Shkruan: Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n
Protagonisti i k\u00ebtij shkrimi  \u00ebsht\u00eb  em\u00ebr  q\u00eb  njihet  n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, dhe jo vet\u00ebm.  At\u00eb e b\u00ebri  t\u00eb njohur  gjuha e folur  me theks t\u00eb p\u00ebrkryer shqip  n\u00eb Radio  dhe Televizionin e  Prishtin\u00ebs. Profesionin e fol\u00ebsit  ( spikerit) n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion  mediatik   e ushtroi me dashuri t\u00eb madhe plot 25 vjet, p\u00ebr ta vijuar  edhe pes\u00eb t\u00eb tjera  n\u00eb Televizionin \u201c Viktoria\u201d  n\u00eb  Nju-Jork..  Mikrofoni  p\u00ebr   t\u00eb  \u00ebsht\u00eb nj\u00eb  partner i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i jet\u00ebs s\u00eb tij.  D\u00ebgjuesi te teleshikuesit ishin vler\u00ebsuesit e tij. Komunikimi me popullin  ishte satisfaksioni i tij, kurse respektin  m\u00eb t\u00eb madh  ai e kishte ndaj atyre q\u00eb e d\u00ebgjonin apo e shikonin.<\/p>\n\n\n\n
Shkollimi<\/strong>
Lindi  n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb  t\u00eb Ulqinit. Aty  mbaroi   shkoll\u00ebn e plot\u00eb fillore m\u00eb 1958 p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pastaj Shkoll\u00ebn Normale n\u00eb Nikshiq t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb gjuh\u00ebn serbo-kroate p\u00ebr dy vjet rresht. Arsyeja q\u00eb, si\u00e7 shprehet Salaj,  u regjistrua n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb bashk\u00eb me dhjetra t\u00eb tjer\u00eb ishte e natyr\u00ebs materiale pasi at\u00ebbot\u00eb vet\u00eb shteti ta caktonte se n\u00eb \u00e7far\u00eb gjuhe do t\u00eb studiosh po pate d\u00ebshir\u00eb ta g\u00ebzosh ndihm\u00ebn e tij.
P\u00ebr fatin  e tyre t\u00eb mir\u00eb ky mentalitet i pakuptimt dhe i padrejt\u00eb ndryshoi n\u00eb favorin  e tyre . \u201cN\u00eb vitin shkollor 1960-1961 me nj\u00eb grup shok\u00ebsh q\u00eb ndodheshin aty nga kjo an\u00eb e ishin mjaft shum\u00eb na u lejua q\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn stipendi t\u00eb vazhdonim shkollimin n\u00eb gjuh\u00ebn amtare n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb Prishtin\u00eb s\u00eb pari u regjistruam n\u00eb klas\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb Shkoll\u00ebs Normale p\u00ebr t\u00eb vijuar  m\u00eb tej m\u00ebsimet n\u00eb Normalen e Gjakov\u00ebs, e cila pas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb mbylljes rihapet s\u00ebrish, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur ne erdh\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb. Pas diplomimit n\u00eb Gjakov\u00eb n\u00eb vitin shkollor 1962- 1963 kthehem n\u00eb vendlindje duke u pun\u00ebsuar si m\u00ebsues n\u00eb fshatin  Shtod\u00ebr, fshat af\u00ebr Bun\u00ebs e pastaj n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb, ku q\u00ebndrova rreth nj\u00eb vjet, po ashtu si m\u00ebsues. Pas k\u00ebsaj kohe kthehem p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar studimet e larta ku u regjistrova n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Prishtin\u00ebs-dega e gjuh\u00ebs dhe l\u00ebt\u00ebrsi shqipe\u201d, thot\u00eb Salaj<\/p>\n\n\n\n
Drejt  nj\u00eb \u00ebndrre<\/strong>
Ka qen\u00eb  viti 1965 kur  ai do t\u00eb ngjitet n\u00eb  shkall\u00ebt e Radio Prishtin\u00ebs. Si student arriti t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb  Radio Prishtin\u00eb pas nj\u00eb konkursi  q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr fol\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb  ishte  shqiptari i par\u00eb  nga komuna e Ulqinit q\u00eb  ushtroi zanatin e fol\u00ebsit n\u00eb  mediat e Kosov\u00ebs.
-Me profesionin e spikerit ose th\u00ebn\u00eb shqip me profesionin e fol\u00ebsit n\u00eb Radio dhe Televizionin e Prishtin\u00ebs fillova t\u00eb merrem qysh n\u00eb vitin 1965 derisa isha student i vitit t\u00eb dyt\u00eb i k\u00ebtij fakulteti. Fillimi, t\u00eb thuash, ka qen\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm. Aso kohe audicioni p\u00ebr pranimin e spiker\u00ebve n\u00eb Radio Prishtin\u00eb ishte gjithmon\u00eb i hapur. Me rekomandimin e profesorit t\u00eb nderuar Anton \u00c7ett\u00ebs\u00eb, pasi nj\u00ebher\u00ebsh ai ishte edhe kryetar i komisionit pran\u00eb Radio Prishtin\u00ebs p\u00ebr pranimin e fol\u00ebsve n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion informativ, ia dola q\u00eb n\u00eb mesin e  nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm kandidat\u00ebsh p\u00ebr spiker\u00eb, komisioni m\u00eb zgjodhi mua p\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin e fol\u00ebsit. Por para se t\u00eb lexoja drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb mikrofon, s\u00eb bashku me profesorin e \u00e7muar Dr. Anton \u00c7ett\u00ebn pata ushtruar me t\u00eb leximin gati p\u00ebr nja tre muaj rresht nga dy apo tri or\u00eb n\u00eb dit\u00eb. N\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e profesorit lexoja tekste t\u00eb ndryshme, duke filluar nga ato m\u00eb t\u00eb thjeshtat si\u00e7 ishin lajmet e shkurt\u00ebra e deri te proza dhe poezia q\u00eb k\u00ebrkonin nj\u00eb p\u00ebrgartitje dhe interpretim t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb artistik. Profesori ishte shum\u00eb aktiv gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt duke m\u00eb m\u00ebsuar metodat dhe m\u00ebnyr\u00ebn e nj\u00eb leximi t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb rrjedhsh\u00ebm, t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb logjiksh\u00ebm. Sidomos m\u00eb thoshte se duhet kushtuar kujdes i ve\u00e7ant\u00eb intonacionit t\u00eb fjalis\u00eb, q\u00eb leximit i jep bukuri dhe sharm\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Emisioni i par\u00eb<\/strong>
E kujton sikur t\u00eb jet\u00eb sot. Me t\u00eb drejt\u00eb. Pak jan\u00eb pikat kulmore n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb cilat njeriu i kujton me nostalgji dhe i ruan si thesare brenda vetes.
-Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj pune intensive me profesor Antonin fillova t\u00eb ushtroj zanatin e spikerit n\u00eb Radio Prishtin\u00eb. S\u00eb pari ia nisa me lajme t\u00eb shkurt\u00ebra dhe me in\u00e7izimin e disa emisioneve foljore. Emisioni i par\u00eb foljor q\u00eb lexova aso kohe e q\u00eb emitohej n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit kishte titullin \u201d Ndodhi n\u00eb dit\u00ebn e sotme\u201d e q\u00eb fliste p\u00ebr ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme historike.
N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Radio Prishtin\u00eb punonte edhe nj\u00eb personalitet tjet\u00ebr nga trevat e Malit t\u00eb Zi, si gazetar, redaktor dhe p\u00ebrkthyes i ndjeri zoti Gjeto Leka nga Mal\u00ebsia e Tuzit  q\u00eb ishte v\u00ebllai i piktorit ton\u00eb t\u00eb njohur me p\u00ebrmasa evropiane zotit Gjelosh Gjokaj.<\/p>\n\n\n\n
Nga radio n\u00eb ekran<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Kalimi i tij n\u00eb televizion ka qen\u00eb spontan.
\u201cM\u00eb 1969 n\u00eb televizionin e Beogradit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb hapet studio n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ku emetoheshin tri her\u00eb n\u00eb jav\u00eb lajmet dhe nj\u00eb emision tematik q\u00eb mbante emrin \u201cShk\u00ebndia\u201d. Pas nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar kohore m\u00eb 1974 Kosova themelon televizionin e vet t\u00eb pavarur, q\u00eb ishte nj\u00eb ngjarje jo vet\u00ebm kulturore por edhe historike. Natyrisht puna ime kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion ishte leximi i lajmave dhe drejtimi i ditarit kryesor, bashk\u00eb me koleg\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb emitohej n\u00eb or\u00ebn 19: 30.\u201d
Profesioni i fol\u00ebsit<\/strong><\/p>\n\n\n\n
\u201cT\u00eb jesh spiker n\u00eb radio apo n\u00eb televizion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe. Leximi i spikerit nuk \u00ebsht\u00eb lexim i thjesht\u00eb i teksteve, nuk \u00ebsht\u00eb as lexim artistik i tyre, ai n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb lexim i drejtp\u00ebrdrejt, i ngroht\u00eb dhe shum\u00eb njer\u00ebzor. N\u00ebse lexojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb monotone d\u00ebgjuesin e b\u00ebjm\u00eb t\u00eb kotet, n\u00ebse lexojm\u00eb me patetik\u00eb d\u00ebgjuesin apo telespektatorin mund ta iritojm\u00eb, ta acarojm\u00eb ose ta b\u00ebjme nervoz, por n\u00ebse lexojm\u00eb me modesti, but\u00ebsi dhe ngroht\u00ebsi njer\u00ebzore duke treguar af\u00ebrsi dhe respekt p\u00ebr d\u00ebgjuesit dhe shikuesit, at\u00ebher\u00eb sigurisht do ta g\u00ebzojm\u00eb v\u00ebmendjen dhe respektin e tyre. Por t\u00eb jesh spiker i mir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak leht. Me k\u00ebt\u00eb rast po p\u00ebrmendi faktin se nga qindra njer\u00ebz t\u00eb shkolluar vet\u00ebm dy apo tre nga ata mund t\u00eb b\u00ebhen spiker\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhesh t\u00eb lexosh shum\u00eb, t\u00eb kesh kuktur\u00eb komunikimi e t\u00eb mos flasim p\u00ebr shqiptimin e past\u00ebr e t\u00eb sak\u00ebt t\u00eb fjal\u00ebve dhe fjalive n\u00eb p\u00ebrgjit\u00ebsi. Arma kryesore e spikerit \u00ebsht\u00eb gjuha e past\u00ebr dhe e rrjedhshme, respektimi i gjuh\u00ebs standarde, modestia n\u00eb t\u00eb lexuar, nd\u00ebrkaq propetenca e spikerit n\u00eb radio e sidomos n\u00eb televizion \u00ebsht\u00eb e padurueshme dhe e pa tolerueshme. Roli i spikerit \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb edukimin gjuh\u00ebsor. Gjuha m\u00eb s\u00eb miri m\u00ebsohet p\u00ebrmes leximit dhe shqiptimit. At\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjojm\u00eb, m\u00eb s\u00eb miri edhe e p\u00ebrvet\u00ebsojm\u00eb, por n\u00ebse at\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjojm\u00eb shpesh, at\u00ebher\u00eb ajo b\u00ebhet pjes\u00eb e pandashme e gjuh\u00ebs dhe e shqiptimit ton\u00eb personal. Andaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe e spikerit q\u00eb gjithmon\u00eb t\u2019 i shqiptoj\u00eb drejt e sakt\u00eb tekstet q\u00eb i lexon. Vet\u00ebm nj\u00eb krahasim i thjesht\u00eb. Derisa arsimtari me t\u00eb folmen e vet ndikon tek 30 apo m\u00eb shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e vet, nd\u00ebrkaq spikeri u drejtohet nj\u00eb numri shum\u00eb t\u00eb madh d\u00ebgjuesish dhe teleshikuesish, andaj ndikimi i t\u00eb folmes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. Mendoni se \u00e7far\u00eb d\u00ebmi gjuh\u00ebsor mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb spiker q\u00eb nuk di t\u2019 i shqiptoj\u00eb sakt\u00eb shkronjat  \u00c7 e Q, pastaj Xh dhe Gj apo Dh dhe Ll.
Fol\u00ebsi i mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb radio apo n\u00eb televizion duhet t\u00eb lirohet nga gjuha e mjedisit ku ka lindur ose nga gjuha e lagjes s\u00eb vet, ai n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb lexoj\u00eb dhe t\u00eb flas\u00eb gjuh\u00ebn e past\u00ebr letrare, ta kultivoj\u00eb dhe ta zhvilloj\u00eb at\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb. N\u00ebse d\u00ebgjuesi apo shikuesi n\u00eb  baz\u00eb t\u00eb t\u00eb folmes s\u00eb spikerit ose n\u00eb baz\u00eb t\u00eb theksit t\u00eb tij kupton origjin\u00ebn e vendit nga \u00ebsht\u00eb fol\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb mendoj se spikeri nuk ia ka arritur q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb spiker profesionalist. Pra spikeri bashk\u00eb me institucionin e vet duhet t\u00eb jet\u00eb model se si duhet folur dhe shqiptuar bukur dhe past\u00ebr gjuh\u00ebn e kombit  t\u00eb vet. Nj\u00eb model i till\u00eb \u00ebsht\u00eb BBC e Londr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thuhet se ndikimi i saj n\u00eb t\u00eb folmen e bukur t\u00eb anglez\u00ebve ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite m\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebse se akademia e Anglis\u00eb apo institucionet gjuh\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtij vendi\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb mendimi i Hasan Salajt p\u00ebr fol\u00ebsit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi .<\/p>\n\n\n\n
Kujtimet ndaj  koleg\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n
-Sa u p\u00ebrket koleg\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb nderuar n\u00eb Radio Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata kam dhe ruaj kujtime t\u00eb ve\u00e7anta duke filluar nga bashk\u00ebshortja ime e ndjer\u00eb Suzana Salaj Bekteshi, Nafije Lamoja, Advije Shehu, Sanie Shala, Nexhmie Bytyqi, Gjakush \u00c7apari, Abdurrahim Hoxha dhe Iljaz Duka. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i kam pasur shok\u00eb dhe miq t\u00eb mir\u00eb. Kurr\u00eb nuk mund t\u00eb harroj mikpritjen e tyre dhe kujdesin e treguar p\u00ebr ne q\u00eb vinim nga trevat e ish Jugosllavis\u00eb. Gjithmon\u00eb na kan\u00eb pritur krahhapur dhe zem\u00ebrhapur. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb qen\u00eb profesonist\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb devotsh\u00ebm, por mendoj se i ndjeri Gjakush \u00c7apari  me origjin\u00eb nga \u00c7am\u00ebria ka qen\u00eb spikeri m\u00eb i mir\u00eb i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrkaq n\u00eb atdheun am\u00eb nd\u00ebgjoja m\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe andje t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb madhen Vera Zheji e cila kishte nj\u00eb z\u00eb sa t\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs aq edhe t\u00eb \u00ebmb\u00ebl me nj\u00eb teknik\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer t\u00eb leximit, e cila spikaste sidomos n\u00eb interpretimin e proz\u00ebs lirike dhe t\u00eb poezis\u00eb. Z\u00ebri i saj t\u00eb p\u00ebrgdhelte shpirtin, t\u00eb \u00e7onte zemr\u00ebn pesh dhe ta ndrite mendjen.<\/p>\n\n\n\n
Ngjarjet m\u00eb dramatike<\/strong><\/p>\n\n\n\n
-P\u00ebr sa u p\u00ebrket ngjarjeve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbresa t\u00eb pashlyeshme si\u00e7 thoni ju mund t\u00eb them se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta, sepse kur je spiker t\u00eb bie t\u00eb lexosh gjithfar\u00eb lajmesh, madje edhe asosh q\u00eb t\u2019 i p\u00ebrzijn\u00eb zorr\u00ebt e barkut dhe ta thajn\u00eb p\u00ebshtym\u00ebn e goj\u00ebs. P\u00ebr mua e besoj e edhe p\u00ebr koleg\u00ebt e tjer\u00eb demonstratat e \u201981-it kan\u00eb qen\u00eb ngjarjet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe m\u00eb dramatike t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019 i lexoj p\u00ebrkund\u00ebr vullnetit tim, pohon Salaj<\/p>\n\n\n\n
Fol\u00ebsit e  sot\u00ebm n\u00eb mediat tshqipe<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Salaj mendon se shumica e fol\u00ebsve t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb mediat shqipe  jan\u00eb n\u00eb nivelin e lakmuesh\u00ebm , por pranon se  ka edhe asish  q\u00eb, si\u00e7 shprehet ai juan\u00eb  t\u00eb ngatht\u00eb para mikrofonit, afektojn\u00eb p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi duke lexuar lajmet, jan\u00eb shum\u00eb anemik\u00eb, nuk kan\u00eb spontanitet dhe natyrshm\u00ebri dhe shpeshher\u00eb fjal\u00ebt i shqiptojn\u00eb ose i theksojn\u00eb gabimisht.
-S\u00eb fundmi v\u00ebrehet edhe nj\u00eb tendenc\u00eb, por ka dashur zoti jo n\u00eb t\u00eb gjitha mediumet, q\u00eb t\u00eb anashkalohet, t\u00eb n\u00ebn\u00e7mohet ose t\u00eb denigrohet gjuha standarde me motivacinin se ajo u ka hyr\u00eb n\u00eb hak t\u00eb folmeve dhe n\u00ebndialketeve t\u00eb tjera t\u00eb shqipes, sidomos gegnishtes. Mendoj se n\u00eb t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt e bot\u00ebs q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb stad t\u00eb zhvilluar e t\u00eb p\u00ebrparuar si\u00e7 jan\u00eb bie fjala gjermanishtja, anglishtja, fr\u00ebngjishtja e tjer\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebto gjuh\u00eb fliten shum\u00eb dialekte dhe n\u00ebndialekte, por edhe ata kan\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb standarde t\u00eb cil\u00ebn e respektojn\u00eb me pik\u00ebm\u00ebri dhe me dinjitet. Mendoj se gjuha jon\u00eb shqipe, pas aplikimit t\u00eb gjuh\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e bukur, m\u00eb e ngroht\u00eb, m\u00eb e begatshme, m\u00eb elegante, m\u00eb e kuptueshme dhe m\u00eb melodike.
<\/strong>
Dashura ndaj sken\u00ebs, apo rruga e artit<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij  n\u00eb Kosov\u00eb  \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe me aktivitete t\u00eb   ndryshme kulturore duke qen\u00eb an\u00ebtar i p\u00ebrhersh\u00ebm i Shoq\u00ebris\u00eb Kulturo-Artistike i student\u00ebve t\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d Ramiz Sadiku\u201d.
\u201cN\u00eb vitin 1967 vum\u00eb n\u00eb sken\u00eb dram\u00ebn \u201d Trimi i mir\u00eb me shok\u00eb shum\u00eb\u201d t\u00eb Sulejman Pitark\u00ebs me rastin e sh\u00ebnimit t\u00eb 500 vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dram\u00eb un\u00eb pata fatin dhe nderin t\u00eb interpretoj rolin kryesor, at\u00eb t\u00eb Gjergj Kastriotit -Skenderbeut. Drama pat nj\u00eb sukses t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn. At\u00eb e shfaqem n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb saj. Entuziazmi i publikut ishte i pap\u00ebrshkruesh\u00ebm. Ndodhte shpeshher\u00eb q\u00eb n\u00eb disa qytete t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb interesimit t\u00eb madh t\u00eb publikut, shfaqjen ta luanim edhe dy her\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje. E jasht\u00ebzakonshme ka qen\u00eb edhe pritja nga shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb. Mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse ka qen\u00eb p\u00ebr mua paraqitja jon\u00eb n\u00eb qytetin e Dibr\u00ebs ku pas mbarimit t\u00eb shfaqjes, q\u00ebndruam n\u00eb bin\u00eb duke u rreshtuar nj\u00eb nga nj\u00eb, sepse nj\u00ebri nga patriotet e shquar t\u00eb k\u00ebsaj ane kishte shprehur d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u00eb takohej me secilin prej nesh p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrg\u00ebzuar me lot n\u00eb sy p\u00ebr interpretimin e k\u00ebsaj drame. Por mbresa nuk p\u00ebrfundoi me kaq. Nga perdet pam\u00eb se i t\u00ebr\u00eb publiku nuk po l\u00ebvizte nga salla. Edhe ata ishin rreshtuar p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrg\u00ebzuar dhe uruar q\u00ebndrim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm n\u00eb qytetin e tyre. S\u00eb fundmi shfaqjen e luajt\u00ebm edhe n\u00eb Ulqinin ton\u00eb t\u00eb lasht\u00eb n\u00eb kalan\u00eb e tij impozante, ku p\u00ebrjetuam nj\u00eb pritje madh\u00ebshtore. Vazhduam pastaj n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb( Vlladimir) q\u00eb ishte vendlindja ime, ku kisha emocione t\u00eb fuqishme pasi po luaja rolin kryesor para bashk\u00ebvendas\u00ebve t\u00eb mi. Mikpritja edhe k\u00ebtu ishte shum\u00eb e ngroht\u00eb dhe dinjitoze. Me k\u00ebt\u00eb dram\u00eb mor\u00ebm pjes\u00eb edhe n\u00eb festivalin e teatrove amatore t\u00eb Jugosllavis\u00eb q\u00eb mbahej n\u00eb Hvar t\u00eb Kroacis\u00eb ku zum\u00eb vendin e dyt\u00eb. Po ashtu jam marr\u00eb edhe me recitime poezish. Shoqata jon\u00eb e student\u00ebve pat p\u00ebrgatitur recitalin nga Fan Noli: \u201cRent Or Morathonomak\u201d nd\u00ebrsa fshehtazi n\u00eb ndeja shok\u00ebsh dhe miqsh  kam recituar me dashuri poezit\u00eb e Fisht\u00ebs nga \u201cLahuta e Malcis\u00eb\u201d dhe poezi  nga \u201cGarda Krutane\u201d t\u00eb Kol\u00eb Jakov\u00ebs.\u201d, n\u00ebnvizoi Salaj<\/p>\n\n\n\n
Karriera e tij la gjurm\u00eb<\/strong>
Hasan Salaj\u00a0 gjat\u00eb tridhjet\u00eb viteve t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij si fol\u00ebs\u00a0 n\u00eb radio e televizion arriti t\u00eb hynte n\u00eb shum\u00eb familje shqiptare, duke l\u00ebn\u00eb\u00a0 si gjurm\u00eb t\u00eb paharrueshme z\u00ebrin e tij brilant dhe portretin e tij\u00a0 burr\u00ebror. Ai edhe pse n\u00eb pension\u00a0 n\u00eb rrug\u00ebtimin e tij n\u00eb mes Ulqinit dhe Nuju-Jorkut\u00a0 vazhdon t\u2019u dhuroj\u00eb njer\u00ebzve at\u00eb buz\u00ebqeshjen karakteristike q\u00eb jepte dikur nga ekrani shqiptar.<\/p>\n\n\n\n
Tem\u00eb nga projekti \u201c<\/em><\/strong>\u201c\u201cShkruaj, lexo dhe fol, p\u00ebr ta ruajtur gjuh\u00ebn shqipe\u201d \u2013  Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe diaspor\u00eb p\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit 2023<\/em><\/strong>\u201c\u201d, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong> P\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e Fondit p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n
Shkruan: Gjek\u00eb Gjonaj Protagonisti i k\u00ebtij shkrimi  \u00ebsht\u00eb  em\u00ebr  q\u00eb  njihet  n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, dhe jo vet\u00ebm.  At\u00eb e b\u00ebri  t\u00eb njohur  gjuha e folur  me theks t\u00eb p\u00ebrkryer shqip  n\u00eb Radio  dhe Televizionin e  Prishtin\u00ebs. Profesionin e fol\u00ebsit  ( spikerit) n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion  mediatik   e ushtroi me dashuri t\u00eb madhe plot 25 vjet, […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3360,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[3403],"class_list":["post-36521","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete","tag-hasan-salaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36521"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36521\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36524,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36521\/revisions\/36524"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}