{"id":36164,"date":"2023-12-08T13:51:56","date_gmt":"2023-12-08T12:51:56","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36164"},"modified":"2023-12-08T13:52:37","modified_gmt":"2023-12-08T12:52:37","slug":"karl-gurakuqi-mjeshter-i-shqipes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36164","title":{"rendered":"KARL GURAKUQI, MJESHT\u00cbR I SHQIPES\u00a0"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"197\" height=\"230\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Karl-gurakuqi.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Karl Gurakuqi\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center wp-block-paragraph\">Profesor Karl Gurakuqi<br>24 Mars,1895 \u2013 6 Dhjetor,1971<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Mik dhe bashkpuntor i Avni Rrustemit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Profesor Karl Gurakuqi ka nd\u00ebrruar jet\u00eb m\u00eb 6 dhjetor, 1971, jasht\u00eb Atdheut dhe larg Shkodr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dashur \u2013 ashtu si\u00e7 ishte dhe \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb fati i t\u00eb m\u00ebrguarve shqiptar\u00eb anti-komunist\u00eb \u2013 sepse Atdheu i tyre i lindjes nuk i donte brenda gjat\u00eb regjimit komunist, ashtu t\u00eb klaisifikuar si tradh\u00ebtar\u00eb dhe armiq t\u00eb vendit e t\u00eb popullit t\u00eb vet. \u00a0Por si\u00e7 duket as sot, 30-vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb t\u00eb ahtuquajturin tranzicion \u201cpost-komunist\u201d, shkrimtar\u00eb e letrar\u00eb si Karl Gurakuqi, nuk jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur. Emrat, veprat dhe kontributet e tyre, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb edhe sot, jo t\u00eb ndaluara krejt\u00ebsisht, por t\u00eb harruara dhe t\u00eb anashkaluara, ashtu si\u00e7 ishin\u00a0 sa ishin gjall\u00eb dhe n\u00eb kulmin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre. Ma merr mendja se po t\u00eb pyet\u00ebn student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ose Prishtin\u00eb sot, se kush ishte Karl Gurakuqi, nj\u00ebri prej k\u00ebtyre t\u00eb intelektual\u00ebve shkodran\u00eb r\u00eb harruar, kam droj\u00eb se nuk do \u00e7onte kush dor\u00ebn. Po kush ishte ky \u201cashik\u201d shkofran, i dashuruar pas gjuh\u00ebs Shqipe dhe cilat ishin kontributet e tija gjuh\u00ebsore dhe jo vet\u00ebm?\u00a0 Kush ishte Karl Gurakuqi?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke pasur si burim revist\u00ebn \u201cSh\u00ebjzat\u201d t\u00eb Ernest Koliqit, (\u201cSh\u00ebjzat\u201d-10-12, 1971) &#8212; nj\u00ebri prej bashkthemeluesve dhe bashkpuntor i t\u00eb cil\u00ebs ishte vet Karl Gurakuqi qysh prej vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb botimit t\u00eb k\u00ebsaj reviste t\u00eb famshme, nj\u00ebri prej tre shtyllave kryesore t\u00eb \u201cShejzave (s\u00eb bashku me Ernest Koliqin dhe Martin Camajn) dhe bashkpuntor pa nd\u00ebrprerje i mikut t\u00eb tij t\u00eb ngusht dhe botuesit Ernest Koliqi, jo vet\u00ebm n\u00eb mbajtjen gjall\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj reviste nd\u00ebr vite.&nbsp; Por, Karl Gurakuqi ishte m\u00eb shum\u00eb se kaq. Megjith\u00eb hipokrizin\u00eb dhe pandershm\u00ebrin\u00eb intelektuale \u2013 nga qarqet akademike dhe universitare shqiptare &#8212; q\u00eb ushtrohet sot ndaj tij dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve si ai, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e vdekjes s\u00eb tij (me 6 Dhjetor, 1971), po sjellim, modest\u00ebsisht, disa t\u00eb dh\u00ebna informative p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e Karl Gurakuqit \u2013me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb hedhur sadopak drit\u00eb mbi kontributin e k\u00ebtij mjeshtri t\u00eb madh t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, ndon\u00ebse i m\u00ebrguar p\u00ebr dekada.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Karl Gurakuqi ka lindur n\u00eb Shkod\u00ebr me 24 mars 1895. Ka ndjekur&nbsp; m\u00ebsimet fillore e t\u00eb shkollave t\u00eb mesme po n\u00eb at\u00eb qytet nd\u00ebr Et\u00ebrit&nbsp; Fran\u00e7eskan\u00eb.&nbsp; Matur\u00ebn klasike e ka kryer n\u00eb Salzburg t\u00eb Austris\u00eb, nd\u00ebrsa&nbsp; studimet filozofike ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Graz. Me t\u00eb kthyer n\u00eb Shqi\u00ebri pas studimeve, Karl Gurakuqi sh\u00ebrbei vazhdimisht n\u00eb fush\u00ebn e arsimit&nbsp; komb\u00ebtar \u00e7\u2019prej vjetit 1917 e deri me 1944.&nbsp; Ngjarjet e njohura e detyruan Gurakuqin q\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore t\u00eb merrte rrug\u00ebt e m\u00ebrgimit, si shum\u00eb bashkombas t\u00eb tij intelektual t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtuan regjimin e imponuar sllavo-aziatik komunist t\u00eb merrte rrug\u00ebt e m\u00e9rgimit. Pas disa endjeve n\u00eb vende t\u00e9 ndryshme, u thirr e gjet mikpritje n\u00e9 Palerm\u00eb nga intelektuali i njohur arb\u00ebresh i asaj kohe, i ndjeri Rozolin Petrotta &#8212; nj\u00eb Arbresh ky z\u00eam\u00ebrmadh q\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet u p\u00ebrpoq me mend\u00eb e me shpirt p\u00e9r lart\u00ebsimin e vlerave t\u00eb&nbsp; shqiptarizmit.&nbsp; N\u00eb Universitetin e kryeqytetit t\u00eb Sicilis\u00eb, fillimisht, krahas me Papa G\u00e0etan Petrotta-n e mandej me albanologun e fam\u00ebsh\u00ebm At Zef Valentinin, Karl Gurakqui vazhdoi n\u00eb at\u00eb universitet pun\u00ebn gjuh\u00ebsore dhe kulturore shqipe.&nbsp; \u201cArsimi komb\u00ebtar i detyrohet shum\u00eb &nbsp;k\u00e9tij Lavruesi t\u00eb palodh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe me arsye mund&nbsp; t\u00eb&nbsp; njihet nj\u00ebri nd\u00ebr themeluesat kryesor\u00eb t\u00eb aparatit shkollor n\u00eb Shqip\u00ebri&nbsp; dhe nj\u00eb prej nd\u00ebr atyre veprimtar\u00ebve&nbsp; t\u00eb &nbsp;m\u00ebdhej q\u00eb n\u00eb pak vjet e ngjiten&nbsp; popullin shqiptar&nbsp; n\u00eb nj\u00eb&nbsp; shkall\u00eb t\u00eb pamenduar arsimore, prej nj\u00eb gj\u00ebndjeje&nbsp; mesjetare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishin plandosur fatkeqsit\u00eb historike\u201d, ka sh\u00ebnuar miku i tij i ngusht\u00eb, Ernest Koliqi me rastin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Karl Guraluqit n\u00eb Dhjetor t\u00eb vitit 1971.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb biografin\u00eb e botuar me at\u00eb rast n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat, thuhet se &nbsp;veprimtaria e Karl Gurakuqit si shkrimtar \u00ebsht\u00eb zhvilluar&nbsp; gj\u00ebr\u00ebsisht, n\u00eb&nbsp; shum\u00eb deg\u00eb diturie. Shkrimtar t\u00ebrheq\u00ebs, p\u00ebrkthyes i qart\u00eb e i p\u00ebrpik\u00ebt nga latinishtja, gjerma-nishtja e italishtja.&nbsp; Drejtor i s\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmes (Agimi, 1920-22,&nbsp; Revista&nbsp; Pedago- gjike 1925-27,&nbsp; M\u00ebsuesi 1928,&nbsp; Shkolla&nbsp; Kombtare 1938), e tjera.&nbsp; Bashk\u00ebpuntor i \u00e7muar i revistave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e para komunizmit.&nbsp; Gurakuqi \u00ebsht\u00eb shquar gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, sipas biografis\u00eb s\u00eb tij zyrtare botuar n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat, sidomos n\u00eb shtjellim t\u00eb argumentave gjuh\u00ebsor\u00eb e letrar\u00eb.&nbsp; T\u00eb shumta jan\u00eb botimet e tija shkollore q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn gjat\u00eb 20- e sa viteve &nbsp;&nbsp;nd\u00ebr shkollat shqiptare t\u00eb koh\u00ebs. &nbsp;Aty thuhet se Karl Gurakuqi \u201cmund t\u00eb njihet me t\u00eb drejt\u00eb si nj\u00eb nd\u00ebr themeluesit e t\u00eb s\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmes s&#8217;on&#8217;\u00e9, \u201cSh\u00e8jzat\u201d,&nbsp; shtyllat e s\u00eb&nbsp; cil\u00ebs ai i pasuroi me syzime t\u00eb vlefsh\u00ebme. P\u00ebrve\u00e7 botimeve sa ishte n\u00eb kulmin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij letrare dhe akademike, Karl Gurakuqi, thuhet se, ka l\u00ebn\u00eb shkrime t\u00eb pabotuara, nd\u00ebr t\u00eb tjera: nj\u00eb ditar me radhitje ngjarjesh t\u00eb dobishme p\u00ebr historin\u00eb&nbsp; kulturore e shoq\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, si dhe studime gjuh\u00ebsore t\u00eb ndryshme. Por vepra kryesore &#8212; gati p\u00ebr botim \u2013 mbetet, sipas biografis\u00eb zyrtare, \u201cFjalori\u201d ku ai derdhi, t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn, mund\u00ecn hulumtues e shoshit\u00ebs n\u00eb shum\u00eb fush\u00eb leksikore e frazeologjike. (Burimi: \u201cSh\u00ebjzat\u201d -10-12, 1971).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr holl\u00ebsi t\u00eb tjera mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e Karl Gurakuqit mund t\u00eb lexoni sh\u00ebnimin nga Profesor &#8212; <a href=\"http:\/\/www.adsh.al\/s\/adsh\/item\/25535\">Arkiva Digjitale Shqiptare \u00b7 Karl Gurakuqi (Shkod\u00ebr, 24 mars 1895 &#8211; Bressanone 6 dhjetor 1971) \u00b7 Arkiva Digjitale Shqiptare (adsh.al)<\/a>, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhet se Karl Guraluqi ka qen\u00eb mik dhe bashkpuntor&nbsp; Avni Rrustemit dhe shoq\u00ebrive demokratike t\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb vitin 1921, sipas Profesor Romeo Gurakuqit, Karl Gurakuqi ka qen\u00eb bashkthemelues me Avni Rrustemin dhe t\u00eb tjer\u00eb i Federat\u00ebs \u201cAtdheu\u201d n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Karl Gurakuqi ka sh\u00ebrbyer si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00eb dit\u00eb t\u00eb 6 Dhjetori, 1971, zhdukja e Mjeshtrit t\u00eb shqip\u00ebs, Karl Gurakuqit, miku dhe bashkpuntori i tij i ngusht \u2013Ernest Koliqi do t\u00eb shkruante se me humbjen e Karl Gurakuqit, \u201cNa t\u00eb Sh\u00eajzave me vdekjen e Karlit mbesim pa nji Bashk\u00ebpun-tuer dor\u00ebs par\u00eb, besnik t\u00eb patundun. Gjuha shqipe humb\u00eb nji lavrues q\u00eb ia zbuloi asaj fuqin\u00eb e hirin shpreh\u00ebs. Bota shqiptare vorfnohet nga zhdukja e nji qytetari q\u00eb e nderonte me sjellje fisnike, e pasunonte dhe e urt\u00ebsonte me nji p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kombtare edhe e edukonte m\u00e2 tep\u00ebr se me fjal\u00eb, me prirje t\u00eb but\u00eb t\u00eb natyr\u00ebshme e cila ndikonte gjithmon\u00eb e gjith\u00ebkund, frym\u00eb harmonizimi shoqnuer e v\u00ebllaznije kombtare\u2026N\u00eb kuvendim me t\u00ea, kishte njeriu p\u00ebrshtypjen q\u00eb Ai mendonte se p\u00ebr kurrnji send n\u00eb bot\u00eb s\u2019ia vlen barra qir\u00e2n, m\u2019u tra-zue.&nbsp; Vet\u00ebm nji gj\u00e2 p\u00ebr t\u00eb ishte absolutisht serjoze:&nbsp; gjuha shqipe. Hoka mbi gjuh\u00eb shqipe nuk b\u00e2rte\u201d, Karl Gurakuqi, sipas Ernest Koliqit. \u201cShqipja p\u00ebr T\u00eb ishte gj\u00e2 sh\u00eajte. Karli qe Ashik i shqipes. Shqipen e adhuronte, e dashunonte me p\u00ebrk\u00ebdhelje si t\u2019ishte nji Vash\u00eb e&nbsp; bukur.&nbsp; Asaj ia kushtoi jet\u00ebn &#8212; ajo qe p\u00ebsimi e g\u00ebzimi i Tij.&nbsp; Ajo ka me ia ruejt\u00eb emnin deri von\u00eb n\u00eb mote t\u2019ardh\u00ebshme\u201d, ka p\u00ebrfunduar Ernest Koliqi komentin e tij me rastin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb mikut t\u00eb tij besnik, Karl Gurakuqit me 6 Dhjetor, 1971.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjal\u00ebt e Ernest Koliqit p\u00ebr Karl Gurakuqin, se Shqipja \u201cka me ia ruejt\u00eb atij emnin deri von\u00eb n\u00eb mote t\u2019ardh\u00ebshme\u201d, mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr pozitive e plot\u00eb shpres\u00eb, por edhe ekzagjeruese, po t\u00eb marrim parasysh se si trajtohet sot &#8212; 30-vjet tranzicion \u201cpost-komuniz\u00ebm &#8212; jo vet\u00ebm Karl Gurakuqi por edhe vet Ernest Koliqi, At Gjergj Fishta dhe nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh shkrimtar\u00ebsh e poet\u00ebsh t\u00eb Kombit t\u00eb dal\u00eb nga Shkodra &#8211;zyrtarisht, t\u00eb ndaluar e t\u00eb anashkaluar nga atdheu i tyre p\u00ebr t\u00eb cilin punuan e munduan&nbsp; gjith\u00eb jet\u00ebn e tyre \u2013 jo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli komuniz\u00ebm, por edhe sot n\u00eb \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cpluraliste\u201d e \u201cdemokratike\u201d, an\u00ebtare e Aleanc\u00ebs Perendimor NATO, me shpres\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb edhe an\u00ebtare e Bashkimit Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrjashtimi i k\u00ebtyre kolosave t\u00eb historis\u00eb, t\u00eb gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare, si Karl Gurakuqi n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria \u2013 tre dekada pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit &#8212; ku kultura&nbsp;e pluralizmit do duhej t\u00eb mbret\u00ebronte dhe ku gjith\u00ebp\u00ebrfshirja n\u00eb edukimin e brezave t\u00eb rinj\u00eb, pa dallime politike ose t\u00eb mendimeve ndryshe &#8212; do duhej t\u00eb ishte siguruar me koh\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar t\u00eb NATO-s dhe me pretendime p\u00ebr t\u2019u antar\u00ebsuar n\u00eb Bashkimin Evropian, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria.&nbsp; Pluralizmi kulturor dhe gjuh\u00ebsor si dhe ai politik, q\u00eb do duhej t\u00eb perfshinte personalitete t\u00eb gjuh\u00ebs dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare deri tani t\u00eb p\u00ebrjashtuara, qoft\u00eb nga ish-regjimi komunist, qoft\u00eb nga nostalgjik\u00ebt e komunizmit sot. Kur do ta kuptojn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz se Karl Gurakuqi me shok\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb nj\u00eb pasuri komb\u00ebtare n\u00eb sh\u00ebrbim dhe n\u00eb forcimim e identitetit t\u00eb vertet\u00eb kombtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.&nbsp; Prandaj, synimi duhej t\u00eb ishte q\u00eb me gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen pluraliste n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme kulturore dhe akademike, sidomos n\u00eb arsim, t\u00eb k\u00ebtyre kolos\u00ebve t\u00eb Kombit, t\u00eb krijohen mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire edukative e cila p\u00ebrafrohet m\u00eb tep\u00ebr me at\u00eb evropiane, e cila p\u00ebrqafon gjith\u00eb vlerat, parimet dhe idealet e Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar\u201d, sipas q\u00ebllimit edhe t\u00eb nj\u00eb konference q\u00eb u mbajt\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, me 6 dhjetor: &nbsp;Kisha Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri: \u201cKultura e pluralizmit dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes n\u00eb edukim\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrjashtimi i k\u00ebtyre kolos\u00ebve t\u00eb Kombit nga historia, let\u00ebrsia dhe kultura shqiptare sot, le nj\u00eb zbraz\u00ebti t\u00eb madhe n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare. P\u00ebr k\u00ebta individ\u00eb vendimarr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe deri diku edhe n\u00eb Prishtin\u00eb, q\u00eb sot marrin vendime t\u00eb tilla p\u00ebrjashtimi ose anashkaklimi i k\u00ebtyre burrave q\u00eb pasqyrojn\u00eb vlerat m\u00eb t\u00eb zgjedhura t\u00eb gjakut iliro-arb\u00ebroro-shqiptar, a mund t\u00eb thuhet se k\u00ebta, si p\u00ebrfaaqsues dhe mbrojt\u00ebs sot t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, v\u00ebrtet\u00eb, kan\u00eb n\u00eb zem\u00ebr dhe mendje interesat dhe idealet afatgjata t\u00eb Kombit shqiptar!?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profesor Karl Gurakuqi24 Mars,1895 \u2013 6 Dhjetor,1971 Mik dhe bashkpuntor i Avni Rrustemit Nga Frank Shkreli Profesor Karl Gurakuqi ka nd\u00ebrruar jet\u00eb m\u00eb 6 dhjetor, 1971, jasht\u00eb Atdheut dhe larg Shkodr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dashur \u2013 ashtu si\u00e7 ishte dhe \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb fati i t\u00eb m\u00ebrguarve shqiptar\u00eb anti-komunist\u00eb \u2013 sepse Atdheu i tyre i lindjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36167,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"both","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":301,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-36164","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36168,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36164\/revisions\/36168"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36167"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}