Duke par\u00eb me kujdes globe e harta t\u00eb dimensioneve t\u00eb ndryshme, syt\u00eb m\u00eb shkuan tek qyteti Olcinium dhe qyteti tjet\u00ebr i vjet\u00ebr m\u00eb i af\u00ebrt i saj Scodra, Scutari (Shkodra), t\u00eb cilat gjendeshin brenda shtrirjes gjeografike t\u00eb fjal\u00ebs ILLYRICUM<\/p>\n\n\n\n
Gjon Frani Ivezaj,Historian
Periudha e koh\u00ebs antike dhe mesjet\u00ebs, sipas mendimeve faktike t\u00eb shum\u00eb studiuesve vendas dhe te huaj, \u00ebsht\u00eb e mbushur me shum\u00eb ngjarje dhe episode interesante p\u00ebr vet\u00eb jet\u00ebn e qytetit t\u00eb Ulqinit. Nga thell\u00ebsia e shekujve, banor\u00ebt vendas goj\u00eb me goj\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb historin\u00eb e Ulqinit t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e saj t\u00eb lashta i ka n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Ulqinit t\u00eb sotsh\u00ebm n\u00eb katundin Krru\u00e7. Ulqini p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb dokumentet historike t\u00eb vitit 1376, ku nj\u00eb banor i quajtur Milgost Kova\u00e7i, q\u00eb pa se nj\u00eb vark\u00eb po udh\u00ebtonte n\u00eb uj\u00ebrat e qet\u00eb t\u00eb Detit Adriatik, buz\u00eb brigjeve t\u00eb Ulqinit.
Ky argument historik p\u00ebrforcohet m\u00eb s\u00eb shumti nga dokumentet e vjetra t\u00eb periudh\u00ebs venedikase, e cila mendohej se \u00ebsht\u00eb fundosur tek Ada e Krru\u00e7it. Hipoteza \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb disa d\u00ebshmi t\u00eb dokumentuara, q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs s\u00eb hershme dhe q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb nd\u00ebr shekuj deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Megjith\u00ebse ka shum\u00eb mendime gjithsesi, nuk p\u00ebrjashtohet fakti t\u00eb ket\u00eb ekzistuar qyteti antik. K\u00ebt\u00eb lokalitet e d\u00ebshmuan edhe zbulimet e r\u00ebnd\u00ebsishme arkeologjike q\u00eb u b\u00ebr\u00eb nga ekspedita e historian\u00ebve t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 1984.<\/p>\n\n\n\n
Konturat e Olciniumit
Gjurm\u00ebt e jet\u00ebs s\u00eb vendasve dhe lul\u00ebzimit t\u00eb civilizimit asokohe u zbuluan n\u00eb villa rustica luksoze, q\u00eb daton antik\u00ebn e von\u00eb, e cila mendohet se i p\u00ebrket ndonj\u00eb njeriu t\u00eb pasur asokohe. Kjo ekspozit\u00eb mundi t\u00eb zbuloj\u00eb dhe faktoj\u00eb edhe burime t\u00eb tjera historike, sikurse ishin relike ose gjurm\u00eb t\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb banimit, t\u00eb cilat tregojn\u00eb se ka pasur banj\u00eb luksoze dhe afreske ose mozaiku q\u00eb tregon nivelin e lart\u00eb t\u00eb artit p\u00ebr koh\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb t\u00eb banuar nga banor\u00ebt autokton\u00eb.
K\u00ebt\u00eb e p\u00ebrforcojn\u00eb edhe gjetjet e fundit arkeologjike prej materialit t\u00eb qeramik\u00ebs dhe nj\u00eb seri monedhash t\u00eb perandor\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs, duke filluar t\u00eb cil\u00ebt, kan\u00eb sunduar e jetuar si t\u00eb gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm mes shekujve V e VI mbas Krishtit. Edhe muret e koh\u00ebs ilire q\u00eb gjenden n\u00eb Kala, jan\u00eb nd\u00ebr zbulimet dhe d\u00ebshmit\u00eb e vijim\u00ebsis\u00eb s\u00eb lul\u00ebzimit t\u00eb trev\u00ebs asokohe, duke qen\u00eb k\u00ebsisoj nj\u00eb qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme tregtare dhe banimi asokohe.
Natyrsh\u00ebm mund t\u00eb them se n\u00ebse do t\u00eb vijonin ekspeditat arkeologjike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zgjeruar, sigurisht q\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrjashtohej mund\u00ebsia e zbulimit t\u00eb burimeve t\u00eb reja arkeologjike, q\u00eb patjet\u00ebr do t\u00eb shoq\u00ebroheshin edhe me informacione t\u00eb panjohura m\u00eb par\u00eb, t\u00eb periudhave t\u00eb hershme, duke na dh\u00ebn\u00eb hart\u00eb t\u00eb re me d\u00ebshmi p\u00ebr shum\u00eb pik\u00ebpyetje dhe hipoteza t\u00eb debatueshme, q\u00eb ende sot jan\u00eb t\u00eb pazgjidhura p\u00ebrfundimisht mbi fundosjen e Oleotoposit 2200 vjet para epok\u00ebs s\u00eb Krishtit.
Me sy t\u00eb lir\u00eb n\u00ebse shikohet nga aeroplani n\u00eb v\u00ebshtrimin fiziko \u2013 gjeografik uj\u00ebdhesa Ada e Krru\u00e7it ka pak a shum\u00eb pamjen e nj\u00eb gadishulli i futur n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb kaltra t\u00eb detit Adriatik, duke krijuar k\u00ebshtu pamjen e nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb natyrore.
N\u00ebse shikohet me kujdes shfaqet nj\u00eb pamje piktoreske dhe e v\u00ebshtruar nga lart gadishulli i vog\u00ebl laget nga t\u00eb tria an\u00ebt me uj\u00eb. Gjiri i plazhit ose i Ulqinit t\u00eb Vjet\u00ebr n\u00eb dit\u00ebt e sotme frekuentohet shum\u00eb nga vizitor\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt me k\u00ebnaq\u00ebsi vizitojn\u00eb edhe rr\u00ebnojat e kalas\u00eb dhe konturat e Olciniumit.
T\u00ebrmetet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb brigjet bregdetare t\u00eb Adriatikut lindor dhe t\u00eb trevave shqiptare gjat\u00eb shekujve, kan\u00eb sjell\u00eb edhe ndryshimin e konfiguracionit t\u00eb saj. K\u00ebshtu n\u00eb disa zona bregdetare terrori ka p\u00ebsuar ulje nd\u00ebrsa n\u00eb disa t\u00eb tjera ngritje (procesi i l\u00ebvizjet epirogjenike) dhe ul\u00ebse.
K\u00ebshtu brigjet bregdetare t\u00eb plazhit t\u00eb Patokut n\u00eb La\u00e7 (Kruj\u00eb), kan\u00eb p\u00ebsuar ulje (pasoj\u00eb e l\u00ebvizje epirogjenike me tendenc\u00eb ngritje dhe ulje n\u00eb disa territore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit Adriatik e Jon, sh\u00ebnimi im J.F.I.) dhe si pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbytur, ku uji \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb steres\u00eb (tok\u00ebs) dhe e kund\u00ebrta ka ndodhur n\u00eb disa zona t\u00eb tjera t\u00eb vij\u00ebs bregdetare lindore t\u00eb detit Adriatik.<\/p>\n\n\n\n
Ulqini i Vjet\u00ebr p\u00ebrmendet nga viti 1376
Nga ana tjet\u00ebr, dihet se Shqip\u00ebria b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zonat sizmike me aktivitet t\u00eb vijuesh\u00ebm. P\u00ebr pasoj\u00eb, shohim se gjat\u00eb periudhave t\u00eb hershme t\u00eb historis\u00eb, l\u00ebvizjet sizmike (t\u00ebrmetet) kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb gjat\u00eb shekujve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm fundosjen e shum\u00eb qyteteve antike bregdetare. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb qyteti antik Dyrrahu (Durr\u00ebsi i Vjet\u00ebr), k\u00ebmb\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs (pra muret e vjetra) sot gjenden t\u00eb zhytura n\u00eb uj\u00ebrat e kastra t\u00eb Detit Adriatik. K\u00ebt\u00eb fat ka pasur edhe Ulqini i Vjet\u00ebr, q\u00eb si vij\u00eb lineare nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb portave t\u00eb mureve n\u00ebnujore t\u00eb Durr\u00ebsit.
Sipas burimeve arkivore historike, Ulqini i Vjet\u00ebr p\u00ebrmendet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb traktet ose dokumentet e hershme aty nga viti 1376. Goj\u00ebdh\u00ebna popullore vendase e p\u00ebrforcon edhe m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt historik, kur si shembull p\u00ebrmendet emri i nj\u00eb banori t\u00eb saj, i quajtur Milgost Kova\u00e7i, i cili, pa me syt\u00eb e tij, se n\u00eb uj\u00ebrat detare t\u00eb bregut t\u00eb Ulqinit po lundronte e qet\u00eb nj\u00eb vark\u00eb, q\u00eb p\u00ebr \u00e7udi nuk kishte asnj\u00eb njeri q\u00eb po e drejtonte at\u00eb. Varka ecte mbi val\u00ebt e detit, shoq\u00ebruar nga rrezet e diellit veror. Ai e v\u00ebshtronte dhe mahnitej\u2026
Ky p\u00ebrshkrim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn latine, q\u00eb asokohe ishte mbizot\u00ebrues n\u00eb burimet historike t\u00eb koh\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sh\u00ebrben edhe si d\u00ebshmi arkivore interesante p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb historian\u00ebt dhe studiuesit e koh\u00ebs dhe deri n\u00eb dit\u00ebt tona.
Emri i qytet m\u00eb von\u00eb b\u00ebhet i zakonsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrdorimin e p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb shum\u00eb harta udh\u00ebtar\u00ebsh vendas dhe t\u00eb huaj, ku Ulqini i Vjet\u00ebr lexohej si qend\u00ebr banimi nga t\u00eb gjith\u00eb. Dhe kjo u b\u00eb nj\u00eb rutin\u00eb e zakonshme deri n\u00eb fund t\u00eb shekullit XVIII, ku syri i arkeolog\u00ebve dhe studiuesve t\u00eb toponimeve shikonte em\u00ebrtimin Dolcigno Cecchio dhe shpesh Alt Dulcigno n\u00eb shekullin XIX.
Gjat\u00eb nj\u00eb vizite q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb n\u00eb nj\u00eb librari (Public Library, 42 Street and Fifth Avenue) n\u00eb Menheten (Nju-Jork), n\u00eb nj\u00eb nga sallat e saj kam par\u00eb disa harta t\u00eb vjetra dhe globe realizuar shum\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb, por q\u00eb ruhen me kujdes si fond i pasur historik. Duke par\u00eb me kujdes globet e harta t\u00eb dimensioneve t\u00eb ndryshme, syt\u00eb m\u00eb shkuan tek qyteti Olcinium dhe qyteti tjet\u00ebr i vjet\u00ebr m\u00eb i af\u00ebrt i saj Scodra, Scutari (Shkodra), t\u00eb cilat gjendeshin brenda shtrirjes gjeografike t\u00eb fjal\u00ebs ILLYRICUM.<\/p>\n\n\n\n
Qyteti gjendet i fundosur tek Ada e Krru\u00e7it
Pra, rr\u00ebnojat e Ulqinit t\u00eb Vjet\u00ebr, ruhen si relikte edhe n\u00eb burimet ose dokumentet historike t\u00eb koh\u00ebs venedikase. Aty shpesh p\u00ebrmendet edhe goj\u00ebdh\u00ebna popullore, q\u00eb ka mundur t\u00eb mbijetoi deri n\u00eb dit\u00ebt tona edhe nga d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse t\u00eb banor\u00ebve vendas, t\u00eb cil\u00ebt me krenari flasin p\u00ebr evolucionin e historis\u00eb s\u00eb emrit t\u00eb qytetit t\u00eb lasht\u00eb bregdetar. Qyteti gjendet i fundosur tek Ada e Krru\u00e7it. P\u00ebrforcimi i k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave vjen edhe nga gjetjet arkeologjike q\u00eb u p\u00ebrkasin periudhave t\u00eb ndryshme.
Materiali guror me ngjyra dhe forma katrore t\u00eb dimensioneve t\u00eb ndryshme, dallohen prej gur\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb miran\u00ebs. Blloku i gurit i latuar me kujdes dhe dor\u00eb artisti ka skalitur d\u00ebshmin\u00eb e jet\u00ebs kulturore dhe mjesht\u00ebrin\u00eb e punimit t\u00eb gurit asokohe. Kalaja e Ulqinit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb krenaria e gjith\u00eb zon\u00ebs p\u00ebrreth.
N\u00ebse do t\u00eb shikonim edhe k\u00ebshtjellat e tjera t\u00eb nd\u00ebrtuar gjat\u00eb brigjeve bregdetare mesdhetare e p\u00ebrtej saj, do t\u00eb shohim se ata kan\u00eb pak a shum\u00eb k\u00ebt\u00eb fizionomi nga ku mund t\u00eb kundrosh kalt\u00ebrsin\u00eb e pafund t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb detit t\u00eb kalt\u00ebr, anijet e shumta q\u00eb lundrojn\u00eb mbi sip\u00ebrfaqen e ujit dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb klim\u00ebn e sh\u00ebndetshme brenda k\u00ebsaj pozite t\u00eb favorshme gjeografike ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar Ulqini i Vjet\u00ebr dhe K\u00ebshtjella e saj antike.
Ndon\u00ebse t\u00eb d\u00ebmtuar nga erozioni i koh\u00ebs dhe t\u00ebrmeti katastrofik q\u00eb ra n\u00eb shekullin II mbas Krishtit, disa nga element\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb hershm\u00ebris\u00eb s\u00eb mureve t\u00eb Ulqinit t\u00eb Vjet\u00ebr ose Kalas\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, jan\u00eb edhe ekzistenca e nj\u00eb mozaiku t\u00eb bukur ilir, en\u00eb t\u00eb ndryshme me material prej qeramike dhe monedhat e perandor\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs (ku shtrihej sundimi i perandoris\u00eb romake t\u00eb lindjes, sikurse ishin asokohe: Anastasi, Justini e Justiano Prima, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb jetuar mes shekujve V dhe VI mbas Krishtit), d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr vijim\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs normale t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb banimit.
\u00cbsht\u00eb i njohur fakti, se shum\u00eb vendbanime e qytete jan\u00eb ngritur ose p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb mbi shtresat e themeleve paraprake, duke iu p\u00ebrshtatur stileve e nevojave t\u00eb koh\u00ebs, duke ruajtur k\u00ebsisoj vijim\u00ebsin\u00eb e mbijetes\u00ebs ose t\u00eb rilindjes pas \u00e7do tjet\u00ebrsimi. K\u00ebshtu u nd\u00ebrtua dhe rind\u00ebrtua her\u00eb mbas her\u00eb edhe Ulqini dhe qytetet e tjera antike pran\u00eb saj. P\u00ebr me shum\u00eb mendohet se ky qytet antik mund t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrtuar mbi themele edhe me t\u00eb hershme kohore, af\u00ebr themeleve m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb qytetit antik Oleotopolis. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb flasin edhe goj\u00ebdh\u00ebnat.
Mendohet se vendbanimi i vjet\u00ebr t\u00eb ket\u00eb ekzistuar n\u00eb Krru\u00e7in e sot\u00ebm, i mb\u00ebshtetur kjo edhe nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gjetjesh t\u00eb shkenc\u00ebs bashk\u00ebkohore arkeologjike. Megjithat\u00eb, vitet q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb do ta p\u00ebrforcojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb bindje faktike q\u00eb kan\u00eb arkeolog\u00ebt dhe studiuesit e tjer\u00eb ulqinak\u00eb dhe t\u00eb huaj.
Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto themele t\u00eb vjetra, t\u00eb cil\u00ebt sh\u00ebrbyen si baz\u00eb e njohjes s\u00eb lul\u00ebzimit t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb p\u00ebsoi ky qytet antik gjat\u00eb shekujve. Kjo u b\u00eb baz\u00eb p\u00ebr zbulimet e reja arkeologjike duke e pasuruar edhe me tej hart\u00ebn e burimeve me element\u00eb t\u00eb rinj, q\u00eb shfaqen pamjen e historis\u00eb s\u00eb dikurshme dhe vijim\u00ebsin\u00eb e sotme t\u00eb Olcinium. Historia e lasht\u00eb e k\u00ebtij qyteti shpeshher\u00eb vendoset n\u00eb koh\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb qyteteve antike ilire t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sikurse ishin: Scodra, Drinasti, Doclea, Lissus, Dyrrahu, Butrinti, etj. N\u00eb rrug\u00ebn romake Olcinium \u2013 Scodra, kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebrtuar edhe disa qytete q\u00eb sot gjenden t\u00eb vdekura si qendra banimi p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit lindor t\u00eb detit Adriatik. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb qyteti antik i Shasit, nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb karakteristike p\u00ebr koh\u00ebn ilire.
Vijim\u00ebsia e jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij qyteti nd\u00ebrpritet menj\u00ebher\u00eb kur n\u00eb trevat e saj shkelin mizorisht pushtuesit barbar turq nga viti 1571, ku dhe shkat\u00ebrrohet p\u00ebrfundimisht. Kjo barbari vjen nga fakti se n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ishin t\u00eb nd\u00ebrtuar shum\u00eb kisha, t\u00eb cilat sikurse dihet turqit i kthyen n\u00eb g\u00ebrmadha, sikurse kishin b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb shum\u00eb vise dhe treva t\u00eb tjera t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb. Ky vendbanim-qytet, ka p\u00ebsuar dhe p\u00ebrjetuar lul\u00ebzim t\u00eb kulturave t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat n\u00eb vend kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb veta deri para ardhjes s\u00eb pushtuesve turq.
Sa her\u00eb q\u00eb b\u00ebhen g\u00ebrmime arkeologjike t\u00eb reja, si: n\u00eb Ulqin dhe Shas etj., aq m\u00eb shum\u00eb dalin n\u00eb pah vlerat historike t\u00eb tyre, duke treguar dhe hedh drit\u00eb mbi jet\u00ebn dhe gjall\u00ebrimin e Ulqinit. <\/p>\n\n\n\n
Tem\u00eb nga projekti \u201c<\/em><\/strong>\u201c\u201cShkruaj, lexo dhe fol, p\u00ebr ta ruajtur gjuh\u00ebn shqipe\u201d \u2013  Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe diaspor\u00eb p\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit 2023<\/em><\/strong>\u201c\u201d, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong> P\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e Fondit p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n
Duke par\u00eb me kujdes globe e harta t\u00eb dimensioneve t\u00eb ndryshme, syt\u00eb m\u00eb shkuan tek qyteti Olcinium dhe qyteti tjet\u00ebr i vjet\u00ebr m\u00eb i af\u00ebrt i saj Scodra, Scutari (Shkodra), t\u00eb cilat gjendeshin brenda shtrirjes gjeografike t\u00eb fjal\u00ebs ILLYRICUM Gjon Frani Ivezaj,HistorianPeriudha e koh\u00ebs antike dhe mesjet\u00ebs, sipas mendimeve faktike t\u00eb shum\u00eb studiuesve vendas dhe […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36600,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36597","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36597","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36597"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36597\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36601,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36597\/revisions\/36601"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36600"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}