{"id":36512,"date":"2024-01-05T08:59:00","date_gmt":"2024-01-05T07:59:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36512"},"modified":"2024-02-16T09:07:33","modified_gmt":"2024-02-16T08:07:33","slug":"fiqiri-hasanaga-figure-embleme-e-qytetit-te-ulqinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36512","title":{"rendered":"Fiqiri Hasanaga, figur\u00eb emblem\u00eb e qytetit t\u00eb Ulqinit"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"324\" height=\"375\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/fiqri-fiqo-hasanaga-ulqin.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/fiqri-fiqo-hasanaga-ulqin.jpg 324w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/fiqri-fiqo-hasanaga-ulqin-259x300.jpg 259w\" sizes=\"auto, (max-width: 324px) 100vw, 324px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>P\u00ebr Fiqri \u2013 Fiqo Hasanag\u00ebn<br>\u00cbsht\u00eb i lindur n\u00eb Ulqin, m\u00eb 1953. Me muzik\u00eb filloi t\u00eb merret q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 10-vje\u00e7are dhe e ka tradit\u00eb nga gjyshi Cafi i Hasanag\u00ebs, bejtexhi i njohur dhe nga babai Reshiti, q\u00eb i binte primit. Po axha Seit Hasanaga, i binte primit, me aq virtuozitet dhe pati qen\u00eb an\u00ebtar aktiv i \u201cFolklorit\u201d n\u00eb Ulqin. N\u00eb mosh\u00ebn 12-vje\u00e7are Fiqoja b\u00ebhet an\u00ebtar i SHKA \u201cJosip Rela\u201d n\u00eb Podujev\u00eb (Besian\u00eb). Ishte fare i ri m\u00eb 1965, kur u dashurua n\u00eb kitar\u00eb. Pasi mbaroi Tet\u00ebvje\u00e7aren n\u00eb Podujev\u00eb dhe Shkoll\u00ebn e Mesme t\u00eb Muzik\u00ebs, n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00ebsuesi i muzik\u00ebs, kthehet n\u00eb vendlindje (pun\u00ebsohet arsimtar i kultur\u00ebs muzikore) dhe, q\u00eb nga ajo koh\u00eb, 25 vjet m\u00eb p\u00ebrpara, ky\u00e7et n\u00eb SHKA-n\u00eb e Ulqinit , e sidomos n\u00eb \u201cKllap\u00ebn\u201d (Grupin e burrave) t\u00eb Ulqinit, q\u00eb kultivon k\u00ebng\u00ebn e vjet\u00ebr qytetare ulqinake, apo si\u00e7 i p\u00eblqen Fiqos t\u00eb th\u00ebt\u00eb: \u201cT\u00eb k\u00ebng\u00ebs qytetare shqiptare, sepse \u2013 nuk ka kufij dhe sz mund t\u00eb thuhet se kjo k\u00ebng\u00eb \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebm e k\u00ebtij qyteti: e Ulqinit, e Shkodr\u00ebs, apo e Elbasanit e tjer\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Dy instrumente i parap\u00eblqen Fiqriu: kitar\u00ebn dhe, mbase i vetmi \u2013 mandolin\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebndon me qejf dhe kompozon me vokacion prej krijuesi artistik.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur kalimtari gjendet te Kroni i Ballos, (n\u00eb Mera \u2013 Ulqin), gati t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn e lume do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb interpretime instrumentale, kryesisht t\u00eb k\u00ebng\u00ebve popullore qytetare ulqinake-shkodrane.<\/p>\n\n\n\n<p>Kronisti me \u00ebndje e d\u00ebgjoi q\u00eb nga rruga melodin\u00eb \u201cKarajfilat qi ka Shkodra\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kabinetin e tij t\u00eb muzik\u00ebs, pedagogu Fiqri \u2013 Fiqo Hasanaga, ushtron p\u00ebr t\u00eb mijt\u00ebn her\u00eb, n\u00eb sintisaizer. N\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb nj\u00eb dhom\u00ebz me shum\u00eb vegla dhe literatur\u00eb muzikore, m\u00ebsuesi i muzik\u00ebs, muzikanti, interpreti, k\u00ebng\u00ebtari dhe kompozitori, na pret me k\u00ebnaq\u00ebsi dhe k\u00ebng\u00eb t\u00eb vjetra qytetare. \u00cbsht\u00eb g\u00ebzim t\u00eb rrish me t\u00eb, por ne bisedojm\u00eb. Na intereson mendimi i tij si profesionist se, k\u00ebnga e mo\u00e7me qytetare \u201cO ti, det, o uj\u00eb i njelm \u2013 e\u201d, a \u00ebsht\u00eb burimore ulqinake, apo \u00ebsht\u00eb shkodrane?3<\/p>\n\n\n\n<p>Muzikologu ulqinak, flet me argumente, me fakte t\u00eb shkruara. P\u00ebrpara na i qet shtat\u00eb libra n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb e botuar kjo k\u00ebng\u00eb \u201cdiskutabile\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kllapa e Ulqinit<br>Kllapa e Ulqinit<\/p>\n\n\n\n<p>Teksti i k\u00ebng\u00ebs \u201cO ti, det\u201d- thot\u00eb Fiqriu fillimisht \u2013 versioni ulqinak \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dy librat: Hajro Ulqinaku: \u201cDetar\u00eb, peshkatar\u00eb, Ulqinak\u00eb\u201d (Ulqin, 2002) dhe \u201cThesar popullor\u201d (Ulqin, 2004). Ekzistojn\u00eb 2-3 versione t\u00eb teksteve. Versionet e Shkodr\u00ebs ndryshojn\u00eb nga versioni autentik i Ulqinit.<\/p>\n\n\n\n<p>Fiqri Hasanag\u00ebs i pengon pasthirrma \u201cbre\u201d, thot\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e t\u00eb folmes s\u00eb Ulqinit. N\u00eb vesionet shkodrane ka edhe fjal\u00eb \u2013 trajta t\u00eb tjera q\u00eb szjan\u00eb fare ulqinake. Ka dallime t\u00eb vogla n\u00eb vokal dhe vij\u00eb melodike.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb interpretuarit e k\u00ebng\u00eb \u201cO ti det\u201d. Fiqoja: \u2013 Tek ne, n\u00eb Ulqin, k\u00ebndohet me nj\u00eb kolorit ulqinak, m\u00eb shpejt se \u00ebsht\u00eb caktuar n\u00eb partitur\u00eb, ndoshta k\u00ebshtu sepse ne e kemi edhe t\u00eb folurit melodik dhe t\u00eb shpejt\u00eb.M\u00eb pengon interpretimi i disave kur hyrjes dhe vet\u00eb melodis\u00eb i fusin disa elemente t\u00eb cilat ia humbin karakterin dhe ngjyr\u00ebn e k\u00ebng\u00ebs origjinale. K\u00ebnga ulqinake shoq\u00ebrohet kryesisht me gud\u00eb (fizarmonik\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb e interprteton Grupi i burrave \u201cUlqini\u201d (Ulqin) ku \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar (udh\u00ebheq\u00ebs artistik) vet\u00eb bashk\u00ebbiseduesi.<\/p>\n\n\n\n<p>Fiqri Hasanaga \u00ebsht\u00eb nj\u00eb informator i shum\u00eb i mir\u00eb, shum\u00eb mir\u00eb e njeh tradit\u00ebn muzikore t\u00eb vendit dhe t\u00eb k\u00ebng\u00ebs n\u00eb argumentim.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjet\u00ebr Dungu: \u201cLa lira albanese\u201d (Lyra shqiptare), Rom\u00eb, 1940. \u00cbsht\u00eb libri i par\u00eb i cili botohet me pentagrame, me nota (shkruar me dor\u00eb) dhe me tekste t\u00eb secil\u00ebs k\u00ebng\u00eb (dhe shpjegime italisht). N\u00eb lib\u00ebr botohen 50 k\u00ebng\u00eb t\u00eb vjetra popullore qytetare: shkodrane, kor\u00e7are, beratase, vlonjate, elbasanase, durr\u00ebsake dhe kosovare. N\u00eb mesin e 15 k\u00ebng\u00ebve shkodrane, figuron edhe \u201cKanga e detit\u201d (zO ti detz). Pra konsiderohet shkodrane, si krijim i k\u00ebng\u00ebtarit popullor, meq\u00eb asnj\u00ebra nga k\u00ebng\u00ebt nuk e ka t\u00eb sh\u00ebnuar autorin tekstit dhe t\u00eb melodis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjergj Ka\u00e7inari: \u201cMargaritar\u00ebt e k\u00ebg\u00ebve t\u00eb vjetra popullore\u201d, botim i autorit, Prishtin\u00eb, 1995. N\u00eb faqen 75, me partitura, nota dhe me tekst \u00ebsht\u00eb k\u00ebnga me titull \u201cO ti, det\u201d. Teksti i ka tri strofat (me refren) t\u00eb njohura, por e ka edhe strof\u00ebn e kat\u00ebrt:<\/p>\n\n\n\n<p>Deti i bardh\u00eb \u2013 e, det i zi \u2013 e,<\/p>\n\n\n\n<p>Ka shum\u00eb gjana q\u00eb kushtojn\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Aman \u2013 e,<\/p>\n\n\n\n<p>Gjenden peshqit mbrenda nz te,<\/p>\n\n\n\n<p>Szka kandar q\u00eb i peshon.<\/p>\n\n\n\n<p>Emri i autorit t\u00eb tekstit dhe i kompozitorit mungon.<\/p>\n\n\n\n<p>Isa Alibali: \u201cN\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebndojn\u00eb\u201d, SHB \u201cIdromeno\u201d, Shkod\u00ebr 1997, shkruan p\u00ebr Ndrek\u00eb Voglin \u2013 Nara\u00e7in, p\u00ebr autor i tekstit dhe i melodis\u00eb \u201cO ti, det\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke e \u00e7muar fjal\u00ebn e autorit \u2013 sudiuesit kompetent, e bartim shkrimin p\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj k\u00ebnge.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u2026 Ndrek\u00eb Vogli \u2013 Nara\u00e7i ka udh\u00ebtuar shum\u00eb her\u00eb n\u00ebp\u00ebr det, si tregtar q\u00eb ishte. Hypte n\u00eb anijen Durr\u00ebs \u2013 Bari dhe sa her\u00eb q\u00eb dilte n\u00eb kuvet\u00ebn e saj e kapte nj\u00eb ndjenj\u00eb disi e \u00e7uditshme p\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb e detit t\u00eb pafund e paan\u00eb, me nj\u00eb bukuri q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqte, her\u00eb me tallaze e her\u00eb i qet\u00eb. Shpeshher\u00eb n\u00eb ato \u00e7aste pyeste veten se ku \u00ebsht\u00eb mbarimi i k\u00ebtyre uj\u00ebrave pambarim q\u00eb shtriheshin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. E kapnin mendime her\u00eb t\u00eb g\u00ebzueshme e her\u00eb t\u00eb trishtueshme dhe n\u00eb \u00e7do rast ndiente di\u00e7ka n\u00eb shpirt, aq thell\u00eb sa ishte gjith\u00ebsia e vet\u00eb detit. Kishte zakon e merrte edhe sazen. I binte n\u00eb kabin\u00ebn e vet, larg njer\u00ebzve dhe i dukej se ishte n\u00eb ahrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij. Nj\u00eb dit\u00eb, mbasi kishte q\u00ebndruar gjat\u00eb n\u00eb kuvert\u00eb, e kishte par\u00eb edhe kapitenin e anijes, nj\u00eb djal\u00eb i ri q\u00eb shikonte me dylbi di\u00e7ka t\u00eb larg\u00ebt, hyri n\u00eb kabin\u00ebn e vet e nuk doli prej aty p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb. Nuk i ra n\u00eb mend as t\u00eb shkonte e t\u00eb hante dark\u00eb, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur pa se ishte errur. Aq shum\u00eb kishte humbur n\u00eb bot\u00ebn e tij t\u00eb k\u00ebng\u00ebs! Krijoi K\u00ebng\u00ebn e detit, n\u00eb det.<\/p>\n\n\n\n<p>Ti bre det, uj\u00eb i njelm\u00ebt,<\/p>\n\n\n\n<p>Si gjithmon\u00eb u gjendke plot,<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb k\u00ebrkova fundi sztzu gjet,<\/p>\n\n\n\n<p>Ku do t\u00eb jet\u00eb mbarimi i jot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E mbajti t\u00eb fsheht\u00eb deri sa u kthye n\u00eb Shkod\u00ebr. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb (e ndoshta pak t\u00eb \u00e7uditshme, sepse nuk e kishte zakon t\u00eb k\u00ebndonte me sazen p\u00ebrpara t\u00eb tjer\u00ebve) e k\u00ebndoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Sait Hoxh\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb nga takimet e t\u00eb shtunave. Ia p\u00eblqyen aq shum\u00eb, saq\u00eb edhe ai vet\u00eb u habit. Edhe u k\u00ebnaq s\u00eb tep\u00ebrmi. Dhe po aty, p\u00ebr t\u00eb qeshur dhe p\u00ebr ta ngacmuar, e krijuan edhe nj\u00eb simbolik\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb fakt, as q\u00eb i kishte shkuar n\u00eb mend. K\u00ebshtu u p\u00ebrhap ajo dhe k\u00ebndohet gjithnj\u00eb me andje.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa vapore e sa gjemi,<\/p>\n\n\n\n<p>Shkojn\u00eb mbi ty e szbajn\u00eb zullum,<\/p>\n\n\n\n<p>Ti ke hyq\u00ebm me i p\u00ebrpij\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Por je i gjan\u00eb e duron shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo k\u00ebng\u00eb ka dhjet\u00eb strofa. (Fund i referenc\u00ebs).<\/p>\n\n\n\n<p>Kllapa e Ulqini n\u00eb Kala<br>Kllapa e Ulqini n\u00eb Kala<\/p>\n\n\n\n<p>Kasem Tapi: \u201cK\u00ebng\u00eb popullore shkodrane\u201d, botim i Institutit t\u00eb Kultur\u00ebs Popullore, t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb RSH (Tiran\u00eb, 1998), n\u00eb faqen 181, n\u00ebn numrin 137, e regjistron tekstin e k\u00ebng\u00ebs \u201cTi bre det o ujz i njelm\u00ebt\u201d, me fusnot\u00ebn: Titulli n\u00eb origjinal: \u201cKanga e detit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Teksti i ka n\u00ebnt\u00eb strofa, me vargje me p\u00ebrmbajtje t\u00eb panjorura p\u00ebr ne.<\/p>\n\n\n\n<p>(Autor i tekstit dhe i melodis\u00eb, nuk sh\u00ebnon p\u00ebr asnj\u00ebr\u00ebn nga 304 k\u00ebng\u00ebt e k\u00ebsaj p\u00ebrmbledhjeje mjaft voluminoze).<\/p>\n\n\n\n<p>Ferid Bala: \u201cN\u00eb lulishten e k\u00ebng\u00ebs shkodrane dhe t\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve\u201d, botim i atorit ( Shkod\u00ebr, 2000). E kopjojm\u00eb sh\u00ebnimin: \u201cNdrek\u00eb Vogli, tregtar, por instrumentist virtuoz n\u00eb saze, q\u00eb nuk i ra kurr\u00eb n\u00eb publik. Nxorri k\u00ebng\u00ebt: zVaj si kenka ba dynjajaz, zEdhe nji her\u00eb due me qa hallinz, q\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebng\u00eb kurbeti dhe k\u00ebng\u00ebn e famshme zTi bre det, uj\u00eb i njelm\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>D.m.th.: edhe ky studiues e thekson autor Ndrek\u00eb Voglin \u2013 Nara\u00e7in.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c250 k\u00ebng\u00eb qytetare shkodrane\u201d, transkriptuar dhe harmonizuar nga: Tonin Zadeja dhe Tonin Daija, SHB \u201cIdromeno\u201d (Shkod\u00ebr, 2000), me titull: \u201cKanga e detit\u201d, n\u00eb faqen 48 \u00ebsht\u00eb pentagrami, melodia me nota dhe, n\u00eb faqen 49 \u00ebsht\u00eb teksti me tri strofa kat\u00ebrshe, teksti aq i njohur.<\/p>\n\n\n\n<p>Dy muzikolog\u00ebt, n\u00eb faqen 466, n\u00eb p\u00ebrmbajtje, sakt\u00ebsojn\u00eb: \u201cKanga e detit\u201d. Fjal\u00ebt e muzika: Ndrek\u00eb Vogli \u2013 Nara\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n<p>Agim Velaj: \u201cKang\u00eb popullore shkodrane\u201d, botim i autorit (Lezh\u00eb, 2002).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje shum\u00eb voluminoze, t\u00eb formatit t\u00eb madh, n\u00eb mesin e 356 k\u00ebng\u00ebve t\u00eb regjistruara, n\u00eb faqen 304 jan\u00eb notat e melodis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb faqen pasuese (305) jan\u00eb tri strofat (katrena t\u00eb nj\u00ebhura) t\u00eb k\u00ebng\u00ebs \u201cO ti det e uj\u00eb i njelm\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Autori i tekstit, k\u00ebng\u00ebs, nuk figuron.<\/p>\n\n\n\n<p>Si konkluz\u00eb p\u00ebr \u201cK\u00ebng\u00ebn e detit\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Mund q\u00eb detari (detar\u00ebt) ulqinak e ka qitur k\u00ebng\u00ebn \u201cO ti, det, o uj\u00eb i njelm- e\u201d, por \u00e7ka t\u00eb thuash kur: \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e shkruar mbetet dhe \u00ebsht\u00eb argument \u2013 dokument.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, edhe i autor\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebnge aq t\u00eb famshme detare, qytetare ulqinake-shkodrane.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGrupi i burrave\u201d i Ulqinit<\/p>\n\n\n\n<p>Fiqri Hasanaga me k\u00ebnaq\u00ebsi flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ansamb\u00ebl, i cili \u00ebsht\u00eb paraqitur pa num\u00ebr her\u00eb, her\u00eb n\u00eb Ulqin: n\u00eb Kala, n\u00ebp\u00ebr hotele, her\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytete, n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt: Mal i Zi, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Grupi \u00ebsht\u00eb septet: Avdo Tafa, z\u00eb i par\u00eb \u2013 tenor; Shemso Hasnaga, tenor; Muhamet Hasa, tenor-bariton; Sari Resulbegu, bariton; Fiqri Hasanaga, bariton; Sami Misherri, bas edhe, Skender Hoxha, po ashtu bas.<\/p>\n\n\n\n<p>Repertori \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pasur, por m\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi i k\u00ebndojn\u00eb ato k\u00ebng\u00eb t\u00eb cilat i k\u00ebndon edhe publiku: \u201cMora \u00e7iften e dola n\u00eb gjah\u201d, \u201cMori trandofilja vog\u00ebl\u201d, \u201cOh, sa g\u00ebzim t\u00eb kam n\u00eb zem\u00ebr\u201d, \u201cHajde moj, peja moj\u201d, e po, q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebng\u00ebt e vjetra qytetare: ulqinake-shkodrane-elbasanase-korr\u00e7are-gjakovare-arb\u00ebreshe t\u00eb Kalabris\u00eb, thot\u00eb me buzagaz. Korist\u00ebt jan\u00eb edhe instrumentist\u00eb t\u00eb veglave me tela: me kitara dhe mandolin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fiqriu \u2013 kompozitor<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb libreto (p\u00ebr fat i pari n\u00eb literatur\u00ebn muzikore t\u00eb shkruar t\u00eb Ulqinit) e ka botuar Fiqri Hasanaga n\u00eb vitin e kaluar (2004), \u201cVal\u00ebt e Ulqinit\u201d, botoi Qendra p\u00ebr Kultur\u00eb dhe Art Club \u2013 Ulqin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje prej 32 k\u00ebng\u00ebsh, t\u00eb cilat i ka komponuar, p\u00ebrpunuar ky kompozitor ulqinak. N\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb kat\u00ebr kapituj: I K\u00ebng\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, II K\u00ebng\u00eb t\u00eb shkruara n\u00eb frym\u00ebn e melosit popullor, III K\u00ebng\u00eb t\u00eb karakterit arg\u00ebtues ose zbavit\u00ebs dhe IV K\u00ebng\u00ebt e p\u00ebrpunuara. P\u00ebr vlerat muzikore t\u00eb kompozimeve, vler\u00ebsimet pozitive i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb muzikolog\u00ebt dhe profesor\u00ebt e muzik\u00ebs: dr. Rexhep Munishi, mr. Ahmet D\u00ebrguti dhe Tomor Berisha, kompozitor, nga Prishtina. Ky metronom e pati nj\u00eb p\u00ebrurim p\u00ebr lakmi n\u00eb Kala, n\u00eb ver\u00eb 2004.<\/p>\n\n\n\n<p>Fiqri Hasanaga \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe fitues i shum\u00eb festivaleve t\u00eb k\u00ebng\u00ebs shqipe, t\u00eb zhanreve t\u00eb ndryshme (p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, popullore dhe arg\u00ebtuese), n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb talent i k\u00ebng\u00ebs, i kompozimit me melos burimor qytetar shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Talentin prej muziktari e kan\u00eb edhe dy djemt\u00eb e Fiqri Hasanag\u00ebs: Hysejni dhe Ardiani, q\u00eb jan\u00eb vokaloinstrumentist\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si p\u00ebrfundim<\/p>\n\n\n\n<p>Melosi shqiptar \u2013 \u00ebsht\u00eb melos mesdhetar \u2013 e thot\u00eb mendimin muziktari Fiqri Hasanaga dhe sigurisht ka t\u00eb drejt\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb e k\u00ebng\u00ebs ulqinake \u201cO ti det\u201d (edhe t\u00eb ndonj\u00eb tjetr\u00ebs), shprehet se muziklog\u00ebt ende kan\u00eb pun\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se nj\u00eb melodi, k\u00ebng\u00eb, a \u00ebsht\u00eb e Shkodr\u00ebs apo e Ulqinit, apo e Beratit etj. Vitet e krijimit t\u00eb k\u00ebng\u00ebs jan\u00eb d\u00ebshmi, sipas jet\u00ebs s\u00eb detar\u00ebve ulqinak\u00eb dhe t\u00eb autrit shkodran, t\u00eb k\u00ebng\u00ebs aq t\u00eb famshme \u2013 \u201cO ti, det\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrgatiti: Hajro Ulqinaku (Ky shkrim \u00ebsht\u00eb realizuat ku i ndjeri ishte gjall\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p><a>Nj\u00eb rrug\u00eb e qytetit merr emrin e mjeshtrit t\u00eb madh t\u00eb muzik\u00ebs s\u00eb Ulqinit (foto)<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Rruga \u201dFiqiri Hasanaga\u201d, k\u00ebshtu do t\u00eb quhet tani e tutje nj\u00eb rrug\u00eb n\u00eb qytetin e Ulqinit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201dFiqri HASANAGA padyshim ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb zbrasti t\u00eb madhe n\u00eb muzik\u00ebn dhe n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb. Un\u00eb, ende nuk shoh se ka ndonj\u00eb personazh i cili mund ta zavend\u00ebsoj\u00eb n\u00eb horizontin e muzik\u00ebs ton\u00eb, tu tek ne n\u00eb Ulqin..\u201d, k\u00ebshtu shprehet p\u00ebr mjeshtrin e muzik\u00ebs Fiqiri Hasanaga nj\u00ebri nd\u00ebr miqt\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb z. Ismet Karamanaga.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201dSot nj\u00eb rrug\u00eb e qytetit merr emrin e tij dhe falenderoj p\u00ebrgjegj\u00ebsit q\u00eb jan\u00eb kujtuar q\u00eb rrug\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb ja japin emrin e k\u00ebtij artisti dhe humanisti t\u00eb shquar\u201d, vazhdon Karamanaga.<\/p>\n\n\n\n<p>Fiqri Hasanaga lindi me 1953 n\u00eb qytetin e Ulqinit. .Ishte nder kompozitoret dhe mesuesit e muzikes me te njohur tek shqiptaret e Malit te Zi. Fiqo Hasanaga, ashtu si\u00e7 njihej m\u00eb s\u00eb shumti, ishte\u00a0 nje nga figurat me te shquara te muzikes dhe folklorit Ulqinak. Ai morri pjese ne shfaqjet e shumta te muzikes dhe folklorit t\u00eb Ulqinit ne Mal te Zi dhe jasht vendit. Vdiq n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Tem\u00eb nga projekti \u201c<\/em><\/strong>\u201c<strong><em>\u201cShkruaj, lexo dhe fol, p\u00ebr ta ruajtur gjuh\u00ebn shqipe\u201d \u2013&nbsp; Informimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe diaspor\u00eb p\u00ebrmes faqes s\u00eb internetit 2023<\/em><\/strong>\u201c<strong><em>\u201d, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong>&nbsp;<strong><em>P\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e Fondit p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fulqini-online.com%2Fsajti%2F%3Fp%3D36444\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr Fiqri \u2013 Fiqo Hasanag\u00ebn\u00cbsht\u00eb i lindur n\u00eb Ulqin, m\u00eb 1953. Me muzik\u00eb filloi t\u00eb merret q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 10-vje\u00e7are dhe e ka tradit\u00eb nga gjyshi Cafi i Hasanag\u00ebs, bejtexhi i njohur dhe nga babai Reshiti, q\u00eb i binte primit. Po axha Seit Hasanaga, i binte primit, me aq virtuozitet dhe pati qen\u00eb an\u00ebtar aktiv [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36515,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36512","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36512"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36512\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36516,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36512\/revisions\/36516"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36515"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}