{"id":36574,"date":"2024-02-24T20:43:00","date_gmt":"2024-02-24T19:43:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36574"},"modified":"2024-02-24T21:44:28","modified_gmt":"2024-02-24T20:44:28","slug":"fillet-e-turizmit-ne-ulqin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36574","title":{"rendered":"Fillet e turizmit n\u00eb Ulqin"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1274\" height=\"520\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Fillet-e-turizmit-ne-ulqin.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Fillet-e-turizmit-ne-ulqin.jpg 1274w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Fillet-e-turizmit-ne-ulqin-300x122.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Fillet-e-turizmit-ne-ulqin-1024x418.jpg 1024w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Fillet-e-turizmit-ne-ulqin-768x313.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1274px) 100vw, 1274px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Hajrullah Hajdari<\/p>\n\n\n\n<p>Gjurm\u00ebt e jet\u00ebs dhe vendbanimet ilire n\u00eb Ulqin dhe rrethin\u00ebn e tij \u00a0p\u00ebrmendet q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e bronzit. Val\u00ebt e jet\u00ebs, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 2500 vjet, kan\u00eb shkruar ngjarje e rrebeshe t\u00eb panum\u00ebrta q\u00eb her\u00eb pas here edhe e kan\u00eb rrezikuar ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij qyteti. Por bukurit\u00eb mahnit\u00ebse, q\u00eb natyra ja ka dhuruar k\u00ebsaj treve, po ashtu ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn historike, her\u00eb t\u00eb shndritshme e her\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb zymt\u00eb. K\u00ebsaj radhe do t\u00eb fokusohemi t\u00eb ajo pjes\u00eb q\u00eb Ulqinin e b\u00ebri josh\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj por edhe p\u00ebr t\u00eb huajt, qoft\u00eb si udh\u00ebtar\u00eb, kalimtar\u00eb e sidomos p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb zgjedhur si destinacionin e tyre p\u00ebr t\u00eb kaluar pushimet apo p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sh\u00ebrim nga s\u00ebmundjet e ndryshme q\u00eb banjat e Ulqinit i ofrojn\u00eb, pra do t\u00eb flasim p\u00ebr fill\u00ebt e turizmit n\u00eb Ulqin.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fal\u00eb p<\/strong>ozit\u00ebs s\u00eb mir\u00eb gjeografike, kushteve klimatike dhe resurseve tjera suplementare n\u00eb Ulqin ekzistonin kushte reale p\u00ebr zhvillimin e turizmit. Bukurit\u00eb natyrore t\u00eb Ulqinit, bregdeti me r\u00ebr\u00eb t\u00eb imt\u00eb dhe cil\u00ebsi sh\u00ebruese, rrethina e pasur me prodhime bujq\u00ebsore, ullishta, af\u00ebrsia e lumit Buna dhe liqenit t\u00eb Shasit e shum\u00eb \u00e7ka tjet\u00ebr, paraqitnin parakushte t\u00eb mir\u00ebfillta p\u00ebr zhvillimin ekonomik, ve\u00e7an\u00ebrisht turizmit si nj\u00eb deg\u00eb m\u00eb fitimprur\u00ebse e ekonomis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, veprimtaria kryesore e ulqinak\u00ebve ishte detaria dhe bujq\u00ebsia, ve\u00e7an\u00ebrisht ullishtaria.&nbsp; Fusha e Ulqinit, deri&nbsp; n\u00eb tharjen e Balt\u00ebs s\u00eb Ulqinit (liqenit t\u00eb Zogajve), ishte nj\u00eb bah\u00e7e e v\u00ebrtet\u00eb &nbsp;p\u00ebr \u00e7do familje ulqinake. Nd\u00ebrkaq, si pasoj\u00eb e hyrjes s\u00eb ujit t\u00eb detit n\u00eb fush\u00eb, t\u00eb ndikuara nga gabimet inxhinierike (me apo pa q\u00ebllim) fusha e Ulqinit e humbi vler\u00ebn q\u00eb kishte pasur m\u00eb her\u00ebt. Pas Kongresit t\u00eb Berlinit Malit t\u00eb&nbsp; Zi iu dhuruan qytetetet bregdetare shqiptare&nbsp; Tivari dhe Ulqini. K\u00ebto dy qytete, sidomos Ulqini u st\u00ebrmbush\u00eb me ardhacak t\u00eb cil\u00ebve Knjaz Nikolla u kishte dhuruar tok\u00ebn e ulqinak\u00ebve n\u00eb Fush\u00ebne Ulqinit, Mal t\u00eb Bris\u00eb e gjetiu. Natyrisht, kjo ndikoi n\u00eb mir\u00ebqenien e familjeve ulqinake.&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Trendi i zhvillimit t\u00eb turizmit n\u00eb Evrop\u00eb kishte filluar q\u00eb n\u00eb pjes\u00eb e par\u00eb shekullit XIX , b\u00ebri q\u00eb edhe Mali i Zi t\u00eb k\u00ebkoj\u00eb&nbsp; mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e kushteve themelore p\u00ebr angazhimin e shtetit p\u00ebr zhvillimin e turizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillet e turizmit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, sipas sh\u00ebnimeve t\u00eb shkruara, jan\u00eb t\u00eb lidhura me rivieren e Hercegnovit, ku objektet e para turistike paraqiten n\u00eb fundin e shekullit XIX. Megjithat\u00eb, paraardh\u00ebs i hoteleris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi konsiderohet &nbsp;t\u00eb jet\u00eb fisniku hungarez Antal Magyar nga Budimpeshti, i cili n\u00eb vitin 1902 nd\u00ebrtoi nj\u00eb pansion t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb plazhin e gjelb\u00ebrt n\u00eb Zelenik\u00eb, i cili m\u00eb von\u00eb u quajt hotel \u201ePla\u017ea\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumentet arkivore, literatur\u00ebn e shkruar dhe zhvillimin e turizmit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mund t\u00eb konstatojm\u00eb se zhvillimi i turizmit n\u00eb Ulqin ka kaluar s\u00eb paku n\u00eb kat\u00ebr faza. <strong>Faza e par\u00eb<\/strong> p\u00ebrfshin\u00eb faz\u00ebn e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit, e cila nis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX e deri n\u00eb mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Ishte kjo periudha kur larja n\u00eb det akoma nuk kishte kaluar n\u00eb tradit\u00eb. <strong>Faza e dyt\u00eb<\/strong> p\u00ebrfshin\u00eb arritjet e para n\u00eb zhvillimin e turizmit e cila p\u00ebrfshin\u00eb koh\u00ebn nd\u00ebrmjet dy luftrave bot\u00ebrore. <strong>Faza e tret\u00eb<\/strong> \u00ebsht\u00eb ajo e zhvillimit intenziv dhe p\u00ebrfshin koh\u00ebn pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e deri n\u00eb shembjen e sistemit komunist n\u00eb Jugosllavi dhe <strong>Faza e kat\u00ebrt<\/strong> e cila mund t\u00eb konsiderohet si faza e rim\u00ebk\u00ebmbjes dhe konsidilimit, q\u00eb pa dyshim vazhdon sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Faza e par\u00eb<\/strong> &#8211;&nbsp; faza e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Me bukurit\u00eb natyrore q\u00eb kishte, kushtet klimatike t\u00eb volitshme dhe pozit\u00ebn gjeografike Ulqini vazhdimisht t\u00ebrhiqte v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Gazeta e at\u00ebhershme \u201eGlas Crnogoraca\u201c n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX dhe n\u00eb fillim t\u00eb atij XX shpeshher\u00eb sillte sh\u00ebnime apo t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr kushtet e mira q\u00eb ofron bregdeti i k\u00ebtij qyteti p\u00ebr vizitor\u00ebt e rastit apo edhe p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb nevoja sh\u00ebndet\u00ebsore. Kjo b\u00ebri q\u00eb shum\u00eb zyrtar\u00eb malazez, qytetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfaq\u00ebsues diplomatik n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por edhe t\u00eb huaj gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs t\u00eb vizitojn\u00eb Ulqinin. Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb mahniteshin me arom\u00ebn e detit, r\u00ebr\u00ebn e imt\u00eb dhe bukurin\u00eb e gjytetit \u2013 Kalas\u00eb nga ku shfaqej nj\u00eb pamje marramend\u00ebse n\u00eb horizont. Numri dhe struktura e i vizituesve b\u00ebri q\u00eb Drejtoria e Financave t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1889,&nbsp; t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mendimin e Ministris\u00eb s\u00eb Financave t\u00eb Malit t\u00eb Zi, &nbsp;p\u00ebr zbatimin e ligjit mbi taksat. Kjo argumentohet me nj\u00eb telegram d\u00ebrguar nga Ulqini ministrit Niko Martinoviqit, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet: \u201e Konsulli turk si dhe konsuj t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb vijn\u00eb ver\u00ebs n\u00eb Ulqin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb banj\u00eb, tregtojn\u00eb birr\u00eb, duhan e artikuj t\u00eb tjer\u00eb, dhe duam t\u00eb dijm\u00eb se a duhet t\u00eb paguajn\u00eb taks\u00ebn apo jo\u201c. Kjo tregon se banja (plazhi) e Ulqinit ishte n\u00eb z\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00ebshekullit XIX&nbsp; dhe gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs,&nbsp; frekuentohej nga turist\u00eb t\u00eb vendit dhe t\u00eb huaj. Gjith\u00ebsesi, nga telegrami i p\u00ebrmendur v\u00ebrejm\u00eb se Ulqini ishte edhe qend\u00ebr tregtare ku t\u00eb huajt tregtonin artikuj q\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Malit t\u00eb Zi nuk gjendeshin apo nuk ishit t\u00eb kualitetit si ato q\u00eb mund t\u00eb tregetoheshin n\u00eb Ulqin.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 cekem Ulqini gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs vizitohej nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb Cetin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sillnin me vete edhe intelektual\u00eb t\u00eb sferave t\u00eb ndryshme nga Evrpoa.&nbsp; N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1905 n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si mysafir i Knjazit, s\u00eb bashku me motr\u00ebn e tij Emilija, e cila studionte n\u00eb Paris, vjen arkeologi u njohur rus Tuvon Venediktovi\u00e7 Kibal\u00e7i\u00e7, me \u00e7&#8217;rast vizitoi Tivarin, Ulqinin dhe Podgoric\u00ebn. Ai u impresianua me bukurit\u00eb e Ulqinit dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofronte p\u00ebr zhvillimin e turizmit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm (1906) ai erdhi p\u00ebrseri n\u00eb Ulqin. Ai vizitoi Ran\u00ebn dhe Kalan\u00eb dhe konstatoi se potencialet turistike t\u00eb Ulqinit jan\u00eb t\u00eb llojllojshme dhe shum\u00eb interesante. I impresionuar nga bukurit\u00eb natyrore dhe mund\u00ebsit e zhvillimit t\u00eb k\u00ebtij qyteti, u zotua se k\u00ebtu do t\u00eb investoj\u00eb kapitalin e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs dhe t\u00eb kompletuar. Madje ai u p\u00ebrcaktua p\u00ebr dy troje n\u00eb Kala, ku do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb bibliotek\u00ebn me sall\u00eb t\u00eb leximit, muzeun dhe kafenen\u00eb e qytetit. Me t\u00eb kthye n\u00eb Vjen\u00eb, ku vazhdonte t\u00eb vepronte, ai iu drejtua me lutje Kuvendit Popullor t\u00eb Malit t\u00eb Zi, me t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahet iniciativa p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objekteve t\u00eb p\u00ebrmendura dhe t\u00eb p\u00ebrcaktohen kushtet leht\u00ebsuese p\u00ebr investim t\u00eb kapitalit personal si shtetas i huaj. K\u00ebrkes\u00ebn e Kibal\u00e7i\u00e7it e p\u00ebrkrah\u00ebn dy deputetet nga Ulqini Savo Pllamenac dhe Savo Gjurashkoviq. N\u00eb arsyetim t\u00eb pranimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kibal\u00e7i\u00e7it si t\u00eb tyr\u00ebn ato theksuan: \u201eDuke marr\u00eb parasysh gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb atje (mndohet n\u00eb Ulqin), shp\u00ebrngulja e fuqis\u00eb ton\u00eb pun\u00ebtore dhe ushtarake n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb varoshit t\u00eb Ulqinit dhe rr\u00ebthin\u00ebs s\u00eb tij, ne si deputet i bashkangjitemi k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb\u201c. S&#8217;ka dyshim se kjo iniciativ\u00eb u p\u00eblqeu pushtetar\u00ebve malazez\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ivestim t\u00eb shtetasit rus\u00eb. Pasi deputetet ulqinak\u00eb e pranuan k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb si t\u00eb tyr\u00ebn ajo u konsiderua si propozim. Komisioni i ve\u00e7ant\u00eb i Kuvendit Popullor e mori menj\u00ebher\u00eb n\u00eb shqyrtim, k\u00ebshtu q\u00eb Kuvendi Popullor n\u00eb mbledhjen e LIII, m\u00eb 1 shkurt 1907, pas shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs vendosi: \u201eAutorizohet Qeveria e Principat\u00ebs, n\u00ebse me Kibal\u00e7i\u00e7in mund t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr planet e tija t\u00eb m\u00ebtutjeshme, q\u00eb atij t&#8217;i jipen muret e k\u00ebrkuara me tok\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse\u201c. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj iniciative Kuvendi Popullor n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1907 kishte proceduar Projektligjin mbi privilegjet n\u00eb investime, t\u00eb cilin n\u00eb mars t\u00eb po atij viti, shtypshkronja e shtetit e shtypi n\u00eb 100 kopje. Kjo tregon se interesimi i shtetit p\u00ebr investimin rus n\u00eb Ulqin ishte i madh. Me t\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr nisjen e iniciativ\u00ebs Kibal\u00e7i\u00e7 vjen p\u00ebrseri n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Me 20 mars 1907 Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme i jep Kibal\u00e7i\u00e7it v\u00ebrtetimin se Qeveria e Principat\u00ebs e ka punuar ligjin dhe pritet aprovimi i tij. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Trualli i k\u00ebrkuar kishte 1000m2 por nuk ishte i mjaftuash\u00ebm p\u00ebr investimet e pretenduara t\u00eb Kibal\u00e7i\u00e7it, pranda ai iu drejtua kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit Ilija Srzentiqit q\u00eb ti jepen edhe 500m2.Srzentiqi m\u00ebnj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn ia p\u00ebrcolli Drejtoris\u00eb Krahinore me qend\u00ebr n\u00eb Tivar. Drejtoria e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn dhe m\u00ebnj\u00ebher\u00eb ia d\u00ebrgoi MPB-s\u00eb p\u00ebr aprovim. Pasi e pranoi k\u00ebrkes\u00eb MPB-ja i dha urdh\u00ebr Drejtoris\u00eb Krahinore q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte matjet e duhura t\u00eb truallit. Por, si\u00e7 ka ndodhur kurdoher\u00eb, sot e k\u00ebsaj dite, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr investime n\u00eb Ulqin, K\u00ebshilii p\u00ebr ekonomi i Kuvendit Popullor jep mendim negativ, nd\u00ebrsa as K\u00ebshilli Shtet\u00ebror ( K\u00ebshilli i Ministrave) nuk kishte vendim t\u00eb qart\u00eb n\u00eb lidhje me investimin e Kobil\u00e7i\u00e7it, ishte i p\u00ebrmbajtur. V\u00ebrejtjet e K\u00ebshillit Shtet\u00ebror p\u00ebr projektin e investimeve t\u00eb p\u00ebrmendura kishin t\u00eb b\u00ebnin me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e posa\u00e7me t\u00eb qytetit t\u00eb vjet\u00ebr-Kalas\u00eb me interes p\u00ebr shtetin nga aspekti i siguris\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb aspekt u vendos q\u00eb shteti duhet t\u00eb mbaj\u00eb kontrollin e plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hapsir\u00eb. Po ashtu, ekzistonin rezerva ndaj Kobil\u00e7i\u00e7it sepse duke qen\u00eb arkeolog me p\u00ebrvoj\u00eb, gjat\u00eb punimeve mund t\u00eb zbulonte artefakte nga epokat e hershme e t\u00eb cilat mund t&#8217;i p\u00ebrvet\u00ebsonte. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj rezerve ndaj Kobil\u00e7i\u00e7it u vendos q\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb parashihet se nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i shtetit \u00e7do her\u00eb t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm gjat\u00eb punim\u00ebve si dhe n\u00eb rast nevoje n\u00eb \u00e7do moment shteti mund t\u00eb nacionalizoj\u00eb sip\u00ebrmarrjen e Kobil\u00e7i\u00e7it.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto kushte t\u00eb v\u00ebndosura, t\u00eb cilat shikuar nga retrospektiva ishin m\u00eb vend sepse Kalaja u shp\u00ebtua nga devestimet dhe loj\u00ebrat ruse, sigurisht nuk i p\u00eblqyen Kobil\u00e7i\u00e7it, k\u00ebshtu q\u00eb ai n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1907, pa paralajm\u00ebrim e pa asnj\u00eb koment iku nga Ulqini.K\u00ebshtu ky investim i cili premtonte dhe mund t\u00eb vente themelet e zhvillimit t\u00eb turizmit n\u00eb Ulqini d\u00ebshtoi. (Koha Javore) &#8211; Vijon- \u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Gjurm\u00ebt e jet\u00ebs dhe vendbanimet ilire n\u00eb Ulqin dhe rrethin\u00ebn e tij \u00a0p\u00ebrmendet q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e bronzit. Val\u00ebt e jet\u00ebs, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 2500 vjet, kan\u00eb shkruar ngjarje e rrebeshe t\u00eb panum\u00ebrta q\u00eb her\u00eb pas here edhe e kan\u00eb rrezikuar ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij qyteti. Por bukurit\u00eb mahnit\u00ebse, q\u00eb natyra ja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36577,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12,9],"tags":[],"class_list":["post-36574","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","category-turizem"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36574"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36574\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36578,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36574\/revisions\/36578"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36577"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}