{"id":36342,"date":"2024-01-13T13:01:45","date_gmt":"2024-01-13T12:01:45","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36342"},"modified":"2024-01-13T13:01:46","modified_gmt":"2024-01-13T12:01:46","slug":"prishtine-u-promovua-kompleti-i-veprave-te-basri-capriqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36342","title":{"rendered":"Prishtin\u00eb: U promovua kompleti i veprave t\u00eb Basri \u00c7apriqit"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"378\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/promovimi-veprave-basri-capriqi-prishtine.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/promovimi-veprave-basri-capriqi-prishtine.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/promovimi-veprave-basri-capriqi-prishtine-300x177.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>\u00c7obaj: Ambasadori i v\u00ebrtet\u00eb i artit q\u00eb bashkon Malin e Zi dhe Kosov\u00ebn<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Moti i ftoft\u00eb i janarit, sot kishte vendosur t\u00eb l\u00ebshoj rreze dielli t\u00eb cilat dep\u00ebrtuan nga dritaret n\u00eb ambientin e KultPlus Caffe Gallery p\u00ebr t\u00eb sjell para publikut shpirtin krijues t\u00eb nj\u00eb prej shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shqiptar\u00eb, at\u00eb t\u00eb poetit Basri \u00c7apriqi.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebn organizimin e PEN Qendr\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs sot u b\u00eb nj\u00eb promovim i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr kompletin e veprave t\u00eb kryetarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij asociacioni, t\u00eb poetit, studiuesit dhe profesorit, Basri \u00c7apriqi, i cili iku n\u00eb amshim m\u00eb 14 janar 2018. Pra, edhe dy dit\u00eb b\u00ebhen 6 vite q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin ton\u00eb. Ambientet e mrekullueshme t\u00eb KultPlus Caffe Gallery u b\u00ebn\u00eb sht\u00ebpia e p\u00ebrurimit t\u00eb k\u00ebtij thesari letrar, duke shp\u00ebrndar\u00eb diellin e fjal\u00ebve dhe krijimtaris\u00eb s\u00eb paharrueshme t\u00eb \u00c7apriqit.<\/p>\n\n\n\n<p>Vepra komplete e Basri \u00c7apriqit, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kat\u00ebr v\u00ebllime, sjell n\u00eb v\u00ebmendje thell\u00ebsin\u00eb dhe gjer\u00ebsin\u00eb e shpirtit krijues t\u00eb k\u00ebtij poeti t\u00eb shquar. Ky botim pasuron let\u00ebrsin\u00eb shqiptare me poezi t\u00eb mahnitshme, studime letrare t\u00eb thella, ese dhe publicistik\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb pasuri t\u00eb paharrueshme p\u00ebr lexuesit e pasionuar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb.<ins><\/ins><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb aspekt i ve\u00e7ant\u00eb i k\u00ebtij botimi \u00ebsht\u00eb fakti se veprat jan\u00eb publikuar pa asnj\u00eb ndryshim, duke ruajtur autenticitetin dhe pasionin e autorit n\u00eb secil\u00ebn fjal\u00eb. Ky akt i respektimit p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb letrare t\u00eb \u00c7apriqit thekson p\u00ebrkushtimin e PEN Qendr\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ruajtur integritetin e vepr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb krijuesi t\u00eb madh.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/44-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446908\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur se n\u00eb kompletin e veprave jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shumica e shkrimeve t\u00eb \u00c7apriqit, t\u00eb cilat kan\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb konferenca shkencore dhe kan\u00eb ndri\u00e7uar faqet e gazetave dhe revistave brenda dhe jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Publiku sot ishte n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh, miq, studiues, profesor\u00eb, student\u00eb e padyshim edhe familjar\u00ebt kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb nderuar k\u00ebt\u00eb personalitet q\u00eb mbi t\u00eb gjitha shquhej p\u00ebr kultur\u00ebn q\u00eb kishte.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim, p\u00ebrpos q\u00eb u kujtua profesori Basri, u p\u00ebrkujtua edhe bashk\u00ebshortja e tij, nj\u00ebherit, p\u00ebrkthyesja dhe profesoresha e Fakultetit t\u00eb Filologjis\u00eb, Sazana, e cila iku n\u00eb amshim disa vite pas vdekjes s\u00eb Basriut.<\/p>\n\n\n\n<p>Student\u00eb t\u00eb rinj\u00eb t\u00eb Fakultetit Filologjik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk pat\u00ebn fatin t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb timbrin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb k\u00ebtij profesori teksa ligj\u00ebronte, sot pat\u00ebn fatin t\u00eb takojn\u00eb nga af\u00ebr krijimtarin\u00eb e tij t\u00eb p\u00ebrmbledhur dhe gjithashtu t\u00eb lexojn\u00eb para t\u00eb pranishm\u00ebve disa nga poezit\u00eb e p\u00ebrzgjedhura t\u00eb k\u00ebtij poeti.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDritaren l\u00ebre hapur\u201d ishte poezia q\u00eb hapi k\u00ebt\u00eb takim e q\u00eb nuk ishte zgjedhur rast\u00ebsisht. Dritarja ishte vendi i preferuar ku zgjidhte t\u00eb ulej gjithmon\u00eb profesori Basri, por dritarja kishte edhe nj\u00eb simbolik\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Profesori Basri me krijimtarin\u00eb e tij ka l\u00ebn\u00eb hapur dritaren p\u00ebrmes secil\u00ebs do t\u00eb shohim ne e shum\u00eb gjeneratat pas nesh.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/ballina-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446900\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Pas k\u00ebsaj poezie mjaft t\u00eb ndjer\u00eb, fjal\u00ebn e mori profesori Sali Bashota i cili edhe moderoi k\u00ebt\u00eb takim.<\/p>\n\n\n\n<p>Me nj\u00eb dridhje z\u00ebri t\u00eb cil\u00ebn mblodhi forcat ta ngulfate e mos t\u00eb kthehej n\u00eb lot, Bashota ndau me publikun koh\u00ebn kur u takua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me Basriun.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTakimi im i par\u00eb me Basri \u00c7apriqin qe 1 tetor 1978. N\u00eb vjesht\u00ebn&nbsp; e k\u00ebtij viti filluam bashk\u00eb studimet n\u00eb Deg\u00ebn e Let\u00ebrsis\u00eb dhe Gjuh\u00ebs Shqipe n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. I zhytur thell\u00eb n\u00eb mendime, me buz\u00ebqeshje t\u00eb pazbuluar kurr\u00eb deri n\u00eb fund, me qet\u00ebsin\u00eb e vrullshme t\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb syt\u00eb e tij, Basri \u00c7apriqi kishte gjithmon\u00eb pamjen e nj\u00eb poeti, me ecjen, me veshjen, me heshtjen, me humorin spirituoz, me fjal\u00ebt e tij\u201d, p\u00ebrshkroi k\u00ebshtu me pak fjal\u00eb k\u00ebt\u00eb personalitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, profesori Bashota i cili tutje e cil\u00ebsoi \u00c7apriqin si poet i detit dhe nj\u00ebri nd\u00ebr poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm t\u00eb poezis\u00eb shqipe i cili ka paraqitur dhe sintetizuar qart\u00eb, sakt\u00eb dhe bukur idet\u00eb, mendimet, figurat dhe sintaks\u00ebn stilistike drejt majave p\u00ebr t\u2019u ngjitur n\u00eb panteonin e lirik\u00ebs shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb gjitha veprat e tij poetike, Basri \u00c7apriqi i nd\u00ebrtoi ato imazhe magjeps\u00ebse q\u00eb e kan\u00eb fuqin\u00eb e frym\u00ebzimit&nbsp;n\u00eb realitetin e krijuar midis shenj\u00ebs, ritmit dhe tingujve t\u00eb pafund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb bukur shqipe\u201d, thot\u00eb Bashota.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/11-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446901\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Tutje fjal\u00ebn e mori kryetari i PEN Qendr\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Binak Kelmendi i cili fal\u00ebnderoi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kontribuuar n\u00eb botimin e k\u00ebtij kompleti.<br><br>\u201cK\u00ebt\u00eb do ta quaj edhe nj\u00eb takim emotiv, por edhe nj\u00eb takim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ta p\u00ebrkujtuar Basriun i cili vazhdon t\u00eb na b\u00ebj\u00eb bashk\u00eb edhe tash pas vdekjes s\u00eb tij\u201d, shprehet Kelmendi.<\/p>\n\n\n\n<p>I pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje ishte edhe i ngarkuari me pun\u00ebn e ambasadorit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb Kosov\u00eb, Bernard \u00c7obaj i cili u shpreh se me Basriun jo vet\u00ebm q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn prejardhje, por vijn\u00eb edhe nga i nj\u00ebjti mikrolokalitet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShkrimet e Basriut jan\u00eb plot\u00eb pasion, plot zjarr poetik, sikur nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re, n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb peizazh sublim t\u00eb mozaikut kompleks t\u00eb ndjenjave dhe emocioneve. Basriu iku para kohe, por e ka l\u00ebn\u00eb dritaren hapur q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i kthehemi&nbsp; vargjeve t\u00eb tija, fjal\u00ebve t\u00eb tija, t\u2019i ujisim me dometh\u00ebnie t\u00eb reja dhe \u00e7doher\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorim n\u00eb p\u00ebrballje kund\u00ebr dembelis\u00eb intelektuale dhe shijes provinciale kulturore\u201d, tha \u00c7obaj duke potencuar n\u00eb fund se Basri \u00c7apriqi \u00ebsht\u00eb ambasadori i v\u00ebrtet\u00eb i artit q\u00eb bashkon Malin e Zi dhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/10-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446902\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, fjal\u00ebn e mor\u00ebn edhe studiues e njoh\u00ebs t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb poetit, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje personalitetin e rrall\u00eb t\u00eb Basri \u00c7apriqit. Profesori, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb para gjasht\u00eb vjet\u00ebsh, konsiderohej si nj\u00eb magnet q\u00eb t\u00ebrhiqte shoq\u00ebrin\u00eb me kultur\u00ebn e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kjo kultur\u00eb, e pasuruar me njohuri t\u00eb thella dhe nj\u00eb pasion t\u00eb paimagjinuesh\u00ebm p\u00ebr letrat, b\u00ebri t\u00eb mundur bashkimin e njer\u00ebzve rreth nj\u00eb ideje, nj\u00eb fjal\u00eb, dhe nj\u00eb shpirti krijues.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/8-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446903\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Profesori Milazim Krasniqi u shpreh se \u00c7apriqi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij botimi t\u00eb vepr\u00ebs komplete, me siguri do t\u00eb marr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shk\u00eblqimit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrball\u00eb studimeve dhe publicistik\u00ebs, sepse Basriu n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb ishte poet e vet\u00ebm pas k\u00ebsaj edhe studiues let\u00ebrsie dhe publicist.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPoezia e tij ka b\u00ebr\u00eb jet\u00eb intensive relativisht t\u00eb shpenguar n\u00eb relacion me publikun edhe p\u00ebr gjallje t\u00eb autorit, me an\u00eb botimesh, ribotimesh dramatizimesh, recitimesh e p\u00ebrkthimesh, sepse autori ka qen\u00eb nga ata q\u00eb nuk imponohen vet\u00eb n\u00eb vend t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tyre\u201d, tha profesori Krasniqi i cili vler\u00ebsoi se Basriu e ruan shprehjen poetike nga intonimi triumfalist dhe nga retorika vulgare, duke iu p\u00ebrmbajtur asaj q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb vet\u00eb p\u00ebr Shejmus Hinin: \u201cNuk ka forc\u00eb destruktive q\u00eb e shtyn shkrimtarin fisnik t\u00eb fjal\u00ebs humane t\u00eb militarizoj\u00eb gjuh\u00ebn si mjetin kryesor t\u00eb ekzistimit t\u00eb vepr\u00ebs artistike\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBasriu poet ishte nga fillimi e deri n\u00eb fund k\u00ebrkues i t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb jet\u00ebs komb\u00ebtare, personale e njer\u00ebzore dhe mjesht\u00ebr p\u00ebr kumtimin e tyre me nj\u00eb shprehje q\u00eb e ka t\u00eb mbrojtur n\u00eb vete v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb artistike\u201d, tha Krasniqi.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/7-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446904\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa profesori Ibrahim Berisha solli kumtes\u00ebn \u201cLiria e aksidentit dramatik\u201d duke potencuar se Basriu ishte nj\u00eb k\u00ebrkues i p\u00ebrhersh\u00ebm dhe krijues, th\u00ebn\u00eb m\u00eb drejt\u00eb, i vlerave q\u00eb duhej valorizuar p\u00ebr t\u00eb rigjetur fijet e integrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve me bot\u00ebn e qytet\u00ebruar, t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb fund t\u00eb viteve 1980 fillon r\u00ebnia e sistemeve diktatoriale n\u00eb Evrop\u00eb, edhe n\u00eb Kosov\u00eb, Basriu, b\u00ebn pjes\u00eb nd\u00ebr intelektual\u00ebt e par\u00eb, q\u00eb me shkrime, paraqitje publike, rihap dhe ridimenensionuan tem\u00ebn e liris\u00eb dhe motivuan njer\u00ebzit ta vler\u00ebsojn\u00eb edhe duan at\u00eb, edhe kur nuk \u00ebsht\u00eb krejt e past\u00ebr\u201d, tha Berisha.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/5-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446905\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa profesori Osman Gashi foli p\u00ebr tekstet kritike t\u00eb \u00c7apriqit duke ju referuar librit \u201cMikrostruktura e tekstit\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb vepra e par\u00eb diskurzive e Basri \u00c7apriqit e botuar n\u00eb edicionin e Rilindjes, m\u00eb 1990.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVepra trajton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb poezin\u00eb e sotme shqipe, sidomos at\u00eb t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX. Mund ta konsiderojm\u00eb si nj\u00eb monografi t\u00eb fokusuar, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb krijimtarin\u00eb poetike t\u00eb nj\u00eb domeni specifik q\u00eb studiuesit e kan\u00eb em\u00ebrtuar si poezi e sfer\u00ebs s\u00eb mbyllur subjektive e q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtuar edhe si poezi e komunikativitetit t\u00eb ul\u00ebt, poezi e kulluar apo poezi hermetike\u201d, tha Gashi duke u shprehur tutje se analizat e thella, konkludimet e qarta, seleksionimi i drejt\u00eb e i sakt\u00eb i autor\u00ebve e veprave letrare, e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb tekst studimor q\u00eb t\u00eb lexohet e studiohet edhe sot si nj\u00eb vep\u00ebr me vler\u00eb t\u00eb pamohueshme mbi karakterin, pasurin\u00eb e formave e t\u00eb llojeve si dhe orientimet stilistike t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb sotme shqipe.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446906\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Krejt n\u00eb fund, fjal\u00ebn e mori edhe e bija e profesorit Basri, Bul\u00ebza \u00c7apriqi e cila mes emocioneve u shpreh fal\u00ebnderuese ndaj gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb organizuar n\u00eb botimin e k\u00ebtij kompleti.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJam shum\u00eb krenare p\u00ebr vepr\u00ebn q\u00eb babi ka l\u00ebn\u00eb pas dhe q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e botuar n\u00eb nj\u00eb vend ku mund t\u00eb shihet zhvillimi i tij si autor\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, stile dhe forma t\u00eb ndryshme. P\u00ebr mua, shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se botimi i nj\u00eb libri, \u00ebsht\u00eb ringjallja e gjith\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij artistike\u201d, tha Bul\u00ebza.<\/p>\n\n\n\n<p>Krejt n\u00eb fund, ishte vendosur q\u00eb kompleti i veprave t\u00eb Basriut t\u00eb ju dhurohet tri perosnaliteteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb vler\u00ebsuar nga PEN Qendra. Veprat ju dhurun drejtoresh\u00ebs s\u00eb KultPlus, Ardian\u00eb Pajazitit, Ismet Kallabes dhe ambasadorit Avni Spahiu.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/2-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446907\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Vepra e Basri \u00c7apriqit, si nj\u00eb monedh\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e trash\u00ebgimis\u00eb letrare, vazhdon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb burim frym\u00ebzimi p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm. Ky promovim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt respekti ndaj kujtes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb poeti t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe nj\u00eb shenj\u00eb e thell\u00eb e p\u00ebrkushtimit t\u00eb shoqat\u00ebs PEN Qendra e Kosov\u00ebs ndaj krijimtaris\u00eb s\u00eb vler\u00ebsuar letrare.<\/p>\n\n\n\n<p>Botimin e k\u00ebtij kompleti e ka mb\u00ebshtetur Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit. \/&nbsp;<strong>KultPlus.com<\/strong><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/9-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446909\"\/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/3-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446910\"\/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.kultplus.com\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/13-1024x681.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-446911\"\/><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7obaj: Ambasadori i v\u00ebrtet\u00eb i artit q\u00eb bashkon Malin e Zi dhe Kosov\u00ebn Moti i ftoft\u00eb i janarit, sot kishte vendosur t\u00eb l\u00ebshoj rreze dielli t\u00eb cilat dep\u00ebrtuan nga dritaret n\u00eb ambientin e KultPlus Caffe Gallery p\u00ebr t\u00eb sjell para publikut shpirtin krijues t\u00eb nj\u00eb prej shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shqiptar\u00eb, at\u00eb t\u00eb poetit Basri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36345,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36342","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36342","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36342"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36342\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36346,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36342\/revisions\/36346"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}