{"id":36635,"date":"2024-02-05T09:06:31","date_gmt":"2024-02-05T08:06:31","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36635"},"modified":"2024-02-26T09:20:30","modified_gmt":"2024-02-26T08:20:30","slug":"kullat-e-malesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36635","title":{"rendered":"Kullat e Mal\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"480\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Kulla-martin-frangut.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Kulla-martin-frangut.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Kulla-martin-frangut-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Hoti ka qen\u00eb gjithmon\u00eb krenaria e Mal\u00ebsis\u00eb. I pari nd\u00ebr t\u00eb par\u00eb, n\u00eb Kuvende, n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr atdhe e liri, n\u00eb virtyte e tradita.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgatiti: Prof. Gjon Frani Ivezaj<\/p>\n\n\n\n<p>I pari i Hotit, Keq Preka thuhet se u vendos n\u00eb katundin m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, n\u00eb Lugun e Stares, i detyruar nga konfliktet me sllav\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Rr\u00ebnj\u00ebt e k\u00ebtij fisi jan\u00eb t\u00eb thella n\u00eb histori, por zhvendosja, shkat\u00ebrrimet nga armiqt\u00eb tan\u00eb shekullor\u00eb, rr\u00ebnimi i koh\u00ebs, e mungesa e burimeve t\u00eb shkruara e regjistrimeve zyrtare e l\u00ebn\u00eb deridiku n\u00eb hije k\u00ebt\u00eb histori. Megjithat\u00eb disa gjetje jan\u00eb sh\u00ebnuar. Aty ku mendohet se kan\u00eb qen\u00eb themelet e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb Hotit.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe sot gjenden t\u00eb skalitura n\u00eb shekuj, n\u00eb muret e vjetra t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, Ylli i Davidit, Kryqi i Krishtit dhe shum\u00eb figura emblematike t\u00eb tjera, simbole q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e thella n\u00eb histori dhe prejardhjen nga koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb lashta.<\/p>\n\n\n\n<p>Si pak kush \u00ebsht\u00eb shquar n\u00eb shekuj, n\u00eb Hot, Kulla e Martin Frangut i Vllaznis\u00eb Jun\u00e7aj. Mendohet se nga kjo \u00ebsht\u00eb dera ose oxhaku m\u00eb i vjet\u00ebr i fiseve t\u00eb Hotit.<\/p>\n\n\n\n<p>Breznit\u00eb vijojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sipas gojdhanave t\u00eb kaluara me besnik\u00ebri e krenari nga brezi n\u00eb brez: Preka, Kola, Toma, Nika, Shaba, Gjeka, Martini, Frangu, Martini, Nika, Pepa, \u00c7eka, Jun\u00e7i, Gega, Lazri, Keqi, Preka<\/p>\n\n\n\n<p>Prej k\u00ebsaj kulle kan\u00eb dal\u00eb djem e trima agan\u00eb, luft\u00ebtar\u00eb e trima, q\u00eb i ka njoft\u00eb Mal\u00ebsori e Mal\u00ebsia por edhe trojet shqiptare. Do t\u2019i p\u00ebrshkruajm\u00eb k\u00ebtu disa prej tyre, b\u00ebmat dhe historit\u00eb q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas.<\/p>\n\n\n\n<p>Trimi Martin Frangu i Vllaznis\u00eb Jun\u00e7aj \u2013 kishte kat\u00ebr djem: Luka, Vata, Smajli dhe Gjeka. Kat\u00ebr djem sokola, luft\u00ebtar\u00eb e trima, si zana q\u00eb luftonin p\u00ebr liri e p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e trojeve shqiptare kund\u00ebr ushtris\u00eb osmane dhe serbomalazeze e \u00e7do pushtuesi q\u00eb do t\u00eb guxonte t\u00eb ngjitej atyre brigjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Vojvod\u00eb e Hotit, monument i q\u00ebndres\u00ebs e virtyteve mbar\u00ebshqiptare<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, v\u00ebllai i Martin Frangut ishte trimi i mir\u00ebnjohur n\u00eb trevat shqiptare \u2013 Vuk Frangaj luft\u00ebtar i mir\u00ebnjohur n\u00eb Mal\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb burra e trima mal\u00ebsor\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb harruar tashm\u00eb, por p\u00ebr disa goj\u00ebdhanat dhe legjendat jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me sukses nga brezi n\u00eb brez deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Shum\u00eb b\u00ebma historike kan\u00eb frym\u00ebzuar brezat me plot mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb dashur t\u2019u ngjajn\u00eb trimave t\u00eb historive.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr disa t\u00eb tjer\u00eb gjenden histori t\u00eb shkruara nga personazhe t\u00eb koh\u00ebs. Thell\u00eb n\u00eb histori, shekuj m\u00eb par\u00eb, kur mungonte fjala e shkruar, disa murgj\u00ebr kan\u00eb qen\u00eb i vetmi burim q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb studimet shkencore.<\/p>\n\n\n\n<p>Jemi me fat q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kemi n\u00eb duart tona vepr\u00ebn e vyer t\u00eb At Zef Pllumit, \u201cHistori kurr\u00eb e shkrueme:.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga kapitujt e lirbit \u00ebsht\u00eb, \u201cFrati i Pashallar\u00ebve Bushatli t\u00eb Shkodr\u00ebs\u201d, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kujtime personale t\u00eb murgut fran\u00e7eskan, At Erasmo Balneo (1756-1788).<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ka jetuar n\u00eb fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb, n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 18 duke na ruajtur nga ajo koh\u00eb kronika t\u00eb \u00e7muara q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb historin\u00eb. \u00cbsht\u00eb nga k\u00ebto faqe q\u00eb rizbulojm\u00eb Martin Frangun e Vuk Frangun.<\/p>\n\n\n\n<p>At Erasmo Balneoja na jep nj\u00eb ide se si p\u00ebrgatiteshin murgjit n\u00eb Vatikan p\u00ebrpara se t\u00eb vendoseshin n\u00eb terrenin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb shqiptare e t\u00eb Mirdit\u00ebs, zona t\u00eb rralla ku pavar\u00ebsisht prej pushtimit turk t\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Ballkanit, kishte zona t\u00eb lira, ku shqiptar\u00ebt praktikonin pa frik\u00eb fen\u00eb e tyre katolike, ku jetonin t\u00eb pavarur e autonom\u00eb, ku k\u00ebmba e turkut nuk guxonte t\u00eb shkelte e sulltani b\u00ebnte marr\u00ebveshje t\u00eb detyruara duke ua njohur sovranitetin prij\u00ebsve lokal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Murgjve t\u00eb rinj fran\u00e7eskan\u00eb u m\u00ebsohej gjuha shqipe si dhe mjek\u00ebsi. Murgj e njer\u00ebz q\u00eb kishin jetuar dikur n\u00eb malet shqiptare u tregonin nga jeta e tyre p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrgatitur p\u00ebr detyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi qendroi n\u00eb disa zona t\u00eb ndryshme shqiptare, At Balneo u vendos n\u00eb Hot, n\u00eb nj\u00eb vendbanim q\u00eb njihej si \u201cBrigje\u201d. Pak m\u00eb von\u00eb shkruan ai ndodhej Kushja, q\u00eb ishte katundi i Bajraktarit.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpejt \u00ebsht\u00eb njohur me zakonet dhe ligjin e vendit, me t\u00eb famshmin Kanun t\u00eb Maleve apo t\u00eb Lek\u00ebs. \u201cNj\u00eb ligj i pashkruar, por i rr\u00ebnjosur n\u00eb \u00e7do zem\u00ebr shqiptari\u201d, shkruan ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebshillat q\u00eb i jep Pat\u00ebr Prefekti \u00ebsht\u00eb edhe: \u201cMos gabo me vu n\u00eb goj\u00eb nderin, e trim\u00ebrin\u00eb e shqiptarit, sepse k\u00ebtu nuk t\u00eb falin\u201d. P\u00ebr njer\u00ebzit aty i ka th\u00ebn\u00eb \u201csi t\u2019i nderojsh, kan\u00eb me t\u00eb nderue\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>At Erasmo Balneo habitet me kushtet tmerrshme t\u00eb varf\u00ebris\u00eb, me sht\u00ebpi \u201cme t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fran\u00e7eskane\u201d thot\u00eb ai p\u00ebr urdh\u00ebrin e tij t\u00eb besimit, q\u00eb sheh te virtytin t\u00eb lidhur me varf\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Bujaria e mikpritja e mal\u00ebsorit \u00ebsht\u00eb shenja e par\u00eb e jet\u00ebs q\u00eb pa n\u00eb ato brigje. \u00c7do familje solli di\u00e7ka p\u00ebr fqinjin e ri. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e ftuan n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb bujtur. \u201cP\u00ebr mua kjo popull i dashtun\u201d, shkruan ai n\u00eb sh\u00ebnimet e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Mes t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb shkruan p\u00ebr t\u2019ia uruar mir\u00ebseardhjen i kishte l\u00ebn\u00eb mbresa nj\u00eb burr\u00eb i madh e i pash\u00ebm. Ai i foli p\u00ebr rreziqet e udh\u00ebtimit t\u00eb larg\u00ebt, pa mbrojtje. \u201cJemi n\u00ebn turkun, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i eg\u00ebr dhe i pabes\u00eb, prandaj t\u00eb k\u00ebshilloj q\u00eb kur t\u00eb duash t\u00eb udh\u00ebtosh p\u00ebr pun\u00ebt e tua, mos shko vet\u00ebm kurr\u00eb. Jam gati t\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell kudo ku d\u00ebshiron\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai iu prezantua dhe i tha se quhej Vuk\u00eb dhe i dha bes\u00ebn se do ta ruante me jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kaq shum\u00eb u impresionua murgu fran\u00e7eskan sa e nga pamja e krahasoi Vuk\u00ebn me vet\u00eb Sk\u00ebnderbeun. \u201cAs Sk\u00ebnderbeu nuk do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb i fort\u00eb\u201d, shkruan ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Pyeti m\u00eb pas se kush ishte ky njeri. B\u00ebhej fjal\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr Vuk\u00eb Frangun ton\u00eb, v\u00ebllain e Martin Frangut. Dhe k\u00ebdo q\u00eb pyeti i foli mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb si burri m\u00eb i fort\u00eb dhe m\u00eb i ndersh\u00ebm i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>At Erasmo Balneo vendos q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb me t\u00eb dhe e njofton se do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar mesh\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, aty ku familjet katolike nuk mund t\u00eb praktikojn\u00eb fen\u00eb e tyre n\u00eb publik. Me k\u00ebt\u00eb rast e pyet se \u00e7far\u00eb shp\u00ebrblimi k\u00ebrkon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim mbrojtje e shoq\u00ebrimi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u2026vet\u00ebm buk\u00eb e djath\u00eb\u201d nga familjet ku do t\u00eb shkojm\u00eb, p\u00ebrgjigjet me fisnik\u00ebri Vuk\u00eb Frangu. \u201cShp\u00ebrblim tjet\u00ebr nuk k\u00ebrkoj se dua ta b\u00ebj p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb Zotit dhe tejet\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu filluan vizitat e shumta t\u00eb priftit fran\u00e7eskan te familjet e n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb cilat kishin mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb siguruar udh\u00ebtimet dhe lidhjet me njer\u00ebzit e fes\u00eb, n\u00eb luft\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb besimin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNa prisnin me dashuri e bujari, Vuk\u00ebn nuk e ndanin nga un\u00eb. Ai u b\u00eb i njohur nga t\u00eb gjith\u00eb\u201d, shkruan At Erasmo Balneo.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai vet\u00eb ishte plot mbersa nga Vuk\u00eb Frangu. Ndon\u00ebse nuk dinte shkrim e k\u00ebndim, mal\u00ebsori i fuqish\u00ebm kishte nj\u00eb sjellje fisnik\u00ebsh t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si askush tjet\u00ebr. \u201cNe italian\u00ebt themi se rrjedh nga \u2018una famiglia nobile\u2019\u201d, shkruan ai n\u00eb kujtimet duke theksuar prejardhjen fisnike t\u00eb mikut t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Kronikat e klerikut q\u00eb duhet t\u2019u p\u00ebrkasin viteve viteve 1770 e lart jan\u00eb shum\u00eb interesante p\u00ebr t\u2019u lexuar, me ngjarje kurioze e p\u00ebrshkrime t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb atyre viteve, personazheve t\u00eb njohur dhe mendimeve e opinioneve personale. Vuk\u00eb Martini \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb aty p\u00ebrkrah dhe kudo q\u00eb shkon g\u00ebzon edhe ai respekt si edhe Ati. Ky respekt nuk ndalet vet\u00ebm te katolik\u00ebt. Shqiptar\u00eb mysliman\u00eb ku bujtin apo i lidh rast\u00ebsia fitojn\u00eb shum\u00eb respekt p\u00ebr Vuk\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast kur jan\u00eb t\u00eb thirrur p\u00ebr ndihm\u00eb nga Mehmet beg Bushatlliu, nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr, ai duket se sapo ka par\u00eb Vuk\u00ebn \u00ebsht\u00eb habitur nga pamja e tij e fuqishme.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE kyqri me nj\u00eb habi t\u00eb madhe fort\u201d, shkuan fran\u00e7eskani. Madje ndon\u00ebse ishin aty p\u00ebr shkak se kishte thirrur priftin p\u00ebr ndihm\u00eb, ishte Vuk\u00ebs q\u00eb Mehmet begu i kishte folur s\u00eb pari:<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 O burr\u00eb azgan, prej kah t\u00eb kemi?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 Jam Vuk\u00eb Frangu, vojvod\u00eb i Hotit dhe tue ken\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira i kam dal\u00eb p\u00ebr zot me e ruejt\u00eb jet\u00ebn e fratit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>-T\u00eb lumt\u00eb, o burr\u00eb i maleve, sepse k\u00ebshtu zbardhet faqja e shqiptar\u00ebve!<\/p>\n\n\n\n<p>Ky lavd\u00ebrim nga Mehmet beg Bushatliu p\u00ebr mal\u00ebsorin katolik trim e zem\u00ebrbardh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e madhe e koh\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, prifti fran\u00e7eskan v\u00eb re se Mehmet aga po kuvendon me Vuk\u00eb Frangun, si dy t\u00eb barabart\u00eb. Dhe e shpjegon, \u201cVuka, megjith\u00ebse pashkoll\u00eb, kishte zgjuet\u00ebsin\u00eb e karakterin e mal\u00ebsorit shqiptar: shum\u00eb i matun, i urt\u00eb, syxix\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb d\u00ebshmie historike q\u00eb plot\u00ebson figur\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb k\u00ebtij trimi t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo histori \u00ebsht\u00eb e mbushur me shembuj t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrfetar mes mysliman\u00ebve dhe katolik\u00eb shqiptar\u00eb. N\u00eb nj\u00eb rast, Mehmet begu i lutet fratit q\u00eb ta lejoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb si ndihm\u00ebs t\u00eb tij Vuk\u00eb Frangun. Megjith\u00ebse Bushatlliu i fuqish\u00ebm ka shum\u00eb ushtar\u00eb ai \u00ebsht\u00eb mrekulluar nga forca dhe karakteri i mal\u00ebsorit nga Hoti.<\/p>\n\n\n\n<p>Frati i thot\u00eb se duhet t\u00eb bisedoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me Vuk\u00ebn si ai \u00ebsht\u00eb njeri i lir\u00eb. Bushatlliu madje mund t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt e Hotit me vete n\u00ebse pranojn\u00eb por At Erasmo Balneo ia v\u00eb nj\u00eb kusht gjith\u00ebsesi. T\u00eb mos t\u2019i shtr\u00ebngoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb fen\u00eb. Ata jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb varf\u00ebr por krenar\u00eb dhe vet\u00ebm shpirtin kan\u00eb, i thot\u00eb i.<\/p>\n\n\n\n<p>Description automatically generatedAt\u00ebhere Mehmet beg Bushatlliu i Shkodr\u00ebs betohet n\u00eb sy t\u00eb Vuk\u00eb Frangut, betohet n\u00eb em\u00ebt t\u00eb Allahut e t\u00eb Krishtit, se do t\u2019ia siguroj\u00eb lirin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve p\u00ebr pun\u00eb e fes\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me mysliman\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto biseda me fratin dhe Vuk\u00eb Frangun ia hap\u00ebn syt\u00eb Bushatlliut t\u00eb Shkodr\u00ebs q\u00eb si thot\u00eb kronikani i botuar nga At Zef Pllumi, e tha nj\u00eb fjal\u00eb historike, \u201cfati i Shkodr\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e Maleve\u201d, duke njohur e pranuar rolin historik t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr lirin\u00eb e trojeve shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Vuk\u00eb Frangu, me modestin\u00eb e tij, me thjesht\u00ebsin\u00eb e karakterit, kishte hapur dyert p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim nga qyteti n\u00eb fshat e mal, mes shqiptar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha feve e krahinave.<\/p>\n\n\n\n<p>At Erasmo Balneo, nga Italia, e thot\u00eb hapur n\u00eb kujtimet e tij, \u201cKur u ndava me Vuk\u00ebn, kjava si f\u00ebmij\u00eb, ai m\u00eb kje gjithmon\u00eb si vlla i mir\u00eb\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb, Mehmet aga q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebnime \u00ebsht\u00eb Mehmet Pash\u00eb Bushatlliu, themelues i dinastis\u00eb s\u00eb Bushatllijve t\u00eb Shkodr\u00ebs, nj\u00eb nga p\u00ebrpjekjet e para t\u00eb vet\u00ebvendosjes shqiptare. Kjo dinasti qeverisi Shkodr\u00ebn e pastaj mbar\u00eb krahinat p\u00ebr 75 vjet me radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vuk\u00eb Frangu luajti rol ky\u00e7 me trim\u00ebrin\u00eb e tij duke zmbrapsur me sukses pushtuesin turk, deri sa ra d\u00ebshmor n\u00eb Rozafatin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Me r\u00ebnien e pashall\u00ebqeve t\u00eb m\u00ebdha shqiptare mbarojn\u00eb \u00ebndrrat p\u00ebr autonomi dhe gjys\u00ebmsovraniteti n\u00ebn perandorin\u00eb otomane, fillojn\u00eb grabitja e trojeve shqiptare dhe hapet rruga e Rilindjes Komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga kronikat e murgut italian te vargjet e Fisht\u00ebs s\u00eb madh<\/p>\n\n\n\n<p>Trimat nga dera e Martin Frangut, nga Hoti, e nga Mal\u00ebsia jan\u00eb kudo n\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, megjith\u00ebse jo p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb mbetur sh\u00ebnime kaq t\u00eb holl\u00ebsishme si k\u00ebto p\u00ebr Vuk\u00eb Frangun.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr trim mbi trimat q\u00eb e gjejm\u00eb n\u00eb faqe t\u00eb shkruara e jo vet\u00ebm n\u00eb gojdhana, nga kjo der\u00eb \u00ebsht\u00eb Col Smajli, i nipi i Martrin Frangut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb burr\u00eb ka shkruar edhe At Gjergj Frishta. Poeti komb\u00ebtar ka vler\u00ebsuar lart nderin, trim\u00ebrinj\u00eb dhe heroizmin e pashoq t\u00eb Col Smajlit. Kushdo mund t\u2019i lexoj\u00eb sot vargjet nga vepra e tij madhore, \u201cLahuta e Mal\u00ebsis\u00eb\u201d (faqe 163) ku p\u00ebrjet\u00ebsohet figura e Col Smajlit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nip prej fisit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Pelajve t\u00eb Kastratit t\u00eb Mo\u00e7\u00ebm dhe u rrit i frym\u00ebzuar nga historit\u00eb e tyre. Luftoi pa iu trembur syri dhe dha jet\u00ebn n\u00eb Ura e Rzhanices.<\/p>\n\n\n\n<p>U mblodh\u00ebn trimat q\u00eb e njihnin e ia dinin trim\u00ebrit\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar te n\u00ebna e tij e p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb se djali i saj ishte vrar\u00eb duke u p\u00ebrleshur trim\u00ebrisht me shpata e me tagana kund\u00ebr ushtris\u00eb malazeze n\u00eb 1880, bashk\u00eb me mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr trojet shqiptare n\u00eb Mal\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebna e Colit, kjo n\u00ebn\u00eb fisnike e bujare u foli trimave mal\u00ebsor\u00eb: \u201cO vllaznit e mi, kjoft\u00eb p\u00ebr haj\u00ebr gjaku i derdhun i djalit tim. Kjoft gjak p\u00ebr liri e p\u00ebr flamur. Vllaznit e mi, nuk po m\u00eb dhimet djali se dha jet\u00ebn p\u00ebr trojet e t\u00eb par\u00ebve, p\u00ebr nan\u00ebn Shqip\u00ebri. Por po m\u00eb dhimet trupi i tijna se kan\u00eb me e marr\u00eb shkijet e kan\u00eb me e cop\u00ebtue e kan\u00eb me e humb e me e tret\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00ebhere, trimat e Hotit brof\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe brit\u00ebn: \u201cO nan\u00eb kreshnike! Po ta napim Bes\u00ebn e Zotit, nuk do t\u2019i lejojm\u00eb shkijet e Malit t\u00eb Zi me e cop\u00ebtue trupin e Colit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00eb d\u00ebgjuar k\u00ebto fjal\u00eb, n\u00ebna fisnike u ngrit dhe me duart drejt qiellit tha: \u201cGjaku i djalit tim qoft\u00eb gjaku i liris\u00eb, i flamurit dhe i bashkimit t\u00eb trojeve shqiptare!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>U l\u00ebshuan pra shqiptar\u00ebt e nuk u ndal\u00ebn p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund amanitin q\u00eb i dhan\u00eb nan\u00ebs s\u00eb Colit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve do t\u00eb mb\u00ebhet mend emri i tij nga vargjet e pavdekshme t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n<p>Pra mos kj\u00e1j, moj n\u00e2na e Colit,<\/p>\n\n\n\n<p>Pse t\u2019 mbet djali, aj far\u00eb sokolit,<\/p>\n\n\n\n<p>Pse t\u2019 mbet djali tue luftue!<\/p>\n\n\n\n<p>Aj n\u2019 p\u00fbn\u00eb t\u2019 lig\u00eb nuk t\u2019 pat qillue,<\/p>\n\n\n\n<p>Por qilloi me trima rrf\u00e9<\/p>\n\n\n\n<p>Tue luftue per Atme e F\u00e9:<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk k\u00e1 dekun por k\u00e1 l\u00e9!<\/p>\n\n\n\n<p>Jo se, pak pa dh\u00e2nun jeten,<\/p>\n\n\n\n<p>Coli mir\u00eb na pagoi veten:<\/p>\n\n\n\n<p>Vrau dy shkj\u00e9, dy djelm si Z\u00e2na,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u2019 vesh\u00eb e t\u2019 mbath\u00eb si kapid\u00e2na:<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00e2ni Krista e tjetri Rista.<\/p>\n\n\n\n<p>Trima q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebtimin e shok\u00ebve dhe lirin\u00eb e atdheut<\/p>\n\n\n\n<p>Prej k\u00ebsaj dere lindi trimi i Hotit Gjon Nik Shabi Frangu me t\u00eb v\u00ebllain\u00eb Prek Nik Shab Frangu.<\/p>\n\n\n\n<p>Me fillimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, Gjon Nik Shabi me v\u00ebllain e tij u bashkuan me shum\u00eb trima t\u00eb Hotit dhe luftuan me trim\u00ebri p\u00ebr t\u00eb mbrojtur trojet shqiptare nga gjakpir\u00ebsit shekullor\u00eb serbomalazez\u00eb af\u00ebr Podgorices.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai luftoi si luan p\u00ebr trojet tona, duke u shquar mes hotjan\u00ebve dhe mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Shum\u00eb prej tyre dhan\u00eb jet\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e nderit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte nj\u00eb luft\u00eb e pabarabart\u00eb. Luftuan deri n\u00eb fishekun e fundit, por n\u00eb mbi 40 trima p\u00ebrfshi edhe Gjon Nik Shabin me t\u00eb v\u00ebllain, Prek Nik Shabin u mor\u00ebn si rob\u00ebr lufte e u d\u00ebrguan nga ushtria e krajlit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb burgjet e thella malazeze. Aty vuajt\u00ebn n\u00eb tortura nga m\u00eb \u00e7njer\u00ebzoret.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb m\u00ebngjez, trimi Gjon Nik Shabi u b\u00ebri nj\u00eb lutjke 40 mal\u00ebsor\u00ebve dhe v\u00ebllait t\u00eb tij: \u201cVllaznit e mi, ju po e shihni me syt\u00eb tuaj vuejtjet dhe torturat q\u00eb po bajn\u00eb me ne tue na rrah me shkop, tue na torturue, tue na djeg me gjarme\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Malazez\u00ebt nuk njihnin as ligj nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb trajtimit t\u00eb rob\u00ebrve e as virtyt njer\u00ebzor.<\/p>\n\n\n\n<p>Trim inga Hoti u thot\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij se kjo situat\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdonte. E vetmja rrug\u00eb mbetej thyerja e burgut. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e fundit p\u00ebr dinjitet dhe liri. P\u00ebr jet\u00eb a vdekje.<\/p>\n\n\n\n<p>Trimat e pranuan t\u00eb gjith\u00eb propozimin.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte nj\u00eb nat\u00eb e ftoht\u00eb dhe binte shum\u00eb shi. Mal\u00ebsor\u00ebt me guxim thyen rrethimin dhe v\u00ebrshuan drejt liris\u00eb. Mir\u00ebpo, malazez\u00ebt d\u00ebrguan p\u00ebrforcime. Plani mund t\u00eb d\u00ebshtonte. At\u00ebhere, Gjon Nik Shabi me disa shok\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb qendrojn\u00eb n\u00eb fund, p\u00ebr t\u00eb penguar rojet t\u00eb ndalonin shp\u00ebtimin e shok\u00ebve. V\u00ebllai i tij, Prek Nik Shabi arrin t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb, ashtu si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por n\u00eb fund Gjoni nuk arrin t\u00eb dal\u00eb. Ai u flijua bashk\u00eb me disa shok\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Malazez\u00ebt e t\u00ebrbuar nga ikja e shqiptar\u00ebve drejt liris\u00eb, nuk kursyen dhun\u00ebn m\u00eb mizore mbi Gjon Nik Shabin dhe trimat q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb bllok p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar shp\u00ebtimin e shok\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Torturat q\u00eb vijuan mbi ta ua mor\u00ebn jet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjon Nik Shabi flijoi jet\u00ebn e tij p\u00ebr komb\u00ebsi e trojet shqiptare. Ai u dha mund\u00ebsi shok\u00ebve q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb rrug\u00ebn e luft\u00ebs p\u00ebr liri.<\/p>\n\n\n\n<p>Kreshnik\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, simbol trim\u00ebrie e virtytesh t\u00eb larta<\/p>\n\n\n\n<p>Prej k\u00ebsaj dere pra kan\u00eb dal\u00eb sa e sa burra q\u00eb i njohu e i nderoi Mal\u00ebsia, Shkodra, e mbar\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa luft\u00ebtar\u00eb e prij\u00ebs t\u00eb shquar nga kjo der\u00eb p\u00ebrshkruhen si vijon. P\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs dhe hap\u00ebsir\u00ebs por edhe p\u00ebr munges\u00eb burimeve t\u00eb d\u00ebmtuara nga armiqt\u00eb tan\u00eb shekullo\u00eb, p\u00ebrshkrimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurtra, por roli i tyre n\u00eb historin\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb dhe kombit shqiptar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb prej tyre ishte trimi i maleve Mark Gjek Martin Frangu, luft\u00ebtar i mir\u00ebnjohur n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe. Ai luftoi heroikisht kund\u00ebr ushtris\u00eb osmane-turke n\u00eb Kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs. Aty ra d\u00ebshmor e gjaku i tij vaditi me shpirt lirie Rozafatin e famsh\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs. G\u00ebzoi respektin e bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij e emri nuk do t\u2019i harrohet.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb trim i k\u00ebsaj dere ishte edhe Mark Dosh Frangu. Ishte nj\u00eb patriot i flakt\u00eb p\u00ebtr \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare. Shum\u00eb shpejt dalloi rrezikun q\u00eb i sillte kombit dhe kultur\u00ebs shqiptare ideologjia komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>I b\u00ebri q\u00ebndres\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs duke u shquar si nj\u00eb nga antikomunist\u00ebt m\u00eb t\u00eb vendosur. P\u00ebrball\u00eb rrezikut historik q\u00eb po vinte ai rroku arm\u00ebt dhe luftoi komunist\u00ebt n\u00eb Luft\u00ebn e Postrib\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr qendrimet e tij, p\u00ebr virtytet e larta, Mak Dosh Frangun e donte dhe e nderonte Hoti dhe e gjith\u00eb Mal\u00ebsia.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ishte nj\u00eb burr\u00eb i men\u00e7ur, i urt\u00eb, trim e besnik. P\u00ebr k\u00ebto virtyte e p\u00ebr autoritetin e p\u00ebrvoj\u00ebn e tij, Mark Dosh Frangu ishte Kryeplaku i Vllaz\u00ebris\u00eb dhe i Hotit. Nga kjo pozit\u00eb, ai ka pajtuar gjaqet e u ka dh\u00ebn\u00eb fund hakmarrjeve mes mal\u00ebsor\u00ebve, ka mbyllur konflikte p\u00ebr tok\u00eb, p\u00ebr bag\u00ebti, e t\u00eb natyrave t\u00eb tjera. P\u00ebr fjal\u00ebn e tij t\u00eb urt\u00eb e nderonin dhe e k\u00ebrkonte e mbar\u00eb Mal\u00ebsia.<\/p>\n\n\n\n<p>Regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs nuk mund t\u00eb pranonte nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb till\u00eb me autoritet q\u00eb mbronte virtytet historike t\u00eb mal\u00ebsorit. N\u00eb kushtet e diktatur\u00ebs s\u00eb re, u detyrua t\u00eb kaloj\u00eb kufirin p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe q\u00eb shtrihet n\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe aty e prit\u00ebn me nderim e g\u00ebzonte respekt nga mal\u00ebsor\u00ebt kudo q\u00eb jetonin.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr q\u00eb ka dal\u00eb nga kjo der\u00eb ka qen\u00eb Tom Nika, v\u00ebllai i Gjon Nik\u00ebs. Nj\u00eb burr\u00eb i mir\u00ebnjohur n\u00eb Hot e n\u00eb Mal\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Austro-Hungaria e njohu si Kryeplakun e vendit, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb shquar anti-sllave, dhe q\u00ebndres\u00ebn e vendosur kund\u00ebr serbo-malazez\u00ebve. Ai ishte nj\u00eb patriot i pashoq, q\u00eb nuk pranonte asnj\u00eb kompromis me integritetin e trojeve shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Si k\u00ebta ka pasur edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Burra t\u00eb fjal\u00ebs, t\u00eb bes\u00ebs e t\u00eb bujaris\u00eb. Trima n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs e njer\u00ebz t\u00eb tradit\u00ebs e t\u00eb respektuar n\u00eb katund e n\u00eb mbar\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Koha ka kaluar dhe ka l\u00ebn\u00eb plag\u00ebt e saj, disa prej syresh t\u00eb pash\u00ebrueshme. Aty kur dikur vlonte jeta tani ka heshtje dhe zbraz\u00ebti. Njer\u00ebzit kan\u00eb emigruar n\u00eb mas\u00eb, nga nj\u00eb epok\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn. S\u00eb fundi, p\u00ebr arsye t\u00eb krizave ekonomike dhe munges\u00ebs s\u00eb mjeteve t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb prej pasardh\u00ebsve emirguan n\u00eb shtetet e Europ\u00ebs, si n\u00eb Itali, Angli e vende t\u00eb thera. Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb gjenden n\u00eb Shtetet e Bashkuara ku jetojn\u00eb familje e kush\u00ebrinj t\u00eb mir\u00ebnjohur, q\u00eb ruajn\u00eb virtytet e larta t\u00eb mal\u00ebsorit p\u00ebr nderin, fisnik\u00ebrin\u00eb e burr\u00ebrin\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt i kan\u00eb shkolluar n\u00eb fakultete e universitete m\u00eb t\u00eb mira amerikane, por i kan\u00eb edukuar edhe me traditat dhe virtytet e mal\u00ebsorit dhe shqiptarit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dera e Martin Frangut vazhdon t\u00eb nxjerr\u00eb histori suksesi q\u00eb do t\u00eb nderonin \u00e7do shoq\u00ebri e \u00e7do komb. Tani t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, legjendat e historit\u00eb shekullore jetojn\u00eb bashk\u00eb me ta.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Tem\u00eb nga projekti \u201c<\/em><\/strong>\u201c<strong><em>\u201cShkruaj, lexo dhe fol, p\u00ebr ta ruajtur gjuh\u00ebn shqipe\u201d \u2013&nbsp; Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe diaspor\u00eb p\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit 2023<\/em><\/strong>\u201c<strong><em>\u201d, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong>&nbsp;<strong><em>P\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e Fondit p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hoti ka qen\u00eb gjithmon\u00eb krenaria e Mal\u00ebsis\u00eb. I pari nd\u00ebr t\u00eb par\u00eb, n\u00eb Kuvende, n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr atdhe e liri, n\u00eb virtyte e tradita. P\u00ebrgatiti: Prof. Gjon Frani Ivezaj I pari i Hotit, Keq Preka thuhet se u vendos n\u00eb katundin m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, n\u00eb Lugun e Stares, i detyruar nga konfliktet me sllav\u00eb. Rr\u00ebnj\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34258,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,12],"tags":[],"class_list":["post-36635","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36635"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36635\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36638,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36635\/revisions\/36638"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34258"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}