Nga Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb m\u00ebsuesi dhe prindi na kan\u00eb m\u00ebsuar se shkolla \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia jon\u00eb e dyt\u00eb, nj\u00eb vend edukimi, \u00e7erdhe e dituris\u00eb, nj\u00eb vend ku krijohet nj\u00eb person.<\/p>\n\n\n\n
K\u00ebshtu na ishte dikur
<\/strong>N\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e brezit ton\u00eb, theksi vihej n\u00eb njohurit\u00eb dhe edukat\u00ebn e fituar M\u00ebsuesi respektohej nj\u00ebsoj si prindi, ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb. Prind\u00ebrit na m\u00ebsonin t\u2019i respektojm\u00eb m\u00ebsuesit tan\u00eb , sepse jan\u00eb ata q\u00eb na edukojn\u00eb dhe na japin dituri, na arsimojn\u00eb. P\u00ebr m\u00ebsuesit e asaj kohe nuk ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme se cil\u00ebt ishin prind\u00ebrit tan\u00eb, \u00e7far\u00eb b\u00ebnin p\u00ebr t\u00eb jetuar, kush jan\u00eb dajat , hallat, tezet, cil\u00ebs parti i takon\u2026 Nx\u00ebn\u00ebsit i k\u00ebrkohej t\u00eb m\u00ebsonte. I vetmi fakt vendimtar ishte njohuria e nx\u00ebn\u00ebsve. Si produkt i saj q\u00eb kishin m\u00ebsuar merrnin nj\u00eb not\u00eb realiste ( t\u00eb merituar) sipas kritereve t\u00eb notimit. \u201c As sipas gjyshes, as sipas dajave\u201d. N\u00eb shkoll\u00eb kishte rregull, pun\u00eb, disiplin\u00eb. Prind\u00ebrit tan\u00eb nuk paguanin m\u00ebsimet private. Ne ia dilnim me pun\u00ebn ton\u00eb. Merrnim rregullisht nd\u00ebshkime nga prind\u00ebrit p\u00ebr sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme ndaj m\u00ebsuesit. Prind\u00ebrit tan\u00eb i respektonin m\u00ebsuesit. Ata nuk ishin t\u00eb drejt\u00eb dhe gjithmon\u00eb n\u00eb krah t\u00eb autoritetit t\u00eb m\u00ebsuesit. Edukatori ishte nj\u00eb institucion p\u00ebr t’u respektuar. K\u00ebshtu na ishte dikur.
<\/p>\n\n\n\n
Politika e shkat\u00ebrroi sistemin arsimor
<\/strong>Sot, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ashtu si\u00e7 ishte dikur. T\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb se kriteret kan\u00eb ndryshuar si do t\u00eb thoshin t\u00eb moshuarit \u201cGjith\u00e7ka ka marr\u00eb teposht\u00ebn\u201d. Partitokracia e ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e saj. Politika e shkat\u00ebrroi sistemin arsimor n\u00eb Mal t\u00eb Zi . Institutet tona drejtohen nga persona t\u00eb paaft\u00eb, t\u00eb pap\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb at\u00eb fush\u00eb dhe t\u00eb kualifikuar politikisht. F\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb edukohen nga njer\u00ebz me diploma t\u00eb dyshimta.
Sado q\u00eb m\u00ebsuesi (m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsi) k\u00ebmb\u00ebngul se dija \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb sistemin arsimor, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve hasin n\u00eb pengesa e dilema: A duhet t\u2019i jepet not\u00eb reale njohurive reale apo t\u00eb respektohet d\u00ebshira e statusi i prind\u00ebrve ? Pothuaj \u00e7do prind ( me p\u00ebrjashtime t\u00eb vogla) mendon se f\u00ebmija e tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri, m\u00eb i zgjuari, m\u00eb i afti, m\u00eb i sjellshmi, m\u00eb i kulturuari, por harrojn\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb mire i b\u00ebjn\u00eb vetes ose f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tyre, kur m\u00ebsuesin e vendosin n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb jap\u00eb notat me grusht dhe kapele. P\u00ebr k\u00ebta prind\u00ebr m\u00ebsuesi korrekt \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb. Nuk u besojn\u00eb as njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb shkolluar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00ebsues. E vetmja gj\u00eb q\u00eb u intereson atyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb engj\u00eblli i tyre t\u00eb mos arrij\u00eb rezultat tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se sukses t\u00eb shk\u00eblqyer, madje edhe t\u00eb marr\u00eb \u00c7mimin \u201c Pishtari\u201d. Tash disa vite , n\u00ebse jep nj\u00eb not\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sipas kritereve t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb pasur ose t\u00eb njohur, drejtor\u00ebt partiak\u00eb shqiptojn\u00eb fjalin\u00eb e famshme: \u201c A e dini se \u00ebsht\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i nj\u00eb politikani, deputeti, ministri, drejtori, avokati, doktori, gjyqtari t\u00eb njohur\u2026 N\u00ebse nuk i bindeni d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb drejtorit, do t\u00eb vij\u00eb, apo do t\u2019ju marr\u00eb n\u00eb telefon, nj\u00eb politikan i famsh\u00ebm, nj\u00eb prind\u00ebr i pasur, duke b\u00ebr\u00eb vazhdimisht presione e k\u00ebrc\u00ebnime ndaj m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt jo rrall\u00eb po sulmohen edhe nga vet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit. N\u00eb vend se nx\u00ebn\u00ebsi t\u00eb frik\u00ebsohet nga m\u00ebsuesi, sot m\u00ebsuesi ka frik\u00eb nga nx\u00ebn\u00ebsi. At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb i mbetet m\u00ebsuesit? T\u00eb luftoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb me presione t\u00eb tilla? Pse? P\u00ebr \u00e7ka ? P\u00ebr shkak t\u00eb kujt? E vetmja gj\u00eb q\u00eb i ka mbetur \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb \u201cgjunj\u00ebzohet\u201d dhe t\u2019i jap\u00eb f\u00ebmij\u00ebve pesa. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00ebsuesi ruan sh\u00ebndetin e tij, k\u00ebnaq prind\u00ebrit dhe nx\u00ebn\u00ebsit. Nga ana tjet\u00ebr shtrohet pyetja: \u201c \u00c7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb sot nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb nga m\u00ebsues gjysm\u00eb t\u00eb ditur me diploma t\u00eb dyshimta, t\u00eb rreme , apo t\u00eb blera\u201d? Asgj\u00eb t\u00eb dobishme! Kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb shkolla e diploma dhe kurr\u00eb m\u00eb pak njohuri.
<\/p>\n\n\n\n
Situata alarmante n\u00eb fush\u00ebn arsimit
<\/strong>Rezultatet shqet\u00ebsuese t\u00eb publikuara nga OECD ( Organizata p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe zhvillim ekonomik) jav\u00ebn e kaluar n\u00eb testin PISA 2022, nga t\u00eb cilat askush nuk mund t\u00eb ndihet mir\u00eb, ve\u00e7mas ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur drejtp\u00ebrdrejt me sistemin arsimor n\u00eb Mal t\u00eb Zi, jan\u00eb pasqyra e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebtij sistemi. Sipas k\u00ebtij testimi Mali i Zi ka arritur rezultatet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb nga viti 2012. Nx\u00ebn\u00ebsit pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7ar n\u00eb Mal t\u00eb Zi kishin 406 pik\u00eb n\u00eb matematik\u00eb, n\u00eb lexim 405 pik\u00eb dhe 403 pik\u00eb n\u00eb shkenc\u00eb, duksh\u00ebm n\u00ebn mesataren e OECD. K\u00ebshtu, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb i 54-ti nga 80 vende n\u00eb matematik\u00eb, i 56-ti n\u00eb lexim dhe i 62-ti n\u00eb shkenc\u00eb. O moj shkoll\u00eb, e mjera shkoll\u00eb, kush t\u00eb b\u00ebri kaq t\u00eb gjor\u00eb?
P\u00ebr situat\u00ebn alarmante n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, k\u00ebrkuam p\u00ebrgjigje nga njoh\u00ebsit e mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij procesi dhe punonj\u00ebs shqiptar\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb institucione p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore, mir\u00ebpo u deklaruan se nuk d\u00ebshirojn\u00eb ta komentojn\u00eb. Po ashtu nuk pranuan t\u00eb deklarohen edhe disa veteran\u00eb t\u00eb arsimit shqip n\u00eb Ulqin dhe Mal\u00ebsi.
<\/p>\n\n\n\n
Provime vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kaluar, e jo p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar
<\/strong>Drejtori i Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme \u201c 25 Maji\u201d- Tuz, Sehad Lulanaj, nj\u00ebheri profesor shum\u00ebvje\u00e7ar i Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe pohon se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i alarmit t\u00eb kuq q\u00eb po ndodh\u00eb n\u00eb sistemin arsimor n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb po m\u00ebsohet mekanikisht t\u00eb kesh not\u00eb e jo dije. Planprogramet, librat, plot\u00ebsimi i dokumentacionit nga ana e nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb ia v\u00ebshtir\u00ebson pun\u00ebn, mos interesimi i nx\u00ebn\u00ebsit, kushtet me t\u00eb cilat punon nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs \u00e7do dit\u00eb, roli i prind\u00ebrit, mungesa e kuadrit adekuat. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar negativisht n\u00eb rezultatet e Pisa test\u201d, shprehet Lulanaj.
Drejtori i SHF \u201c Bedri Elezaga\u201dn\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb ( An\u00eb t\u00eb Malit), Mustaf\u00eb Bardhi, mendon se sistemi arsimor n\u00eb Mal t\u00eb Zi ka ndryshuar p\u00ebr keq me aplikimin e sistemit t\u00eb Bolonj\u00ebs. \u201d Personalisht mendoj q\u00eb t\u00eb dalim nga kjo situat\u00eb dhe t\u00eb kemi sukses pik\u00ebrisht n\u00eb matematik\u00eb, shkrim – lexim dhe shkenc\u00eb duhet patjet\u00ebr t\u00eb kthehet sistemi i m\u00ebparsh\u00ebm. Sikur t\u00eb kthehet abetarja ,lapsi,goma,fletorja dhe libri, jam m\u00eb se i bindur q\u00eb do t\u00eb kemi sukses si individ,shkoll\u00eb dhe shtet\u201d, n\u00ebnvizon Bardhi.
Rrok Dushaj , profesor i Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe n\u00eb SHF \u201c Mahmut Lekiq \u201c n\u00eb Tuz, pranon se rezultatet e Pisa test nuk k\u00ebnaqin as m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit , as prind\u00ebrit, as nx\u00ebn\u00ebsit dhe se fajin e kan\u00eb te gjith\u00eb s\u00eb bashku. Sipas tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb punohet me nx\u00ebn\u00ebs. \u201c Me keqardhje duhet te them se para librit nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb m\u00eb par\u00eb kan\u00eb telefonin. Atyre u duhet afruar libri , sepse ai e ndri\u00e7on mendjen. Po ashtu m\u00eb duhet t\u00eb them se nx\u00ebn\u00ebsit e k\u00ebtij shekullit m\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm kur jan\u00eb testet, vet\u00ebm p\u00ebr nota. N\u00eb suksesin e nx\u00ebn\u00ebsve, me p\u00ebrjashtimin e disave, angazhohen edhe prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb me \u00e7do kusht q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb dalin me t\u00eb gjitha pesa. M\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit sot jan\u00eb n\u00ebn presione deri edhe n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime. P\u00ebr fat t\u00eb keq sot kemi edhe nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb ende nuk din\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb, apo t\u00eb shkruajn\u00eb, e t\u00eb mos flasim p\u00ebr leximin artistik\u201d, thekson Dushaj.
P\u00ebr t`i zgjidhur problemet q\u00eb sa vijn\u00eb e r\u00ebndohen n\u00eb sistemin arsimor n\u00eb Mal t\u00eb Zi , Ministria e Arsimit n\u00eb Mal t\u00eb Zi duhet t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem sa m\u00eb par\u00eb. \u00c7do dit\u00eb e vonuar i kushton shum\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Gjek\u00eb Gjonaj N\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb m\u00ebsuesi dhe prindi na kan\u00eb m\u00ebsuar se shkolla \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia jon\u00eb e dyt\u00eb, nj\u00eb vend edukimi, \u00e7erdhe e dituris\u00eb, nj\u00eb vend ku krijohet nj\u00eb person. K\u00ebshtu na ishte dikurN\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e brezit ton\u00eb, theksi vihej n\u00eb njohurit\u00eb dhe edukat\u00ebn e fituar M\u00ebsuesi respektohej nj\u00ebsoj si prindi, […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31168,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3378,180],"class_list":["post-36195","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-arsimi-dhe-shkolla","tag-gjeke-gjonaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36195"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36195\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36198,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36195\/revisions\/36198"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31168"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}