{"id":35913,"date":"2023-10-25T12:41:07","date_gmt":"2023-10-25T10:41:07","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35913"},"modified":"2023-10-25T12:42:44","modified_gmt":"2023-10-25T10:42:44","slug":"a-po-perjetesohet-e-keqja-e-komunizmit-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=35913","title":{"rendered":"A PO P\u00cbRJET\u00cbSOHET E KEQJA E KOMUNIZMIT N\u00cb SHQIP\u00cbRI?"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ky vit sh\u00ebnon 40-vjet nga fjalimi \u2013 ndoshta nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit e ish-Presidentit Ronald Reagan, (para Shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Protestant\u00ebve Amerikan\u00eb n\u00eb qytetin Orlando t\u00eb shtetit t\u00eb Florida, me 8 Mars, 1983), mbi \u201cperandorin\u00eb e s\u00eb keq\u00ebs\u201d, duke iu referuar ish-Bashkimit Sovjetik. Jam p\u00ebrpjekur q\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ta kujtoj at\u00eb fjalim t\u00eb fam\u00ebsh\u00ebm dhe historik t\u00eb ish-presidentit Ronald Reagan, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb kishte at\u00ebher\u00eb e q\u00eb ka edhe sot \u2013 kat\u00ebr dekada m\u00eb von\u00eb pas shembjes zrytare t\u00eb komunizmit. Pasi ky fjalim konsiderohet, nga historian\u00ebt e sot\u00ebm, si fjalimi q\u00eb inkurajoi shum\u00eb l\u00ebvizje anti-komuniste an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs Lindore\/Qendrore, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u00e7uan n\u00eb ndryshimet politike dhe rr\u00ebximin\u00a0 komunizmit zyrtar nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore e Q\u00ebndrore, me shembjen e Murit t\u00eb Berlinit n\u00eb vitin 1989.\u00a0 <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-30-vjetori-i-fjalimit-mbi-perandorine-e-se-keqes-dhe-fuqia-e-se-vertetes\/\">Frank SHKRELI\/ 30-vjetori i fjalimit mbi perandorin\u00eb e s\u00eb keqes dhe fuqia e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;40-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb president i Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, e kishte cil\u00ebsuar ish-Bashkimin Sovjetik dhe ideeologjin\u00eb komuniste q\u00eb ai p\u00ebrhapte an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, si nj\u00eb \u201cperandori t\u00eb s\u00eb keq\u00ebs\u201d, si nj\u00eb superfuqi q\u00eb nuk ishte, thjesht, si nj\u00eb kund\u00ebrshtare politike n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por mbi t\u00eb gjitha, dhe n\u00eb thelb, ishte nj\u00eb regjim immoralm barbar dhe kriminal &#8212; p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjen e mbi 100-milion\u00eb vetave n\u00eb Evrop\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Fjalimi i ish-Presidentit Reagan ishte nj\u00eb shenj\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe bot\u00ebn se, Shtetet e Bashkuara kishin marr\u00eb nj\u00eb qendrim t\u00eb prer\u00eb moral se nuk do t\u00eb toleronin m\u00eb agresionin sovjetik komunist, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. Si rrjedhim, gjat\u00eb viteve q\u00eb pasuan, Shtetet e Bashkuara shtuan ndihmat p\u00ebr forcat anti-komuniste, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir l\u00ebvizjet anti-komuniste n\u00eb Evrop\u00eb, si\u00e7 ishte L\u00ebvizja Solidarnost e puntor\u00ebve polak\u00eb, me n\u00eb krye Lech Wales\u00ebn. &nbsp;Sivjet, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, 40-vjetori i fjalimit historik i ish-presidentit Reagan mbi \u201cperandorin\u00eb e s\u00eb keq\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me ekspozita, dokumente, fotografi e tregime mbi Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb, mbi p\u00ebrpjekjet dhe luft\u00ebn p\u00ebr shembjen e komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar 40-vjet m\u00eb par\u00eb kur ish-Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara Ronald Reagan n\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb vlerave amerikane kishte vendosur t\u00eb merrte nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb prer\u00eb moral mbi komunizmin \u2013 \u201cmoral clarity\u201d &#8212; p\u00ebr t\u00eb luftuar komunizmin dhe trash\u00ebgimin\u00eb e tij deri n\u00eb zhdukje &#8212; duke then\u00eb se nuk mund t\u00eb kishte \u201cd\u00e9tente\u201d as bashkjetes\u00eb me nj\u00eb regjim dhe ideologji kriminale q\u00eb kishte pushtuar bot\u00ebn p\u00ebr disa dekada.<\/p>\n\n\n\n<p>40-vjetori i fjalimit t\u00eb Presidentit Reagan mbi \u201cperandorin\u00eb e s\u00eb keq\u00ebs\u201d, duke iu referuar ish-perandoris\u00eb komuniste sovjetike, p\u00ebrve\u00e7 se kujtohet nga p\u00ebrspektiva historike duhet t\u00eb jet\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe pjes\u00eb e eksplorimit t\u00eb pasojave t\u00eb komunizmit dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj ideologjie imorale, barbare e kriminale, edhe n\u00eb dit\u00eb e sot\u00ebme.&nbsp; Nd\u00ebrsa shumica e ish-vendeve komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs lindore e qendrore \u2013 sot an\u00ebtare t\u00eb Nato-s dhe t\u00eb Bashkimit Evropian \u2013 &nbsp;kryesisht, i kan\u00eb luftuar dhe vazhdojn\u00eb t\u2019i luftojn\u00eb pasojat e komunizmit n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e tyre, nd\u00ebrsa jan\u00eb distancuar nga e kaluara e tyre komuniste dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb d\u00ebnuar, zyrtarisht, krimet e \u201cperandoris\u00eb t\u00eb s\u00eb keq\u00ebs\u201d komuniste sovjetike dhe t\u00eb regjimeve t\u00eb tjera komuniste \u2013 Shqip\u00ebria aktuale, 40-vjet\u00eb pas fjalimit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Presidentit Ronald Reagan dhe 30 e sa vjet\u00eb pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit \u2013 nuk e shqet\u00ebsohet fare as nga e kakzara e saj enevriste, as nga krimet e komunizmit t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.&nbsp; 40-vjet pas paralajm\u00ebrimit t\u00eb Presidentit Ronald Reagan mbi t\u00eb k\u00ebqiat e komunizmit n\u00eb bot\u00eb Shqip\u00ebria, jo vt\u00ebm q\u00eb nuk p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj komuniste dhe as nuk d\u00ebnon krimet e komunizmit, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb heret shumica e ish-bot\u00ebs komuniste, sdiomos n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebrkundrazi, Shqip\u00ebria u duk dit\u00ebt e fundit \u2013 jo vet\u00ebm nj\u00eb vend i Evrop\u00ebs q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj kriminale t\u00eb komunizmit dhe as q\u00eb ka d\u00ebnuar t\u00eb k\u00ebqiat dhe krimet e komunizmit n\u00eb territorin e vet.&nbsp; N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, Shqip\u00ebria e sot\u00ebme duket se po p\u00ebrpiqet t\u00eb mos i bashkohet bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar duke d\u00ebnuar krimet e komunizmit \u2013 por po punon seriozisht dhe me vendoms\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar trash\u00ebgimin\u00eb dha pasojat e komunizmit t\u00eb regjimit diktatorial enverist n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme politike, shoq\u00ebrore dhe kulturore t\u00eb vendit, duke filluar nga politika, drejt\u00ebsia, akademia, shkollat dhe universitetet\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb takimit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb rajonit dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Bashkimit Evropian (BE), n\u00eb Tiran\u00eb, koh\u00ebt e fundit, pjes\u00eb e samitit historik t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, autoritetet m\u00eb t\u00eb larta zyrtare t\u00eb Tiran\u00ebs u fol\u00ebn mysafir\u00ebve t\u00eb vet me krenari p\u00ebr objektet e diktatorit &#8212; p\u00ebr \u201cpiramid\u00ebn e Enverit\u201d, p\u00ebr \u201cvil\u00ebn e Enverit\u201d, madje n\u00eb dit\u00eblindjen diktatorit, se si k\u00ebto objekte tani po \u201ck\u00ebthehen\u201d n\u00eb p\u00ebrdorime t\u00eb dobishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, madje p\u00ebr bot\u00ebn \u2013 p\u00ebr \u201catist\u00ebt bot\u00ebror\u00eb\u201d t\u00eb cil\u00ebt do p\u00ebrdorin vil\u00ebn 31 t\u00eb Enverit, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vepra arti, pik\u00ebrisht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku planifikoheshin vrasje, krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe barbarizma kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb keq\u00ebs komuniste.&nbsp; Po \u201csh\u00ebnd\u00ebrrohen\u201d n\u00eb qendra arti e teknologjie p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm, \u201csi nj\u00eb mesazh dometh\u00ebn\u00ebs i triumfit t\u00eb liris\u00eb mbi shtypjen, i s\u00eb ardhmes mbi t\u00eb shkuar\u00ebn\u201d, u shpreh Kryeministri Rama, me at\u00eb rast.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mendimin tim dhe n\u00eb mendimin e shum\u00eb shqiptar\u00ebve, objektet e pag\u00ebzuara me emrin e diktatorit, si \u201cvila e Enverit\u201d ose \u201cpiramida e Enverit\u201d, nuk do t\u00eb p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb kurr\u00eb mesazhin \u201ce triumfit t\u00eb liris\u00eb dhe shtypjes\u201d, si\u00e7 deklaroi Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama para mysafir\u00ebve t\u00eb lart\u00eb evropian\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.&nbsp; K\u00ebto objekte, do t\u00eb njihen si\u00e7 njiheshin n\u00eb koh\u00ebn e Enverit edhe gjat\u00eb regjimit komunist, \u201ct\u00eb Enverit\u201d. Si rrjedhim, emri i diktatorit komunist do kujtohet nga brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm, kurdo q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendet vila e tij dhe piramida \u2013 gjoja si qendra arti e teknologjie. Un\u00eb e shoh k\u00ebt\u00eb propapagand\u00eb t\u00eb flliqt\u00eb nga autoritetet e Tiran\u00ebs zyrtare, q\u00eb iu servir evropian\u00ebve gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tyre \u00eb Tiran\u00eb &#8212; si nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar nga ana e tyre p\u00ebr t\u00eb zbutur kujtes\u00ebn ndaj t\u00eb kaluar\u00ebs komuniste dhe krimeve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb IMORAL se sh\u00ebnd\u00ebrrimet e objekteve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb objekte arti e teknologjie \u2013 nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb as liris\u00eb as demokracis\u00eb dhe nuk jan\u00eb mesazhe t\u00eb triumfit t\u00eb liris\u00eb mbi shtypjen, si\u00e7 pretendoi Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetim i q\u00ebndrimeve IMORALE t\u00eb k\u00ebsaj klase politike dhe drejt\u00ebsie t\u00eb re shqiptare, q\u00eb 40-vjet pas paralajm\u00ebrimit t\u00eb ish-Presidentit amerikan, Ronald Reagan mbi perandorin\u00eb e s\u00eb keq\u00ebs komuniste sovjetike dhe pas 30-e ca viteve t\u00eb shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit \u2013 q\u00eb Shqip\u00ebria, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, po p\u00ebrejt\u00ebson at\u00eb t\u00eb keqe komuniste, kriminale duke u p\u00ebrpjekur ta zbut\u00eb kujtes\u00ebn e komunizmit \u2013 nj\u00eb sistemi politik nj\u00eb partiak t\u00eb d\u00ebshtuar dhe nj\u00eb ekonomie, gjithaahtu t\u00eb d\u00ebshtuar dhe t\u00eb korruptuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi i autoriteteve shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrruar ish-objektet e Enverit n\u00eb objekte arti, teknologjie dhe kulture nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim MORAL i prer\u00eb, p\u00ebr t\u2019u distancuar, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga e kaluara komuniste dhe nga krimet e Ever Hoxh\u00ebs &#8212; para Kombit shqiptar dhe para Evrop\u00ebs \u2013 por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zbutje e asaj kujtese t\u00eb tmershme p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb paraqet nj\u00eb d\u00ebshtim MORAL dhe nj\u00eb munges\u00eb karakteri.<\/p>\n\n\n\n<p>Morali dhe karakteri i atyre q\u00eb e quajn\u00eb veten lider\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi ose kombi \u2013 pasi udh\u00ebheq\u00ebs ka pak n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb \u2013 jan\u00eb karakteristika t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sepse p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e nj\u00eb Kombi. Veprat dhe fjal\u00ebt e juaja, gjat\u00eb 33 viteve t\u00eb ashtuquajtur post-komuniz\u00ebm, tregojn\u00eb se ju, si klas\u00eb politike e atij vendi, pa dallim, kini vendosur q\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi t\u00eb kujtohet Enver Hoxha n\u00eb Shqip\u00ebri. U lumt\u00eb, t\u2019a g\u00ebzoni!<\/p>\n\n\n\n<p>PS- Oh, gati harrova. Pasi qenkeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb g\u00ebzueshme shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb rinovuar objekte t\u00eb diktatorit, deshta t\u2019u kujtoj autoriteteve t\u00eb Tiran\u00ebs se pasi qenkeni t\u00eb gat\u00ebsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebni rinovime t\u00eb objekteve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllime arti e kulture, e t\u00eb cilat i njoftuat, pik\u00ebrisht, n\u00eb dit\u00eblindjen e Enverit \u2013 a ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00ebse kini fonde shtes\u00eb nga rinovimi i objekteve t\u00eb Enverit \u2013 qoft\u00eb edhe nga ndihmat e fondacionit prestigjioz francez &#8220;Art Explora \u2013 t\u2019i ndani m\u00ebnjan\u00eb ca lek\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam i vetdijsh\u00ebm se gjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit t\u00eb tranzicionit post-komunist, klasa politike shqiptare ka ruajtur nj\u00eb distancim t\u00eb madh nga At Gjergja Fishta dhe veprat e tij, por jo nga e kaluara komuniste dhe nga krimet regjimit enverist.Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, sa p\u00ebr informacion, po ju kujtoj se dit\u00eblindja e Fisht\u00ebs ishte me 23 Tetor. Po ua them k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm si kujtes\u00eb, n\u00ebqoftse d\u00ebshironi ta p\u00ebrdorni dit\u00eblindjen e Poetit Komb\u00ebtar, si shkak p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr Kombin shqiptar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ky vit sh\u00ebnon 40-vjet nga fjalimi \u2013 ndoshta nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit e ish-Presidentit Ronald Reagan, (para Shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Protestant\u00ebve Amerikan\u00eb n\u00eb qytetin Orlando t\u00eb shtetit t\u00eb Florida, me 8 Mars, 1983), mbi \u201cperandorin\u00eb e s\u00eb keq\u00ebs\u201d, duke iu referuar ish-Bashkimit Sovjetik. Jam p\u00ebrpjekur q\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ta kujtoj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-35913","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35913","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35913"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35913\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35916,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35913\/revisions\/35916"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35913"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35913"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35913"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}