{"id":36183,"date":"2023-12-12T19:27:33","date_gmt":"2023-12-12T18:27:33","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36183"},"modified":"2023-12-12T19:31:56","modified_gmt":"2023-12-12T18:31:56","slug":"deklarata-universale-mbi-te-drejtat-e-njeriut-ne-75-vjetorin-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36183","title":{"rendered":"DEKLARATA UNIVERSALE MBI T\u00cb DREJTAT E NJERIUT \u2013 N\u00cb 75-VJETORIN E SAJ"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB) sh\u00ebnon \u00e7do vit, m\u00eb 10 Dhjetor, Dit\u00ebn e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, dit\u00eb kjo q\u00eb na kujton dat\u00ebn kur Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-\u00ebs ka miratuar n\u00eb vitin 1948 Deklarat\u00ebn Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut, duke shpallur bot\u00ebrisht se parimet e k\u00ebsaj deklarate jan\u00eb, \u201cStandarde t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u2019u realizuar dhe zbatuar nga t\u00eb gjith\u00eb popujt dhe t\u00eb gjitha kombet.\u201d \u00a0Kjo deklarat\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ndoshta si asnj\u00eb marr\u00ebveshje tjet\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtare, potencon se t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit pa dallim, kan\u00eb lindur t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb dinjitet, me t\u00eb drejta dhe liri t\u00eb barabarta \u2013 nj\u00eb ide kjo q\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe duket e thjesht, por \u00ebsht\u00eb mjaft radikale n\u00eb kuptimin dhe zbatimin e saj. \u00a0Ky vit pra, sh\u00ebnon 75-vjetorin e k\u00ebsaj deklarate t\u00eb miratuar nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara, m\u00eb 10 Dhjetor, 1948, n\u00eb Paris. Gjat\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrvjetori, OKB-ja po shqyrton ndikimin e k\u00ebtij dokument t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore dhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. Sipas OKB-\u00ebs, l\u00ebvizja p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparime t\u00eb dukshme gjat\u00eb 75-viteve t\u00eb kaluara, por, fatkeq\u00ebsisht, edhe abuzimet me t\u00eb drejtat e njeriut vazhdojn\u00eb me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb vazhduesh\u00ebm, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, ky p\u00ebrvjetor i Deklarat\u00ebs Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i mir\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar sukseset e arritura, por edhe p\u00ebr t\u2019u angazhuar rishtas ndaj respektimit dhe zbatimit t\u00eb parimeve t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb 30 artikujt e Deklarat\u00ebs Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut. Ashtu si\u00e7 thuhet n\u00eb parath\u00ebnien e k\u00ebtij dokumenti, \u201cNjohja e dinjitetit t\u00eb lindur t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb barabarta dhe t\u00eb patjet\u00ebrsueshme t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes njer\u00ebzore, \u00ebsht\u00eb themeli i liris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe paq\u00ebs n\u00eb bot\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cStruktura e paq\u00ebs n\u00eb bot\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb detyr\u00eb e vet\u00ebm nj\u00eb personi, ose nj\u00eb partie, ose nj\u00eb kombi. Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb paqe q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb mba\u00ebr bot\u00ebs.\u201d Eleanor Ruzvelt<\/p>\n\n\n\n<p>Deklarata Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut na jep t\u00eb drejt\u00eb dhe obligim, secilit prej nesh, jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb t\u00eb drejtat tona njer\u00ebzore, por edhe t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve. Si nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr veten dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, ju sjellim m\u00eb posht\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 75-vjetor, Deklarat\u00ebn e plot\u00eb Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut, si nj\u00eb dokument i gjall\u00eb, sa universal p\u00ebr nga hap\u00ebsira, aq edhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr \u00e7do individ dhe shoq\u00ebri \u2013 nj\u00ebkoh\u00ebsisht, sipas OKB-\u00ebs, edhe dokumenti m\u00eb i p\u00ebrkthyer n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 500-gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si gjat\u00eb viteve, OKB-eja u ka b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb popujve dhe shteteve an\u00ebtare t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse qeverit\u00eb e tyre p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb 75-vjetor t\u00eb miratimit t\u00eb Deklarat\u00ebs, por edhe n\u00eb p\u00ebrvjetor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit pa dallim dhe p\u00ebr 365 dit\u00ebt e vitit. &nbsp;Deklarata Universale e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut t\u00eb OKB-s\u00eb dhe parimet q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli, q\u00eb prej miratimit t\u00eb saj m\u00eb 10 dhjetor, 1948 \u2014 diskrediton tiranit\u00eb e sot\u00ebme dhe ato t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar q\u00eb i kan\u00eb shkelur brutalisht k\u00ebto t\u00eb t\u00eb drejta, regjime diktatoriale si komunizmin dhe fashizmin, si dhe diskriminimet, krimet dhe abuzimin e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave ndaj personave ose grupe personash, sepse vet\u00ebm e vet\u00ebm, nuk pajtoheshin me k\u00ebto ideologji.<\/p>\n\n\n\n<p>Bota shqiptare, fatkeq\u00ebsisht, nuk dallohet shum\u00eb as p\u00ebr mir\u00eb, p\u00ebr kujtimin e p\u00ebrvjetor\u00ebve t\u00eb till\u00eb t\u00eb datave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit. Por, n\u00eb qoft\u00eb se autoritetet, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfillin thirrjen e OKB-\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar, jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, por edhe p\u00ebr t\u00eb promovuar \u00e7do dit\u00eb t\u00eb vitit k\u00ebto t\u00eb drejta baz\u00eb t\u00eb njeriut, \u201cp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d, dhe pa dallim \u2013 at\u00ebher\u00eb, ky p\u00ebrvjetor duhet t\u00eb shikohet jo vet\u00ebm nga realiteti i sot\u00ebm, por edhe nga nj\u00eb perspektiva historike e s\u00eb kaluar\u00ebs. Fryma e Deklarat\u00ebs Universale e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, duhet t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 75-vjetor t\u00eb miratimit t\u00eb saj, promovimin e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave sot, por duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe si nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb kujtuar gjithashtu shkeljet dhe dhun\u00ebn serioze ndaj k\u00ebtyre t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe sot, ndaj mij\u00ebra viktimave shqiptare t\u00eb regjimeve shtyp\u00ebse komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu q\u00eb t\u00eb pak\u00ebn viktimat q\u00eb jan\u00eb ende gjall\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, pas vuajtjeve t\u00eb shumta, ta ndjejn\u00eb veten se jan\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe se t\u00eb pak\u00ebn tani 30-e sa vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta, dinjitet dhe liri t\u00eb plot\u00eb,, p\u00ebr veten dhe p\u00ebr familjet e tyre, n\u00eb krahasim me t\u00eb tjer\u00ebt, ashtu si\u00e7 b\u00ebhet thirrje n\u00eb Deklarat\u00ebn Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut. E kam th\u00ebne shpesh dhe vazhdoj ta theksoj se trajtimi dhe ndri\u00e7imi i k\u00ebtyre krimeve ndaj&nbsp; viktimave t\u00eb komunizmit dhe i shkeljeve t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut atyre dhe fmailjeve t\u00eb tyre, do t\u00eb \u00e7onte drejt\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb hapur dhe m\u00eb normale p\u00ebr shquptar\u00ebt, n\u00eb pajtim me vetveten, me nj\u00ebri tjetrin dhe me t\u00eb tjer\u00ebt. Mos trajtimi dhe mos zbardhja e k\u00ebsaj historie tragjike gjysm\u00eb shekullore p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare vazhdon ta mbaj\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 konfliktesh politike dhe ekonomike deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme. \u00cbsht\u00eb e nevojshme, pra q\u00eb trajtimi i krimeve t\u00eb regjimit komunist dhe krimet kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nga regjimet komuniste sllave \u2014 nga pik\u00ebpamja e shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut \u2014 t\u00eb konsiderohet brenda kontekstit t\u00eb k\u00ebtyre parimeve dhe t\u00eb drejtave universale t\u00eb Deklarat\u00ebs mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbente jo vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike, por edhe lart\u00ebsimit t\u00eb nderit dhe interesit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve. Le t\u00eb jet\u00eb ky nj\u00eb angazhim nga t\u00eb gjith\u00eb pa dallim \u2014 n\u00eb k\u00ebt\u00eb 70-vjetor t\u00eb miratimit t\u00eb Deklarat\u00ebs Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut. Sepse, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Eleanor Roosvelt, arkitektja e k\u00ebsaj Deklarate, \u201cN\u00eb fund t\u00eb fundit, ku fillon zbatimi dhe respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut? Fillon n\u00eb vende t\u00eb vogla dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ku jetojm\u00eb, e t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb aq t\u00eb vogla sa q\u00eb nuk mund t\u00eb dallohen as n\u00eb ndonj\u00eb hart\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb qoft\u00eb se k\u00ebto t\u00eb drejta nuk kan\u00eb ndonj\u00eb dometh\u00ebnie dhe r\u00ebnd\u00ebsi atje ku jetojm\u00eb, at\u00ebher\u00eb ato nuk kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi askund tjet\u00ebr.&nbsp;<em>Pa nj\u00eb angazhim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb mb\u00ebshtetje dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave njer\u00ebzore aty n\u00eb rrethin ku jetojn\u00eb ata, at\u00ebher\u00eb presim m\u00eb kot q\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta universale t\u00eb njeriut t\u00eb zbatohen n\u00eb bot\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb\u201d,<\/em>&nbsp;ka theksuar Eleanor Roosevelt.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 10 dhjetor t\u00eb vitit 1948, Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara nxori dhe shpalli Deklarat\u00ebn e P\u00ebrgjithshme mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut, tekstin e plot\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs po e botojm\u00eb n\u00eb faqet q\u00eb vijojn\u00eb. Mbas k\u00ebtij akti historik, Asambleja ka ftuar me at\u00eb rast t\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare q\u00eb ta shpallin tekstin e Deklarat\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapet, paraqitet, lexohet dhe t\u00eb shpjegohet, sidomos n\u00eb shkolla dhe institucione t\u00eb tjera edukuese, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet dhe shtetet an\u00ebtare, pa marr\u00eb parasysh statusin e tyre politik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>DEKLARATA E P\u00cbRGJITHSHME MBI T\u00cb DREJTAT E NJERIUT<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>HYRJE<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Mbasi njohja e dinjitetit t\u00eb lindur t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb barabarta dhe t\u00eb patjet\u00ebrsueshme t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb themeli i liris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe paqes n\u00eb bot\u00eb;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>mbasi mosrespektimi dhe p\u00ebrbuzja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ka \u00e7uar drejt akteve barbare, t\u00eb cilat kan\u00eb ofenduar nd\u00ebrgjegjen e njer\u00ebzimit, dhe mbasi krijimi i bot\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn njer\u00ebzit do t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs, t\u00eb besimit dhe lirin\u00eb nga frika e skamja \u00ebsht\u00eb proklamuar si d\u00ebshira m\u00eb e lart\u00eb e \u00e7do njeriu;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>mbasi \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb mbrohen me dispozita juridike, k\u00ebshtu q\u00eb njeriu t\u00eb mos jet\u00eb i shtr\u00ebnguar q\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e fundit t\u2019i p\u00ebrvishet kryengritjes kund\u00ebr tiranis\u00eb dhe shtypjes;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>mbasi \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb nxitet zhvillimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve miq\u00ebsore midis kombeve;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>mbasi popujt e Kombeve t\u00eb Bashkuara v\u00ebrtetuan p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Kart\u00eb besimin e tyre n\u00eb t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut, n\u00eb dinjitetin dhe vler\u00ebn e personit t\u00eb njeriut dhe barazin\u00eb midis burrave dhe grave<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>dhe mbasi vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb nxitin p\u00ebrparimin shoq\u00ebror dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb nivelin e jet\u00ebs n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb;&nbsp;mbasi shtetet an\u00ebtare u detyruan q\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Kombet e Bashkuara, t\u00eb sigurojn\u00eb respektimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe zbatimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb lirive themelore;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;mbasi kuptimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i k\u00ebtyre t\u00eb drejtave dhe lirive \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr realizimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij detyrimi:&nbsp;&nbsp;<\/em>Nenet e Deklarat\u00ebs Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut:<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 1.&nbsp;<\/em><\/strong><em>T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit lindin t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb dinjitet dhe n\u00eb t\u00eb drejta. Ata kan\u00eb arsye dhe nd\u00ebrgjegje dhe duhet t\u00eb sillen ndaj nj\u00ebri tjetrit me frym\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 2.<\/em><\/strong>&nbsp;<em>Secili g\u00ebzon t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e parashtruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb pa kurrfar\u00eb kufizimesh p\u00ebr sa i p\u00ebrket rac\u00ebs, ngjyr\u00ebs, gjinis\u00eb, gjuh\u00ebs, besimit fetar, mendimit politik ose tjet\u00ebr, origjin\u00ebs komb\u00ebtare a shoq\u00ebrore, pasuris\u00eb, lindjes ose tjet\u00ebr. Asnj\u00eb dallim nuk do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb statusit politik, juridik ose nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shtetit ose vendit t\u00eb cilit i p\u00ebrket \u00e7do njeri, qoft\u00eb kur shteti ose vendi \u00ebsht\u00eb i pavarur, qoft\u00eb n\u00ebn kujdestari, qoft\u00eb jo vet\u00ebqeveris\u00ebs ose q\u00eb gjendet n\u00eb \u00e7far\u00ebdo kushtesh t\u00eb tjera t\u00eb kufizimit t\u00eb sovranitetit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 3<\/em><\/strong><em>.&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb, t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb sigurimin vetjak.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Neni 4.&nbsp;Asnjeri nuk duhet t\u00eb mbahet si skllav ose \u00e7if\u00e7i; skllav\u00ebria dhe tregtia e skllev\u00ebrve jan\u00eb t\u00eb ndaluara n\u00eb t\u00eb gjitha format.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 5<\/em><\/strong><em>.&nbsp;Asnjeri nuk duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet mundimit, veprimit ose d\u00ebnimit t\u00eb eg\u00ebr, jonjer\u00ebzor ose posht\u00ebrues.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 6<\/em><\/strong><em>.&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u2019i njihet kudo personaliteti juridik.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 7.<\/em><\/strong><em>&nbsp;T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb para ligjit dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb pa asnj\u00eb diskriminim t\u00eb mbrohen barabar nga ligji. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u mbrojtur barabar kund\u00ebr \u00e7do diskriminimi q\u00eb cenon k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb, si dhe kund\u00ebr \u00e7do nxitje p\u00ebr nj\u00eb diskriminim t\u00eb till\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 8.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr mjete juridike t\u00eb frytshme para gjykatave kompetente komb\u00ebtare p\u00ebr veprimet me t\u00eb cilat shkelen t\u00eb drejtat themelore t\u00eb garantuara nga kushtetuta ose ligjet.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 9.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Asnjeri nuk duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 10.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Gjithkush g\u00ebzon nj\u00eblloj t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor objektiv e publik para nj\u00eb gjykate t\u00eb pavarur e t\u00eb paanshme, n\u00eb p\u00ebrcaktimin e t\u00eb drejtave dhe detyrimeve t\u00eb veta dhe p\u00ebr vendimin mbi \u00e7far\u00ebdo lloj akuze penale.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 11<\/em><\/strong><em>.&nbsp;Kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i akuzuar p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb konsiderohet i pafajsh\u00ebm deri sa t\u00eb v\u00ebrtetohet faj\u00ebsia n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit dhe n\u00eb nj\u00eb proces publik n\u00eb t\u00eb cilin ka pasur t\u00eb gjitha garancit\u00eb e duhura p\u00ebr mbrojtjen e vet.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Asnjeri nuk duhet t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr veprime ose mosveprime t\u00eb cilat nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr penale, sipas ligjeve komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb koh\u00ebn kur jan\u00eb kryer. Gjithashtu nuk mund t\u00eb vendoset nj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb nga ai q\u00eb ka qen\u00eb zbatuar n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb kryer vepra penale.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 12.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Asnjeri nuk duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet nd\u00ebrhyrjes arbitrare n\u00eb jet\u00ebn, familjen, banes\u00ebn ose korrespondenc\u00ebn vetjake, si dhe sulmeve kund\u00ebr nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb mbrohet nga ligji kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjeve ose sulmeve t\u00eb tilla.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 13.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb qarkullimit dhe banimit brenda kufijve t\u00eb \u00e7do shteti.&nbsp; Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb largohet nga cilido vend qoft\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe t\u00eb vetin, si dhe t\u00eb kthehet n\u00eb vendin e vet.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 14<\/em><\/strong><em>.&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dhe g\u00ebzoje n\u00eb vende t\u00eb tjera azil nga ndjekjet. K\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nuk mund ta g\u00ebzoj\u00eb askush n\u00eb rast se ndiqet p\u00ebr krime jopolitike ose p\u00ebr vepra n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebllimet dhe parimet e Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 15<\/em><\/strong><em>.&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn e nj\u00eb shtet\u00ebsie&nbsp; Asnjeri nuk duhet t\u00eb privohet arbitrarisht nga shtet\u00ebsia e tij si dhe as nga e drejta q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 16.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Burrat dhe grat\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb pjekur kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb lidhin martes\u00eb dhe formojn\u00eb familje, pa kurrfar\u00eb kufizimi p\u00ebr sa i p\u00ebrket rac\u00ebs, shtet\u00ebsis\u00eb ose besimit. Ata kan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta si n\u00eb rastin e lidhjes s\u00eb martes\u00ebs, gjat\u00eb martes\u00ebs si dhe n\u00eb rast shkuror\u00ebzimi.<\/em> <em>Martesa duhet t\u00eb lidhet vet\u00ebm me p\u00eblqimin plot\u00ebsisht t\u00eb lir\u00eb t\u00eb personave q\u00eb do t\u00eb martohen. Familja \u00ebsht\u00eb b\u00ebrthama e natyrshme dhe themelore e shoq\u00ebris\u00eb dhe ka t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes nga shoq\u00ebria dhe shteti.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 17.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ket\u00eb pasuri, si vet\u00ebm ashtu edhe n\u00eb bashk\u00ebsi me t\u00eb tjer\u00ebt. Asnjeri nuk duhet t\u00eb privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 18.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb mendimit, nd\u00ebrgjegjes dhe besimit; kjo e drejt\u00eb p\u00ebrfshin lirin\u00eb e ndryshimit t\u00eb besimit ose bindjeve dhe lirin\u00eb q\u00eb njeriu, qoft\u00eb vet\u00eb ose n\u00eb bashk\u00ebsi me t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb shfaq\u00eb publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me an\u00eb t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb m\u00ebsimeve, kryerjes s\u00eb kultit dhe ceremonive fetare.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 19<\/em><\/strong><em>.&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb mendimit dhe t\u00eb shprehjes; kjo e drejt\u00eb p\u00ebrfshin lirin\u00eb e mendimit pa nd\u00ebrhyrje, si dhe lirin\u00eb e k\u00ebrkimit, marrjes dhe njoftimit t\u00eb informacionit dhe ideve me \u00e7far\u00ebdo mjeti qoft\u00eb, pa marr\u00eb parasysh kufijt\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 20<\/em><\/strong><em>.&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb mbledhjes dhe bashkimit paq\u00ebsor.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Asnjeri nuk duhet t\u00eb detyrohet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb bashkim.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 21<\/em><\/strong><em>.&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb qeverisjen e vendit t\u00eb vet, drejtp\u00ebrdrejt ose me an\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb zgjedhur lirisht.<\/em> <em>Gjithkush ka nj\u00eblloj t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimet publike n\u00eb vendin e vet. Vullneti i popullit \u00ebsht\u00eb baza e pushtetit shtet\u00ebror; ky vullnet duhet t\u00eb shprehet n\u00eb zgjedhje periodike dhe t\u00eb lira t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe votimi i barabart\u00eb, si dhe me votim t\u00eb fsheht\u00eb ose sipas procedur\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb votimit t\u00eb lir\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 22.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Si an\u00ebtar i shoq\u00ebris\u00eb, gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn e sigurimit shoq\u00ebror dhe realizimit t\u00eb t\u00eb drejtave ekonomike, sociale, kulturore t\u00eb domosdoshme p\u00ebr dinjitetin e vet dhe p\u00ebr zhvillimin e lir\u00eb t\u00eb personalitetit, me ndihm\u00ebn e shtetit dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me organizimin dhe mund\u00ebsit\u00eb e \u00e7do shteti.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 23.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr pun\u00eb, t\u00eb zgjedh\u00eb lirisht profesionin, t\u00eb ket\u00eb kushte t\u00eb favorshme pune dhe t\u00eb jet\u00eb i mbrojtur nga papun\u00ebsia.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjithkush, pa kurrfar\u00eb diskriminimi, ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb marr\u00eb rrog\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Gjithkush q\u00eb punon ka t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb drejt\u00eb dhe favorsh\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i siguroj\u00eb atij dhe familjes s\u00eb tij nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb i p\u00ebrgjigjet dinjitetit njer\u00ebzor dhe, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb e nevojshme ky shp\u00ebrblim t\u00eb plot\u00ebsohet edhe me mjete t\u00eb tjera t\u00eb sigurimit shoq\u00ebror.<\/em> <em>Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb formoj\u00eb sindikat\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e interesave t\u00eb veta.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 24<\/em><\/strong><em>.&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr pushim dhe koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb kufizimin e arsyesh\u00ebm t\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs dhe pushimin e paguar periodik.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 25<\/em><\/strong><em>.&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nivel jetese t\u00eb mjaftuesh\u00ebm i cili t\u2019i p\u00ebrgjigjet sh\u00ebndetit dhe jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshtatshme si t\u00eb atij personalisht, ashtu edhe t\u00eb familjes s\u00eb tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb ushqimin, veshmbathjen, banes\u00ebn, kujdesin mjek\u00ebsor dhe sh\u00ebrbimet e nevojshme sociale, si edhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i siguruar n\u00eb rast s\u00ebmundjeje, papun\u00ebsie, vejanie, pleq\u00ebrie dhe raste t\u00eb tjera t\u00eb humbjeve t\u00eb mjeteve p\u00ebr jetes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb pavarura nga vullneti i tij.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00ebnat dhe f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kujdes dhe ndihm\u00eb t\u00eb posa\u00e7me. T\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb lindur brenda ose jasht\u00eb martese, g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat mbrojtje sociale.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 26.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn e shkollimit. Arsimi duhet t\u00eb jet\u00eb falas, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb shkollat fillore dhe t\u00eb ul\u00ebta. Arsimi fillor \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm. Arsimi teknik dhe profesional duhet t\u00eb zgjerohet e arsimi i lart\u00eb duhet t\u2019u b\u00ebhet i mundsh\u00ebm t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb.<\/em> <em>Arsimi duhet t\u00eb drejtohet nga zhvillimi i plot\u00eb i personalitetit t\u00eb njeriut dhe nga forcimi i respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet t\u00eb nxis\u00eb kuptimin, toleranc\u00ebn dhe miq\u00ebsin\u00eb midis t\u00eb gjith\u00eb popujve, grupeve t\u00eb racave dhe besimeve, si dhe veprimtarin\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr ruajtjen e paqes.<\/em> <em>T\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur llojin e arsimit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre e kan\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb prind\u00ebrit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 27.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb lirisht n\u00eb jet\u00ebn kulturore t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb, t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb artet dhe t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga p\u00ebrparimi shkencor dhe dobit\u00eb e tij.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb interesat morale dhe materiale, q\u00eb rrjedhin nga \u00e7do krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 28.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rend shoq\u00ebror dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb t\u00eb cilin mund t\u00eb realizohen plot\u00ebsisht t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e shpallura n\u00eb k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 29.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Gjithkush ka detyrime vet\u00ebm ndaj asaj bashk\u00ebsie n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb i mundur zhvillimi i lir\u00eb dhe i plot\u00eb i personalitetit t\u00eb tij. N\u00eb ushtrimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb veta, gjithkush do t\u2019u n\u00ebnshtrohet vet\u00ebm atyre kufizimeve t\u00eb cilat jan\u00eb parashikuar me ligj, ekskluzivisht me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb sigurohet njohja dhe respektimi i nevojsh\u00ebm i t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve e q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohen k\u00ebrkesat e drejta t\u00eb moralit, rendit publik dhe mir\u00ebqenies s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb demokratike. (3)K\u00ebto t\u00eb drejta dhe liri nuk mund t\u00eb zbatohen n\u00eb asnj\u00eb rast kund\u00ebr q\u00ebllimeve dhe parimeve t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Neni 30.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb nuk mund t\u00eb interpretohet si e drejt\u00eb e nj\u00eb shteti, grupi apo personi p\u00ebr t\u00eb kryer \u00e7far\u00ebdo veprimtarie ose p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akt drejtuar kund\u00ebr \u00e7do t\u00eb drejte ose lirie t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb.&nbsp;<\/em>(Burimi: Marr\u00eb nga United Nations Department of Public Information, NY)<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma nga OKB-ja n\u00eb mbrojtje t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb 75-vjetorin e miratimit t\u00eb Deklarat\u00ebs Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut: \u201cS\u00eb bashku le t\u00eb rip\u00ebtrijm\u00eb dedikimin ton\u00eb ndaj Deklarat\u00ebs Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut, duke demonstruar se si ajo Deklarat\u00eb mund t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb edhe sot nevojat tona p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend premtimin e forcimit t\u00eb liris\u00eb, barazis\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallim.\u201d&nbsp; (Human Rights 75 Initiative)<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB) sh\u00ebnon \u00e7do vit, m\u00eb 10 Dhjetor, Dit\u00ebn e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, dit\u00eb kjo q\u00eb na kujton dat\u00ebn kur Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-\u00ebs ka miratuar n\u00eb vitin 1948 Deklarat\u00ebn Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut, duke shpallur bot\u00ebrisht se parimet e k\u00ebsaj deklarate jan\u00eb, \u201cStandarde [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-36183","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36183"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36183\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36186,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36183\/revisions\/36186"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}