{"id":36204,"date":"2023-12-16T11:41:35","date_gmt":"2023-12-16T10:41:35","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36204"},"modified":"2023-12-16T11:41:48","modified_gmt":"2023-12-16T10:41:48","slug":"75-vjet-nga-aprovimi-i-deklarates-te-pergjithshme-te-te-drejtave-te-njeriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36204","title":{"rendered":"75 vjet nga aprovimi\u00a0 i Deklarat\u00ebs t\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"198\" height=\"238\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Hajrullah Hajdari\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit lindin t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Hajrullah Hajdari<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dinjitetin njer\u00ebzor t\u00eb t\u00eb gjitha qenieve njer\u00ebzore, paraqet thelbin e<\/p>\n\n\n\n<p>konceptit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Termi &#8220;t\u00eb drejtat e njeriut&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept q\u00eb ka evoluar koh\u00eb pas kohe dhe fillon me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb njohur t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lir\u00eb si t\u00eb drejta themelore t\u00eb qenies njer\u00ebzore.<\/p>\n\n\n\n<p>Respektimi dhe mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr q\u00ebllimet dhe p\u00ebrkushtimet kryesore t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Historia e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut daton q\u00eb n\u00eb koh\u00ebrat e lashta dhe ka kaluar s\u00eb paku n\u00ebp\u00ebr tri faza:<\/p>\n\n\n\n<p>Faza e par\u00eb: <em>Faza e t\u00eb drejt\u00ebs natyrore<\/em>&nbsp; &nbsp;\u00ebsht\u00eb zhvilluar qysh n\u00eb filozofin\u00eb antike greke, pra para m\u00eb shum\u00eb se 2000 vjet\u00ebsh e cila bazohet n\u00eb iden\u00eb e barazis\u00eb t\u00eb pretenduar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve. Sipas k\u00ebsaj ideje t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar t\u00eb barabart\u00eb nga Zoti dhe t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb detyrime t\u00eb barabarta p\u00ebrpara tij. Edhe pse k\u00ebto ide p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e ides\u00eb s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, realiteti politik i koh\u00ebs nuk mund\u00ebsonte zbatimin praktik n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrdit\u00ebshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Faza e dyt\u00eb: <em>Zbatimi politik n\u00eb kuadrin e shteteve komb\u00ebtare<\/em>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faze Anglia me \u201cMagna Charta Libertatum\u201d me t\u00eb cil\u00ebn i kufizohen mbretit disa t\u00eb drejta, pastaj \u201cPetition of Rights\u201d e cila siguron paprekshm\u00ebrin\u00eb e qytetar\u00ebve luajt\u00ebn rrol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Nd\u00ebrkaq\u00eb, dosja \u201cHabeas-Corpus\u201d e vitit 1699, \u00ebsht\u00eb document i par\u00eb sipas t\u00eb cilit t\u00eb drejtat e njeriut duhet t\u00eb mbrohen nga shteti.N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, mb\u00ebshtetur n\u00eb iden\u00eb e Xhon Lokut, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb kuadrin e luft\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi,&nbsp; formuluan katalogun e par\u00eb n\u00eb histori p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p>Faza e tret\u00eb: <em>Realizimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm politik<\/em>, q\u00eb lindi si ide, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u00eb von\u00eb realitet,si p\u00ebrgjigje ndaj t\u00eb gjitha atyre t\u00eb k\u00ebqijave dhe vuajtjeve njer\u00ebzore gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Kjo b\u00ebri q\u00eb t\u00eb shpejtohej procesi i globalizimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Synimi ishte q\u00eb fatkeq\u00ebsit\u00eb njerzore t\u00eb ndodhura gjat\u00eb k\u00ebsaj lufte mos t\u00eb ndodhin kurr\u00eb m\u00eb. Zat\u00ebn, e drejta e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore dhe v\u00ebnja n\u00eb jet\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore t\u00eb themelimit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Komb\u00ebve t\u00eb Bashkuara. Nd\u00ebrkaq\u00eb, dokumentet e OKB-s\u00eb: Karta e Komb\u00ebve t\u00eb Bashkuara (1945), Deklarata e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (1948), Pakti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore (1966) dhe Pakti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb Drejtat Civile dhe Politike (1966) jan\u00eb shtyllat kryesore mbi t\u00eb cilat u nd\u00ebrtua praktika e p\u00ebrcaktimit dhe e mbrojtjes s\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Deklarata e P\u00ebrgjithshme &nbsp;e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>M\u00eb 10 dhjetor u sh\u00ebnua Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Deklarata e P\u00ebrgjithshme &nbsp;p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, e miratuar nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara, para 75 vjet\u00ebve, m\u00eb 10 dhjetor 1948 n\u00eb Palais de Chaillot, Paris, si\u00e7 cek\u00ebm m\u00eb lart, lindi si p\u00ebrgjigje ndaj tmerreve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe p\u00ebrfaq\u00ebson p\u00ebrpjekjen e par\u00eb globale p\u00ebr t\u00eb artikuluar mbrojtjen e atyre t\u00eb drejtave q\u00eb shum\u00eb persona besonin se ishin t\u00eb drejta themelore q\u00eb u takojn\u00eb t\u00eb gjitha qenieve njer\u00ebzore.<strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Deklarata e P\u00ebrgjithshme e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut \u00ebsht\u00eb akti i par\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e miratuar nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Komb\u00ebve t\u00eb Bashkuara si nj\u00eb rezolut\u00eb, d.m.th nj\u00eb akt q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb juridikisht i obliguesh\u00ebm. N\u00eb preambul\u00ebn e k\u00ebsaj deklarate theksohet se Asambleja e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb shpall k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb si ideal t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb cilin duhet ta arrijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt dhe t\u00eb gjitha kombet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do njeri dhe \u00e7do organiz\u00ebm shoq\u00ebror, duke pasur parasysh gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb, t\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb, me an\u00eb t\u00eb m\u00ebsimit dhe edukimit, t\u00eb ndihmonte n\u00eb respektimin e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave dhe lirive dhe q\u00eb, me an\u00eb t\u00eb masave progresive komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe i v\u00ebrtet\u00eb, si midis popujve t\u00eb vet\u00eb shteteve an\u00ebtare , ashtu edhe midis popujve t\u00eb atyre territoreve q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn administrimin e tyre. N\u00eb neni 1 Deklarata shprehet: \u201c<em>T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit lindin t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb dinjitet dhe n\u00eb t\u00eb drejta. Ata kan\u00eb arsye dhe nd\u00ebrgjegje dhe duhet t\u00eb sillen ndaj nj\u00ebri tjetrit me frym\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimi\u201d<\/em> nder\u00ebsa n\u00eb neni 2 t\u00eb saj p\u00ebrcakton se:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>Secili g\u00ebzon t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e parashtruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb pa kurrfar\u00eb kufizimesh p\u00ebrsa i p\u00ebrket rac\u00ebs, ngjyr\u00ebs, gjinis\u00eb, gjuh\u00ebs, besimit fetar, mendimit politik ose tjet\u00ebr, origjin\u00ebs komb\u00ebtare a shoq\u00ebrore, pasuris\u00eb, lindjes ose tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a><\/a><em>Asnj\u00eb dallim nuk do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb statusit politik, juridik ose nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shtetit ose vendit t\u00eb cilit i p\u00ebrket \u00e7do njeri, qoft\u00eb kur shteti ose vendi \u00ebsht\u00eb i pavarur, qoft\u00eb n\u00ebn kujdestari, qoft\u00eb jo vet\u00ebqeveris\u00ebs ose q\u00eb gjindet n\u00eb \u00e7far\u00ebdo kushtesh t\u00eb tjera t\u00eb kufizimit t\u00eb sovranitetit<\/em><em>\u201d.<\/em> Synimi i autor\u00ebve t\u00eb tij, si\u00e7 thuhet n\u00eb dispozitat hyr\u00ebse, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Deklarata e P\u00ebrgjithsme t\u00eb p\u00ebrcaktoj <em>&#8220;nj\u00eb standard t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb cilin duhet ta arrijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt dhe t\u00eb gjith\u00eb kombe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do individ apo organ i shoq\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebr mes m\u00ebsimit dhe edukimit t\u00eb kontriboj\u00eb n\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb p\u00ebrmendura\u201d<\/em>. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera kjo Deklarat\u00eb paraqet konkretizimin e obligimeve q\u00eb dalin nga Karta e Komb\u00ebve t\u00eb Bashkuara, e t\u00eb cilat shtetet jan\u00eb obliguar q\u00eb do t\u2019i respektojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas k\u00ebtij akti historik, Asambleja ftoi t\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare q\u00eb ta shpallin tekstin e Deklarat\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapet, t\u00eb paraqitet, t\u00eb lexohet dhe t\u00eb shpjegohet sidomos n\u00eb shkolla dhe institucione t\u00eb tjera edukative t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve dhe shteteve, pa marr\u00eb parasysh statusin e tyre politik.<\/p>\n\n\n\n<p>Deklarata e P\u00ebrgjithshme e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut p\u00ebrmban dispozita p\u00ebr t\u00eb drejtat civile dhe politike, si dhe dispozitat p\u00ebr t\u00eb drejtat ekonomike dhe sociale, duke u nisur nga qasja q\u00eb nj\u00eb qenie njer\u00ebzore mund t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb drejtat e veta politike dhe civile n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi vet\u00ebm n\u00ebse ata kan\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb mir\u00eb jet\u00ebsor, nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb mbrojtjes sociale, si dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb shkollohet dhe t\u00eb zhvilloj\u00eb kultur\u00ebn. Gjat\u00eb shekullit XX, t\u00eb drejtat e njeriut jan\u00eb zhvilluar si formulime morale, politike dhe ligjore por jo gjithmon jan\u00eb realizuar n\u00eb praktik\u00eb. N\u00eb kuptimin formal-juridik shqiptar\u00ebt i g\u00ebzonin t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tjer\u00eb. Mir\u00ebpo, g\u00ebzimi i specifikave komb\u00ebtare si gjuha, kultura dhe simbolet komb\u00ebtare nuk u lejuan n\u00eb nivelin sa ata t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me popujt tjer\u00eb n\u00eb shtetin ku jetonin dhe vepronin. Kjo ndodhi edhe p\u00ebr faktin se fryma dhe p\u00ebrmbajtja e dispozitave nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb sa duhet n\u00eb kushtetut\u00ebn vendore dhe dispozitat tjera ligjore, edhe pse Jugosllavia ishte n\u00ebnshkruese e shumic\u00ebs prej tyre.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pas 75 vjet\u00ebve nga aprovimi i k\u00ebsaj Deklarate ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb qytetare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante shkelen dhe nuk respektohen. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb duke kujtuar k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb e t\u00eb ndihmojm\u00eb, me sjellje e me veprime konkrete, sa \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00eb krijimin e&nbsp; kushteve p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie sadopak t\u00eb barabart\u00eb, ku t\u00eb gjith\u00eb, pavar\u00ebsisht nga raca, komb\u00ebsia, gjinia apo ngjyra, feja ose bindjet politike do t\u2019i g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat civile dhe politike dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb zgjedhjen e tyre p\u00ebr realizimin dhe shfryt\u00ebzimin e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut. P\u00ebrgjeg\u00ebsia p\u00ebr zhvillimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e t\u00eb drejtave dhe lirive qytetare bie mbi shtetin i cili vazhdimisht duhet t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs ligjore dhe strategjive zhvillimore sidomos t\u00eb pakicave komb\u00ebtare dhe grupeve etnike. Natyrisht, edhe sjellja dhe veprimi i individeve, sidomos i OJQ-ve, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb implementimin e dokumenteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vendore p\u00ebr realizimin dhe avancimin e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit lindin t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb Hajrullah Hajdari D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dinjitetin njer\u00ebzor t\u00eb t\u00eb gjitha qenieve njer\u00ebzore, paraqet thelbin e konceptit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Termi &#8220;t\u00eb drejtat e njeriut&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept q\u00eb ka evoluar koh\u00eb pas kohe dhe fillon me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb njohur t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-36204","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36204","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36204"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36204\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36207,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36204\/revisions\/36207"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}