{"id":3637,"date":"2015-05-28T13:08:19","date_gmt":"2015-05-28T11:08:19","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3637"},"modified":"2015-05-28T13:12:00","modified_gmt":"2015-05-28T11:12:00","slug":"in-memoriam-ne-kujtim-te-gjeke-sinishtaj-1946-2015","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3637","title":{"rendered":"IN MEMORIAM &#8211; N\u00cb KUJTIM T\u00cb GJEK\u00cb SINISHTAJ (1946-2015)"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-sinishtaj.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-3639 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-sinishtaj-164x300.png\" alt=\"Gjeke-sinishtaj\" width=\"164\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-sinishtaj-164x300.png 164w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-sinishtaj.png 244w\" sizes=\"auto, (max-width: 164px) 100vw, 164px\" \/><\/a>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/p>\n<p>\u201cGjek\u00eb Sinishtaj kishte lindur n\u00eb katundin K\u00ebshev\u00eb t\u00eb Grud\u00ebs. K\u00ebsheva \u00ebshte nj\u00ebra prej trevave m\u00eb historike t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Aty kan\u00eb lindur e vepruar disa familje heroike dhe fisnike. Ky fshat \u00ebsht\u00eb pran\u00eb malit legjendar t\u00eb De\u00e7iqit,ku jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb ato luft\u00ebra dhe kryengritje p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebtu kan\u00eb jetuar e vepruar shum\u00eb burra e gra t\u00eb p\u00ebrmendura dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes shquhej Tring\u00eb Smajlja e Grud\u00ebs e cila koh\u00eb m\u00eb par\u00eb u nderua nga Kosova me portretin e saj n\u00eb pull\u00ebn postale,si\u00e7 ishte nderuar edhe N\u00ebna Tereze nga Shtetet e Bashkuara 5 vjet m\u00eb par\u00eb me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes. Ky ishte nderi m\u00eb i madh\u00eb q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebnte Kosova bij\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Nj\u00eb nderim i till\u00eb b\u00ebn q\u00eb portreti i saj t\u00eb shihet \u00e7do dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas shkollimit fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm Gjek\u00eb Sinishtaj ishte pranuar n\u00eb nj\u00ebrin prej universiteteve m\u00eb prestigjioze t\u00eb Ballkanit at\u00eb t\u00eb Beogradit n\u00eb Fakultetin e Gjeodezis\u00eb. Atje i mbaroi studimet e inxhinieris\u00eb n\u00eb koh\u00eb rekord. Kosova n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte munges\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kuadrove t\u00eb gjeodezis\u00eb dhe k\u00ebrkonte me kemb\u00ebngulje kalimin e Gjek\u00eb Sinishtaj nga Beogradi n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai e pranoi me g\u00ebzim ofert\u00ebn shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb fillim anagzhimi i tij ishte n\u00eb nivelin komunal dhe m\u00eb von\u00eb u em\u00ebrua Drejtor i Entit t\u00eb Gjeodezis\u00eb pran\u00eb K\u00ebshillit Ekzekutiv t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Qeveria e Kosov\u00ebs i krijoi kushte t\u00eb shk\u00eblqyeshme p\u00ebr pun\u00eb e jetes\u00eb,duke i dh\u00ebn\u00eb banes\u00eb t\u00eb mrekullueshme dhe vetur\u00eb e shofer. Gjek\u00eb Sinishtaj ishte shum\u00eb i nderur dhe i privilegjuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs. Sukseset e tij n\u00eb Kosov\u00eb ishin rezultat i aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb fush\u00ebn e inxhinieris\u00eb. Por suksesi dhe lumturia e tij nuk zgjat\u00ebn shum\u00eb,sepse forcat shoviniste s\u00ebrbe n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1989 e rr\u00ebnuan me dhun\u00eb e gjak autonomin\u00eb e Kosov\u00ebs. Pas anullimit t\u00eb autonomis\u00eb serb\u00ebt filluan spastrimet e kuadrove shqiptare t\u00eb specializuara. Natyrisht se forcat politike t\u00eb Sllobodan Millosheviqit kishin k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunimin e Gjek\u00eb Sinishtaj,duke dh\u00ebn\u00eb disa shpjegime e kushte t\u00eb papranueshme p\u00ebr nj\u00eb shqiptar atdhetar. Serb\u00ebt kishin p\u00ebr q\u00ebllim uzurpimin e pronave shqiptare,pasi q\u00eb ky ishte drejtor i k\u00ebtij dikasteri. Gjek\u00eb Sinishtaj nuk pranoi asnj\u00eb kondit\u00eb t\u00eb politik\u00ebs serbe.Nuk b\u00ebri asnj\u00eb kompromis me armiq\u00ebt e popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs,duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje t\u00eb parevokueshme nga t\u00eb gjitha pozitat dhe privilegjet e tij. U largua nga puna nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjith\u00ebmon\u00eb. Doli n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe,duke mos pranuar asnj\u00eblloj bashk\u00ebpunimi me regjimin diktatorial t\u00eb Sllobodan Milloshviqit.Revolta e tij ishte akt patriotik. Pavar\u00ebsisht se kishte diplom\u00ebn e Universitetit t\u00eb Beogradit nuk k\u00ebrkoi m\u00ebshir\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb Jugosllavis\u00eb,bile as n\u00eb Podgoric\u00eb ku kishte mbaruar shkoll\u00ebn e mesme.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve 90,Gjeka zonja e tij, Pashka dhe tre f\u00ebmijt\u00eb&#8211;nj\u00eb djal e dy vajza&#8211;imigruan n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Filluan jetes\u00ebn n\u00eb Bronx n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.T\u00eb gjith\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb u vinte keq p\u00ebr Gjek\u00eb Sinishtaj,sidomos kur mendonin p\u00ebr kushtet e tij t\u00eb mira n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Disa nga k\u00ebta miq\u00eb iu gjet\u00ebn pran\u00eb,n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes u shqua biznesmeni bujar Dem\u00eb Balidemaj i cili e ndihmoi si t\u00eb ishte vellai i tij. N\u00eb Debal Garden t\u00eb Dem\u00eb Balidemajt n\u00eb Brooklyn e kam takuar Gjek\u00ebn shum\u00eb her\u00eb. Aty kemi biseduar gj\u00ebrsisht p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e tij t\u00eb sukseshme dhe t\u00eb lumtur n\u00eb Kosov\u00eb. Prsishtina i kishte mbetur n\u00eb zem\u00ebr. Fliste me shum\u00eb nostalgji e dhimbje p\u00ebr Kosov\u00ebn e tij t\u00eb dashur. Betimi i tij ishte: \u201cPasha at\u00eb koh\u00eb \u201d.<\/p>\n<p>Por at\u00eb humbje t\u00eb madhe e kompenzoi,duke edukuar djalin dhe dy vajza. Me ndihmm\u00ebn e pakontestueshme t\u00eb gruas s\u00eb tij Pashk\u00ebs,bij\u00eb fisnike nga Kelmendi,krijuan kushte t\u00eb mira jetese. F\u00ebmij\u00ebt e tyre u edukuan n\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb New Yorkut,bile nj\u00ebra nga bijat e Gjek\u00ebs kishte mbrojtur me sukses koh\u00eb m\u00eb par\u00eb disertacionin e doktoratit (PHD).<\/p>\n<p>Gjek\u00eb Sinishtaj u b\u00eb sh\u00ebmbull i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ishte njeri shum\u00eb i qet\u00eb. Kishte dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb sidomos p\u00ebr K\u00ebshev\u00ebn e tij n\u00eb Grud\u00eb. Kishte shkuar disa her\u00eb atje p\u00ebr vizita,bile her\u00ebn e fundit ishte s\u00ebmur\u00eb rend\u00eb dhe si\u00e7 duket ajo smundje i kishte i l\u00ebn\u00eb pasoja q\u00eb i shkaktoi vdekjen jav\u00ebn e kaluar.Vellai i tij Deda e priste me g\u00ebzim t\u00eb madh,bile k\u00ebt\u00eb ia kishte th\u00ebn\u00eb edhe T.V BOIN.<\/p>\n<p>Gjek\u00eb Sinishtaj b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb elit\u00ebn e mal\u00ebsor\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur dhe m\u00eb t\u00eb shkolluar n\u00eb Kosov\u00eb,b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb grupin e Gjelosh Gjokaj,Gjeto Lek\u00ebs,Tom\u00eb Berish\u00ebs,Vuksan Kalaj,Nol Berish\u00ebs dhe t\u00eb Anton Berishaj i cili vitin e kaluar ushtroi suksesh\u00ebm detyr\u00ebn e Rektorit te Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr vellaz\u00ebrin\u00eb Sinishtaj kisha degjuar qysh n\u00eb f\u00ebmijeri dhe kisha njohur shum\u00eb burra t\u00eb p\u00ebrmendur t\u00eb k\u00ebsaj vellaz\u00ebrie. Djemt\u00eb dhe bijat e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Tom\u00eb Gjo\u2019Shytit kishin talent edhe p\u00ebr arte t\u00eb kultur\u00ebs popullore.Ata kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb festivale folklorike n\u00eb ish Jugosllavi. N\u00eb Kaliforni e kisha takuar shume her\u00eb Nikoll\u00eb Tom\u00eb Gjo\u2019Shytin. Ky burr\u00eb i fisit t\u00eb Grud\u00ebs legjendare ishte shum\u00eb i nderuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. E kujtoj\u00eb me shum\u00eb respekt edhe Shytin e Mark Tom\u00ebs p\u00ebr sjelljet e tij fisnike ndaj familjar\u00ebve t\u00eb mi n\u00eb Kaliforni. N\u00eb fillim t\u00eb imigrimit tim n\u00eb Amerik\u00eb kisha d\u00ebgjuar shum\u00eb p\u00ebr Gjon Sinisht\u00ebn,publicist dhe aktivist i njohur. M\u00eb 11 prill t\u00eb vitit 1985 kisha marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb San Francisko n\u00eb p\u00ebrkujtimin e 40-vjetorit t\u00eb persekutimeve fetare n\u00eb Shqiperi. K\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb dhe mesh\u00eb perkujtimore n\u00eb San Francisko e kishte organizuar Gjon Sinishta n\u00eb bashk\u00ebpunim me Universitetin Katolik t\u00eb atij qyteti. N\u00eb vitin 1987 \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d m\u00eb kishte d\u00ebrguar n\u00eb Kaliforni p\u00ebr disa kronika p\u00ebr shqiptaro-amerikan\u00ebt e atij shteti. M\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kronik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Gjon Sinisht\u00ebn.Burrat dhe djemt\u00eb e k\u00ebsaj vellaz\u00ebrie n\u00eb diaspor\u00ebn mal\u00ebsore t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe jan\u00eb shum\u00eb aktiv\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare she fetare. K\u00ebshtu jan\u00eb edhe ata n\u00eb Mal\u00ebsi.<\/p>\n<p>P.S. K\u00ebt\u00eb fjalim \u201cpa let\u00ebr\u201d si\u00e7 thon\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt e kisha programuar n\u00eb kok\u00ebn time p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb at\u00eb dit\u00eb pran\u00eb varrit t\u00eb Gjek\u00eb Sinishtaj, por sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb familjar\u00ebve,p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr at\u00eb ceremoni u detyrova ta shkurtoj,arsyetimi i tyre ishte se mund t\u00eb lodhet populli. Nuk kishte fol\u00ebs tjet\u00ebr perve\u00e7\u00eb Tom Palok\u00ebs. Ishte \u201cMemorial Day Weekend\u201d dhe moti shum\u00eb i mir\u00eb. Elegjia ime ishte p\u00ebr ta nderuar e jo p\u00ebr t\u2019u dukur. Nderimet e tilla jan\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn ton\u00eb dhe t\u00eb popuj\u00ebve t\u00eb qytet\u00ebruar. Kodi i mortit tek shqiptar\u00ebt mal\u00ebsor\u00eb ishte shum\u00eb i rrtept\u00eb. Sot e k\u00ebsaj dite e kujtoj gj\u00ebm\u00ebn e vajtor\u00ebve n\u00eb malet tona shqiptare.Gjek\u00eb Sinishtaj meritonte respektin e t\u00eb gjith\u00ebve shqiptar\u00ebve,sepse ishte i ndersh\u00ebm e atdhetar.Do ta kujtoj gjith\u00ebmon\u00eb me respekt. Pushoft\u00eb n\u00eb paq\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-sinishtaj.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-3639 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-sinishtaj.png\" alt=\"Gjeke-sinishtaj\" width=\"244\" height=\"445\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-sinishtaj.png 244w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-sinishtaj-164x300.png 164w\" sizes=\"auto, (max-width: 244px) 100vw, 244px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York \u201cGjek\u00eb Sinishtaj kishte lindur n\u00eb katundin K\u00ebshev\u00eb t\u00eb Grud\u00ebs. K\u00ebsheva \u00ebshte nj\u00ebra prej trevave m\u00eb historike t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Aty kan\u00eb lindur e vepruar disa familje heroike dhe fisnike. Ky fshat \u00ebsht\u00eb pran\u00eb malit legjendar t\u00eb De\u00e7iqit,ku jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb ato luft\u00ebra dhe kryengritje p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3639,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-3637","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3637"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3637\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3640,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3637\/revisions\/3640"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}