{"id":36470,"date":"2024-02-09T19:43:15","date_gmt":"2024-02-09T18:43:15","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36470"},"modified":"2024-02-10T07:40:04","modified_gmt":"2024-02-10T06:40:04","slug":"partite-politike-si-zyra-te-punesimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36470","title":{"rendered":"Partit\u00eb politike si zyra t\u00eb pun\u00ebsimit"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"525\" height=\"300\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/Partit-ne-MZ.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/Partit-ne-MZ.jpg 525w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/Partit-ne-MZ-300x171.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 525px) 100vw, 525px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Diskursi socio-politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit t\u00eb partit\u00eb politike n\u00eb pushtet&nbsp; si n\u00eb nivel lokal e ate qendror&nbsp; dukuria e pun\u00ebsimit ka marr\u00eb p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese, sepse ma vler\u00eb ka libreza partiake se sa diploma e fakultetit. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e ish kampit socialist ku as Mali i Zi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtim. Pik\u00ebrisht nga ambiciet e tilla jan\u00eb formuar partit\u00eb politike, sepse ofrojn\u00eb mund\u00ebsi pun\u00ebsimi si dhe p\u00ebrfitime t\u00eb ndryshme jo vet\u00ebm materiale p\u00ebr individ t\u00eb ndrysh\u00ebm&nbsp; n\u00eb elektoratin e tyre votues<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe k\u00ebtu si n\u00eb regjion formimi i partive politike ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha sepse p\u00ebrmes tyre individet e klan\u00ebt e ndryshme kan\u00eb p\u00ebrfitime jo vet\u00ebm materiale. Pik\u00ebrisht nga ky aspekt n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb formuar nj\u00eb num\u00ebr i madh i partive politike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb duke marr\u00eb parasysh numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vend. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga Ministria e administrates publike n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment&nbsp; jan\u00eb t\u00eb regjistruara 51 parti politike, ku nga to&nbsp; 17&nbsp; m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm&nbsp; n\u00eb parlamentin shtet\u00ebror, duke p\u00ebrfituar benifite t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr n\u00ebse krahasojm\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat nga shtetet e dala nga&nbsp; ish Jugosllavia, del se Mali i Zi me 51 parti politike&nbsp; ka m\u00eb s\u00eb shumti parti p\u00ebr banor\u00eb, ku n\u00eb \u00e7do&nbsp; 12.000 banor\u00eb vjen nj\u00eb parti politike. N\u00eb&nbsp; Kroaci jan\u00eb t\u00eb regjistruara 157 parti, Serbi 120, B e H 96, Slloveni 87, Maqedoni t\u00eb Veriut 63 dhe n\u00eb Kosov\u00eb 50.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Grupe t\u00eb interesit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave shoq\u00ebrore e n\u00eb ve\u00e7anti ato ekonomike n\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit partit\u00eb politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb profilizuar si subjekte p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb grupeve t\u00eb interesit t\u00eb individ\u00ebve dhe klan\u00ebve t\u00eb ndryshme. Ne k\u00ebt\u00eb aspekt ata iu ngjasojn\u00eb zyrave t\u00eb pun\u00ebsimit p\u00ebr&nbsp; elektoratin&nbsp;&nbsp; votues, duke&nbsp; zgjidhur&nbsp; \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme materiale, apo avancimin n\u00eb resoret e ndrysh\u00ebm n\u00eb nivel lokal e ate qendror.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Opozita m\u00ebsoi nga pozita<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb dukuri e till\u00eb&nbsp; nuk \u00ebsht\u00eb e panjohur sepse partit\u00eb&nbsp; kan\u00eb m\u00ebsuar nga nj\u00ebra tjetra, madje n\u00eb disa aspekte edhe i kan\u00eb tejkaluar. Pik\u00ebrisht&nbsp; nga gushti i vitit 2020 kur n\u00eb Mal t\u00eb Zi u b\u00eb rotacioni i pushtetit, ish opozita u mobilizua n\u00eb \u00e7do aspekt duke d\u00ebshmuar se qeverisja qendrore ofron p\u00ebrfitime qe \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat e elektoratit t\u00eb tyre votues. Me p\u00ebrjashtime, pothuaj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit kalojn\u00eb n\u00eb profilin partiak, duke filluar nga pun\u00ebtor\u00ebt sanitar e tutje. Nj\u00eb veprim i till\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsues p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri, sepse b\u00ebh\u00ebt diferencimi i qytetar\u00ebve n\u00eb baza partiake, sepse ata t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb pjes\u00eb apo mbeshtet\u00ebs t\u00eb partive politike, jan\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tu pun\u00ebsuar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00ebnshkrimet e obligueshme<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Var\u00ebsisht prej vendeve n\u00eb regjion&nbsp; p\u00ebr themelimin e partive politike duhen&nbsp; nga 100 deri n\u00eb 10.000 n\u00ebnshkrime t\u00eb qytetar\u00ebve. K\u00ebshtu p\u00ebr themelimin e partis\u00eb n\u00eb Serbi duhen 10.000 n\u00ebnshkrime t\u00eb qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa m\u00eb s\u00eb paku duhen n\u00eb Kroaci, gjithsejt 100.&nbsp; N\u00eb Mal t\u00eb&nbsp; Zi e Slloveni duhen 200 n\u00ebnshkrime, BeH 500, Maqedoni t\u00eb Veriut 1.000.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ka propozime qe n\u00eb Mal t\u00eb Zi numri i n\u00ebnshkrimeve p\u00ebr themelimin e partive politike duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb. I mbetet&nbsp; K\u00ebshillit p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore&nbsp; n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, qe sipas gjasave do t\u00eb filloj t\u00eb punoj\u00eb &nbsp;gjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Koalicionet me partit\u00eb e vogla<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke vler\u00ebsuar situat\u00ebn politike dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e tyre formimi i koalicioneve parazgjedhore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dukuri e njohur pothuaj n\u00eb t\u00eb gjitha ciklet zgjedhore, n\u00eb nivel lokal e ate qendror. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt koalicionet llogariten si shp\u00ebtim p\u00ebr partit\u00eb e vogla, t\u00eb cilat t\u00eb vetme nuk do t\u00eb arrinin t\u00eb kalonin pragun zgjedhor. Por, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb pasiguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e tyre partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha i marrin n\u00eb koalicion partit\u00eb e vogla, t\u00eb cilat n\u00eb shum\u00eb raste i kushtezojn\u00eb ata si n\u00eb aspektin material dhe t\u00eb &nbsp;mandateve(k\u00ebshilltar e deputet).<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb veprim i till\u00eb d\u00ebshmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente&nbsp; se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me parimet apo programet partiake, por kryesisht interesin p\u00ebr p\u00ebrfitime jo vet\u00ebm materiale, ku p\u00ebrvoja e deritanishme e d\u00ebshmon nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, duhet cekur se ne k\u00ebt\u00eb formulim zgjedhor, ka koh\u00eb qe marrin pjes\u00eb edhe grup\u00ebt e qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve iu mund\u00ebson ligji zgjedhor. Ata &nbsp;dallohen nga partit\u00eb politike, me leht\u00ebsimin e tyre p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb sken\u00ebn politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb si n\u00eb Ulqin dhe n\u00eb Tuz, ku grup\u00ebt e qytetar\u00ebve ishin pjes\u00eb e zgjedhjeve lokale e ate qendrore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt &nbsp;me shum\u00eb parti politike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb ambicieve lideriste, animozitetit e sjelljeve autokratike&nbsp; n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, shqiptar\u00ebt dallohen me num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb t\u00eb partive politike. Dhe nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje e till\u00eb e cila n\u00eb nj\u00eb moment ishin 12 parti politike apo grupime qytetar\u00ebsh, ka ndikuar n\u00eb dob\u00ebsimin&nbsp; &nbsp;e kohezionit politik t\u00eb shqiptar\u00ebve qe \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar si n\u00eb zgjedhjet lokale e ata parlamentare. Nj\u00eb situate e till\u00eb konfuze i ka konvenuar pushtetit, q\u00eb ishte i angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sepse partit\u00eb politike t\u00eb shqiptar\u00ebve, jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit autentik t\u00eb tyre. Ndon\u00ebse n\u00eb dy zgjedhjet e fundit parlamentare n\u00eb Mal t\u00eb Zi(2020, 2023) nuk u arrit q\u00eb shqiptar\u00ebt &nbsp;t\u00eb dalin me nj\u00eb list\u00eb zgjedhore, por, jan\u00eb paraqitur me dy lista zgjedhore, nj\u00eb veprim i till\u00eb u mbeshtet nga elektorati votues shqiptar duke qen\u00eb pjes\u00eb e parlamentit dhe pjes\u00eb e pushtetit qendror.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb paraqet p\u00ebrfaq\u00ebsimi me kuadra n\u00eb qeverisje&nbsp; lokale e qendrore, sepse n\u00eb shum\u00eb raste nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb qelluar. Sepse n\u00eb pozita t\u00eb ndryshme nuk mjafton vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsimi por pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka prezantimi. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pa n\u00ebn\u00e7muar kuadrat e mbeshtet\u00ebsit partiak, p\u00ebrpar\u00ebsi duhet dh\u00ebn\u00eb kuadrave&nbsp; t\u00eb d\u00ebshmuara n\u00eb profesionin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm ne k\u00ebt\u00eb form\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmohej respektimi i vlerave &nbsp;profesionale, autoriteti shoq\u00ebror dhe meritokracia si kudo n\u00eb bot\u00ebn demokratike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt shqiptar\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt e jo duke qen\u00eb peng i koncept\u00ebve autokratike e militant\u00ebve partiak\u00eb. Esht\u00eb koha t\u00eb mendohet p\u00ebr unifikimin e partive politike, duke&nbsp; zvogluar numrin e tyre, sepse bashkimi i tyre favorizon edhe k\u00ebrkesat p\u00ebr avancimin e pozit\u00ebs dhe t\u00eb statusit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kuadrot imazhi i partive<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb sken\u00ebn politike te \u00e7do mjedisi partit\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse krijojn\u00eb imazhin me programin e tyre i cili mbeshtetet nga elektorati votues. Ne k\u00ebt\u00eb aspekt rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb luajn\u00eb kuadrot p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb subjektin politik, ata kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrgatitjen e tyre profesionale n\u00eb sektor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs. Por jo rrall\u00eb dukuria e pun\u00ebsimit e kuadrove partiake nuk \u00ebsht\u00eb e qelluar, madje disa &nbsp;l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, sepse nuk jan\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr pozicionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e kriz\u00ebs morale t\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb se dukuria e antivlerave&nbsp; ka marr\u00eb p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese, sepse m\u00eb vler\u00eb ka libreza partiake se sa diploma e fakultetit. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb dukuri e cila b\u00ebn\u00eb diferencimin e qytetar\u00ebve n\u00eb ata partiak\u00eb e jopartiak, me pasoja sot&nbsp; dhe n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Botuar n\u00eb Koha Javore, 8 shkurt&nbsp; 2024)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi socio-politik N\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit t\u00eb partit\u00eb politike n\u00eb pushtet&nbsp; si n\u00eb nivel lokal e ate qendror&nbsp; dukuria e pun\u00ebsimit ka marr\u00eb p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese, sepse ma vler\u00eb ka libreza partiake se sa diploma e fakultetit. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e ish kampit socialist ku as Mali i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11127,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384],"class_list":["post-36470","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36470","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36470"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36470\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36475,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36470\/revisions\/36475"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}