{"id":36023,"date":"2023-11-19T12:00:46","date_gmt":"2023-11-19T11:00:46","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36023"},"modified":"2023-11-19T12:07:16","modified_gmt":"2023-11-19T11:07:16","slug":"28-nentori-2023-fjalet-e-arta-te-luigj-gurakuqit-teper-aktuale-sidomos-ne-kete-pervjetor-te-pavaresise-se-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=36023","title":{"rendered":"28 N\u00ebntori 2023 \u2013 Fjal\u00ebt e arta t\u00eb Luigj Gurakuqit tep\u00ebr aktuale, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"400\" height=\"619\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/NdreMjeda-Gjergj-Fishta-LuigjGurakuqi.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/NdreMjeda-Gjergj-Fishta-LuigjGurakuqi.jpg 400w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/NdreMjeda-Gjergj-Fishta-LuigjGurakuqi-194x300.jpg 194w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga\u00a0Frank Shkreli\u00a0* Ish-Drejtor i VOA-s p\u00ebr Euro-Azin\u00eb*<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Atdheut, p\u00ebr lul\u00ebzimin e Kombit, p\u00ebr nderin e Flamurit ton\u00eb.\u201d Luigj Guraku&nbsp;<br>Nd\u00ebrsa po b\u00ebhen p\u00ebrgatitje dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po mbushet kalendari i veprimtarive p\u00ebr t\u00eb nderuar figura t\u00eb shquara historike t\u00eb Kombit shqiptar me rastin e 111-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb kujtojm\u00eb Luigj Gurakuqin, bashkautorin m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Ismail Qemalit, nj\u00ebri prej figurave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gjitha koh\u00ebrave t\u00eb Kombit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin Stefanaq Pollo ka shkruar: \u201dNuk ka ngjarje t\u00eb madhe politike, shoq\u00ebrore e kulturore, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7erek-shekulli, ku t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb prania e tij, ku t\u00eb mos jet\u00eb ndier fjala, urt\u00ebsia e vullneti i tij, ku t\u00eb mos ket\u00eb spikatur patriotizmi e demokratizmi i tij\u201d. -ka shkruar ai p\u00ebr Gurakuqin.\u202f \u202fFigura e Luigj Gurakuqit, sipas Stefanaq Pollos, b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe dhe m\u00eb madh\u00ebshtore, \u201cpo t\u00eb kemi parasysh armiqt\u00eb e shumt\u00eb q\u00eb duheshin p\u00ebrballuar, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha, q\u00eb duheshin kap\u00ebrcyer, komplotet dhe intrigat e kobshme, q\u00eb thureshin kund\u00ebr Atdheut, rreziqet e panum\u00ebrta, q\u00eb i kanoseshin jet\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb \u00e7do hap.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse gjat\u00eb viteve e dekadave \u00ebsht\u00eb shkruar shum\u00eb p\u00ebr kontributet e m\u00ebdha t\u00eb Luigj Gurakuqit, jo vet\u00ebm si nj\u00eb prej figurave udh\u00ebheq\u00ebse politike m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Kombit, por edhe si poet, shkrimtar, linguist e m\u00ebsues.&nbsp;Ernest Koliqi, i cili n\u00eb vitin 1924 n\u00eb Tiran\u00eb ka sh\u00ebrbyer si sekretar privat i Luigj Gurakuqit, n\u00eb nj\u00eb artikull shkruar n\u00eb vitin 1965 n\u00eb revist\u00ebn e tij \u201dSh\u00ebjzat\u201d, n\u00eb kujtim t\u00eb tij \u2013 pasi e\u202fkishte njohur nga af\u00ebr \u2013 n\u00ebnvijon p\u00ebr lexuesin fuqin\u00eb frym\u00ebzuese dhe t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb Gurakuqit nga t\u00eb gjitha shtresat e shqiptar\u00ebve, pa dallim:\u202f\u201dS\u2019kam pa nd\u00ebr Shqiptar\u00eb\u2026nji tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb kishte lidhje miq\u00ebsore e politike aq\u00eb t\u00eb shumta e t\u00eb ndryshme sa Gurakuqi.\u202f Geg\u00eb e Tosk\u00eb, qytetar\u00eb, katundar\u00eb, mal\u00ebsor\u00eb, prift\u00ebn, popa e hoxhallar\u00eb, analfabet\u00eb dhe eksponent\u00eb t\u00eb intelektualizmit, arb\u00ebresh, t\u00eb huaj, q\u00eb interesoheshin p\u00ebr Shqip\u00ebni. Qindra e qindra vet\u00ebsh, i drejtoheshin atij me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme besimi. Besojshin n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij t\u00eb \u00e7do lloji\u2026\u201d N\u00eb artikullin e tij p\u00ebrkujtimor me rastin e dyzet vjetorit t\u00eb vrasjes s\u00eb Luigj Gurakuqit, Ernest Koliqi, si bashkpuntor i ngusht\u00eb dhe sekretar privat i k\u00ebsaj figure t\u00eb madhe t\u00eb Kombit shqiptar, shkruante, nd\u00ebr t\u00eb tjera: \u201c Luigj Gurakuqit i Madhi Zot i kishte falur aft\u00ebsi e zot\u00ebsi si rrall\u00eb ndonj\u00eb njeriu tjet\u00ebr\u201d, por sipas Koliqit,\u202f\u202fvetia q\u00eb e dalllonte Gurakuqin nga t\u00eb tjer\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb tij\u202f:\u202f\u201dIshte ajo q\u00eb me bashkue e me miqasue nd\u00ebr vedi gjind\u00ebn me mend\u00ebsi, prirje, rritje n\u00eb kund\u00ebrshtim.\u202f\u202fP\u00ebrhapej nga zemra e Tij nji fuqi v\u00ebllaznuese e till\u00eb sa me tubue rreth vetes burra me idena mesjetare, doktora t\u00eb rij plot hov modernizues, an\u00ebtar\u00eb klerik\u00eb t\u00eb ndryshme, bashkatdhetar\u00eb visesh t\u00eb ndryshme, t\u00eb rij rrymash t\u00eb ndryshme.\u202f \u202fMbretnonte harmonia aty ku Ai qindronte\u201d, -ka kujtuar Koliqi.&nbsp;Luigj Gurakuqi e konsideronte detyr\u00ebn e deputetit si t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe, t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie komb\u00ebtare dhe si detyr\u00eb e sh\u00ebnjt\u00eb q\u00eb ia kishte besuar populli.\u202f Mbi rolin e Luigj Gurakuqit n\u00eb Kuvendin shqiptar, Koliqi sjell kujtimet e tij duke n\u00ebnvijuar\u202fse nd\u00ebrsa, \u201cN\u00eb parlamentin shqiptar kumbojshin zane si ato t\u00eb Fan Nolit, Ali Klisur\u00ebs, Stavro Vinjaut e Bahri Omarit, t\u00eb d\u00ebnja me jehue n\u00eb Dhom\u00ebn e Komuneve (t\u00eb Anglis\u00eb), Gurakuqi, kryetar i njoftun i opozit\u00ebs, kund\u00ebrshtonte me maturi:\u202f\u202fbashk\u00eb me koleg\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmenda, p\u00ebrpiqej t\u00eb jepte shembullin e nji kritike t\u00eb fort\u00eb, por jo fyese, nd\u00ebrtuese, jo rr\u00ebnuese\u2026\u2019\u2019,- pohonte Ernest Koliqi, bashkpuntor i ngusht\u00eb i Luigj Gurakuqit.<\/p>\n\n\n\n<p>Roli patriotik,\u202fnd\u00ebrtues dhe bashkpunues i Gurakuqit p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, njihej dhe respektohej nga shum\u00eb patriot\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb asaj kohe.\u202fNj\u00eb prej tyre,\u202fMihal Grameno i shkruante atij me 24 korrik 1919 se: \u201cShqiptar\u00ebt\u202fkan\u00eb simpati dhe besim tek juve.\u2019\u2019 Nd\u00ebrsa m\u00eb 15 tetor, 1919, Pandeli Cale i shkruan Gurakuqit, duke pasqyruar\u202fn\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, besimin e tij t\u00eb plot\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb patriotike\u202ft\u00eb tij n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kombit,\u202fnd\u00ebrsa i shkruante\u202fGurakuqit me nj\u00eb vendosm\u00ebri bind\u00ebse: \u201cKini n\u00eb dor\u00eb fatin e Shqip\u00ebris\u00eb\u2026b\u00ebni detyr\u00ebn patriotike si ju thot\u00eb nd\u00ebrgjegja\u2019\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse fjal\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr Gurakuqin dhe veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb interes t\u00eb Kombit, hedhin drit\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptaris\u00eb; jan\u00eb fjal\u00ebt e tija ato q\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pasqyrojn\u00eb vlerat dhe idealet e larta njer\u00ebzore t\u00eb k\u00ebtij patrioti dhe njeriu t\u00eb madh t\u00eb Kombit shqiptar e t\u00eb cilat sikur d\u00ebgjohen edhe sot \u2013 e sidomos sot \u2013 si tep\u00ebr aktuale, n\u00ebse marrim parasysh zhvillimet e fundit n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.\u202fN\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb parlamentit shqiptar me 21 janar 1924, i frym\u00ebzuar nga nevoja e madhe p\u00ebr ndryshime politike, shoq\u00ebrore dhe ekonomike n\u00eb vend, Gurakuqi iu drejtua an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit: \u201cPopulli na ka tregue edhe udh\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndjekim.\u202f\u202fPopulli na thot\u00eb:\u202f\u202fKy jam, k\u00ebto nevoja kam, pra mbas d\u00ebshir\u00ebs sime, mbas nevojave t\u00eb mia, mbas zakoneve q\u00eb kam, bani ligjet themelore q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb rroj i lir\u00eb dhe i lumtur, si shqiptar.\u2019\u2019<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, fjal\u00ebt e tij ting\u00ebllojn\u00eb largpam\u00ebse e bujare dhe si t\u00eb tilla duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb sot dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb kujtimin e vepr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb madhe, n\u00eb dobi t\u00eb interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u202f Po\u202ft\u00eb ishte gjall\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 111-vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, Luigj Gurakuqi do t\u00eb k\u00ebshillonte k\u00ebshtu klas\u00ebn aktuale politike t\u00eb shqiptar\u00ebve, aq zhg\u00ebnjyese p\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt si rrjedhim i politikave aktuale dhe konflikteve politike t\u00eb vazhdueshme midis tyre kan\u00eb vendosur t\u00eb largohen masivisht nga Atdheu. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 111-vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoni mir\u00eb fjal\u00ebt e Luigj Gurakuqit (m\u00eb 1913) n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cdit\u00eb t\u00eb bardh\u00eb\u201d t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb 28 N\u00ebntorit, 2023.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201dNuk asht\u00eb sot dita t\u00eb p\u00ebrmendim p\u00ebr nesa t\u00eb liga ka shkuar Shqip\u00ebnia n\u00eb k\u00ebt\u00eb mot t\u00eb gjat\u00eb e sa ka vuar e po vuan akoma; dua vet\u00ebm t\u00eb shtoj se ne k\u00ebt\u00eb dit\u00eb fatbardh\u00eb, q\u00eb do t\u00eb mbetet e paharrueshme n\u00eb kujtimet e sh\u00ebnjta t\u00eb Kombit ton\u00eb, lipset q\u00eb zemrat e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebvet t\u00eb lidhen, t\u00eb bashkohen, t\u00eb bahen nj\u00eb.&nbsp;Duke kujtuar e duke kremtuar dit\u00ebn e sotshme duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritim prap\u00eb bes\u00ebn q\u00eb i dham\u00eb shoqishoqit vitin q\u00eb shkoi; e duke sjellun p\u00ebrpara sysh rreziqet e tmer\u00ebshme, q\u00eb i vareshin Atdheut p\u00ebrmbi krye, e shp\u00ebtimin ton\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, ta forcojm\u00eb dashunin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebnin\u00eb e t\u2019i japim dor\u00ebn nj\u00ebni tjatrit p\u00ebr t\u00eb mbajtun, p\u00ebr t\u00eb rritun, p\u00ebr t\u00eb shtuar mveht\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebnis\u00eb son\u00eb t\u00eb dashun\u201d.&nbsp;\u201cTa dijm\u00eb mir\u00eb se \u00e7arjet, zihjet, anmiq\u00ebsit\u00eb tona na turp\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrpara Evrop\u00ebs, e cila vitin q\u00eb shkoi nxitoi duke njohun me nj\u00ebher\u00eb mveht\u00ebsin\u00eb ton\u00eb; u shtojn\u00eb rreziqet v\u00ebll\u00ebz\u00ebnvet tan\u00eb t\u00eb mjer\u00eb, q\u00eb dit\u00eb m\u00eb tjatr\u00eb po presin t\u00eb lirohen nga zgjedha greke e t\u00eb bashkohen me ne; e ma tep\u00ebr u thyejn\u00eb zemr\u00ebn atyne fatzesve q\u00eb pat\u00ebn rrezikun e math t\u00eb mbeten jasht\u00eb Shqip\u00ebnis\u00eb s\u00eb lir\u00eb.\u201d(Marr\u00eb nga Luigj Gurakuqi: \u201dMveht\u00ebsia e Shqip\u00ebnis\u00eb\u201d, 1913).<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cT\u2019i tregojm\u00eb pa turp e t\u2019i njohim fajet tona, t\u00eb harrojm\u00eb hidhnimet e anmiq\u00ebsit\u00eb q\u00eb na ndajn\u00eb, t\u2019i japim v\u00ebllaznisht dor\u00ebn njani-tjetrit e t\u00eb betohemi mbi bes\u00ebn e gjyshave tan\u00eb se sot e mbrapa do t\u00eb p\u00ebrpiqemi, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Atdheut, p\u00ebr lul\u00ebzimin e Kombit, p\u00ebr nderin e flamurit ton\u00eb.\u201d<br>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nj\u00eb artikull q\u00eb Gurakuqi kishte shkruar n\u00eb Paris n\u00eb prag t\u00eb 28 N\u00ebntorit 1919 e n\u00eb t\u00eb cilin duket se ai i b\u00ebn thirrje pik\u00ebspari vetvetes por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe bashkombasve t\u00eb tij, q\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb thirrje e sinqert\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore, nga ana e tij, q\u00eb interesat dhe fatet e Atdheut t\u00eb jen\u00eb mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb thirrje q\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht, \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb aktuale, nj\u00eb shekull m\u00eb von\u00eb, gj\u00eb q\u00eb tregon se kjo klas\u00eb politike sot nuk ka m\u00ebsuar asgj\u00eb nga historia.\u202fPorosia sot e Luigj Gurakuqit p\u00ebr klas\u00ebn aktuale shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb dhe kudo, \u00ebsht\u00eb: \u201cMblidhni mendjen!\u201d.\u00a0 Ai shkruante:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201dE kremtja e 28 Nandorit duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb gjith\u00eb, jo vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb\u202fg\u00ebzimi e d\u00ebfrimi, por edhe nj\u00eb dit\u00eb pendimi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb mbledhim mendjen e t\u00eb bajm\u00eb shqyrtimin e vetdijes son\u00eb.\u202f\u202fN\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, duhet t\u00eb vem\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr e t\u00eb pyesim veten ton\u00eb n\u00ebse e kemi bamun gjithkund e gjithmon\u00eb detyr\u00ebn q\u00eb kishim p\u00ebrpara Atdheut.\u202fT\u2019i tregojm\u00eb pa turp e t\u2019i njohim fajet tona, t\u00eb harrojm\u00eb hidhnimet e anmiq\u00ebsit\u00eb q\u00eb na ndajn\u00eb, t\u2019i japim v\u00ebllaznisht dor\u00ebn njani-tjetrit e t\u00eb betohemi mbi bes\u00ebn e gjyshave tan\u00eb se sot e mbrapa do t\u00eb p\u00ebrpiqemi, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Atdheut, p\u00ebr lul\u00ebzimin e Kombit, p\u00ebr nderin e flamurit ton\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb Luigj Gurakuqi, kishte shkruar se: \u201cNj\u00eb popull q\u00eb nderon burrat e vet, nj\u00eb popull q\u00eb pavdek\u00ebson kujtimin e tyne, jo vet\u00ebm nd\u00ebr faqet e historis\u00eb, por edhe mbi rrasa e n\u00eb monumente, ai popull tregon se ka nd\u00ebrgjegje, se ka ndiesi t\u00eb holla, se njeh miradijen e ka d\u00ebshir\u00eb me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit t\u00eb t\u00eb M\u00ebdhejvet t\u00eb vet.\u2019\u2019<\/p>\n\n\n\n<p>Luigj Gurakuqi ishte dhe mbetet nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb M\u00ebdhejt\u00eb e Kombit shqiptar. Fjal\u00ebt e Luigj Gurakuqit flasin vet, jo vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb ai jetoi, por\u202fmund dhe duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb fuqi frym\u00ebzuese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo e sidomos p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb krye t\u00eb Kombit shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb 111-vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; fest\u00ebs mbar\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo dhe pa dallim, q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb, p\u00ebr \u201ct\u00eb mir\u00ebn e Atdheut, p\u00ebr lul\u00ebzimin e Kombit, p\u00ebr nderin e flamurit ton\u00eb.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Frank Shkreli\u00a0* Ish-Drejtor i VOA-s p\u00ebr Euro-Azin\u00eb* \u201cP\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Atdheut, p\u00ebr lul\u00ebzimin e Kombit, p\u00ebr nderin e Flamurit ton\u00eb.\u201d Luigj Guraku&nbsp;Nd\u00ebrsa po b\u00ebhen p\u00ebrgatitje dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po mbushet kalendari i veprimtarive p\u00ebr t\u00eb nderuar figura t\u00eb shquara historike t\u00eb Kombit shqiptar me rastin e 111-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb kujtojm\u00eb Luigj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5127,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-36023","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36023","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36023"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36023\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36026,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36023\/revisions\/36026"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}