{"id":35929,"date":"2023-10-27T08:39:00","date_gmt":"2023-10-27T06:39:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35929"},"modified":"2023-10-27T09:54:53","modified_gmt":"2023-10-27T07:54:53","slug":"nje-qeveri-pa-te-ardhme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35929","title":{"rendered":"Nj\u00eb qeveri pa t\u00eb ardhme"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"327\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/ismet-kallaba-1.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/ismet-kallaba-1.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/ismet-kallaba-1-275x300.jpg 275w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb re, partit\u00eb shqiptare i kan\u00eb hyr\u00eb nj\u00eb aventure, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rrezikun p\u00ebr d\u00ebshtimet dhe pasojat e saj, pa \u00e7ka se fuqia e tyre n\u00eb qeverin\u00eb e re do t\u00eb jet\u00eb minimale dhe ato nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendimet e saj. Nd\u00ebrsa vet\u00eb qeveria e re e Malit t\u00eb Zi paraqet nj\u00eb eksperiment t\u00eb radh\u00ebs, t\u00eb cilin qytetar\u00ebt e kan\u00eb provuar me dy qeverit\u00eb e kaluara. Edhe kjo qeveri pritet t\u00eb ket\u00eb fatin e dy qeverive t\u00eb m\u00ebparshme, t\u00eb dala nga zgjedhjet e 30 gushtit 2020, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb arritur ta mbyllin mandatin kat\u00ebrvje\u00e7ar dhe t\u00eb jet\u00eb jet\u00ebshkurt\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga <strong>Ismet Kallaba<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendimi i partive politike shqiptare t\u00eb dy koalicioneve kryesore t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb re (t\u00eb 44-t\u00eb me radh\u00eb) t\u00eb Malit t\u00eb Zi ka shkaktuar me t\u00eb drejt\u00eb reagime n\u00eb opinionin brendashqiptar dhe malazez, p\u00ebr shum\u00eb arsye. Pik\u00ebs\u00ebpari, sepse nisur nga p\u00ebrvoja e deritanishme, ka qen\u00eb i paimagjinuesh\u00ebm dhe jo i natyrsh\u00ebm nj\u00eb koalicion i partive shqiptare me forcat politike proserbe, si\u00e7 jan\u00eb ato q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare kan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb koalicionin \u201cP\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Malit t\u00eb Zi\u201d (ish-koalicionin e dikursh\u00ebm Fronti Demokratik). Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst mund t\u00eb thuhet se me hyrjen e tyre n\u00eb qeverin\u00eb, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb forcat ekstreme proserbe, partit\u00eb shqiptare kan\u00eb thyer nj\u00eb tabu, duke r\u00ebn\u00eb ndesh me parimet e tyre programore dhe t\u00eb proklamuara z\u00ebsh\u00ebm, sidomos n\u00eb fushatat parazgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb dyti, duke qen\u00eb parti t\u00eb pakic\u00ebs s\u00eb vetme q\u00eb kan\u00eb pranuar t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb dominuar nga forcat me orientim proserb, partit\u00eb shqiptare kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e madhe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka qen\u00eb e pritshme q\u00eb partit\u00eb shqiptare, por edhe vet\u00eb shqiptar\u00ebt si popull, do t\u00eb kritikohen e madje edhe t\u00eb akuzohen p\u00ebr tradhti ndaj interesave komb\u00ebtare dhe shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi nga forcat politike promalazeze dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mbrojn\u00eb iden\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe qasjen se me k\u00ebt\u00eb qeveri rrezikohet shtet\u00ebsia e Malit t\u00eb Zi. Nga ana tjet\u00ebr, m\u00eb shum\u00eb sesa nevoja reale p\u00ebr partit\u00eb shqiptare, duke qen\u00eb se e ka pasur t\u00eb siguruar shumic\u00ebn qeveris\u00ebse, mandatorit Millojko Spajiq, i cili pritet t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr i ardhsh\u00ebm i Malit t\u00eb Zi, pjes\u00ebmarrja e partive t\u00eb pakicave, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i partive shqiptare, i \u00ebsht\u00eb dashur thjesht p\u00ebr imazhin e qeveris\u00eb s\u00eb tij si proevropiane n\u00eb syt\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai nuk ka dashur t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb gabimin e qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Zdravko Krivokapiq, kur partit\u00eb e pakicave u lan\u00eb jasht\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebr \u00e7\u2018gj\u00eb ka pasur kritika t\u00eb shumta nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shikuar realisht, ka mjaft argumente p\u00ebr dhe kund\u00ebr pjes\u00ebmarrjes s\u00eb shqiptar\u00ebve (n\u00ebnkupto partive shqiptare) n\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi duhen t\u00eb vendosin vet\u00eb p\u00ebr fatin e tyre dhe t\u00eb mos jen\u00eb peng i askujt \u2013 i luft\u00ebs politike nd\u00ebrmjet forcave politike promalazeze dhe proserbe, i nj\u00eb partie apo koalicioni t\u00eb caktuar, sepse th\u00ebn\u00eb me gjuh\u00ebn popullore, partit\u00eb shqiptare nuk kan\u00eb lidhur kuror\u00eb me Partin\u00eb Demokratike Socialiste dhe me partit\u00eb tjera t\u00eb krahut promalazez, me t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb pushtet. Ata nuk duhen t\u00eb faj\u00ebsohen dhe t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb interesave politike e shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi, duke u gjendur gjithmon\u00eb n\u00eb pozita jo t\u00eb favorshme, n\u00eb rolin e \u201cshp\u00ebtimtarit\u201d t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Ata e kan\u00eb d\u00ebshmuar k\u00ebt\u00eb kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht n\u00eb referendumin p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se partit\u00eb shqiptare edhe k\u00ebsaj radhe jan\u00eb ndodhur n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb palakmueshme dhe p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Dilema q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb n\u00ebse shqiptar\u00ebt (partit\u00eb shqiptare) duhen t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e sistemit (pushtetit) apo t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb jasht\u00eb tij n\u00eb rrethanat ekzistuese. Nisur nga p\u00ebrvoja n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn mund t\u00eb konkludohet se pozita e p\u00ebrgjithshme e shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi nuk ka ndryshuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, jo vet\u00ebm kur nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet, por edhe kur kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e qeverisjes n\u00eb nivel shtet\u00ebror, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrfitimi personal. \u00cbsht\u00eb fakt se n\u00eb qeverin\u00eb aktuale t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb Dritan Abazoviq, shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit politik n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Prandaj, nuk duhet t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohet edhe ky fakt si nj\u00eb prej faktor\u00ebve p\u00ebrcaktues n\u00eb vendimmarrjen e partive shqiptare p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb qeverin\u00eb e re. S\u00eb k\u00ebndejmi, mospjes\u00ebmarrja e partive shqiptare n\u00eb qeverin\u00eb e re t\u00eb Malit t\u00eb Zi do t\u00eb n\u00ebnkuptonte largimin me vullnetin e vet nga postet drejtuese q\u00eb kan\u00eb fituar gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb kryeministrit Abazoviq e bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb edhe t\u00eb privilegjeve q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb fal\u00eb ushtrimit t\u00eb tyre.<br>Partit\u00eb shqiptare t\u00eb t\u00eb dy grupimeve kryesore politike duket se e kan\u00eb pasur vendimin e marr\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt lidhur me pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme, por i gjith\u00eb problemi ka qen\u00eb se si t\u00eb arsyetohen para votuesit t\u00eb vet dhe opinionit shqiptar. Prandaj, m\u00eb duken jo t\u00eb besueshme e aq m\u00eb pak bind\u00ebse arsyetimet e tipit se e kan\u00eb pasur t\u00eb leht\u00eb marrjen e vendimit p\u00ebr shkak t\u00eb orientimit proevropian t\u00eb kryeministrit Spajiq. Sepse pavar\u00ebsisht deklarimeve publike, qeveria e re nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurrsesi evropiane derisa n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e saj ka forca politike q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr Bashkimit Evropian e sidomos kund\u00ebr NATO-s, an\u00ebtare e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Mali i Zi. N\u00eb procesin e vendimmarrjes p\u00ebr hyrje ose jo n\u00eb qeverin\u00eb e re, koalicionet shqiptare (Forumi Shqiptar dhe Aleanca Shqiptare) kan\u00eb zhvilluar edhe nj\u00eb loj\u00eb politike brenda llojit, duke pritur se cili prej tyre do ta marr\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara vendimin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e kan\u00eb pasur m\u00eb t\u00eb leht\u00eb justifikimin e vendimit kundrejt organeve drejtuese partiake, an\u00ebtar\u00ebve dhe simpatizant\u00ebve t\u00eb vet, me arsyetimin se \u201ckur munden t\u00eb jen\u00eb ata, pse t\u00eb mos jemi edhe ne?!\u201d.<br>Duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb re, partit\u00eb shqiptare i kan\u00eb hyr\u00eb nj\u00eb aventure, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rrezikun p\u00ebr d\u00ebshtimet dhe pasojat e saj, pa \u00e7ka se fuqia e tyre n\u00eb qeverin\u00eb e re do t\u00eb jet\u00eb minimale dhe ato nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendimet e saj. Nd\u00ebrsa vet\u00eb qeveria e re e Malit t\u00eb Zi, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb firmosur t\u00eb partive q\u00eb do ta p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb at\u00eb, paraqet nj\u00eb eksperiment t\u00eb radh\u00ebs, t\u00eb cilin qytetar\u00ebt e kan\u00eb provuar me dy qeverit\u00eb e kaluara. Edhe kjo qeveri pritet t\u00eb ket\u00eb fatin e dy qeverive t\u00eb m\u00ebparshme, t\u00eb dala nga zgjedhjet e 30 gushtit 2020, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb arritur ta mbyllin mandatin kat\u00ebrvje\u00e7ar dhe t\u00eb jet\u00eb jet\u00ebshkurt\u00ebr. P\u00ebrb\u00ebrja e qeveris\u00eb nga parti t\u00eb rrymave t\u00eb ndryshme dhe kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn b\u00ebn q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb \u201cnj\u00eb qeveri pa kok\u00eb\u201d dhe pa t\u00eb ardhme, pa nj\u00eb orientim t\u00eb qart\u00eb programor dhe q\u00eb nuk garanton se do t\u00eb kemi nj\u00eb qeveri unike p\u00ebr sa u p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb lidhen me Malin e Zi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Nd\u00ebrkaq, vet\u00eb kabineti i fryr\u00eb qeveritar me nj\u00eb num\u00ebr st\u00ebrmadh t\u00eb ministrive (plot 18) dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrave (kat\u00ebr) flet qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb qeveri q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrb\u00ebn plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave, ambicieve dhe interesave personale t\u00eb partive politike dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre sesa t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve. \/Koha Javore<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb re, partit\u00eb shqiptare i kan\u00eb hyr\u00eb nj\u00eb aventure, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rrezikun p\u00ebr d\u00ebshtimet dhe pasojat e saj, pa \u00e7ka se fuqia e tyre n\u00eb qeverin\u00eb e re do t\u00eb jet\u00eb minimale dhe ato nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendimet e saj. Nd\u00ebrsa vet\u00eb qeveria e re [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12423,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"both","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":301,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[387],"class_list":["post-35929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-ismet-kallaba"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35929"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35929\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35935,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35929\/revisions\/35935"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}