{"id":36134,"date":"2023-12-02T09:25:47","date_gmt":"2023-12-02T08:25:47","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36134"},"modified":"2023-12-03T09:29:49","modified_gmt":"2023-12-03T08:29:49","slug":"dr-ibrahim-rugova-presidenti-i-pare-historik-i-dardanise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36134","title":{"rendered":"DR IBRAHIM RUGOVA \u2013 PRESIDENTI I PAR\u00cb HISTORIK I DARDANIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"280\" height=\"330\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg 280w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova-255x300.jpg 255w\" sizes=\"auto, (max-width: 280px) 100vw, 280px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Dr Ibrahim Rugova\u00a0 2 Dhjetor 1944 \u2013 21 Janar, 2006<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>(N\u00eb p\u00ebrvjetorin e lindjes)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cNuk kishte avokat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb shpjegonte hallet e Kombit shqiptar dhe t\u00eb drejtat e tij\u201d, Presidenti Bill Clinton<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Shpesh ndodh n\u00eb historin\u00eb e kombeve \u2013 t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vogla \u2013 q\u00eb n\u00eb rrethana e situata t\u00eb caktuara, nga gjiri i nj\u00eb kombi dalin individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, me idet\u00eb e tyre, ringjallin dhe ndryshojn\u00eb jet\u00ebn dhe historin\u00eb e kombit t\u00eb vet. Un\u00eb besoj se i till\u00eb ishte Dr Ibrahim Rugova, p\u00ebr shqiptar\u00ebt.\u00a0 A thua \u00ebsht\u00eb e rastit a po nj\u00eb mister hyjnor q\u00eb \u00e7erek fundin e shekullit t\u00eb kaluar, Dr. Rugova u b\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsi i t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe i mbar\u00eb Kombit shqiptar n\u00eb periudh\u00ebn post-komuniste.\u00a0 Individ\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi si Ibrahim Rugova, shpesh\u00ebher\u00eb d\u00ebnohen prej fatit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebsuar nga vet bashkatdhetar\u00ebt e tyre, keqkuptim, kritika, vuajtje dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, mos-mir\u00ebnjohje p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00a0 N\u00eb histsorin\u00eb e shqiptar\u00ebve, p\u00ebr fat t\u00eb keq, mos njohja e meritave p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb caktuar t\u00eb historis\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e re. Thuhet se as Gjergj Kastriotin -Skenderbe nuk e kuptuan aq mir\u00eb bashkohasit e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam droj\u00eb se ky fat po ndjek\u00eb edhe Presidentin historik t\u00eb Dardanis\u00eb, Dr Ibrahim Rugov\u00ebn edhe pas kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim, megjith\u00eb kontributet e tija t\u00eb shumta n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Kombit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sidomos, n\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e \u201c\u00e7eshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d dhe mund\u00ebsive q\u00eb ai krijoi p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb, q\u00eb g\u00ebzon sot Republika e Kosov\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb miq\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, por ve\u00e7an\u00ebrisht Shtetet e bashskuara dhe demokracit\u00eb per\u00ebndimore..&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Po e kujtoj sot Dr Ibrahim Rugov\u00ebn, n\u00eb dit\u00eblindjen e tij, jo p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re p\u00ebr Presidentin historik t\u00eb Dardanis\u00eb, pasi gjat\u00eb viteve kam shkruar dyzina artikujsh p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Dr. Rugov\u00ebs dhe p\u00ebr lidhjet e tija t\u00eb ve\u00e7anta me Shtetet e Bashkuara, por thjesht, po e kujtoj, shkurtimisht, p\u00ebr t\u00eb mos e harruar!<\/p>\n\n\n\n<p>Po kujtoj vizit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Dr. Rugov\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1989, nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb sipas disave, ndryshoi jet\u00ebn e tij personale dhe historin\u00eb e Kosov\u00ebs. &nbsp;Ishte nj\u00eb vizit\u00eb, q\u00eb sipas v\u00ebrejt\u00ebsve t\u00eb ngjarjeve t\u00eb asaj kohe, &nbsp;hapi rrug\u00ebn p\u00ebr vizita t\u00eb shumta q\u00eb ai b\u00ebri m\u00eb von\u00eb n\u00eb Washington, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes amerikane \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, pasi ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se n\u00eb qoft\u00eb se Kosova do t\u00eb zhdukej nga v\u00ebmendja politike dhe diplomatike e Shteteve t\u00eb Bashkuara, si\u00e7 ishte deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, vaj medet p\u00ebr popullin shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i sot\u00ebm, mund t\u00eb thuhet se Dr. Ibrahim Rugova u kthye n\u00eb Kosov\u00eb nga vizita e tij e par\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara Tetorin e vitit 1989, me nj\u00eb frym\u00ebzim dhe me nj\u00eb ndjenj\u00eb dhe pse jo me nj\u00eb angazhim personal dhe patriotik p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb cilindo nivel q\u00eb ta hidhte fati.&nbsp; Pak pas kthimit t\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb nga vizita n\u00eb Washington ai zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb ai siguroi nj\u00eb platform\u00eb legjitime nga e cila do t\u00eb shpjegonte situat\u00ebn ashtu si\u00e7 ishte n\u00eb Kosov\u00eb dhe nga pik\u00ebpamja historike shqiptare. Do t\u00eb fliste dhe do t\u00eb mbronte t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb qet\u00eb, por bind\u00ebse, me bashk\u00ebbiseduesit e tij n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta politike dhe diplomatike komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sidomos nga miqt\u00eb e kombit shqiptar, Dr. Rugova shikohej si nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i denj\u00eb dhe mbrojt\u00ebs i besuesh\u00ebm i interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve. Z\u00ebri i tij d\u00ebgjohej dhe respektohej. Me k\u00ebdo takohej, b\u00ebnte miq p\u00ebr veten dhe p\u00ebr kauz\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ai nuk kishte nj\u00eb personalitet k\u00ebrc\u00ebnues dhe i shpjegonte gj\u00ebrat me fakte. Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, protagonisti kryesor i fushat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shp\u00ebtimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga terrori i Serbis\u00eb, ka pohuar se, \u201cSi askush tjet\u00ebr, Dr. Ibrahim Rugova e shpjegonte \u00e7\u00ebshtjen shqiptare nga pik\u00ebpamja historike dhe njer\u00ebzore\u201d. \u201cNuk kishte avokat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb shpjegonte hallet e kombit shqiptar dhe t\u00eb drejtat e tij\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Presidenti Klinton. Nd\u00ebrsa, Presidenti George W. Bush e ka kujtuar Presidentin Rugova me rastin e vdekjes, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cShtetet e Bashkuara humb\u00ebn nj\u00eb mik me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr q\u00ebndrimet e tij kund\u00ebr dhun\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Dr. Ibrahim Rugova, si askush m\u00eb par\u00eb ose m\u00eb von\u00eb, fitoi besimin dhe mb\u00ebshtetjen e pa kushte t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan. &nbsp;Pothuaj pa dallim feje krahinash dhe pa marr\u00eb parasysh bindjet politike. Si rrjedhim mobilizoi shqiptaro-amerikan\u00ebt q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrroheshin n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje lobuese t\u00eb fort\u00eb e historike \u2013 e pa par\u00eb deri at\u00ebher\u00eb \u2013 n\u00eb p\u00ebrpjekjet ushtarake dhe diplomatike p\u00ebr \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Nj\u00eb l\u00ebvizje kjo e pap\u00ebrs\u00ebrit\u00ebshme deri m\u00eb sot dhe nuk besoj se do p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb, n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij komuniteti \u2013 t\u00eb pak\u00ebn si\u00e7 duken pun\u00ebt sot.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo l\u00ebvizje e fuqishme lobuese \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Presidentit Rugova q\u00eb e ka zanafill\u00ebn n\u00eb at\u00eb vizit\u00eb t\u00eb vitit 1989, i ftuar n\u00eb Amerik\u00eb nga Kisha Katolike Shqiptare n\u00eb Nju Jork, s\u00eb bashku me akademik\u00eb t\u00eb shquar shqiptar\u00eb nga trojet shqiptare, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seminarin p\u00ebr Imzot Pjet\u00ebr Bogdanin.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Dr. Rugova ishte i bindur se p\u00ebr Kombin shqiptar nuk kishte rrug\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 radhitjes s\u00eb tij, ndershm\u00ebrisht, me t\u00eb drejta dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plota, p\u00ebrkrah kombeve t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb Per\u00ebndimit dhe p\u00ebrfundimisht, si pjes\u00eb e pandar\u00eb e organizmave Euro-Atlantike. &nbsp;P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb objektiv, ai ishte i bindur se shqiptar\u00ebt kishin nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb miq dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tyre n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ai siguroi p\u00ebrkrahjen e Per\u00ebndimit, e sidomos t\u00eb Shteteve te Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn e bashkimit dhe t\u00eb integrimit t\u00eb Kombit shqiptar n\u00eb organizmat euroatlantike me vendet per\u00ebndimore. Ai e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb prej fillimit se ku do t\u00eb mb\u00ebshtetej m\u00eb shum\u00eb, duke thek\u00ebsuar shpesh\u00ebher\u00eb \u201cmiq\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrhershme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshe nga klasa politike post-komuniste shqiptare, Presidenti Ibrahim Rugova ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb regjimi komunist i kishte sjell\u00eb gjat\u00eb dekadave imazhit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb radh\u00ebt e miqve t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Kombit shqipta, si Shtetet e Bashkuara. &nbsp;Dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetjen e miqve t\u00eb Kombit shqiptar si Shtetet e Bashkuara, ai besonte se me shembjen e komunizmit, Kombi shqiptar duhej t\u00eb nd\u00ebrtonte baza t\u00eb reja dhe t\u00eb forta t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb shekullin XXI, mbi vlerat dhe n\u00eb themelet e trash\u00ebgimis\u00eb shpirt\u00ebrore, historike dhe patriotike t\u00eb rilind\u00ebsve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishin k\u00ebto karakteristike, cil\u00ebsi, parime por edhe kultura e tij njer\u00ebzore plot\u00eb urt\u00ebsi e modesti, t\u00eb g\u00ebrshetuara me vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Kombit shqiptar, ato vlera q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, e ndihmuan Dr Rugov\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte miq p\u00ebr Kombin shqiptar dhe t\u00eb sensibilizonte bot\u00ebn n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb trojet autoktone n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, ku kan\u00eb jetuar me shekuj.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb lindjes, Dr Ibrahim Rugova duhet t\u00eb kujtohet gjithashtu, jo vet\u00ebm p\u00ebr miqt\u00eb e shumt\u00eb q\u00eb i b\u00ebri Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, por edhe p\u00ebr shembullin e tij si njeri dhe si udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar i koh\u00ebrave moderne, i cili mbi t\u00eb gjitha, besonte se dashuria p\u00ebr Kombin dhe mbrojtja e interesave komb\u00ebtare d\u00ebshmohet para bot\u00ebs, &nbsp;duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ruajtjen e nderit personal dhe emrit t\u00eb mir\u00eb shqiptar, n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr Ibrahim Rugova\u00a0 2 Dhjetor 1944 \u2013 21 Janar, 2006 (N\u00eb p\u00ebrvjetorin e lindjes) \u201cNuk kishte avokat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb shpjegonte hallet e Kombit shqiptar dhe t\u00eb drejtat e tij\u201d, Presidenti Bill Clinton \u00a0Nga Frank Shkreli\u00a0\u00a0 Shpesh ndodh n\u00eb historin\u00eb e kombeve \u2013 t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vogla \u2013 q\u00eb n\u00eb rrethana e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1461,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51,684],"class_list":["post-36134","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli","tag-ibrahim-rugova"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36134","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36134"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36134\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36137,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36134\/revisions\/36137"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36134"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36134"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36134"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}