{"id":36792,"date":"2024-03-15T17:40:59","date_gmt":"2024-03-15T16:40:59","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36792"},"modified":"2024-03-15T17:42:20","modified_gmt":"2024-03-15T16:42:20","slug":"dukurite-neofashiste-ne-mal-te-zi-deshmi-e-mjedisit-te-pakonsoliduar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36792","title":{"rendered":"Dukurit\u00eb neofashiste n\u00eb Mal t\u00eb Zi d\u00ebshmi e mjedisit t\u00eb pakonsoliduar"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"399\" height=\"309\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Kukulla-e-karnevalit-akuze-kunder-Andrej-Nikollaidisit.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Kukulla-e-karnevalit-akuze-kunder-Andrej-Nikollaidisit.jpg 399w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Kukulla-e-karnevalit-akuze-kunder-Andrej-Nikollaidisit-300x232.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 399px) 100vw, 399px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Kukulla e karnevalit\u00a0 akuz\u00eb kund\u00ebr\u00a0 A.Nikollaidisit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Diskursi\u00a0 politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ndon\u00ebse dukurit\u00eb e neofashizmit n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb qen\u00eb te pranishme edhe me her\u00ebt, nga viti 2020 me rastin e rotacionit t\u00eb pushtetit kjo \u00e7\u00ebshtje\u00a0 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsuese, ku me t\u00eb rrezikuar vazhdimisht kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebtaret e popullit boshnjak, shqiptar\u00eb, kroat e s\u00eb fundit edhe t\u00eb malazez\u00ebve\u00a0 duke\u00a0 rrezikuar\u00a0 t\u00eb tashm\u00ebn dhe t\u00eb ardhm\u00ebn e qytetar\u00ebve\u00a0 n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis multinacional, qe \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb mjedisi t\u00eb pakonsoliduar<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se dukurit\u00eb neofashiste n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb prodhim i ambientit t\u00eb pakonsoliduar&nbsp; q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis, si rezultat i veprimit t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, e cila m\u00eb veprimet destruktive \u00ebsht\u00eb duke vepruar si shteti n\u00eb&nbsp; shtet,&nbsp; sipas ideologjis\u00eb serbomadhe e mbeshtetur nga partite serbe t\u00eb cilat si mision kan\u00eb realizimin e programit t\u00eb bot\u00ebs serbe.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe prezantimi i k\u00ebsaj politike nuk \u00ebsht\u00eb befasi dhe as e panjohur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, sepse ajo ishte e pranishme nga r\u00ebnia e sistemit monist n\u00eb vit\u00ebt 90-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me koh\u00ebn e fillimit t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, por edhe me paraqitjen publike t\u00eb politik\u00ebs serbomadhe n\u00eb definimin territorial t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs serbe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, ku ndihmes\u00eb iu ka dh\u00ebn\u00eb edhe pushteti n\u00eb Mal t\u00eb Zi. P\u00ebr opinionin&nbsp; e gj\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur&nbsp; se skenariste e k\u00ebsaj politike ishte Akademia e Shkencave dhe e Art\u00ebve e Serbis\u00eb, p\u00ebrmes projektit t\u00eb Memorandumit t\u00eb vitit 1986. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt nuk ka ndej\u00eb n\u00eb heshtje as Kisha Ortodokse Serbe(KOS), sepse ajo ka b\u00ebr\u00eb edukimin shpirt\u00ebror p\u00ebr misionin e serbizmit, q\u00eb ishte binom i pandar\u00eb me politik\u00ebn shtet\u00ebroe&nbsp; serbe.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 30 gushtit 2020, me rastin e ndryshimit t\u00eb pushtetit, ku DPS-i, pas 30-t\u00eb viteve kalon n\u00eb opozit\u00eb, skena politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, mori p\u00ebrmasa tjera. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb fillimisht me euforin\u00eb e fitor\u00ebs nga ana e konceptit klero-nacionalist serb\u00eb, e ndihmuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga KOS-i n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e cila ka luajtur rolin dominues n\u00eb ndryshimin e pushtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb rrezikuar&nbsp;&nbsp; boshnjak\u00ebt, shqiptar\u00ebt por edhe malazez\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dukurit\u00eb neofashiste n\u00eb Mal t\u00eb Zi kryesisht&nbsp; jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e mjediseve ku jetojn\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e popujve pakic\u00eb ku ve\u00e7ohen boshnjak\u00ebt, shqiptar\u00ebt dhe kroat\u00ebt. Ata manifestohen p\u00ebrmes shkrimit t\u00eb parullave t\u00eb ndryshme si dhe k\u00ebndimit t\u00eb k\u00ebng\u00ebve shoviniste, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti kund\u00ebr boshnjak\u00ebve&nbsp; dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb konfesionit islam ku ve\u00e7ohet qyteti i Plevl\u00ebs. Nd\u00ebrsa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb me rastin e fest\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Sav\u00ebs n\u00eb tubimin e organizuar n\u00eb Nikshiq jan\u00eb fyer p\u00ebrseri boshnjak\u00ebt duke&nbsp; i akuzuar si \u201cturq\u201d, nga del se retorika shoviniste vazhdon t\u00eb jet\u00eb e pranishme. Nga ana tjet\u00ebr rrahja e shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria n\u00eb H.Novi, pas Vitit t\u00eb Ri pa asnj\u00eb shkas d\u00ebshmon qasjen neofashiste&nbsp; ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb&nbsp; tjet\u00ebr komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa nga kjo dukuri nuk jan\u00eb imun asa vet malazet\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebn e shohin t\u00eb rrezikuar nga politika ekspansioniste serbe, e cila mohon identitetin malazias,&nbsp; ku k\u00ebtu&nbsp; prezantohet p\u00ebrmes partive politike serbe dhe Kish\u00ebs ortodokse serbe, e cila k\u00ebtu llogaritet si filial\u00eb e pushtetit t\u00eb Serbis\u00eb. E duke ditur se politika serbe \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e asaj&nbsp; ruse, duke rrezikuar&nbsp; t\u00eb tashm\u00ebn dhe t\u00eb ardhm\u00ebn e regjionit. Ekspozimi i politik\u00ebs s\u00eb&nbsp; till\u00eb&nbsp; d\u00ebshmon se&nbsp; Mali i Zi, vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mjedis i pakonsoliduar&nbsp; shoq\u00ebror e politik&nbsp; edhe pas tri dekadave n\u00eb pluraliz\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Student\u00ebt pa njohuri elementare &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga viti 2020&nbsp; n\u00eb Mal t\u00eb Zi&nbsp; me rastin e rotacionit t\u00eb pushtetit dukurit\u00eb e neofashizmit&nbsp; jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs ditore. Dhe nuk ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe sepse&nbsp; kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb mjedis heterogjen n\u00eb aspektin nacional e t\u00eb ndar\u00eb&nbsp; politikisht, q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese edhe pas ndryshimit demokratik t\u00eb pushtetit me 30 gusht 2020. Pasi nuk kemi ndonj\u00eb hulumtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb opinionit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, me k\u00ebt\u00eb rast po cekim hulumtimin e realizuar nga OJQ\u201d<em>Qendra p\u00ebr edukim qytetar<\/em>\u201d(CGO) t\u00eb para dy vit\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna me interes p\u00ebr t\u00eb kuptuar realitetin shoq\u00ebror n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ne lidhje me dukurit\u00eb e neofashizmit n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis. K\u00ebshtu sipas t\u00eb dh\u00ebnave del se 77.5% e student\u00ebve nuk dijn\u00eb t\u00eb num\u00ebrojn\u00eb&nbsp; tre personalitete antifashiste nga Mali i Zi, vet\u00ebm 43.6% dijn\u00eb t\u00eb num\u00ebrojn\u00eb tre shtete t\u00eb l\u00ebvizj\u00ebs antifashiste, nd\u00ebrsa 23% nga ata nuk dijn\u00eb se pse festohet 13 korriku n\u00eb Mal t\u00eb Zi(!?).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pasoj\u00eb nga zhvler\u00ebsimi i arsimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e tilla&nbsp; jan\u00eb d\u00ebshmi e nivelit&nbsp; dhe zhvler\u00ebsimit t\u00eb arsimit q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb monopol i partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr tridhjet\u00eb vite, duke e trajtuar k\u00ebt\u00eb veprimtari shoq\u00ebrore pa vler\u00ebn e merituar me kuadra e drejtues partiak, t\u00eb p\u00ebrshtash\u00ebm p\u00ebr pushtetin. Dhe nga nj\u00eb pushtet i till\u00eb arsimor nuk ka ekzistuar shqet\u00ebsim se me&nbsp; \u00e7far\u00eb programesh do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb&nbsp; nx\u00ebn\u00ebsit&nbsp; dhe kush i&nbsp; inspekton ato p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar njohuri optimale p\u00ebr tu ballafaquar me t\u00eb shkauar\u00ebn jo vet\u00ebm nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Andaj, nuk duhet t\u00eb na befasojn\u00eb paraqitja e dukurive neofashiste si n\u00eb Plevle, Tivar, Berane, Hrecegnovi&nbsp; e gjetiu n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Pa dilem\u00eb k\u00ebto t\u00eb rinj\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm prodhim i mjedisit mediatik t\u00eb infektuar dhe t\u00eb sken\u00ebs politike nga vitet 90-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, por edhe t\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgemie nga koha e monizmit me pasoja shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb t\u00eb cilat nuk jan\u00eb ballafaquar me t\u00eb shkuar\u00ebn, ku Mali i Zi \u00ebsht\u00eb rast tipik i k\u00ebsaj kategorie, ekziton mund\u00ebsia e paraqitjes s\u00eb dukurive neofashiste, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb malazeze ka dominuar vet\u00ebm nj\u00eb parti e kjo \u00ebsht\u00eb DPS-i.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Si do t\u00eb p\u00ebrgjigj\u00ebshin nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb ishte me interes t\u00eb realizohej nj\u00eb hulumtim i till\u00eb edhe me nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb shkollat me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Pa pasur ndonj\u00eb paragjykim n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, dyshoj se do t\u00eb kemi ndonj\u00eb&nbsp; rezultat t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm, sepse kemi programe unike arsimore e me k\u00ebt\u00eb edhe p\u00ebrgjigj\u00ebt pothuaj do t\u00eb jen\u00eb identike.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, edhe po&nbsp; t\u00eb b\u00ebh\u00ebj hulumtimi&nbsp; p\u00ebr ngjarje nga historia e tradita shqiptare, dyshoj se do t\u00eb kishim p\u00ebrgjigje pozitive, sepse nuk kan\u00eb mund\u00ebsi&nbsp; t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla. Sepse historia nuk fillon me Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, dhe me vendosj\u00ebn e pushtetit t\u00eb komunist\u00ebve, me qasje&nbsp; ideologjike q\u00eb ishte praktik\u00eb e monizmit!<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht nga nj\u00eb qasje e till\u00eb&nbsp; vazhdojm\u00eb t\u00eb kemi edhe koncepte t\u00eb kund\u00ebrta n\u00eb mes&nbsp; shqiptar\u00ebve e malazez\u00ebve, sepse rrethimin e&nbsp;&nbsp; Shkodr\u00ebs n\u00eb Luft\u00ebn Ballkanike malazez\u00ebt e m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb&nbsp; si \u00e7lirimtare, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet ajo ishte luft\u00eb pushtuese p\u00ebr zgjerim territorial t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Andaj&nbsp; \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb em\u00ebrgjente rishkrimi&nbsp; i historis\u00eb, duke eliminuar qasjen ideologjike dhe koncept\u00ebt hegjemoniste.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb tekstet&nbsp; shkollore duhet t\u00eb m\u00ebsohet e v\u00ebrteta<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00ebse n\u00eb librat e historis\u00eb duhet m\u00ebsuar p\u00ebr koh\u00ebn me t\u00eb re n\u00eb Mal t\u00eb Zi, sidomos p\u00ebr ngjarjet e vit\u00ebve 1988 e m\u00eb pas q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb ashtuquajturin revolucion&nbsp; antiburokratik, si dhe luft\u00ebn n\u00eb Dubrovnik(1991), ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe malazezet, at\u00ebher duhet cekur udh\u00ebheq\u00ebsit e Malit t\u00eb Zi. N\u00ebse at\u00ebher ishin ne mbeshtetje t\u00eb politik\u00ebs serbomadhe, m\u00eb pas nga viti 1997, u distancuan nga ajo, por fakt\u00ebt jan\u00eb t\u00eb arkivuara. Sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ngjarje q\u00eb i kemi p\u00ebrjetuar t\u00eb gjith\u00eb si qytetar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. \u00c7\u00ebshtjet e tilla duhet t\u00eb prezantohen ashtu si\u00e7 kan\u00eb&nbsp; qen\u00eb, me t\u00eb gjith\u00eb kompleksitetin e tyre, sepse nx\u00ebn\u00ebsit duhet t\u00eb dijn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Andaj, dukurit\u00eb e neofashizmit nuk jan\u00eb befasi, sepse&nbsp; <em>\u201e\u00e7ka ke mbjellur do t\u00eb korresh\u201c<\/em>, ku pushteti malazez, ishte pjes\u00eb e t\u00eb kaluar\u00ebs jo t\u00eb lavdishme n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt. K\u00ebtu qendron problemi n\u00eb sistemin arsimor, sepse \u00ebsht\u00eb punuar pak apo aspak n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje edukimi dhe arsimimi i brezit t\u00eb ri. Sepse, n\u00ebse shkolla nuk ka b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e vet, tek ortodoks\u00ebt, ate e ka kryer KOS-i, ku&nbsp; deri sa ishte gjall\u00eb mitropoliti A.Radoviqi, m\u00eb tep\u00ebr merrej me politik\u00eb se sa m\u00eb \u00e7\u00ebshtje&nbsp; teologjike,&nbsp; andaj nuk ishte befasi mbeshtetja e tij nga qytetar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si prij\u00ebs shpirt\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Karnevali me flak\u00ebn neofashiste<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me dukurit\u00eb neofashiste&nbsp; n\u00eb Mal t\u00eb Zi, dit\u00ebve t\u00eb fundit kemi dy paraqitje tipike t\u00eb cilat kan\u00eb shqet\u00ebsuar qytetar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>E para ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rastin e ardhjes&nbsp; n\u00eb Podgoric\u00eb me 27 shkurt e M.Dodikut, kryetarit t\u00eb entitetit t\u00eb Republik\u00ebs serbe n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb&nbsp; ku \u00ebsht\u00eb pritur nga A.Mandiqi kryetar i Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Ardhja e tij ka irrituar qytetar\u00ebt e Podgoric\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt para Kuvendit protestuan me pankarta t\u00eb ndryshme&nbsp; ku ve\u00e7ohej ajo \u201cfashistet\u201d, qe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht me dat\u00ebn e 27 shkurtit 1993, kur&nbsp; jan\u00eb rrembyer 22 qytetar\u00eb boshnjak t\u00eb cil\u00ebt me pas jan\u00eb likuiduar, nga forcat paramilitare serbe, vet\u00ebm se kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb popullit boshnjak.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe e dyta ka t\u00eb b\u00ebje me dat\u00ebn &nbsp;2 mars me rastin e nat\u00ebs p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb karnevalit&nbsp; n\u00eb Hercegnovi,ku n\u00eb fund si\u00e7 \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb u dogj kukulla. Por, k\u00ebsaj here e ve\u00e7ant\u00eb ishte se ajo ishte me figuren e shkrimtarit dhe intelektualit A.Nikollaidis,&nbsp; qe nxiti reagime n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Nj\u00eb veprim i till\u00eb nga organizatoret t\u00eb kujton&nbsp; th\u00ebnien e Heinrich Heine se <em>\u201cata qe djegin librat n\u00eb fund djegin edhe njer\u00ebzit\u201d.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb indiferent<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave aktuale shoq\u00ebrore n\u00eb Mal t\u00eb Zi, mbet\u00ebt \u00e7\u00ebshtje e hapur&nbsp; dilema&nbsp; se a mund ta luftojn\u00eb antifashizmin ata q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e ideologjis\u00eb neofashiste n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku KOS-i&nbsp; \u00ebsht\u00eb promotor i veprimeve t\u00eb tilla, pa p\u00ebrjashtuar edhe individ\u00eb&nbsp; nga partit\u00eb proserbe, nga koha e miratimit t\u00eb pluralizmit politik.<\/p>\n\n\n\n<p>Askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb i qet\u00eb dhe indiferent n\u00eb Mal t\u00eb Zi me paraqitjen e neofashizmit, sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb dukuri e cila d\u00ebshmon pasiguri tash dhe n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn. Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb menduar se nj\u00eb dukuri e till\u00eb i takon t\u00eb kaluar\u00ebs, del se jemi mashtruar, sepse dukurit\u00eb neofashiste\u00a0 n\u00eb praktik\u00eb\u00a0 na demantojn\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me konceptin e barazis\u00eb qytetare e nacionale t\u00eb nj\u00eb mjedisi multinacional dhe multikulturor. (<em>Koha Javore, Mars 2024)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kukulla e karnevalit\u00a0 akuz\u00eb kund\u00ebr\u00a0 A.Nikollaidisit Diskursi\u00a0 politik Ndon\u00ebse dukurit\u00eb e neofashizmit n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb qen\u00eb te pranishme edhe me her\u00ebt, nga viti 2020 me rastin e rotacionit t\u00eb pushtetit kjo \u00e7\u00ebshtje\u00a0 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsuese, ku me t\u00eb rrezikuar vazhdimisht kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebtaret e popullit boshnjak, shqiptar\u00eb, kroat e s\u00eb fundit edhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36795,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384],"class_list":["post-36792","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36792"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36792\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36796,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36792\/revisions\/36796"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36795"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}