{"id":36322,"date":"2024-01-11T12:09:42","date_gmt":"2024-01-11T11:09:42","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36322"},"modified":"2024-01-11T12:12:09","modified_gmt":"2024-01-11T11:12:09","slug":"pronat-dypaleshe-plage-e-rende-e-shqiptareve-ne-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36322","title":{"rendered":"\u201cPronat dypal\u00ebshe\u201d plag\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"198\" height=\"238\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Hajrullah Hajdari\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Hajrullah Hajdari<\/p>\n\n\n\n<p>Shk\u00ebputja e trojeve shqiptare nga shteti am\u00eb, Shqip\u00ebria, s\u00eb pari n\u00eb vitin 1878 e pastaj gjat\u00eb viteve 1912-1913, ishte nj\u00eb plag\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt banonin n\u00eb zonat kufitare, Shqip\u00ebri \u2013 Mali i Zi gjegj\u00ebsisht Jugosllavi. T\u00ebrheqja e vij\u00ebs kufizore n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dy shteteve, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte vija kufizore q\u00eb ndante shqiptar\u00ebt n\u00eb dy pjes\u00eb, pra kufizonte shqiptarin me shqiptarin.Vija kufizore e t\u00ebrhequr p\u00ebr t\u00eb vendosur kufirin shtet\u00ebror b\u00ebri ndarjen e maleve e kullotave, t\u00eb cilat ishin pron\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs, t\u00eb arave p\u00ebrgjysm\u00eb, ndau ujin e pijsh\u00ebm e rrug\u00ebt kaluese e n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve i nd\u00ebrpreu ato.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb mbetjes s\u00eb pronave n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit, tokat e pronar\u00ebve t\u00eb mbetur me<\/p>\n\n\n\n<p>vendbanim n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit u quajt\u00ebn \u201c Toka dypal\u00ebshe\u201d nd\u00ebrsa pronar\u00ebt&nbsp; \u201cdypron\u00ebsor\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky nocion juridik, i palogjiksh\u00ebm n\u00eb kuptimin e plot\u00eb juridik t\u00eb fjal\u00ebve pron\u00eb dhe pron\u00ebsi, goditi pa m\u00ebshir\u00eb, sidomos popullin shqiptar, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb kufirit shtet\u00ebror t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Me t\u00ebrheqjen e vij\u00ebs kufizore, pothuajse, nuk kishte familje t\u00eb fshatrave kufitare t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit, Kraj\u00ebs, Mal\u00ebs\u00eb apo edhe t\u00eb Plav\u00ebs e Gucis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve nuk u kishin mbetur tokat pjellore apo kullota p\u00ebrtej kufirit, n\u00eb Shqip\u00ebri, nga nj\u00ebra an\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr t\u00eb shumta ishin rastet e shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre trojeve t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrball\u00eb torturave serbo-malazeze, p\u00ebrkoh\u00ebsisht, e kishin l\u00ebn\u00eb vendin e tyre e s\u00eb bashku me to edhe pronat e tyre n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit, t\u00eb cilat, n\u00eb t\u00eb dy rastet, tanim\u00eb trajtohen si toka dypal\u00ebshe, nd\u00ebrsa pronar\u00ebt si dypron\u00ebsor\u00eb. Kishte edhe shkodran\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb Ulqin apo vende t\u00eb tjera n\u00eb Mal t\u00eb Zi, duke u marr\u00eb me treg\u00ebti apo veprimtari t\u00eb tjera kishin krijuar pasuri t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Prona dypal\u00ebshe, nga asnj\u00eb pushtet i k\u00ebtyre dy shteteve, p\u00ebrve\u00e7 sistemit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri,<\/p>\n\n\n\n<p>nuk \u00ebsht\u00eb kontestuar, p\u00ebrkundrazi n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebveshjeve e konventave t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur shfryt\u00ebzimi i tyre (shumica e k\u00ebtyre familjeve i punonin tokat e tyre, i \u00e7onin kafsh\u00ebt n\u00eb kullotje nd\u00ebr pronat e fiseve t\u00eb tyre p\u00ebrtej kufirit vet\u00ebm me leje kalimi apo pronarie).<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria dhe Jugosllavia kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb her\u00ebpashershme, por asnj\u00ebher\u00eb energjike, p\u00ebr rregullimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkufitare, rregullimin e qarkullimit t\u00eb njer\u00ebzve dhe mallrave, pun\u00ebve konsullore, marr\u00ebdh\u00ebnieve tregtare. K\u00ebto dy shteten asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa apo veprime juridike p\u00ebr rregullimin e \u00e7\u00ebshtjes juridike t\u00eb pron\u00ebs dhe pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb mbetura n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit, p\u00ebr n\u00ebnshtetasit shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, gjegj\u00ebsisht n\u00eb Jugosllavi, nd\u00ebrsa ata q\u00eb p\u00ebsuan m\u00eb keq, ishin shqiptar\u00ebt e mbetur n\u00ebn jurisdiksionin malazez. N\u00eb promemorien p\u00ebr zbatimin apo ekzekutimin e vendimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb p\u00ebrzier shqiptaro-jugosllav (1945-1948) n\u00eb lidhje me tokat e n\u00ebnshtetasve jugosllav\u00eb (shqiptar\u00ebve t\u00eb mbetur jasht\u00eb kufirit t\u00eb shtetit am\u00eb) si edhe n\u00ebnshtetasve jugosllav\u00eb qe jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb tokat e tyre q\u00eb u jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb bujqve n\u00eb Shqip\u00ebri e Jugosllavi apo fermave bujq\u00ebsore, sektorit t\u00eb shtetit apo kooperativave, duhet t\u2019u kthehen menj\u00ebher\u00eb atyre. Por kjo nuk ndodhi asnj\u00ebher\u00eb<strong>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga k\u00ebto fakte del qart\u00eb se&nbsp; \u00e7\u00ebshtja e \u201cpronave dypal\u00ebshe\u201d ekziston de jure e de facto dhe se kjo \u00e7\u00ebshtje e pazgjidhur deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme \u00ebsht\u00eb rezultat i ideologjive, nj\u00ebher\u00eb komuniste e pastaj i marr\u00ebdh\u00ebnieve jokorekte i t\u00eb dy shteteve ndaj pronar\u00ebve dypron\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas instalimit t\u00eb sistemit demokratik t\u00eb qeverisjes n\u00eb t\u00eb dy shtetet, institucioni i pron\u00ebs private<\/p>\n\n\n\n<p>\u00ebsht\u00eb i njohur dhe i pranuesh\u00ebm dhe prona dhe pron\u00ebsia garantohen e mbrohen me Kushtetutat e t\u00eb dy vendeve, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Ajo \u00e7ka zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pronave dypal\u00ebshe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb dy shtetet e b\u00ebn t\u00eb komplikuar \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb asnj\u00eb rregullim shtet\u00ebror Shqip\u00ebria me Jugosllavin\u00eb, madje as me Malin e Zi, nuk kan\u00eb n\u00ebnshkruar as marr\u00ebveshje e as konvent\u00eb p\u00ebr njohjen reciproke t\u00eb pronave dypal\u00ebshe n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisur nga rregullimi juridik i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut dhe n\u00eb lidhje me ket\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs poseduese mbi tok\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se sistemi komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, duke mohuar t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs private, duke e privuar pronarin nga e drejta e g\u00ebzimit, p\u00ebrdorimit dhe shfryt\u00ebzimit t\u00eb saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante ka shkelur nj\u00eb nga t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut. Kjo do thot\u00eb se p\u00ebr 40 vite pronar\u00ebt e tokave dypal\u00ebshe u zhvesh\u00ebn nga e drejta e p\u00ebrdorimit dhe shfryt\u00ebzimit t\u00eb tokave t\u00eb tyre dhe p\u00ebr aq vite u d\u00ebmtuan materialisht ngase nga tokat e tyre nuk merrnin as prodhimet e as rent\u00ebn e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas proceseve demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Mal t\u00eb Zi, jan\u00eb krijuar kushtet p\u00ebr revidimin e k\u00ebsaj<\/p>\n\n\n\n<p>padrejt\u00ebsie, jo vet\u00ebm juridike por edhe sociale, ndaj t\u00eb gjith\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb d\u00ebmtuar e n\u00eb ve\u00e7anti ndaj pronar\u00ebve t\u00eb tokave dypal\u00ebshe. Infrasruktura e p\u00ebrgjithshme ligjore p\u00ebr kthimin e tokave ekziston, mungon vet\u00ebm interesimi dhe vullneti i pushteteve t\u00eb t\u00eb dy shteteve.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe, pothuajse, pas tri dekadave n\u00eb demokraci, k\u00ebto dy shtete, sidomos Shqip\u00ebria, nuk kan\u00eb arritur t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare politike e as institucionale p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pronave n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb pronave dypal\u00ebshe, ku sikurse ky nocion \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nga kujtesa e atyre q\u00eb duhet t\u00eb vendosin p\u00ebr fatin e k\u00ebtij nocioni! Kjo gjendje r\u00ebndon m\u00eb tep\u00ebr mbi supet e shqiptar\u00ebve qoft\u00eb t\u00eb atyre t\u00eb mbetur pa d\u00ebshir\u00ebn e tyre n\u00ebn Malin e Zi qoft\u00eb t\u00eb atyre n\u00ebnshtetasve shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebve pronat u mbet\u00ebn n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Vlen t\u00eb p\u00ebrmendim se 145 familjeve nga Kraja, 61 familjeve nga Ana e Malit dhe 71 familjeve nga Shtoji i Ulqinit, n\u00eb Shqip\u00ebri u kan\u00eb mbetur mbi 4205 ha tok\u00eb, nd\u00ebrkaq familjeve me banim n\u00eb Shqip\u00ebri u kan\u00eb mbetur n\u00eb Jugosllavi mbi 651 ha tok\u00eb. N\u00eb k\u00ebto shifra nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb me qindra mij\u00eb hektar\u00eb pyje e kullosa n\u00eb malet e Kelmendit dhe Malesis\u00eb dhe as sht\u00ebpit\u00eb e pojatat q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit. Pronat e shqiptar\u00ebve me banim n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb cilat gjenden n\u00eb territorin e Shqiperis\u00eb jan\u00eb t\u00eb verifikuara me vendndodhje dhe sip\u00ebrfaqe p\u00ebr \u00e7do familje ve\u00e7 e ve\u00e7, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte indentifikimin e tyre n\u00eb terren. Me sa jam n\u00eb dijeni, shumica e pronar\u00ebve me n\u00ebnshtet\u00ebsi shqiptare t\u00eb cil\u00ebve tokat u kan\u00eb mbetur n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre (shitje apo falje) e kan\u00eb rregulluar \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrkaq, si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb akteve ligjore q\u00eb e rregullojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebs dypalshe, asnj\u00eb shqiptar\u00eb me banim n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk e ka rregulluar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Prona, sipas t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb br\u00ebndshme t\u00eb nj\u00eb shteti ashtu edhe t\u00eb asaj nd\u00ebrkomb\u00ebtare, g\u00ebzon mbrojtjen ligjore. Sipas dispozitave t\u00eb Protokollit 1 t\u00eb Konvent\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe Lirive Themelore \u201c<em>\u00c7do person fizik ose juridik ka t\u00eb drejt\u00ebn e g\u00ebzimit paq\u00ebsor t\u00eb pasuris\u00eb e tij. <\/em><em>Askush nuk mund t\u00eb privohet nga prona e tij, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr arsye t\u00eb interesit publik\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb situat\u00ebs ekzistuese,&nbsp; kur pronar\u00ebt dypal\u00ebsh, n\u00eb t\u00eb dyja&nbsp; shtetet, nuk kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e g\u00ebzimit dhe shfryt\u00ebzimit t\u00eb pronave t\u00eb veta,&nbsp; mund t\u00eb konstatohet se k\u00ebtyre qytetar\u00ebve u jan\u00eb shkelur e mohuar t\u00eb drejtat themelore t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb posedimit dhe g\u00ebzimit t\u00eb lirsh\u00ebm t\u00eb tyre, si nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb drejtat m\u00eb kryesore civile t\u00eb njeriut, u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsi e cila i gjason&nbsp; gjenocidit&nbsp; social. Ndaj kjo gjendje meriton kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb t\u00eb gjitha instancave shtet\u00ebrore t\u00eb Shqiperis\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb elimenohen, nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon, padrejt\u00ebsit e sistemit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb lidhje me nocionin \u201c pron\u00eb\u201d dhe\u201d pron\u00eb dypal\u00ebshe\u201d. Kjo situat\u00eb meriton zgjidhje me q\u00ebllim q\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb \u201ctokave dypal\u00ebshe\u201d t\u2019u kthehet dinjiteti i mohuar i pronarit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pron\u00ebs.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb dhimbshme \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb Kuvendet e t\u00eb dy shteteve, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, t\u00eb arrijn\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr njohjen reciproke t\u00eb pronave dypal\u00ebshe dhe t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb Marr\u00ebveshjen mbi kalimet kufitare dhe qarkullimin nd\u00ebrkufitar&nbsp; p\u00ebr pronar\u00ebt dypron\u00ebsor, ashtu si ka qen\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e hapur t\u00eb \u201cpronave dypal\u00ebshe\u201d, gjendjen dhe mund\u00ebsin\u00eb e zgjidhjes s\u00eb k\u00ebtij problemi, vite m\u00eb par\u00eb kam njoftuar ministrin e Ministris\u00eb p\u00eb pakica n\u00eb Mal t\u00eb Zi, z. Mehmet Zenka dhe t\u00eb vetmin deputet shqiptar\u00eb at\u00ebher\u00eb, z. Genc Nimanbegun. Nuk jam n\u00eb dijeni se kan\u00eb nd\u00ebrrmarr\u00eb ndonj\u00eb aktivitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pasi gjendja \u00ebsht\u00eb e pandryshuar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb apeloj t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit shqiptar\u00eb n\u00eb parlamentin dhe qeverin\u00eb e Malit t\u00eb Zi,&nbsp; q\u00eb t\u00eb ngrehin z\u00ebrin e t\u00eb ndikojn\u00eb t\u00eb politika zyrtare e Malit t\u00eb Zi, por edhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr rregullimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe kthimin e t\u00eb drejtave t\u00eb mohuara pron\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit. Po ashtu apeloj t\u00eb 277 familjet kranjane, anamal\u00ebse dhe shtojake t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb tok\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb t\u00eb ngrehin procedur\u00ebn e njohjes dhe kthimit t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb tyre, pasi ka sh\u00ebnime zyrtare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pas konsumimit t\u00eb t\u00eb gjitha instancave juridike, t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb mund\u00ebsin t\u00eb Gjykata Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, tek e cila shum\u00eb qytetar\u00eb shqiptar\u00eb i kan\u00eb realizuar t\u00eb drejtat e tyre pron\u00ebsore.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Shk\u00ebputja e trojeve shqiptare nga shteti am\u00eb, Shqip\u00ebria, s\u00eb pari n\u00eb vitin 1878 e pastaj gjat\u00eb viteve 1912-1913, ishte nj\u00eb plag\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt banonin n\u00eb zonat kufitare, Shqip\u00ebri \u2013 Mali i Zi gjegj\u00ebsisht Jugosllavi. T\u00ebrheqja e vij\u00ebs kufizore n\u00eb mes t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[2404,2405],"class_list":["post-36322","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-hajro-hajdari","tag-pronat-dypaleshe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36322"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36322\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36325,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36322\/revisions\/36325"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}