{"id":36326,"date":"2024-01-12T09:41:29","date_gmt":"2024-01-12T08:41:29","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36326"},"modified":"2024-01-12T09:49:06","modified_gmt":"2024-01-12T08:49:06","slug":"parimi-i-reciprocitetit-vlere-e-barazise-ne-mes-dy-shteteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36326","title":{"rendered":"Parimi i reciprocitetit vler\u00eb e barazis\u00eb ne mes dy shteteve"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"305\" height=\"368\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg 305w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga-248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 305px) 100vw, 305px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Diskursi politik<\/p>\n\n\n\n<p><em>Veprimet destruktive \u00a0politike te Serbis\u00eb n\u00eb raport me Kosov\u00ebn\u00a0 nuk jan\u00eb\u00a0 befasi p\u00ebr opinionin vendas dhe\u00a0 t\u00eb huaj, duke d\u00ebshmuar se ata\u00a0 nuk veprojn\u00eb sipas parimeve por sipas\u00a0 interesave utilitare, q\u00eb d\u00ebshmohet me veprimet e jav\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb janarit t\u00eb k\u00ebtij viti, p\u00ebrmes lejimit t\u00eb qarkullimit t\u00eb veturave me targa t\u00eb RKS \u00a0n\u00eb territorin e Serbis\u00eb dhe refuzimit t\u00eb ministrit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vizituar Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, qe ka nxitur Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb aplikoj\u00eb reciprocitetin n\u00eb leje p\u00ebr vizita zyrtare si vler\u00eb t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb mes dy vendeve<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dhjetorit, mediat njoftuan se Serbia vendosi q\u00eb nga 1 janari t\u2019i njoh\u00eb targat RKS dhe t\u00eb lejoj\u00eb lirsh\u00ebm qarkullimin e tyre, pa u vendosur let\u00ebr ngjit\u00ebse. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Qeveria e Kosov\u00ebs pati njoftuar se do t\u00eb pres\u00eb zbatimin n\u00eb terren t\u00eb k\u00ebtij vendimi nga Serbia p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb reciprocitetit p\u00ebr t\u2019i hequr ngjit\u00ebset nga targat e veturave t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Targat e RKS u njohen nga Serbia<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mbulimi i simboleve t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb Kosov\u00ebs, me ngjit\u00ebse t\u00eb bardha ishte pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur m\u00eb 30 shtator 2021 me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>Theksojm\u00eb se banor\u00ebt e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri, dy jav\u00eb para arritjes s\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje pat\u00ebn bllokuar rrug\u00ebt q\u00eb shpijn\u00eb n\u00eb pikat kufitare Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak, meq\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs pati vendosur masat e reciprocitetit p\u00ebr tabelat e automjeteve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Qeveria e Kosov\u00ebs&nbsp; n\u00eb nj\u00eb mbledhje elektronike t\u00eb enjten( 4 janar) ka vendosur q\u00eb t\u00eb largohen ngjit\u00ebs\u00ebt nga veturat me targa t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky vendim, sipas njoftimit t\u00eb Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cakt i fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe vjen pas njohjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb targave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia\u201d. Sipas njoftimeve t\u00eb para nuk ka pasur asnj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr qarkullim me veturat nga t\u00eb dy vendet, por dilema mbet\u00ebn se a do t\u00eb qendroj\u00eb Serbia k\u00ebtij vendimi, duke&nbsp; marr\u00eb parasysh se ata jan\u00eb t\u00eb pa parashikuesh\u00ebm, sepse veprojn\u00eb sipas interesave t\u00eb tyre utilitare.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht duke marr\u00eb parasysh nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb kryeministri Albin Kurti ka th\u00ebn\u00eb se vendimi p\u00ebr heqjen e letrave ngjit\u00ebse nga targat e Serbis\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb po qe se ndryshon qasja apo sjellja e autoriteteve serbe p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb automjeteve me targa RKS.&nbsp; Nga ana tjet\u00ebr ai&nbsp; ka shtuar se veprimi i Serbis\u00eb p\u00ebr njohjen e targave RKS duhet t\u00eb lexohet si \u201cmanov\u00ebr e nj\u00eb pushteti jodemokratik p\u00ebr mbijetes\u00eb vetjake\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ka theksuar se vendimi ka ardhur pas p\u00ebrdorimit dyvje\u00e7ar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb targave si pretekst nga ana e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb tensionuar situat\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ulur kritikat nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi Serbin\u00eb pas parregullsive n\u00eb zgjedhjet e 17 dhjetorit atje.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Refuzimi i vizit\u00ebs s\u00eb ministrit n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Se nga ana e Serbis\u00eb mund t\u00eb prit\u00ebn veprime destruktive, d\u00ebshmon e dh\u00ebna se t\u00eb enjt\u00ebn me 4 janar mediat informuan se Serbia ia ka refuzuar ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Xhelal Sve\u00e7la, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ta vizituar Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>B\u00ebh\u00ebt me dije se ministri&nbsp; Sve\u00e7la &nbsp;&nbsp;gjat\u00eb qendrimit n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs kishte planifikuar takime n\u00eb selit\u00eb e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptar dhe me deputetin e vet\u00ebm shqiptar n\u00eb Parlamentin e Serbis\u00eb, Shaip Kamberi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb refuzim p\u00ebrmes Facebook-ut Sve\u00e7la ka njoftuar opinionin se \u201cn\u00eb respektim t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit dhe praktikave t\u00eb deritanishme, p\u00ebrmes Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs kemi p\u00ebrcjell\u00eb agjend\u00ebn dhe informatat e nevojshme t\u00eb delegacionit n\u00eb Zyr\u00ebn nd\u00ebrlidh\u00ebse t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebr leje t\u00eb hyrjes n\u00eb Serbi dhe realizim t\u00eb vizit\u00ebs. Mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb or\u00ebt e vona, nga zyrtari yn\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebs n\u00eb Beograd jam njoftuar se k\u00ebrkesa jon\u00eb p\u00ebr vizit\u00ebn e sotme n\u00eb Lugin\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzuar nga autoritetet e Serbis\u00eb, pa asnj\u00eb shpjegim. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e vizitave t\u00eb zyrtar\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb ne do t\u00eb veprojm\u00eb mbi parimet e reciprocitetit si vler\u00eb e barazis\u00eb mes dy shteteve tona\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pse &nbsp;u refuzua &nbsp;vizita<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me refuzimin q\u00eb iu b\u00eb Sve\u00e7l\u00ebs ka pasur reagime si nga ana e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb t\u00eb Lugin\u00ebs, por edhe t\u00eb atyre n\u00eb Kosov\u00eb. Duke marr\u00eb parasysh strategjin\u00eb antishqiptare nga Qeveria e Serbis\u00eb&nbsp; refuzimi i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i pari&nbsp; e as i fundit, duke d\u00ebshmuar se shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs i trajton si popullsi e getoizuar, duke i diskriminuar n\u00eb forma t\u00eb ndryshme edhe tash n\u00eb pluraliz\u00ebm. Nj\u00eb veprim i till\u00eb nuk paraqet befasi, madje mund t\u00eb llogaritet si hakmarrje p\u00ebr shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt votuan me shumic\u00eb absolute p\u00ebr deputetin e tyre t\u00eb vet\u00ebm Shaip Kamberin n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb. Madje unifikimi i faktorit politik shqiptar n\u00eb prag t\u00eb votimeve n\u00eb Serbi t\u00eb 17 dhjetorit, duke vizituar kryeministrin Albin Kurti n\u00eb Prishtin\u00eb dhe mbeshtetjen qe kan\u00eb marr\u00eb nga ai, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb refuzuar vizit\u00ebn e ministrit Sve\u00e7la n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs. Veprimi i till\u00eb destruktiv i autoriteteve kund\u00ebr k\u00ebsaj vizite t\u00eb ministrit Sve\u00e7la \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se ata nuk jan\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim&nbsp; dhe p\u00ebr dialog n\u00eb mes Kosov\u00ebs e&nbsp; Serbis\u00eb. Madje edhe takimet n\u00eb nivel me t\u00eb lart\u00eb ne mes dy vendeve jan\u00eb realizuar p\u00ebrmes nd\u00ebrmjet\u00ebseve t\u00eb BE-s\u00eb, por gjithmon\u00eb duke pasur qasje destruktive nga pala serbe. Dhe nuk ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe kur pala serbe ate qe k\u00ebrkon p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e popullit serb n\u00eb Kosov\u00ebs, iu mohon shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Nuk ka dilem\u00eb se veprimi politik i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb izoloj\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, duke iu pamund\u00ebsuar komunikimin me Kosov\u00ebn,&nbsp; ku n\u00eb saj\u00eb t\u00eb politik\u00ebs serbe diskriminuese&nbsp; nga Lugina e Preshev\u00ebs&nbsp; jan\u00eb zhvendosur nj\u00eb num\u00ebr i madh shqiptar\u00ebsh si n\u00eb Prishtin\u00eb, Gjilan, Fush\u00eb Kosov\u00eb etj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Marr\u00ebveshjet duhet t\u00eb respektohen<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr vizitat zyrtare \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut teknik t\u00eb Brukselit n\u00eb vitin 2014. Vizitat ishte th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb zhvillohen n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nxit procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb. Por marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb shkelur \u00e7doher\u00eb kur ka pasur tensionim t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb raportet mes dy vendeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Refuzimi i vizit\u00ebs se ministrit Sve\u00e7la n\u00eb Kosov\u00eb ka nxitur reagimin e&nbsp; zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb qeveritar\u00eb q\u00eb paralajm\u00ebruan aplikim t\u00eb reciprocitetit edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nuk ka dilem\u00eb se nj\u00eb qasje e till\u00eb duhet t\u00eb iu b\u00ebhet e qart\u00eb edhe&nbsp; nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr vazhdimin e dialogut n\u00eb mes dy vendeve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mungoi reagimi nga Shqip\u00ebria<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kur jan\u00eb n\u00eb pyetje shiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, si m\u00eb par\u00eb edhe tash ka munguar reagimi nga Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb. Duke marr\u00eb parasysh se kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb raporte t\u00eb af\u00ebrta miq\u00ebsore me presidentin e Serbis\u00eb, A.Vu\u00e7iq, \u00ebsht\u00eb pritur nj\u00eb reagim i tij. Por, mos reagimi nuk paraqet befasi, sepse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb identike \u00ebsht\u00eb vepruar nga ana&nbsp; e tij edhe m\u00eb her\u00ebt.Nuk ka dilem\u00eb se nj\u00eb veprim i till\u00eb i heshtur nga E.Rama&nbsp; \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e mjaftueshme &nbsp;p\u00ebr t\u00eb kuptuar &nbsp;se ai nuk \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr pozit\u00ebn dhe statusin e&nbsp; shqiptar\u00ebve &nbsp;n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb diskriminuar nga pushteti serb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Janar&nbsp; 2024)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi politik Veprimet destruktive \u00a0politike te Serbis\u00eb n\u00eb raport me Kosov\u00ebn\u00a0 nuk jan\u00eb\u00a0 befasi p\u00ebr opinionin vendas dhe\u00a0 t\u00eb huaj, duke d\u00ebshmuar se ata\u00a0 nuk veprojn\u00eb sipas parimeve por sipas\u00a0 interesave utilitare, q\u00eb d\u00ebshmohet me veprimet e jav\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb janarit t\u00eb k\u00ebtij viti, p\u00ebrmes lejimit t\u00eb qarkullimit t\u00eb veturave me targa t\u00eb RKS [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":805,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384],"class_list":["post-36326","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36326"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36326\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36329,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36326\/revisions\/36329"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}