheq\u00ebsit e Lidhjes t\u00eb vinin n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por as ai vet\u00eb me veprimtarin\u00eb e tij, sa qenndroi n\u00eb Ulqin, nuk u vu n\u00eb rrolin e kontribuesit p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe as malazez\u00ebve n\u00eb Vrrak\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs. Kjo u interesonte serb\u00ebve dhe malazez\u00ebve. Ymeri e dinte mir\u00eb se kufiri nd\u00ebrkomb\u00ebtar shqiptaro-shqiptar, p\u00ebrfitues i t\u00eb cilit ishte direkt Mali i Zi, p\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb e dhe i pranuesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj pa hezitim mund t\u00eb thuhet se p\u00ebr likuidimin fizik t\u00eb Ymer Prizrenit, p\u00ebrve\u00e7 Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb jet\u00ebsisht ishin t\u00eb interesuar Rusia me Serbin\u00eb dhe Malin e Zi. Dokumentacioni i grabitur pas rrahjes mizore mund t\u2019u ket\u00eb sh\u00ebrbyer vet\u00ebm atyre, p\u00ebr t\u00eb fshehur faktet apo p\u00ebr t\u00eb mbuluar ndyr\u00ebsirat e tyre politike. Shqiptar\u00ebt nuk pat\u00ebn asnj\u00eb arsye ta vrisnin sepse ishte mb\u00ebshtet\u00ebs i tyre, ata e rrespektuan n\u00eb maksimum, e ushqyen e strehuan, pra nuk e vran\u00eb. &nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari ULQINAK\u00cbT E STREHUAN, NUK E VRAN\u00cb\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0 Vler\u00ebsimi i figurave m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb kombit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb obligim i \u00e7do intelektuali, studiuesi apo i cilitdo qoft\u00eb, q\u00eb me pun\u00ebn e tij hulumtuese mund t\u00eb kontriboj\u00eb n\u00eb zbardhjen e fakteve t\u00eb reja, ndri\u00e7imin e t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19461,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,12],"tags":[1897],"class_list":["post-36800","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-opinione","tag-ymer-prizreni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36800","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36800"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36800\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36805,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36800\/revisions\/36805"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36800"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36800"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36800"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}