{"id":36481,"date":"2024-02-12T08:57:42","date_gmt":"2024-02-12T07:57:42","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36481"},"modified":"2024-02-12T08:58:18","modified_gmt":"2024-02-12T07:58:18","slug":"fjalimi-i-dom-lush-gjergjit-ne-akademine-perkujtimore-ne-parlamentin-evropian-kushtuar-presidentit-ibrahim-rugova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36481","title":{"rendered":"Fjalimi i Dom Lush Gjergjit n\u00eb Akademin\u00eb p\u00ebrkujtimore n\u00eb Parlamentin Evropian, kushtuar Presidentit Ibrahim Rugova"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"280\" height=\"330\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg 280w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova-255x300.jpg 255w\" sizes=\"auto, (max-width: 280px) 100vw, 280px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>P\u00ebrgaditi: Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Kush ishte, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr mua Dr. Ibrahim Rugova?<\/p>\n\n\n\n<p>Pas 18 viteve t\u00eb vdekjes, 80 viteve t\u00eb lindjes, k\u00ebndv\u00ebshtrimeve dhe analizave t\u00eb llojllojshme, p\u00ebr mua pyetja thelb\u00ebsore dhe qendrore \u00ebsht\u00eb dhe mbetet kjo: kush ishte, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr mua,&nbsp; Presidenti historik i Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugova?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkufizimi p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, sepse n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn, njohurit\u00eb, bashk\u00ebpunimin, miq\u00ebsin\u00eb dhe v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are &nbsp;time me Te, nuk d\u00ebshiroj t\u2019ua imponoj askujt, sipas parimit t\u00eb vjet\u00ebr latin: Quot capita, tot sentetiae, sa koka, aq edhe mendime.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisur nga k\u00ebto dy parime t\u00eb qarta dhe t\u00eb domosdoshme, p\u00ebr mua Dr. Ibrahim&nbsp; Rugova ishte s\u00eb pari fryt i Provanis\u00eb hyjnore, pastaj edhe i historis\u00eb dhe rrethanave t\u00eb at\u00ebhershme dramatike, q\u00eb ishin pyetje mes jet\u00ebs dhe vdekjes, drit\u00ebs dhe territ, t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes, liris\u00eb dhe rob\u00ebris\u00eb, g\u00ebnjeshtr\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, demokracis\u00eb apo diktatur\u00ebs, qenies apo shkat\u00ebrrimit, apo n\u00eb stili shekspirian: t\u00eb jesh apo mos t\u00eb jesh!<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Ibrahim Rugova, me T\u00eb ne Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, edhe m\u00eb gjer\u00eb, ishim n\u00eb an\u00ebn e jet\u00ebs, drejt\u00ebsis\u00eb, drit\u00ebs, liris\u00eb, demokracis\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb, me mjete paq\u00ebsore dhe jodhunore.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri te k\u00ebto vler\u00ebsime, p\u00ebrcaktime, vendosje, orientime t\u00eb guximshme dhe largpam\u00ebse, ai nuk arriti rast\u00ebsisht, p\u00ebr me nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb mundimsh\u00ebm filozofik, bot\u00ebkuptimor dhe jet\u00ebsor, duke analizuar mir\u00eb dhe n\u00eb holl\u00ebsi historin\u00eb ton\u00eb ilire, arb\u00ebrore dhe shqiptare, si edhe at\u00eb t\u00eb Mesdheut, Evrop\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb stilin e Gandit, Martin Luter Kinguta, Havelit, sidomos t\u00eb Pap\u00ebs Gjon Pali II dhe N\u00ebn\u00ebs Tereze.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebnisja e tij ishte mjaft pragmatike: m\u00eb mir\u00eb gomar i gjall\u00eb, se ari i cofur, q\u00eb me fjal\u00eb tjera dometh\u00ebn\u00eb ruajtja me \u00e7do kusht e Popullit, sipas parimit t\u00eb Sh\u00ebn N\u00ebn\u00ebs Tereze: Jepe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vetvetes.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai pohonte k\u00ebt\u00eb me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cArma jon\u00eb e fuqishme \u00ebsht\u00eb lasht\u00ebsia, tradita, kultura, rr\u00ebnj\u00ebt dhe identiteti yn\u00eb, si dhe rina jon\u00eb\u2026 Intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb duan t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Popullit. \u00c7ka na duhet Kosova e p\u00ebrgjysmuar nga masakrimet apo p\u00ebrjashtimet?\u2026 Tani \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ta shp\u00ebtojm\u00eb Popullin. Do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb prej bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nj\u00eb faz\u00eb kalimtare, protektoratin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr disa vite, pastaj do t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs\u2026 N\u00eb mua kan\u00eb ndikuar shum\u00eb pozitivisht dy personalitete: Papa&nbsp; Gjon Pali II dhe N\u00ebna Tereze\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, ai ishte dhe mbetet vizionar, \u201cvegimtar\u201d,&nbsp;n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe \u201cprofet\u201d,&nbsp;arkitekt,&nbsp; Presidenti historik i Kosov\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur, demokratike, t\u00eb hapur ndaj t\u00eb gjith\u00ebve, Beogradit dhe Tiran\u00ebs, gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb bisedimit, dialogut dhe komunikimit, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn, t\u00eb drejt\u00ebn, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, mbi t\u00eb gjitha jet\u00ebn dhe dashurin\u00eb, q\u00eb jan\u00eb hallka q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb zinxhirin e p\u00ebrbashk\u00ebt historik dhe aktual.<\/p>\n\n\n\n<p>Kurr\u00eb nuk do ta harroj parimi e tij jet\u00ebsor: \u201cN\u00ebse bota na njeh se kush kemi qen\u00eb dhe jemi, \u00e7ka duam dhe si duam t\u00eb arrijm\u00eb at\u00eb, at\u00ebher\u00eb bota do t\u00eb jet\u00eb me ne, sepse me ne \u00ebsht\u00eb lasht\u00ebsia, historia, tradita, kultura, qytet\u00ebrimi, krishterimi yn\u00eb shum\u00ebshekullor, mbi t\u00eb gjitha jeta dhe drejt\u00ebsia, barazia\u2026 Ne duam t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb m\u00ebnyra njer\u00ebzore dhe demokratike q\u00eb t\u00eb na pranojn\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka jemi e pa e d\u00ebmtuar ask\u00ebnd\u2026 Populli nga p\u00ebrvoja na m\u00ebson dhe orienton: E mira vjen ngadal\u00eb, nd\u00ebrsa e keqja shpejt\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe ndodhi historia \u2013 mrekullia, bota e madhe ishte me ne, Kosov\u00ebn e vog\u00ebl, me Popullin ton\u00eb, sepse parimet, q\u00ebndrimet, \u00e7\u00ebshtja jon\u00eb u b\u00eb shqyrtim i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Mendja e tij largpam\u00ebse, zemra e tij e madhe,&nbsp; kultura dhe qytet\u00ebrimi i tij njer\u00ebzor dhe komb\u00ebtar, ia mund\u00ebsuan q\u00eb Dr. Ibrahim Rugova t\u00eb ishte i koh\u00ebs dhe me koh\u00eb, por edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e s\u00eb kaluar\u00ebs, historis\u00eb, lasht\u00ebsis\u00eb dhe martirizimit, si dhe n\u00eb projektimin e s\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb, liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb, n\u00eb dobi dhe t\u00eb mir\u00eb te t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Parimet si: \u201cN\u00eb an\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, historia, toka e Kosov\u00ebs, Populli\u2026 Strategjia paq\u00ebsore dhe jodhunore \u00ebsht\u00eb zgjidhje dhe nevoj\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebshmuar se jemi Popull q\u00eb ka zgjedhur paqen me mjete paq\u00ebsore &nbsp;dhe jodhunore\u2026 Jodhuna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pasi q\u00eb ne kemi mbetur pa polici, pa parlament, pa qeveri, sepse serb\u00ebt i kan\u00eb d\u00ebbuar shqiptar\u00ebt nga k\u00ebto institucione. Megjithat\u00eb strategjia paq\u00ebsore dhe jodhunore&nbsp; \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrcaktim se nj\u00eb nevoj\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bota ta hetoj\u00eb se jemi t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur dhe t\u00eb vetmuar nga t\u00eb gjith\u00eb\u2026\u201d (Valentino Salvoldi \u2013 Lush Gjergji, Resistenza nonviolenta nella ex &#8211; Jugoslavia, EMI Bologna, 1993, f. 29 -30).<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb, form\u00eb, strategji \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb ishte m\u00eb e mira, bile edhe e vetmja, p\u00ebr t\u2019iu shmangur p\u00ebrgjysmimit apo d\u00ebbimit t\u00eb Popullit, p\u00ebr t\u2019i ikur masakrimeve dhe shfarosjes ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Ibrahim Rugova nuk \u201cditi\u201d dhe nuk deshi kurr\u00eb t\u00eb mbrohet, por guximisht, urtisht dhe me shum\u00eb sukses e kudo e mbrojti Populli shqiptar, sidomos Kosov\u00ebn ton\u00eb. Ai nuk \u201cditi\u201d&nbsp;dhe deshi kurr\u00eb ta sulmonte ask\u00ebnd, p\u00ebrpos t\u00eb keqes, padrejt\u00ebsin\u00eb, diktatur\u00ebn, urrejtjen, rren\u00ebn, mashtrimin, dhe at\u00eb gjithnj\u00eb me fuqin\u00eb e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb Dashuris\u00eb, me strategjin\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe frym\u00ebzuese t\u00eb faljes, pajtimit, bashk\u00ebpunimit dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs me t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vler\u00ebsimi im p\u00ebr Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn \u00ebsht\u00eb ky: Dikush shkruan histori, dikush mbetet n\u00eb histori, dikush \u00ebsht\u00eb histori. Dr. Ibrahim Rugova shkruan histori, mbeti n\u00eb histori, dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, Ai p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb historik dhe mrekulli, e tashmja dhe e ardhmja jon\u00eb, Gandi \u201cshqiptar\u201d, udh\u00ebrr\u00ebfyesi dhe frym\u00ebzuesi i liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe demokracis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Parlamenti Evropian:<\/p>\n\n\n\n<p>Prishtin\u00eb\u2013Strasburg,5shkurt 2024&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgaditi: Frank Shkreli Kush ishte, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr mua Dr. Ibrahim Rugova? Pas 18 viteve t\u00eb vdekjes, 80 viteve t\u00eb lindjes, k\u00ebndv\u00ebshtrimeve dhe analizave t\u00eb llojllojshme, p\u00ebr mua pyetja thelb\u00ebsore dhe qendrore \u00ebsht\u00eb dhe mbetet kjo: kush ishte, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr mua,&nbsp; Presidenti historik i Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugova? [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1461,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[381,684],"class_list":["post-36481","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-dom-lush-gjergji","tag-ibrahim-rugova"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36481"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36481\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36484,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36481\/revisions\/36484"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}