{"id":36653,"date":"2024-02-26T11:24:59","date_gmt":"2024-02-26T10:24:59","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36653"},"modified":"2024-02-26T11:29:04","modified_gmt":"2024-02-26T10:29:04","slug":"arsimimi-i-shqiptareve-ne-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36653","title":{"rendered":"ARSIMIMI I SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb MAL T\u00cb ZI"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga <strong>NIK\u00cb GASHAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Arsimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ka nj\u00eb rend\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb formimin dhe kultivimin e identitetit komb\u00ebtar. Ve\u00e7enarisht p\u00ebr identitetin komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi arsimimi n\u00eb shkolla fillore dhe ato t\u00eb mesme. Sikurse \u00ebsht\u00eb e njohur, n\u00eb koh\u00ebn e Principat\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb hapura nj\u00eb num\u00ebr i shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn joamtare n\u00eb viset ku kan\u00eb jetuar shqiptar\u00ebt. Shkollat, pra, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn sllave dhe si t\u00eb tilla kan\u00eb ndikuar negativisht dhe kan\u00eb qen\u00eb faktor i asimilimit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Pas &nbsp;luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore 1945, situata do t\u00eb dryshoj\u00eb duksh\u00ebm. Sistemi i ri socialist ka hapur shkolla shqipe n\u00eb zonat e banuara me shqiptar\u00eb. Mirpo, arsimimi shqip ka qen\u00eb i varur nga rrjellat politike t\u00eb koh\u00ebs. Kur erdhi deri te mosmarr\u00ebveshja, respektivisht konflikti Tito-Stalin dhe miratimi i Rezolut\u00ebs s\u00eb Informbiros\u00eb n\u00eb vitin 1948, me &nbsp;t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebnohet udh\u00ebheq\u00ebsia jugosllave n\u00eb krye me Titon, gjoja p\u00ebr trathti ndaj politik\u00ebs t\u00eb Bashkimit sovjetik dhe blokut socialist, m\u00eb pas, Republika Popullore e Shqip\u00ebris\u00eb i nd\u00ebrpreu marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Jugosllavi dhe p\u00ebrkrahi politik\u00ebn staliniste. Mir\u00ebpo, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kjo ndikoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb negative n\u00eb raportin e udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb jugosllave&nbsp; ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavi, pra dhe tek shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00eb lidhje me at\u00eb, Mehmet Kraja, Kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjerat thekson: \u201cViti 1948 do t\u2019i jap\u00eb goditjen e par\u00eb shkoll\u00ebs shqipe, sepse nd\u00ebrprerja e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Shqip\u00ebrin\u00eb, si n\u00eb shum\u00eb plane t\u00eb tjera, do t\u2019i l\u00ebr\u00eb pezull shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi. Do t\u00eb jet\u00eb&nbsp; mesi i viteve pes\u00ebdhjet\u00eb&#8230;..kur u mbyllen shumica e shkollave shqipe dhe f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb detyrohen t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb serbisht. Mir\u00ebpo, nj\u00eb plan i till\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb dhe pas nj\u00eb viti shkollor pa asnj\u00eb rezultat, n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shkollash kthehet s\u00ebrish m\u00ebsimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Kjo periudh\u00eb, nga m\u00eb t\u00eb err\u00ebtat n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, do t\u00eb zgjas\u00eb pothuajse deri n\u00eb mesin e viteve gjasht\u00ebdhjet\u00eb, kur fillon nj\u00eb rikthim gradual i m\u00ebsimit fillor n\u00eb gjuh\u00ebn amtare\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkolla e par\u00eb e mesme me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe e serbokroate u hap n\u00eb Ulqin n\u00eb vitin 1965. Nd\u00ebrsa, me 1971, \u00e7elen dy paralele t\u00eb gjimnazit n\u00eb Tuz me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, kurse n\u00eb vitin 1975 b\u00ebhet gjimnaz i pavarur n\u00eb dy gjuh\u00ebsi: shqip dhe serbokroate. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1978 m\u00ebsimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe filloi t\u00eb zhvillohet edhe n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb Plav\u00eb. M\u00eb tutje, p\u00ebrpos hapjeve t\u00eb shkollave t\u00eb mesme n\u00eb t\u00eb cilat zhvillohej m\u00ebsimi edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u intensifikuan dhe lidhjet arsimore t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi me Kosov\u00ebn. Shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi, gjith\u00ebmon\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr&nbsp; mir\u00ebpritje dhe p\u00ebrkrahje&nbsp; t\u00eb personalitetit arsimor kosovar ndaj nx\u00ebns\u00ebve dhe student\u00ebve nga Mali i Zi. P\u00ebr \u00e7ka jam d\u00ebshmitar, si ish &#8211; nx\u00ebn\u00ebs i gjimnazit \u201cIvo Llolla Ribar\u201d, sot gjimnazi \u201cSami Frash\u00ebri\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me shp\u00ebrthimin e demostratave t\u00eb student\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb 1981, demostrata k\u00ebto p\u00ebr liri, drejt\u00ebsi, barazi t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb Kosov\u00ebs, edhe pushteti politik i Malit t\u00eb Zi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nisi nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr kundra shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi. N\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr ishin shkollat me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, respektivisht programet m\u00ebsimore t\u00eb Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe, t\u00eb Historis\u00eb dhe t\u00eb cil\u00ebsdo l\u00ebnd\u00eb m\u00ebsimore q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me kultur\u00ebn dhe artin shqip u \u201cspastruan\u201d nga p\u00ebrmbajtja&nbsp; me karakter t\u00eb identitetit komb\u00ebtar shqiptar. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr \u00e7do gj\u00eb shqiptare po akuzohej dhe sulmohej nga pozita e nj\u00eb politike nacionaliste-shoviniste.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi nx\u00ebnsit shqiptar\u00eb e ndjekin m\u00ebsimin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb 12 shkolla&nbsp; fillore, n\u00eb 4 shkolla t\u00eb mesme, prej tyre nj\u00eb gjimnaz \u00ebsht\u00eb privat n\u00eb Ulqin. Gjithashtu, pran\u00eb Universitetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, n\u00eb vitin 2004. \u00ebsht\u00eb hapur Dega e studimeve t\u00eb m\u00ebsuesis\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Podgoric\u00eb. P\u00ebrve\u00e7\u00eb, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb nga Mali i Zi p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb deg\u00eb jan\u00eb angazhuar edhe nj\u00eb num\u00ebr i pedagog\u00ebve nga Universiteti i Shkodr\u00ebs \u201cLuigj Gurakuqi\u201d. Me k\u00ebt\u00eb rast po ceki se k\u00ebrkesa e p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00ebve shqiptar\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb fakulteti t\u00eb hapet n\u00eb Ulqin apo n\u00eb Tuz, si mjedise shqiptare, mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb refuzuar nga organet shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, nj\u00eb num\u00ebr i konideruesh\u00ebm i student\u00ebve nga Mali i Zi, ndjekin studimet n\u00eb universitetet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, por dhe n\u00eb Universitetin e Malit t\u00eb Zi dhe gjetiu, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitive n\u00eb formimin e kuadrit t\u00eb ri &nbsp;profesional. Ashtu q\u00eb sot kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kuadrave t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb theksohet mb\u00ebshtetja finansiare p\u00ebr student\u00ebt shqiptar nga Mali i Zi, respektivisht e ndarjeve t\u00eb bursava studentore n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do vit akademik, nga &nbsp;diaspora shqiptare n\u00eb SHBA, sikur jan\u00eb: Fondacioni \u201cMal\u00ebsia e Madhe\u201d, Fondacioni \u201cTrojet tona\u201d, Fondacioni Lukaj, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndihma e&nbsp; tyre finansiare p\u00ebr arsimimin e lart\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb ri shqiptar nga Mali i Zi, paraqet nj\u00eb &nbsp;&nbsp;aktivitet t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm humanitar e patriotik komb\u00ebtar dhe meriton \u00e7do l\u00ebvdat\u00eb. Mir\u00ebpo, jam i m\u00ebndimit se nj\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje finansiare e meritojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt me sukses t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm duke siguruar ashtu cil\u00ebsin\u00eb profesionale. Po ashtu do t\u00eb ishte e preferueshme q\u00eb disa nga nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb dalluar shqiptar nga Mali i Zi t\u00eb vazhdoshin shkollimin n\u00eb universitetet e njohura evropiane dhe amerikane. Meqen\u00ebse, njohjet historike tregojn\u00eb se ka pas\u00eb intelektual\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb kombit shqiptar q\u00eb kan\u00eb &nbsp;studiuar n\u00eb universitete prestigjioze n\u00eb bot\u00ebn e jasht\u00ebme. P\u00ebr shembull: Eqrem \u00c7abej( Austri), At Gjergj Fishta(Bosnje), Aleks Buda ( Itali, Austri), Mahir Domi(Franc\u00eb), Ndre Mjeda( Spanje, Itali, Poloni, Kroaci), Mirash Ivanaj( Itali), Gjelosh Gjokaj( Beograd, Rom\u00eb, Gjermani), Ruxhdi Ushaku (Sarajev\u00eb, Beograd, Paris). Gjithashtu, po theksojm\u00eb, se Ismail Kadare ka qen\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb p\u00ebr studime p\u00ebr dy vjet n\u00eb Institutin e Let\u00ebrsis\u00eb Bot\u00ebrore \u201cMaksim Gorki\u201d(1958-1960). Nd\u00ebrsa, Presidenti historik i Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugova ka q\u00ebndrua gjat\u00eb nj\u00eb viti akademik(1976-77) n\u00eb Paris, ku ndoqi interesimet e veta shkencore n\u00eb studimin e let\u00ebrsis\u00eb, me p\u00ebrqendim n\u00eb teorin\u00eb letrare. Natyrisht, se ata, por dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb t\u00eb madh kultur\u00ebs dhe shkenc\u00ebs shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Si &#8211; ish m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb gjimnazin e Tuzit pata rastin t\u00eb bindem se n\u00eb mesin e nx\u00ebns\u00ebve shqiptar ka mjaft\u00eb t\u00eb shquar dhe t\u00eb talentuar, t\u00eb cil\u00ebt e d\u00ebshmuan vehten, meqen\u00ebse, pas kryerjes s\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, nj\u00eb num\u00ebr i konsenderuesh\u00ebm i tyre arrijt\u00ebn t\u00eb kryej\u00ebn fakultete t\u00eb ndryshme n\u00eb universitete t\u00eb ndryshme: Mal t\u00eb Zi, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb rajon. &nbsp;Andaj, ajo \u00e7ka &nbsp;&nbsp;\u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitive, qendron n\u00eb faktin, se arsimimi i rinis\u00eb shqiptare tek ne, po&nbsp; zhvillohet n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e shkollimit dhe t\u00eb specializimeve t\u00eb ndryshme duke fituar dhe tituj m\u00eb t\u00eb lart\u00eb akademik: magjistra dhe doktora t\u00eb shkencave, \u00e7ka paraqet nj\u00eb potencial t\u00eb mir\u00eb kuadrovik. Duhet t\u00eb besohet se nj\u00eb trend i till\u00eb pozitiv n\u00eb arsimimin e rinis\u00eb shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi do t\u00eb vazhdoj dhe n\u00eb t\u00eb ardh\u00ebmen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga NIK\u00cb GASHAJ Arsimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ka nj\u00eb rend\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb formimin dhe kultivimin e identitetit komb\u00ebtar. Ve\u00e7enarisht p\u00ebr identitetin komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi arsimimi n\u00eb shkolla fillore dhe ato t\u00eb mesme. Sikurse \u00ebsht\u00eb e njohur, n\u00eb koh\u00ebn e Principat\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb hapura [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-36653","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36653","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36653"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36653\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36656,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36653\/revisions\/36656"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}