{"id":36359,"date":"2024-01-18T11:16:06","date_gmt":"2024-01-18T10:16:06","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36359"},"modified":"2024-01-19T11:20:40","modified_gmt":"2024-01-19T10:20:40","slug":"per-qefin-e-kujt-shqiptaret-i-mbajne-mbiemrat-me-mbaresat-sllave-viq-dhe-iq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36359","title":{"rendered":"P\u00ebr qefin e kujt shqiptar\u00ebt i mbajn\u00eb mbiemrat me mbaresat sllave \u201cviq\u201d dhe \u201ciq\u201c ?!"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"627\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti-215x300.jpg 215w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkruan: Esat Mehmeti<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Menj\u00ebher\u00eb pas aneksimit t\u00eb tokave shqiptare, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi,filluan dit\u00ebt e err\u00ebta. At\u00ebkoh\u00eb filluan keqtrajtimet nga format m\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb ushtruar nga pushteti i asaj kohe. K\u00ebshtu, nga dit\u00ebt e para t\u00eb uzurpimit t\u00eb trojeve shqiptare, politika shtet\u00ebrore nd\u00ebrmori nj\u00eb varg masash ndeshkuese ndaj shqiptar\u00ebve si; ndryshimin e identitetit komb\u00ebtar,(nd\u00ebrrimin e mbiemrave), si dhe nd\u00ebrrimi i emrave t\u00eb disa vendbanimeve nga shqipja n\u00eb gjuh\u00ebn sllave e shum\u00eb veprime t\u00eb tjera antiligjore.T\u00eb gjitha k\u00ebto veprime at\u00ebkoh\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb shqitar\u00ebve dhe kishin nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar; asimilimin dhe shp\u00ebrnguljen e sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet e veta shekullore.Shqiptar\u00ebt iknin se ishin t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me nj\u00eb regjim t\u00eb eg\u00ebr si\u00e7 ishte ai.Gjith\u00eb k\u00ebto veprime t\u00eb paligjshme u b\u00ebn\u00eb tep\u00ebr t\u00eb padurueshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe reagimet e tyre ishin t\u00eb pap\u00ebrfillshme dhe si rrjedhoj\u00eb, shqiptar\u00ebt u detyruan t\u2019i braktisin trojet e tyre etnike dhe n\u00eb tokat e tyre vendosnin banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb malazez\u00eb me synim t\u00eb ndryshimit t\u00eb struktur\u00ebs se popullsis\u00eb. Ky ishte edhe q\u00ebllimi kryesor i politik\u00ebs serbo-malazeze, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb; \u201cI forti mund t\u00eb b\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb ndaj t\u00eb voglit \u201c<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr edhe pse n\u00eb territoret e banuara me shqiptar\u00eb,n\u00eb Mal t\u00eb Zi u hap\u00ebn disa shkolla fillore, por nx\u00ebn\u00ebsit shqitar\u00eb nuk m\u00ebsonin n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre am\u00ebtare, por ishin t\u00eb detyruar t\u00eb m\u00ebsonin gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe historin\u00eb e popullit serbo-malazeze. Por jo vet\u00ebm kaq; shqiptar\u00ebve iu nd\u00ebrruan mbiemrat, duke iu ngjitur mbares\u00ebn sllave \u201cviq \u201cdhe\u201c iq\u201d. Ky veprim ishte nj\u00eb nga imponimet e padrejta q\u00eb iu b\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;Por, kur filloi vendosja e mbares\u00ebs sllave n\u00eb mbiemrat e shqiptar\u00ebve ?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lidhur me k\u00ebt\u00eb dukuri, studiuesi, Hajro Hajdari mes t\u00eb tjerave shkruan:\u201cVendosja e mbares\u00ebs sllave s\u00eb pari filloi n\u00eb Kapetanin\u00eb e Tivarit dhe Podgoric\u00ebs, n\u00eb vitin 1880. N\u00eb Kapetanin\u00eb e Shestanit ky veprim asimilues u b\u00eb nga viti 1883-1898, n\u00eb Ulqin nga viti 1899 e n\u00eb vijim, n\u00eb Kraj\u00eb n\u00eb vitin 1904-1905, nd\u00ebrsa n\u00eb Kapetanin\u00eb e Trieshit ky veprim p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 1904 kur t\u00eb gjitha familjet figurojn\u00eb me mbares\u00ebn sllave \u201ciq\u201d ose \u201cviq\u201d. M\u00eb tej Z.Hajdari shkruan: \u201cPas okupimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb trojeve shqiptare nga Mali i Zi, m\u00eb 1912, (Ana e Malit, Kraja Lindore, Mal\u00ebsia, Rozhaja, Plava e Gucia), sa i p\u00ebrket mbiemrave t\u00eb shqiptar\u00ebt, okupuesi i ri p\u00ebrdori t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metod\u00eb. N\u00eb vitin 1914, t\u00eb gjith\u00eb mbiemrat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi u \u00e7orodit\u00ebn me mbares\u00ebn sllave \u201ciq\u201d apo \u201cviq \u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet theksuar se ky ishte nj\u00eb nd\u00ebr q\u00ebllimet thelb\u00ebsore t\u00eb politik\u00ebs p\u00ebr shkomb\u00ebtarizimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb asaj kohe.Por, p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebsaj katrahure q\u00eb kaluan shqiptar\u00ebt, p\u00ebr fatin e mir\u00eb, qenia jon\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb Mal t\u00eb Zi vazhdoi t\u00eb mbijetoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dihet mir\u00eb se, n\u00eb shumic\u00ebn e rast\u00ebve, mbiemrat tregojn\u00eb origjin\u00ebn apo klas\u00ebn shoq\u00ebrore t\u00eb nj\u00eb familjeje, jan\u00eb shprehje e identitetit komb\u00ebtar, andaj dhe nd\u00ebrrimi i mbiemrave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb mbiemra malazez\u00eb ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn e koh\u00ebs.Shikuar nga v\u00ebshtrimi historik, sufikset (prapashtesat), emri dhe mbiemri, n\u00eb substanc\u00ebn ton\u00eb ve\u00e7on etnin\u00eb, p\u00ebrcakton identitetit komb\u00ebtar dhe mbrohen me t\u00eb drejtat e njeriut dhe kushtetut\u00eb. Prapashtesat \u201cviq\u201c dhe \u201ciq\u201d t\u00eb mbiemrat e shqiptar\u00ebve, duhet par\u00eb si mbetje t\u00eb mentalitetit pushtues, ku brenda nat\u00ebs u nd\u00ebrruan,psh. Mehmeti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Mehmdoviq, Kova\u00e7i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Kova\u00e7eviq, Kurti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Kurtoviq, Gjoni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Gjonoviq, Bardhi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Bardiq ose Bardhoviq, Hoxha \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Hoxhiq, Kasmi, Kasmiq, Do\u00e7i,Do\u00e7iq e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet theksuar se shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb popull autokton dhe jan\u00eb n\u00eb trojet e tyre etnike. Dikur pas viteve 60-ta, shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi u \u00ebsht\u00eb lejuar t\u2019i ndryshojn\u00eb (korrigjojn\u00eb) mbiemrat e tyre, por ishte nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl i tyre t\u00eb cil\u00ebt e mor\u00ebn k\u00ebt\u00eb hap, sidoqoft\u00eb duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt moren guximin e duhur. Por, \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb me shqiptar\u00ebt sot ? Fatkeqsisht pjesa m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve edhe sot i mbajn\u00eb mbiemrat q\u00eb nga ajo koh\u00eb, pra nuk i mbajn\u00eb mbiemrat autentik. P\u00ebrkund\u00ebr asaj se ndryshimi i mbiemrit \u00ebsht\u00eb i lejuar me ligj, \u00e7udit\u00ebrisht ende sot shum\u00eb pak individ\u00eb e shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb !<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <strong>&nbsp;&nbsp;P\u00ebr qefin e kujt mbahen k\u00ebta mbiemra ?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur fakti se ende n\u00eb mesin e shqiptar\u00ebve, ka edhe nga ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb \u201cstolisur\u201d me mbiemrin \u201cviq\u201d ose \u201ciq\u201d.\u00c7udia edhe m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb tek disa nga ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pajisur me diploma t\u00eb arsimimit t\u00eb lart\u00eb, e \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, n\u00eb mesin e tyre edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, madje dhe me grada t\u00eb larta shkencore, duke mbuluar poste t\u00eb larta, pothuaj nga t\u00eb gjitha strukturat institucionale, shoq\u00ebrore e politike. Kjo \u00ebsht\u00eb e pafal\u00ebshme! \u00cbsht\u00eb munges\u00eb e vet\u00ebdij\u00ebs komb\u00ebtare. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe me bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e jashtme, E gjith\u00eb k\u00ebta duhet ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb se me veprime t\u00eb tilla, nuk i b\u00ebjn\u00eb nder vetit dhe as qenies komb\u00ebtare. Nuk e di p\u00ebr qefin e kujt e mbajn\u00eb k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr t\u00eb \u201cveshur \u201cme \u201cviq\u201d ose \u201ciq\u201d? !<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dikur, n\u00eb koh\u00ebt e m\u00ebparshme, nuk ishte aspak i leht\u00eb ndryshimi- korrigjimi i mbiemrit, p\u00ebrve\u00e7 sakrific\u00ebs, duheshin muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar procedura burokratike dhe b\u00ebheshin pyetje t\u00eb shumta nga organet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr arsyet e p\u00ebrmir\u00ebsimi t\u00eb emrit dhe mbiemrit. Tani ky veprim ka 20 vite e m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar, pothuaj n\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Me ndryshimin e ligjit, procedurat jan\u00eb shkurtuar duksh\u00ebm dhe fare thjesht mund t\u00eb korrigjohet mbiemri, pa kaluar shum\u00eb procedura. Por duhet vullnet i mir\u00eb dhe vet\u00ebdit\u00ebsim m\u00eb i shtuar. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb thirrje e nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata-ato t\u00eb cil\u00ebt ende e mbajn\u00eb&nbsp; k\u00ebt\u00eb \u201c stoli \u201ct\u00eb dhuruar !<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpesh fitohet bindja se shqiptar\u00ebt me toleranc\u00ebn e tyre t\u00eb tepruar ende nuk e marrin me seriozitetin e duhur \u00e7eshtjen e identitetit t\u00eb tyre. Andaj, me shum\u00eb dashamir\u00ebsi Ju q\u00eb sot jetoni brenda dhe jashta shtetit, u them; se ligji ua mund\u00ebson rikthimin e mbiemrave n\u00eb shqip. Andaj, mos kini frik\u00eb nga sakush, b\u00ebjeni me vetiniciativ\u00eb, nga se n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb respektoni veten, familjen, vendin dhe paraardh\u00ebsit tan\u00eb.Them k\u00ebt\u00eb se gjith\u00eb k\u00ebto elemente kan\u00eb pasur nj\u00eb prapavij\u00eb politike, at\u00eb t\u00eb mohimit t\u00eb gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs, historis\u00eb e n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb identitetit ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u2019i heqim nga vetja gjith\u00eb ato iluzione, se me k\u00ebt\u00eb prapashtes\u00eb do t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb \u201ckulturuar\u201d dhe shqiptar\u00ebt do t\u2019i ken\u00eb pun\u00ebt mir\u00eb, duke q\u00ebndruar n\u00eb heshtje me mbiemra t\u00eb \u00e7oroditura, apo ndoshta p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb qefin dikujt !,ose si\u00e7 mendojn\u00eb edhe disa; heqja e \u201cviqit\u201d ose \u201ciqi-t\u201d nuk t\u00eb b\u00ebn shqiptar\u00eb m\u00eb shum\u00eb ! Madje shpesh d\u00ebgjojm\u00eb shprehjen,\u201cI ka ikur koha patriotizmit \u201c! Jo, kjo \u00ebsht\u00eb demagogji, \u00ebsht\u00eb intelegjenc\u00eb artificiale. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7eshtje komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb \u00e7eshtja e nd\u00ebrgjegj\u00ebs ton\u00eb. Andaj, duhet t\u00eb forcojm\u00eb identitetin ton\u00eb, t\u00eb shkundim nd\u00ebrgjegjen nga harresa jon\u00eb, t\u2019i kthehemi origjin\u00ebs, sepse ky \u00ebsht\u00eb thelbi i identitetit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me shpres\u00ebn e mir\u00eb, q\u00eb sado pak k\u00ebto rreshta t\u00eb shkruara, do t\u00eb ndikojn\u00eb, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebm q\u00eb t\u2019i riktheheni mbiemrit t\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb. T\u2019i rikthehemi identitetit ton\u00eb. Korrigjojeni nj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb imponuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, q\u00eb ishte pa d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb !<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;Publikuar n\u00eb \u201c Koh\u00ebn javore\u201d, janar 2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Esat Mehmeti Menj\u00ebher\u00eb pas aneksimit t\u00eb tokave shqiptare, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi,filluan dit\u00ebt e err\u00ebta. At\u00ebkoh\u00eb filluan keqtrajtimet nga format m\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb ushtruar nga pushteti i asaj kohe. K\u00ebshtu, nga dit\u00ebt e para t\u00eb uzurpimit t\u00eb trojeve shqiptare, politika shtet\u00ebrore nd\u00ebrmori nj\u00eb varg masash ndeshkuese ndaj shqiptar\u00ebve si; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17100,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-36359","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36359"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36359\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36362,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36359\/revisions\/36362"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17100"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}