Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr, nga \u00e7do komb tjet\u00ebr, kjo dat\u00eb \u2013 ky p\u00ebrvjetor historik p\u00ebr Kombin shqiptar — do t\u00eb kujtohej zyrtarisht nga dy shtetet shqiptare dhe nga pik\u00ebpamja historike prej akademive t\u00eb shkencave n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb dhe si rrjedhim nga i mbar\u00eb Kombi shqiptar kudo, p\u00ebrfshir diaspor\u00ebn. Kjo duhej t\u00eb ishte nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt kudo, por sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb dhe an\u00eba e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00ebn sunidme t\u00eb huaja n\u00eb Ballkanin P\u00ebrendimor \u2013 t\u00eb festonin k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ta\u2014t\u00eb mbledhur t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku \u2013 t\u00eb pak\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkuajtur Fatosin e Madh dhe t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebmonshim e Kombit \u2013 rikthimin e Gjergj Kastriotit-Skenderbe, n\u00eb Atdhe.<\/p>\n\n\n\n
edhe p\u00ebr mbar\u00eb Evrop\u00ebn. Dikush duhet t\u2019ua kujtoj\u00eb evropian\u00ebve modern\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb e t\u00eb ndajn\u00eb me pazarll\u00ebqe trojet shqiptare se kush ishte Kastrioti i shqiptar\u00ebve t\u00eb shekullit XV q\u00eb luftoi edhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirin\u00eb dhe qyttet\u00ebrimin e tyre por dhe i shqiptar\u00ebve t\u00eb shekullit XXI \u2013 I k\u00ebtyre shqiptar\u00ebve q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk kan\u00eb siguruar lirin\u00eb dhe pavarsin\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr veten n\u00eb trojet e tyre shekullore.<\/p>\n\n\n\n
Ndryshe nga heshtja e klas\u00ebs s\u00eb sot\u00ebme politike shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishitn\u00eb \u2013 ishte At Gjergj Fishta \u2013Poeti i Madh i Kombit shqiptar, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar u ka kujtuar fuqive t\u00eb at\u00ebhershme evropiane, por aktuale edhe p\u00ebr dit\u00ebt tona p\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 se pasardh\u00ebsit e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut end enuk g\u00ebzojn\u00eb lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n
Uh! Europ\u00eb, ti kurva e motit,
Qi i rae mohit bes\u00ebs e Zotit,
Po a ky \u00e2 sh\u00eaji i gjytetn\u00eds:
Me d\u00e1 tok\u00ebn e Shqypn\u00eds<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebr me mbajt\u00eb klysht e Rus\u00eds?
Po ti a ksht\u00fb sod na i perligje
Njata burra qi m\u2019 kto brigje
P\u00ebr t\u00fd vehten b\u00e2ne flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije?<\/p>\n\n\n\n
(At Gjergj Fishta – Lahuta e Malsis\u00eb)<\/p>\n\n\n\n
Mir\u00eb \u2013 n\u00ebqoftse Evropa ka heshtur prej lig\u00ebshtie, si\u00e7 me t\u00eb drejt\u00eb, At Gjergj Fishta qortonte fuqit\u00eb e m\u00ebdha evropiane t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, pse heshtin sot shqiptar\u00ebt \u2013 prej lig\u00ebshtie thua a po prej ndonj\u00eb gj\u00ebje tjet\u00ebr — p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn dhe p\u00ebr data t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kombin shqiptar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb (3 n\u00ebntori, 1443) \u2013 Dita e rikthimit t\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe n\u00eb Atdhe. Nj\u00eb p\u00ebrvjetor ky q\u00eb ka hapur nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb historin\u00eb e qendres\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj s\u00eb keq\u00ebs s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane dhe q\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, sh\u00ebnon edhe flijimet e m\u00ebdha t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb mbrojtje t\u00eb qytet\u00ebrimit evropian!?<\/p>\n\n\n\n
SKENDERBEU<\/p>\n\n\n\n
Shkruar me 4 Shkurt, 1873<\/p>\n\n\n\n
L\u00ebfton luft\u00ebn dhe fiton
Mbreti Ladisllav gj\u00ebmon,
Djek si Ferr, si vdekje pret<\/p>\n\n\n\n
Dit\u00ebn e Rushajevet,
Dhe nga fush\u2019 e kuqe gjak
Ik\u00ebn, rent p\u00ebrpara tij<\/p>\n\n\n\n
E Muratit usht\u00ebri
Q\u00eb shp\u00ebtoj e s\u2019ra n\u00eb lak.
Kur u-ngrys e kur u-err,<\/p>\n\n\n\n
Sk\u00ebnderbeu, nder, lavdi
I asqerit Osmanlli
Tok me Turqit krism\u00ebn merr,<\/p>\n\n\n\n
Si l\u00ebfton e si humbet
Dit\u00ebn e Rushajevet.<\/p>\n\n\n\n
Mbet e vdekur prapa tij<\/p>\n\n\n\n
E Muratit usht\u00ebri,
Kryerojtja udh\u00ebn hap,
Praparojtja rent me vrap,<\/p>\n\n\n\n
Dhe armiku gjak\u00ebsor
Si me drap\u00ebr grin e kor.<\/p>\n\n\n\n
Po kujdes ay s\u2019t\u00eb ka<\/p>\n\n\n\n
As p\u00ebr Bej as p\u00ebr Pasha,
Edhe nat\u00ebn tek\u2019 po shkon
Yjt\u2019 e fatit po shikon<\/p>\n\n\n\n
Q\u00eb i ndritnin n\u2019udh\u00ebtim;
Edhe kalit tij i ra,
N\u00ebn\u00ebqeshi edhe tha:<\/p>\n\n\n\n
\u201c\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr g\u00ebzim\u201d.<\/p>\n\n\n\n
Mez\u2019 i nat\u00ebs kur afroj,
Ikja e rrept\u00eb kur pushoj,<\/p>\n\n\n\n
Nj\u00eb Qatip na vjen i Mbretit
Me myhyrin e Dovletit
Edhe tha me z\u00ebm\u00ebrim:<\/p>\n\n\n\n
\u201cNjoll\u2019 e par\u00eb t\u2019u-vu sot
N\u2019em\u00ebr, o Gjergj Kastriot!
Pse k\u00ebshtu? Oh, mjer\u00eb ne!<\/p>\n\n\n\n
Usht\u00ebrin\u00eb pse e le
Therrur fush\u00ebs p\u00ebr vajtim?\u201d<\/p>\n\n\n\n
U-p\u00ebrgjeq Sk\u00ebnderi, e tha:<\/p>\n\n\n\n
\u201cDergjen mbytur n\u00ebp\u00ebr gjak.
Thembr\u2019 e kalit i ka prak,
Po k\u00ebshtu e shkruar qe<\/p>\n\n\n\n
Nga i Madhi Zot atje
Q\u2019urdh\u00ebron \u00e7do usht\u00ebri.
Dhe ku kemi ne fuqi<\/p>\n\n\n\n
Kur ngre dor\u00ebn kund\u00ebr nesh
Dhe na grryen si rrebesh?<\/p>\n\n\n\n
\u201cLidheni, tha, me litar
Shkronj\u00ebsin me kallamar!\u201d
Dhe Qatipi tha: \u201cPo \u00e7\u2019faj<\/p>\n\n\n\n
Paskam b\u00ebr\u00eb q\u00eb Pashaj
M\u2019a b\u00ebn mua k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?\u201d
U-p\u00ebrgjeq Sk\u00ebnderi e tha:<\/p>\n\n\n\n
\u201cFaj s\u2019ke b\u00ebr\u00eb asnonj\u00eb,
Po q\u00eb t\u00eb mos na shp\u00ebtosh,
Dhe t\u00eb fshihesh e t\u00eb shkosh,<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebrandaj t\u2019a b\u00ebnj k\u00ebt\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n
Tani shkrua-m\u00eb nj\u00eb shkrim
-Dhe p\u00ebr fis e pa\u00e7 bekim!<\/p>\n\n\n\n
Me myhyrin e Dovletit
P\u00ebr Mytesarifn e Mbretit
Q\u00eb mban Kruj\u00ebn, nj\u00eb qytet<\/p>\n\n\n\n
Rreth me mur e me hendek,
T\u00eb m\u2019a kthenj\u00eb gj\u00ebn\u2019 e atit
N\u2019emrin e Sulltan Muratit;<\/p>\n\n\n\n
Se \u00e7do urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb jap\u00eb
Kurr\u00eb nuk\u00eb merret prap\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Dhe Qatipi u-krrus prej tmerrit<\/p>\n\n\n\n
Dhe k\u00ebshtu i tha Sk\u00ebnderit:
\u201cO Allah i math, i nalt\u00eb,
Q\u00eb t\u00eb jemi hi e balt\u00eb!<\/p>\n\n\n\n
Qysh t\u2019i shkruanj k\u00ebto shkrime
Kur e di q\u00eb kok\u00ebn time
Po m\u2019a pret ay Dovlet?\u201d<\/p>\n\n\n\n
Shpejt ahere si nj\u00eb yll
Q\u00eb k\u00ebputet lark nga qjelli
\u00c7pallet nga i arti myll<\/p>\n\n\n\n
Nj\u00eb hanxhar me reze djelli
Dhe gj\u00ebmon Sk\u00ebnderi: \u201cShkruaj!\u201d
Dhe Qatipi i tmerruar<\/p>\n\n\n\n
Shkroj n\u00eb drit\u00ebn e drithmuar
Af\u00ebr zjarrit, i d\u00ebrmuar,
Flok\u00eb-bardh\u00eb, kok\u00eb-ngrir\u00eb,<\/p>\n\n\n\n
Nga e ftohta i m\u00ebrdhir\u00eb,
Z\u00ebm\u00ebr-prer\u00eb, vdekje-grir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Dhe Sk\u00ebnderi prap\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n
\u201cTani eja pas me mua
Se t\u00eb mbetesh k\u00ebtu s\u2019dua
Do t\u2019t\u00eb kem si mik e vlla,<\/p>\n\n\n\n
Gjith\u00ebnj\u00eb do t\u2019t\u00eb nderonj
Me kujdes do t\u2019t\u00eb rrethonj
Sa t\u00eb rrosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n
U p\u00ebrgjeq Qatipi e thot\u00eb:
\u201cUdha jon\u00eb k\u00ebtu ndahet,
Shoq\u00ebria jon\u00eb s\u2019mbahet.\u201d<\/p>\n\n\n\n
Pa mbaruar k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb
Nj\u00eb hanxhar i r\u00ebnd\u00eb ra,
Kur s\u2019ish af\u00ebr asnj\u00eb tjat\u00ebr<\/p>\n\n\n\n
Dhe Qatipi po p\u00ebrmbyset
Si nj\u00eb gur q\u00eb rrugulliset
N\u00eb liqen t\u00eb zi dhe shket<\/p>\n\n\n\n
Tat\u00ebpjet\u00eb dhe humbet;
Edhe rreth n\u00eb qet\u00ebsi
Asnj\u00eb pip\u00ebtim s\u2019u-ndi<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebrve\u00e7 kalit Sk\u00ebnderbeut
Q\u00eb p\u00ebrpjet\u2019 u-hodh prej dheut.<\/p>\n\n\n\n
Pastaj sulet si shigjeta<\/p>\n\n\n\n
Me tre qint pothua veta
N\u00ebp\u00ebr lum\u2019 e pyll e garth
P\u00ebrmi malet Argjendar;<\/p>\n\n\n\n
Dhe me zemr\u00ebn plot g\u00ebzim
Kap\u00ebrceu lumin Drin
Dhe u-gdhi e n\u2019agullim<\/p>\n\n\n\n
Pa k\u00ebshtjell\u00ebn Ak-Hissar,
Kruj\u00ebn, ah at\u00eb qytet
Rreth me mur e me hendek<\/p>\n\n\n\n
Tek u-lint e tek u-rrit,
Yll m\u00ebngjezi mi t\u00eb ndrit.<\/p>\n\n\n\n
Dhe ahere trumbetar\u00ebt<\/p>\n\n\n\n
Brir\u00ebve t\u2019argj\u00ebnt\u00eb u bien
Edhe togje rreth i mblidhen
Turqit bashk\u00eb me Shqiptar\u00ebt<\/p>\n\n\n\n
Q\u00eb d\u00ebgjuan at\u00eb thirrje.
Dhe kremtoj me miqt\u2019 e tij
Dhe u-ngrohn\u00eb me dolli.<\/p>\n\n\n\n
Dhe u thot\u00eb: \u201cMiqt\u2019 e mi,
Shihni fati \u00e7\u2019na d\u00ebrgon,
Per\u00ebndia \u00e7\u2019na bekon!<\/p>\n\n\n\n
Mbret Murati urdh\u00ebron
Mall\u2019 i gj\u00ebr\u00eb i tim-eti,
Vend\u2019 i ter\u00eb dhe qyteti<\/p>\n\n\n\n
T\u00eb m\u00eb jipen nga Dovleti.\u201d<\/p>\n\n\n\n
Dhe pastaj me salltanet,
Veshur arm\u00ebt si nj\u00eb mbret,<\/p>\n\n\n\n
Shkon kaluar n\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb
Edhe hyn nga port\u2019 e gjer\u00eb
Dhe pashajt q\u00eb urdh\u00ebron<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebrmi Kruj\u2019 i dor\u00ebzon
Urdh\u00ebrin e Murat Mbretit
Me myhyrin e Dovletit.<\/p>\n\n\n\n
Dhe Pashaj, si heshti, tha:
\u201cLavdi past\u00eb Per\u00ebndia,
Ja ku hiqem nga fuqia.<\/p>\n\n\n\n
Merr-e vendin dhe qytetin;
Kush l\u00ebfton dot me k\u00ebsmetin?\u201d<\/p>\n\n\n\n
Nga k\u00ebshtjella shpejt ka r\u00ebn\u00eb<\/p>\n\n\n\n
Flamuri me gjysm\u00eb-h\u00ebn\u00eb
Edhe populli shikon
Q\u00eb n\u00eb v\u00ebnt t\u00eb tij valon<\/p>\n\n\n\n
Flamur\u2019 i Sk\u00ebnderit n\u2019er\u00eb
Shkab\u2019 e zez\u00eb me dy krer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Dhe nj\u00eb thirrje lart-u-ngrit,<\/p>\n\n\n\n
Se \u00e7do z\u00ebm\u00ebr e \u00e7do shpirt
U-m\u00ebrzit nga Turku i lik,
Q\u2019e kish b\u00ebr\u00eb at\u00eb Kruj\u00eb<\/p>\n\n\n\n
Zi, murtaj\u00eb dhe rr\u00ebmuj\u00eb.
Ay z\u00eb me gas me buj\u00eb
Q\u2019osh\u00ebtin nga brek n\u00eb brek<\/p>\n\n\n\n
\u00cbsht\u00eb: \u201cRrofsh, o Skanderbeg!\u201d<\/p>\n\n\n\n
Ja k\u00ebshtu Sk\u00ebnderi trim
Mori Kruj\u00ebn me rr\u00ebmbim;<\/p>\n\n\n\n
Edhe lajma u-p\u00ebrhap
Si nj\u00eb flag\u00eb, si nj\u00eb zjarr
Q\u2019i fryn era n\u00eb behar<\/p>\n\n\n\n
Dhe qytetet af\u00ebr larg,
Thot\u00eb Ben Isa Ben Miri
N\u00eb Qitap, t\u00eb tij fakiri<\/p>\n\n\n\n
\u201cBinin m\u2019at\u00eb leht\u00ebsi
Q\u00eb z\u00eb burri veshn\u2019 e tij\u201d<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Frank Shkreli N\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr, nga \u00e7do komb tjet\u00ebr, kjo dat\u00eb \u2013 ky p\u00ebrvjetor historik p\u00ebr Kombin shqiptar — do t\u00eb kujtohej zyrtarisht nga dy shtetet shqiptare dhe nga pik\u00ebpamja historike prej akademive t\u00eb shkencave n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb dhe si rrjedhim nga i mbar\u00eb Kombi shqiptar kudo, p\u00ebrfshir diaspor\u00ebn. Kjo duhej t\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24704,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35959","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35959"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35959\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35962,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35959\/revisions\/35962"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24704"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}